Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Question E "Treta" nuk eshte larg:

    perSHENDETje
    Kete teme miqt e mi nuk po e hap per te ekspozuar mendimet e mia pesimiste por qe se bashku te shofim se ku po shkon kjo Bote. Nuk do zgjerohem ne shpjegimin e shkaqeve qe mund te sjellin te "Treten" (luften e trete boterore) kete gje do t'a leje ne doren tuaj, ku mund dhe te mos jeni ndakort me mendimin qe e "treta" mund te ndodhe dikur. Saper pasojat e nje Lufte te Trete Boterore nuk ka nevoje te flasim. Anjshtanji ka thene: "nese do kete lufte te trete boterore, e katerta do behet me gure".

    Sot ne mesimin "drejtesia nderkombetare" po mundoheshim te gjenim se sa shtete ne bote jane ne gjendje lufte, ose me mira cilat jane "krizat nderkombetare". Vetem nga mesimi i sotem dolen ne pah keto "kriza":
    # ne Lindjen e Mesme
    -Israeli me Palestinen
    -Israeli me Sirine
    -Israeli me Irakun
    -Iraku me Iranin
    -Iraku me Sirine
    -Iraku me Kuvajtin dhe Arabine Saudite
    # Ne Azine qendrore
    -India me Pakistanin
    #Ne Azine Jugore
    -Kina me Tajvanin
    #ne Afrike
    -luftrat civile te Afrikes Qendrore
    -Maroku me Spanjen
    -Maroku me Mavritanine
    #ne Europe
    -Kroacia me BOsnjen dhe Sllovenine
    -Kosova me Serbine dhe Maqedonine
    -Armenia me Ajzerbaxhanin
    -Greqia me Turqine
    #Krizat e SHBAs
    -SHBAja me Irakun
    -SHBAja me Iranin
    -SHBAja me Libine
    -SHBAja me opoziten ne Afganistan
    -SHBAja me Koren e Veriut
    -SHBAja me Sudanin dhe Somaline
    # kriza te tjera
    -Rusia me Japonine (per ishujt e Siberise)
    -Kriza e Cecenise
    -Anglia me Argjentinen (per ishujt Fockland)
    - Ceshtja e Irlandes
    (sqarim... :krizat nderkombetare nuk do te thote patjeter lufte, por per zgjidhjen e tyre kerkohet gadishmeria e ushtrise)

    Shumica e ketyre krizave jane shfaqur mbas renjes te sistemit dypolik dhe nje "nxitje e vogel" mund te shkaktoj luften. Padyshim ekzistojne edhe shume "kriza" te tjera.
    Problem i madhe eshte edhe ritja e varferise ne te gjithe boten, e cila sjell luftera.
    Pres pergjigjet tuaja!

    falemiNDERit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    E pohoj plotesisht theninen e Anjshtanjit. Ne jemi drejt saj, biles me teper e ka shpjeguar Khalid duke sjelle ketu disa knofliktet me te medhaja qe egzistojne sot ne bote.

    Gjithashtu shtoj se konflikte te tilla gjithnje ka pasur bota, biles edhe me shume. Kupa po mbushet dhe asnje nuk po duron dot me.

    Mendoj se nje nga shkaqet per kontraditat midis ketyre shteteve eshte globalizimi.

    Gjelperat nuk vien maje me maje, prandaj njera duhet ta uli koken!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Perpara se te kete "lufte te trete boterore", duhet te kete nje shkak per lufte dhe dy pale qe ta luftojne ate. Pyetja ime per ju eshte:

    Kush eshte ai shtet qe ia mban te vihet perballe ushtrise amerikane, superfuqise se vetme te botes?

    Pergjigjia eshte asnje, prandaj harrojeni luften konvencionale. Nese lufta e trete do te jete nje lufte alla-terorizem, ku preken interesat e te medhenjve, (rasti i 11 shtatorit), atehere nuk do te kemi lufte te trete boterore por do te kemi ushtrim te pakontrolluar force nga SHBA, qe do te thote se perdoren dhe armet jo konvencionale si nukleare, bio-kimike etj. Shembulli per kete eshte Hiroshima qe eshte i ngjashem me aktetet teroriste te Al-Qaeda.

    Kur miu i kafshon veshin luanit ne gjume, luami ulerin, e shkund koken dhe e shkel me putren e tij miun te cilit i dalin zorret ne shesh. Kafshet e tjera qe e shikojne kete skene, nxjerrin mesimin qe luani eshte i paprekshem dhe mbret i kafsheve te pyllit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    O Albo "miu" per fat te keq sot nuk luan te njejtin rol, psh. ne qoftese ne konfliktin SHBA-Kore e Veriut , "miu" eshte Koreja nuk do te thote se do jet e lehte mundja e saj se mos haro qe Koreja ka fuqi berthamore. Sot ne bote ekzistojne mbi 20 shtete qe kane fuqi berthamore dhe numri i tyre po shtohet dramatikisht, disa nga keto shtete jane : SHBA, Franca, Anglia, Kina , Rusia, India, Pakistani, Izraeli, Tajvani, Koreja e Veriut, Kanadaja etj. (shume vende prej ketyre ndodhen ne konflikt).Imagjino sikur ne nje nga keto vende te dal nje udheheqes "i cmendur". Ne luften berthamore nuk ka nevoje qe te marin pjese te gjitha shtetet vetem dy shtete te bejne lufte berthamore "do behet hataja". Prandaj duhet kujdes i madh me luftrat lokale.
    falemiNDERit

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Khalid, armet nukleare me rreze te gjate veprimi (nderkoninentale) i kane vetem SHBA dhe Rusia. Vendet e tjera kane arritur te prodhojne raketa me rreze te vogel ose te mesme veprimi qe cenojne sigurine rajonale me shume se ate Amerikane.

    Nga ana tjeter, SHBA ka 20 vjet qe investon per te ndertuar nje sistem antibalistik dhe eshte ne fazat e testimit dhe dislokimit ne Alaske. Nuk eshte sistem perfekt, por me kohen do te nxjerri jashte loje edhe garen nukleare te shteteve te vogla.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    Albo thua se SHBA eshte i vetmi shtet ne bote superfuqi !Mendoj se po te ishte e vertete athere nuk do te ishte frika e nje lufte te TRETE .Por per mendimin tim kjo dite eshte shume e afert.Rusia nuk vete me mbas SHBA ne forcen ushtarake KINA nuk eshte fuqi e vogel,po ashtu edhe GJERMANIA .Mos te harrojme se SHBA ne VJETNAM nuk beri ndonje gje qe te dukesh fuqia e saj prej LUANI.
    Megjithate gjerat nuk jane ashtu si na i tregojne neve nepermjet shtypit apo tv.E kemi menduar ndonjehere se PLANETI yne po mbipopullohet dhe pa nje lufte TE TRETE nuk mund te pakesohet popullsia?

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Do ishte gabim i madh ne qoftese do kerkonim qe bota te udheheqet vetem nga nje superfuqi , ne rastin tone nga SHBAja sepse kjo do kishte si pasoje skllaverimin e popujve ne interesat e nje shteti. Dhe sot pak a shume nje gje e tille po ndodhe. Sistemi boteror duhet te ket me shume se dy superfuqi (deri sa OKBja nuk po luan rolin qe duhet) per shkak se nese nje shtet "keqtrajtohet" nga nje superfuqi te perkrahet nga nje superfuqi tjeter. Gjate Luftes se Ftohte , gjendja e Botes ishte me e mire ,nga cdo aspekt, OKBja e luante me mire rolin e saj vendet e Botes se Trete nuk vdisnin per buke se ne qoftese i "haronte" SHBAja i "kujtonte" BS dhe anasjelltas. Sot cfare ndodhe ?? Ose je me SHBAn ose do "vdesesh". Dhe luftrat lokale qe shpesh'here shtyen nga SHBAja jane shtuar jashte mase.falemiNDERit

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Ju po me flisni se si duhet te jete bota, kur une po ju flas se si eshte bota sot. Superfuqia e vetme e botes, SHBA, nuk po "keqtrajton" asnje shtet pasi gjithe shtetet me te zhvilluara te botes jane krijesa e bijeza te saj: Gjermania? Franca? Japonia? Italia?

    Ne maredheniet nderkombetare nuk sundon thjeshte SHBA por interesat anglofone ne te cilat hyn edhe Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe me bijezat e saj Australi, Kanada. Keta sundojne jo se u rra pushteti nga qielli, por se e kane fituar ate me gjak. Amerikanet kane dhene jeten e tyre per te cliruar Francen dhe mbare europen gjate luftes se II Boterore, kane investuar per ringritjen e ketyre vendeve te shkaterruara te pas luftes, dhe te gjitha keto i ka bere jo se kish ndonje detyrim, por se beson siguria dhe paqia ne bote mbillet pikerisht duke ndare te njejtat vlera dhe principe demokratike qe populli amerikan ndan.

    Amerikanet ndertojne cdo komb qe i shpallin lufte dhe kete nuk ua thote Albo por historia. Shembujt me te mire jane Gjermania, Japonia, Italia, Korea e Jugut qe sot rradhiten ne 7 vendet me te industrializuara te botes.

    Nese SHBA mbron sigurine dhe lirine e gjithe sistemit qe kane ngritur nga kercenimi terrorist, vendet europiane mbrojne linjen e tyre te vjeter ideologjike, ku ish-komunistet thjeshte perfitojne nga cdo shans qe u krijohet per te shprehur impotencen dhe urrejtjen e tyre te vjeter ndaj "imperializmit-amerikan". Anglezet thone: "Qeni qe leh nuk te kafshon" kurse une ju them se europianet lehin pasi nuk kane dhembe te kafshojne. Kjo eshte e vetmja gje qe dine te bejne.

    Nese do te kete nje lufte te III boterore, ajo do te lindi pikerisht atu ku linden dhe dy luftrat e para. Eshte e veshtire per pleqte europiane te heqin dore nga huqet e tyre shekullore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Postuar mė parė nga Albo
    [

    Amerikanet ndertojne cdo komb qe i shpallin lufte dhe kete nuk ua thote Albo por historia. Shembujt me te mire jane Gjermania, Japonia, Italia, Korea e Jugut qe sot rradhiten ne 7 vendet me te industrializuara te botes. [/B]
    O Albo sa mire do ishte te na shpall lufte dhe neve Amerika, se kemi gjithktovjet qe s'po bejme hajer, po na vrau gjysmen mbase do rregullohemi.

    Populli qe u vra me shume ne Luften e 2 Boterore ishin Sovjetiket afersisht 20 milion te vrare.
    Dhe gjendjen e sotme te botes e kam pershkruar me mire ne fillim te kesaj teme.
    perSHENDETje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •