
Postuar më parë nga
ku5htrim
Ktu kam disa fjal me te cilat me duhet te formojë fjali. Unë kam provuar disa po me disa kam probleme detyra thot kështu:
1. Shkruaj një fjali nga fjalët: letër, shkruaj, njeri, një ,i , një, i huaj). ndërsa detyra thot: duhet te përdoren të gjitha fjalët, vecse ne trajtat gramatikore që kërkohen.
2. Shkruaj një fjali nga fjalët: tregoj, unë ,për, mos, shoku, i, asnjë.
(duhet te përdoren të gjitha fjalët, vecse ne trajtat gramatikore që kërkohen.)
3. Shkruaj një fjali nga fjalët: flas, shoku, e rëndë, mos, yt, fjalë, i.
(duhet te përdoren të gjitha fjalët, vecse ne trajtat gramatikore që kërkohen.)
4. Shkruaj si duhet fjalinë: Këtë shok/shoqe e kam njoftuar në plazhin e Vlorës
Unë mendoj që duhet të jetë: Këtë shok/shoqe e kam njohur në plazhin e Vlorës. por gjithsesi pres mendimin tuaj reth kësaj.
5. Shkruaj si duhet fjalinë: Nuk është në pyetje shoqëria po një problem i vogël.
6. Shkruaj si duhet fjalinë: Qysh ka ardhë deri te kjo fatkeqësi komunikacioni?
Unë mendoj: Si erdhi deri te kjo katkeqësi e komunikacionit? (por gjithsesi pres ndihmën tuaj)
7. Shkruaj si duhet fjalinë: Së pari duhet të njoftohemi me situatën këtu tek ju.
Unë mendoj që duhet të jetë (Këtu tek ju së pari duhet të njoftohemi me situatën) ( nuk jam i sigurtë prandaj edhe ktu pres opinionin tuaj)
8. Shkruaj si duhet fjalinë: Kush menaxhon me këto punë të ndërtimit?
Mendimi im ( Kto punë të ndërtimit kush i menaxhon?) gjithashtu pres konfirmimin tuaj nëse është në regull.
9 .Rishkruaj fjalinë duke përdorur gjithcka në numrin shumës: Djali i ri u kthye i pari nga qyteti i lindjes në fshatin e tij. (Djmtë e rinj u kthyen të parët nga qytetet e lindjes në fshatrat e tyre.) Gjithashtu edhe ky është mendimi im reth kësah fjalie se si duhet të shkruhet.
10. Rishkruaj fjalinë duke përdorur gjithcka në numrin shumës: Një shoku im banon me një student tek gruaja e kushëririt të tij. (Pres ndihmën tuaj)
11. Rishkruaj fjalinë duke përdorur gjithcka në numrin shumës: Unë rrija pranë një me ujë të kthjellët në një ditë të një muaj të nxehtë.
Unë e kam formuar kështu( Ne rrinim pranë lumenjëve me ujë të kthjellët në ditët e muajve të nxehta.) pres mendimin tuaj edhe për këtë.
12. Rishkruaje fjalinë duke përdorur gjithcka në njëjës: Kur duhet të vijnë ata djem në trojet e tyre të lëna këtu?(pres mendimin tuaj)
13. Rishkruaje fjalinë duke përdorur gjithcka në njëjës: Kur duhet të vijnë ata djem në trojet e tyre të lëna këtu
Unë kam provuar në fletoren time që përgjigjem këtyre pytjeve , por dua mendimin tuaj profesional reth këtyre detyrave. Ju falëmderit për mirkuptim dhe pres një përgjigjie të shpejtë.
Krijoni Kontakt