Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 170
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET
    Berisha: Shokët dhe shoqet e bulevardit, po tentojnë të bllokojnë hetimin e “grushtit të shtetit”
    07-02-2011 / Gazeta 55


    Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se “grushti i shtetit”, i 21 janarit do të zbardhet deri në fund të qelizës së tij të organizimit dhe se organi i akuzës do të ketë gatishmëri të posaçme për kryerjen e hetimeve. Kreu i qeverisë theksoi se për të zbardhur ngjarjet e 21 janarit duhet një hetim i besueshëm, gjithëpërfshirës, i plotë dhe i paanshëm. Ai akuzoi opozitën si autore të ngjarjeve të 21 janarit. “Qeveria është tërësisht e interesuar më shumë se kushdo tjetër për hetim të plotë të të gjithanshëm dhe të rrethanave në të cilat humbën jetën 4 qytetarë. Njëri prej tyre paska qënë rikoshet. Kush i vrau? I vrau dora e zezë, i ekzekutoi, do të keni besim të plotë se do zbardhet gjithçka”. “Gjithçka ishte kjo pjesë e skenarit që, unë të kaloja mbi kufoma. Do zbardhet kush i solli këta njerëz nga emigracioni për të pushtuar Sali Berishën”- u shpreh kryeministri. Më tej Berisha theksoi se qeveria shqiptare shprehet e gatshme të bashkëpunojë me Prokurorinë për një hetim të pavarur të ngjarjeve të 21 janarit. Berisha tha se pas ardhjes së prokurorit të SHBA-së qeveria ka vendosur bashkëpunim të plotë dhe total me prokurorinë. “Pas ardhjes së prokurorit të SHBA, qeveria ka vendosur bashkëpunim të plotë dhe total me institucione të prokurorisë së këtij vendi. Natyrisht qeveria është dhe mbetet për një hetim të pavarur, të bësueshëm e gjithpërfshirës ashtu siç është e domosdoshme dhe në interesin e popullit shqiptar”- theksoi Berisha duke shtuar se çdo ditë po bëhen përpjekje për të sabotuar këtë proces duke u botuar në media dokumente të dosjeve të hetimit. Ai gjithashtu i cilësoi si trillime publikimet në media se Garda i ka fshehur prokurorisë serverin. “Garda ka qenë transparente e gatshme në çdo kohë të bashkëpunojë”- tha kryeministri. Ndërkohë, kryeministri Berisha ka paralajmëruar se nuk do të lejohen pengesa në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. “Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm por paralajmërojmë që pengesa ndaj hetimit nuk do të tolerohet. Shokë dhe shoqe të ngjarjes së Bulevardit po bëjnë çmos për të ndaluar një proces jetik, hetimin gjithëpërfshirës të paanshëm dhe kjo tregon se 21 janari, ishte qartazi një grusht shteti. Askush nuk mund ta parandalojë këtë proces jetik”- theksoi më tej Berisha

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    rexhep qosja eshte intelektuali qe kerkon demokraci ne nje vend,,,

    ku demokracia ka vite qe eshte vjedhur

  3. #83
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Qosja , nuk e di kur ka qen per her të fundit në Shqipëri, por duket se nuk e din gjendjen reale atje.

    Nga mendimet e tij të mëhershme , ai ka një realizëm të fortë.
    Tani që ka komentuar gjendjen e sotme në Shqipëri , nuk është real.

    Nuk bën kursesi të krahasohet Shqipëria me tunisi e Egjiptin. Kjo nuk është reale.
    Unë medoi se më afër Egjiptit dhe Tunisit është Kosova.

    Prap po e theksoi , se më mirë do të ishte që Qosja të japte mendim real në lidhje me gjendjen kaotike në Kosovë.
    Po konstituohet një kuvend nga vota te dyshimta . Partija më e madhe ka vjedh me se shumti dhe do të përpiqet të formoi qeveri.
    Ku është zëri i Qosjes?!
    Unë per veti nuk e kam dëgjuar , as lexuar !

    Edhe një gabim tjetër : Edi Rama është tipik diktatorial.
    Po të ishte i menqur dhe demokrat, ai do te bënte një opozitë të mirëfillt dhe do të dilte në zgjedhjet e radhes i pregatitur për konkurim me PD-në.
    Si mund të quhet një njeri i kalibrit Edi Rama i menqur. Oratori ka , po të mbrapsht.
    Nës thom se oratoria na qenka kushti për të qen i menqur, atëher : Hitleri , Lenini , Milloshi...Edi Rama qenkan të mirë.
    Do te kisha thënë Edi Rama ka oratori dredharake!

    Qosja le te kritikoi Berishen , se ka mjaft edhe Berisha për tu kritikuar, por mos të lavdëroi një Edi Ramë si për ta sharë edhe më shumë Berishen , se kjo nuk ka kurfar kuptimi.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KILI MERTURI : 08-02-2011 më 06:55
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #84
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    [B]Qosja ,
    nuk e di kur ka qen per her të fundit në Shqipëri,
    por duket se nuk e din gjendjen reale atje.]
    kerkush nuk e deshiron me ne shqiperi..besoj eshte personi me i urryer nga vellezerit nga kosova..e paimagjinueshme te legjitimosh '' revolucionin e vonuar demokratik '' te 97-tes..ky e legjitimoi..dhe fitoi urrejtjen e njerezve ne shqiperi..por fitoi titullin antar nderi i shoqates '' laberia ''..

    por duket se nuk e din gjendjen reale atje
    asnjehere nuk e ka ditur..i jan errur syte nga lideri i demokracise dhe nuk arrin te shohe qarte megjithese ka syze bajagi te medhaja..mjafton qe shqiperine ta drejtoje sali berisha dhe ky nuk arrin te shohe me...miop me..

    Prap po e theksoi , se më mirë do të ishte që Qosja të japte mendim real në lidhje me gjendjen kaotike në Kosovë.
    Po konstituohet një kuvend nga vota te dyshimta . Partija më e madhe ka vjedh me se shumti dhe do të përpiqet të formoi qeveri.
    Ku është zëri i Qosjes?!
    Unë per veti nuk e kam dëgjuar , as lexuar !
    po kush e pj.erdh ne kosove o kili..a nuk ishin vellezerit kosovare qe ja dhane nje shuplake aq te forte sa ja shtremberuan turinjt ne zgjedhjet e para pas lufte..a e mban mire se si shau popullin demokrat shqiptar te kosoves pse nuk e votuan te vetequajturin '' babai i kombit ''..leshi..ska ftyre te flase me per kosoven..dhe duket e ka kuptuar kete gje..me mire vone se kurre..leh per shqiperine tanime..derisa ta kuptoje se as ne shqiperi nuk ja var kush me.le te lehe sa te doje ..ishalla e kupton vone se sa te mos e kuptoje...

    Qosja le te kritikoi Berishen , se ka mjaft edhe Berisha për tu kritikuar, por mos të lavdëroi një Edi Ramë si për ta sharë edhe më shumë Berishen , se
    kjo nuk ka kurfar kuptimi
    .

    ka thene gje me kuptin ky far palloshi ne jeten e tij ..asnjehere..sa ti ket te errur syte nga ideologjia komuniste nuk ka me arrite te artikuloje as edhe nje fjale te vetme per demokracine..me vjen cudi qe nuk merret me letersine pasi aty din ti lidhe dy fjale dhe nderohet deri diku nga njerezit se sa te merret me politike dhe te mos e pjer.dhe askush..duket eshte pjer.dhe nga trute...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #85
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #86
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ju qft nana qosjes e berishes

  8. #88
    Dhjetë ‘përfundime’ të Rexhep Qoses
    Në ndryshim nga Ismail Kadare, që ka mbajtur zakonisht një lloj distance me ngjarjet e ditës në Shqipëri (së fundmi, me shkrimin e vet të publikuar në gazetën Illyria e të marrë nga të gjitha gazetat e Tiranës, edhe Kadare ‘zbriti në tokë’), Rexhep Qosja nuk lë ngjarje shqiptare pa e komentuar. Qosja mban qëndrime të troçta e nuk fshihet prapa frazave të rrumbullakosura. Mund të mos biesh dakord me të, por nuk mund të mos e çmosh për ndershmërinë intelektuale. Ai e thotë gjithnjë të vetën. Në ndryshim nga plot të tjerë, nuk prêt të kthjellohen ujrat e të qartësohen gjërat. Jo, e thotë të vetën në të nxehtë. Dhe merret vesh, se me këtë rrezikon, së pari duke mbjellë armiqësi tek një pjesë shqiptarësh (po të ish i merakosur për qetësinë e komfortin e vet, do bënte çmos ta evitonte këtë armiqësi; armiqtë në Shqipëri ta nxinë jetën), e së dyti në një kuptim intelektual (duke folur flakë për flakë mund t’i duhet në një të nesërme të ballafaqohet me përgënjeshtrime të qëndrimeve të tij të bëra nga koha që rrjedh e që ‘kthjellon ujrat’). Është e qartë, se ai nuk jeton me këtë kokëçarje, dhe me këtë tregon se është modeli i intelektualit publik modern. I bën nder vetes, dhe i bën mirë klimës së debatit public; në çdo rast, pavarësisht nga ajo që thotë.

    Më poshtë kam shkëputur pjesë nga një shkrim i tij i publikuar në Gazetën Shqiptare, në të cilin ai nënvizon për të disatën herë rreziqet që i vijnë vendit e kombit prej regjimit të Sali Berishës.

    1. Kriza që përjeton Shqipëria nuk është vetëm krizë politike; kjo është krizë e përgjithshme: politike, kushtetutare, shtetërore, ekonomike dhe morale.

    2. Kriza që përjeton Shqipëria nuk është krizë vetëm e vitit të fundit, apo vetëm e dy viteve të fundit, por krizë e gjatë, që ashpërsohet posaçërisht shumë dhe që është ashpërsuar posaçërisht shumë gjatë të gjitha mandateve të Sali Berishës, qoftë si kryetar shteti, qoftë si kryetar qeverie: gjatë mandateve të tij kriza shqiptare gjithnjë bëhet krizë e pandërprerë, krizë e pa pushim.

    3. Kujt nuk i ka rënë në sy lufta e vazhdueshme e Berishës me prokurorët e përgjithshëm të Shqipërisë, prej të të parit e deri te prokurorja e sotme? Lufta e tij me të gjithë prokurorët e përgjithshëm, me Arben Rakipin, me Theodhori Sollakun, e deri me Ina Ramën [ka harruar të parin fare, Max Haxhinë. M. N.], dëshmon qartë se jo me prokurorët, po me Sali Berishën, e me rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij, diçka a shumëçka nuk është në rregull.

    4. Përpjekjet për privatizimin e shtetit do ta fusin Sali Berishën në luftë politike dhe propagandistike edhe kundër kryetarëve të Shqipërisë: së pari kundër kryetarit të parë demokrat në historinë shtetërore të Shqipërisë, Rexhep Meidanit, mandej kundër Alfred Moisiut dhe, tani, në luftë kundër Bamir Topit.

    5. Kryetari Bamir Topi, mjerisht, vazhdon të jetë gjysmëkryetar!

    6. Sali Berisha kurrë nuk mund të dëgjohet, kur flet, duke iu drejtuar arsyes së njerëzve. Jo. Ai gjithmonë iu drejtohet vetëm pasioneve të tyre. Pasioneve! Si Musolini! Atyre që i mbajnë mend apo i kanë këqyrë vëmendshëm manifestimet e fashizmit, grimasat e Sali Berishës pashmangshmërisht ua sjellin në kujtesë Benito Musolinin.

    7. Televizioni ABC-news gjithë ditën e përsërit parullën: Askush nuk mund të dhunojë simbolet kombëtare! Dhe, në prapavijë të kësaj parulle, që nxit pasionet kombëtare, e vë portretin e Edi Ramës! Mjaftueshëm për të nxitur ndonjë patriot kafenesh që t’i bëjë atentat Edi Ramës!

    8. Cili regjim në këtë botë bën miting në një kohë, që opozita organizon protesta? Asnjë. Nuk e bëri as regjimi i Ben Alisë në Tunizi. Nuk e bëri as regjimi i Hosni Mubarakut në Egjipt. Nuk e bën, madje, as Llukashenko në Bjellorusi. Si ta bëjnë? Organizimi rezhimor i mitingjeve në të njëjtën kohë kur bën protesta a demonstrata opozita në të vërtetë është hyrje në luftën qytetare.

    9. EULEKS-i, në thelb pushteti i tanishëm evropian në Kosovë, kërkoi që zgjedhjet e fundit në Kosovë të përsëriten në pesë komuna, kurse dyzetpërqind e votave të numërohen rishtazi. Ishte kjo një masë demokratike me të cilën Evropa në Kosovë u përgjigjej ankesave të partive që nuk ishin të kënaqura me rezultatin e vet dhe me nivelin e rregullsisë në zgjedhje në përgjithësi. Në Shqipëri, ku zgjedhjet gjithnjë janë të ngarkuara nga shpërdorime dhe parregullsi larg më të mëdha se në Kosovë, Bashkimi Evropian sillet ndryshe: nuk u përgjigjet kërkesave të opozitës dhe nuk kërkon rinumërimin e votave!

    10. Atje ku sovraniteti shtetëror keqpërdoret aq gjithanshëm si në Shqipëri, atje ku sovraniteti i popullit uzurpohet prej aleancës pushtet-media si në Shqipëri, atje ku demokracia shpërdoret tmerrshëm, atje ku korrupsioni është bërë sistem, atje ku qytetarët e thjeshtë prej mëngjesit e deri në mëngjesin tjetër mendojnë si të ikin prej vendit të vet e të gjejnë kushte për jetesë në vende të tjera, siç po ndodh në shtetin shqiptar të privatizuar prej Sali Berishës me bashkëluftëtarët e tij, në të vërtetë me ujarët e tij politikë, atje ndërhyrja e Bashkimit Evropian, çdo lloj ndërhyrje e Bashkimit Evropian, është e ligjshme.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #89
    12 Pergjigje per “Dhjetë ‘përfundime’ të Rexhep Qoses”
    saimir thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 11:23 am I nderuar akademi ka ardhur koha qe ato qe mendohen te thuhen haptazi!Sot Shqiperia nuk pengohet nga Europa pavaresisht se i takon asaj te flase pasi e ka trajtuar Shqiperine si femijen e njerkes(Amerikes)!Sot e mot i nderuar Akademik nuk eshte fajtore diplomacia Europiane paçka mendimeve te disa politikaneve europiane,sot krimineli Sali mbahet e mbrohet nga Ambasadpore te ardhur posaçerisht per kete pune!Sot shikoni thirrjet qe bejne pertej Atlantikut,qe nga sekretarja e shtetit e deri tek zv.e zv.te kesaj sekretare qe po e qan politiken e jashteme Amerikane me drejtimin qe po i bene!Shqiperia i dashur Akademik eshte sot nen sqetullen e nje Ambasadori i cili kriminelin Sali e quan pa pike diplomacie “Bure shteti”.Sot i dashur Akademik vendin e kontrollojne Devirolet,Delijorgjet,Salite,Metet,Nanot,e nje grup hajnash ku moralin e kane zevendesuar me amoralitet,ndershmerine me krimin ne mes te dites,e etiken qytetare me fjalorin me banal qe mund te kete nje gjuhe e folur.kjo eshte shqiperia sot e cilesuar si vendi i konçensioneve!Shqiperia eshte ne udhekryq nga ku jeni Ju Akademiket qe duhet te beni zerin e pare ,koha nuk pret ka rdhur momentoi qe fatet e ketij vendi mos ti’a leme nje krimineli qe vret diten e sjell Shakira naten per koncerte.Shikoni versionin e fundit per vrasjet e kryekriminelit Sali te nxjerra po nga goja e tijire njerin qe e ka qelluar garda,po te tjeret kush i vrau!Pra shikoni deri ku shkon dora e tij kriminale e ndihmuar edhe nga eksperte qe provat po i çojne ne drejtim te pa ditur.Kjo eshte demokracia reale sot qe na u servir perpara 20 vjetesh e qe duam s’duam jemi te detyruar ta hame ,pasi eshte gatuar me mjeshteri nga “Miqte” e Shqiperise.

    Hyni për t'u përgjigjur raimondi thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 1:16 pm —- Shkelqyer ka folur Rexhep Qosja -
    – E ka trajtuar shkrimin e tij si Fenomen –dhe tamam keshut flitet.— Nuk trajtohen prblemet qe ka shoqeria jone sot
    e udhehequr nga Politka e Sales duke folur per detajet……., por duke folur per Fenomenin qe ka prodhuar dhe prodhon ky Kryeminster sa here eshte ne krye

    –Dhe ja vetem Qose di te flasi ne menyre te tille …FENOMENALE…– Great speech !

    Hyni për t'u përgjigjur arber thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 1:16 pm e pashe mbreme tek SHQIP Qosjen dhe sinqerisht me erdhi mire qe i tha troc dhe hapur pa perdorur diplomaci vetem per hir te egoizmit sic e ben shpesh ismail kadare!! Kadareja eshte mjeshter i mbijeteses dhe perfitimit, ne fillim u servilos enverit dhe ne kembim pati priviligje pastaj komunistit tjeter sali berishes. Kadareja per mua nuk e konsideroj aspak nje burre por nje burracak dhe egoist qe rreket te hiqet si intelektual pseudodisident i regjimeve te radhes. Mos harrojme qe edhe berisha e ka nen thundra i ka kryer ndere nga vajza ne ambasade dhe deri tek vilat e dhuruara. kadareja eshte i korruptuar.
    Rrofshin patriotet si Rexhep Qosja

    Hyni për t'u përgjigjur Ela thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 1:24 pm E ndoqa Rexhep Qosen ne Shqip, TCH, diten e hene. Absolutisht analiza me e kthjellet per realitetin shqiptar. Si ka mundesi qe ata qe jetojne gjerat ne shqiperi nuk i kuptojne dot gjerat ashtu si i shpalosi akademiku Qosja. per nje gje shqetesohem per ate ndarje te trocte qe beri Qosja mes rrezikut te komunizmit e fashizmit, nuk ka me te keqe se nje ideologji pasionante si ajo e fashizmit te berishes. njeri pa argumente vetem i bazuar ne emocione. njeriu qe po privatizon shqiperine. edhe e majta nuk di te protestoje, shume e vertete…sikur keto fjale te tij te bien ne vesh te popullit shqiptar dhe te kuptohen aq drejt sa i paraqet Qosja.

    Hyni për t'u përgjigjur reformatori thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 2:02 pm Simply the best! Qosja ose “Vdekja na vjen nga sy te tille” eshte dhimbja kombetare qe flet. Nuk e di perse nuk e coi deri ne fund dhe ta shpallte Berishen FATKEQSIA E KOMBIT. Sidoqofte eshte i vetmi qe ka folur kaq qarte dhe kaq hapur. Me njerez te tille ky komb ka akoma shprese.

    Hyni për t'u përgjigjur kronika thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 2:14 pm E pra ,Rexhep Qosja po tregon se eshte vertete krenari e kombit..Ne emisionin e mbremshem te Rudina Xhunges ,ai foli aq pastert dhe troc per realitetin Shqiptar…I tha gjerat ashtu sic i mendonte ,pa u trembur ,e servilosur ketij regjimi me ne krye sale Fazllicin ! Le te degjojme te gjithe ate burre te mencur ,e largpames! Te gjithe duhet te ngrihemi per te mos lejuar qe sali berishianet e shitur te plackisin te vjedhin dhe te shesin vendin tone ,token dhe pasurite tona.Sali berisha eshte tradhetari me i madh i kombit.Dua ti them dicka Edi Rames;Nese ti kur te vish ne pushtet nuk u kontrollon te gjitha pasurite e vjedhura sales dhe hajduteve te tij te ndyre ,te nxjerresh me prekurori te gjitha vrasjet e sali berishes dhe ti cosh ne Gjyq ,une perseri do te jem kundra ..Dhe si une do te jemi te gjithe.Nejse Mbreme u kenaqa shume kur degjova per here te pare nje intelektual te flase sic i ka hije….,se na ka shurdhuar me genjeshtra e helme sali fazlllici apo gerdeci
    Rexhep Qosja te kemi ne zemer dhe ti je ne krenarine tone kombetare1

    Hyni për t'u përgjigjur AnilaR thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 2:25 pm E degjoj dhe lexoj, sa here me jepet mundesia, profesor Qosjen. Mrekullohem me mendjen e tij, perhere te fresket, edhe ne momente nga me te veshtirat per Kombin tone te perbashket! Perse, nder te tjera, bashkohem me qendrimin e Qosjes ndaj “profesorit” berisha (besoj nuk kam gabuar qe e kam shkruar emrin e ketij me “te vogla”.
    Se pari, edhe une kam statusin e “doktorit te shkencave”, por perhere kam druajtur ta shpreh. Kam realizuar rreth 10000 ore mesimore, kam drejtuar tema disertacioni e kursi… Sot, nga qytetar me nje nivel, te themi mesatar, te jeteses, zotnia e tij berisha, per “nevojat e shtetit”, pra jo te mijat, me ka nxjerre ne pension te parakohshem!!! Me teper, tash se fundmi edhe nje ulje tjeter ne nivelin e jeteses se familjes sime: kuptoni, me 15000 leke ne muaj, familja ime zbret ne kufirin ekstrem te varferise!!? Ndaj, nje aresye me shume per te mos e votuar kete “njeri”! Si une ka edhe mjaft e mjaft te tjere.
    Se dyti, me ardhjen per here te dyte ne pushtet, bashke me monstren meta, nje femija im (perfundon studimet universitare me mesatare mbi 9-te, specializohet ne disa shtete evropiane…) largohet nga puna… dhe vendin e tij e ze nje kanakar i ketij kryeministri… Dhe a e dini c’ ndodh: personi qe merr detyren, perpara se te firmoste aktin e marrjes se detyres, i kerkon femijes tim se ku e ka internetin, sepse, ai nuk eshte ketu?!! Ja pra keta jane monstrat berisha e meta, por edhe pak nga ata qe i ndjekin nga pas…
    … me thuaj nga vjen, te te them se kush je… Dhe, tashme te gjithe e dine nga vjen berisha, por edhe meta, por edhe… mjaft te tjere nga “sera” e tyre…

    Hyni për t'u përgjigjur skender gjylbegaj thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 3:04 pm shume e vertete z.Rexhep mbetet nje etalon, per ne dhe na ben te ndjehemi se raca jone ka origjine humane,por shikoj cdo dite me keq ardhje ate qe tha i urti jone jo(sabri godo), tmerr nuk shoh popull….. ku eshte populli, kjo me kujton nje leter qe i drejtova botuesit z mero baze, dhe qe sot e kesaj dite nuk mora pergjigje, dhe e kuptoj mospergjigjen e tij , tmerr…… te gjithe ne ,shpjegojme,komentojme,diskutojme, i tregojme njeri tjetrit sa dime dhe cfare duam,shkurt shesim moral teorik, kur vjen puna ne realitet….atje ne rruge,demonstrate marrim me autobuse, njerez nga rrethet a thua se ne tirane jane zhdukur opinionistet, anale istet,gazetaret,shout e fytrat e konsumuara te tv .pra tek ne mor zoterinje konsumohet nuk prodhohet , eshte PATOLOGJI ku doktori ja ka marre doren pacientit ne kte rast (shoqerise shqipetare) qe pretendon per nje jete dinjitoze,tmerr……

    Hyni për t'u përgjigjur alfred.ocka thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 3:51 pm shume falenderime z.Qosja,
    per analizen e sakte, per te verteten e artikuluar, per punen e tij te palodhur, per atdhetarine e paster qe tregon!
    Sa lum Historia e Shqiperise kur ne te hyjne dhe behen pjesetare per ta nderuar, njerez te tille si REXHEP QOSJA!

    Hyni për t'u përgjigjur velo thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 4:36 pm Z.Qosja Si gjithmone brilant ne analizat tuaja.Je krenaria e kombit shqiptar. Faleminderit qe ekzistoni.

    Hyni për t'u përgjigjur AlbinoBlackSheep thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 5:04 pm Analize e sakte dhe e bazuar ne fakte. Duhet te lexoni vrerin qe derdhin sot vellezerit tane ne Kosove kunder Qoses se u shau Berishen. Mentalitet klanor ne maksimum.Gazetat Zeri,Express,Koha jane mbushur me fyerje ndaj tij.Duket se fara Berishiane e percarjes eshte mbjelle mire dhe po lulezon ne Kosove. Vellezerit tane ne kosove gezojne me vuajtjet tona.U hapem dyert dhe ndame buken me ta dhe ata na e shperblejne keshtu.

    Hyni për t'u përgjigjur beso thotë:
    8 Shkurt, 2011 më 9:22 pm Te gjitha pikat e permendura nga profesor Qosja kalojne permes nje personi te vetem;Sali Berishes.Ky njeri trazon boten e madhe per ta futur me zor ne boten e tij te vogel.Nuk ka mundesi te fitoje logjika,atje ku dikush leviz guret e çmendurise.Hiq kete se me tha ashtu,hiq kete se fle menjane,hiq ate se rri zgjuar,hiq ate se do te marre karriken mua;ky sikur nuk eshte shkeputur nga kapriçot infantile akoma,per te cilat flet Frojdi!.Imagjino aspiratat e nje populli per te jetuar dhe u zhvilluar me mire,te zena peng nga kapriço te tilla femijnore,ku personi eshte burre 70 vjeç.Mire atij i iku truri;po ne qe i ndjekim avazin?Njoh mjaft shqiptare qe jane pasuruar lehte,dhe dikur do ta paguajne haraçin e batakçillekut;te gjitha paguhen ne kete bote,kur vala te kthehet pas.Nje si R.Qose te ndrin mendjen;Berisha as kete rast nuk di ta shfrytezoje!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #90
    Qosja: Kush është kundër zgjedhjeve të parakohshme, kërkon të zgjatet kriza në Shqipëri (INTERVISTA E PLOTE)
    Bisedoi: Rudina Xhunga

    “SHQIP”

    Si është perceptimi i situatës që po ndodh në Shqipëri, në sytë e shqiptarëve të Kosovës?

    Po, unë edhe kam shkruar për këtë çështje dhe kam thënë se duhet t’i shohim objektivisht. Flitet politikisht për dy krahe, krahun e majtë dhe krahun e djathtë. Ç’është e vërteta, shpesh herë ato përzihen. Parti shumë të diferencuara në jetën kombëtare shqiptare ne nuk kemi, ashtu siç ka në Evropë apo në vende të tjera. Shumë herë, koncepte apo pikëpamje të majta i gjejmë në parti që quhen të djathta dhe ide, mendime, qëndrime të djathta mund t’i gjejmë në parti të majta. Por, disa parti quhen të majta dhe këtu apriori merret një qëndrim jo favorizues për to, jo i drejtë, jo objektiv. Harrojnë se i majtë është Toni Bleri, harrojnë se i majtë konsiderohet Obama, partia demokratike në Amerikë, një parti social-demokrate, harrojnë se partitë social-demokrate të majta ishin partitë që kanë bërë zhvillimin më të madh shoqëror, ekonomik në mënyrën më të drejtë, më të pranueshme, me drejtësinë më të madhe shoqërore, pra partitë e shteteve skandinave. Por sot po e njëjtësojnë të majtën me komunizmin që është një qëndrim plotësisht i gabueshëm, një mendësi e tejkaluar ku fatkeqësisht tek ne ende nuk ka tejkaluar.

    Kjo ishte për shqiptarët e Kosovës. Po për shqiptarët e Shqipërisë të cilët jo vetëm nuk janë në ditët e tyre më të mira, por janë në ditë me ankth, me pasiguri, me paqartësi dhe sidomos me polarizim dhe kjo është më e frikshme. Palët janë vendosur përballë, por cilat palë, shqiptarët dhe shqiptarët?

    Për mendimin tim, në Shqipëri ka shumë dukuri që unë, personalisht, i shikoj dhe çuditem. Ka sjellje, veprime, mosveprime, mossjellje, mosshprehje të njerëzve që unë nuk i kuptoj. Nuk e kuptoj heshtjen e disa intelektualëve, nuk e kuptoj paraqitjen e disa intelektualëve. Nuk e kuptoj indiferencën e shqiptarëve në pjesën më të madhe, një indiferencë e pakuptueshme ndaj të pavërtetës, ndaj gënjeshtrës, ndaj të padrejtës. Si është e mundur kjo? Në botë reagohet shumë, në botë njerëzit humbin karrierën përgjithmonë nqs dëshmohet se qëndrimet e tyre janë të padrejta, nqs dëshmohet se flasin gënjeshtra, nqs dëshmohet se bëjnë propagandë të pavërtetë etj. Te ne, këto gjëra kalojnë në heshtje të plotë. Unë pashë një emision, jo më 21 janar, por me 22, në televizionin ABC Neës. Aty ishin të ftuar pesë apo gjashtë intelektualë, një regjisor, një përkthyes i shquar, një dirigjent, kompozitor, një mjek i dalluar dhe profesor universiteti. Ata folën për rreth një orë dhe më bëri përshtypje një fakt shumë i dhimbshëm. Folën për demonstratën, të gjithë ishin kundër dhunës por asnjëri, as ajo grua e cila ishte më e egra, më brutalja, nuk përmendi vrasjen e tre personave, i katërti vdiq në Stamboll. Pra, asnjëri nuk foli për vrasjet. Po mirë ore burra, një gjë është të çohesh në demonstratë dhe në atë demonstratë të marrësh gura e shkopinj, çadra e mjete të tjera që mund të gjenden në rrugë, por jo armë, dhe tjetër gjë është të vrasësh me armë. Ky është një dallim i madh dhe atyre nuk i bënte përshtypje si u vranë tre burrat. Të tre lanë fëmijët, gratë e tyre, prindërit të papunë, pa rrogë. Me çfarë do të jetojnë ato sot? Si është e mundur të gjykojnë në atë mënyrë këta gjashtë intelektualë? Si është e mundur, ku është parë që shteti të vrasë qytetarët e vetë? Qytetarët ishin çuar në protestë por protestat, demonstratat, grevat janë të ligjshme në të gjithë botën. Kjo është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë në këtë planet. Çfarë është protesta, demonstrata dhe greva? Është një organizim i njerëzve për të vënë më në dukje, për të shquar më shumë një problem shoqëror. Dhe këto njerëz ishin çuar në demonstratë për të vënë në dukje, për t’i bërë bashkëkombasit e vetë që ta shihnin më qartë korrupsionin në Shqipëri, që ta shohin më qartë përpjekjen dhe realizimin për ta bërë Shqipërinë shtet privat dhe me aq sa di, me aq sa kam përvojë, Shqipëria është një shtet i privatizuar. Por prej kujt? Prej Sali Berishës. Doni dëshmi? Keni sa të doni. Sali Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptarë. Kur është në pushtet, bën betejë që të gjitha institucionet të jenë të tijat, me njerëzit e tij, që të bëjnë çfarë t’i thotë ai. Kur është në opozitë bën çdo gjë të lejuar e të palejuar që të marrë pushtetin, madje me dhunë siç bëri më 14 shtator 1998. Ai bëri puc, ai bëri grusht shteti, kjo që u bë tani nuk ishte grusht shteti.

    Çfarë ishte ajo që ndodhi tani?

    Kjo që u bë tani ishte një protestë me elementë dhune, me gurë, me çadra, shkopinj. Ishte veç një protestë, por jo grusht shteti. Grusht shteti me çadra bëhet? Absolutisht jo. Dhe grushtin e shtetit nuk e bën populli, por një grup njerëzish me tanke ashtu siç bënë ata që u futën në 1998 me tanke dhe morën institucionet e shtetit. Ndërsa më 21 janar askush nga protestuesit nuk u fut në ndërtesë. Ne shohim luftë të vazhdueshme të këtij njeriut me prokurorët, luftë me Arben Rakipin derisa e përjashtoi atë. Luftë me Theodhori Sollakun, e përjashtoi edhe atë. Tani është në luftë me prokuroren, Ina Ramën, të cilën e bëri vetë prokurore. Një luftë e paskrupullt me të me fyerje të rënda. Ku ka kryeministër në këtë botë që bën asisoj fyerjesh kundër cilitdo në këtë planet. Fyerjet janë një problem dhe një temë e veçantë që duhet trajtuar, fyerjet që bën kryeministri i një shteti ndaj titullarëve, zyrtarëve, qytetarëve. Pra, thamë lufta me prokurorët, që të tre i përjashtoi. Kalojmë të lufta e tij me kryetarët. Ai bëri luftë me kryetarin Rexhep Mejdani, kryetari i parë vërtetë demokratik në historinë e Shqipërisë si shtet. Ai bëri me të luftë pa kompromis, me shumë fyerje të botuara, shqiptuara, dëgjuar prej qytetarëve. Më pas, lufta me Alfred Moisiun, një luftë e ashpër të cilën në radhë të parë e kishte bërë Partia Demokratike. Tani, luftë me kryetarin që e bënë vetë, të partisë së vet që ishte funksionar i Partisë Demokratike. Pse ndodh kjo luftë? Ndodh për ta privatizuar shtetin ashtu sic e ka bërë. Mandej, luftë me mediat. Kur shoh disa televizione si ABC Neës, ajo është gazetë humori, nuk është televizion i pavarur. Unë e dëgjoj ministrin e qeverisë së sotme i cili një kryetar partie e ka quajtur katër herë, për disa minuta, qen i tërbuar. Te ne kalojnë fyerje të tilla në media dhe asaj apo atij që drejton emisionin nuk i bën përshtypje fjalë të tilla. Dhe çudia më e madhe është se opinioni është indiferent. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Shqipëria, populli shqiptar është indiferent aq çuditshëm, aq i heshtur ndaj fyerjeve të rënda që janë cenim i kulturës shqiptare, të civilizimit shqiptar, të jetikës shqiptare, të qytetarisë shqiptare.

    Duke i larguar nga fyerjet dhe dhuna verbale e cila në fakt ka paraprirë edhe dhunën fizike që pamë në bulevard, unë dua të ndaj tek disa personazhe. Do të kërkoja prej jush profesor, që ti drejtoheshit nëpërmjet Shqip në Top Channel së pari Kryeministrit te Shqipërisë, z. Sali Berisha. Çfarë do t’i thoshit?

    Për mendimin tim, ai i ka kaluar të gjithë kufijtë e të lejuarës. E keni parë ju, e kam parë edhe unë mënyrën se si flet në parlament për deputetët që ka përpara të opozitës, për kryetarin e opozitës. Po mirë, hajde të supozojmë se janë të vërteta, dhe mund t’ju them se pjesa më e madhe e atyre që thotë nuk janë të vërteta, në pjesën më të madhe të ditës e të natës ky njeri shqipton më shumë të pavërteta sesa aradha të tjera njerëzish të paguar. Se shumë e shumë gazetarë të tjerë që dëgjon të thonë të pavërteta. Nuk është problemi se ai po shqipton ato të pavërteta kundër atyre njerëzve, kundër atyre deputetëve, por problemi më i madh është se i thotë në Parlamentin e Shqipërisë. Por Parlamenti është institucion i formimit të shoqërisë, i formimit të popullit. Është njëkohësisht institucion edukativ, institucion moral dhe parlamenti është populli, shteti në përmasë më të vogël. Ashtu qenka populli shqiptar? Ashtu flet populli shqiptar? Ashtu komunikon populli shqiptar, ashtu siç flet Sali Berisha me deputetët në parlamentin e Shqipërisë? Jo, unë kam koncept dhe mendësi tjetër për popullin shqiptar. Populli shqiptar është një popull me etikë të lartë, me parime të larta. Populli shqiptar ka dhënë jetën për moralin, dinjitetin, krenarinë. Njeriu nuk është prej lecke, guri apo druri por njeri me vetëdije që e dallon nga bota shtazore vetëdija, etika, morali. E dini si thotë Kanti? “Yjet në qiell mbi mua, ligji moral në mua”. S’ka ligj morali me Sali Berishën derisa flet ashtu. Ai është i privuar nga ligji i moralit, nuk njeh rend moral në jetën e popullit shqiptar në Shqipëri derisa flet e sillet ashtu. Dhe ky njeri, kryeministri i Shqipërisë, i cili një herë ishte kryetar e tani kryeministër i Shqipërisë, që e quan deputetin që ka përballë, të cilin e ka zgjedhur një pjesë e popullit për disa cilësi të tij edhe morale, ta bëjë fytyrën leckë. Më pas kryetarja e parlamentit, bën ftesë nxirreni jashtë atë leckë. Kë fton ajo? Si mund të ngjajë në një institucion përfaqësues të popullit? Fyerja ka pasoja të rënda. Evropa me shekuj ka dalë në dyluftim për fyerje shumë të vogla. Napoloni ka ndalur dyluftimet. Në dyluftim është vrarë Pushkini dhe Lermontovi, dy krijues të mëdhenj të Rusisë. Në dyluftime janë vrarë qindra personalitete të larta në Evropë, Francë, Gjermani, Holandë e në shtete të tjera për nderin, identitetin, etikën, moralin, të vetin dhe të popullit të vetë dhe atyre të cilëve iu takojnë. Njeriu dallon nga shtaza se ka vetëdije dhe në mos vetëdijen ka një etikë, ka dinjitetin dhe krenarinë. Po si respektuam këto, për çfarë të drejtash të tjera duhet te flasim? Ku janë këto të drejta të njeriut? Për çfarë të drejtash të njeriut do flasë Sali Berisha? Nuk ka çfarë flet, i ka thënë të gjitha.

    Një tjetër personazh të cilit do të doja gjithashtu t’i drejtoheshit është lideri i opozitës në Shqipëri, z. Edi Rama.

    Për mendimin tim, Edi Rama ka një mendje të kthjellët. Unë i shoh dhe i dëgjoj fjalimet e tij. Ato janë tekste e fjalë që nuk mund t’i formulojë gjithkush. Ai është njeri i talentuar në shkrim, në të folur, gojëtar i mirë, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janë të qëndrueshme. Për ata që janë në politikë, askush nuk bën analizë më të mirë të realitetit shqiptar, por as analizat e tij nuk mjaftojnë. Por përpos gojëtarisë një politikan i mirë duhet të ketë edhe diçka tjetër të cilën sipas mendimit tim Edi Rama nuk po e tregon. Në mendimin filozofik ekziston një koncept “pyka nxirret me pykë”. Nuk kryhen punët me Sali Berishën me fjalime poetike sado të të lënë përshtypje ato. Me Sali Berishën duhet të sillesh, jo si Sali Berisha, por duhet bërë një politikë shumë e vendosur. Unë, fjala vjen, i përkrah protestat. Protestat janë institucion demokratik. Kosova pa protesta nuk do të ishte këtu ku është. Kosova di të bëjë protesta, atë e ka mësuar dhembja, tragjedia, pushtimi, shkelja e të drejtave të njeriut. Në Shqipëri, partia socialiste nuk di të bëjë protesta. Bën protestë sot e pastaj pas një jave, kot. Edi Rama bën protestë të premten e më pas të premten tjetër pastaj pas një muaji, pas dy muajsh. Kot. Mund të jetë se kryetari i partisë socialiste dhe partia socialiste mendojnë se kështu kërkojnë ndërkombëtarët e kështu bëhen protestat. Edhe ne në Kosovë na kanë thënë. Nuk e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës deri ne 2002, kanë qenë kundër, madje as protestat nuk i kanë përkrahur. Pavarësinë e Kosovës jo që jo, kërkesat tona jo që jo por ndërkombëtarët e ndryshojnë kur shohin realitetin. A i keni parë kundërthëniet e ndërkombëtarëve? Sot e dëgjova që Ambasadori Amerikan thonte se me protesta nuk ndërrohet gjendja, nuk merret pushteti, por në Tunizi u thonin se me protesta merret pushteti. Si është e mundur që një kriter duhet për Shqipërinë e një kriter tjetër për Tunizinë? Nuk është kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha më demokrat se Ben Aliu, absolutisht nuk është. Nëse lexoni për Tunizinë do të shihni se ka përparuar shumë, por prapë nuk është vend demokrat. Ndërkombëtarët një kriter e kanë për Shqipërinë e një tjetër për Egjiptin. Pse? Unë mendoj se as Bashkimi Evropian dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e shohin drejt, objektivisht gjendjen politike në Shqipëri dhe nuk kanë krijuar kategoritë me të cilat duhet ta vlerësonin atë gjendje. Ndërkombëtarët nuk duan të pranojnë rinumërimin e votave, nuk e kanë përkrahur kërkesën për rinumërimin e votave por në Kosovë, a i rinumëruan votat? 40 % të votave u kërkuan të rinumërohen dhe ashtu u bë në Kosovë. Çfarë ka që nuk shkon këtu? Po kërkon të rinumërohen votat. Është njësoj sikur dikush të thotë që më ke vjedh diçka, të cilën e ke fut në shtëpinë tënde dhe ai do të shoh nëse është e vërtetë apo jo. Mua nuk më çudit qeveria shqiptare, por Evropa që ishte kundër numërimit të votave dhe e solli Shqipërinë deri aty ku po e shohim sot.

    Ata janë pjesë e krizës sonë?

    Ata janë pjesë e krizës dhe mua më çudit sjellja e tyre dhe më tutje. Ata nuk kanë koncept për populizmin në Shqipëri. Ne e dimë ç’është populizmi, përdorimi i popullit në një mënyrë të caktuar. Kemi populizmin komunist Stalinist dhe kemi populizmin e djathtë fashist. Populizmi komunist i drejtohet ideologjisë, niset nga ideologjia dhe i bën thirrje ideologjisë dhe popullin e përvetëson me ide. Komunistët i përcjellin popullit idetë, konceptet, vizionin, i padrejtë, i gabueshëm, komunizmi nuk i dha frytet. Por këtë ia venin përpara popullit ne protesta, demonstrata, kërkesa. Populizmi fashist është tjetër, ka koncepte te tjera, i drejtohet pasioneve. Po Sali Berisha kujt i drejtohet? Pasioneve të njerëzve, jo arsyes, ai nuk paraqet ide, ai nuk paraqet vizione. Populizmi i Berishës është populizëm tipik fashist. Dhe Evropa nuk do ta shohë këtë. Unë shtroj pyetjen tani, pse sillet Evropa kështu? Pse sillet kështu ndaj krizës shqiptare që po zgjat shumë, sepse nuk është prej zgjedhjeve te 28 qershorit me ndërprerje të shkurtra. Kjo krizë zgjat prej viteve 1991-1992 e këndej me ndërprerje shumë të shkurtra. Epo tani faktorët ndërkombëtarë do të duhej të deklaroheshin qartë siç u deklaruan qartë me 1998. Cilat janë arsyet që ndërkombëtarët nuk deklarohen tani? Unë kam mbërritur në rezultatin se ndërkombëtarët nuk duan institucione të qëndrueshme në Shqipëri, por duan “udhëheqës” të fortë e kjo e fortë për ta do të thotë servil që bën çdo gjë që kërkojnë. A e keni parë ku e mbështet legjitimitetin e vetë qeveria shqiptare? Ajo mbështetet në liberalizimin e vizave. Por, vizat iu liruan Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi. S’u dëgjua ndonjë që t’i bënte jehonë kësaj gjëje. Absolutisht. Ajo që ndodhi ishte dicvka e zakonshme. Qytetari në vend që të shkojë në ambasadë dhe të paguajë 20, 30 apo 50 euro tani nuk paguan dhe shkon pa viza. Kjo është divcka që do të ndodhtë. Evropa ka interesa për këto viza të liberalizuara se njerëzit shkojnë e bëjnë shpenzime ne këto vende. Evropa nuk bën gjë pa mend, pa e analizuar dhe vlerësuar mirë. Por në Shqipëri ndodhi mrekullia. Nuk ishte një ngjarje historike dhe e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ishte një ngjarje e zakonshme. Kryeministri mblodhi të gjithë studentët e Shqipërisë, të Tiranës, dhe bën një miting me këngëtarë e këngëtare, artistë e aktorë, kush nuk ishte aty.

    Megjithatë situata është e polarizuar në Shqipëri mes atyre njerëzve, të cilët mendojnë se vizat apo hyrja në NATO e Shqipërisë që qeveriset prej Sali Berishës është një moment i mirë për shqiptarët dhe është në vazhdim e sipër dhe një pjesë tjetër e shqiptarëve mendojnë të kundërtën që nuk është e vërtetë se Shqipëria është në një moment të mirë por është në krizë politike, ekonomike dhe morale. Këto janë palët përballë, jo thjesht Sali Berisha dhe Edi Rama.

    Unë mendoj se kriza është politike, shoqërore, ekonomike, shpirtërore, morale, krizë e përgjithshme, por askush nuk flet për bazën e kësaj krize, shkaqet e kësaj krize. Pse e bazojnë këta legjitimitetin e vet vetëm në liberalizimin e vizave dhe hyrjen në NATO? Sepse nuk kanë ku ta mbështesin tjetër legjitimitetin e vetë. Prandaj shkaqet e krizës nuk kërkohen, shkaqet janë shoqërore dhe ekonomike. Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri është një tranzicion i regjur, i reduktuar në privatizim dhe ky privatizim ka sjellë një numër tajkunësh, pasanikësh 3%, 4%. Tani, këto pasanikët që janë pasuruar në një tranzicion të reduktuar i shtojmë edhe këta pasanikët e politikës që janë pasuruar nëpërmjet firmave të quajtura parti politike. Pra, pasanikët e Shqipërisë do të jenë diku 10%. Në anën tjetër janë ata të varfrit që bëjnë çmos për të ruajtur vendin e punës se nxirren shumë lehtë nga vendi i punës për t’i futur njerëzit e partisë së vet në punë. Dhe pastaj kemi të papunët. Pra kemi shtresën e neokapitalizmit të pasuruar gjatë tranzicionit të reduktuar dhe shtresën ose klasën e të varfërve ku futen edhe të papunët. Mes tyre është ajo shtresa e kollareve të bardha, pra shtresa e mesme, e cila është e shkatërruar. Ndoshta tani po bën përpjekje të ngjallet pak, por prapë e shkatërruar mbetet kjo shtresë e mesme, shtresa e intelektualëve. Kështu që në Shqipëri kemi në njërën anë furinë kapitaliste të interesit privat dhe në anën tjetër furinë marksiste të luftës për pushtet dhe të hakmarrjes. Ky është sundimtari i Shqipërisë. Pra, në njërën anë furia kapitaliste e interesit privat dhe në anën tjetër furinë marksiste e luftës së tmerrshme për pushtet dhe hakmarrjes. Ja sundimtari i Shqipërisë, ja gjendja e Shqipërisë. Këtu zë rrënjë kriza e përgjithshme e Shqipërisë politike, shoqërore, ekonomike, shpirtërore, morale. Por askush nuk flet për këtë. Nga fillimi deri në fund, çdo ditë, në televizionet shqiptare ka vetëm luftë politike mes partive, nuk ka asgjë tjetër. Nuk ka popull. Ku është populli shqiptar? Populli është vetëm kur e shohim në protesta. Ekzistojnë vetëm partitë politike, njerëzit e politikët të veshur mirë, të dhjamur mirë dhe ata flasin, bëjnë debate, ata mendojnë. Ndërsa popull nuk ka Shqipëria, nuk e shohim atë.

    Në ç’mënyrë do vijë zgjidhja për ne, në mënyrë të menjëhershme, një zgjidhje çështjesh mes Edi Ramës dhe Sali Berishës apo një zgjidhje vjen nga ndërkombëtarët apo një zgjidhje që do e prodhojë vetë shoqëria shqiptare?

    Zgjidhja nuk është e vështirë tani, në këto momente në Shqipëri. Zgjedhjet e parakohshme bëhen shumë lehtë. Nqs nuk kalon një ligj në Evropë, në parlament, shpallen zgjedhjet. Pra për shumë pak Evropa bën zgjedhje të reja. Në Shqipëri janë pjekur kushtet për të bërë zgjedhje të reja dhe ai që çohet kundër zgjedhjeve të parakohshme ai kërkon të zgjatet kriza në Shqipëri. Kërkon zgjedhje të parakohshme? Urdhëro, nqs keni të drejtë do i fitoni zgjedhjet, nqs nuk keni të drejtë do i vazhdojnë këta të tjerët. Është shumë e thjeshtë. Por nqs nuk duan të organizojnë zgjedhje të parakohshme është legjitime, është e drejtë, është e moralshme, është e kuptueshme, është e nevojshme që me kërkesë popullore, me protesta nga populli dhe madje me mosbindje qytetare të kërkohet realizimi i një të drejte. Në zgjedhjet e qershorit, partia socialiste dhe partia demokratike baraz i ka fituar zgjedhjet, nuk janë 100 mije apo 150 mije veta por është gjysma e Shqipërisë. Pra, po i kërkon gjysma e Shqipërisë. pra, duhet realizuar kërkesa e gjysmës së Shqipërisë. është irracionale, është çmenduri të mohosh kërkesën e gjysmës së popullit. Ku është parë kjo? Dhe po e përsëris, më çudit sjellja e Evropës. Evropa ka shumë përvojë për çdo gjë, për të gjitha. Unë kam punuar gati dy vjet me evropianë në administratën e Kosovës. Nuk ka problem në këtë botë për të cilën nuk e kanë çelësin. Janë shtete të tilla si Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Spanja te cilat janë shtete me përvojë sidomos Franca me përvojë planetare. Kanë qenë fuqi koloniale, i njohin e gjithë bota, i njohin të gjitha mentalitetet, i njohin të gjitha mendësitë, kanë prodhuar të gjitha ideologjitë e Evropës dhe të gjitha sistemet janë provuar aty në fillim. Ata e kanë celsin për çdo gjë. Ata e dinë shumë mirë si mund të zgjidhet kriza në Shqipëri. Urdhëroni, ndërhyni, zgjidheni. Është momenti i fundit që institucionet e Evropës dhe të Amerikës të deklarohen për çfarë janë në Shqipëri, çfarë duan në Shqipëri dhe të mos e lënë Shqipërinë në atë gjendje. Dhe kjo gjendje e vazhdueshme që po e rraskapit popullin shqiptar. Gjatë këtyre viteve, substanca kulturore shqiptare është cenuar, është dëmtuar më shumë se gjatë shumë kohëve në histori. Për 20 vjet është dëmtuar shumë substanca kombëtare. Duhet të shohim emisionet që jep një gazetar, për mua i jashtëzakonshëm, Marin Mema, që quhet Shqipëria tjetër. Me emisionet e tij ai tregon se sa shumë është dëmtuar dhe po dëmtohet substanca kulturore kombëtare shqiptare. Fatkeqësisht.

    Unë nuk dua ta mbyll me këtë fjalën fatkeqësisht profesor. Do të doja ta mbyllja me diçka tjetër. Nuk kemi mundësi të flasim për Kosovën në këtë intervistë, me problemet e forta me të cilat po ballafaqohet ajo, do ta bëjmë një herë tjetër, por do të doja në fund të kësaj interviste t’ju pyesja që dihet që populli shqiptar ka nevojë për një zgjim, për një rilindje. Po ju, ku e shikoni zërin që do mund ta artikulojë këtë zgjidhje?

    Shekulli i 21-të ka filluar si shekull me fat për shqiptarët. Shqiptarët janë një popull në ngritje. Shqiptarët kanë sot dy shtete me një premtim historik që s’do të shqetësojë askënd, që një ditë, edhe pse nuk e dimë më siguri, mund të bëhet një shtet shqiptar. Mund të besojmë se kjo pjesë e shqiptarëve zgjon xhelozi tek të tjerët, zgjon xhelozi edhe në Ballkan por ky është realiteti. Rrethanat historike te fundit të shekullit të 20-të dhe të fillimit të shekullit të 21 ishin rrethana historike ndërkombëtare që favorizuan shqiptarët në përgjithësi. Do të ishte mëkat historik që shqiptarët të mos e shfrytëzojnë këtë gjasë të madhe historike. Si ta shfrytëzojnë? Mendja e shëndoshë thotë se më mirë do ta shfrytëzojë këtë gjasë të madhe historike për t’u konsoliduar si popull, si komb, si shtete në rrugë të gjatë historike me forca të bashkuara. Kjo është ardhmëria e popullit shqiptar dhe kjo i premton më së shumti popullit shqiptar bashkimin e forcave krijuese, ndërtuese të të gjithë popullit për ta pushtuar sa më mirë historinë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •