Pershendes kete lart meje dhe gjithe antaret e ketij forumi simpatik! Teta!
Pershendes kete lart meje dhe gjithe antaret e ketij forumi simpatik! Teta!
Ty dhe shumicës së anëtarëve të mrekullueshëm të këtij Forumi, ju dëshiroj një fundjavë të këndshme! (Përshendetje Projekti21)
Të dashur miq, më kanë ardhur disa herë pyetje nga miqtë, se ”mos jeni ju Adem Gashi”, kur kam dalë me projekti e me ndonjë nofkë tjetër. Adaj duke parë se kjo temë qenka bukur shumë e vizituar po jua bëj të ditur (ani se e kam përmendur disa herë ), se sipas shkrimeve që bëj, përdor edhe nofka të veçanta. Kështu nofkat ”Don, rri mirë” dhe ”Gi de Masha ” ( fjalë të ndërrimuara: e para do të thotë: Ndërrimori dhe e dyta është ermi dhe mbiemri im i ndërrimuar ) i përdor zakonisht sa herë ka të bëjë me gjëzat; ”agu_dk” e kam si kujtim të revistës së parë për gjëzëtari të cilën e kam nxjerrë në Danimarkë, më 2001; dhe ”projekti21_dk” është titulli i radios sonë në gjuhën shqipe këtu në Danimarkë, redaktor i së cilës jam. Me këtë të fundit zakonisht publikoj shkrime të bashkëpunëtorëve dhe nuk do të thotë se këtu është edhe qëndrimi im. Ka nga disa shkrime që nuk më pëlqejnë fare.
Respekt, për ju!
P.S. Në fillim fare, nga viti 2002 e kam pasur edhe nofkën "mësuesi", por nuk di, nuk kam hyrë më në Forum deri në vitin 2008 kur më ktheu miku Agim Metbala ( nuk di nëse duhet ta falënderoj a ta kritikoj. hahahahahah. Gjithsesi kthyerja ne Forum më bëri me më shumë miq. Përshëndetje z. Agim dhe të falënderoj nga zemra).
Nëse kanë mundësi moderatorët të ma rikthjenë nofkën "mësuesi" do t'u isha shumë mirënjohës, meqë tani ia kam harruar fjalëkalimin.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-03-2011 më 18:26
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Shumë të faleminderit. Ke shumë mungesa. Ishalla "shefi" t'i arsyeton!
Atëherë bashkërisht po e përshëndesim shefin, mbase i zbutet zemra.
Po e përshëndesim edhe Beson që nuk po shihet gjëkundi. I thonë fundjavë dhe humori do të na bënte mirë. Si thua: vallë të jetë pajtuar Besoja me komshijen?!!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Eh, Forumi paska rënë në gjumë. Kujtoj një kohë kur deri në orët e vona komunikonim. Kishim edhe një vendtakim ne të pagjumët. Nuk ma merr mendja të jenë bërë të gjithë gjumashë, tani?
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt