Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Drejtesia Shqiptare

    Si duhet te ndryshoje sistemi i drejtesise
    Nga Alfred MOISIU*/ Sistemi i drejtesise eshte shtylla baze e ndertimit dhe funksionimit te shtetit te se drejtes. Si i tille, suksesi apo deshtimi i tij ka si rezultat direkt suksesin ose deshtimin e vete modelit te shtetit dhe te institucioneve demokratike qe ne duam te ndertojme. Ne rastin me te mire deshtimi i tij sjell zvarritjen e tejskajshme te periudhes se tranzicionit.

    Pare nga ky aspekt i rendesishem, eshte pergjegjesia e ime si kryetar i shtetit shqiptar dhe i Keshillit te Larte te Drejtesise, por edhe e perfaqesuesve dhe specialisteve te ketij pushteti kushtetues dhe te pavarur, per te ndermarre masat e duhura. Qellimi i tyre do te jete te fitojme besimin e qytetareve te drejtesia si dhe te garantojme zbatimin e ligjit ne te gjitha nivelet e jetes shoqerore.

    Personalisht deshiroj te bej te qarte se jam i vendosur dhe plotesisht i angazhuar qe te marr persiper te gjitha pergjegjesite e mia kushtetuese dhe ligjore e te vihem ne krye te procesit te reformimit te sistemit te drejtesise. Ftoj secilin prej perfaqesuesve dhe specialisteve te pushtetit gjyqesor, ashtu si edhe institucionet e tjera partnere, qe te bashkohemi me kete vullnet dhe te hedhim hapa konkrete ne ndertimin, reformimin e plote, demokratizimin dhe modernizimin e shtetit te se drejtes ne vendin tone.

    Ka kaluar nje vit nga zgjedhja ime si President i Republikes, pra edhe si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Gjate kesaj periudhe une kam patur kohen e nevojshme per te pare nga afer problematiken komplekse ne sistemin e drejtesise, per te analizuar punen e strukturave te vecanta brenda ketij sistemi, raportet midis paketes ligjore dhe kerkesave te kohes, nivelin e zbatimit te ligjit dhe te koordinimit mes institucioneve te drejtesise. Tani mund te thuhet se kemi arritur te njohim me mire ku jane mangesite dhe ku duhet nderhyre per permiresime ne kete kompleks, jo te thjeshte dhe mjaft te nderlikuar.

    Debati (i sotem) nuk ka si qellim evidentimin e arritjeve pozitive. Ato i kemi thene e do t'i themi ne analiza te tjera. Qellimi yne eshte diskutimi mbi anen tjeter te medaljes, pra krijimi i nje perceptimi sa me te qarte te nevojes per ndryshime, ku duhet nderhyre dhe cfare duhet bere konkretisht. Mund te themi pa gabuar se te gjithe bejme dhe na bejne thirrje per reformen ne drejtesi. Por te pakten deri tani, askush nuk ka vene piken mbi "i" se cfare duhet bere konkretisht. Sigurisht ka sugjerime te vlefshme, por ende te pamjaftueshme per te thene se cfare dhe si duhet te permiresojme.

    Eshte koha te shohim pertej kerkesave te dites, pra te hedhim ide per nje strategji afatmesme dhe afatgjate per reformen ne drejtesi, ne menyre qe ky problem te marre nje zgjidhje te pranueshme perfundimtare per kerkesat e kohes. Ne kete kontekst, une do te mireprisja mendimet e gjithesecilit per menyren se si konceptohet reformen, nevojat per te, dhe rruget per realizimin e saj.

    Sipas mendimit tim, tre jane drejtimet themelore te ketij diskutimi te pare te kesaj natyre:

    - Nevoja per permiresime dhe ndryshime ligjore,

    - Nevoja per permiresime institucionale te vete organizimit gjyqesor dhe strukturave te lidhura me te.

    - Menyra si te rrisim pergjegjesine dhe profesionalizmin e gjyqtareve.

    Kjo e fundit kerkon nje nje vemendje te vecante kur themi pergjegjesi fjala eshte te rrisim pergjegjesine. Puna qe duhet bere per rritjen e pergjegjshmerise se gjyqtareve ne kryerjen e detyrave ligjore eshte me e veshtire se sa te besh nje ligj ose te ngresh nje strukture. Te jesh gjyqtar eshte nder, por edhe pergjegjesi shume e larte. Ne duhet te konsolidojme konceptin se pergjegjesia per te gjykuar lirine, pasurine dhe interesat e njerezve eshte shume me e madhe sesa pergjegjesite e veprimtarive te tjera.

    Jam plotesisht i ndergjegjshem, qe asnje debat apo nje dite e vetme nuk do te mund te mjaftonte per te ezauruar te gjithe problemet qe reflektohen ne gjyqesorin shqiptar, por debati i sotem eshte nje rast i mire per ta pare me mire e me thelle procesin e reformes te cilen te gjithe e kerkojme, te deshirojme dhe te punojme. Besoj se ky debat, me analizat, shkembimin e mendimeve dhe sugjerimet e tij, do te jete nje shtyse e forte jo vetem per mua, por per te gjithe Keshillin e Larte te Drejtesise, Ministrin e Drejtesise, Kryetarin e Konferences Gjyqesore Kombetare, parlamentaret dhe per kedo tjeter te lidhur drejtperdrejte ose jo me procesin e reformimit te sistemit te drejtesise, per te permbushur me mire dhe ne kohe detyrat dhe pergjegjesite kushtetuese.

    * Fjala e Presidentit te Republikes ne tryezen per problemet e drejtesise


    Sa e afte mendoni se eshte drejtesia shqiptare?
    Sa do te jete ajo e afte te instucionalizoje ndertimin e shteti shqiptar?
    Si duhet te ndryshoje sistemi i drejtesise shqiptare? Sa eshte shkalla e korruptimit te saj?
    Eshte cdo shqiptar i barabarte para ligjit?
    Apo ka disa "me te barabarte se te tjeret"?


    Pasqyrojini ne kete teme mendimet tuaja.
    Pershendetje
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Prostitucioni, 80 per qind e ceshtjeve te deshtuara

    Prostitucioni ka fituar dhe po fiton terren ne vendin tone, nderkohe qe ndeshkimi ligjor ndaj tij vazhdon te mbetet ne nivele te uleta. Ndersa femra ndjehet gjithnje e me teper e pambrojtur. Krimi i prostitucionit, eshte nje nder format me te sofistikuara te kriminalitetit edhe hetimi e gjykimi i tij has veshtiresi. Momenti kyc eshte sigurimi i proves nga e demtuara, gje qe mbetet e veshtire pasi shpesh viktima behet pre e kercenimeve, presioneve e dhunes nga ana e autoreve te krimit, duke e detyrur shpesh te terheq padine. Praktika ka treguar se ne te gjitha rastet kur organet e hetimit kane bere te mundur sigurimin e proves nga vete viktima, procedimit penal i eshte hapur rruga per te vene para pergjegjesise penale autoret deri ne deklarimin fajtor dhe denimin perfundimtar te tyre. Nese do t'i referohemi shifrave rezulton se 80 % e procedimeve penale ne fushen e trafikut te prostitucionit kane deshtuar per vete karakterin e dobet dhe lekundjen e te demtuarave kur ato perballen me gjykaten.

    Nga njera ane ky deshtim vjen si pasoje e frikes dhe gjendjes se renduar psikologjike te se demtuares. Mungesa e mbrojtjes se vecante, e cila ende nuk garantohet me ligj, ka ndikuar ne deshtimin e ketyre ceshtjeve penale.


    ku eshte drejtesia e fjaleve te bukura te zotit President?
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    RREZIQET E NDERHYRJES SE PUSHTETEVE

    Nga Kostandin Kazanxhi

    Pushteti gjyqesor eshte nje nga shtyllat me me rendesi ne formacionin e shtetit te se drejtes. Gjykata padyshim eshte i vetmi vend ku politika me nderhyrjet e saj nuk duhet te ndikoje. Por c'po ndodh prapa perdes se aksiomes se pavaresise se pushtetit gjyqsor? Deklaratat politike te titullareve te pushtetit ekzekutiv i rikujtuan edhe nje here gjyqsorit se nuk mund te jete edhe aq i pavaruar. Per te bere efektin e duhur, pervec deklaratave publike, kujtesa u shoqerua me gjyqtare te pushuar madje te ndjekur penalisht e duke u shpallur persona ne kerkim, me paralajmerime mediatike per shkarkim nga detyra te kryetareve te gjykatave ne qytete te rendesishem te vendit. Keto reagime qe mbartin moralin e shembullit per te pabindurit, vijne cuditerisht menjehere pas "ujit te ftohte" qe kreu i ekzekutivit hodhi mbi gjyqsorin ne takimet e tij ne baze ne qytetin e Vlores. A eshte kjo menyra me e pershtatshme per te goditur elementin e demshem ne gjyqsor? A duhet qe shteti, per te goditur paaftesine apo korrupsionin ne gjyqsor, te veproje vetem kur vijne deklarata nga lart (lexo nga politika)? A eshte thjesht rastesi qe masa te tilla ekstreme ndaj gjyqtareve, te cilet jo pak here e kane merituar vertet ndjekjen penale, merren pikerisht pas prononcimit te kreut te forces politike mazhoritare dhe njekohesisht kreut te ekzekutivit shqiptar? Ne kontekstin e moskonsiderimit te gjyqsorit nga politika shqiptare, ka eksperienca edhe me pare. Per shembull kujtoj, mosparaqitjen ne proces gjyqsor te kryetarit te opozites shqiptare, i cili u thirr shume here nga nje trup gjykues me cilesine e deshmitarit, madje edhe urdherat e gjykates per ta sjelle ate forcerisht sipas ligjit, rane ne "vesh te shurdher". Mos valle per shkakun se nuk je ne pushtet ke te drejte te injorosh institucionet gjyqsore? A duhet qe cdo opozite te veproje keshtu? Kjo krijon precedentin e rrezikshem te destabilizimit te institucioneve me ndryshimin e forces politike qeverisese. Mosperfillja e tyre demton rende atmosferen e sundimit te ligjit ne vend. Per me teper shembulli i titullareve te politikes dhe i te gjithe spektrit politik, nevojitet te jete maksimal ne respektin ndaj tyre. Nenvizoj se, nga pikpamja e rendesise ligjore, paraqitja perpara gjyqsorit eshte me e rendesishme sesa ajo perpara nje komisioni ad-hoc parlamentar sic ishte ai i fajdeve. Ne kete komison parlamentar shume politikane u paraqiten dhe u sollen me nje korrektesi te admirueshme. E pra kjo korrektesi dhe ky respekt duhet te shprehet ne cdo segment institucional te shtetit, me qellim gjenerimin e shembullit te ligjit dhe krijimit te bindjes se vetem ne rruge institucionale mund te arrish te verteten. Ajo qe duhet skalitur ne mendjet dhe ne sjelljet e njerezve ne shoqerine shqiptare, e vecanerisht tek pushtetaret tane, te cilet vijne nga edukata me "kultin e individit", eshte qe perballe gjykates apo cdo institucioni te pavarur, nukka rendesi se cfare perfaqeson ne politike, poziten apo opoziten. Te majte e te djathte, ish-presidente te Republikes, apo kryeministra aktual, adoleshente e madhore, duhet te besojne vetem tek institucionet te cilet nje here te ndertuar trashigohen pergjithnje. Ndryshe, duke u "verbuar" nga dogmat politike per rendesine e njerit apo tjetrit dhe moskonsiderimit te ligjit, do te na duhet te rijetojme eksperienca shtet-rrenuese te tipit te '97-s. Duhet te sanksionohet ne ligj qe kush godet shtetin dhe institucionet, nuk duket te punoje kurre ne administraten e tij. Kjo do te beje qe njerezit te ndergjegjesohen per rendesine e ligjit, do te pershkallezoje ndarjen reale te pushteteve dhe rendesine specifike te tyre, si edhe do te evitoje mundesine qe politika e kujtdo ngjyre te shperbleje militantin politik, perballe nje profesionist i mirefillte.

    Kontroll, por larg politikes

    Duhet medoemos qe organet e specializuara te kontrollit e vleresimit te gjyqsorit te bejne punen e tyre vazhdimisht e ne menyre konseguente dhe te mos ndikohen nga ajo cfare politika dikton publikisht. Kjo eshte esenciale ne ndarjen e pushteteve dhe ne mosinterferimin diktues ndaj njeri-tjetrit. Mendoj se absolutisht nuk duhet te pritet konfirmimi politik per te marre masa ndaj te paaftit apo te korruptuarit, sidomos ne Drejtesi. Mekanizmi perkates ligjor ka per detyre te veproje ne momentin oportun e te vere ne levizje masen disiplinore a penale te merituar. Kjo duhet te ndodhe ne cdo kohe kur antiligji mbizoteron ne punen e perditshme apo ne raste te vecanta per interesa te vogla e te medha, shteterore a individuale. Nuk mundet qe gjyqtaret te penalizohen a kercenohen individualisht, aq me pak kjo duhet te ndodhe qe politika te fitoje kredibilitet elektoral. Kjo eshte e patolerueshme ne nje shtet te se drejtes.

    Jo ne pak raste ceshtje gjyqsore te karakterit penal jane bere objekt penalizimi per gjyqtaret. Ndoshta kjo per faktin se organi i akuzes nuk ka qene ne gjendje te pergatise gjithnje sakte, ate cka ligji ka percaktuar per te inkriminuar nje subjekt perpara nje gjykate te paaneshme. Keshtu ne kontekst te nje shteti te se drejtes, pavaresise dhe paanshmerise se gjykates, ne rast se ndaj ketij subjekti nuk provohet akuza e ngritur, ai duhet te lirohet. Po c'mendon krahu tjeter per kete lirim qe ben gjykata mbi bazen e ligjit dhe standarteve? Per te justifikuar mangesite ne te tilla raste, shpesh nga vete sistemi shteteror hidhet balte mbi gjykaten, duke mos u thelluar ne pasojen se perbaltja e saj do te njollose shtetin ne teresi dhe vecanerisht autoritetin e tij ne Drejtesi. Lajmi qe gjyqsori ka gabuar hidhet per konsum ne media, ne televizion dhe menjehere, nepermjet mekanizmave qe varen nga ekzekutivi merren masa dhe ceshtja mbyllet duke i mbetur e keqja gjykates, me nje gjyqtar tjeter te shkarkuar apo penalizuar. Perfundimi social jo i deshiruar eshte; Populli shton mosbesimin dhe pasigurine ne pushtetin gjyqsor, paralelisht mes gjyqtareve mbillet frike prej ekzekutivit dhe politikes dhe integriteti personal e profesional i tyre ben hapa prapa. Po te vazhdojme gjithnje keshtu cdo te "korrim" se shpejti ne Drejtesi? Me siguri ata qe do te mbeten do ti sherbejne symbyllurazi ekzekutivit rrjedhimisht politikes, kur ajo ta quaje te "nevojshme" te "drejte" dhe te "domosdoshme" influencen dhe diktimin e saj ne gjyqsor. Por kuh tjeter do te paguaje "harac" gjithashtu, per kete marrdhenie infomale mes pushteteve gjyqsor dhe ekzekutiv? Te tjeret qe do te vuajne pasoja, do te jene njerezit dhe ceshtjet e tyre gjykate. Seose ai ben "ushtarin" e bindur ndaj politikes dhe do te konfirmojne vullnetin e saj, ka disa te drejta shtese. Konkretisht individeve qe brenda sistemit veprojne te diktuar dhe urdheruar nga politika, u rritet mundesia qe te realizojne drejteperdrejt perfitime personale ne gjykime te tjera qe ata bejne. Keto perfitime realizohen thjesht nepermjet gjykimeve te padrejta, me shkelje dhe ne kundershtim me ligjin. Njeaneshmerite evidente ne kurriz te njeres pale, krijojne patjeter mundesine e gjenerimit te perfitimeve te paligjshme nga pala tjeter. E ne keto raste, nga mekanizmi kontrollues perkates egzekutiv (lexo politik) ankesat eventuale te pales se demtuar ndaj gjyqtareve te njeanshem, do te anashkalohen, gabimet e bera haptaz nuk do te konsiderohen te tille dhe pergjigja e strukturave te ekzekutivit ndaj ankesave do te jete konstante: "Gjykata eshte e pavaruar". Vetem nepermjet ketyre varesive dhe qendrimeve jo ligjore, si ndjekja besnike e direktives politike nga njera ane dhe mosmarrja e masave ndaj "ushtareve" te bindur te gjyqsorit kur ata shkelin ligjin nga ana tjeter, do te beje te mundur qe te funksionoje marredhenia e detyrimit dhe e perfitimit reciprok politike - gjyqsor. Ajo lehteson dominimin e gjyqsorit nga pushtetaret dhe siguron jetegjatesine e "kollutkut" te disa elementeve ne gjykate. Te tilla marrdhenie diskreciale antiligjore do te rendojne thjesht dhe vetem mbi njerezit qe do te kene cilesine e paleve ne nje proces gjyqsor, pra mbi popullin qe ka halle dhe shkon ne gjykate per zgjidhje te drejta. Mendoj se sistemi jo vetem qe nuk duhet te funksionoje keshtu, por lufta per ta goditur kete psikologji qeverisje aspak emancipuese dhe primitive duhet bere pa nderprerje, dhe demarkacioni mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqsor duhet percaktuar shume qarte.

    Ceshtjet e veshtira te pronave

    Ecejaket e njerezve ne gjykata per ceshtje pronesie, familjare, administrative etj, jane te shumta. Gjyqet per te tilla shkaqe vazhdojne gjate duke i lodhur ata shpirterisht dhe financiarisht. Paralelisht nuk mund te mohohet puna e madhe qe eshte bere ne gjykata ne drejtim te zgjidhjes se drejte te ketyre mosmarreveshjeve. Ka mjaft gjyqtare me pervoje, me integritet dhe kembengulje qe punojne ne zbatim te ligjit dhe ne dhenien e Drejtesise. Shume ceshtje kane marre rruge te drejte, te tjera jane ne perfundim pozitiv. Nga ana tjeter shkelje ka. Ato jane te vogla e te medha, behen te qellimshme apo nga pakujdesia, nga paaftesia, apo korrupsioni. Ne mjaft prej tyre mund edhe te shtangesh, pasi shkelja e se drejtes eshte teper e dukshme. Te tilla padrejtesi perbaltin, minimizojne e sfumojne dhe punen e mire e korrekte te atyre gjyqtareve qe punojne ne kushte te veshtira per zbatimin pa hezitim te ligjit. Ato madje lekundin ndjeshem personalitetin profesional dhe pavaresine e ketyre te fundit, duke rrezikuar keshtu "infektimin" e tyre me ngjyrim politik. Ketu ngrihen pyetjet: Ku eshte shteti dhe forca e tij, ekzekutivi, c'ben politika me gjithe programet dhe strukturat perkatese kunder korrupsionit dhe paaftesise? Perse nuk nderhyhet per te marre masa kur ato jane mese te nevojshme? Strukturat per to egzistojne, madje pas kontrolleve ne sistemin gjyqso, propozimet e tyre jane te konsiderueshme per te vleresuar pozitivisht, apo per te ndershkuar gjyqtarin. Por jo, ato nuk veprojne gjithnje sic duhet. Kontrollet dhe masat ndaj gjyqsorit jane te nevojshme dhe perdoren ne shumicen e rasteve kur i nevojiten politikes. Kesisoj ne rradhet e Drejtesise mbytet profesionalizmi, konseguenca per te qene i afte dhe ne te njejten kohe shtohet detyrimi per te qene idhtar i ngjyrave politike pushtetmbajtese. Ne rast se kjo dukuri rrenjoset thelle ne funksionimin e ketij sistemi, pasojat veshtire se shlyen, vlerat profesionale dhe pavaresia e gjyqtareve do te kthehen ne harrese, brezi i ri do ti afrohet profesionit duke mbajtur ne dore jo ligjin, por teseren e partise si e vetmja shprese per jetegjatesi ne detyre.

    Integriteti personal e profesional, mbrojtja, pavaresia dhe vleresimi real dhe pakompromis i punes i atyre qe jane zgjedhur per te zbatuar ligjin (lexo gjyqtareve), eshte shume i rendesishem per sistemin gjyqesor ne Shqiperi. Kjo eshte e vetmja rruge potenciale per tu shkeputur nga ky idhtarizem politik depersonalizues. Ne kete menyre shtohen shanset per te distancuar pushtetin gjyqsor nga ai ekzekutiv e politik. Mekanizma per te luftuar anet negative ne gjyqsor po kerkohen ngultas nga shoqeria shqiptare. Intelektuale te ndryshem, vendas apo te huaj, gjate dekades se fundit kane propozuar mjaft rruge efikase per te kontrolluar gjyqsorin nga pikepamja profesionale dhe per te bere te mundur shmangjen e presioneve politike mbi te. Pavaresia e nje gjyqtari nuk eshte absolute deri aty, sa ai te mos mbaje pergjegjesi per vendimet qe jep. Varesia e tij eshte e lidhur vetem me ligjin, por nga ana tjeter kur ndaj nje procesi te caktuar gjyqsor apo nje personi konkret ka ankime te karakterit profesional, ka prononcime korrupsioni, apo denoncime publike te drejteperdrejta, nuk ka sesi te mos veproje mekanizmi kontrollo-ndershkimor. Ky mekanizem nuk duhet te kufizohet apo tulatet nga madhesia e objektit te padise civile, apo te vepres penale qe gjykohet. Misioni i gjyqsorit eshte te jape Drejtesi ne cdo ceshtje konkrete. Jo me kot gjykata udhehiqet nga motoja universale: "Ligji eshte i njejte per te gjithe". Ky definicion sic obligon njerezit qe te nenshtrohen perpara ligjit, detyron akoma me shume gjyqtaret qe te mos shohin pertej te drejtes ne nje ceshtje qe ata gjykojne. Shteti nuk mund te investohet, vetem ne momentet kur pavaresia e sistemit gjyqsor shkon pertej orientimeve te njeaneshme politike. E drejta nuk eshte vetem atehere kur politika mendon se po vepron drejt. Eshte e domosdoshme qe cdo ankim, pakenaqesi apo prononcim i shtetasve pale ne nje proces gjyqsor, te vere realisht ne levizje skemen e kontrollit profesional. E ne rast se mbi kete baze konstatohen padrejtesi, mekanizmi shteteror duhet ti behet krah njerezve te thjeshte per tu rikthyer atyre Drejtesine e mohuar. Perfundimisht mendoj se duhet konsideruar realisht dhe i duhet dhene hapesira e nevojshme hallkave te percaktuara ne ligj per te vleresuar e kontrolluar gjyqsorin. Keto, duke konsoliduar pozitat e veta, duke vepruar vetem ne varesi te ligjit, duke u distancuar nga politika pushtetmbajtese, do te evitojne nderhyrjet politike ne gjyqsor. Keshtu hap pas hapi do te filloje gradualisht te "fryje era" e ndryshimeve pozitive ne Drejtesi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •