Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 170
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    He , thashe se mos ka vdekur me te vertete ,por Jo .

    Qenka ngjallur ky Zombi i Vuthajeve .
    Cudi eshte pune e ketij Zombit Vuthjan , kur derdhet Gjak Shqiptari , gjithmon jep shenja jete the thellon brazdat per te marur sa me shum gjak .

  2. #152
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nuk eshet i vetmi ky zombi, kohen e fundit kan fillua te qesin koken disa uritha nga nentoka, me lloj lloj letrash, duan te an bindin per humanizmin enverian!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    A, iu plotesua deshira ketij Zombit Vuthjan per kete lloj qeverie ???? o malukati i komandanteve te Bllaces .


    ===========================


    Prishtinë, 12 shkurt - Edhe pse PDK – AKR ende nuk mund të afrojnë qëndrimet, Klan Kosova ka raportuar se si do të duket marrëveshja përfundimtare ndërmjet këtyre dy partive. Ky version nuk e bën dot President, Jakup Krasniqin, por këtë post ia lë AKR-së.

    Kështu do të ndaheshin postet, sipas Klan Kosovës.

    PDK

    Kryetari i Kuvendit

    1 Zv/kryeministër

    8 ministri

    AKR

    Presidenti

    1 Zv/kryeministër

    4 ministri

    Lista Rugova

    1 ministri


    Serbët

    3 ministri

    Minoritetet e tjera

    2 ministri – 1 zv/kryeministër



    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------



    Qysh po jo doket qeveria, o ju malukati i komandatave te Bllaces ?!


    Qeveri Leshi , dhe ate te dredht bile .
    Keshtu eshte kur del me strajcen e jevgut ne krah,a .

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje reagim te Lubonjes po sjell..

    --


    ju nga kosova nuk na sollet reagime nga vipat e kosoves. po populli cfar thote per 21-shin.

    --


    Arvizu, shteti funksional dhe shteti fasadë Skip to content.

    Arvizu, shteti funksional dhe shteti fasadë .

    E mërkurë, 09 Shkurt 2011 14:34
    . .
    Nga FATOS LUBONJA

    Për turpin e politikanëve shqiptarë, ndërkohë që Presidenti i Republikës akuzohet për puçist me lehtësinë më të madhe e thirret të japë llogari përpara deputetësh marioneta të Sali Berishës, fjala e ambasadorit amerikan tek “Zëri i Amerikës” u prit si fjala e Zotit, gati - gati. Emisionet e lajmeve e dhanë të plotë, a thua se jemi në vitin 1990. Komentet ishin pa fund. Dhe pastaj na thonë se jemi duke hyrë në Europë.
    Por le të merremi me ato që tha ambasadori.
    Ai tha diçka shumë të rëndësishme për t’u diskutuar: Shqipëria “nuk është një shtet i dështuar”, është një shtet, institucionet e të cilit funksionojnë, edhe pse kanë defektet e veta. Po ashtu, ambasadori tha se Shqipëria ka hapësira demokratike - pra nuk është një regjim i krahasueshëm me vendet arabe në shpërthim, si Tunizia apo Egjipti p.sh. - dhe përmendi për këtë edhe faktin se televizioni më i shikuar në vend, Top Channel, është me opozitë, së bashku me një numër gazetash. Ja pse rruga normale e ecjes përpara për ambasadorin, është ajo që opozita të shfrytëzojë të gjitha këto mundësi që ka, duke llogaritur se në maj ka zgjedhjet lokale. Dhe në këtë kontekst, premtoi se amerikanët dhe gjithë ndërkombëtarët do të bëjnë çmos që këto zgjedhje të ardhshme të jenë edhe më të mira se zgjedhjet e shkuara.
    Ky është një arsyetim pozitiv për zgjidhjen e krizës, që s’ka të sharë. Realpolitikë e vërtetë. Një konfortim i madh për shqiptarët, për maxhorancën në pushtet, madje edhe për opozitën, do të thosha, sikur të mos ishte kaq e paduruar. Është e qartë se nuk mund të pritet nga një ambasador të thotë se Shqipëria është një shtet i dështuar, ndonëse do të isha shumë kurioz të lexoja ato mesazhet që i dërgon Departamentit të Shtetit, të tipit që zbuloi së fundi Wikileaks. Por ama, ka edhe vështrime të tjera për Shqipërinë, shumë më pak diplomatike dhe realpolitike, se ato të ambasadorit. Duke iu referuar jo vetëm Shqipërisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit, një politolog i huaj, duke folur në Al Jaseera për krizën shqiptare, tha se këta nuk janë shtete (funksionalë sipas fjalës së ambasadorit), por “shtete fasadë”, prapa të cilëve qëndrojnë dy parti që s’ka kuptim të quhen “konservatore” apo “socialiste”, por “kleptokraci në kompeticion me njëra-tjetrën”, “banda hajdutësh”, që bëjnë sherr për ndarjen e pronës publike, që janë të lidhura me krimin e organizuar, etj. dhe që të ashtuquajturat “institucione” i përdorin thjesht si fasadë për popullin e tyre, por edhe për amerikanët e europianët. Nëse është kështu, sikurse personalisht kam ngulmuar me kohë se është, a ka kuptim në këtë rast të na flitet për shtet funksional dhe për hapësira demokratike, thjesht sepse banda tjetër e hajdutëve paska mundësi të fitojë pushtetin lokal? Kjo më duket se e ndryshon disi perspektivën optimiste që na dha ambasadori, e duke e çuar cinizmin deri në fund, mund të themi edhe se vetë ambasadat funksionojnë në këta shtete si fasada edhe jo krejt pa bashkëpunim me bandat, po të kesh parasysh se puna kryesore e një ambasade është të sigurojë investime për investitorët e vendit të saj në këtë vend.
    Unë ngulmoj se kriza e fundit që u prodhua duke filluar që me videon Prifti – Meta, e deri tek sulmi mbi Kryeministrinë e vrasjet që e pasuan atë, si dhe akuzat e mëpastajme të Berishës për Prokurorinë dhe Presidentin, nuk janë tjetër veçse një “grisje” e fasadës që na le të shohim lojën prapa saj. Fakti që opozita lëshoi kundër Kryeministrisë një tufë bazhibozukësh për t’i vënë flakën asaj - siç ka bërë edhe Berisha më ‘98, - është shenjë evidente se këta institucionin nuk e konsiderojnë tjetër gjë, përveçse si llogore të bandës tjetër që duhet pushtuar. Fakti që Sali Berisha nuk ekzekuton urdhër-arrestet e Prokurorisë për gardistët dhe pastaj del e akuzon Prokuroren e Përgjithshme se këta ishin “faza B” e grushtit të shtetit kundër tij, është po ashtu shenjë, se këtu shteti s’ka se si të jetë funksional.
    Pyetjet që shtrohen janë: a ka ndonjë lidhje midis shtetit që ambasadori e quajti “funksional”, paçka se jo i përsosur dhe “shtetit fasadë”? Së dyti, cili është ndryshimi midis tyre? Besoj se ka një lidhje: që të dy përdorin të njëjtën retorikë respekti ndaj asaj që në anglisht quhet “constitutional framework”, që do të thotë korniza brenda të cilës duhet të zhvillohet loja politike, pavarësisht se i pari e kryen këtë në mënyrë funksionale, kurse tjetri si fasadë. Por cili është ndryshimi? Ndryshimi qëndron në atë se në shtetin funksional është kjo kornizë që e kushtëzon lojën politike, kurse në shtetin fasadë është loja politike e bandave, e “kleptokracive në kompeticion”, që i dikton kornizës se çfarë forme duhet të marrë. Kur Kryeministri thotë: nuk e zbatoj urdhrin e Prokurorisë, sepse ajo është kundër interesave të mia, s’bën tjetër veçse një thyerje të kornizës kur kjo s’i shkon për shtat interesave të tij. Po ende, në shtetin funksional korrupsioni, që sikurse tha Arvizu, ekziston edhe në popull, luftohet nga institucionet, kurse në shtetin fasadë është korrupsioni e krimi ai që udhëheq popullin në luftën kundër ndërtimit të institucioneve të vërteta. E më në fund, çka është më e rëndësishmja, në kontekstin e krizës në fjalë, në shtetin funksional, edhe pse me defekte, vihet re një përparim drejt më shumë lirie dhe demokracie, kurse në shtetin fasadë (apo të dështuar) sa më shumë kalon koha, aq më autoritar dhe i rrezikshëm bëhet ky. Kam qenë dhe mbetem i mendimit se ajo çka po ndodh tek ne është provë se po shkasim drejt kësaj situate. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, sepse logjika e funksionimit të partive si banda në konflikt me njëra-tjetrën për kapjen e burimeve ekonomike e financiare të vendit nuk mund të mos çojë drejt rritjes së konfliktualitetit, deri në asgjësimin e njëra - tjetrës. Perspektiva që na hapet në këto kushte, është një luftë finale midis këtyre dy bandave dhe vendosja e diktaturës së më të fortit, që do të thotë një Prokurori, që në vend se të qëndrojë pasive ndaj të dy palëve, siç qëndron sot, të fillojë të dënojë vetëm armiqtë e më të fortit, që Presidenti, në vend se të qëndrojë pasiv, siç qëndron sot, të marrë e zbatojë urdhrat e Kryeministrit, që mediat të bëhen të gjitha me triumfatorin, e me radhë.
    Sipas gjykimit tim, është ndjenja e këtij rreziku që e bën bandën tjetër të udhëhequr nga Edi Rama të mos besojë në ato që thotë ambasadori, si puna e zgjedhjeve të lira, institucionet që funksionojnë, paçka se me defekte e më the të thashë, e të kërkojë luftë me mjete jashtëinstitucionale.
    E këtu vijmë në pikën më të vështirë. Si ta kthejmë për mbarë këtë rrëshqitje drejt më të keqes? Sipas meje, e para gjë që kërkohet është ta lexojmë drejt këtë situatë dhe të mos gabohemi nga retorikat e të dy bandave. Pastaj vijnë të tjerat.
    E vetmja gjë shpresëdhënëse që tha ambasadori në këtë kontekst ishte se amerikanët po ndihmojnë Prokurorinë për të hetuar plotësisht çfarë ndodhi më 21 janar. Me fjalë të tjera, për të nxjerrë përgjegjësitë e për të dënuar si ata që organizuan sulmin banditesk ndaj Kryeministrisë, ashtu edhe ata që dhanë urdhër për të vrarë. Le të shpresojmë, por dyshoj se kjo do të ndodhë, ashtu sikurse dyshoj shumë se një institucion mund të forcohet e të bëhet autonom me paterica të huaja. Ka shumë më tepër gjasa që ky të jetë një hetim “fasadë”, që do të zgjasë deri në skandalin tjetër të radhës, pa nxjerrë fajtor e pa dënuar kënd, përveç ndonjë peshku të vogël. Shikoni ç’ndodhi me Gërdecin për t’u bindur për këtë. Dhe jam i bindur se kjo u intereson të dy palëve, sepse më shumë sesa njëri-tjetrit, këto banda i tremben pikërisht një drejtësie të vërtetë. Sikur të ishte vërtet i plotë dhe i vërtetë ky hetim, të dy kryetarët e tyre do ta gjenin shumë shpejt marrëveshjen për të nxjerrë jashtë loje Prokurorinë dhe amerikanët vetë. Ja pse nuk besoj se zgjidhja e krizës mund të vijë me rotacionin e pushtetit nga njëra bandë tek tjetra, edhe pse nuk jam kundër kësaj, qoftë thjesht për faktin se ekzistenca e dy bandave krijon më shumë hapësira lirie e demokracie sesa vetëm një, por se ajo do të vijë vetëm me gjetjen e rrugëve për kontrollimin e këtyre partive-banda, për dobësimin e pushtetit të tyre dhe forcimin e institucioneve të pavarura prej tyre. Përfytyroni një çast sikur të kemi një Prokurori e drejtësi që dënon cilindo fajtor pa llogaritur se ç’pushtet ka, përfytyroni një media që në vend se t’i shërbejë njërës ose tjetrës, denoncon aferat e të dy palëve, përfytyroni një shoqëri civile që bën të njëjtën gjë, përfytyroni biznesmenë që në vend se të trokasin në dyert e ministrave a kryebashkiakëve për të marrë tendera e më the të thashë, duke premtuar 10 apo 20 përqindëshin të refuzonin ta bënin këtë. Atëherë, këta banditë nuk do të qëndronin dot më këmbë as 24 orë.
    Mirëpo, shumë e quajnë ideale këtë thirrje ndaj qytetarëve, prandaj dhe gati të padobishme për t’u artikuluar. Realpolitika e ambasadorit duket më bindëse, më funksionale, por le të mos harrojmë se kjo i ka çuar amerikanët shumë larg nganjëherë, në mbështetjen e padrejtësive dhe krimeve. Pastaj, si ka mundësi që të pranojmë të na duket më reale që të sjellim ekspertë amerikanë për të përcaktuar se si u vranë dhe kush i vrau katër demonstruesit sesa ajo, që na thonë konfidencialisht ekspertët shqiptarë, se këtë punë, po të jenë të lirë, ata e mbarojnë brenda dy ditësh?
    Jo zoti Arvizu, kjo gjendje nuk është normale dhe as reale në një shtet funksional. Kjo është normale dhe reale në një shtet bandash dhe banditësh, që nuk e kanë njohur ende se çdo të thotë të jetosh në një shtet ligjor. Dhe rrugën drejt shtetit ligjor nuk mund të na e hapin dot ekspertët amerikanë, pa e mohuar ndihmën e tyre, por burra shteti, prokurorë, gjyqtarë, intelektualë, gazetarë, qytetarë kurajozë shqiptarë, që do të ngrihen me guxim kundër këtij shteti fasadë. E momente si kjo krizë, kur ai shfaqet më i dobët se kurrë dhe më i dëmshëm se kurrë, janë momentet më të mira për ta bërë këtë.

    panorama

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk pata koh ta lexoj Lubonjen.. por kush e lexon te na thote..

    A e ka denuar Masakren Ed-rucore mbi Policet Garden e Zyren e Kryeministrise ne shkrimin lart apo tjerr pallavra ky djale e i bashkangjitet Qose m.utrve tjere?

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga DriniM Lexo Postimin
    A, iu plotesua deshira ketij Zombit Vuthjan per kete lloj qeverie ???? o malukati i komandanteve te Bllaces .


    ===========================


    Prishtinë, 12 shkurt - Edhe pse PDK – AKR ende nuk mund të afrojnë qëndrimet, Klan Kosova ka raportuar se si do të duket marrëveshja përfundimtare ndërmjet këtyre dy partive. Ky version nuk e bën dot President, Jakup Krasniqin, por këtë post ia lë AKR-së.

    Kështu do të ndaheshin postet, sipas Klan Kosovës.

    PDK

    Kryetari i Kuvendit

    1 Zv/kryeministër

    8 ministri

    AKR

    Presidenti

    1 Zv/kryeministër

    4 ministri

    Lista Rugova

    1 ministri


    Serbët

    3 ministri

    Minoritetet e tjera

    2 ministri – 1 zv/kryeministër



    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------



    Qysh po jo doket qeveria, o ju malukati i komandatave te Bllaces ?!


    Qeveri Leshi , dhe ate te dredht bile .
    Keshtu eshte kur del me strajcen e jevgut ne krah,a .
    Si mielli i magjupes

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nje reagim te Lubonjes po sjell..

    --


    ju nga kosova nuk na sollet reagime nga vipat e kosoves. po populli cfar thote per 21-shin.

    --


    Arvizu, shteti funksional dhe shteti fasadë Skip to content.

    Arvizu, shteti funksional dhe shteti fasadë .

    E mërkurë, 09 Shkurt 2011 14:34
    . .
    Nga FATOS LUBONJA

    Për turpin e politikanëve shqiptarë, ndërkohë që Presidenti i Republikës akuzohet për puçist me lehtësinë më të madhe e thirret të japë llogari përpara deputetësh marioneta të Sali Berishës, fjala e ambasadorit amerikan tek “Zëri i Amerikës” u prit si fjala e Zotit, gati - gati. Emisionet e lajmeve e dhanë të plotë, a thua se jemi në vitin 1990. Komentet ishin pa fund. Dhe pastaj na thonë se jemi duke hyrë në Europë.
    Por le të merremi me ato që tha ambasadori.
    Ai tha diçka shumë të rëndësishme për t’u diskutuar: Shqipëria “nuk është një shtet i dështuar”, është një shtet, institucionet e të cilit funksionojnë, edhe pse kanë defektet e veta. Po ashtu, ambasadori tha se Shqipëria ka hapësira demokratike - pra nuk është një regjim i krahasueshëm me vendet arabe në shpërthim, si Tunizia apo Egjipti p.sh. - dhe përmendi për këtë edhe faktin se televizioni më i shikuar në vend, Top Channel, është me opozitë, së bashku me një numër gazetash. Ja pse rruga normale e ecjes përpara për ambasadorin, është ajo që opozita të shfrytëzojë të gjitha këto mundësi që ka, duke llogaritur se në maj ka zgjedhjet lokale. Dhe në këtë kontekst, premtoi se amerikanët dhe gjithë ndërkombëtarët do të bëjnë çmos që këto zgjedhje të ardhshme të jenë edhe më të mira se zgjedhjet e shkuara.
    Ky është një arsyetim pozitiv për zgjidhjen e krizës, që s’ka të sharë. Realpolitikë e vërtetë. Një konfortim i madh për shqiptarët, për maxhorancën në pushtet, madje edhe për opozitën, do të thosha, sikur të mos ishte kaq e paduruar. Është e qartë se nuk mund të pritet nga një ambasador të thotë se Shqipëria është një shtet i dështuar, ndonëse do të isha shumë kurioz të lexoja ato mesazhet që i dërgon Departamentit të Shtetit, të tipit që zbuloi së fundi Wikileaks. Por ama, ka edhe vështrime të tjera për Shqipërinë, shumë më pak diplomatike dhe realpolitike, se ato të ambasadorit. Duke iu referuar jo vetëm Shqipërisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit, një politolog i huaj, duke folur në Al Jaseera për krizën shqiptare, tha se këta nuk janë shtete (funksionalë sipas fjalës së ambasadorit), por “shtete fasadë”, prapa të cilëve qëndrojnë dy parti që s’ka kuptim të quhen “konservatore” apo “socialiste”, por “kleptokraci në kompeticion me njëra-tjetrën”, “banda hajdutësh”, që bëjnë sherr për ndarjen e pronës publike, që janë të lidhura me krimin e organizuar, etj. dhe që të ashtuquajturat “institucione” i përdorin thjesht si fasadë për popullin e tyre, por edhe për amerikanët e europianët. Nëse është kështu, sikurse personalisht kam ngulmuar me kohë se është, a ka kuptim në këtë rast të na flitet për shtet funksional dhe për hapësira demokratike, thjesht sepse banda tjetër e hajdutëve paska mundësi të fitojë pushtetin lokal? Kjo më duket se e ndryshon disi perspektivën optimiste që na dha ambasadori, e duke e çuar cinizmin deri në fund, mund të themi edhe se vetë ambasadat funksionojnë në këta shtete si fasada edhe jo krejt pa bashkëpunim me bandat, po të kesh parasysh se puna kryesore e një ambasade është të sigurojë investime për investitorët e vendit të saj në këtë vend.
    Unë ngulmoj se kriza e fundit që u prodhua duke filluar që me videon Prifti – Meta, e deri tek sulmi mbi Kryeministrinë e vrasjet që e pasuan atë, si dhe akuzat e mëpastajme të Berishës për Prokurorinë dhe Presidentin, nuk janë tjetër veçse një “grisje” e fasadës që na le të shohim lojën prapa saj. Fakti që opozita lëshoi kundër Kryeministrisë një tufë bazhibozukësh për t’i vënë flakën asaj - siç ka bërë edhe Berisha më ‘98, - është shenjë evidente se këta institucionin nuk e konsiderojnë tjetër gjë, përveçse si llogore të bandës tjetër që duhet pushtuar. Fakti që Sali Berisha nuk ekzekuton urdhër-arrestet e Prokurorisë për gardistët dhe pastaj del e akuzon Prokuroren e Përgjithshme se këta ishin “faza B” e grushtit të shtetit kundër tij, është po ashtu shenjë, se këtu shteti s’ka se si të jetë funksional.
    Pyetjet që shtrohen janë: a ka ndonjë lidhje midis shtetit që ambasadori e quajti “funksional”, paçka se jo i përsosur dhe “shtetit fasadë”? Së dyti, cili është ndryshimi midis tyre? Besoj se ka një lidhje: që të dy përdorin të njëjtën retorikë respekti ndaj asaj që në anglisht quhet “constitutional framework”, që do të thotë korniza brenda të cilës duhet të zhvillohet loja politike, pavarësisht se i pari e kryen këtë në mënyrë funksionale, kurse tjetri si fasadë. Por cili është ndryshimi? Ndryshimi qëndron në atë se në shtetin funksional është kjo kornizë që e kushtëzon lojën politike, kurse në shtetin fasadë është loja politike e bandave, e “kleptokracive në kompeticion”, që i dikton kornizës se çfarë forme duhet të marrë. Kur Kryeministri thotë: nuk e zbatoj urdhrin e Prokurorisë, sepse ajo është kundër interesave të mia, s’bën tjetër veçse një thyerje të kornizës kur kjo s’i shkon për shtat interesave të tij. Po ende, në shtetin funksional korrupsioni, që sikurse tha Arvizu, ekziston edhe në popull, luftohet nga institucionet, kurse në shtetin fasadë është korrupsioni e krimi ai që udhëheq popullin në luftën kundër ndërtimit të institucioneve të vërteta. E më në fund, çka është më e rëndësishmja, në kontekstin e krizës në fjalë, në shtetin funksional, edhe pse me defekte, vihet re një përparim drejt më shumë lirie dhe demokracie, kurse në shtetin fasadë (apo të dështuar) sa më shumë kalon koha, aq më autoritar dhe i rrezikshëm bëhet ky. Kam qenë dhe mbetem i mendimit se ajo çka po ndodh tek ne është provë se po shkasim drejt kësaj situate. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, sepse logjika e funksionimit të partive si banda në konflikt me njëra-tjetrën për kapjen e burimeve ekonomike e financiare të vendit nuk mund të mos çojë drejt rritjes së konfliktualitetit, deri në asgjësimin e njëra - tjetrës. Perspektiva që na hapet në këto kushte, është një luftë finale midis këtyre dy bandave dhe vendosja e diktaturës së më të fortit, që do të thotë një Prokurori, që në vend se të qëndrojë pasive ndaj të dy palëve, siç qëndron sot, të fillojë të dënojë vetëm armiqtë e më të fortit, që Presidenti, në vend se të qëndrojë pasiv, siç qëndron sot, të marrë e zbatojë urdhrat e Kryeministrit, që mediat të bëhen të gjitha me triumfatorin, e me radhë.
    Sipas gjykimit tim, është ndjenja e këtij rreziku që e bën bandën tjetër të udhëhequr nga Edi Rama të mos besojë në ato që thotë ambasadori, si puna e zgjedhjeve të lira, institucionet që funksionojnë, paçka se me defekte e më the të thashë, e të kërkojë luftë me mjete jashtëinstitucionale.
    E këtu vijmë në pikën më të vështirë. Si ta kthejmë për mbarë këtë rrëshqitje drejt më të keqes? Sipas meje, e para gjë që kërkohet është ta lexojmë drejt këtë situatë dhe të mos gabohemi nga retorikat e të dy bandave. Pastaj vijnë të tjerat.
    E vetmja gjë shpresëdhënëse që tha ambasadori në këtë kontekst ishte se amerikanët po ndihmojnë Prokurorinë për të hetuar plotësisht çfarë ndodhi më 21 janar. Me fjalë të tjera, për të nxjerrë përgjegjësitë e për të dënuar si ata që organizuan sulmin banditesk ndaj Kryeministrisë, ashtu edhe ata që dhanë urdhër për të vrarë. Le të shpresojmë, por dyshoj se kjo do të ndodhë, ashtu sikurse dyshoj shumë se një institucion mund të forcohet e të bëhet autonom me paterica të huaja. Ka shumë më tepër gjasa që ky të jetë një hetim “fasadë”, që do të zgjasë deri në skandalin tjetër të radhës, pa nxjerrë fajtor e pa dënuar kënd, përveç ndonjë peshku të vogël. Shikoni ç’ndodhi me Gërdecin për t’u bindur për këtë. Dhe jam i bindur se kjo u intereson të dy palëve, sepse më shumë sesa njëri-tjetrit, këto banda i tremben pikërisht një drejtësie të vërtetë. Sikur të ishte vërtet i plotë dhe i vërtetë ky hetim, të dy kryetarët e tyre do ta gjenin shumë shpejt marrëveshjen për të nxjerrë jashtë loje Prokurorinë dhe amerikanët vetë. Ja pse nuk besoj se zgjidhja e krizës mund të vijë me rotacionin e pushtetit nga njëra bandë tek tjetra, edhe pse nuk jam kundër kësaj, qoftë thjesht për faktin se ekzistenca e dy bandave krijon më shumë hapësira lirie e demokracie sesa vetëm një, por se ajo do të vijë vetëm me gjetjen e rrugëve për kontrollimin e këtyre partive-banda, për dobësimin e pushtetit të tyre dhe forcimin e institucioneve të pavarura prej tyre. Përfytyroni një çast sikur të kemi një Prokurori e drejtësi që dënon cilindo fajtor pa llogaritur se ç’pushtet ka, përfytyroni një media që në vend se t’i shërbejë njërës ose tjetrës, denoncon aferat e të dy palëve, përfytyroni një shoqëri civile që bën të njëjtën gjë, përfytyroni biznesmenë që në vend se të trokasin në dyert e ministrave a kryebashkiakëve për të marrë tendera e më the të thashë, duke premtuar 10 apo 20 përqindëshin të refuzonin ta bënin këtë. Atëherë, këta banditë nuk do të qëndronin dot më këmbë as 24 orë.
    Mirëpo, shumë e quajnë ideale këtë thirrje ndaj qytetarëve, prandaj dhe gati të padobishme për t’u artikuluar. Realpolitika e ambasadorit duket më bindëse, më funksionale, por le të mos harrojmë se kjo i ka çuar amerikanët shumë larg nganjëherë, në mbështetjen e padrejtësive dhe krimeve. Pastaj, si ka mundësi që të pranojmë të na duket më reale që të sjellim ekspertë amerikanë për të përcaktuar se si u vranë dhe kush i vrau katër demonstruesit sesa ajo, që na thonë konfidencialisht ekspertët shqiptarë, se këtë punë, po të jenë të lirë, ata e mbarojnë brenda dy ditësh?
    Jo zoti Arvizu, kjo gjendje nuk është normale dhe as reale në një shtet funksional. Kjo është normale dhe reale në një shtet bandash dhe banditësh, që nuk e kanë njohur ende se çdo të thotë të jetosh në një shtet ligjor. Dhe rrugën drejt shtetit ligjor nuk mund të na e hapin dot ekspertët amerikanë, pa e mohuar ndihmën e tyre, por burra shteti, prokurorë, gjyqtarë, intelektualë, gazetarë, qytetarë kurajozë shqiptarë, që do të ngrihen me guxim kundër këtij shteti fasadë. E momente si kjo krizë, kur ai shfaqet më i dobët se kurrë dhe më i dëmshëm se kurrë, janë momentet më të mira për ta bërë këtë.

    panorama
    O brari
    Populli i kosoves me pas mundesi,krejt faren socialiste e kish gju ne deti dhe ja kish humb rasadin,kjo eshte e verteta

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga Kosova vetem thirrjet histerike te kriminelit Qose po vijne ne Tirane.

    ku eshte Kosova tjeter... kosova qe nuk e do shqiperine te shkoj ne humnerat qe e cojn edvinet e Qoset.
    ajo duhet te flase..
    si ka mundesi qe dhe pas 21-shit kosova nuk flet.

    kjo heshtje qe perkthehet..pajtim me tom doshet e ed rucit.. do lej pas nji plage te rende qe do i largoje dy pjeset e kombit..

    pse nuk foli isa mustafa..

    as daci..

    askush..

    vetem helmi i qoses vjen nga kosova..

    kur qenka bere is mustafa vegel e ed rucit ose bashk mafie-beton?
    si ka mundesi LDK heshti per 21 janarin sikur te ishte ngjarje e ndodhur ne Tahiti..

    tmerr..

    ---


    ja gangsteri plak flliqan e serial killeri qose cfar shkruan perseri ne gazetat e mafies puciste.

    ---------

    Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Lajçakut të BE



    Nga Rexhep QOSJA

    SHFYTYRIMI I MADH

    Shqipëria po i çon botës lajme të këqija e të zymta për veten.
    Janë këto lajme të këqija e të zymta për Shqipërinë që botës ia çon klasa politike shqiptare.
    Ani çfarë lajmesh se!
    Në Shqipëri u bë grushtshtet! Ende është e paqartë kush e bëri: ushtria apo oligarkia e Partisë Socialiste!
    Në protestat që organizoi Partia Socialiste, Garda e Republikës vrau tre protestues të paarmatosur dhe plagosi rëndë e lehtë disa dhjetëra.
    Protestë shumë e madh në Tiranë. Mbi njëqindmijë qytetarë!
    Grushtshtet! Grushtet në Tiranë me bomba molotov, me çadra pistoleta, me stilolapse pistoleta dhe me thika të helmatisura – deklaroi kryeministri i vendit!
    Me teknologjinë e grushtshtetit Shqipëria ia ka kaluar Afrikës!
    Shqipëria në prag të luftës civile!
    Krahas protestës së paralajmëruar të socialistëve do të mbajë miting edhe partia në pushtet!
    Pas Tunizisë edhe Shqipëria. Kazani mysliman në botë do të vlojë! Pas Shqipërisë-Kosova e pas Kosovës Egjypti!
    Shkak i protestës së përgjakshme të socialistëve- megakorrupsioni i qeverisë. Dhe, vjedhja e votave nga Partia demokratike.
    Zëvendëskryeministri i qeverisë shqiptare i kapur në korrupsion.
    Kryeministri ndalon vendimin e prokurorisë së përgjithshme shqiptare për ndalimin e vrasësve të demonstruesve – gardistë të tij!
    Qeveria e kryeministrit Sali Berisha – universitet i korrupsionit në rajon!
    Këto lajme u sjellin shqetësim, keqardhje, dëshpërim të gjithë atyre që e duan Shqipërinë, që e duan Shqipërinë si atdheun e tyre sepse atdhe e çmojnë edhe në qoftë se jetojnë jashtë saj.
    Këto lajme u sjellin keqardhje edhe të gjithë miqve të Shqipërisë në botë, që e duan Shqipërinë, që e duan historinë e saj, kulturën e saj, gjuhën shqipe.
    Këso lajmesh, të zymta, për Shqipërinë klasa politike shqiptare i çoi botës edhe në vitin 1997. Ishin ato lajme për ish-sekretarin e organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në Fakultetin e Mjekësisë, që ishte njëkohësisht sekretar i organizatës së partisë në gjithë Universitetin Shtetëror të Tiranës, i cili kishte mbërritur të bëhej kryetar i Shqipërisë, por i cili çdo gjë ishte i gatshëm të bënte, por vetëm një gjë nuk ishte i gatshëm të bënte: nuk ishte i gatshëm, për kurrfarë çmimi, të bënte pajtim kombëtar me ish - bashkëpartiakët, me ish-bashkëpunëtorët, me ish-eprorët dhe me ish-vartësit e tij partiakë. Me ta, me ish- bashkëpartiakët, ish-bashkëpunëtorët, ish-eprorët dhe ish-vartësit, sekretari i partisë, i njohur për fundamentalizmin e tij partiak stalinist, thoshte: as në parajsë, as në skëterrë! Dhe, kjo politikë e tij e solli Shqipërinë në prag të luftës qytetare, disa shkruajnë, madje, se e solli në luftë qytetare, që për pasojë pati shumë shkatërrime dhe disa mija të vdekur – numri i saktë i të cilëve kurrë s’është shpallur! Ishin ato lajme për kryetarin e Shqipërisë, i cili në gjendje të jashtëzakonshme, që kishte shpallë vetë, u rizgjodh kryetar i Shqipërisë. Dhe, kështu, u vetëquajt kryetar demokrat sado i rizgjedhur në gjendje të jashtëzakonshme, në të cilën vriteshin qytetarë me urdhërat e tij. Pse jo! Në fakt, përpos kryetar i Shqipërisë, ai ishte edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministër i plotfuqishëm i Policisë dhe, madje, Shef i Sigurimit Informativ Kombëtar! Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e quajtën të domosdoshme të dërgojnë në Shqipëri politikanin e shtetarin austriak, Vranicki, për të ndërprerë luftimet mes partive dhe për të rregulluar punët e shqiptarëve të hasmëruar mesveti dhe punët e shtetit shqiptar të shpërbërë prej politikanëve të vet! Dhe, paqja u arrit, por urrejtjet midis pushtetarëve e pretorianëve të tyre nuk pushuan!
    Këso lajmesh, të këqija, të zymta, për Shqipërinë klasa politike shqiptare i çoi botës edhe në vitin 1998. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, me pretorianët e tij bëri grushtshtet. Gjatë grushteshtetit të tij, në të cilin nuk u përdorën shkopinj, guraleca, çadra pistoleta, stilolapsë pistoleta dhe thika helmuese, po armë të lehta e të rënda, puçistët që i kishin lexuar doracakët për grushtshtet të suksesshëm, përpos institucioneve kryesore shtetërore, pushtuan edhe Radio Televizionin shtetëror. Pas Luftës së Dytë Botërore ky ishte grushteti i dytë në Evropë –pas grushtetit të kolonelëve grekë prej të cilëve diçka edhe kishin mësuar!
    Puçistët me në krye Sali Berishën do ta kurorëzonin grushtshtetin me fitore të vërtetë sikur të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që shpejt çuan porosi: në Evropë dhe në Amerikë nuk mund të merret pushtet më me grushtshtete. E qartë, shokë puçistë! Dhe, puçistët u kthyen në zyrat e partisë së Sali Berishës, kurse kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, i cili kishte kërkuar shpëtim në Maqedoni, u kthye në atdhe, madje në kabinetin e tij.
    Këso lajmesh, të këqija, të zymta për Shqipërinë klasa politike shqiptare i çoi botës edhe në fillim të këtij viti, 2011.
    Bashkimi Evropian dhe SHBA-të u detyruan rishtazi të dërgonin ndërmjetësues në Shqipëri. Bota dyshonte në suksesin e tij dhe ky dyshim u dëshmua shpejt. Ndërmjetësuesi evropian donte t’i bënte qejfin krejt botës dhe babait, prandaj edhe s’mund të bënte gjë për popullin shqiptar. Dhe, kjo ua la të lirë hapësirën dyluftimeve partiake dhe përrallave të Sali Berishës duke e shtuar shumë valën e lajmeve të këqija, të zymta për Shqipërinë në botë. Ani çfarë lajmesh se! Secili më i zymtë se tjetri. Po i paraqes disa prej këtyre lajmeve për Shqipërinë jashtë Shqipërisë, kryesisht lajme-reagime në deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se demonstrata e organizuar prej Partisë Socialiste në të vërtetë ishte puç për marrjen e pushtetit me dhunë.
    Një partizan i Sali Berishës në Prishtinë u tha miqve të tij: Edi Rama me socialistët dhe Gjinushin e Ngjelën, ndoshta edhe do të bënte puç sikur të mos e dinte se do t’i ngjante si Sali Berishës më 14 shtator 1998: evropianët dhe amerikanët nuk do ta lejonin të kurdisej në pushtet. Kjo deklaratë, prandaj, është marrëzia e radhës e Sali Berishës.
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi seriozisht se puçi u bë me bomba mollotov, me çadra pistoleta, me stilolapsa pistoleta dhe me thika të lyera me helm!
    Disa televizione dhe gazeta amerikane dhe evropiane shkruan: kësi puçi nuk është parë ende as në Afrikë, as në Azi, por as në Amerikën Latine. Puçet zakonisht bëhen me armë, duke përfshirë këtu edhe tanket, kurse Radiotelevizioni shtetëror është institucioni kryesor shtetëror që puçistët turren ta shtien në dorë.
    Një cinik italian, që kishte punuar në Kosovë në kuadrin e UNMIK-ut e që po dëgjonte bisedën e kolegëve për puçin në Shqipëri u tha atyre: Shqipëria ka një letërsi shumë origjinale; edhe kur është socrealiste, partizanët e Sali Berishës e quajnë moderne dhe disidente, prandaj pse të mos ketë edhe puç origjinal, që dallon prej puçeve të parakëve afrikanë, aziatikë dhe latinoamerikanë!
    Sali Berisha deklaroi seriozisht se bashkëpjesëmarrës të puçit të organizuar prej Partisë Socialiste, doravetë prej kryetarit të saj, Edi Tama, ishin kryeprokurorja, Ina Rama (të cilën e karakterizoi me cilësor të turpshëm që më vjen keq ta shënoj këtu), kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi dhe shefi i SHISH-it.
    Ohoho! Ohoho! Filluan të çuditen disa deputetë në Parlamentin Evropian. Gjuha tragjike politike - tha njeri prej tyre – lehtë mund të kthehet në gjuhë komike politike. Kusht për një shndërrim të tillë të gjuhës politike është formimi i djeshëm dhe inzhenieringu i sotëm politik i folësit.
    Një gazetare e njohur angleze, që i njeh mirë zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, deklaroi se gjuha dhe sjelljet e kryeministrit të Shqipërisë janë paranojake!
    Kryeminisri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se ata që do të provojnë edhe njëherë të marrin ndërtesën e qeverisë derisa unë jam kryeministër do të marrin përgjigjen që kurrë nuk kanë qenë në gjendje ta imagjinojnë! Më së pari kjo përgjigje e imja do t’i jepet kryepuçistit, Edvin Kristaq Rama.
    Ohoho!Ohoho!Ohoho!Ohoho! U katërfishuan çuditjet e disa deputetëve të Parlamentit Evropian. Sali Berisha – tha njëri prej tyre - veç po i emërton viktimat e ardhshme të gardistëve të Republikës së tij!
    Lajmet e këqija, të zymta për Shqipërinë në botë u shtuan kur Sali Berisha ua shtoi nga një rrogë të gjithë policëve që u kishin qëndruar përballë protestuesve; kur ua shtoi nga dy rroga të gjithë policëve që ishin plagosur apo gërvishtur prej protestuesve; kur ua shtoi rrogat gardistëve që e kishin “mbrojtur” godinën e qeverisë së tij; kur e urdhëroi ministrin e financave të ndajë eurot me të cilët do të paguhen spiunët që do të “tregojnë” kush prej protestuesve dhe me çka ishte i armatosur; kur formoi Komision njëpartiak parlamentar për hetimin e puçit; kur u takua me policët dhe familjarët e tyre; kur u takua me gardistët që i quajti heronjt e ri të Shqipërisë demokratike, kur u takua me oficerët – gjeneralët, kolonelët dhe majorët e Ushtrisë së Shqipërisë si të ishte komandant suprem i tyre ai e jo kryetari i shtetit, Bamir Topi.
    Ohoho! Ohoho! Ohoho! Ohoho! Ohoho! U pesëfishuan çuditjet e disa deputetëve në Parlamentin Evropian. Me gjuhën që flet klasa politike shqiptare, me sjelljet që bën klasa politike shqiptare, me gjuhën që flasin dhe me sjelljet që bëjnë, sidomos, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian? A është e mundshme kjo? - e shprehu dëshpërimin e tij një eurodeputet. Shqipëria është kriza e Evropës. Si Bjellorusia. Nuk do ta rëndojmë Evropën me papërgjegjshmërinë e tyre? Nuk është e arsyeshme!
    Dhe, kështu vala e sjelljeve të çmendura politike në Shqipëri dhe vala e lajmeve të zymta që prej Shqipërisë shkonin në botë vetëm sa po rritej! Si pasojë e kësaj batice sjelljesh e lajmesh Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më në fund, sadopak e ashpërsuan gjuhën ndaj Shqipërisë. Kur e pa se gjuha e tyre sadopak po ndryshon, kryeministri Sali Berisha, i pushoi rrenat dhe kërcënimet. E harroi puçin. Ua la në përdorim vetëm disa pretorianëve të padukshëm më parë. Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi,prokurorja e përgjithshme, Ina Rama dhe Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, nuk po quhen më bashkëpuçistë. Pretorianët kryesorë të kryeministrit – ministri i Rendit Publik, ministri i Mbrojtjes, ministri i Rrugëve dhe deputetët e deputetet e shpërdorura në fushatën puçiste të kryeministrit njëherë për njëherë nuk shihen më në media. Fytyrat e tyre janë brë shumë të padëshiruara, madje të neveritshme, për shumicën e shqiptarëve, kurse gjuha e tyre politike shumë komprometuese për shtetin shqiptar në botë.
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili dikur marrëveshjes prej pesë pikash të paraqitur prej Parlamentit Evropian në restorantin emërsimbolik Krokodili, i ishte përgjigjur shkurt Kurrë , tani do t’i thotë drejtorit menaxhues për krizat në Ballkan: “Vetëm më thuaj ç’të bëj tani dhe unë do të bëj”!
    Dëgjoni dhe shikoni mirë! Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i tha kështu “Vetëm më thuaj ç’të bëj tani dhe unë do të bëj” jo kryetarit të Bashkimit Evropian, jo komisioneres për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, jo kryeministres së Gjermanisë, jo kryeministrit britanik, jo kryeministrit të Francës, të Danimarkës a të Holandës, po një çuni sllovak, i quajtur Mirosllav Lajçak, që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian e çojnë në vendet e krizave ku përtojnë apo nuk denjësojnë të shkojnë vetë!
    Kryeministri i Shqipërisë mjerueshëm i gjunjëzuar para Lajçakut! Vetëm për të mbetur në pushtetin aq të ndotur prej vetë atij.
    Para tij, para Lajçakut, pra, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u bie hashe, domethënë i përbin, të gjitha ato që i kishte pështyrë gjatë tri javëve përpara: të gjitha gënjeshtrat, të gjitha mashtrimet, të gjitha kërcënimet, të gjitha marrëzitë, të gjitha paranojat, të gjitha ndyrësitë e tij të shqiptuara e të bëra në Shqipëri.
    Nuk ka dyshim se maska, që para shqiptarëve i kishte rënë që në vitin 1991, para zyrtarëve të institucioneve evropiane dhe amerikane i bie tek tani. Plotësisht. Por me shumë vonesë.
    Komprometimi i tij është i plotë.
    Gënjeshtari ontologjik tregohet edhe servil ontologjik. Pse jo? Rrena dhe Servilizmi ndaj të huajve e egërsia ndaj të vetëve janë mjeti i tij, taktika e tij, strategjia e tij, për më tepër qenia e tij.
    Por, komprometimi i tij është një komprometim edhe i shtetit shqiptar, madje, edhe i vetëdijes shtetërore shqiptare. Çfarë populli është ky që duron një kryeministër të këtillë: mashtrues, gënjeshtar, shpifës, fyes, fyes ndaj meshkujve dhe grave, i korruptuar, agresiv, kërcënues, servil, rrënues i parimeve, standardeve, vlerave themelore të demokracisë - do të thonë ata që thanë: Të mos e bëjmë Togon si Shqipëria! Të mos e tolerojmë një Shqipëri të dytë në rajonin tonë (latinoamerikan)!
    Çfarë populli është ky që duron një kryeministër të tillë, i cili nesër kur të mbetet pa pushtet mund të jetë i detyruar të dalë në gjyq për shkeljet e kushtetutës, aferat e ndryshme korruptive të anëtarëve të qeverisë së tij, tragjedinë e Gërdecit, vrasjen e dëshmitarit kryesor të Gërdecit, Kosta Trebickës, katër vrasjet në protestën e 21 janarit. E të tjera.
    Dinjiteti shtetëror i Shqipërisë, vetëdija shtetërore e popullit shqiptar, kultura e tij është rëndë e fyer prej kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetares së Kuvendit të tij, Jozefina Topalli. Populli shqiptar duhet ta mbrojë e ta rikthejë dinjitetin e vet. Dhe vetëdijen e vet shtetërore. Dhe, do t’i mbrojë e t’i rikthejë duke e larguar Sali Berishën me shërbëtoren e tij prej pushtetit siç e largoi populli tunizian Ben Alinë, edhe pse Ben Alia ishte shumë më i kulturuar se kryeministri shqiptar dhe ashtu siç e largoi populli egjiptian Mubarakun, edhe pse Mubaraku ishte shumë, shumë më i qytetëruar se kryeministri shqiptar. E them me bindje e me përgjegjësi se: në qoftë se e largon Sali Berishën prej pushtetit, nderimi i botës për popullin shqiptar do të rritet dhe do të rritet-shumë, shumë, siç u rrit tani për popullin tunizian mbasi e largoi Ben Alinë dhe për popullin egjiptian mbasi e largoi Mubarakun.

    Prishtinë 10.2.2011.

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    ....po ky Qose-ja eshte nje plehre nderkombetare......... ne sherbim te antishqiptareve.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Besoje dhe mendoje shume se vetem me thirrje te ketilla situata mundet me ndryshuar per te mire e asesi duke i hedhur benzin zjarrit.
    Thirrje klasës politike të ngritët mbi interesat individuale

    Një grup intelektualësh në Prishtinë, akademikë, profesorë universitarë, gazetarë, shkrimtarë, historianë, juristë, avokatë përmes një deklarate i kanë drejtuar thirrje lidershipit shqiptar në të gjitha trojet që të ngrihet mbi interesat e ngushta individuale në favor të atyre kombëtare, për të mos humbur kështu shansin historik për realizimin e ëndrrës së pararendësve.

    Në tekstin me titull “Deklaratë e një grupi intelektualësh mbi rrjedhat politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në viset e tjera shqiptare”, thuhet se “Jemi të shqetësuar thellë me rrjedhat politike në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe hapësira të tjera shqiptare, ne, një grup intelektualësh, nëpërmjet të kësaj Deklarate, shprehim mendimin tonë rreth këtyre rrjedhave dhe apelojmë ndërgjegjen e politikanëve dhe partive politike në të cilat ata veprojnë, që të rreshtohen në anën e kauzës kombëtare, duke lënë anash interesat e ngushta personale, klanore e partiake”.

    Përderisa në Shqipëri kriza, jo vetëm politike, ka marrë përmasat e një gjendjeje të rëndë dhe me shumë pasoja, Kosova po jeton në një kohë tensionesh politike, të brendshme shqiptare, për shkak të mospajtimeve partiake, në veriun e saj, për shkak të instrumentalizimit nga Beogradi zyrtar të një pjese të popullatës serbe dhe të përpjekjeve për ta mbajtur të tensionuar gjendjen atje, me qëllim të ndarjes së Kosovës dhe të cenimit të pavarësisë dhe të sovranitetit të saj, tashmë të njohur ndërkombëtarisht.

    “Kosova njëkohësisht po ballafaqohet edhe me tensione sociale, të cilat vetëm sa mund t’i rrisin ato politike, shkalla shumë e lartë e papunësisë, përqindja shumë e lartë e të varfërve, nepotizmi dhe korrupsioni”, thuhet në deklaratë.

    Pamjen e përgjithshme të rrjedhave politike me shqiptarët dhe përreth tyre, po e rëndojnë edhe raportet brenda partive politike shqiptare në Maqedoni. Të tendosura janë raportet midis partive shqiptare edhe në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi, që dëmtojnë statusin dhe realizimin e të drejtave kombëtare të tyre. Gjuha e konfrontimeve nuk është gjuhë e marrëveshjes midis tyre.

    “Shqiptarët, kudo që jetojnë sot, të ndarë e të shpërndarë, janë duke ndjekur me ankth gjendjen në Shqipëri, të ndërgjegjshëm se nga zhvillimet politike atje do të varet shumë pozita e tyre jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj. Shkaktarët e gjendjes së tashme në Shqipëri nuk mund të kërkohen dhe as të gjenden jashtë ngërçit politik, që për pasojë solli demonstratat e dhunshme të 21 janarit, me katër viktima, të cilat e vështirësuan mundësinë për të dialoguar daljen nga një gjendje tashmë kritike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ngjarjet në seancën e fundit te Parlamentit vetëm sa konfirmuan se grushtat po bëhen ‘mënyrë komunikimi’ i rivalëve politikë, të cilët do të duhej ta çonin vendin përpara. Drejtësia është para detyrës që të thotë të vërtetën për shumë çka”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

    “Të shpresojmë e punojmë që të kapim perspektivën dhe të hapërojmë bashkë me qytetërimin evropian e botëror drejt të ardhmes”, përfundon teksti i kësaj deklarate, të nënshkruar nga Mark Krasniqi, Jusuf Bajraktari, Pajazit Nushi, Vehap Shita, Ramiz Kelmendi, Minir Dushio, Esat Stavileci, Mazllum Baraliu, Skender Rizaj, Ibrahim Kadriu, Fehmi Rexhepi, Violeta Nushi, Jahja Drançolli, Muhamet Shatri, Nehat Islami, Skender Kaçiu etj. /Koha/Telegrafi/
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •