Jam duke eksperimentuar me nje mikrotik pasi kam kushtet (2 linja adsl) per te futur keto dy linjat ne mikrotik.
Kam konfiguruar te dy kartat wan dhe karten Lan, cdo gje ka shkuar perfekt. Perfundimi eshte qe une tashi mar internet me njeren nga linjat dhe ne momentin qe kjo linje bie atehere pas disa secondash hyn ne pune linja tjeter. Por une nuk kam aritur qellimin tim me kte eksperiment dhe vendosa te kerkoj ndihme ktu.
Qellimi im eshte qe te dyja linjat te funksionojne njekohesisht duke i percjelle rrjetit Lan ( 50 pc ) internetin e te dyjave njeheresh.
Pra une dua qe nqs ne rrjet eshte i nevojshem ne momente te caktuara dhe po perdoret nje trafik prej 8 Mb/s, dua qe ky trafik te vi nga te dyja linjat 4mb/s njera dhe 4mb/s tjetra.
Si konfigurohet mikrotiku per kte rast ?
Krijoni Kontakt