Perderisa PD ja po qeverise dhe eshte partia me e madhe ne vend atehere del qe gabim e kane pasur ata qe e leshuan PD ne dhe jo PD ja, keshtu qe ta vazhdojne rrugen e vet ata nese e kane pasur mire.
Perderisa PD ja po qeverise dhe eshte partia me e madhe ne vend atehere del qe gabim e kane pasur ata qe e leshuan PD ne dhe jo PD ja, keshtu qe ta vazhdojne rrugen e vet ata nese e kane pasur mire.
Po por vetem me nje prokure te posacme qe deleguesi do t'i dergonte te deleguarit dhe ne kete prokure te theksohej gjithashtu edhe subjekti politik per te cilin deleguesi udhezonte te deleguarin te votonte,kjo prokure mundesisht ti bashkangjitej fletes se votimit(megjithese ne kete menyre do te cenonte fshehtesine e votes)...
rasti me i fundit nikolas geixh miku i berishes,,,
kerkon tokat greke ne shqiperi,,,
dhe sali rrumpalla nuk flet po e takon neper ministrira,,,
ndaj nuk jemi me njerez qe shesin kombin,,atdheun,,dhe qe nderrojne idealet dhe lekuren si kameloene,
Sali Berisha ashte i pari qe e votuan shqiptaret
Poshte enveristet qe doin me ja dhurue serbise dhe grekut tokat shqiptare !
Rexhep Balidemaj eshte miku i Sales e jo Fazliqi.
P
Si e spjegoni qe gjate ketyre viteve komunisteve dhe banda e tyre me emra te # si spartak, prec etje... vazhdon tu mbetet ne goje vetem Sali Berisha?
Sepse vetem ai nuk po thyhet, ai eshte nje nga te paktet qe u fut ne eskalionin e Demokracise dhe e forcon ate cdo dite me durim dhe me kokefortesi perj malesori te bjeshkeve.
Po si nuk i iriton shqiptaret ajo klithma prej kukuvajke e Spartak Ngjeles ..." qe 13 mije te vrare do te lene...etje " (nuk ja vlen as te citohen)
Si mund te genjehen te varferit njerez...nuk ka rendesi se nga cila ngjyre rrjedhin, derivojne, si mund te perserisin gabime te tmerrshme perseri...
Kur shkon ne varrezat e qytetit te Vlores...gjen varre te rinjsh te vrare ne 1997.
Kush i vrau?
Vrane njeri tjetrin, ne gjuhen e mafias duhet thene...pastruan njeri tjetrin me urdher nga klanet socialiste.
Dhe sot e njejta gje? Po kot a kane sepse USA ua ka bere gati shuplaken e shperberjes.
elsa vrana
ēdo levizje enveriste ka per qellim shkatrrimin shqiptar.
Me e keqja eshte qe shiten kinse patriota per mbrojtjen e qeshtjes madhore,a eshte e kunderta e ketyre ogurezinjeve.
Ra Sali Berisha e shpetoi qeshtjen shqiptare.
Tjeret bejne tregeti me tokat shqiptare e fajet ja mveshin KRYEMINISTRIT.
ēdo patriote qe vritet per qeshtjen kombetare thone se ka qen ne levizjen enveriste.Keta vetem serbisht kur u bertete shukatin dhe e shtijn koken per fundi bishtit !
Pėr t’i dhėnė konsullit grek tė Korēės, diplomatit ultra-nacionalist Thodoros Ikonomu, pėrgjigjen qė zyrtarisht duhet t’ia jepte sė pari kryeministri shqiptar Sali Berisha nė lidhje me deklaratėn e tij tė hapur publike me motiv “luftė pėr Vorio-Epirin”, po sjellim nė kujtesė 3 qėndrime tipik shoviniste, tė klerikėve, politikanėve e zyrtarėve tė lartė grekė nė lidhje me kėtė ėndėrr banale.
1. Nė ditėn e funeralit tė Kryepeshkopit Grek tė Konicės, Sebastianos, mbi varrin e tij u lexua ky amanet i lėnė prej tij: Luftoni pėr Vorio-Epirin. Po e fituat, mė rivarrosni brenda tij.
2. Nė prill tė vitit 1994, ish-Konsulli Grek nė Gjirokastėr Hristos Jakovus, nisi hapur diversionin deri edhe fizik (ndėrhyrja ushtarake nė Peshkėpi), pėr tė shpallur jugun shqiptar si tokė helene dhe popullatėn e kėsaj zone, si popullsi etnike greke, deri sa u shpall person “non grata”, por qė vetėm 4 muaj mė pas u riktheu pėrsėri nė Shqipėri, me “dekret extra”, tė presidentit Sali Berisha.
3. Nė shtator 2000, nė agjencinė maqedonase tė lajmeve “Macedonia Press”, ish-Ministri Grek i Mbrojtjes Akis Xohaxopullos, deklaroi: “…Lidhur me tė drejtave e grekėve etnikė nė Shqipėri, do tė veprojmė siē vepruan shqiptarėt nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqip-folėsve tė Kosovės”.
Tre ditė mė parė, ky diversion i hapur dhe agresiv grek u thellua akoma mė ashpėr e mė hapur, prej Konsullit Grek dhe dy deputeteve grekė nė Korēė, tė cilėt i bėnė thirrje shqiptarėve nė tė gjithė Shqipėrinė qė tė regjistrohen nė etninė greke sepse “janė grekė”. Pėrballė kėtij diversioni etnik e territorial ndaj Shqipėrisė, kryeministri Sali Berisha, ky “patriot i madh”, po vazhdon tė heshtė, sikur thirrja greke pėr copėtim dhe ē’kombėtarėzim tė Shqipėrisė tė jetė bėrė rrėpirave nė malet e Pindit, apo nė ēadrat e plazhit nė Peleponez e jo brenda nė Shqipėri. Ndoshta edhe kjo thirrje nuk mund tė jetė pa njė “firmė” tė “Sali Atdhetarit” si nė rastin e Paktit Detar. Por nėse hesht kryeministri ynė pazarxhi me interesat kombėtare, nuk mund tė heshtim ne.
Dyshtetėsia greke e hedhur nė qarkullim 4 vite mė parė, pas takimit tė anti-shqiptarit grek Nikolas Gaixh ne selinė e PD, me kryeministrin pro greko-serb Sali Berisha, kaloi si “pa u vėnė re” nga qeveria dhe shteti shqiptar. Kjo po ndodh edhe nė rastin e deklaratės shoviniste tė Konsullit Grek tė Korēės. Nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė kuptohet tashmė se kjo fsheh synimin pėr Vorio-Epirin, tė cilin grekėt e synojnė pėr ta aneksuar nga Shqipėria, megjithėse nuk kanė as gjurmė kalimi si muhaxhirė nė kėto troje. Ne duhet tė pėrballemi pa asnjė tolerancė me rrezikun evident grek, qė vazhdon t’i kanoset Shqipėrisė prej politikės diversioniste me pėrmbajtje uzurpuese, kėtė radhė me “politikėn e regjistrimit etnik”. Ne shqiptarėt gjendemi aktualisht tė tradhtuar dukshėm e bindshėm nga qeverisja “Berisha”, e cila si nė shumė raste qėndrimesh anti-shqiptare greke, po e miraton kėtė sulm anti-kombėtar me heshtje tė plotė. Tani na mbetet vetėmbrojtja jonė si popull dhe mbėshtetja prej faktorit ndėrkombėtar jashtė europian, qė nė mėnyrė tė plotė e pa asnjė rezerve tė zmbrapsė kėtė ekspansion ēkombėtarizues e territorial tė Shqipėrisė, qė mendoj se bėhet me dy synime: Harresa e “Problemit Ēam” dhe avancimi i strategjisė pėr Vorio-Epirin. Grekėt vazhdojnė t’u bien sirenave tė aneksimit tė Epirit. Ne u themi: EPIRI ESHTE SHQIPERI, madje edhe me poshtė Veri-Lindjes sė Greqisė. Konsulli Grek nė Korēė vazhdon “vijėn” e tė ashtuquajturit “Kongresi Grek i Vorio-Epirit”, organizuar 8 vjet mė parė nga shoqata “Omonia”. Po i rikthehemi “tezave anti-shqiptare” tė atij “kongresi shovinist”, pėr faktin, se ajo “vijė” po konkretizohet nėn “hundėn” e Kushtetutės Shqiptare. Kemi pranimin, madje ligjin e inicuar e firmosur nga kryeministri Sali Berisha, i cili siē dihet, qė prej vitit 1992 e nė vazhdim, me ligje anti-shqiptare ka lejuar vetėdeklarimin e ekzistencės numerike tė minoritetit dhe lejimin qė minoriteti grek, tokat e dhėna me ligjin 7501 t’i regjistrojė si troje greke!
Ligji “Berisha” pėr regjistrimin e popullsisė shqiptare me vetėdeklarim tė etnisė dhe thirrja e Konsullit Grek tė Korēės janė nė unison tė plotė dhe janė pasqyra e platformės sė “Kongresit Grek tė Voriro-Epirit” pėr tė aneksuar gjysmėn e trojeve etnike shqiptare prej Greqisė.
Zoti kryeministėr, nėse nuk je pjesė e kėtij akti anti-kombėtar me pėrmbajtje “tradhti tė lartė ndaj Atdheut”, dil publikisht nė mbrojtje tė atdheut, largo nga Shqipėria Konsullin shovinist grek tė Korēės dhe tė “bekuarin” tėnd Anastas Janullatos, me motivin: Pėr propagandė e veprimtari anti-shqiptare me objekt cenimin e integritetit territorial dhe tė identitetit kombėtar”. Nė rast tė kundėrt zoti kryeministėr i Shqipėrisė, Sali Berisha, po tė kujtojmė se EPIRI, qė nė “gurė tė parė tė themelit” tė tij “flet” vetėm shqip dhe asnjė rrokje greqisht.
Nuk do tė ndalemi, as tek karakteri migrator i “minoritetit grek”, i pranuar prej Shqipėrisė. As pėr faktin qė ky minoritet nuk asnjė lidhje me konceptin “Epir”, “epiriot”, apo “vorio-epiriot”. Po evidentojmė disa momente.
Pėr popullsinė e Epirit, burimet historike flasin pėr tė kundėrtėn e tezės greke, tė formuluar shumė vonė. Kėto burime e veēojnė kėtė popullsi dhe e konsiderojnė jo greke. Qė nė shek. V, tek “Lufta e Peleponezit”, Thuqididi flet pėr “barbarė” qė morėn pjesė si aleatė nė kėtė luftė. Ai pėrmend fiset e kaonėve, thesprotėve, mollosėve, antiniatėve, paranejve, tė cilėt ashtu si dhe maqedonasit i dallon qartė prej ushtrive tė tjera greke, qė morėn pjesė nė betejat e Peleponezit. Dhe dihen tashmė vendbanimet e kėtyre fiseve, qė ishin pėrkatėsisht ato tė Epirit. Pėrmendim Strabonin e shekullit tė I-rė (p.e.s), i cili pėrkufizon se “Popullsia e Epirit, Ilirisė dhe Maqedonisė flasin tė njėjtėn gjuhė, madje, edhe flokėt i presin njėlloj.
Burime tė tjera na njohin me udhėheqės tė shquar tė kėsaj treve si Pirro i Madh apo “Aleksandri i Epirit”, pėr tė cilėt askush deri sot nuk ka guxuar tė thotė se u pėrkasin grekėve. Kjo popullsi mė pas, nėn Perandorinė Romake u pėrcaktua si “popullsia e Epirit”. Ndėrsa nė veri tė saj, deri na afėrsi tė Shkodrės kemi provincėn e “Epirit tė Ri”, qė kufizohej me provincėn e Prevalitanisė, qė pėrfshinte bregun perėndimor tė Adriatikut, nga Shkodra deri nė Veri, pėrgjatė bregdetit Dalmat, tė banuar nga fise ilire. Kėto tre provinca romake, bashkė me Dardaninė pėrbėnin ndarjet administrative tė Ilirisė e tė ilirėve qė popullonin thuajse gjithė gadishullin Ballkanik. Po pėrmendim Kantakuzinon, kur shkruan: “Kur princat italianė Orashinėt, mashtruan vendasit pėr tė grabitur dhe nėnshtruar territoret e Despotatit tė Epirit, shumė shqiptarė tė cilėt kishin organizuar rezistencėn pėr lirinė e vendit tė tyre, iu ngjitėn maleve tė Pindit dhe zbritėn nė anėn tjetėr tė tyre nė Thesali”. Pra, Kantakuzino, despotatin e Epirit e konsideron atdheun e shqiptarėve.
Pėr pėrkatėsinė e Epirit-shqiptar, flasin dhe dokumentat e kohės sė perandorisė Turke, tė cilat shtrihen mė tej Epirit, duke pėrcaktuar popullimin prej shqiptarėve, tė trevave tė tjera tė Greqisė, si Peleponezi e Thesalia, pa folur pėr shqiptarėt e Pashallėkut tė Ali Pashė Tepelenės, tė cilėt popullonin gjithė Epirin, deri nė Peleponez, Atikė e Beoti. Vetėm nė shekullin e 20-tė, ku pjesa mė e madhe e Epirit kaloi nėn sundimit administrativ tė Greqisė, prej atyre trevave u larguan me dhunė, mijėra shqiptarė ēamė tė pėrkatėsisė myslimane. Gjithashtu, shteti grek ushtroi presion tė madh asimilues pėr pjesėn tjetėr tė popullsisė shqiptare tė besimit ortodoks, qė jeton edhe sot nė trojet e veta stėrgjyshore.
Nė tė gjitha kohėt, Epiri dhe epiriotėt janė konsideruar “popullsi shqiptare” nė trevat e veta. Shpesh, emėrtimet me origjinė nga kėto treva, morėn karakter pėrgjithėsues pėr arbėrit e mesjetės, duke revokuar kujtesėn historike tė lavdisė dhe madhėshtisė sė paraardhėsve tė tyre epiriotė. Skėnderbeu konsiderohet si pasardhės i denjė i Pirros dhe i “Aleksandrit tė Epirit”. Kėshtu, nė kronikat dhe materialet me karakter historik tė periudhės sė Skėnderbeut dhe prijėsve shqiptarė, si Arianitėt dhe Muzakajt, cilėsoheshin si “epiriotė”, ndėrsa Arbėria cilėsohej “Epir, apo Maqedoni”. Edhe pse nė konceptin e ngushtė gjeografik, Epiri pėrfshin trevat nga jugu i Vlorės deri nė Gjirin e Artės, koncepti i Epirit ėshtė pėrdorur gjerėsisht dhe pėr treva shumė mė tė gjera, sepse nė to, referuesit nuk shihnin ndonjė dallim pėrkatėsie.
Nė shekullin e 20-tė, popullsia dhe trevat e Epirit, janė pėrdorur e janė drejtuar nga njė pushtet grek. Deri nė kėtė kohė, asnjė pushtet i tillė nuk ka ekzistuar mbi Epir. Nėse do t’i referoheshim periudhes pararomake, gjejmė vetėqeverisje tė fiseve epiriote dhe prijės qė kanė zbatuar kėtė organizim. Mjafton tė kujtojmė Lidhjen Mollose, Pirron e Epirit, “Aleksandrin e Epirit”. Por nė asnjė rast, sado i shkurtėr qoftė nė kohė, nuk kemi qeverisje me pėrkatėsi greke. Edhe nė periudhėn e pushtimit Romak, apo mė tej tė atij Bizantin, administrativisht, kemi nėndarje qė dallojnė me ato greke, nga mėnyra e organizimit dhe e qeverisjes. Nė njė periudhė tė shkurtėr, kemi zotėrimin e Karl Tokos, (edhe ky aspak grek) mbi kėto treva.
Pas vitit 1830, ku u formua bėrthama e shtetit grek, kufijtė e tij ishin shumė larg nga ato tė Epirit. Nė bisedimet apo traktatet e fuqive tė mėdha tė asaj kohe, Shteti Grek, vetėm nė fillimet e shekullit tė 20-tė, duke shfrytėzuar dobėsitė e Shtetit Shqiptar, guxoi tė fliste pėr pretendime mbi Epirin. Deri nė dekadėn e dytė tė shekullit tė 20-tė, Lėvizja Kombėtare Shqiptare kishte baza tė forta nė Epir, me klube, shkolla shqipe e aktivitete tė tjera, tė gjitha tė inkuadruara nė Lėvizjen e Unifikuar Kombėtare Shqiptare.
Nė optikėn e studiuesve, udhėtarėve, albanologėve e gjuhėtareve tė huaj, njėsia e Epirit shihet si njėsi shqiptare dhe asnjėherė nuk ėshtė folur pėr pėrkatėsi greke tė Epirit. Nėse do t’i referoheshim hartave etnografike e demografike tė periudhės intensive tė pėrcaktimeve dhe konfigurimeve tė kombėsive nė Ballkan, atyre tė shekullit 19-tė, do tė vėrejmė se dhe idhtarė tė helenizimit e tė sllavizmit, nuk ka tentativa pėr tė paraqitur Epirin si krahinė greke. Pėr ilustrim, mund tė pėrmendim hartėn etnografike tė francezit G. Lejean, tė vitit 1861, e cila paraqet hapėsirė tė pastėr shqiptare, deri nė Artė e Prevezė (nė perėndim tė Epirit) dhe nė drejtim tė juglindjes, deri nė Trikallė. Ndėrsa harta etnografike e Mirkoviēit e vitit 1867, pasqyron hapėsirė krejt tė pastėr shqiptare, deri nė Istmin e Korinthit, deri nė Trikallė, si kufi lindor.
Nė dokumentet e historisė, Epiri dhe popullsia e tij paraqiten tė pastra, me pėrkatėsi shqiptare e pa asnjė pikėtakimi me grekėt. Ndėrsa teza greke pėr pėrkatėsinė greke tė Epirit, ėshtė pa argumente. Natyrisht qė njė pjesė e popullsisė sė Epirit, ka patur dhe ka pėrkatėsi fetare ortodokse dhe nė mėnyrė qesharake, kjo ėshtė e vetmja pikė ku grekėt ngulmojnė pėr tė “vėrtetuar” tezėn e tyre mjerane. Por grekėve ėshtė me vend do t’u kujtojmė, se besimi ortodoks shtrihet deri nė stepat e largėta tė Rusisė, tepėr larg grekėve.
Epiri ka ekzistuar shumė herėt si degė e trungut tė madh iliro-shqiptar nė tė gjitha kohėrat, madje qė nė antikitet, ku ka lėnė gjurmė si njė njėsi e dallueshme prej grekėve tė hershėm, apo tė vonshėm. Madje kėta tė fundit, janė tepėr tė dyshimtė pėr trashėgiminė e tyre spekulative, tė pretenduar e tė pėrvetėsuar mė pas.
Nėse grekėve, me skemėn diversive tė radhės pėr tė future nė kthetra “Vori-Epirin”, ashtu siē po bėhet thirrje publike, duke pėrdorur pretekstin “e mbrojtjes sė minoritetit grek”, atėherė nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse kėtyre grabitqarėve historikė tė Ballkanit, tė cilėt i kanė dalė padrejtėsisht pėr zot madhėshtisė dhe Atdheut tė Helenėve Antikė, t’u kujtojmė fjalėt e Leonidhės, qė ata pretendojnė se e kanė tė vetin, drejtuar Darit tė persėve: “MOLLON, LLAVE!”, pra “HAJDENI, TA MARRNI!”.
Krijoni Kontakt