Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Thumbs up Çamët bashkohen në një forcë të vetme politike

    Dy partitë që mbrojnë të drejtat e çamëve, Partia për Drejtësi dhe Unitet si dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim kanë vendosur të shkrihen me njëra tjetrën, për të mbrojtur më mirë çështjen çame.

    Deklaratat nga dy drejtuesit e partisë, u bënë në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të shoqatës “Çamëria”

    Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në 20 vjetorin e krijimit të shoqatës “Çamëria”, në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, deklaroi sot se legalizimi i bashkimit mes dy partive do të jetë i shpejtë, ndërsa siguroi se shumë shpejt do të zgjidhet çështja çame.

    Ndërsa kryetari i PDI-së,Tahir Muhedini, duke vlerësuar kontributin e shoqatës “Çamëria” në këta 20 vjet, tha se të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për zgjidhjen e çështjes çame, sepse ajo është tashmë një çështje kombëtare.

    Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës “Çamëria” u nderuan me titullin 'Nderi i Çamërisë' historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. /bw/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    bravo i qofte ....vetem keshtu mund te arrijne dicka ...ka ardh koha me u bashku ne gjith shiperin e me i heq keto zagare te ps e te pd qe na zhvaten 20 vjet ......

    camet jan teresisht me pd e sales ....por ai i ka pre ne bes ....jo vetem nuk u interesu kurre per tokat e tyre po pa pike turpi jep siperfaqe detare grekve e lejon cdo b.ole grek te vij e te na tregoj vorioepirin


    M'KA IK ZARI

  3. #3
    Idrizi: Sot është ora e Çamërisë, ora e shqiptarëve
    Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 20:35
    Në Tiranë është festuar 20 vjetori i themelimit të Shoqatës Atdhetare Politike “Çamëria”, në një aktivitet ku morën pjesa qindra anëtarë të shoqatës në Muzeun Historik Kombëtar.

    Gjatë këtij aktiviteti, kryetari i shoqatës Çamëria, Adrian Tana, theksoi vlerat që ka mbajtur kjo shoqatë ndër vite dhe vlerësoi drejtuesit e parë të saj, që arritën të mbanin gjallë çështjen çame.

    Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini gjatë fjalimeve të tyre theksuan se është vetëm çështje ditësh bashkimi mes këtyre dy forcave politike, me qëllim zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame.

    Muhedini vlerësoi drejtuesit e shoqatës “Çamëria”, mbështetësit e kauzës çame, historianë e deputet, e në veçanti, kryetarin e Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi për arritjet e deritanishme në rrugën e zgjidhjes së kësaj çështjeje.

    Në fjalën e tij, kreu i PDU-së, z. Shpëtim Idrizi, ndau me të pranishmit se dy forcat politike, PDU dhe PDI do të bashkohen shumë shpejt dhe se është çështje ditësh.

    "Këto ditë madje ne presim të bashkohemi me vëllezërit tanë të PDI-së dhe do të kemi një parti të vetme. Një parti e vetme, që do të ngrihet mbi një bazament të fortë e solid mbi gjithçka, që Shoqata “Çamëria” ka bërë, mbi shumë çka që PDI ka bërë si partia e parë, që kishte në themel të programit të saj çështjen çame, mbi shumë çka, që PDU ka bërë në pak më shumë se një vit. Unë dhe Tahir Muhedini, që gjej rastin ta falënderoj publikisht për gjithçka ka bërë, e dëgjuam thirrjen e amanetit të të parëve, e ndjemë të fortë peshën e përgjegjësisë për të punuar së bashku për çështjen çame, e ne jemi bashkë. Legalizimi i bashkimit është çështje ditësh e unë ju ftoj të gjithëve që sot më shumë se kurrë të punojmë të gjithë bashkë, sepse sot është ora e Çamërisë, ora e shqiptarëve", deklaroi Idrizi.

    Ai premtoi se puna e nisur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, krahas zgjidhjes së çështjeve të tjera kombëtare, që janë pika themelore në programin e PDU-së, tashmë do të jenë në unison me të gjithë aktorët politik, pas bashkimit të dy forcave politike. Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës “Çamëria” u nderuan me titullin “Nderi i Çamërisë“ historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. (INA)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kjo eshte pergjigja me e bukur per ate nikolle geixhin

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shëmbull i jashtzakonshëm i vullnetit pozitiv politik ky i fundit që është dhe shprehje njëkohësisht maturie. Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse ishin ndarë në dysh, nuk kishte asnjë kuptim, përvec përcarjes.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Bashkohen dy partitë çame, tashmë është PDIU

    Tani do të ketë një parti çame e cila do të quhet Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet, PDIU.

    Gjatë ditës së sotme dy partitë çame PDU dhe PDI kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre në një të vetme. Kryetari i PDIU-së do të jetë Shpëtim Idrizi ndërsa Tahir Muhedi do të jetë president nderi i kësaj partie ndërsa në Parlament do të përfaqësohet nga dy deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.


    Në fjalën e tij kreu i PDI-së Tahir Muhedini theksoi se sot është një ditë e çmuar për komunitetin çam pasi bashkimi do të sjellë një rrugë të re për çështjen çame.


    Ndërsa në fjalëne e tij Sabri Godo theksoi se PDIU-ja do të bashkojë 300 mijë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri.


    “Gëzimi dhe entuziazmi juaj tregon se e keni pritur këtë ditë dhe është në ditën fatlume atë të pavarësisë së Kosovës. E shoh bashkimin si formacionin që bashkon dhe 300 mijë çamët që jetojnë në Shqipëri” theksoi Godo.

    "Ora News"
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ju lumte.....
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Idrizi: Bashkimi PDU-PDI, një hap më afër zgjidhjes së çështjes çame

    PDU zhvilloi shumë takime me politikanë në SHBA dhe paraqiti për herë të parë dokumentacion në shërbim të çështjes çame. A është kjo rruga e nisur sikurse lobimi në SHBA për Kosovën që nga fillimvitet ‘70?

    Të falënderoj për pyetjen. Në fakt, në vizitën që patëm, si delegacion zyrtar i Partisë Drejtësi dhe Unitet një ndër pikat kryesore ishte zgjidhja e çështjes çame. Kjo, pasi për çështjen çame deri më sot është bërë shumë pak, për të mos thënë aspak. Është çështja kombëtare më e paprekur dhe që ka qëndruar në stanjacion prej vitit të dëbimit të shqiptarëve nga krahina e Çamërisë, në fund të luftës së dytë botërore. Në këtë betejë pak ditë më parë ne deklaruam bashkimin e Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe kjo në thelb na sjell një hap më afër zgjidhjes së çështjes çame. PDU, si një parti e çështjes kombëtare shqiptare, ndër pikat kryesore programore kishte çështjen çame, ndërsa PDI ishte e bazuar vetëm në këtë çështje. Kështu, bashkimi do të thotë se çështja çame do të përfaqësohet tashmë me një zë të vetëm.

    Në mendimin tonë, zgjidhja e çështjes çame duhet të ketë medoemos në brendësi të vetë edhe zgjidhjen politike e diplomatike; pra të mos trajtohet si një çështje individësh të dëbuar nga trojet e tyre që dëshirojnë kthimin e pronave, nënshtetësisë dhe të drejtave të paraluftës, por të ketë emrin e vetë të vërtetë: spastrim etnik dhe gjenocid. Si një rast tipik i përkufizimit të spastrimit etnik dhe gjenocidit, çështja çame ka nevojë për një zgjidhje të bazuar në konventat ndërkombëtare, si një grup popullsie i dëbuar dhe i masakruar për shkak të etnisë së vetë.

    Fatmirësisht, për kombin shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një aleat i përhershëm. Rasti i Kosovës, që nisi me një lobim të ngadaltë në fillim, në vitet ‘70 është shembulli më i mirë se si vjen zgjidhja, kur të drejtën e ke me vete. Dhe popullsia shqiptare e Çamërisë, ashtu sikurse popullsia shqiptare e Kosovës e kanë të drejtën me vete.

    Në këtë mënyrë ne na lind nevoja për një veprim shumëdimensional: zgjidhje ligjore, zgjidhje diplomatike dhe zgjidhje politike për çështjen çame. Për zgjidhjen ligjore ne kemi kontraktuar një kompani britanike, e cila shumë shpejt do të na tregojë rrugën e zgjidhjes juridike, duke trokitur për herë të parë në gjykatat ndërkombëtare, përkatësisht atë të Strasburgut, ose të Hagës. Për zgjidhjen politike dhe diplomatike, ne kemi nevojë për një lobim brenda shtetit shqiptar, çka i ka dhënë frytet e para, duke e bërë çështjen çame për herë të parë në histori një çështje për të cilën flitet vazhdimisht në media, tek qytetarët dhe në parlament. Në lobimin jashtë shtetit shqiptar, ne konsiderojmë që dy janë dyert kryesore që duhet të hapim: Brukseli dhe Uashingtoni.

    Në takimet që patëm në Uashington, kongresmenë, senatorë, lobistë profesionistë, komitete të rëndësishme ndikuese dhe politikëbërëse, si Komiteti i Helsinkit, apo NDI, u përballën për herë të parë me këtë çështje dhe më vjen mirë të them, që ata u surprizuan nga fakti që nuk ishin në dijeni se në zemër të Evropës gëlon një gjenocid dhe spastrim etnik i këtyre përmasave, që nuk ka marrë ende përgjigje. Kuptohet ky është vetë hapi i parë; kjo "surprizë" e hidhur për memorien tonë kolektive duhet të kthehet në një "surprizë" pozitive për memorien kolektive të fëmijëve tanë.

    Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për ta kthyer çështjen çame, nga një çështje të fjetur, apo periferike, në një çështje që përbën thelbin e debatit ndërkombëtar kur vjen fjala në gjenocidet dhe spastrimet etnike që nuk kanë marrë përgjigje. Në Shtetet e Bashkuara ne hodhëm themelet, krijuam kontaktet dhe rrjetin e nevojshëm për një lobim të vazhdueshëm dhe të përhershëm mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje. Dhe nëse sot jemi në realitetin e lobimit mbi Kosovën në vitet ‘70, jam i sigurt se për shumë pak vite, shumë më pak se sa iu desh Kosovës që të faktorizohej, ne do të jemi në pozitat e një lobimi intensiv, siç qe ai i dekadës së fundit të mijëvjeçarit të kaluar për çështjen e bashkëkombasve tanë në ish-Jugosllavi.



    Gjatë këtyre takimeve, ju u përqendruat edhe në diasporën shqiptare në SHBA. Çfarë pikash janë trajtuar?

    Partia Drejtësi dhe Unitet është një parti kombëtare, e vetmja parti në Shqipëri që thelbi i programit të vetë është zgjidhja përfundimtare e çështjes kombëtare. Është e qartë që çështja çame është pjesa më e paprekur e çështjes kombëtare, por ne nuk po veprojmë vetëm në këtë drejtim. Krejt e kundërta; në programin tonë ka një sërë çështjesh të tjera, që janë pjesë e çështjes kombëtare që ne po i trajtojmë. Ndër më kryesoret është çështja e diasporës. Thuajse një e katërta e popullsisë shqiptare nuk jeton në trevat kombëtare, por në shtetet e tjera; qoftë kjo diaspora e vjetër, si shqiptarët e SHBA-së të para-luftës, apo akoma edhe popullsitë arbëreshe në Itali, qoftë vala e emigrimit e pas-komunizmit që preku veçanërisht Republikën e Shqipërisë, por edhe trevat e tjera kombëtare. Partia drejtësi dhe Unitet kërkon krijimin e një Komiteti Kombëtar për shqiptarët jashtë vendit i cili duhet të synojë të zgjidhë problematikën aktuale dhe të hershme juridike, pronësore, kulturore, sociale, të shqiptarëve dje dhe sot në vendet ku ka diasporë apo emigracion të ri. Ne synojmë përfshirjen e emigrantëve shqiptarë dhe diasporës në jetën politike dhe shoqërore të vendit nëpërmjet miratimit të një ligji që siguron votimin e tyre edhe jashtë Shqipërisë. Objektivi final i të gjithë politikave dhe programeve për emigracionin duhet të synojë thithjen e të gjithë atyre kapaciteteve intelektuale, profesionale dhe morale të krijuara apo të përforcuara në perëndim si pjesë natyrale e potencialit progresist të shoqërisë dhe kombit tonë. Qëllimi kryesor është përmirësimi i cilësisë së jetës për diasporat shqiptare dhe emigrantët, por edhe si një projekt që do të mbajë gjallë shqiptarizmën jashtë kufijve kombëtar.

    Këto ide u mirëpritën nga komuniteti shqiptar në SHBA, sikurse u mirëpritën edhe pikat e tjera programore që kanë të bëjnë me bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Ne mendojmë se bashkimi i shqiptarëve, integrimi i tyre është një prerogativë e integrimit evropian. Nëse ne nuk ia arrijmë të bashkohemi me njëri-tjetrin do të ishte e kot të deklaronim se kemi mundësi të integrohemi në një shoqëri evropiane. Për këtë arsye ne kemi huazuar idenë e Arbën Xhaferit për krijimin e një Komunuellthi Ekonomik Shqiptar, sepse është e qartë që bashkimi ekonomik jo vetëm i shërben marrëdhënieve të shqiptarëve mes veti, por i shërben edhe interesave të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

    PDU do të punojë për unifikimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj në të gjitha hapësirat ku ekziston qoftë edhe një shqiptar i vetëm. Është e pafalshme që fëmijët tanë jashtë vendit të mos mësojnë shqip, apo të njohin kulturën shqipe. Ne do të tentojmë të ruajmë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, çka është lënë pas dore. Një gur i lashtë në vendet evropiane vendoset menjëherë në muze, ne vijojmë të ndërtojmë shtëpi me to. Këtë trashëgimi që ne kemi duhet tua lëmë edhe brezave pas nesh. Këto pika programore që janë të njëjta për nga përqendrimi ynë, sikurse edhe çështja çame, do të jenë thelbi i punës sonë me diasporën shqiptare kudo që ndodhet.



    Ka një mospërputhje mes etiketimit grek për çamët si "bashkëpunëtorë të fashizmit", me gjenocidin ndaj tyre edhe përpara ardhjes së fashizmit në pushtet. A është kjo një pikë ku PDU do të synojë të hedhë poshtë qëndrimet e Greqisë që ka heshtur dhe hesht ndaj masakrave në Shqipërinë Jugore, përkatësisht në Çamëri?

    Diplomacia greke, që duhet ta pranojmë se ka qenë dhe është më e fuqishme se ajo shqiptare i ka mëshuar gjithnjë aksiomës "shpif, shpif se diçka do të mbetet". Për çështjen çame në Greqi janë botuar mjaft libra, të cilat janë përdorur më vonë si bibliografi nga autorët e huaj, që vetëm kalimthi kanë përmendur spastrimin etnik dhe gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Kjo ka bërë që deri në vitet ‘90, sa herë flitej për këtë gjenocid të bëhej fjalë për "bashkëpunëtorët e fashizmit", një shpikje e autoriteteve greke, që iu imponua edhe historianëve grekë, për të arsyetuar krimet makabre të Zervës në Çamëri.

    Por ne më së shumti i besojmë thënies së Mahatma Gandit se "vetëm e vërteta do të mbijetojë, të gjitha të tjerat do të zhduken me kalimin e kohës" dhe kjo aksiomë ka sjellë rezultatet e saj. Gjatë periudhës së komunizmit, shqiptarët e dëbuar nga Çamëria u diskriminuan nga vetë shteti i tyre dhe vetëm pas viteve 1990, çështja çame do të niste të zgjohej nga një gjumë i gjatë letargjik. Me krijimin e shoqatës Çamëria, një sërë librash u botuan me qëllim parashtrimin e vërtetë të historisë së përndjekjes së vazhdueshme të shqiptarëve të Çamërisë, me tre momente kyçe: periudhën pas krijimit të shtetit shqiptar, shkëmbimin e popullsisë mes Greqisë dhe Turqisë dhe aktin final të dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Kështu, pas vitit 1990, kemi edhe autorë të huaj që kanë shkruar për këtë çështje, duke nxjerrë në pah të vërtetën, si Miranda Vickers apo James Pettifer dhe një sërë simpoziumesh shkencore janë zhvilluar me këtë temë, e fundit prej të cilave u mbajt në muajin dhjetor. Partia Drejtësi dhe Unitet ndër të tjera e ka shprehur qartë në programin e vetë se do të mbështesë botimin e materialeve shkencore mbi çështjet kombëtare, ku padyshim përfshihet edhe çështja çame dhe ka nisur ta realizojë këtë projekt. Ne kemi botuar materiale që tregojnë qartazi se kush ishte viktima dhe kush ishte krimineli dhe këtë do ta bëjmë me durim dhe përgjegjësi derisa "vetëm e vërteta të mbijetojë". Autorë britanik, gjermanë, amerikanë, maqedonas dhe turq kanë shkruar vazhdimisht mbi këtë të Vërtetë dhe nuk do të jetë e largët dita kur historia edhe në Greqi do të shkruhet me termat e veta reale.



    Problemi i pronave është i vogël përballë dinjitetit. A duhet marrë ai si bazë për zgjidhjen e çështjes çame?



    E kemi theksuar dhe e theksojmë se çështja çame nuk është një çështje pronash. E si mund të jetë një çështje pronash, masakra, dëbimi dhe spastrimi i një popullsie, faji i vetëm i së cilës ishte që flisnin shqip dhe ishin shqiptar? Im atë ka qenë dy vjeç kur erdhi në Shqipëri, pas një kalvari të rëndë që kishin hequr paraardhësit e mi në Margëlliç. Realisht, ai, e aq më tepër unë, është i fundit që do të thoshte se çështja çame na qenka problemi i pronave. Çështja çame është problemi i varreve që kanë mbetur pa lule në Sajadhë, Filat, Margëlliç, Paramithi, Gumenicë, Pargë, Prevezë; është problemi i eshtrave që treten nën dhe, pa një varr ku të prehen, sepse u vranë apo vdiqën rrugës së marshimit të tyre biblik, nën kërcënimin e armëve greke; është problemi i shtëpive ku mosha e thyer e paraardhësve tanë kanë lindur dhe janë rritur, kanë kaluar fëmijërinë e tyre dhe kanë nostalgjinë që asnjë fjalë apo frikë nuk ua shuan dot; është problemi i të qenit qytetar i barabartë mes të barabartëve, që paraardhësit tanë nuk e patën mundësi as një ditë të vetme; është problemi i mosdiskriminimit, i të folurit shqip pa frikën e ndëshkimit, i të thënit "jam shqiptar" pa frikën e vdekjes dhe i të jetuarit pa frikën se të afërmit mund të pësojnë diçka. Është problem i të drejtave të njeriut; i heqjes kolektive në kundërshtim të plotë me normat ndërkombëtare, të nënshtetësisë greke dhe i dhënies në kundërshtim të plotë sërish me konventat, i nënshtetësisë shqiptare. A ju duket histori e ngjashme? Përpara pak muajsh, kur kryem një vizitë në Kosovë, pata mundësinë të takohem me disa të moshuar, që mbanin mend fare mirë çfarë u kishte ndodhur familjeve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata vinin nga një zonë, që sot nuk ndodhet në Kosovë, por në Serbinë jugore, ku shqiptarët u dëbuan pa asnjë shkak, vetëm pse ishin shqiptar dhe për herë të dytë lanë shtëpitë e tyre gjatë Luftës së Kosovës për të njëjtën arsye. Çështja çame është pjesë e pandashme e çështjes kombëtare, me të njëjtat probleme, vështirësi, vuajtje, masakra dhe vrasje, sikurse edhe në hapësira të tjera të trevave shqiptare. Por ajo që ka më shumë rëndësi, është që çështja çame është një çështje e mbarë kombit shqiptar, sepse arsyeja pse kjo popullsi u syrgjynos është se ata ishin shqiptarë. Ne kërkojmë zgjidhje të plotë të çështjes çame, hapi i parë i të cilës nuk janë pronat, por është kërkesa e ndjesës nga qeveria greke, ashtu sikurse çekët kërkuan ndjesë ndaj bashkëpunëtorëve të vërtetë të nazizmit të kombësisë gjermanë që u dëbuan asokohe nga Çekia. Po për popullsinë çame, fëmijët, gratë dhe pleqtë që u dëbuan; luftëtarët e ELAS-it (ushtrisë greke) që luftuan krah grekëve për çlirimin nga nazizmi, kur do të kërkohet një ndjesë publike? Ky është hapi i parë dhe do ta realizojmë.







    Keni punuar për një rezolutë të mirëfilltë, të saktë për çështjen çame. A duhet ndrequr diçka që ta kemi një të tillë përkundër mundësisë për të mbështetur me vota qeverinë?

    Unë dhe Dashamir Tahiri, dy deputetët e PDU-së, kemi deklaruar që ditën e parë që kemi deklaruar nismën tonë se nuk do të ikim nga parlamenti pa miratuar një rezolutë për çështjen çame. Ky është mandati që votuesit tanë na kanë dhënë dhe kjo është detyra jonë morale dhe patriotike në Kuvend. Rezoluta është duke u hartuar nga ekspertët e Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe në çastin e përshtatshëm, por gjithnjë brenda legjislaturës në fjalë, do të paraqitet për miratim. Shumë shpejt, do të kemi mundësinë të prezantojmë edhe planin për varrezat e Kllogjerit, ku mbi 5 mijë shqiptarë të Çamërisë dergjen pa një varr. Kemi kontraktuar arkitektët dhe inxhinierët që do të merren me këtë varrezë dhe presim në pak kohë rezultatet e punës së tyre.



    Nuk mund të rri pa pyetur për Hirësinë e Tij, Janullatos. A jemi në kohë për të nisur largimin e Hirësisë nga Kisha Autoqefale Shqiptare? Duhet pritur largimi i tij me vullnet, duhet larguar me nisma ligjore, me qëndrime të ortodoksëve apo nga shkaqe natyrore?

    Më lejoni që të jem i qartë në këtë pikë: se kush do të jetë në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë i përket vetëm komunitetit ortodoks, dhe si jopjesëtar i tij më duhet të mos jap qëndrim mbi këtë çështje. Nga ana tjetër, duke pasur kontakte të vazhdueshme me besimtarët ortodoks, që janë në radhët e Partisë Drejtësi dhe Unitet mund të them se ëndrra e Fan Nolit për një Kishë Autoqefale Shqiptare duhet të jetë pikësynimi i gjithsecilit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, sipas dokeve, zakoneve dhe traditës së ortodoksisë duhet të jetë nga vendi të cilit i shërben. Kështu, Fortlumturia e Tij, kryepeshkopi Anastasi, i cili ka ringritur Kishën, pas regjimit komunist, tashmë që Kisha ka klerikë shqiptarë, të arsimuar dhe të aftë për të marrë përsipër detyrën e rëndë të Kryepeshkopit, duhet të zgjedhë vetë, ose të marrë mendimin e besimtarëve se kur është koha e përshtatshme që KOASH të ketë drejtuesin e vetë shqiptar.



    Regjistrimi i popullatës ka një model të ndryshëm te pika e etnisë. Duhej bërë tani kur Greqia ende ka fuqinë e votës për integrimin e Shqipërisë?

    PDU është shprehur që në fillim se ky regjistrim është në kundërshtim të plotë me interesat e Shqipërisë. Në vendet e Bashkimit Evropian, vetëm Britania e Madhe mban një regjistrim të tillë bazuar mbi etninë; të gjitha shtetet e tjera e kanë të ndaluar diçka të tillë. Ne nuk jemi kundër regjistrimit në parim, por kundër mënyrës se si do të bëhet ky regjistrim. Regjistrimi duket se është një kërkesë e Greqisë, në kuadër të shprehjes popullore "bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë". Nuk është vetëm problemi i votës për integrimin e Shqipërisë në BE, por është problemi i manipulimit të shqiptarëve në këtë proces. Të mos harrojmë se janë me mijra shqiptarë, të cilët marrin 300 euro në muaj, pension nga Greqia dhe që do të gjenden në dilemën e të deklaruarit shqiptarë, sikurse e ndiejnë, apo e të deklaruarit si grekë, për të ruajtur të ardhurat e tyre. Për më tepër, pyetja që lind është se pse shteti shqiptar, ende në periudhë tranzicioni, do të duhej të ndante qytetarët e vetë, në qytetarë me etni shqiptare, greke, maqedonase, etj. A nuk është kjo një mënyrë e prishjes së kohezionit social në Shqipëri? Pse në rastin konkret nuk merret për shembull Bashkimi Evropian? Për më tepër, a nuk do të sillte një statistikë e fryrë e minoritetit grek, që medoemos do të jetë e fryrë, si pasojë e pensioneve që Greqia jep për ata qytetarë me kombësi shqiptare, një ringjallje në grupet nacionaliste greke të frymës së Vorio Epirit? Për të shkuar më tej, vetëdeklarimi është një koncept që ka nevojë për përkufizim. Marrim për shembull një fëmijë tre vjeçar, me nënë minoritare dhe baba shqiptar: çfarë do të ndodhë me të? Do të pyetet fëmija se cilës kombësi i përket? Pra, është një regjistrim me shumë pikëpyetje. Ne e kundërshtojmë këtë proces dhe brenda pak javësh do të mbajnë një interpelancë me ministrin përgjegjës për regjistrimin.



    A vlen kjo fuqi vote e Greqisë edhe në përfitimin e lëshimeve nëse mund të quhen të tilla, mbi marrëveshjen e kufirit detar?

    Ky është një aludim, të cilin nuk mund ta bëjmë, sepse nuk jemi në dijeni të fakteve dhe të rrethanave. Gjithsesi, si kundërshtarët e parë të kësaj marrëveshjeje, ne jemi të kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha fund debatit. Kuptohet që një marrëveshje për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është e domosdoshme, por kjo duhet të bërë si të barabartë mes të barabartëve; çdo veprim kundër këtij parimi do të bjerë gjithnjë ose në Kuvend ose në Gjykatën Kushtetuese.

    Intervistë për gazetën shqiptare të Amerikës, “Illyria"
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Është për tu përshëndetur bashkimi i dy forcave politike në një parti të vetme,një shpresë më shumë për zgjidhjen e çështjes çame.

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    PDIU ose mulliri që nuk bluan për Çështjen Çame

    - opinion nga Gezim Zilja

    A e përmbushët detyrimin ndaj Komunitetit Çam, zotërinj Idrizi e Tahiri?

    Kohët e fundit për çdo problem, të brendshëm dhe të jashtëm, do të kemi ndonjë deklaratë, konferencë për shtyp ose intervistë në TV, nga përfaqësuesit e PDIU-së, kryesisht Shpëtim Idrizit dhe Dashamir Tahirit. Duket si një garë midis këtyre të dyve, po ndërsa i pari shkëlqen në oratori ky i dyti mezi arrin të lexojë ato që ka shkr...uar. Sidoqoftë në lumenjtë e fjalëve e të deklaratave dhe mungesës totale të nismave dhe veprimeve politike në favor të çështjes çame, duket qartë si do e shohim më poshtë se qëllimi final i kësaj partie është larg atij çam. Sa herë që maxhorancës i duhen numrat në parlament, krerët e PDIU-së i bëjnë trysni qeverisë për drejtorë, shefa, nënministra dhe së fundmi ministra. Të gjithë zyrtarët e lartë çamë, që po i shtohen qeverisë, kanë poste teknike. Zoti Tahir Muhedini, më 08.03.2012 do të deklaronte te gazeta “Telegraf”: “… Qeveria e PD-së nuk na ka dhënë mbështeten e duhur për Çështjen Çame…”. Kjo nuk është e re, por pse nuk i kërkojnë qeverisë mbështetje për këtë çështje, por i kërkojnë drejtorë ndërtimi, patentash, e sigurimesh shoqërore? Sigurisht për përfitime materiale të krerëve të PDIU-së dhe të një grupi njerëzish afër tyre. Por le të bëjmë një historik të shkurtër për dyshen Tahiri-Idrizi qysh nga 2009-ta, vit kur ata u bënë deputetë dhe themeluan PDU-në më vonë PDIU-në dhe morën përsipër zgjidhjen e Çështjes Çame

    Beteja ligjore imagjinare për Çamërinë

    I pari Tahir Muhedini, në vitin 2006, ka deklaruar që e ka çuar dosjen çame në Strasburg, madje edhe një tjetër në vitin 2008. Kujt ia ka dorëzuar ç’përmban kjo dosje, cilët janë njerëzit që e hartuan, cilët do të merren me ecurinë e saj dhe pse nuk ka ende përgjigje? Shqiptarët kanë marrë përgjigje nga Gjykata e Strasburgut edhe për një dynym tokë, si nuk ka marrë përgjigje ende dorëzuesi(t) i (e) dosjes çame? Nuk është i vështirë organizimi i një manifestimi paqësor në Strasburg i çamëve, në favor të çështjes së tyre. Jo vetëm me flamuj shqiptarë në duar, por edhe me kopjen e zmadhuar të ballinës së dosjes. Në shtator 2010, Tahiri dhe Idrizi fluturuan drejt SHBA-ve. Në një gazetë të përditshme, dt.30.09.2010, do të deklarojnë : “Se kanë çuar dosjen në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), ku u siguruan se nga DASH-i do të ketë një prononcim zyrtar shpejti... “Por pas dy vjetësh, dyshoj në seriozitetin e krerëve të PDIU-së dhe jo të DASH-it natyrisht. Më poshtë kemi dy deklarata të zotit Idrizi, në harkun kohor të tre viteve.

    “… Tashmë puna parapërgatitore me kompaninë ligjore britanike është drejt fundit dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e saj dhe nisjen e betejës ligjore me gjykatësit ndërkombëtarë për zgjidhjen e Çështjes Çame.”

    Gazetë e përditshme, datë 09.03.2009

    “… Në këtë drejtim shumë shpejt do të nisë zbatimi i rrugës ligjore për zgjidhjen e çështjes çame teksa drafti i fizibilitetit të zgjidhjes së kësaj çështjeje është në fazën përmbyllëse nga kompania që kemi kontraktuar dhe do të bëhet publik shumë shpejt…” Gazetë e përditshme, datë 19.04.2012

    Se ç’hyn fjala “fizibilitet” këtu hajde merre vesh, por ajo që ka rëndësi është të kuptohet se jemi ende në fazën e “tjerrjes së leshit” sesa për “triko” kanë kaluar tashmë tre dimra.

    Tetë pikat për zgjidhjen e Çështje Çame. Më 27.06.2010 në Kllogjer në tubimin përkujtimor të përvitshëm, deputeti Idrizi, shpalli tetë pika ku midis të tjerave kërkohet: “… pranimi i fajit nga Greqia, falje publike për gjenocidin çam, dëmshpërblim për familjet e dëmtuara çame, rikthimi në tokat çame i atyre që duan një gjë të tillë…”. Një vit më vonë në fjalimin e tij Idrizi, nuk i përmendi ato tetë pika. Në një intervistë të gjatë në gazetë të përditshme, më 19.04. 2012 do të fliste për krijimin e një Komitetit të Diasporës që : “ Shumë shpejt ky komitet (ende nuk është krijuar. Shën. im) do të nisë nga veprimi për të koordinuar të gjitha politikat shtetërore mbi emigrantë, por edhe diasporën e vjetër, për të mundësuar një kohezion kombëtar, që i nevojitet kombit shqiptar, paçka se në çfarë vendi ndodhen si emigrantët me kombësi shqiptare, ashtu dhe të gjitha diasporat e vjetra që janë integruar në shtete, ku ata bëjnë pjesë… “Shumë e gjatë kjo frazë dhe me ngarkesa emocionale, ku shohim se në planet madhore të PDIU-së hyjnë zgjidhja e halleve të emigrantëve, e diasporës së re e të vjetër. ( por çfarë halli do të zgjidhë vallë për arbëreshët e Italisë apo shqiptarët e Amerikës?). Ka kaq shumë njerëz dhe energji PDIU-ja, që të arrijë organizime të tilla, se mua ora më ka ngelur te problemi themelor, ai çam.

    Çështje pazaresh, jo çështje patriotike

    Pasi PDIU-ja mori nga kryeministri edhe tre nënministra, deputeti Tahiri i Vlorës, shumë i revoltuar deklaroi se këto janë pazare, nuk janë vendime të PDIU-së, se janë harruar Vlora e Saranda etj, etj. Kështu më 07.03.2012. në një gazetë të përditshme, deputeti Tahiri, do të deklaronte shumë i revoltuar: “Ju bëj me dije se unë dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë s’kishim dhe s’kemi dijeni, derisa pamë në titra emërimet e sotme. E kam të pamundur të kontakto, sepse zoti Idrizi e ka të fikur telefonin. Nuk ka pasur asnjë konsultim me mua. Tano e Hado janë dy aktivistë të partisë sonë vetëm pas vitit 2009, ashtu sikurse kryetari Idrizi”.

    Po atë ditë gazeta një tjetër gazetë e përditshme shkruante: “Unë deputeti Dashamir Tahiri deklaroj publikisht se nuk bëhem pjesë e këtyre pazareve…”

    Mirëpo “scriva manent, verba volant” thoshin latinët. Gati një muaj më parë, po ky deputet në lidhje me emërimet, ka deklaruar më 12.02.2012 te gazetë e përditshme: “Ditën e hënë do të dërgohen te kryeministri Sali Berisha emrat e propozuar nga PDIU-ja për postin e zëvendësministrave….”. Se ku janë prishur pazaret dhe pse thotë që nuk di gjë ai dhe strukturat mbetet për t’u parë. Sidoqoftë po flasim vetëm me fakte.

    Projekti për ndërtimin e varrezës monumentale çame

    Më datë 05.02.2012 në gazetë të përditshme shkruhet: “Mbyllet konkursi për projektin e ndërtimit të varrezave monumentale në Kllogjer që mbeti çelur një javë. Monumenti kap vlerën e mbi 1 milion eurove…”. Personalisht, kam shprehur mendimi se kjo varrezë monumentale duhet të ngrihet në Paramithi se, atje filloi gjenocidi grek më 1913, ku u masakrua ajka e burrave dhe djemve çam. Megjithatë paraqitja një javë e projekteve në Muzeun historik ishte pak. Ky projekt të paktën duhet të ishte ekspozuar në Vlorë, Fier e Sarandë, ku çamët përbëjnë më shumë se 70%. Sidoqoftë për më tej nuk ka më lajme. Kush financoi për projektin, a u paguan fituesit dhe kryesorja, si do të sigurohen mbi 1 milion euro për zbatimin e projektit?

    Deklaratat infantile të Dashamir Tahirit

    Duke marrë shkas nga një projekt i qeverisë italiane për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat italiane, deputeti Tahiri, në një konferencë për shtyp deklaron:. “... Në këtë prizëm, Greqia duhet të mësojë nga Italia. Kërkojmë që edhe fqinji ynë Greqia të ndërmarrë hapa konkretë të tregojë vullnetin e mirë …. Të bëjë të mundur mësimin e gjuhës shqipe të qindra mijëra fëmijëve emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi…” 12.03. 2012

    Dy javë më vonë pasi e shau kryetarin e PBDNJ-se, për deklaratën e tij antishqiptare, (për Nanon, president ishin në sinkron), në Parlament, Tahiri do të deklaronte: “ Nuk më ka mbetur gjë tjetër me Dulen, veç ta marrë për veshi e ta çoj atje ku është një tabelë që thotë “Mirësevini në Çamëri…” 29.03.2012

    Mund të mburret me çamët e pashkolluar të Skelës (se ja kolisi grekut), por këto deklarata nuk e ndihmojnë çështjen çame. Këto deklarata janë larg veprimit politik dhe atdhetar për përmbushjen e detyrës që i kanë vënë vetes PDIU-ja dhe krerët e saj. Ato mund të bëhen për konsum lokal me njerëz të paditur ose naivë sepse vetëm mbi ta mund të ketë ndonjë impakt trimërie ose diturie.

    Dashamir Tahiri, duhet të mbajë mend mirë se është betuar para çamëve të Skelës e Vlorës qysh në 2009 se “… tashmë do të organizojmë marshim në zonat çame e jo në Kllogjer e Qafë Botë…” Ndoshta ai dhe PDIU-ja kujtohen ta bëjnë sivjet në qershor një gjë të tillë. Por çdo u thonë këtë herë bashkëpatriotëve të tyre që edhe me dy byrekë ose një kulaç gruri në xhep (autobusët janë të paguar nga “ata lart”) janë gati të vijnë më këmbë deri në Qafë-Botë sepse ende besojnë e ëndërrojnë në çështjen e shenjtë çame? Po për ato tetë pikat e famshme? Ka edhe premtime të tjera të PDIU-së që nuk zihen më në gojë. Është një i tillë për çeljen e një “Muzeu” për gjenocidin grek kundër çamëve, ose fundja e një pavijoni do të thoja unë në Muzeun Kombëtar. Lajme s’ka. Dhe për ta mbyllur: Trysnia me dy votat e Idrizit e Tahirit që do t’i duhen së shpejti maxhorancës, këtë herë do të shndërrohet në kërkesën e “rezolutës për Çështjen Çame,” apo me ndonjë vend pune për “faturino autobusi”?
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •