Ja si dėshtuan 25 komisionet hetimore qė nga viti 1991 deri sot

“Nėse do tė mbyllėsh njė ēėshtje, ngri njė komision hetimor parlamentar", ėshtė shprehja e kryeministrit Winston Churchill nė kohėn qė qeveriste Britaninė e Madhe. Por duket se kėtė shprehje Churchilli e ka thėnė adapt pėr vendin tonė, ku nė 20 vjet pluralizėm kanė dėshtuar me sukses tė plotė 25 komisione hetimore tė ngritura nė Parlament. Komisioni i ri hetimor qė dy partitė kanė rėnė dakord nuk pėrbėn pėrjashtim tė ketė fatin e komisioneve paraardhėse. Nė arkivat e Parlamentit janė plot 25 dosje komisionesh hetimore parlamentare. Por zhurma e krijimit tė komisioneve hetimore ka pushuar nė rastin mė tė keq me pezullimin e punės sė komisionit dhe nė rastet mė tė mira janė mjaftuar me njė raport pėrmbyllės qė nuk ka sjellė asgjė tė re.

Komisioni Hetimor pėr 21 Janarin
Mazhoranca demokrate prej ditėsh ka nisur punėn me njė Komision Hetimor parlamentar pėr tė hetuar ngjarjen e 21 janarit ku mbetėn tė vrarė tre demonstrues tė opozitės dhe pati dhunė mes demonstruesve dhe policisė. Komisioni deri nė kėto momente ka hasur nė vėshtirėsi tė madha, pasi Presidenti Topi e kundėrshtoi hapur pjesėmarrjen nė tė, po ashtu dhe Kryeprokurorja Ina Rama injoroi komisionin duke e quajtur jo kushtetues. Edhe Kreu i SHISH nuk ka marrė pjesė. Me tė gjitha gjasat komisioni i cili ka nė pėrbėrje vetėm deputetė tė mazhorancės do tė ketė njė fund si komisionet e tjerė, vetėm me njė raport dhe kaq.

Historia e komisioneve
I pari, nė listėn e gjatė tė komisioneve hetimore ėshtė ngjarja e ndodhur nė Shkodėr mė dy prill tė vitit 1991, ku humbėn jetėn 4 tė rinj. Deputetėt qė hetuan ngjarjen arritėn vetėm nė pėrfundimin se ngjarjet e kishin origjinėn nė mospėrgatitjet e elektoratit pėr humbjen e zgjedhjeve. Ndėrsa komisioni i dytė, ai i pasurisė sė sekuestruar nga komunistėt pronarėve shqiptarė, ose siē ėshtė njohur ndryshe "Vjedhja e arit shqiptar", nuk arriti tė dalė nė asnjė pėrfundim. Pas dy muajsh komisioni pezullon punėn. Komisioni i tretė, qė mori pėrsipėr tė zbardhte fatin e ndihmave qė fqinjėt dhanė pėr qytetarėt shqiptarė nė vitin 1991, do tė kishte tė njėjtin fund. Ligjvėnėsit nuk arritėn tė gjenin se ku kishin pėrfunduar mielli dhe vaji qė italianėt sollėn pėr shqiptarėt. Por edhe trazirat qė ndodhėn nė vitet e para tė demokracisė nė disa qytete ku humbėn jetėn shumė veta, nuk do tė zbardheshin. Komision hetimor pėr ngjarjet e ndodhura nė Pukė, Laē, Peqin, do tė mjaftoheshin vetėm me llogaritjen e dėmeve. Ndėrkohė ka edhe komisione pėr tė cilėt ekziston vetėm emri, siē ėshtė ai i veprimtarisė sė bankave gjatė viteve '91-'93. Nė Parlament nuk ekziston asnjė e dhėnė pėr punėn e kėtij komisioni.

Komisionet Hetimore

Komisioni 1
Ēėshtja: Ngjarja e 2 Prillit e vitit 1991 nė Shkodėr
Qėllimi: Zbardhja e vrasjes sė katėr tė rinjve qė protestonin pėr manipulimin e zgjedhjeve nė Shkodėr Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj Rezultati: Sipas raportit tė komisionit, ngjarjet e ndodhura nė Shkodėr e kanė origjinėn nė mospėrgatitjen e elektoratit si pėr fitoren edhe pėr humbje e zgjedhjeve.
Komisioni:
Kryetar: Ajli Alushani
Nėnkryetar: Emin Mysliu

Komisioni 2
Ēėshtja: Ari i shqiptarėve
Qėllimi: Zbardhja e shpėrdorimit qė iu bė arit tė shqiptarėve, i cili u mor me forcė me ardhjen e Partisė Komuniste nė pushtet
Kohėzgjatja e komisionit: 12 muaj
Rezultati: Komisioni nuk arriti tė pėrfundojė raportin e hetimeve, pasi u quajt i dėshtuar nė veprimtarin e tij.
Komisioni:
Kryetar: Blerim Ēela, PD
Nėnkryetar: Gėzim Luli, PD.

Komisioni 3
Ēėshtja: Ndihmat e dhėna nga qeveria italiane pėr popullin shqiptar nė Operacionin "Pelikan"
Qėllimi: Zbardhja e mėnyrės se si u shpėrndanė ndihmat italiane dhe gjetja e zyrtarėve qė pėrfituan nga kėto ndihma.
Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj
Rezultati: Komisioni dėshtoi nė hetimin e tij. Puna e komisionit u la pėrgjysmė.

Komisioni 4
Ēėshtja: Trazirat e ndodhura nė Shqipėri gjatė viteve 1991-1992, nė qytete Pukė, Laē, Peqin, Lushnjė, Pogradec.
Qėllimi: Zbardhja e ngjarjeve ku humbėn jetėn njė numėr i madh qytetarėsh, dhe nxjerrja e fajtorėve para pėrgjegjėsisė.
Kohėzgjatja e komisionit: 2 muaj
Rezultati: Komisioni nuk arriti tė krijonte njė pasqyrė tė qartė tė ngjarjeve dhe shkaqeve tė tyre. Puna e komisionit u ndėrpre nė mes, pas ndėrrimit tė pushteteve.

Komisioni 5
Ēėshtja: Veprimtari e Bankave Shtetėrore gjatėve viteve 1990-1992
Qėllimi: Zbardhja e fondeve dhe parave qė qarkullonin bankat pėrpara ndėrtimit tė sistemit dhe verifikimi i kapitalit qė dispononin bankat.
Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj
Rezultati: Nuk ekziston asnjė dokument nė arkivin e Parlamentit mbi rezultatet e punės sė kėtij komisioni.

Komisioni 6
Ēėshtja: Veprimtaria ekonomike e partive politike 1993
Qėllimi: Zbardhja e financimeve tė partive politike dhe deklarimi i tė ardhurave tė tyre.
Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj
Rezultati: Megjithėse pati edhe ekspertė tė huaj qė morėn pjesė, komisioni nuk arriti tė vėrtetonte burimet financiare tė partive politike.

Komisioni 7
Ēėshtja: Ngjarjet e Marsit dhe Prillit 1997
Qėllimi: Zbardhja e shkaqeve qė ēuan nė rrėmbimin e armėve nga populli dhe organizmi i protestave tė armatosura nė gjithė vendin.
Koha e zgjatjes sė komisionit: 3 muaj
Komisioni:
Kryetar: Spartak Ngjela PD
Nėnkryetar: Bashkim Fino PS

Komisioni 8
Ēėshtja: Veprimtaria e Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHISH), 2003
Qėllimi: Zbardhja e veprimtarisė sė kėtij institucioni dhe kryetarit tė tij, Fatos Klosi.
Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj
Komisioni:
Kryetar: Spartak Ngjela
Nėnkryetar: Bashkim Fino

Komisioni 9
Ēėshtja: Bashkia e Tiranės dhe Ministria e Kulturės, fondet e pėrdorura nga kryetari i saj, Edi Rama
Qėllimi: Zbardhja e financimeve dhe pėrdorimit tė fondeve nė dy dikasteret e drejtuara nga Edi Rama, Ministrinė e Kulturės dhe bashkinė e Tiranės.
Kohėzgjatje e komisionit: 3 muaj
Komisioni:
Kryetar: Sokol Olldashi

Komisioni 10
Ēėshtja: Veprimtaria e firmave piramidale dhe transparenca e bėrė pėr to nga qeveria socialiste, 2003
Qėllimi: Zbardhja e ngritjes sė strukturave tė firmave huamarrėse dhe ku pėrfunduan paratė e shqiptarėve.
Koha e zgjatjes sė komisionit: 3 muaj
Komisioni:
Kryetar: Arben Imami, PAD
Nėnkryetar: Limoz Dizdari, PS

Komisioni 11
Ēėshtja: Rritja e ēmimeve nga Albtelekomi nė vitin 2004
Qėllimi: Zbardhja e aktivitetit tė Albtelekomit, rritja e tarifave, dhe marrėveshjet e nėnshkruara me shoqėritė e telefonive tė lėvizshme.
Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj
Rezultati: Komisioni nė fund tė mandatit doli me dy raporte pėr tė njėjtėn ēėshtje, njė i opozitės dhe njė i pozitės.
Komisioni:
Kryetar: Ilir Bano, PD

Komisioni 12
Ēėshtja: Veprimtaria e Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) 2004
Qėllimi: Hetim i veprimtarisė sė KESH-it dhe i menaxhimit tė tė ardhurave tė kėsaj kompanie shtetėrore nga drejtuesi i saj, Andis Harasani.
Rezultati: Komisioni nuk arriti tė nxjerrė asnjė pėrfundim, puna e tij u la pėrgjysmė. Socialistėt, megjithėse nisma pėr komisionin ishte marrė nga PD-ja, kėrkonin qė ekspertėt teknikė tė ishin tė PS-sė
Kohėzgjatja e komisionit: 2 muaj
Komisioni:
Kryetar: Jemin Gjana

Komisioni 13
Ēėshtja: Taksa e rrugės Durrės-Morinė, 2005
Qėllimi: Zbardhja e fondeve tė mbledhura nga qeveria pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Morinė, tė njohura ndryshe edhe si fondet e taksės "Majko".
Rezultati: Komisioni arriti nė pėrfundimin se njė pjesė e fondeve tė kėsaj rruge janė pėrdoruar pėr ndėrtimin e akseve tė tjera rrugore nė veri tė vendit.
Kohėzgjatja e komisionit: 3 muaj
Komisioni:
Kryetar: Preē Zogaj

Komisioni 14
Ēėshtja: Zgjedhjet e 3 korrikut 2005
Qėllimi: Zbardhja dhe nxjerrja e manipulimeve tė ndodhura gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve parlamentare nė 3 korrik, si dhe pėrsėritjen e zgjedhjeve nė disa zona.
Rezultati: Komisioni nė pėrfundim tė punės sė tij paraqiti dy raporte. Raporti, qė u votua nė Parlament, i hartuar nga pozita, i cilėsonte zgjedhjet tė rregullta me disa incidente tė vogla.
Kohėzgjatja e Komisionit: 3 muaj
Komisioni:
Kryetar: Arben Isaraj, PS
Nėnkryetar: Bujar Nishani, PD

Komisionet nė qeverisjen demokrate
Komisioni 15
Komisioni hetimor i telefonisė
Komisioni hetimor pėr tregun e monopoleve tė telefonisė celulare. U drejtua nga opozita, me kryetar Neritan Cekėn dhe u ngrit mė 04.05 2006

Komisioni 16
Komision hetimor pėr rrugėn Durrės-Kukės
Komisioni hetimor pėr hetimin e tenderit tė rrugės Durrės-Kukės u drejtua nga PD, me kryetar Aleksandėr Biberaj dhe u ngrit mė 22.10.2007

Komisioni 17
Komisioni hetimor pėr Albtelekomin
Komisioni hetimor pėr hetimin e privatizimit tė Albtelekomit u drejtua nga opozita me kryetar Marko Bellon dhe u ngrit mė 22.10.2007

Komisioni 18
Komisioni hetimor pėr buxhetin
Komisioni hetimor parlamentar pėr hetimin e shpenzimeve tė buxhetit. U drejtua nga PS, me kryetar Erjon Braēen dhe u ngrit mė 22.10.2007

Komisioni 19
Komisioni hetimor pėr koncesionet
Komisioni hetimor pėr zbatimin e ligjit tė koncesioneve. U drejtua nga opozita, me kryetar Shpėtim Idrizin dhe u ngrit mė 22.10.2007

Komisioni 20
Komisioni hetimor pėr shkarkimet nė Administratė
Komisioni hetimor pėr shkarkimet politike nė administratėn publike. U drejtua nga opozita, me kryetar Blendi Klosin dhe u ngrit mė 04.05.2006

Komisioni 21
Komisioni hetimor pėr pasuritė e zyrtarėve
Komisioni hetimor pėr verifikimin e pasurive tė zyrtarėve tė lartė tė shtetit. U drejtua nga Bujar Nishani dhe u ngrit mė 18.09.2006

Komisioni 22
Komisioni hetimor pėr pėrgjimet
Komisioni hetimor pėr pėrgjimet ndaj zyrtarėve tė lartė i kėrkuar nga PDK-ja. U drejtua nga Jak Ndokaj dhe u ngrit mė datėn 01.11.2007

Komisioni 23
Komisioni hetimor pėr Kryeprokurorin Sollaku
Komisioni hetimor i dytė pėr hetimin e Kryeprokurorit, u kėrkua nga mazhoranca dhe u drejtua nga Ferdinand Xhaferri. U ngrit mė 25.10.2007

Komisioni 24
Komisioni hetimor pėr Edi Ramėn
Komisioni hetimor pėr veprimtarinė e Edi Ramės si kryebashkiak. U drejtua nga deputeti i PD-sė, Ferdinand Xhaferri, dhe u ngrit mė 23.04.2009

Komisioni 25
Komision Hetimor pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009
Komisioni hetimor pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009 u miratua mė 19 mars 2010. Ky komision u bė vetėm me votat e mazhorancės, ndėrkohė qė ishte kėrkuar nga opozita. Qė nė fillim ėshtė i destinuar pėr tė dėshtuar duke parė qė pala qė kėrkon hetimin e zgjedhjeve nuk merr pjesė. Kryetari i takon opozitės ndėrsa nėnkryetar do tė jetė Ilir Rusmali i PD.

"Tirana Observer"