Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 91
  1. #1

    Qosja: Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin

    Opinion:
    Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin


    Nga, akademi, Rexhep QOSJA

    Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t'i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë po thuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve.
    Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane.
    Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre.

    Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë me 17.1.2011!

    Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit.

    Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Josefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë!

    Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë!

    Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit!

    Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet?

    Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm tre qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit?

    Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar?

    Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! - do të thonë disa.

    Nuk do t'i shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne.
    Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër.
    Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romantik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë.

    Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit.

    Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës.

    E kam dëgjuar shumë e shumë herë.

    Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës.

    Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë për tokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij.

    Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shtetin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit!

    Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i Ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre.

    Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snaiperët e tyre qytetarë të paarmatosur!

    Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se ç'është ky në emrin e të cilët u vranë ata të tre dhe u plagosën ata që u plagosën!

    A duhej të vriteshin ata tre qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç'është kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij?

    Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata.

    Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thonë: Po. Duhet të vriten!
    Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, iracionale që shpërthen prej syve , prej pamjes dhe prej gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin.

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: "Banditët (demonstruesit - R.Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë"! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do t'i afrohen siç iu afruan ata me 21 janar Kryeministrisë së tij.

    Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë"! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën!
    Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha: "Rendi kushtetutar do të mbrohet me çdo kusht!" Vetëkuptohet se kjo me çdo kusht do të thotë: edhe me snaiperët e gardistëve që vranë tre qytetarë të paarmatosur, edhe me kallashë, edhe me mitralozë, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterë ushtarakë, edhe me minahedhës - thjesht me të gjitha armët! Me Policinë! Me Gardën republikane! Me ushtrinë!

    Ata që e duan historinë dhe ata që e lexojnë historinë mund të mësojnë se fjali të tilla, më pak a më shumë të përpunuara, më të gjata a më të stisura, në të cilat është i përmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasës për shtetin, me qindra herë, me mijëra herë janë dëgjuar prej politikanëve, zyrtarëve, shtetarëve, në të vërtetë pretorianëve politikë të Musolinit, të Hitlerit dhe të Stalinit.

    Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë është koncept që mund ta quajmë si të doni: në daçi fashist, në daçi nacionalsocialist, në daçi stalinist! Nuk është e mundshme të merrem me përdallimet e tyre tani.

    Ai është koncept që fetishizon shtetin; që mitizon shtetin! Ai është koncept që e fashistizon, që e stalinizon shtetin! Ai është koncept që e bën shtetin vrasës të qytetarëve të vet kurdo ata shprehin pakënaqësi me gojë a me sjellje për shtetin që sundojnë ata që kanë atë koncept.

    Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë vetëm koncept demokratik nuk mund të jetë kurrë.
    Demokracia moderne nuk e shenjtëron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Në demokracinë moderne shteti është një servis i qytetarëve, që u shërben qytetarëve. Shtetarët punojnë në atë servis për t'i shërbyer popullit. Domethënë: shteti është i popullit e jo i servistarëve.
    Në demokracitë moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me çdo mjet shtetëror! Demokrcia nuk i vret qytetarët e vet përpos kur kryeministrat e saj bëjnë politikë të çmendur si Ben Alia i Tunizisë...!

    Në demokracitë moderne kurrë asnjë zyrtar nuk mund të thotë siç tha kryeministri i Shqipërisë: "gardistët (vrastarë, që kanë vrarë tre qytetarë të paarmatosur) kanë mbrojtur kryeministrinë! Kanë mbrojtur institucionin shtetëror". Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t'i shpërblejë me një rrogë më shumë e t'i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel.
    Në demokracinë moderne nuk mund të mendohet, prandaj as të thuhet, se "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janë jetike për demokracinë". Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan. E të tjera. Por institucione demokratike kurrë nuk mund të jenë institucionet që Sali Berisha me pretorianet e tij, detyrohet t'i mbrojë me të gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund të jetë jetike për demokracinë.

    Dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në kontekstin në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë; dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në situatën në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë. Institucionet jodemokratike të Shqipërisë nuk e kishte ndërmend t'i përmbyste kush me 21 janar. Dhe, ata që u çuan në demonstratë e thanë shkoqur: ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme. Le ta thotë populli, në zgjedhje të parakohshme, të lira, pas zgjedhjeve të vjedhura, se prej kujt dëshiron të jetë i qeverisur.

    Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit që futen në institucionet e shtetit pa leje, pa kërkesë po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj të sjelljes së tillë të demokracisë moderne ndaj qytetarëve të vet në Evropë po shohim qe sa vite.

    Institucionet shtetërore janë institucione të popullit, të të gjithë qytetarëve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipërore, të hyjnë në to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnë dhe kur ngrihen për ndërrimin e qeveritarëve e, sidomos, të uzurpatorëve, të despotëve të tyre.
    Qeveritarët e institucioneve shtetërore demokratike nuk frikësohen prej qytetarëve të vet, nuk frikësohen prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, prej hyrjes së tyre në to.
    Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që kanë arsye të frikësohen prej tyre: frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që e gënjejnë popullin, siç e gënjen pandërprerë kryeministri Sali Berisha, që e tallin siç e tall Jozefina Topalli jo vetëm kur e krahason Shkodrën e përmbytur me Venedikun, që e nëpërkëmbin, që ia vjedhin e ia plaçkisin pasurinë siç ia vjedhin dhe plaçkisin zyrtarë të lartë shqiptarë, që e bëjnë korrupsionin sistem siç e ka bërë Sali Berisha me pretorianët e tij qeveritarë, që e bëjnë qeverinë skuadër biznesmenësh e familjarësh të biznesmenëve, që bëjnë politikë shtetërore të shtetit të 500 pasanikëve dhe 3 milionë fukarenjve, që ia mbyllin gojën popullit siç ia ka mbyllur Sali Berisha në shumicën e medieve elektronike, të tipit Klan, ABC-njuz, TVSH e të tjera, që e vrasin siç po e vret Sali Berisha me pretorianët e tij tani dhe siç e vrau më 1997.

    Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që, megjithatë, nuk e harrojnë mësimin historik: ata që në pushtet mbahen me gënjeshtra e me dhunë ata prej dhunës do të vdesin!

    Fjalët që po shqipton, sidomos fjalët nxitëse të luftës qytetare që shqiptoi në mbledhjen e qeverisë më 23 janar, sjelljet që po bën këto ditë sidomos shpallja e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeprokurores shtetërore grushtshtetas, të jashtëligjshëm, që presin gjyqin e tij, tregojnë se Sali Berisha është i pushtuar prej mendimesh se ka shumë arsye të frikësohet; dhe, të rrethohet me gardistë të snaiperizuar në kështjellën e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe më shumë se deri më 21 janar 2011.

    Prishtinë 23.1.20
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    ca te thuash me teper ....kush e ndjen veten shqipetar e do nje shqiperi si gjithe evropa nuk ka se si te jet dakort me marrjen e jetes se njerezve , qofshin ata edhe socialiste te indinjiuar


    M'KA IK ZARI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kur bejne edhe keta shkrimtaret tane si filizofe!!!
    shkruj ore ndonje vjershe, mos u mer me politike se nuk te ka votuar njeri

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    ca te thuash me teper ....kush e ndjen veten shqipetar e do nje shqiperi si gjithe evropa nuk ka se si te jet dakort me marrjen e jetes se njerezve , qofshin ata edhe socialiste te indinjiuar
    Genti1972 dikund në një temë në lidhje me krimin që ndodhi i kam thënë ca fjalë të urta:


    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Kush mbjell erë, korrë furtunë.
    Nuk është fajtor ai që bën mëkatin, por ai që shkakton errësirën ( turbullirën ).
    Thikë do japësh, thikë do marrësh.


    Naim Frashëri, te "Histori e Skënderbeut" për zullumet barbare që bënte Tuqia mbi shqiptarët shkroi edhe këto vargje:

    "Se çdo zemër e çdo shpirt,
    u mërzit nga turku i lik."
    Mbase porosia është e qartë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Sa here qe Shqiperia do te jete ne dite trazirash, korbi i zi i Kosoves, do te beje krau kriu. Harron qe nuk ia ve veshin njeri ne Kosove, e jo me ne Shqiperi qe nuk ia ve veshin njeri.

    Thurrja e lavdeve Titos e Enverit, dhe fleterrufete per armiqte e idealit komunist (Berisha), jane profesioni i tij. Dallimi midis Berishes dhe korbit te Kosoves eshte qe Berisha fiton shumicen e votave ne Shqiperi e ne Kosove, kurse ti popullin tend u detyrove ta quash "qen", pasi te dha vetem 0.1% te votave. Kjo nuk e pengon kritikun letrar qe te na japi leksione demokracie dhe te na flasi plot autoritet per shtetin shqiptar dhe politiken.

    Bej krau-kriu se e ben bukur.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2011 më 01:15

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    O QEROS O QEROS ,SI TU NIS ASHTU TU SOSE,,,Si nuk tha nje fjale te mire per rrugen e kombit ,per shqiperin pa viza per asnje arritje te qeverise,,ky duhet izoluar andej nga bjeshket e nemura ,se duhet te jet i nemur

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Jam potësisht dakord me shumë konstatime te këtij shkrimi......

    Ne fillim është shteti... dmth fjala e funksionarëve të shtetit.

    Por në rastin tonë ata janë rrugaçër e hajdutë bashkë

    DHE KRYESISHT SALA ËSHTË GOMAR
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shqiperia mbi te gjitha, ligji mbi cdo individ shqiptar , vetem ashtu mbrohet shteti!

    Eshte nje deklarate e turpshme e akademikut nga Kosova.Ky qe quhet rilindasi i fundit nuk ka tejkaluar egon e tij patologjikisht shume te madhe,nga urrejtja qe ka per Berishen do te shohi varrin e Shqiperise,vertete e pafalshme dhe e humb komplet kredibilitetin per nje opinion publik,rreshtohet me ata qe duan te shkatrrojne Shqiperine nga themeli,rreshtohet me bandat,banditet dhe huliganet, rreshtohet me komunistat dhe menyren e tyre te sundimit.
    Berisha na qenka problemi?, po cte beje Berisha ne nje vend me me shume tradhetare ne bote,qe nuk duan shtet dhe as komb por duan vetveten me shume se cdo gje, dhe pelqejne vetem mendjen e vete ja si puna juaj.
    Akademik i nderuar me mire hesht dhe rri urte ashtu dukesh me mire , mos i fryej zjarrit dhe aq me keq mos i hidh benzine zjarrit qe kanos te djege Shqiperine dhe kanos te vrasi kombin qe te quejti rilindasi i fundit i shqiptarizmes.
    Kush mesyn te shkatrroje shtetin nga themeli, "PO" le te vritet ne vend, le te vritet cdo kriminel,cdo hajdut dhe cdo mercenare qe mesyen te shkatrroje shtetin dhe ardhmerine e nje kombi, le te arrestohet dhe jape pergjegjesi cdonjeri qe organizon puc per te rrexuar nje pushtet demokratik, te rroje Shqiperia!Nuk mbahet shteti me ledhatime dhe me keqardhje falso, me mire 3 viktima se sa viktime shteti shqiptar, me mire 4 viktima se sa 13000 mije...dhe sigurisht shume me mire jo protesta te paramenduara te dhunshme dhe asnje viktime!
    Une mundohem ti kuptoj njerezit ne vend qe ti gjykoj dhe paragjykoj, mundohem te gjeje motivet pse dhe cka i shtyen te sillen ,deklarohen dhe veprojne ashtu sic bejne por kjo deklarate eshte komplet jashta kontrolli ,pa ndjeshmeri per realitetin kombetar,si t'ia bej ?t'ia atriboj personalitetit inatcor te malsorit gershetuar me senilitetin ,egon dhe urrejtjen per Berishen!? por, me vjen te pelcas qe nje njeri i atij kalibri nuk mund ti tejkaloje keto dobesi ne keto momente, dhe ne kete kohe kerrcnimi per nje ardhmeri shqiptare, perfundimisht e them se per mua eshte nje deshperim i madh ,se une jam i bindur se nje njeri fisnik mund te pajtohet edhe me hasmin kur eshte ne rrezik atdheu dhe populli i vet.
    Akademik Rexhep Qosja :Nuk ta fal vogelsine as une qe te dua!


    P.S.
    Kjo me thote nje gje ,shyqyr Kadare do deklarohet pro institucioneve,ja e ka edhe nje motiv me shume te thyej heshtjen e tij......eh .ku jemi katandisur!



    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 26-01-2011 më 01:58
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Opinion:
    Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin


    Nga, akademi, Rexhep QOSJA

    Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t'i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë po thuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve.
    Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane.
    Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre.

    Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë me 17.1.2011!

    Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit.

    Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Josefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë!

    Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë!

    Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit!

    Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet?

    Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm tre qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit?

    Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar?

    Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! - do të thonë disa.

    Nuk do t'i shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne.
    Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër.
    Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romantik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë.

    Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit.

    Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës.

    E kam dëgjuar shumë e shumë herë.

    Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës.

    Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë për tokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij.

    Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shtetin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit!

    Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i Ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre.

    Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snaiperët e tyre qytetarë të paarmatosur!

    Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se ç'është ky në emrin e të cilët u vranë ata të tre dhe u plagosën ata që u plagosën!

    A duhej të vriteshin ata tre qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç'është kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij?

    Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata.

    Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thonë: Po. Duhet të vriten!
    Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, iracionale që shpërthen prej syve , prej pamjes dhe prej gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin.

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: "Banditët (demonstruesit - R.Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë"! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do t'i afrohen siç iu afruan ata me 21 janar Kryeministrisë së tij.

    Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë"! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën!
    Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha: "Rendi kushtetutar do të mbrohet me çdo kusht!" Vetëkuptohet se kjo me çdo kusht do të thotë: edhe me snaiperët e gardistëve që vranë tre qytetarë të paarmatosur, edhe me kallashë, edhe me mitralozë, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterë ushtarakë, edhe me minahedhës - thjesht me të gjitha armët! Me Policinë! Me Gardën republikane! Me ushtrinë!

    Ata që e duan historinë dhe ata që e lexojnë historinë mund të mësojnë se fjali të tilla, më pak a më shumë të përpunuara, më të gjata a më të stisura, në të cilat është i përmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasës për shtetin, me qindra herë, me mijëra herë janë dëgjuar prej politikanëve, zyrtarëve, shtetarëve, në të vërtetë pretorianëve politikë të Musolinit, të Hitlerit dhe të Stalinit.

    Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë është koncept që mund ta quajmë si të doni: në daçi fashist, në daçi nacionalsocialist, në daçi stalinist! Nuk është e mundshme të merrem me përdallimet e tyre tani.

    Ai është koncept që fetishizon shtetin; që mitizon shtetin! Ai është koncept që e fashistizon, që e stalinizon shtetin! Ai është koncept që e bën shtetin vrasës të qytetarëve të vet kurdo ata shprehin pakënaqësi me gojë a me sjellje për shtetin që sundojnë ata që kanë atë koncept.

    Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë vetëm koncept demokratik nuk mund të jetë kurrë.
    Demokracia moderne nuk e shenjtëron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Në demokracinë moderne shteti është një servis i qytetarëve, që u shërben qytetarëve. Shtetarët punojnë në atë servis për t'i shërbyer popullit. Domethënë: shteti është i popullit e jo i servistarëve.
    Në demokracitë moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me çdo mjet shtetëror! Demokrcia nuk i vret qytetarët e vet përpos kur kryeministrat e saj bëjnë politikë të çmendur si Ben Alia i Tunizisë...!

    Në demokracitë moderne kurrë asnjë zyrtar nuk mund të thotë siç tha kryeministri i Shqipërisë: "gardistët (vrastarë, që kanë vrarë tre qytetarë të paarmatosur) kanë mbrojtur kryeministrinë! Kanë mbrojtur institucionin shtetëror". Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t'i shpërblejë me një rrogë më shumë e t'i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel.
    Në demokracinë moderne nuk mund të mendohet, prandaj as të thuhet, se "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janë jetike për demokracinë". Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan. E të tjera. Por institucione demokratike kurrë nuk mund të jenë institucionet që Sali Berisha me pretorianet e tij, detyrohet t'i mbrojë me të gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund të jetë jetike për demokracinë.

    Dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në kontekstin në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë; dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në situatën në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë. Institucionet jodemokratike të Shqipërisë nuk e kishte ndërmend t'i përmbyste kush me 21 janar. Dhe, ata që u çuan në demonstratë e thanë shkoqur: ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme. Le ta thotë populli, në zgjedhje të parakohshme, të lira, pas zgjedhjeve të vjedhura, se prej kujt dëshiron të jetë i qeverisur.

    Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit që futen në institucionet e shtetit pa leje, pa kërkesë po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj të sjelljes së tillë të demokracisë moderne ndaj qytetarëve të vet në Evropë po shohim qe sa vite.

    Institucionet shtetërore janë institucione të popullit, të të gjithë qytetarëve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipërore, të hyjnë në to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnë dhe kur ngrihen për ndërrimin e qeveritarëve e, sidomos, të uzurpatorëve, të despotëve të tyre.
    Qeveritarët e institucioneve shtetërore demokratike nuk frikësohen prej qytetarëve të vet, nuk frikësohen prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, prej hyrjes së tyre në to.
    Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që kanë arsye të frikësohen prej tyre: frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që e gënjejnë popullin, siç e gënjen pandërprerë kryeministri Sali Berisha, që e tallin siç e tall Jozefina Topalli jo vetëm kur e krahason Shkodrën e përmbytur me Venedikun, që e nëpërkëmbin, që ia vjedhin e ia plaçkisin pasurinë siç ia vjedhin dhe plaçkisin zyrtarë të lartë shqiptarë, që e bëjnë korrupsionin sistem siç e ka bërë Sali Berisha me pretorianët e tij qeveritarë, që e bëjnë qeverinë skuadër biznesmenësh e familjarësh të biznesmenëve, që bëjnë politikë shtetërore të shtetit të 500 pasanikëve dhe 3 milionë fukarenjve, që ia mbyllin gojën popullit siç ia ka mbyllur Sali Berisha në shumicën e medieve elektronike, të tipit Klan, ABC-njuz, TVSH e të tjera, që e vrasin siç po e vret Sali Berisha me pretorianët e tij tani dhe siç e vrau më 1997.

    Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që, megjithatë, nuk e harrojnë mësimin historik: ata që në pushtet mbahen me gënjeshtra e me dhunë ata prej dhunës do të vdesin!

    Fjalët që po shqipton, sidomos fjalët nxitëse të luftës qytetare që shqiptoi në mbledhjen e qeverisë më 23 janar, sjelljet që po bën këto ditë sidomos shpallja e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeprokurores shtetërore grushtshtetas, të jashtëligjshëm, që presin gjyqin e tij, tregojnë se Sali Berisha është i pushtuar prej mendimesh se ka shumë arsye të frikësohet; dhe, të rrethohet me gardistë të snaiperizuar në kështjellën e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe më shumë se deri më 21 janar 2011.

    Prishtinë 23.1.20
    Dhe shteti vrastar ne logjiken e ketij njeriu me komplekse te medha eshte gjithmone kundershtari ideologjik.Nuk paska Edi Rama asnje faj?Po fjalet e Rames me date 20 Janar tek Top Channel si i interpreton ky plak i cmendur?Edhe ate pak respekt qe kisha per kete njeri qe as emrin nuk dua tja degjoj me,e humba perfundimisht sapo lexova kete manifest komunist te 2011es.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aha..e paski sjelle fjalimin e Qose Qelbanikut..
    Ketij perbindeshi qe me fjalen e tij ka vrare mijra e mijra shqiptare..

    ketij burracaku qe ja solli ushtrin arkane me mijra bajoneta e tanke femijve te Kosoves e vet iku si miu ..

    thx proxhekt..

    vetem ne vlore ky kuder ka vrare mijra shqiptar..

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •