SEKTET E FSHEHTA - Satanistet e shume tjera
Në SHBA gjenden gati 3.000 sekte me rreth 3 milion pasues.
Në Britaninë e Madhe gjenden gati gjysëm milioni njerëz që iu përkasin njërës nga sektet e fshehta, numri i të cilave llogaritet në 500, ndërsa në SHBA gjenden gati 3.000 sekte me rreth 3 milion pasues. Ky numër është frikësues, sepse zbulon boshllëkun shpirtëror nga i cili vuan sot njeriu në Perëndim, ndërkohë që këto sekte pretendojnë se mund ta mbushin atë.Kjo është edhe arsyeja kryesore e suksesit të këtyre sekteve, mësimet e të cilëve mund të duken si të çuditshme dhe jollogjike. Ata pretendojnë se zotërojnë përgjigje për çdo pyetje dhe mbi të gjitha për atë më kryesoren: kuptimin e jetës. Kjo është pyetja së cilës Perëndimi, me gjithë zhvillimin e tij teknollogjiko-shkencor, nuk ka mundur t'i japë një përgjigje bindëse.
Gjithashtu këta sekte pretendojnë se kanë në dorë zgjidhjen për të gjitha problemet që ka krijuar qytetërimi perëndimor: sëmundjet, stresin, çmendurinë, ankthet etj. Të gjitha këto përgjigje janë sipërfaqësore, por të pëlqyeshme për ata që i kanë humbur shpresat në këtë jetë. Suksesi i tyre gjendet edhe në shfrytëzimin nga ana e tyre të nevojës së njerëzimit për fetarizëm. Ndonëse qytetërimi perëndimor pretendon se fetarizmi është rruga e të dobtëve dhe supersticiozëve, megjithatë ai vuan nga nevoja për besim me çdo kusht, e cila është instikt natyror i pranishëm tek ai dhe nëse feja nuk paraqitet tek ai, ai do ta kërkojë atë në këto sekte apo gjetiu. Ky kërkim është fillimi në eksperiencën e çdo personi të lidhur me njërin nga këto sekte, eksperienca e kërkimit të fesë dhe së vërtetës.
Nuk ekziston ndonjë përkufizim i caktuar për fjalën "sekt" në kuptimin "kult", por shkurtimisht me të kuptohet një grup njerëzish të cilët bashkohen rreth disa praktikave të caktuara nëpërmjet dominimit mendor dhe "larjes së trurit", grup i cili veçohet nga njerëzit e tjerë ne mënyrë ekstremiste.
Sektet dallohen nga grupimet e tjera se:
1. i tërheqin njerëzit drejt vetes me anë të dhënies së njohurive të gabuara dhe mashtruese,
2. përfitojnë materialisht nga anëtarët e tyre, duke iu zhvatur paratë drejtpërdrejt ose duke i detyruar që të kryejnë punë falas ose me rroga të vogla,
3. i izolojnë ithtarët e tyre nga çdo mendim tjetër të ndryshëm nga ai i sektit dhe mbjellin tek ta urrejtjen për besimet e të tjerëve,
4. shkaktojnë probleme familjare dhe bëhen shkak për divorce, mosbindje ndaj prindërve dhe largime nga shtëpia.
..............
Krijoni Kontakt