Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Mos e nënçmo veten!

    Mos e nënçmo veten


    O ti shok i shtratit, me gjumë e ke tepruar! Ta dish se pas kësaj jete ka gjumë edhe më të gjatë, për ata që në këtë jetë s’kan punuar!

    Edhe të jeshë e bardhë si bora, nuk i shpëton gojës së keqe !

    Ja Allah, më lër të të dua ashtu siç e meriton Ti, dhe më bëj të të kem frikë ashtu siç e meriton Ti.

    Shuaj flakët e urrejtjes nga zemra, duke falur çdokënd që të ka lënduar.

    A e do egon tënde, krenarinë dhe fisnikërinë tënde?
    Mesazhi im sot është: Mos e nënçmo veten.


    Nëse do që të gjesh atë që ke ëndërruar gjithë jetës, atëherë beso në atë që meriton...

    "Jeta është si një lumë, të përplas nëpër të gjitha brigjet e fatit dhe në fund të hedh në detin e vdekjes. E prej aty vazhdon në bazë të asaj se çka ke vepruar dhe punuar atë edhe ke fituar.''

    Më trego një mik që pranon të qaj me mua, se ata që duan të qeshin i gjej vet.

    A e din sa keq është kur nuk mund ta tregosh brengën...

    - Të mbesin fjalët në gjysëm...
    - Thua - "Unë" dhe ndalesh,
    - Thua - "Ti" dhe qan…

    Kur "heshtja flet" dhe "Pse-ja" mer përgjigje, muret e armiqësive thejnë themelin e tyre!!!

    Kurr mos thuaj ''O jet më munde'', nëse një her gabove nuk don të thotë që humbe.

    "Për mikun jam gati ta bëj shpinën urë! Mjafton që mbi mua të kalojnë këmbë që mbajnë zemër të pastër."

    Nderin që i bën tjetrit shkruaje në rërë, nderin që të bën tjetri gdhënde në gurë.

    Heshtja është urtësi, përmbajtja nga të folurit është siguri dhe fshehja e brengave është pjesë e lumturisë.


    Të jesh në humor nuk do të thotë patjetër të jesh i lumtur?!

    Pasi nganjëherë ke nevojë të qeshësh, të bësh shaka, vetëm për të mos ndjerë se brenda ke dëshirë të qash!

    Ndonjeher lotët që nxjer jasht, më ndihmojnë të lehtësoj dhimbjen që kam brenda!

    Kur ke të drejtë, askush nuk e mban mend. Kur gabon, askush nuk harron.

    (Mos beso në njerëz shumë ...
    mos duaj shumë ...
    mos shpreso shumë ...
    sepse ajo "shumë" ...
    një ditë mund të të lëndojë shumë…)


    Pa shoqëri askush s'do dëshironte të jetojë, edhe po të kishte gjitha të mirat tjera.

    Sa vështirë është të mos e kuptosh tjetrin, por edhe më vështirë është kur të tjerët nuk të kuptojnë ty...!

    Burri që trajton gruan e tij si princeshë, është prova që ai vetë është rritur nga një mbretëreshë.

    Të heshtësh nuk do të thotë se nuk di asgjë, por vetëm se nuk ke asgjë për të thënë!!

    I moralshmi hesht nga morali i tij, kurse i pamoralshmi mendon se e ka heshtur te moralshmin .

    Gjithmonë mundohem të mos i lëndoj njerëzit, por në fund janë ata që më lëndojnë mua.

    Zhgënjehemi nga ata që besojmë më shumë,
    injorohemi nga ata që mendojmë më shumë dhe
    vuajmë nga ata që duam më shumë...

    - Rregulli i parë: Megjithatë buzëqesh,

    - Rregulli i dytë: Dashuro me zemër,

    - Rregulli i tretë: Mos tradhto edhe nëse të kanë tradhtuar

    - Rregulli i katert: Nese te tradhtojne kujto rregullin kur të tradhtojnë kujto dhe zbato prap rregullin e parë…


    Nuk kam kohë të urrej ata që më urrejnë, sepse jam shumë e zënë duke dashur ata që më duan!



    Sa do doja që ky buton të ekzistonte edhe në jetën reale ndonjehere…

  2. #2
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Me pelqej shume.
    Edhe pse as 20%i kesaj qe eshte e shkruare nuk ekzistone
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  3. #3
    Shume e bukur!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Shume domethenese dhe e qart per ata qe mendojen!
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •