Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Viti Qe Shkoi- Reprize E Vitit Te Kaluar

    VITI QE SHKOI- REPRIZE E VITIT TE KALUAR
    NGA LULZIM Z.HAMIDI prof.
    Kur Kristofor Kolumbo nisi itinerarin e tij drejt njė bote tjetėr,qė njerėzimit ti sjell zbulime tė reja qė mė vonė do tė ndryshojnė botėn,pėr shkak tė cakut tė papėrcaktuar ,zbuloi rugėn pėr nė Amerikė duke mos e ditur se ka kryer njė mision aq tė rėndėsishėm dhe ka zbuluar njė kontinent tė ri.Vullneti dituria, trimėria ,organizimi dhe kompaktėsia e grupit tė tij ,ishin karakteristika tė misionit tė tij,por kur Kollumbo me gjithė atė pėrvojė dhe me atė kohezion brenda grupit tė tij tė pėrzier me njerėz me pėrkatėsi tė ndryshme nacionale dhe racore,pa paragjykime , gaboi rrugėn, cfarė mund tė themi pėr grupin tonė lundrues?[

    Vitin 2010 qė e pėrjetuam si njė aventurė nė njė anije me kapiten dhe timonier tė dobėt,pa pėrvojė dhe pa cak tė vėrtetė, pa busolė se ku jemi dhe ku duhet tė shkojmė , me ndarje tė pjesėtarėve tė aventurės lundruese tė rradhės nė ato qė janė mė tė mirė dhe ata qė rastėsisht gjenden nė udhėtim,me sfidat qė sjell njė udhėtim e qė nuk mund tė tejkalohen pa mos e ditur rrugėn e vėrtetė detare , dhe me mosmarveshje pėr gjėrat elementare,por edhe ato madhore, qė regullojnė kompaktėsinė e pjesėtarėve tė udhėtimit ,qė ishte kusht esencial pėt tė aritur aty aty ku synon, duhet tė jetė njė pėrvojė plus qė nė tė ardhmen ,kur do tė nisemi tė kryejmė njė punė ,paraprakisht sė paku tė meremi vesht , duke I ndarė detyrat nė bazė tė reciprocitetit, pėrvojės ,diturisė ,meritės dhe normalisht situatės momentale tė gjendjes sė barkės.
    Ishte kjo njė hyrje koncize, pėr tė paraqitur situatėn gjatė vitit qė ėshtė duke mbaruar, me anė tė njė simbolike, tė lundrimit , tė udhėheqėsisė tė kėtij shteti, qė pėrfundon nė mes tė rrugės,duke pritur erėrat e reja qė sė paku ta shpėtojnė nga fundosja pėrfundimtare.!Kėtu ishin tė pėrfshirė tė gjitha strukturat shqiptaro –maqedonase dhe tė tjera qė kanė marė pjesė nė itinerarin e lartėpėrmendur dhe na kanė lėnė nė mes tė detit,tė habitur,tė revoltuar,tė friguar,tė dezinformuar,tė pashpresė….!Kjo situate momentale,nese I drejtohemi grupit shoqeror qe perben ende mė shumė se 20% tė popullsisė sė kėtij shteti,vitin tė cilin jemi duke e harxhuar dėshtoi.Dėshtimi ishte edhe nė pozitėn politike edhe nė opozitėn shqiptare.Ata nuk aritėn tė menaxhojnė mire me emocionet e tyre dhe me pėrkatėsinė partiake.Nuk u arit ajo aq e kėrkuara qė njė kombi tė ndarė I duhet ne momente kur vendoset nė njė mėnyrė ardhmėria e tij.Krejt muhabetet fillonin dhe mbaronin ne perkatesine partiake,qė mund tė jetė njgjarja mė negative e vitit qė mbaron.Kjo mėnyrė e menaxhimit me politikat kinse proshqiptare tė subjekteve tona politike tregon qartė mvarshmėrinė e njė individi I cili ėshtė pjesė e ndonjė structure politike nuk ka lirine e veprimit pasi ardhmeria e tij ėshtė aq ngushtė e lidhur me subjektin politik sa qe edhe aspiratat madhore te kombit tone behen pjese e parendesishme e jetes politike.
    Por ,shkurt,nese domi tė paraqesim njė situate nė kėtė vit qė mbaron, tė meremi me pjesėn tonė tė angazhimit ,gjegjėsisht me atė qė kemi kaluar gjatė kėtij viti ,me tė mirėn dhe tė keqen sic do tė thoshte njė fillozof,me pozitiven dhe negativen qė do ta pėrmendnin sociologėt,fitoren apo humbjen qė dota vlerėsonin sportistėt,suksesi I operacionit kirurgjik qė do ta diagnostifikonin mjekėt, vit I sukseseve tona dhe mossukseseve sic do tė thonin politicijentėt apo kohė e rilindjes apo stagnimit te rilindjes kombetare –qė do tė shkruanin historianėt…do tė thosha unė - definitivisht egziston njė kaos nė kėtė shtet.Ekonomia nė gjendje katastrofale,gjykatat nė situatė hiperkatastrofale,shėndetėsia e sėmurė ,pa shpresė pėr shėrim,tė drejtat njerėzore nė fazėn mė tė lartė tė diskriminimit,kriminaliteti,mito,korupcioni nė ritje,funksionimi I komunave nė blokadė permanente,partitė politike nė trans, populli I gatshėm tė ikė ,kryeministri nė pushime nė antikė,Maqedonia nė ajėr,shqiptarėt nė gjumė, anarhia para derės….!!!!???? dhe do ta citoja perseri z. Sem Vaknin, I cili qysh para afer dy viteve kėshtu e vlerėson situatėn nė Maqedoni,ai thotė:**Mosmarveshjet mes shqiptarėve dhe maqedonasve janė shumė tė mėdha ,bile edhe mė tė mėdha se mosmarveshjet mes grekėve dhe maqedonasve.Mosmarveshja mes maqedonasve dhe grekėve ėshtė shumė e vogėl krahasuar me mosmarveshjen mes shqiptarėve dhe maqedonasve,sepse ėshtė shumė thelbėsore.Shqiptarėt kanė njė vizion pėr Maqedoninė,pėrderisa maqedonasit kanė njė vizion tėrėsisht tė ndryshėm nga ajo e shqiptarėve.Nuk shoh se si nund tė bėhet njė kompromis.** Mirėpo kjo nuk don tė thotė se shqiptarėt kanė vizion tė gabuar ,pėrkundrazi vizioni ėshtė shumė I qėlluar edhepse I pėrzier me do ndėrhyrje tė disa subjekteve politike me projektet e veta ,por qė nuk ėshtė ndryshim substancial I vizionit,vetem menyra e veprimit nė praktikė ėshtė disi statike,pa dinamikėn e duhur qė proceset do ti conte pėrpara! Ky ndryshim nė qasje tė zgjedhjes sė problemeve shqiptaro-maqedone ,nė mėnyrė serioze ka ndikuar qė kėtė vit ,gati mos zgjedhim asnjė problem ndėretnik,bile edhe tė inicohen edhe zėnka tė reja rreth cėshtjes sė pėrmendur.Sikur gjykata kushtetuese nuk do te aborgonte disa ligje antishqiptare sot e kesaj dite ne do te ishim ne gracken e veprimeve tona.Intenca e pushtetit Maqedon ka qenė nėncmimi I luftės sė 2001. ,duke u friguar nga forca e saj postrevolucionare,kurse nė kėtė ka qenė e ndihmuar edhe nga tabori shqiptar ,me deklarata tė ndryshme rreth luftės dhe statusit tė saj, me zėnka nė mes shoqatave tė dala nga lufta dhe propozimet e tyre konfuze.Kjo mėnyrė e komunikimit mes forcave politike dhe grupeve te interesit ishte edhe shkak I blokimit tė shumė projekteve shqiptare pėr avancim edhe tė statusit tonė si komb I ndarė , zgjedhjen e statusit tė ish luftėtarėve tė lirisė ,invalidėve dhe familjeve te tyre,qė normalisht rezulton me pakėnaqėsi nė mes te popullit.Liberalizimi I vizave hyn nė grupin e tė mirave ,qe reflektoi pozitivitet te konsiderueshem dhe nje ulje te tensioneve qe veproi edhe ne kete vit edhepse ajo ne kohen kur u aprovua ishte mėnyra mė e mirė pėr justifikimin e mospranimit nė bisedat pėr integrim.Duke pasur parasysh se gazetat tona janė tė blokuara nga opinione tė ndryshme,qė konsideroj si zgjim nga gjumi I dimrit dhe me respekt ndaj sipėrfaqes qė do tė mundte tė zė ky shkrim nė gazetė ,dotė mundohem sa mė shkurt tė bėj njė shėtitje ,duke u kthyer nė fillim tė vitit 2010. qė tė arij nė kohėn e tashme duke u munduar tė sublimoj idetė e mija ,vizavi veprimeve tė praktikimit tė pushtetit dhe rolin e subjekteve politike nė kėtė udhėtim retro.Vitin e rri e filluam me slloganin e vjetėr dhe tė mėsuar pėrmendsh se ky vit do tė jetė vit I ndryshimeve si ekonomike ,sociale, politike …me shpresa tė mėdha pėr integrim nė NATO dhe afrim tek dyert e BE.Por na ndodhi ajo qė proverba popullore se **plani I shpisė, nuk del nė pazar**.Rreth pranimit nė NATO, na perseritet Greqia dhe vetoja.!Na perseritet projekti 2014,me figurat antiko-jugoslavo-bulgare ,paqartesi reth biografive te personaliteteve qe stolisin pjesen qendrore te Shkupit,aeroporti ,,Aleksander Veliki,, ,do muze te VMRO-sė apo muze –oda tė shqiptarėve,do probleme te reja me Enciklopedine.Dhe nuk pati bile afrim tek dyert e Nato as tė BE-sė qė e vlerėsova sukses pozitiv,pasi metėvėrtetė nuk jemi tė parapregatitur qė tė anėtarėsohemi nė kėtė organizėm ndėrkombėtar.Dhe ende jam I qendrimit se integrimet ne NATO dhe bisedimet per ne BE,nuk jane prioritet I yni,pasi ende nuk kemi zgjedhur statusin tone definitive.Ne jemo tė vetėdijshėm se nė moment jemi pa identitet ashtu sic janė edhe maqedonasit,pra ne jemi njė komb I ndarė ne hyrje tė kushtetutės qė pastaj tė shėndrohemi nė njėfar 20% - shi famoz.Nga ana tjetėr ,duke e ditur se cili ėshtė qėllimi kryesor apo strategji e Maqedonisė si shtet njėnacional,pra si shtet modern maqedonas ne strukturat euro atlantike dhe BE ,prioriteti yne per te zgjedhur kete ceshtje ne kete vit nuk ishte ne nivel te duhur.
    Kryetari I ri I shtetit , Gjorgje Ivanov,nė asnjė aspekt nuk ariti tė zė vendin qė ia dhuroi populli.Ai disi ishte I humbur dhe veprimet e tij pushtetare I kishte tė pakordinuara ,vecanėrisht me shqiptarėt nė pėrgjithėsi.
    E pabesueshme por perseri na u paraqit Enciklopedia ,me pėralla fantastike , e kritikuar aq shumė nga shqiptarėt por edhe nga njė pjesė e maqedonasve ,qė njė ditė kinse tė tėrhiqet,kurse **nė tė zezė tė shitet**,nga ana tjetėr kėshill I ri redaktues qė do tė bėnte pėrmirėsimet eventuale mė shumė tė pėrfolura,u shkaterua,sepse dy shqiptare nuk munden te qendrojne nen presionin e emocioneve individuale dhe grupore,Ata e leshuan ate keshill,bile edhe nuk paguheshin per punen qe duhej te behet!Opinioni im I dhena para dokohe reth Eciklopedise sikur duket, do te kete jete te gjate! --,, njė ditė publiku do tė habitet kur nė treg do tė shiten dy Enciklopedi,njėra pa pėrmirėsime,dhe tjetra me pėrmirėsime qė do ti ngjajė *** orvatjes sė fundit tė kozmetikut ,qė prej ***** tė bėjė fytyrė**.
    Shllagu vjen nė fund!Dikush kėtė mund ta konsideroje dicka te thjeshte,te parendėsishme, por ,emėrimi I anėtarėve tė rinj nė njė nder Komisionet kuvendore ,ku per fat te mire mund te emerohen anetare nga jasht tregoi nje egoizem te te zgjedhurve te popullit qe quhen deputete,nje egoizem vec I perceptuar nga publiku ku ne konkurset per plotesimin e vendeve neper komisione emerophen njerez te vjeter –te rij,me nje biografi ku nuk ka vend ku ata nuk jane te angazhuar!Pati Konkurs,ku aplikuan 37.konkurues,per shtatė vende .Anėtaret u zgjodhen,nga Komisioni per zgjedhje dhe emerime dhe u votuan ne Kuvendin republican.E gjithe do te ishte ne regull sikur te behej perzgjedhja e vertete ,gjegjesisht duke qene te vetedijshem per krizen qe mbreteron ne shtetin ku jetojme,dhe se duhet disa komisione te pasurohen me fytyra te reja qe plotesojne kushte te parapara me ligj,por edhe qe jane finansiarisht te dobet,apo kategorite e arsimtareve,profesoreve ne shkolla fillore apo te mesme,apo njerez te papunesuar…ndodhi cudi,derisa maqedonasit pranuan anetare sic jane mesues,punetore social etj shqiptaret zgjodhen nje prof.dr, perndryshe dekan ne USHT,anetar I nje numri te madh te komisioneve tjera dhe nje mr.gjithashtu dekan ne Universitet.Cfare te themi kur konstituohet nje komision qe ne essence diskriminon tjeret,pra qysh ne fillim a mund te presim nga ai qe do te jete bartes I zgjedhjes se rasteve te diskriminuara,!Presim e shohim!!!

    lulzimz-hamidi@hotmail.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prof.lulzim : 01-02-2011 mė 13:34 Arsyeja: teknike

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •