Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Lightbulb Azerbajxhani u ofron 5 mijë euro në muaj Kelmendit e Kukës

    Prishtinë, 31 janar - Federata e Xhudos e Azerbajxhanit i ka bërë ofertë zyrtare xhudistes Majlinda Kelmendi, që të përfaqësojë këtë vend në arenën ndërkombëtare. Oferta i është dërguar të premten trajnerit të Kelmendit, Driton Kukës, nga Elchin Maharramov, asistent i presidentit të Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit, shkruan “Koha Ditore”.
    Në ofertën e shpërndarë edhe për media shkruan se Kelmendi dhe trajneri i saj, Kuka, mund të punojnë së bashku në Azerbajxhan apo mund të qëndrojnë në Kosovë dhe të udhëtojnë në Azerbajxhan për përgatitje para garave dhe gjatë garave. Po ashtu, Kelmendit dhe trajnerit të saj i ofrohet udhëtimi me përfaqësuesen e Azerbajxhanit gjatë garave që mbahen jashtë këtij vendi. Sipas ofertës, Azerbajxhani është i gatshëm të paguajë pesë mijë euro në muaj për Kelmendin dhe Kukën. Po ashtu Federata e Azerbajxhanit është e gatshme të ndajë shpërblime të mëdha për të gjitha medaljet dhe sukseset e arritura në kampionate evropiane, botërore e sidomos në Lojëra Olimpike. Sipas ofertës së bërë, nëse Kuka e Kelmendi pajtohen me ofertën fillestare, për detajet dhe vlerën e shpërblimeve, palët mund të diskutojnë gjatë garës së Parisit që mbahet javën e ardhshme e në të cilën do të paraqitet Kelmendi.
    "Më duhet të them se asnjë Federatë Nacionale nuk praktikon shpërblime si ato që i kemi ne. Për shembull, së fundi keni marrë pjesë në garën e mbajtur në Baku dhe keni qenë dëshmitarë të arritjeve të mëdha të xhudistëve tanë. Keni mundur të shihni se sa shumë të motivuar ishin xhudistët tanë për të garuar. Ky është një shembull se sa shumë e vlerëson xhudon Qeveria e Azerbajxhanit dhe sa investon për zhvillimin e këtij sporti", shkruan në ofertën azerbajxhanase.
    Maharramov ka kërkuar nga Kuka që të analizojë ofertën para takimit që do të mbahet në Paris e ku zyrtari azerbajxhanas pret të finalizohet marrëveshja.
    Interesimin për Kelmendin drejtuesit e xhudos së Azerbajxhanit fillimisht e kishin shprehur gjatë garës "World Masters" që më 15 e 16 janar u mbajt në kryeqytetin e këtij vendi, Baku. Azerbajxhanasit i kishin premtuar Kelmendit një milion euro në rast se këtij vendi do t'i siguronte medalje të bronztë në Lojërat Olimpike "Londra 2012". Për medalje të argjendtë olimpike, xhudistes kosovare i janë premtuar 1,5 milion euro, ndërsa për medalje të artë plot dy milionë euro.
    Kelmendi 19-vjeçare vlerësohet sportistja më e mirë në Kosovë. Institucionet kosovare deri tani nuk e kanë parë të arsyeshme që të paguajnë Kelmendin. Asaj i financohen vetëm pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare dhe në kampe stërvitore. Trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, ka thënë se nëse institucionet e vendit nuk do t'u ofrojnë pagë të përjetshme atyre dyve, do të detyrohen që të pranojnë ofertën e Azerbajxhanit.
    "Së shpejti do të takohem me drejtuesit e shtetit. Nga ata do të kërkoj që të deklarohen nëse janë të gatshëm të përkrahin sportisten që po ia zbardh fytyrën Kosovës në çdo garë që paraqitet. Është momenti i fundit që të deklarohen se a janë të interesuar të na përkrahin. Nëse nuk janë të interesuar duhet që këtë ta deklarojnë publikisht dhe kështu ne do ta kemi fytyrën e hapur të pranojmë ofertën e majme që na është bërë. Natyrisht ne insistojmë që të përfaqësojmë Kosovën, por kështu nuk shkon më. Duhet që Kelmendit dhe mua të na sigurohet pagë e përjetshme, qoftë ajo dhjetë herë më e vogël se që na e ofron Azerbajxhani", ka thënë Kuka të dielën.
    Majlinda Kelmendi vlerësohet sportistja më e mirë në Kosovë. Në vitin 2009, ishte kampione e botës dhe e Evropës për juniore, ndërsa vitin e kaluar ishte kampione e Evropës. Kelmendi të shtunën doli nënkampione në Kupën botërore për seniore të mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Kelmendi është sportistja e vetme kosovare që po lufton për normë olimpike për "Londra 2012". Ajo posedon edhe pasaportën e Shqipërisë dhe mund të përfaqësojë këtë vend në Olimpiadën e ardhshme, nëse Kosova dështon të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ajo më herët u kërkua edhe nga Federata e Sllovenisë dhe e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kelmendi vlerësohet ndër xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri 52 kg. Aktualisht renditet e 14-ta në botë në këtë kategori.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Azerbajxhani insiston për Kelmendin e KukënFederata e Xhudos e Azerbajxhanit po vazhdon përpjekjet që t’i bëjë për vete Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kuka. Dy të fundit edhe zyrtarisht kanë marrë ofertë joshëse nga drejtuesit e kësaj federate. Kuka thotë se mund ta pranojnë këtë ofertë, nëse nuk marrin mbështetje nga Kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

    Nga Valon Konushevci më 31 janar 2011 në ora 11:01
    Azerbajxhani po vazhdon të insistoj që Kosovës t’ia marrë shpresën e vetme për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, xhudisten Majlinda Kelmendi.

    Udhëheqësit e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit i kanë bërë ofertë zyrtare Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kuka për t’i pajisur që të dy me pasaporta të këtij vendi.

    Azerbajxhanasit ua kishin bërë dy kosovarëve ofertë gojarisht edhe para disa ditëve në Baku, ku qe mbajtur një turne prestigjioze, në të cilin Kelmendi kishte zënë vendin e pestë.

    “I nderuri Driton Kuka, kam nderin të të njoftoj me ofertën e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit si vijon: Ju së bashku me atleten tuaj mund të punoni në shtetin tonë. Ju mund të qëndroni në shtetin tuaj dhe të vini në Azerbajxhan për t’u përgatitur para garave të ndryshme ndërkombëtare dhe bashkë me ekipin tonë shtetëror mund të udhëtoni për pjesëmarrje nëpër ato gara”, thuhet në ofertën e azerbajxhanasve bërë Kukës dhe Kelmendit.

    “Federata e Xhudos e Azerbajxhanit është e gatshme t’u paguajë që të dyve me nga 5 mijë euro në muaj. Po ashtu, federata jonë është e gatshme t’ju shpërblej ekstra për çdo arritje tuajën që e bëni nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare, e posaçërisht në Lojëra Olimpike. Për detaje mund të diskutojmë në Paris”, thuhet pos tjerash në ofertën e azerbajxhanasve bërë dyshes kosovare, e cila shkresë ka ardhur nga asistenti i presidentit të Federatës së Azerbajxhanit, Elchin Maharramov.

    Ndërkohë, vetë Kuka nuk e ka përjashtuar mundësinë që bashkërisht me Kelmendin ta pranojnë këtë ofertë. Në fakt, ai thotë se dëshira e tij dhe e Kelmendit është që në ‘Londra 2012’ ta përfaqësojnë Kosovën. Sipas Kukës, edhe shteti ynë duhet t’u ofrojë kushte për një përfaqësim sa më të mirë në Olimpiadë.

    Ai ka kujtuar se Kelmendi po përballet me mungesë të madhe të mjeteve financiare për t’u përgatitur si duhet, derisa fillimi i Lojërave Olimpike po ofrohet. Sipas tij, nga kjo situatë po mundohen të përfitojnë shtete të tjera, të cilat po i ofrojnë Kelmendit nënshtetësi përkatëse, duke e stimuluar atë në mënyra të ndryshme.

    Megjithatë, trajneri pejan thotë se bashkë me Kelmendin, vendimin e final se ngjyrat e cilit shtet do t’i mbrojnë në të ardhmen, do ta marrin pas një takimi që mendojnë ta zhvillojnë me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi.

    “Këto ditë do kërkojmë takim me kryeministrin Thaçi, që të kërkojmë përkrahje, sepse Majlinda është duke u joshur nga të tjerët me shuma të mëdha të hollash. Nëse në Kosovë nuk u sigurohet nga një pagë Kelmendit dhe trajnerit të saj, atëherë do të jetë një humbje e madhe për shtetin tonë, nëse sportistja jonë del jashtë vendit për shkaqe ekonomike”, ka thënë Kuka nëpërmjet një kumtese për media.

    Madje, ai ka pohuar se bashkë me Kelmendin janë të gatshëm të vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën me paga pesëfishë më të vogla sesa që ua ka ofruar Azerbajxhani.

    Kelmendi, nënkampione në Sofje

    Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendit të shtunën doli nënkampione në Kupën botërore për seniore në kategorinë 52 kg, që është mbajtur në Sofje të Bullgarisë. 19-vjeçarja në finale është mposhtur nga japonezja Yuki Hashimoto, derisa më herët kishte triumfuar në katër lufta.

    Ajo ka lënë pas vetes kampionen aktuale të Evropës, rusen Natalia Kuzyutina që ka përfunduar në vendin e tretë. Kurse, xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg ka zënë vendin e pestë, të cilin sukses ajo nuk e kishte arritur asnjëherë më parë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Qeveria "dorëzohet" përballë Azerbajxhanit për Majlindën
    Publikuar: Sot, më 01 shkurt 2011

    Prishtinë, 1 shkurt - Kosova shumë shpejt mund të humbasë edhe shpresën e vetme olimpike që ka - Majlinda Kelmendin. Qeveria në largim e Kosovës nuk ka një zgjidhje për atë që kërkon sportistja më e mirë kosovare dhe trajneri i saj, Driton Kuka dhe kjo mund t'i hapë rrugë xhudistes më të mirë të Kosovës që të pranojë ofertën e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit për të përfaqësuar këtë vend në garat ndërkombëtare, përfshirë edhe në olimpiadën "Londra 2012”, shkruan “Koha Ditore”.
    Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi, ka pohuar se hënën se Kelmendi meriton të jetë prioritet i shtetit, porse me këtë punë duhet të merret Ministria e Sportit, e që sipas tij, tani është pa "shef".
    "Është çështje e Ministrisë së Sportit dhe për fat të keq nuk kemi ende ministër. Si shtet ne duhet të kemi një sportiste të suksesshme, sepse sportistët janë ambasadorët e një shteti dhe natyrisht se duhet t'u ofrohet mbështetje. Sfida më e madhe për ne do të jetë pjesëmarrja në 'LO 2012' dhe si shtet po bëjmë të pamundurën dhe po punojnë në këtë drejtim. Ne kemi mbështetur sportistët brenda buxhetit dhe jemi të vetëdijshëm për të gjitha", ka thënë Krasniqi.
    Ai ka pohuar se Qeveria e ardhshme që pritet të formohet nga zgjedhjet e fundit, do të shqyrtojë mundësinë që të rrisë buxhetin për sportin, e që për vitin 2010 ishte vetëm 4.3 milionë euro, apo 0.3 për qind e buxhetit total të shtetit.
    "Do të shqyrtohet mundësia e rritjes së buxhetit për sportin. Majlinda është sportistja më e famshme dhe më e popullarizuara në Kosovë dhe natyrisht që meriton të jetë prioritet, pasi edhe do të jetë shpresa e vetme olimpike nëse marrim pjesë në 'Londra 2012'", ka shtuar ai.
    Dhe, kjo që thotë Krasniqi, nuk është ajo që kërkon Kelmendi dhe trajneri i saj, Kuka. Kushti i këtij "tandemi" që po zbardh fytyrën e Kosovës në Evropë dhe botë, është t'u sigurohet një pagë e përjetshme për të dy, ashtu si u ka ofruar Federata e Azerbajxhanit. Kuka ka thënë se nga Kosova do të pranonte edhe 10- përqindëshin e asaj që ka ofruar Azerbajxhani.
    Azerbajxhani ka zyrtarizuar ofertën e tij ditë më parë për Kelmendin dhe Kukën, duke u ofruar pesë mijë euro pagë mujore dhe shpërblime të mëdha për medalje ndërkombëtare. Për një medalje të artë olimpike ka ofruar dy milionë euro shpërblim, për të argjendtën 1.5 milion dhe për të bronztën një milion.
    Kelmendi është sportistja e vetme nga Kosova që është në rrugë të mbarë të fitojë normën olimpike. Në renditjen botërore është e 14-ta, derisa në renditjen për normë olimpike është në mesin e tetë të parave.
    Ditë më parë, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës është deklaruar se nuk ka mundësi të mbështesë Kelmendin, pasi nuk ka buxhet as për vete.
    Federata azerbajxhanase pret që çështjen e Majlinda Kelmendit ta diskutojë edhe një herë apo edhe ta finalizojë fare në turneun e Parisit që mbahet javën e ardhshme. Ndërkohë, trajneri Kuka ka pohuar se dëshiron të takohet me krerët e Qeverisë para se kjo të ndodhë dhe të marrë qëndrimin përfundimtar të Qeverisë, nëse do plotësohet kushti i vënë apo jo.
    Zëdhënësi i Qeverisë, Krasniqi, thotë se është e vet xhudistes të vendosë.
    "Në fund ky do të jetë vendim personal i Majlindës", ka nënvizuar Krasniqi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Jo de jo Memli - Reperi - Hoxhallari - e dpeuteti nuk keni mundesi ti ndihmoni kesaj shprese qe ka jo vetem Koosva por i tere kombi Shqiptar sepse ju duhet vjedhur ma shume, sepse pak keni vjedhe gjer tani.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Ti gezoje!

  6. #6
    Duhet zgjuar njesoi si ne egjipt per ta larguar qeverin e Thaçit.

    Na prishi nervat !…
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Shkoi edhe Majlinda!
    Shpresoj se do te paraqitet ndonje biznismen per financim e te mos na ik e vetmja sportiste e nivelit olimpik qe e kemi.

    0.3% e buxhetit ndahet per sport!!!...katastrof

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •