
Postuar mė parė nga
Muhamer
Davutoglu: Civilizimi perėndimor do tė rrėnohet
E marte 2 Nėntore 2010 13:38
Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Turqisė Ahmet Davutoglu, thotė se paradigma perėndimore i ėshtė afruar kufinjve tė produktivitetit, njėjtė si nė shek.XVI kur osmanėt patėn filluar tė besonin nė pėrhershmėrinė e shtetit.
Davutoglu mendon se anėtarėsimi i Turqisė nė BE, do tė ndikojė qė Evropa duke u njohur me civilizimet e hershme, ti vė nė pyetje paradigmat e saj, e kjo do tė krijonte plleshmėri tė atmosferės intelektuale.
Sot kemi arritur nė njė pikė qė paradigma perėndimore dhe filozofia Iluministe, qė qėndron prapa saj, e kanė thėnė tashmė fjalėn e tyre tė fundit- shprehet Davutoglu.
Ahmet Davutoglu, nė njė intervistė dhėnė revistės Turkish Review, potencon se tezat qė pretendojnė se civilizimi perėndimor ka krijuar njė epėrsi absolute, janė vetėm se iluzione.
Tė njėjtat iluzione i kishim vetė ne nė kohėn e Perandorisė Osmane kur besonim nė pėrhershmėrinė e shtetit- thotė Davutoglu, i cili shton se Osmanėt duke menduar se kishin arritur nė sitemin shtetėror ideal, krijuan besim se do tė sundonin deri nė pafundėsi. E kjo pati si rrjedhojė fundin e dinamizmit. Kjo i ngjason thėnies sė Fukujamės: Ideologjitė kanė mbaruar. Njerėzimi arriti nė sistemin mė tė avancuar-liberalizmin.
Davutoglu ėshtė i bindur se ky botėkuptim jo vetėm se ėshtė i gabuar, por pėrkundrazi pretendon se edhe vetė filozofia iluministe ėshtė duke kaluar nėpėr njė krizė tė thellė.
Duke menduar se nė njė mjedis krize dhe kaosi do tė nevojitet njė etikė e re, e kjo do tė krijonte hapėsirė pėr paradigma tė reja, prijėsi i diplomacisė turke thotė: Turqia me kapacitetet e saja, ofron potencial tė pashoq qė tė pėrmbushė nevojat intelektuale. Nė dekadat e ardhshme nga Turqia duhet pritur njė shpėrthim konceptesh filozofike.
E pėr ta arritur kėtė, Davutoglu beson se Turqia duhet ti rizbulojė rėnjėt e veta.
Nuk flas pėr shfaqjen e identitetit Islam. Mendoj pėr vazhdimėsinė e civilizimeve tė hershme- cek Davutoglu.
Davutoglu pretendon se 200 vjet pas pėrforcimit tė sovranitetit tė njė civilizimi, faktorėt e jashtėm mėsynė qendrėn e tij, dhe kjo pėrcaktoi njė sistem tė ri politik.
Sistemi, nė momentin qė mbyllet nė vetvete, ėshtė i destinuar tė shkatėrrohet. Kjo vlen edhe pėr Evropėn. Ajo, ose do tė shndėrrohet nė njė sistem mė tė ngritur duke pranuar pjesėmarrjen e civilizimit Islam, Hindus dhe civilizimeve tjera tė vjetra, ose do tė fillojė tė shembet. Kjo nuk nėnkupton fundin e historisė por fundin e sundimit tė Evropės, theksoi Davutoglu.
Ai parasheh se nė rast tė anėtarėsimit nė BE, Turqia ka mundėsitė e jetėsimit tė ringjalljes intelektuale. Ai parasheh se gjatė kėtij procesi, nė Evropė do tė paraqiten sekte tė reja me karakter mė tė fortė tė krishterė.
Kryediplomati turk mendon se Turqia pėr tė arritur suksese nė procesin e globalizimit dhe zėnien e vendit meritor nė histori, duhet tė bėhet letėr lakmusi.
Suksesi ynė nė zgjidhjen e krizave sociale, kulturore e ekonomike dhe nė marrėdhėniet lindje-perėndim e veri-jug, do tė sjellė rezultate nė procesin e globalizimit. Dėshtimi ynė eventual, do ta zhvendosė globalizimin nė njė rrafsh krejtėsisht tė gabuar dhe kjo do tė mund ti paraprijė njė konflikti tė thellė- vazhdon ai.
Koston e botimit tė librit Thellėsia strategjike e pagova duke mė bėrė Ministėr
Nė intervistėn e bazuar nė pikėpamjet filozofike tė tij, ministri Ahmet Davutoglu, marrėdhėnien e autorit tė veprės Thellėsia strategjike, qė ribotohet pėr tė 41-tėn herė nė Turqi, dhe ministrit tė jashtėm aktual ja se si e shpjegon: Duhet tė paguaja njė kosto pasi e shkrova Thellėsinė strategjike. Nė fillim e pagova si kryekėshilltar i kryeministrit, e tani si Ministėr i Punėve tė Jashtme- pėrfundoi ai si me shaka.
Gazetari qė e zhvilloi kėtė intervistė vlerėsoi se para se Davutoglu ta jetėsonte librin e tij, vetė libri e bėri Ministėr atė.
Mesazhi
Krijoni Kontakt