Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Arrow Shërbimi ushtarak në Shqipëri

    Komisionet parlamentare nisin diskutimin e ligjit për shërbimin e detyruar ushtarak

    Kuvendi do rikthejë zborin
    Rezervistët, do stërviten një javë në vit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Erl Murati

    TIRANE

    Shërbimi ushtarak në rezervë apo zbori do të jetë i detyrueshëm për çdo person që ka mbushur moshën 19 vjeç. Katër deri në shtatë ditë në vit secili shtetas do të kthehet në ushtar. Ky projekt po shqyrtohet këto ditë në Komisionin parlamentar të Ligjeve dhe do të miratohet javën e ardhshme në Kuvend.

    Kohëzgjatja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të vazhdojë të jetë 12 muaj. Çdo shtetas shqiptar, nga 19 deri në 27 vjeç, është i detyruar me ligj që për një vit të kryejë shërbimin ushtarak. Kush refuzon ta bëjë këtë, herën e parë do të marrë një gjobë nga 3 mijë deri në 30 mijë lekë dhe, nëse e përsërit refuzimin, atëherë do të procedohet penalisht.

    Afati
    Anëtarët e komisionit të ligjeve, Arian Starova dhe Taulant Dedja, propozuan dje që shërbimi ushtarak të ulet nga 12 në 9 apo 10 muaj. Por këto propozime u hodhën poshtë nga komisioni, me shumicë votash. "Ju po ktheni zborin, kështu. Të hiqet zbori ushtarak", iu drejtua Dedja komisionit të ligjeve. Një pjesë e komisionit ishte kundër shërbimit në rezervë apo zborit, që i detyron shtetasit që çdo vit të kthehen në ushtarë nga katër deri në shtatë ditë. Por specialistët shpjeguan se miratimi i këtij projekti është një nga objektivat kryesorë të matricës së integrimit të Shqipërisë në NATO. Sipas tyre, çdo mashkull deri në moshën 50 vjeç dhe çdo femër deri në moshën 35 vjeç do t'i rikthehet zborit ushtarak.

    Detyrimi
    Sipas projektligjit që po shqyrtohet në Kuvend, secili shtetas është i detyruar që, kur mbush 17 vjeç, të paraqitet për t'u marrë në evidencë ushtarake dhe për një kontroll fizik e shëndetësor. Në rast se një qytetar kur thirret ushtar është në një punë çfarëdo, atëherë pas një viti punëdhënësi, qoftë privat apo shtetëror, është i detyruar ta rikthejë atë në vendin e punës. Ligji parashikon që, në rast mobilizimi, thirren ushtarë edhe të rinjtë e moshës 18 vjeç. Ky ligj i ri është pjesë e strategjisë për të reformuar Forcat e Armatosura dhe parashikon që deri në vitin 2010 katër mijë ushtarë të jenë me pagesë.

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898


    po e imagjinoj qe tani veten rezerviste me pushke ne dore e fisheke ne brez ....

    do hyme apo sdo hyjme ne N'ato

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Kush e ma men Degen Ushtarake, kur te vite thirrja per kontrollin mjeksor?
    Apo nuk i vite gjith moshatareve te lagjes ne te njejten dite.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    hahahaha me shkrive me titullin.
    Vetem pleqte kane ngelur tani ne shqiperi dhe nuk e di se sa perfitime (apo me teper shpenzime) do i sillte kjo shqiperise.

  5. #5
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ej po une qe skam bere zbor ndonjehere. na tregoni ndonje gje per te qe te dime se c'munguam. ime me sa here me tregon qyfyret e te zezat e ullirit qe ka hequr ne zbor. po ju keni ndonje histori per te treguar.
    hajde hapjuni shoqnis lol
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Me thene te drejten mua nuk me ka mare mallli sepse kemi bere zbor ne 97 sa per gjithe jeten dhe per me tej. Me duket se ata qe e kane vene kete ligj, i ka mare malli per vete.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Obobo, po ne qe jetojme jashte Shqiperise si do t'ja bejme? Sa gjynaf, do humbim zborin..., dhe me teper gjynaf ne te rinjte qe s'e kemi provuar ndonjehere dhe s'do ta marrim vesh se c'eshte... Eh moj bote mizore qe s'do na i mesosh se si eshte zbori...!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Albanian Maska e Mogli--
    Anëtarësuar
    20-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë (ALBANIA)
    Postime
    56

    Sherbimi ZBORAK dhe ushtarak

    Ah more vellezer dhe motra ..
    Une takova para disa ditesh nje shokun tim qe eshte oficer.Ai ka rreth dy vjet qe ka dale ne pune!!Une nder te tjera e pyta per ane taresimin ne nato..he he e dini c'me tha??
    Me tha qe ne mund te kemi shans per ne NATO pas 2013 sepse kemi arritur ne nje pike qe ushtari po blen kepuce me leket e veta se si jep njeri!!
    Pse keshtu do veme ne ne nato?
    Per punen e sherbimit ne nuk kemi dhe shume faj se jemi cope cope ne kushtet qe ofrohen gjate sherbimit ndaj nuk te behet te vesh!
    Sa per zborin mua me pelqen,me duket gje e bukur te behesh disa dite ushtar
    Ju pershendes te gjitheve

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •