Close
Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 285
  1. #161
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Ti mund te hapesh nje teme, cilendo, por se si komentohet ajo, eshte pune e pjesemarresve te forumit. A kritikohet mendimi i personit protagonist te temes apo tema vete, apo lavdohet, eshte pune e forumisteve.



    E para: Duhet te tregosh/deshmosh se ka ofendime ne kete teme.
    E dyta: Duhet te tregosh ndak kujt ka ofendime ne kete teme.
    E treta: Duhet te tregosh se cfare te intereson ty, nese ne kete teme ofendohet nje person i trete, p.sh. personi Davutoglu.
    E katerta: Perse nuk sheh ofendim nga Dautoglu drejt Perendimit, kur ai thote se do te rrenohet civilizimi i tij?
    E pesta: A mendon se tjeret nuk kane te drejte te "parashohin" te njejten gje per Turqine e Islamin si Davutoglu qe parasheh per civilizimin perendimor? Me cilen arsye?
    ...
    E gjashteqindeta: Kush te ka faj qe te kane mashtruar te maresh pjese ne menyre aktive ne nje forum, per te cilin thjesht nuk je i rritur intelektualisht?
    e ke myt krejt

  2. #162
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    e ke myt krejt
    >Hahaha tutna se ja ka bo islami lekuren si te krokodilit, vetem bjen shahadet njehere dhe i tejkalon te gjitha sikur te mos kishin ndodhur fare. Ti e di: Allahu urdheron pak budallesi dhe njeriu i tij pastaj nuk e veren budallesine e tij fare.

  3. #163
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Davutoglu: Civilizimi perėndimor do tė rrėnohet


    Sa per tju kujtuar temen.

    p.s. chino mua me duket se kur nuk flet je edhe me i mencur edhe nuke ngarkon forumin

  4. #164
    Aurum Venator
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    77
    Analiza e Davutogllusė, mė duket mė shumė njė tip reklamimi, ose fushate, qė ai ndėrmerr nė kėtė periudhė pėr tė rritur popullaritetin e tij dhe ndoshta edhe tė forcės politike sė cilės ai i pėrket. E them kėtė, pėr arsye se tek populli turk vihet re njė ndjenjė e lartė kombėtare, ēka nuk ėshtė e zakonshme pėr njė shtet qė pretendon tė jetė pjesė e botės islame, ose mė saktė, partia qė qeveris Turqinė nė kėtė kohė e pretendon diēka tė tillė dhe pėr shkak tė kėsaj ndjenje tė lartė kombėtare, e cila ėshtė trashėgimi e lėnė nga politika e ndjekur nga Mustafa Qemali, pėr tė cilin ata qė unė do t'i quaja "myslimanėt e mirė" nuk kanė dhe aq konsideratė, Ministri Davutogllu pėrpiqet sadopak t'ia kėnaqė dhe t'ia plotėsojė krenarinė opinionit publik turk nė kėmbim tė rritjes sė popullaritetit. Pėr kėtė arsye, unė nuk besoj se Davutogllu ėshtė kaq naiv sa ta ketė horizontin e mendimit kaq tė ngushtė sa e paraqet ky artikull.

    Nuk besoj se civilizimi perndimor ka krijuar iluzione mbi pėrjetsinė e tij, sepse nuk i ka ushqyer kurrė kėto iluzione ashtu siē bėnė osmanėt. Civilizimi perėndimor ėshtė nė njė stad shndėrrimi dhe pėrzjerjeje me tė tjera civilizime, mes tė cilave edhe me atė islam (nėse do ta quanim tė tillė), pėrfundimi i sė cilės do tė ishte njė civilizim dhe kulturė gjithpėrfshirėse brenda sė cilės do ta gjenin vetveten tė gjitha civilizimet e tjera. Jo mė kot, vihet re se gjatė 2 dekadave tė fundit ėshtė rritur jashtė mase numri i imigrantėve nė shtetet e zhvilluara tė perėndimit veēanėrisht brenda Bashkimit Europian. Numri i popullsisė sė kėtij rruzulli ėshtė rritur jashtė mase dhe rritja mė e madhe vihet re nė popujt aziatikė dhe afrikanė tė cilėt pėr hir tė sė vėrtetės kanė ngelur prapa pėrsa i pėrket zhvillimit tė gjithanshėm, ndaj vihet re edhe njė pamundėsi nė ushqimin e njė pjese tė madhe tė kėtyre popullatave, tė cilat shquhet pėr kushtet e tyre tė kqija tė jetesės. Dhe pa u siguruar ushqimi nuk mund tė pretendohet pėr pėrmirėsimin e kushteve tė tjera tė jetesės. Pėr kėtė arsye, qeveritė perėndimore kanė gjetur njė zgjidhje praktike, duke nxitur uljen e pjellorisė tek popullsitė tė cilat i qeverisin dhe marrin njerėz nga vendet e sipėrpėrmendura. Nė kėtė mėnyrė ulet rritja e panevojshme e popullsisė dhe ndihmohen ata njerėz nė pėrmirėsimin e kushteve tė tyre tė jetesės. Ndaj edhe nėse flitet pėr "degjenerim" nė shoqėrinė perėndimore, po ta shohim nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė, ai nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė ndėr masat e marra pėr tė frenuar rritjen e kotė tė popullsisė, pasi nė sajė tė kėtij "degjenerimi" pjelloria ėshtė ulur. Nuk dua ta konsideroj diēka tė mirė, por ėshtė njė zgjidhje e vlefshme dhe e pashmangshme, derisa njerėzit tė ndėrgjegjsohen se nuk ėshtė mė koha e shtimit tė jetėve mbi kėtė tokė por e pėrmirėsimit tė kushteve tė jetesės nė tė.

    Shohim industria perėndimore po emigron drejt Azisė. Njė ndėr arsyet ėshtė zhvillimi ekonomik i atyre vendeve, stimul pėr tė cilėn ėshtė krahu i lirė i punės. Me kėtė zhvendosje tė industrisė gjithashtu i jepet njė ndihmė mjaft e rėndėsishme mbrojtjes sė mjedisit nė Europė dhe perėndim. Kjo industri e zhvendosur nga Europa, ka gjetur terren tė pėrshtatshėm edhe nė Turqi. Pra ėshtė kapitali dhe potenciali intelektual perėndimor i cili po ushqen ekonominė dhe dashur pa dashur krenarinė kombėtare turke, pėr tė cilėn Davutogllu thotė se "paska krijuar iluzione pėr pėrjetėsi". Pra ėshtė pikėrisht ky civilizim perėndimor i cili po ndihmon rigjallėrimin apo vazhdimsinė e civilizmeve tė vjetra, tė cilat nė momentin e ringjalljes, do tė jenė tė zhveshura nga anėt e tyre utopike dhe sėbashku me civilizimin perėndimor do tė jenė pjesė e njė kulture unike ose e pėrcaktuar mė qartė, e njė multikulture brenda sė cilės, do tė jenė zhdukur disa anė negative tė vetė civilizimit perėndimor. Sigurisht, nuk mund tė pretendojmė se nė botė ka pasur ose ka njė civilizim pa anė negative.

    Me pak fjalė, qė tė mos e zgjas mė tej, civilizimi perėndimor nuk ėshtė mbyllur nė vetvete, por ėshtė i hapur edhe mė tej drejt procesit tė globalizimit duke u vėnė nė pararojė tė tij. Gjithsesi nuk mund tė parashikohet gjithēka nė masėn 100% dhe nė rast se e gjitha kjo do tė dėshtojė atėhere nė botė do tė ketė njė konflikt tė thellė, gjė tė cilėn e paralajmėron edhe vetė Davutoglu.

    Por pa kaluar nė parashikime tė kota, njė gjė ėshtė e qartė, se nėse Turqia rizgjohet, siē pretendon Davutoglu, kjo do tė ndodhė brenda dhomės sė madhe europiane dhe jo nė shtėpinė e vjetėr osmane tė ndėrtuar me tulla balte, sė cilės i kanė mbetur vetėm gėrrmadhat tė cilat nuk janė nė gjėndje tė pėrballojnė njė "ndėrtesė" pėrmbi to.

  5. #165
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-07-2010
    Postime
    342

    Davutollu: “Turqia ėshtė evropiane

    Davutollu: “Turqia ėshtė evropiane”


    Ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutollu, i cili mori nė dorėzim kryesimin e radhės sė Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė Evropės tha se “kanė marrė fund debati lidhur me qenien apo jo tė Turqisė evropiane”.


    E mėrkure 24 Nėntore 2010 20:58

    Ministri i Jashtėm Ahmet Davutollu, nė Strasburg, kur erdhi pėr tė marrė nė dorėzim detyrėn e kryesuesit tė Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė Evropės, iu pėrgjigj pyetjeve tona nė studiot e Kėshillit.

    Nė fjalėn e tij ministri tha se Kėshilli i Evropės ka nevojė pėr njė reformė rrėnjėsore pėr tė siguruar pėrshtatjen e tij me kushtet e ndryshueshme nė botė, ndėrsa shtoi se “Turqia gjatė kryesimit tė saj do tė bėjė ēdo pėrpjekje nė kėtė ēėshtje”.

    Kėshilli i Evropės luan njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e formėsimit tė nocioneve si tė drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, demokracia pluraliste. Turqia pėr 61 vjet merr pjesė nė punimet e Kėshillit. Cila ėshtė tabloja qė na del pėrpara nėse do tė bėnim njė fotografim nga e kaluara nė tė tashmen dhe nga e sotmja nė tė ardhmen?

    Kėshilli i Evropės, si njė organizatė rrėnjėsore e ka bartur Evropėn prej shekullit tė 20-tė nė shekullin e 21-tė. Lufta e Dytė Botėrore kishte pėrvoja shumė tė hidhura. Tė gjithė evropianėt nxorėn mėsime nga luftėrat e shkaktuara nga regjimet autoritare dhe qeverisjet qė nuk respektuan sundimin e ligjit. Kėshilli i Evropės lindi pak mbi njė bazament tė tillė. Kėshilli bėri pėrpjekje tė mėdha pėr tė parandaluar pėrsėritjen e kėtyre pėrvojave tė hidhura. Pėr 61 vjet kemi njė proces, ku ka kontribuar edhe Turqia. Kėshtu, me pjesėmarrje tė madhe tė vendeve tė Evropės, u formua organizata mė gjithėpėrfshirėse Pan-Evropiane. Numri i anėtarėve u shtua pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė. Pas Luftės sė Ftohtė organizata u ballafaqua me ndryshime strukturore. Ky ishte fillimi i procesit tė pėrshtatjes me kushtet e reja. Ndėrsa nė epokėn e globalizimit Kėshilli i Evropės ballafaqohet me sfida mė rrėnjėsore. Kėshtu ne si Kryesues tė Radhės sė Komitetit tė Ministrave mendojmė se duhet filluar njė proces, i cili do ti krijonte mundėsi Kėshillit tė Evropės tė ballafaqohet sa mė mirė me kėto sfida tė reja.

    Mė pas Ministri i Jashtėm, Ahmet Davutollu intervistėn e vijoi duke renditur prioritetet e Presidencės Turke:

    Ne i vendosėm vetes 5 objektiva tė rėndėsishme gjatė periudhės sė kryesimit tonė tė radhės:

    E para ėshtė reformimi i Kėshillit tė Evropės. Tė gjitha organizatat ndėrkombėtare janė organizma tė gjalla. Nė rast tė ndryshimit tė kushteve organizata duhet tė jetė e aftė t’ju pėrshtatet atyre. Nė kuadėr tė kėsaj duhet tė iniciohet njė procesi i ri. Duhet tė largohemi nga funksionimi jonė rutinė.

    E dyta ėshtė reforma e Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Ky proces i filluar vitin qė lamė pas nė Interlaken do tė vazhdojė nė Izmir. Do tė pėrpiqemi qė tė tregojmė rėndėsi pėr tė siguruar efektivitet afatgjatė tė Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Do tė bėjmė pėrpjekje pėr ta bėrė KiE mė tė prezent nė kontekstin e pėrgjithshėm.

    E treta: Funksionimi nė mėnyrė mė efikase i mekanizmave tė mbikėqyrjes dhe sigurimi i operimit mė me efikasitet i shoqėrive nė bazė tė kėtyre nocioneve themelore.

    E katėrta: Mbyllja e procesit qė do tė mundėsojė bėrjen e Bashkimit Evropian palė nė Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Pėr kėtė temė vazhdojnė negociatat, por ne shpresojmė qė gjatė kryesimit tonė tė arrihet tė paktėn nė fazėn e pėrmbylljes sė bashkėbisedimeve.

    Nė fazėn kur u themelua Kėshilli i Evropės, ekzistonte njė sfidė qė nuk ishte kaq e pranishme sa sot, por qė vinte gjithnjė e duke u shtuar. E kemi fjalėn pėr multikulturalizmin. Tashmė kulturat jetojnė nė tė njėjtin ambient, brenda dhe pėrkrah njėra-tjetrės. Bashkėjetesa midis kulturave dhe pėrbėrjeve tė ndryshme etnike, mbart njė rėndėsi tė madhe nga kėndvėshtrimi i sė ardhmes sė Evropės. Hapat qė mund tė hidhen nė kėtė drejtim janė evidente. Kur z. Jagland erdhi pėr vizitė nė Turqi, unė personalisht i sqarova atij se formimi i njė komisioni tė tė urtėve lidhur me kėtė temė, do tė ishte njė ide e dobishme. Pas konsultimeve tė mėvonshme, ky komision filloi punimet nėn kryesinė e ish-ministrit tė punėve tė jashtme tė Gjermanisė, Joshka Fisher. Kurse Turqinė nė kėtė komision e pėrfaqėson znj. Aishe Kadėollu.

    Ne dėshirojmė qė kur tė vijė muaji maj, kryesia jonė e radhės tė lėrė gjurmė tė pėrhershme. Dhe pėr tė lėnė gjurmė duhet operuar me njė proces jashtė rutinės. Ne, mė shumė se trajtimi veē e veē i problemeve, u orientuam drejt organizimit. Shpresojmė qė nė kontekstin e procesit tė reformave tė Kėshillit tė Evropės, samiti i muajit maj nė Stamboll tė jetė njė pikė kthesė.

    Konceptet si islamofobia dhe ksenofobia, nė Evropė shėnojnė rritje nga dita nė ditė. Edhe grupi i tė urtėve u krijua nėn kapitullin "tė jetojmė sė bashku". Cilat janė pritshmėritė tuaja nga rezultatet qė do tė dalin nga delegacioni i personaliteteve tė zgjedhur?

    Pėr tė bėrė zgjidhje tė drejta, duhen bėrė konstatime tė sakta. Kjo shoqėri duhet tė bėjė konstatime mė sakta, nė dritėn e kėtyre konstatimeve duhet tė pėrcaktojė fushat problematike, pėr zgjidhjet e tė cilave duhet tė hartojė njė plan-veprimi praktik, tė zbatueshėm dhe me pėrmbajtje tė njė vizioni largpamės pėr tė ardhmen. Njė mekanizėm i caktuar do tė formohet edhe pėr vėnien nė jetė e raportit qė do tė dalė nė dritė. Nga kjo pikėpamje, sa mė i zbatueshėm tė jetė raporti dhe sa mė shumė dobi tė na sjellė pėr tė evidentimin e drejtė tė problemeve, qė do tė na ndihmojnė pėr tė formuluar pėrgjigjet e sakta, aq mė i rėndėsishėm do tė jetė progresi i arritur.

    "Turqia ėshtė Evropiane."

    Turqit kryesojnė edhe Asamblenė Parlamentare edhe Komitetin e Ministrave tė Kėshillit tė Evropės. Si do tė reflektohet nė politikėn e jashtme tė Turqisė ky "sovranitet turk" nė Kėshillin e Evropės?

    Pozicioni i dy turqve nė kėtė strukturė, na bėn tė ndihemi krenarė si turq. Zoti Ēavushollu ėshtė njė miku im i vjetėr. Por sigurisht qė ne kėtu punojmė me identitetin evropian dhe veprojmė nė lidhje me tė ardhmen e kontinentit tė Evropės. Krahas kėsaj, ekzistenca e dy turqve kėtu, pėrmban njė mesazh tė mjaftueshėm nga pikėpamja e dukshmėrisė. Mesazhi ėshtė ky: Turqia ėshtė Evropiane. Institucioni mė rrėnjėsor i Evropės pasurohet edhe me kontributin e Turqisė. Marrja e detyrave tė tilla nga njė vend si Turqia, njė vend me traditė rrėnjėsore nė demokraci, njė vend ku multikulturizimin ka ekzistuar dhe jetuar gjatė tė gjithė historisė, do tė kontribuojė pėr tė kuptuar edhe mė drejtė kėtė temė dhe pėr tė prodhuar zgjidhje mė tė drejta.

    A mund tė themi qė ky ėshtė njė sinjal qė i dėrgohet Bashkimit Evropian? Sepse Bashkimi Evropian ėshtė njė institucion ku janė hedhur themelet e Bashkimit Evropian. Edhe Turqia pėr 61 vjet ėshtė pjesė e kėsaj strukture. Si rrjedhojė, edhe Turqia ka kontribuar nė krijimin e legjislacionit dhe detyrimeve qė pėrbėjnė themelet e Bashkimit Evropian. Ndėrsa tani ju punoni pėr tė hyrė nė BE. Nga ana tjetėr, diskutohet nėse Turqia ėshtė apo jo evropiane. Ē’mund tė thoni nė lidhje me kėtė?

    Faktikisht tabloja qė shfaqet kėtu, tregon vetė se sa evropiane ėshtė Turqia. Ashtu siē e thatė edhe ju themelet e Bashkimit Evropian janė hedhur nė Kėshillin e Evropės. Nėse Kėshilli i Evropės nuk do ti kishte vendosur nė mėnyrė rrėnjėsore konceptet demokraci, tė drejtat e njeriut dhe sundimit tė ligjit, progresi nė Bashkimin Evropian nuk do tė mund tė ishte realizuar kaq lehtė. Por ne kėtu kemi tė bėjmė me dy institucione tė ndryshme. Ne si kryesuese e radhės sė Kėshillit tė Evropės, do tė bėjmė ē’tė jetė e mundur, qė Kėshilli tė arrijė njė nivel edhe mė tė pėrparuar. Ndėrkohė do tė plotėsojmė kushtet edhe si njė vend kandidat pėr nė BE, edhe si njė vend qė vazhdon negociatat me Bashkimin Evropian. Por sidoqoftė, duke pasur njė tablo tė tillė asnjė mendje e kthjellėt nuk mund tė diskutojė mė identitetin evropian tė Turqisė. (TRT)

  6. #166
    Kerrar
    Anėtarėsuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Turqia eshte "Ure" ne mes Evropes dhe Lindjes. Karakteristika e Turqise eshte pikerisht kjo, ku Turqia nuk mund te menjanohet nga Evropa, por gjithashtu nuk shkeputet nga Lindja e Mesme e Kaukazet.

  7. #167
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ik more daut pirdhu! Turqia eshte aq Evropiane sac eshte Suedia Afrikane....

  8. #168
    Kerrar
    Anėtarėsuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ik more daut pirdhu! Turqia eshte aq Evropiane sac eshte Suedia Afrikane....
    Hhahaha.

    Derisa Suedia nuk ka Histori ne Afrike, Turqia ka histori themeltare ne Evrope.

  9. #169
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Turqia dhe iluzioni ballkanas i aleancės
    26/11/2010Dritan Hila
    Angazhimi i djemve dhe burrave nė eliminimin e dhunės kundėr gruas
    Turqia dhe iluzioni ballkanas i aleancės

    Nė njė pasazh tė romanit tė tij “Skėnderbeu”, Sabri Godo e karakterizon shpirtin ekspansionist turk me kėto fjalė tė vėna nė gojėn e heroit tė tij: “Turku ka nevojė pėr kalin, jataganin dhe Kuranin”.

    Ky shpirt ekspansiv i ngjizur nė ADN-nė osmane, pasi kishte zgjeruar njė shami toke tė vogėl qė quhej emirati i selxhukėve nė malet e Kaukazit, nė njė perandori qė shtrihej nė tri kontinente, u ndal pėr herė tė parė nė portat e Vjenės nė rrethimin e dytė tė saj. E megjithatė mbeti doktrinė zyrtare e Perandorisė sė Osmanėve deri ditėn e fundit tė saj.

    Nė ditėt e sotme, mund tė thuhet se karakteristika qėndron dhe shpirti turk ka mbetur i njėjtė: Shprehja “Pamja e jashtme shpesh tė gėnjen”, duket sikur ėshtė stisur pėr Turqinė, pasi disfata nė Luftėn e Parė Botėrore dhe ngushtimi i Perandorisė sė Osmanėve nė kufijtė e asaj qė sot ėshtė Republika Turke, ridimensionoi edhe politikėn e saj tė jashtme, ku gati pėr njė shekull, pasardhėsit e osmanėve ishin ose njė shtet me politikė tė theksuar neutraliste nė gjysmėn e parė, ose anėtarė besnikė tė NATO-s mė vonė, por me njė profil tė ulėt ndėrkombėtar, e megjithatė, themeluesi i Turqisė moderne, Kemal Ataturk, duket se midis rreshtave kishte lėnė edhe mesazhin pėr rolin e ardhshėm tė Turqisė, ku duke folur pėr politikat qė duhej tė ndiqte vendi i tij, thoshte se “Turqia duhet tė kujdeset si pėr paqen brenda kufijve ashtu edhe pėr atė jashtė kufijve”.

    Vėshtirė ta ndash se kur njė komb ndihet i sigurt nė vetvete, pasi edhe Roma u bė perandori botėrore, kur fshatarėt e shtatė kodrave buzė lumit Tevere, shtynin gjithmonė e mė shumė kufijtė e fshatit, pėr tė pasur brezin e sigurisė, deri sa arritėn dhe e shtrinė nė tri kontinente.

    Sot, pavarėsisht se jo mbi kalė, por nė tanke “Leopard” tė importuar nga Gjermania ose F16 tė prodhuar nga “Turkish Air Industries” me licencėn amerikane (ėshtė vendi i dytė nė botė qė ka mė shumė F16 nė organikėn e vet pas SHBA-sė), ushtria turke ėshtė forca e dytė taktike nė NATO dhe njė mbėshtetėse e shpesh aktore e politikės sė brendshme e tė jashtme turke. Dhe me islamikėt nė fuqi, duket se nė kohėt moderne po projektohen otomanėt e rinj, tė gatshėm tė thyejnė portat e Vjenės dhe tė ringrenė perandorinė. Duket sikur kėtė dyshim po e trupėzon edhe politika e jashtme turke nėpėrmjet gojės sė ministrit tė saj tė jashtėm, dhe po e pėrhapin mediat botėrore.

    Por a qėndron sa thuhet dhe a mund vėrtet Turqia tė ringjallė Perandorinė Otomane? A ka dėshirė enturazhi ekzistues ta bėjė kėtė? Apriori pėrgjigjja ėshtė se nuk ka asgjė mė tė gabuar ta mendosh dhe mendjelehtėsi mė tė madhe ta llogarisėsh politikėn turke tė shkėputur nga mundėsitė e saja reale.

    Turqit e sotėm e dinė mirė, pavarėsisht se nuk e thonė, se nuk shikohen me aq shumė dashuri nė vendet ku kanė valėvitur dikur flamurin me gjysmė hėne. Perandoria e osmanėve ka lėnė shije tė hidhur nė perceptimin e arabėve dhe pavarėsisht se feja i bėn vėllezėr, vahabizmi, sekti zotėrues nė Arabinė Saudite dhe dinastia sunduese aktuale e kėtij vendi, kanė lindur pikėrisht si rebelim ndaj pushtimit otoman. Po kėshtu, edhe vendet e tjera arabe qė shtrihen deri nė oqeanin Atlantik, kanė tė shėnjuar nė biografitė e tyre kryengritje, masakra, dhunė dhe luftėra qė u kanė shkaktuar osmanėve dhe anasjelltas, saqė nuk mund tė flitet pėr njė aleancė tė re. Secili prej tyre ka krijuar njė profil dhe aleanca rajonale e botėrore, si dhe objektiva komplet tė ndryshme nga ato turke.

    Nė Ballkan, pėrjashto boshnjakėt, qė janė njė produkt “sui generis” i pushtimit tė kėtij gadishulli nga osmanėt dhe rrjedhimisht kanė afinitet me trashėgimtarėt e tyre, edhe vetė shqiptarėt, si popullsi qė beson pjesėrisht nė islam, kanė vėrejtjet e tyre historike pėr otomanėt.

    Ėshtė e vėrtetė qė kanė qenė tė privilegjuar nė hierarkinė osmane, por kjo vlen pėr elita tė caktuara, ndėrsa masa e madhe e shqiptarėve ishte mish pėr top nė radhėt e jeniēerėve dhe nizamėve dhe kėtė e vėrteton njė folklor i tėrė qė qan vuajtjen nėn sundimin e osmanėve. Ndėrkohė, popullsia e krishterė shqiptare shpeshherė ishte pre e dhunės shtazarake tė tyre, ose e tė deleguarve shqiptarė tė Portės sė Lartė, ndaj vėshtirė tė ketė trashėguar simpati. Dhe ajo qė shqiptarėt, pa dallim feje, nuk kanė mundur t’u falin osmanėve, ishte pėrdorimi i Shqipėrisė si plaēkė tregu, ku nėse sot pretendohet njė dashuri shqiptare ndaj trashėgimtarėve tė Portės sė Lartė, mund tė kėrkohej vetėm nėse do ishin sjellė nė mbrojtjen e interesave shqiptare, ashtu siē u soll Rusia me sllavėt e saj nė Ballkan, ose Anglia e Gjermania ndaj Greqisė.

    A mundej Perandoria e Osmanėve, kur pa se nuk kishte mė mundėsi tė mbronte zotėrimet e saja nė Ballkan, t’u dhuronte pavarėsinė brenda kufijve natyralė qė shqiptarėt kishin dhe qė ato mote ishin tėrėsisht nėn zotėrimin otoman? Patjetėr qė mundej, por preferoi t’i linte gjellė pėr qentė qė do i shqyenin nė luftėn ballkanike dhe ta katandiste shtetin e ri shqiptar vetėm nė njė tė tretėn e territorit qė shqiptarėt popullonin. A mundej perandoria tė mbyllte njėrin sy ndaj pėrhapjes sė gjuhės shqipe nga patriotėt ortodoksė e bektashinj shqiptarė, nė mėnyrė qė tė formėsohej kombi i ri? Patjetėr qė mundej, por perandorisė i interesonin shqiptarėt pėr aq sa shėrbenin si baza furnizimi tė ushtrisė otomane me lėndė tė parė. Ndaj masa e shqiptarėve tė sotėm, e shikon atė periudhė pesėshekullore si shkaktare tė prapambetjes ekonomike e shpirtėrore aktuale dhe, sa mė sipėr, janė kujtime qė nuk shlyhen lehtė.

    Po ashtu shteti shqiptar modern ėshtė ngjizje e ideve rilindėse tė frymėzuara nga betejat e Skėnderbeut kundėr pushtimit otoman. Rrjedhimisht ky shtet kėshtu si ekziston sot, vėshtirė tė jetė aleat i Turqisė nė betejat e saj pėr ekspansion.

    A mjaftojnė problemet qė kemi me Greqinė qė shqiptarėt tė hidhen nė krahėt e Turqisė? Aspak jo, pasi tė mendosh kėshtu i thonė tė jesh dritėshkurtėr. Shqipėrisė asnjėherė nuk i ka ardhur shpėtimi nga Turqia dhe asnjėherė nuk e ka parė Turqinė dhe Greqinė si breg ku duhet tė mbėrrijnė. Vetė rilindėsi Naim Frashėri vargėzonte: “O dritė qė lind andej nga perėndon”, duke artikuluar aspiratėn perėndimore tė shqiptarėve. Ndėrsa tė hedhėsh ide se mund tė kėrcėnosh BE-nė, qė nėse nuk na pranon nė gjirin e saj, ne do krijojmė aleanca rajonale, kėto janė fantazi infantile, qė shumė-shumė tė ēojnė nė hiē.

    Aleati ynė mė i madh shqiptar nė kohėt moderne janė Shtetet e Bashkuara, korrigjuesit e padrejtėsive qė na bėri historia; synimi ynė ėshtė qė shpirtėrisht, mendėrisht dhe kulturalisht tė bėhemi qytetarė tė Europės. E meqenėse tė drejtėn se kemi gjetur asnjėherė nga shtetet e tjera ballkanike dhe asnjė nga kėto virtyte nuk gjenden nė Ballkan, natyrshėm qė veshėt e shqiptarėve pėlqejnė mė shumė muzikėn e Uashingtonit sesa avazin e lindjes, ndėrsa vlerat t’i kėrkojnė nė tokėn qė fillon nė brigjet e Pulies dhe mbaron nė Bruksel.

    Duke iu rikthyer Turqisė nė njė vėshtrim mė global, me rikorrigjimin e politikave tė saj, ku qenien pjesė tė BE-sė nuk mendon ta arrijė mė nėpėrmjet nėnshtrimit, por politikave tė partneritetit dhe pse jo imponimit, duke i afruar Europės jo pėrafrimin e vlerave, por asetet e saja ekonomike, demografike dhe gjeopolitike, mund tė thuhet se pakicat fetare dhe simpatizantėt e saj nė Ballkan, do t’i pėrdorė mė shumė si element pėr tė arritur objektivat e saj se sa si partnerė pėr tė hyrė nė BE sė bashku me ta.

    Tashmė Turqia, e mbėshtetur nga rritja e saj ekonomike qė po e shndėrron nė fuqi tė rangut tė dytė, popullsinė gati 80 milionėshe qė e rendit nė vendet e mėdha tė botės, si dhe ushtrinė si element kualitativ tė mjeteve qė ka politika e kėtij vendi nė dorė, po synon shtrirjen e saj nė Azi. Indikator i zgjerimit tė synimeve tė saj ėshtė programimi pėr ndėrtimin e aeroplanmbajtėses sė parė turke, program i ndėrprerė momentalisht pėr arsye teknike dhe buxhetore. Po ashtu, marrėveshjet ushtarake tė lidhura me Uzbekistanin, Kirgistanin e Kazakistanin, janė shprehje e synimeve tė saj dhe origjina e pėrbashkėt dhe gjuha e ngjashme, i bėn aleatė natyralė pėr ekspansionin turk kėtė radhė drejt zemrės sė Azisė. Nė shėrbim tė synimeve tė saj ekspansioniste, Turqia ka filluar tė riadaptojė aleancat e saj. Qėndrimi kritik ndaj Izraelit ėshtė njė tregues, i cili mė shumė se sa fetar ka lidhje me objektivat e reja qė vendi i ka vėnė vetes dhe Izraeli nuk ėshtė shoku me tė cilin mund tė prezantohesh nė botėn islame. Por qė kėtu fillojnė edhe pikėpyetjet e natyrshme pėr politika qė kanė mbi njė shekull qė nuk aplikohen.

    A do pritet nė kėto zona krahėhapur dhe a do mund tė rifitojė skeptrin e sundimtarit rajonal? Psikologjikisht, duke kujtuar masakrėn ndaj armenėve nė fillim shekullin e 20, vėshtirė tė thuhet qė shtrirja turke do shkojė si nė gjalpė dhe do mirėpritet. Ndėrsa materialisht, edhe sikur tė abstragosh rezistencėn nga fuqi tradicionale nė rajon si Rusia e mė tej India dhe Kina, qė tė bėhesh fuqi tė duhen teknologjitė pėr zhvillimin ekonomik dhe t’i konvertosh ato nė ushtri, teknologji tė cilat i ka Perėndimi, dhe nė kėtė pikė qėndrimi ndaj Izraelit ėshtė certifikatė sigurie nė vendet e Perėndimit.

    Nė ditėt e sotme, programues tė sė ardhmes e shikojnė Turqinė si njė fuqi miqėsore, e cila duhet pyetur, tė paktėn pėr problemet rajonale. Dhe shpresa e perėndimorėve ėshtė qė eksperimenti turk tė jetė i suksesshėm jo vetėm si dashamirėsi ndaj njė fuqie qė ende e konsideron mike, por edhe si rasti kur islami mund tė bashkėjetojė me demokracinė dhe vlerat europiane tė tė drejtave tė njeriut qė ndodhen nė bazėn e tyre. Nė kėtė pikėpamje, Perėndimi ka vėnė bast duke pėrkrahur Erdoganin, megjithėse ende nuk ka besim tė plotė te formimi i tij demokratik dhe duke paralajmėruar ushtarakėt, garantėt tradicionalė tė laicitetit tė shtetit dhe rreshtimit pro perėndimor tė Turqisė, qė tė mos ndėrmarrin ndonjė hap tė fortė ndaj proceseve aktuale. Po ashtu, Perėndimi do njė Turqi tė fortė ushtarakisht, por kėtė radhė si Vjena e re e Europės kundėr sulmeve tė terrorizmit me bazė nė Lindjen e Mesme dhe Azinė e Vogėl.

    Nėse Turqia do ndjekė rrugėn tė cilėn e filloi Ataturku, natyrisht me korrigjimet qė kėrkon koha, ka pėr tė qenė risi nė botėn islame; pjesė e rėndėsishme integrale e qytetėrimit modern dhe do ketė si deri mė tani pėrkrahjen e tij. Nė tė kundėrtėn, aeroplanmbajtėsen qė ka planifikuar tė ndėrtojė, vėshtirė se do ta realizojė me inxhinierėt e universiteteve tė Ulan Batorit dhe Tashkentit.

  10. #170
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga COB Lexo Postimin
    Hhahaha.

    Derisa Suedia nuk ka Histori ne Afrike, Turqia ka histori themeltare ne Evrope.
    po flasim per nga mentaliteti dhe kultura. Turqit kane mentalitet allahu na ruajt! Dhe shume nga shqiptaret e kane kete mentaliteti, pjelle e pushtimit 500 vjecar, prandaj ke ende shqiptare qe thone--Dum Baben!
    Turqit jane nje pis milet qe na kane vrare e lene ketu ku jemi. Dhe turqit modernde te tanishem, jane njerez te ndyre e hipokrite, ashtu si katunaret e politikanet shqiptare. Idhull te mire keni gjete o turkoshake qe ende endeni ne gjirin e shqiptareve...

Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •