Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    UEFA paraqet planin e ri financiar

    Plani i “Barazisė financiare pėr tė gjitha klubet” ėshtė dizajnuar nga Federata evropiane e futbollit, UEFA pėr tė frenuar shpenzimet e ēmendura tė klubeve dhe pasanikėve tė mėdhenj qė injektojnė shuma tė mėdha parash, njė faktor qė ērregullon tregun e lojtarėve, ēon pagat e lojtarėve drejt njė niveli astronomik dhe ka njė efekt shkatėrrimi pėr klubet e vogla qė pėrpiqen tė mbahen nė kėtė “valle”.

    Sipas rregullave, nė kėtė plan klubet do tė duhet tė punojnė me pėrfitimet e tyre, duke u siguruar qė shpenzimet e tyre tė mos jenė mė tė larta se sa tė ardhurat e tyre qė i sigurojnė nga aktivitetet e tyre – “rregulla break-even”.

    Nė njė raport tė publikuar nga UEFA vitin e kaluar shkruan se 50 pėr qind e klubeve mė tė mėdha tė Evropės kanė humbur para dhe 20 pėr qind e tyre janė nė borxhe serioze.

    I mbėshtetur nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, planit iu deshėn dy vjet pėr t’u formuluar. Rregulla tė rrepta pėr licencim u aprovuan nė qershorin e kaluar, derisa rregullat tjera tė reja fillojnė nė hyjnė nė fuqi nga 1 qershori i kėtij viti.

    Kur rregullat e reja tė hyjnė plotėsisht nė fuqi, klubeve do t’u lejohet pjesėmarrja nė garat evropiane vetėm nėse tė ardhurat e tyre tė grumbulluara – paratė nga burimet si tė drejtat televizive, shitja e biletave, paratė e fituara nga ndonjė kampionat apo sponsor – janė tė barabarta ose pak mė tė larta sesa shpenzimet e tyre.

    Klubeve gjithashtu do t’iu ndalohet qė tė huazojnė paratė e tyre tek klubet e tjera, lojtarėt, autoritetet e taksave dhe departamenteve tė shėrbimeve sociale.

    Pėr tė mbikėqyrur zbatimin e kėtij plani ėshtė ngritur paneli i kontrollimit tė financave tė klubeve, i drejtuar nga ish-kryeministri i Belgjikės, Jean-Luc Dehaene, qė ėshtė pėrgjegjės pėr kontrollimin e llogarive tė klubeve dhe detyrimin e klubeve qė t’i nėnshtrohen sistemit tė licencimit.

    Hapi tjetėr kyē do tė bėhet mė 1 qershor tė kėtij viti - kur rregulla e cila ua ndalon klubeve tė huazojnė paratė e tyre hyn nė fuqi.

    Kėrkesat “break-even”, qė ua ndalon klubeve tė shpenzojnė mė shumė se sa shuma e tė ardhurave qė ata grumbullojnė, do tė hyjnė nė fuqi nė fund tė vitit 2012. Kurse, stinori i parė kur njė klub nuk do tė lejohet tė marrė pjesė nė garat evropiane pėr shkak tė mospėrmbushjes sė kėtyre kėrkesave do tė jetė ai 2013-14.

    Pėrjashtimet e vetme qė do t’u bėhen klubeve pėr shpenzimet e bėra do tė jenė paratė qė investohen nė stadiumet e tyre dhe nė sistemin e zhvillimit tė tė rinjve. Shėnjestra kryesore e kėtij plani ėshtė kufizimi i shumave tė pagave dhe kalimeve tė lojtarėve.

    Investitorėve do t’u lejohet tė kontribuojnė nė shpenzimet e klubeve tė tyre deri nė 45 milionė euro pėr stinorėt 2013-14 dhe 2014-15. Ajo shumė do tė reduktohet nė 30 milionė euro pėr stinorėt 2015-16, 2016-17 dhe 2017-18. /indeksonline/
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #2
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Me ne fund do kthehet futbolli i vertet dhe shyqyr qe futbolli fallso me borxhe do mari fund.

    Kot nuk ishte Italia kampionati me i bukur i viteve 80 dhe 90, atje ku lunin emrat me te medhenj dhe futbolli me i bukur i te gjitha koheve, pastaj sa hyri leku, u prish futbolli duke fillu me Spanjen dhe Angline.
    Il Club Pił Titolato Al Mondo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •