Ne duam qetesi, respektim te shtetit dhe te institucione te saj, por nga ana tjeter duhet edhe aksioni politik, sepse eshte e vertete se ne Shqiperi ka shume hallka te shtetit qe nuk punojne mire dhe kete e ve re çdo qytetar i vendit.
Shqiperia ka nevoje per levizje, per ndryshim, sepse nuk ka kuptim nje shoqeri demokratike pa opozite, pa alternativa. Priten alternativa ndertuese e jo shkaterruese dhe skllaveruese per jeten dhe lirite individuale dhe kolektive.
Une mezi pres ne alternative te re , qe do te shpejtonte proceset e forcimit te shtetit ligjor, te funksionimit te institucioneve, te gjallerimit te ekonomise, te shtruarjes para publikut te nje programi qe ul papunesine etj.
Deri sot ende nuk me ka zene syri apo veshi diçka te tille.
Kjo vlen dhe per PD si motori i levizjeve demokratike ne Shqiperi. Ajo parti duhet te nxjerre mesime nga ngjarje te tilla, duhet te analizoje te gjithe veprimtarine e saj ne çdo qelize, duhet te afirmoje nje brez te ri lidershipi te afte per te qene nje shtet i respektuar ne Europe.
Krijoni Kontakt