Close
Faqja 22 prej 26 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 259
  1. #211
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    DEKLARATĖ PĖR MEDIAT E ZOTIT SPIRO PEĒI, KĖSHILLTAR LIGJOR I PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS


    3 shkurt 2011

    Nė deklaratėn e vet para medias, Kryetari i Komisionit Hetimor, zoti Halimi u mundua tė bėnte njė sqarim se Presidenti i Republikės nuk ėshtė thirrur si dėshmitar, por pėr tė pėrcjellė nė seancė pyetjeje, tė dhėna apo informacione qė ka pėr veprimtarinė e vet para, gjatė dhe pas datės 21 janar 2011.

    Nuk dua t’i komentoj kėto deklarata si lojėra fjalėsh, por do i konsideroja si tė mirėqena ato qė zoti Halimi deklaroi.

    Ky Komision mesa u deklarua, edhe nga pėrmbajtja e shkresės qė sapo ka mbėrritur pranė Presidentit tė Republikės, pretendon qė prej Presidentit tė Republikės, po citoj shkresėn, tė mbledhė tė dhėna dhe informacione zyrtare dhe jozyrtare, si dhe dokumente. Komisioni mundohet tė argumentojė se e mbėshtet kėrkesėn nė Nenin 14, germa “b” tė Ligjit Pėr komisionet hetimore. Nė qoftė se ky “argumentim” nuk pėrmban keqdashje politike, nė rastin mė tė mirė, ėshtė njė miopi juridike.

    Neni i cituar, bėn fjalė pėr tė drejtėn e Komisionit qė tė thėrrasė titullarė institucionesh pėr pyetje dhe tė kėrkojė dokumente ose informacione zyrtare prej tyre. Vetėm ata qė nuk kanė koncepte mbi institucionin dhe titullarėt e institucioneve, si dhe nuk lexojnė apo nuk duan tė lexojnė Kushtetutėn e vendit, e njehsojnė Presidentin e Republikės me njė titullar institucioni.

    Dua tė theksoj se askush, nuk mund tė verė nė dyshim apo tė komentojė, faktin qė Presidenti ėshtė institucion dhe jo titullar institucioni. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja, midis tė tjerave, qė Kushtetuta e Republikės, e ka vendosur Presidentin si institucion, duke i caktuar direkt kompetencat, tė drejtat dhe detyrimet.

    Ashtu siē shpjeguam edhe nė konferencėn e ditės sė djeshme, nė bazė tė Nenit 92, nė germėn “h” tė Kushtetutės duke qenė Presidenti njė institucion, thuhet “kėrkon mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetėrore pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre” .

    Nė asnjė rast, Presidenti i Republikės nuk ka detyrimin pėr tė dhėnė informacione.

    Marrėdhėniet e Presidentit tė Republikės me Kuvendin janė pėrcaktuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga Kushtetuta, madje duke e vendosur Presidentin si Institucion nė njė pozitė tė veēantė, po nė Nenin e sipėrcituar, nė germėn “a”, ku thuhet Ai "i drejton mesazhe Kuvendit”.

    Ju falemnderit!

    Presidenca

  2. #212
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dua tė theksoj se askush, nuk mund tė verė nė dyshim apo tė komentojė, faktin qė Presidenti ėshtė institucion dhe jo titullar institucioni. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja, midis tė tjerave, qė Kushtetuta e Republikės, e ka vendosur Presidentin si institucion, duke i caktuar direkt kompetencat, tė drejtat dhe detyrimet.
    A te keqen te mendjes se bukur. Presidenti qenka "institucion". Une kujtova se PRESIDENCA eshte institucion, dhe Presidenti eshte kreu i perkohshem i atij institucioni? Apo ju pelqen qe te na cudisni me gjepura te tilla. Me kete llogjike, te gjithe kreret e institucioneve ne vend mund te hiqen si "institucione".

    Eshte turp per kete president, qe fshihet pas keshilltareve te tij si miu, e nuk del e i sqaron shqiptaret vete ne komision apo para mediave, per rolin qe ai ka luajtur ne ate qe ndodhi. Nese nuk do te shkoje ne Kuvend e te flasi para gjithe shqiptareve, le te dali ne nje konference shtypi, le te dali ne nje emision televiziv e te sqaroje shqiptaret per rolin qe ai ka patur dhe mendimin qe ai ka per situaten e krijuar ne 21 janar e ne vazhdim.

    Perse na duhet "presidenti institucion", kur nuk ia degjojme fjalen, e nuk ben transparencen me shqiptaret, ne dite te ketilla?

    Dhe meqenese presidenti u soll ne kete menyre ndaj Kuvendit dhe ndaj atyre deputeteve me votat e te cileve ai eshte zgjedhur president, mazhoranca duhet t'ia beje te qarte qe ai nuk gezon me as mbeshtetjen me te vogel per rimandatimin e tij ne kete post.

    Cdo dite qe kalon, dhe qe ti nuk e ben transparencen me shqiptaret, aq me shume njollos faqen e historise qe do te shkruaje per rolin tend ne ate qe ndodhi ne 21 janar.

    Albo

  3. #213
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dėshmia e plotė e Ministrit tė Brendshėm Z. Lulzim Basha nė Komisionin Hetimor Parlamentar pėr ngjarjet e 21 janarit.

    Dt. 02.02.2011

    Komision Hetimor
    Datė 01.02.2011


    Eduard Halimi – Tė nderuar kolegė, fillojmė seancėn e radhės sė Komisionit Hetimor Parlamentar. Ashtu siē ju kemi njoftuar edhe mė pėrpara sot ėshtė seanca e dytė dėgjimore me drejtuesit e institucionit. Sot ėshtė i thirrur pėr tė informuar Komisionin Hetimor, ministri i Brendshėm, zoti Lulzim Basha, i cili ėshtė paraqitur pranė kėtij komisioni.
    Zoti Ministėr, ju falėnderojmė pėr paraqitjen nė kėtė komision.

    Zoti Ministėr, ne do tė ishim tė interesuar tė kishim prej jush njė informacion tė detajuar, ashtu siē parashikohet edhe nė ligjin “Pėr komisionet hetimore parlamentare” pėr informacionet paraprake qė ju keni pasur para ngjarjes sė datės 21 janar. Do tė donim tė dinim masat e marra nga ju pėr pėrballimin e situatės qė do tė ndodhte nė datėn 21 janar, masat e marra pėr zbulimin, identifikimin, pėrballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndėshkimin e veprimit tė organizuar kriminal, pėr dhunimin e institucioneve dhe pėrmbysjen e rendit kushtetues nė datėn 21 janar.

    Zoti Ministėr, ne do tė ishim tė interesuar tė kishim ēdo informacion qė juve dispononi pėr zbardhjen e sė vėrtetės sė grushtit tė shtetit tė datės 21 janar 2011.

    Zoti Ministėr, nė fillim ne do tė dėgjojmė shpjegimet dhe informacionet qė ju keni, mė pas kolegėt do t’ju bėjnė pyetje dhe ju do t’i pėrgjigjeni atyre.
    Zoti Ministėr, fjala ėshtė pėr ju.

    Lulzim Basha – I nderuar zoti kryetar!
    Tė nderuar zotėrinj anėtarė tė kėtij komisioni,
    Sė pari, ju falėnderoj pėr ftesėn qė mė keni bėrė pėr t’u paraqitur nė kėtė komision.

    Ju siguroj se paraqitja ime sot kėtu ėshtė vetėm njė aspekt qė dėshmon vullnetin e plotė, tė gjithanshėm, tė pacenueshėm tė dikasterit qė unė drejtoj dhe timin personalisht pėr t’iu pėrgjigjur tė gjitha kėrkesave tė kėtij komisioni hetimor me qėllim qė tė ndihmojmė nė zbardhjen e rrethanave, fakteve, para, gjatė dhe pas 21 janarit, duke hedhur dritė mbi mėnyrėn se si jo vetėm institucioni qė unė drejtoj, por edhe institucionet e tjera tė vendit kanė vepruar nė raport me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe me ligjet e vendit, si dhe nė raport me tė gjitha aktet e tjera ligjore e nėnligjore pėr tė pėrballuar situatėn para, gjatė dhe pas 21 janarit.

    Mė lejoni ta nis kėtė dėshmi duke thirrur nė vėmendjen tuaj dhe tė tė gjithė qytetarėve ēastin tronditės tė fillimit tė dhunės mė 21 janar. Ēdo qytetar, dhe janė me qindra e mijėra qė e kanė ndjekur kėtė ngjarje nėpėrmjet dhjetėra e dhjetėra mediave tė pranishme tė vendngjarje, por edhe ekspertė, gazetarė, diplomatė, i gjithė opinioni kombėtar e ndėrkombėtar mban mend shumė mirė dhe kujtdo qė mund t’i jetė mjegulluar kujtesa mund tė rikujtohet duke parė pamjet filmike tė nisjes sė ngjarjes sė 21 janarit.

    Ndonėse ishte njoftuar njė tubim nga njė forcė politike, nga Partia Socialiste zyrtarisht, ndonėse ky tubim kishte marrė pėrmasa kombėtare, i angazhuar drejtpėrdrejtė edhe vetė kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, mitingu, aktiviteti apo masa e njerėzve qė sapo u vendos para rreshtimit tė Forcave tė Rendit nuk u angazhua nė asnjė parullė politike, nuk pati asnjė fjalim, por menjėherė nisi edhe mesazhi i vetėm i 21 janarit, dhuna. Menjėherė pas mbėrritjes para kordonit policor, pa asnjė paralajmėrim dhe pa asnjė provokim, elementėt kriminalė tė gjendur dhe tė grumbulluar kėtu pėrpara nisėn goditjen e Forcave tė Rendit. Nė fillim me ēadra, hunj, mjete tė tjera tė forta qė i mbanin nėpėr duar dhe mė pas dhuna u pėrshkallėzua. Vetėm pak minuat pas nisjes sė goditjes me mjete tė forta, qė tashmė i kishin sjellė, nisėn tė lėvizin pllakat e bulevardit dhe tė godasin me furi mbi rreshtat e punonjėsve tė rendit, ēka kėrkoi menjėherė edhe nisjen e planit tė masave, qė nė ato momente konsistonte nė largimin e Policisė sė Rendit tė veshur vetėm mė uniformėn e ditės dhe daljen pėrpara tė Forcave tė Rendit tė veshur me mjete mbrojtėse.

    Dhuna u pėrshkallėzua hap pas hapi. Nė valėn e parė tė dhunės mbetėn tė plagosur dhjetėra e dhjetėra efektivė tė Policisė sė Shtetit, duke pėrfshirė kėtu drejtues tė lartė, tė cilėt u goditėn nė kokė, gjymtyrė dhe nė trup nga mjete tė forta, duke pėrfshirė edhe gurė tė bulevardit.

    Dhuna vazhdoi pėrshkallėzimin edhe pas ndėrhyrjes sė Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, tė cilėt patėn njė rezultat tė shkurtėt kohor tė shpėrndarjes, por me rigrupimin e menjėhershėm tė masės sė dhunshme, e cila e gjendur pėrballė njė qėndrimi tė vetėpėrmbajtur tė Policisė sė Shtetit jo vetėm qė nuk iu pėrgjigj thirrjeve tė drejtuesve pėr tė shmangur goditjet ndaj efektivave nė detyrė, por vazhduan tė godasin efektiva, tė mbrojtur e tė pambrojtur, nė kėmbė dhe tė rrėzuar nga mjete e forta me tė cilat ata godisnin.

    Skena e parė u pėrshkallėzua dhe vazhdoi pėr 5 orė. Selia e Kėshillit tė Ministrave u mbajt e rrethuar nga qindra huliganė e banditė tė pajisur jo vetėm me mjete tė forta, por siē ėshtė evidentuar edhe nga veprimtaria e policisė dhe nga mediat, edhe tė armatosur me lėndė plasėse, bomba molotov, armė zjarri, si dhe mjete tė tjera goditėse. Nga informacionet paraprake dhe nga analiza qė vazhdon t’i bėhet ngjarjes nga Policia e Shtetit u identifikuan 10 deri nė 15 grupe pesė vetash, tė cilėt sipas analizės paraprake rezultojnė tė mirėorganizuar, tė trajnuar, nė raste tė veēanta, tė droguar me drogė sintetike dhe me detyra specifike, tė cilat jepeshin nga linja tė qarta komande, kontrolli dhe komunikimi nė sheshin pėrballė Kėshillit tė Ministrave dhe nga ēka rezulton tė jetė qendra e kontrollit tė veprimit apo shtabi i sulmit, i cili vepronte nė ndėrtesėn pėrballė selisė sė Kėshillit tė Ministrave, tė njohur ndryshe edhe si dy kullat.

    Nė mesin e turmės spikat njė numėr i madh personash me precedentė penalė, tė armatosur me armė zjarri dhe me lėndė plasėse, persona tė dėnuar mė parė pėr krime tė dhunshme, duke pėrfshirė edhe krime tė kryera me armė zjarri nė periudhėn 1997-2011.

    Pėr 5 orė Forcat e Rendit dhe Grada e Republikės pėrballuan me vetėpėrmbajtjen maksimale pėrshkallėzimin e organizuar, tė koordinuar dhe tė shpalosur me efektivitet e operacionalitet tė plotė nga njė turmė, e cila ishte larg tė qenit kaotike, e organizuar, e drejtuar dhe e komanduar.

    Pas 5 orė sulmesh ndaj Kėshillit tė Ministrave, pas thyerjes sė perimetrit tė sigurisė, shkallmimit tė derės, tentativės pėr tė pėrdorur mjete motorike, pėr tė shkatėrruar barrierėn e fundit, goditjes sė punonjėsve tė policisė, nxjerrjes sė njė pjesė tė mirė tė efektivit jashtė funksionit, goditjes sė vazhdueshme tė punonjėsve tė Gardės sė Republikės brenda territorit si rezultat i rezistencės tė Forcave tė Rendit dhe Gardės sė Republikės, ky operacion sulmi dhe rrethimi i Kryeministrisė mori fund. Policia e Shtetit sipas planit tė masave ndėrhyri dhe arrestoi nė flagrancė dhjetėra e dhjetėra nga kėta persona. Nė njė bilanc pėrfundimtar tė ditės, nė fillim u bė fjalė pėr njė tė vdekur dhe nė fund pėr tre tė vdekur, gjatė sulmit 5 orėsh pėr tė marrė me forcė selinė e Kėshillit tė Ministrave.

    I nderuar zoti kryetar, tė nderuar zotėrinj anėtarė, dua tė ndalem nė natyrėn e paramenduar tė dhunės sė ushtruar mė 21 janar. Dua tė ndalem nė thirrjet e bėra veēanėrisht dhjetė ditė pėrpara dhunės sė 21 janarit, thirrje kėto tė drejtuara nga personat mė tė lartė politikė tė subjektit, Partia Socialiste dhe aleatėve tė saj, thirrje pėr t’u ngritur mbi rendin kushtetues, thirrje se Kryeministri Berisha duhet tė pranojė njė zgjidhje politike ose do tė ecė mbi tė vdekur, duke vazhduar me thėnie: “Do ta shihni se ē’do t’ju bėjmė nė datėn 21.”, thirrje kėto tė bėra nga platformat e Parlamentit Shqiptar, por edhe nga informacionet e mbledhura nė mėnyrė operative nga Policia nė ditėt pėrpara, ku persona me pozita tė veēanta nė linjat e komunikimit midis udhėheqjes sė kėsaj pėrpjekjeje tė dhunshme pėr tė marrė institucionet e vendit dhe ushtarėve, banditėve qė ekzekutuan kėtė pėrpjekje tė dhunshme nė datėn 21 janar, janė shprehur se do tė djegin Kėshillin e Ministrave, se nė datėn 21 do tė marrė fund Kryeministri etj.

    Thirrjet pėr t’u ngritur mbi rendin kushtetues, thirrjet pėr tė pėrdorur dhunė mbi institucionet legjitime tė vendit janė vetėm njė aspekt i natyrės sė paramenduar tė dhunės. Policia e Shtetit nė mėnyrė operative mblodhi dhe grumbulloi informacione tė shumta, tė cilat sugjeronin se nė datėn 21 janar do tė kishte skenarė tė ndryshėm, tė cilėt konvergonin nė njė pikė tė vetme; provokimin e Forcave tė Rendit dhe justifikimin e dhunės mbi ta e mbi institucionin qė ata mbronin.

    Qėllimi kryesor dhe ai parėsor i operacionit tė 21 janarit ishte marrja me forcė e selisė sė Kėshillit tė Ministrave. Pas nxjerrjes jashtė loje tė efektivave tė rendit, pas goditjes dhe nxjerrjes jashtė funksionit tė efektivave tė Gardės sė Republikės. Objektivi dytėsor, nė pamundėsi tė marrjes sė Kėshillit tė Ministrave me forcė, shkaktimi i paevitueshėm i viktimave dhe pėrdorimi i tyre si kazuz pėr tė vazhduar pėrshkallėzimin e dhunės dhe veprimet kriminale me qėllim shkaktimin e njė gjendjeje anarkie nė vend pėr tė justifikuar rrėzimin e kėsaj Qeverie dhe zėvendėsimin e saj me njė tjetėr, kombinuar kjo me mundėsinė e zgjedhjeve tė parakohshme.

    Tė nderuar kolegė deputetė, zoti kryetar, zotėrinj anėtarė, si kolegu juaj deputet, por edhe si Ministėr i Brendshėm kam bėrė thirrje nė mėnyrė tė vazhdueshme nga foltorja e Parlamentit Shqiptar dhe nga foltoret e Komisionit tė Sigurisė Kombėtare pėr distancimin e Partisė Socialiste nga kontingjenti kriminal. Kjo pasi asociimi i elementit kriminal dhe pėrzierja e tij dhe veprimtarisė kriminale nė aksionin polik tė Partisė Socialiste ėshtė evidente prej mė shumė se njė vit e gjysmė.

    Tė gjithė kujtojmė aktet e muajve prill dhe maj tė vitit tė kaluar, jo vetėm bllokimin thuajse tri javor tė bulevardit, por edhe tentativėn pėr bllokime aksesh kombėtare dhe kundėrshtimin me dhunė tė Forcave tė Rendit nė detyrė dhe tentativėn pėr tė goditur kėto forca vetėm pak ditė pėrpara zhbllokimit tė bulevardit. Angazhimi i kontingjentit kriminal nė tė gjitha kėto veprimtari, i personave me precedentė apo tė dėnuar pėr krime tė dhunshme, angazhimi i personave nė ndjekje operative nga Policia pėr krime tė rėnda si, trafik droge, trafik armėsh, bashkėpunim nė vrasje dhe tentativė vrasjesh, komunikimi me kriminelė tė rrezikshėm, brenda dhe jashtė burgjeve tė vendit, brenda dhe jashtė vendit, ka qenė njė konstante e informacionit operativ tė Policisė sė Shtetit nė veprimtarinė dhe aksionin politik pėr tė ndėrthurur me elemente kriminale te Partisė Socialiste qė nga kjo periudhė. Kjo ka qenė arsyeja kryesore dhe aspak propagandė politike qė, unė nė ēdo rast i kam bėrė thirrje nė Parlament, para Komisionit tė Sigurisė Kombėtare dhe nė forume tė tjera, Partisė Socialiste dhe lidershipit tė saj, qė tė distancohet nga kontingjenti kriminal. Megjithatė, nė kundėrshtim me kėto thirrje, ngjarjet duket se kanė ecur nė krah tė kundėrt.

    Gjatė rrethimit dhe sulmit pėr pesė orė ndaj Kėshillit tė Ministrave mė 21 janar, i gjithė kontingjenti i pėrdorur rezulton jo vetėm kontingjent kriminal, por nė tėrėsi kontingjent pa lidhje organike me Partinė Socialiste. Janė evidentuar pjesėmarrės dhe organizatorė tė protestės nga njė distancė e largėt nga teatri i veprimeve tė grupit kriminal dhe goditja e Kėshillit tė Ministrave.

    Ėshtė e qartė se kemi tė bėjmė me njė operacion tė mirėorganizuar, detajet e tė cilit po i zbardh hetimi.

    Unė dua tė ndaj sot me ju, nė kėtė komision hetimor disa prej kėtyre detajeve, fakteve se pas ndalimit tė dhjetėra tė ndaluarve u janė gjetur shuma standarde nė xhep, nė vlerė afėr 20 000 lekė, kryesisht nė prerje euro. Kjo vėrteton se grupi qė mori pjesė nė goditjet dhe sulmin ndaj Kėshillit tė Ministrave dhe rrethimin e godinės sė Kryeministrisė ishte i paguar. Ndonėse u kėrkua qė tė merren veprimet hetimore pėr tė vėrtetuar informacionin operativ pėr pėrdorimin e drogave sintetike dhe drogave tė tjera, ky proces ėshtė akoma nė vazhdim nė neksusin midis Prokurorisė dhe Policisė sė Shtetit.

    Plani i masave tė Policisė sė Shtetit dhe tė Gardės sė Republikės ka qenė i plotė. Nė pėrputhje me ligjin “Pėr Policinė e Shtetit” dhe “Pėr Gardėn e Republikės”, tė dyja kėto organizma, duke u bazuar nė informacionet e marra, hartuan njė plan tė detajuar masash pėr datėn 21 janar. Ky plan kishte si objektiv parėsor garantimin e njė tubimi paqėsor, garantimin e rendit dhe tė sigurisė, si edhe mbrojtjen e institucioneve kushtetuese.

    Ky plan ju ėshtė vėnė nė dispozicion juve, tė nderuar zotėrinj tė komisionit, por unė dua tė veēojė disa momente.

    Sė pari, plani shtrihej nė qarqe dhe nė qendėr. Ka qenė i detajuar dhe ka pėrdorur tė dhėnat operative pėr tė identifikuar personat me precedentė tė mėparshėm dhe pėr tė bėrė ndalimin apo izolimin e tyre. Ky plan masazh parashikonte edhe bashkėpunimin me Prokurorinė, sė cilės, sikundėr nė ngjarjet e mėparshme, i ėshtė kėrkuar tė vendosė nė terren prokurorė, me qėllim qė ata tė jenė aty pėr tė kryer veprimet e ēastit si, arrestimet nė flagrancė etj. Paraprakisht dhe nė pėrputhje me ligjin dhe aktet e tjera ligjore, Policia e Shtetit ka kėrkuar informacion nga Shėrbimi Informativ Shtetėror me shkresė, tė cilės Shėrbimi iu pėrgjigj me atė qė tashmė ėshtė bėrė publike ndaj jush, duke mos dhėnė asnjė informacion specifik mbi ngjarjen e 21 janarit.

    Mė lejoni tė ndalem nė njė pjesė tjetėr tė grushtit tė shtetit.
    Rreth orės 17:00 morėm informacionin se ka njė viktimė e cila ndodhet nė spital. Nė pėrfundim tė rrethimit tė Kryeministrisė dhe tė sulmit pėr ta marrė atė me forcė, erdhi informacioni se bėhej fjalė pėr tri viktima dhe pėr njė person nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Menjėherė pas marrjes sė kėtij informacioni dhe pas thirrjes qė i ėshtė drejtuar Prokurorisė pėr tė nisur hetimin mbi kėtė ēėshtje, janė njoftuar nga Policia e Shtetit se Prokuroria ka marrė nė dorė hetimin dhe se Policia Kriminale nuk do tė jetė pjesė e kėtij hetimi, por do tė ndihmojė, sipas ligjit, ēdo aspekt tė punės sė Prokurorisė. Pas situatės sė krijuar jam i sigurt nė ēdo familje shqiptare qė e pėrcolli ngjarjen nėpėrmjet televizionit, pas situatės sė krijuar nė mesin e Forcave tė Rendit dhe Forcave tė Gardės sė Republikės, tė cilėt u gjendėn pėr pesė orė nė sulmin e vazhdueshėm tė kontingjentit kriminal, qė kishte pėr qėllim marrjen me forcė tė selisė sė Kėshillit tė Ministrave, nė orėn 01:30 minuta, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama mbajti njė konferencė pėr shtyp, ku kėrkoi qė tė nesėrmen tė protestohej kundėr “horrave tė gardės”.

    Ka qenė, pra njė ditė dramatike, njė thyerje historike nė historinė e Shqipėrisė moderne pas viteve “90, por do tė thosha nė tėrėsi, nė historinė e saj. Njė ditė ku u tentua qė me forcė tė pėrmbysej rendi kushtetues, tė asgjėsohej rezistenca e Forcave tė Rendit dhe e Gardės sė Republikės, tė pushtohej me forcė selia e Kėshillit tė Ministrave dhe pas kėsaj tė sigurohej pjesa tjetėr e planit, e cila kėrkonte anarki dhe rrėzimin me dhunė tė Qeverisė sė zgjedhur.

    Kjo pra, si mėnyrė veprimi synonte tė arrinte kėtė rezultat, pra, largimin e Qeverisė sė zgjedhur, pavarėsisht dhe jashtė zgjedhjeve elektorale dhe instrumenteve tė tjera kushtetuese tė vendit. Tė impononte me forcėn jo tė tankeve dhe as tė njėsive tė armatosura, por tė njėsive tė banditėve tė paguar, droguar, trajnuar dhe pajisur nga njė shtab i mirėfilltė dhune, tė realizonte njė puē tė mirėfilltė shteti.

    Natyrisht, deri nė orėn 01:30 dhe daljes sė kryetarit tė Partisė Socialiste dhe thirrjes sė tij pėr tė vazhduar tė nesėrmen luftėn me “horrat e Gardės”, gjendeshim vetėm pėrpara njė tentative unike edhe nė Europėn e viteve tė fundit, pėr tė pėrmbysur me dhunė rendin kushtetues tė njė partie politike. Askujt nė atė moment nuk i shkonte nė mendje fjala puē apo grusht shteti. Ishte njė moment dramatik, moment kur pas braktisjes sė fazuar tė mjeteve politike, pas paralajmėrimeve tė qarta publike, zoti Edi Rama kishte vėnė nė jetė planin e pėrdorimit tė dhunės dhe mjeteve tė dhunshme pėr tė marrė pushtetin.

    Tė nesėrmen nė orėn 06:00 tė mėngjesit kam marrė nė telefon drejtuesit mė tė lartė tė Policisė pėr t’i pyetur pėr gjendjen nė vend. Rezultoi se gjendja nė vend ishte e qetė, posaēėrisht nė Tiranė dhe qytete tė tjera. Policia, menjėherė pas pėrfundimit tė operacionit tė rrethimit tė Kryeministrisė kishte marrė masat e posaēme jo vetėm pėr shoqėrimin e elementeve tė dhunshme qė morėn pjesė nė kėtė tentativė, por edhe pėr kontrollin e ēdo pjese tė territorit, me qėllim shmangien e akteve vandale mbi pronėn private dhe qytetarėt, akte tė cilat nuk kishin munguar nė pararendje e sulmit mbi Kryeministrinė, akte dhune mbi qytetarėt dhe mbi pronėn e tyre.

    Drejtuesit e lartė tė Policisė, me tė cilėt mora kontakt, mė informuan se nuk ka pasur ngjarje tė jashtėzakonshme dhe se situata nė tė gjithė vendin paraqitej nėn kontroll.

    Drejtori i Pėrgjithshėm mė informoi se nė Dhomėn Operative tė Policisė sė Shtetit nė orėn 06:15 minuta, (pasi pata bisedėn e parė mė mori pėrsėri dhe mė informoi) se nė orėn 06:15 minuta ishte informuar se Dhoma Operative e Policisė sė Shtetit disponon 6 urdhėr-ndalimet e Prokurorisė pėr punonjėsit e Gardės. E pyeta se pėr ēfarė punonjėsish bėhej fjalė dhe mė tha se do ta merrte kėtė informacion sapo tė dilte nė zyrė. Nė orėn 06 :30 minuta mė njoftoi se urdhėr-ndalimet ishin pėr Komandantin e Gardės dhe tė pesė komandantėt operativė, tė pesė njėsive operative tė Gardės. Pra, pėr tė gjithė zinxhirin komandues operativ tė Gardės sė Republikės.

    I ndodhur para njė situate tė tillė, ku nga njėra anė Policia e Shtetit dhe Garda e Republikės kishin pėrballuar me sukses tė plotė, por edhe me kosto, njė sulm ndaj Kėshillit tė Ministrave, i ndodhur para njė situate, ku i kishim bėrė thirrje Prokurorisė tė hetonte jo vetėm mbi tri viktimat, por tė gjitha rrethanat dhe i kishim vėnė nė dispozicion gjithēka, pas thirrjes vetėm katėr orė mė parė tė kryetarit tė Partisė Socialiste se tė nesėrmen do tė kishte njė demonstratė pėr “horrat e Gardės”, nuk mund tė mos shprehja habinė dhe shqetėsimin tim pėr kėtė veprim tė cilin nė atė moment e konsiderova, tė paktėn, tė nxituar. Eliminimi i Komandės Operative tė Gardės do tė thoshte dhe do tė thotė jo vetėm nė atė situatė tė tensionuar, por nė ēdo situatė, demoralizim i plotė i tė gjithė efektivit. Ky ėshtė njė sinjal i qartė qė u ēohet punonjėsve tė Gardės, njė sinjal i qartė qė u ēohet punonjėsve tė Policisė. T’ju thoshe atyre se ēfarėdo qė tė jetė situata, tė keni kujdes, sepse jo vetėm ju, zyrtarė tė thjeshtė tė Policisė dhe tė Gardės, por duke filluar nga komanda juaj, do tė ndaloheni, ishte njė mesazh shkatėrrimtar jo vetėm pėr ata qė mbrojnė rendin, sigurinė dhe institucionet kushtetuese, por pėr ēdo efektiv komisariati nė ēdo komisariat tė vendit.

    Njė situatė e tillė, e kombinuar me kėrcėnimin e vazhdueshėm tė Edi Ramės, i cili vetėm 12 orė mė parė kishte treguar se ishte i vendosur tė pėrdorte mjete tė dhunshme pėr tė rrėzuar institucionet kushtetuese tė zgjedhura tė vendit, ishte tėrėsisht e papranueshme.

    Prita orėn 08:00 tė mėngjesit dhe pak minuta pas orės 08:00 bėra njė lidhje telefonike me Prokuroren e Pėrgjithshme tė vendit, tė cilės i shpjegova situatėn dhe shqetėsimin tim, duke i thėnė se kjo ishte njė situatė potencialisht eksplozive, e cila mund tė ēonte nė njė pėrshkallėzim tė mėtejshėm tė dhunės, duke nxjerrė jashtė funksionit pjesė tė tėra tė Gardės sė Republikės dhe duke lėshuar sinjale demoralizuese pėr Policinė e Shtetit. I kėrkova sqarime, duke i thėnė se nė asnjė skenė tjetėr nėn hetim nuk ka pasur mė shumė kamera, duke i thėnė se hetimi kishte tė gjitha gjasat qė tė pėrfundonte me sukses. Armėt e pėrdorura nga Garda ishin tė gjitha nė funksion tė Prokurorisė. Tė gjithė urdhrat e dhėnė nė operacion, si nga Garda dhe nga Policia ishin tė regjistruara nė Qendrėn Operative pėr kapje tė Policisė dhe tė Gardės. Pra, ishte e pajustifikueshme dhe e dėmshme qė e gjithė Komanda Operative tė ndalohej, ndėrkohė qė nė funksion tė hetimit, kėto mjete mund tė shėrbenin pėr njė ngushtim tė hetimit, pėr sa u pėrket nevojave pėr tė shoqėruar dhe marrė nė pyetje personat pėrkatės. Prokurorja e Pėrgjithshme mė informoi se do tė merrte kontakt me prokurorėt e ēėshtjes dhe se do tė lidheshim pėrsėri. 50 minuta mė vonė mė telefonoi dhe nė njė bisedė tė shkurtėr mė komunikoi se duhet tė pyetej secili prej tyre. Unė i thashė se secili prej tyre ishte nė dispozicion pėr t’u pyetur, por ndalimi i tyre nė kėtė situatė, kur ne nuk e dimė se ēfarė do tė ndodhė 1 apo 2 orė mė vonė, sepse ėshtė paralajmėruar njė demonstratė kundėr “horrave tė Gardės”, ėshtė absolutisht i dėmshėm pėr veprimtarinė e Gardės dhe nė dukje i panevojshėm, sepse tė gjithė komandantėt ishin dhe vazhdojnė tė jenė nė krye tė detyrės. U thashė se rreziku i arratisjes sė tyre, siē shkruhej nė shkresat qė ishin dėrguar Policisė sė Shtetit, faktikisht nuk mund tė mbivlerėsohej nė njė situatė tė tillė dhe as tė nėnvlerėsohej.

    Pas kėsaj, informova Kryeministrin e vendit dhe kėrkova njė takim me Presidentin e Republikės, tė cilin e vura nė dijeni mbi kėtė ēėshtje, si edhe pėr ēėshtjen tjetėr, atė tė mosardhjes sė informacionit nga SHISH-i Policisė sė Shtetit mbi ngjarjen e njė dite mė parė. Rreth orės 12:00 ndėrkohė qė tensioni rritej, pėr shkak tė deklaratave pothuajse ēdo orė tė kreut tė Partisė Socialiste, Edi Rama dhe personave tė tjerė, dhe i mbetur pa asnjė pėrgjigje pėr kėtė kėrkesė, u detyrova tė kontaktoj katėr ambasadorė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė shteteve anėtare tė NATO-s dhe t’i informoja ata mbi situatėn, si dhe t’u kėrkoja mendimin e tyre mbi kėtė ēėshtje. Nė mėnyrė unanime dhe konsensus tė plotė mė thanė se kėrkesa vetėm disa orė pas ngjarjes, disa orė pas deklaratės sė Edi Ramės pėr njė protestė kundėr “horrave tė Gardės”, duket, tė paktėn, e nxituar dhe se ndanin plotėsisht shqetėsimin mbi efektin qė do tė kishte mbi strukturat e Gardės dhe Forcave tė Rendit dhe pėrfundimisht mbi efektin qė do tė kishte mbi situatėn e rendit dhe tė sigurisė nė vend dhe rendit e sigurisė tė institucioneve kushtetuese.

    Pas disa pėrpjekjesh dhe pas vendimit tė qeverisė sė SHBA-sė pėr tė ndihmuar fillimisht me ekspertė dhe pastaj me prokurorė, hetimin e plotė tė gjithanshėm tė 21 janarit, pavarėsisht prej anulimit tė aktiviteteve politike nga maxhoranca dhe nė faqe tė kėrcėnimit tė vazhdueshėm pėr tė vazhduar aktivitetet masive politike, pavarėsisht prej thirrjeve tė Komunitetit Ndėrkombėtar, u kėrkua mundėsia e njė rrugėdalje, pėr sa i pėrket marrjes nė pyetje tė 6 komandantėve operativ tė Gardės, pėr tė cilėn ne ramė dakord menjėherė. U ra dakord me ndėrmjetėsimin e njė vendi partner nė NATO, i cili ka njė rol nė hetim, qė tė 6 komandantėt tė pyeteshin dhe tė riktheheshin nė detyrėn e tyre. Pavarėsisht paraqitjes sė 6 komandantėve dhe qėndrimit tė tyre mbi 5 orė nė ambientet e Drejtorisė sė Qarkut tė Policisė sė Tiranės, pala tjetėr refuzoi tė marrė deklarata me shkrim dhe insistoi nė ndalimin e pjesshėm tė personave tė paraqitur dhe nė ndalime tė tjera. Kjo ndodhi njė natė para protestės sė njoftuar tė 28 janarit.

    Pra, i nderuar zoti kryetar,
    Tė nderuar zotėrinj anėtarė, kemi tė bėjmė me njė seri veprimesh dhe mosveprimesh tė institucioneve tė caktuara tė vendit para, gjatė dhe pas sulmit tė dhunshėm dhe pėrpjekjes pėr tė marrė me forcė selinė e Kėshillit tė Ministrave. A ėshtė kjo njė seri rastėsisht absurde? Apo ėshtė pjesė e njė plani tė mirėfilltė i njė konspiracioni pėr tė mbėshtetur nėpėrmjet veprimeve dhe mosveprimeve aksionin kriminal dhe objektivat e aksionit kriminal tė puēistėve tė 21 janarit?

    Janė refuzuar pėrgjime pėr persona tė dyshuar si kontingjent kriminal qė vepronin nė pėrputhje me interesat e kėtij shtabi puēistėsh muaj e muaj pėrpara. Prokurorėt nuk kanė ardhur atė ditė pavarėsisht se janė kėrkuar. SHISH-i nuk ka dhėnė informacion, e deri mė sot nuk ka pasur asnjė veprim as nė bazė tė referimit tė Policisė sė Shtetit dhe as kryesisht ndaj organizatorėve dhe frymėzuesve tė dhunės siē janė dėgjuar dhe vazhdojnė tė dėgjohen sot nė mediat e vendit, qė bėnin thirrje pėr veprime antikushtetuese, antiligjore dhe tė dhunshme ndaj institucioneve.

    Unė besoj se ėshtė roli i kėtij komisioni hetimor tė zhbirilojė deri nė fund veprimtarinė e ēdo institucioni mbi bazė faktesh e provash. Tė shohė nėse kėto veprime kanė qenė nė pėrputhje me ligjin dhe tė shohė si korrelojnė, bashkėveprojnė veprimet e tyre nė momente tė caktuara me dhunėn dhe pėrpjekjen pėr tė marrė me dhunė selinė e Kėshillit tė Ministrave, si dhe pėrgatitjet pėrpara, gjatė dhe pas kėsaj pėrpjekjeje tė dhunshme tė 21 janarit.

    Kam besim tė plotė se faktet qė disponojmė dhe qė u janė vėnė nė dispozicion apo do t’u vihen nė dispozicion, por edhe faktet e tjera qė ju keni vendosur tė mblidhni nėpėrmjet veprimtarisė suaj tė marrjes sė deklaratave, marrjes sė informacionit dhe mbledhjes sė fakteve nė tė gjitha mėnyrat dhe format e garantuara me ligj dhe Kushtetutė, do tė zbardhin pėrgjigjen e pyetjes qė unė sapo shtrova: nėse tė gjitha kėto mosveprime dhe veprime janė njė rastėsi absurde apo janė pjesė e njė plani pėr tė arritur njė rezultat politik me veprime tė dhunshme, antikushtetuese e antiligjore dhe jashtė kornizės sė zgjedhjeve dhe instrumenteve tė tjera kushtetuese tė vendit.

    Dėshiroj ta pėrfundoj kėtu deklaratėn time duke qėndruar i hapur pėr pyetjet tuaja. Por si shqiptar, si deputet, si ministėr i Brendshėm dhe ish-ministėr i Jashtėm, mė lejoni t’ju bėj edhe njė thirrje tė fundit.

    Qė prej 21 janarit pozita e shqiptarėve ka ndryshuar jo vetėm nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, por nė tė gjithė rajonin. Vetėm pak javė mė parė faktori shqiptar ka qenė mė i fortė dhe mė i sigurt se kurrė.

    Shqipėria anėtare e NATO-s, qytetarėt shqiptarė lėvizin tė lirė nė zonėn Shengen, Kosova ėshtė e pavarur dhe perspektiva europiane ėshtė jo vetėm aspirata, por edhe njė realitet i prekshėm pėr ēdo shqiptar nė Ballkan. Qė prej 21 janarit situata ėshtė e ndryshme jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė Prishtinė, edhe nė Maqedoni, edhe nė Malin e Zi, ku me sa duket nė rrethana tė ndryshme dhe pėr shkaqe tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė faktori shqiptar ndodhet nėn goditje tė vazhdueshme.

    Ndoshta edhe kjo ėshtė rastėsi. Unė nuk jam kėtu pėr tė spinuar idenė e njė konspiracioni antishqiptar, por, tė paktėn, jam kėtu pėr tė shprehur vullnetin tim si anėtar i maxhorancės, si anėtar i kabinetit, si qytetar i kėtij vendi dhe si shqiptar, si dhe pėr t’i bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve shqiptarė pavarėsisht bindjeve politike, konfesionit fetar, gjinisė, moshės, statusit pasuror apo social qė tė jemi syēelėt dhe tė mos lejojmė asnjė forcė sado tė errėt aq mė pak sado tė izoluar tė zhbėjė arritjet e deritanishme dhe tė kėrcėnojė me dhunėn dhe mjetet e dhunshme tė ardhmen e ēdo fėmije shqiptar e prindėrve tė tyre dhe e prindėrve tė prindėrve tė tyre.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi– Faleminderit, zoti Ministėr!
    Tani ėshtė radha e pyetjeve qė kolegėt do t’i drejtojnė zotit ministėr tė Brendshėm. Ashtu siē e kemi edhe nė traditėn e kėtij komisioni nė fillim kolegėt do tė pėrgatisin nga dy pyetje pėr ministrin dhe pastaj pasi tė mbarojnė tė gjithė kolegėt fillon turi tjetėr i pyetjeve, nėse do tė ketė.
    Zoti Sula, urdhėroni!

    Dashnor Sula – Faleminderit, zoti Kryetar!
    Unė kam dy pyetje pėr ministrin e Brendshėm, zotin Basha.

    Zoti Ministėr, nga informacionet qė kanė dhėnė mediat e ndryshme, nga informacionet e dhėna nga Shėrbimi i Policisė Kriminale, por edhe nga informacionet e mbledhura nga ky komision hetimor, nė datėn 21 janar 2011 pjesėmarrės nė demonstratėn e dhunshme nė tentativė pėr tė pushtuar Kryeministrinė, kanė qenė edhe policė tė Policisė Bashkiake tė Tiranės, por edhe tė bashkive apo edhe tė komunave tė tjera.

    Pyetja ime e parė ėshtė: duke pasur parasysh qė kemi njė ligj pėr Policinė Bashkiake dhe atė komunale pėr moslejimin e tyre tė marrin pjesė nė protesta dhe duke qenė se Policia Bashkiake ėshtė e pajisur me armė zjarri, dua tė di se cili ka qenė reagimi i institucionit tuaj pas datės 21 janar ndaj kėtij veprimi tė paligjshėm tė policisė bashkiake dhe asaj komunale?

    Pyetja e dytė. Nė ngjarjet e datės 21 janar ju shpjeguat pėr situatėn e ndodhur atė ditė me sulmin e kryer ndaj godinės sė Kėshillit tė Ministrave, e cila zgjati prej gati 5 orėsh. Me sa kam parasysh ky sulm ka pėrfunduar nga ora 17: 00 ose 17:30. Gjatė kėtij intervali kohor kanė ndodhur qė tė humbin jetėn dhe tri demonstrues.

    Ju personalisht apo drejtues tė tjerė tė policisė, keni pasur dijeni pėr tri viktimat nga ora 13:30 deri nė 17:30? Nė ēfarė ore jeni informuar pėr tri viktimat dhe informacioni i parė qė ju kishit ju u shpjegua se nė ēfarė vendi kishin ndodhur kėto vrasje? Kur ju informuat pėr kėtė ngjarje, keni komunikuar me drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė pėr tė nisur hetimet nga ana e policisė kriminale, apo i keni kėrkuar qė tė bėhet njoftimi i menjėhershėm i Prokurorit tė rrethit pėr kėtė ngjarje? Kjo mbėshtetur nė nenin 293, pikat 1, 2 dhe 3 tė Kodit tė Procedurės Penale.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Sula!
    Zoti Basha, urdhėroni!

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar!
    Falemnderit, zoti anėtar i komisionit!

    Pėr sa i pėrket pyetjes qė lidhet me tri viktimat, siē dėshmova pak mė parė informacionin e parė e kam marrė rreth orės 17:00 nė telefon nga Drejtori i Policisė sė Qarkut tė Tiranės, i cili mė informoi se ishte informuar se nė spital ka njė viktimė. E kam pyetur nėse ka dijeni pėr identitetin e viktimės dhe si ka mbetur i vdekur, informacion qė nuk mė ka ardhur deri 30 minuta mė vonė. Kjo pėr arsye, sepse, nė radhė tė parė, ky informacion nuk disponohej nė atė ēast. U dėrguan efektivat e policisė pėr tė parė pse kishte vdekur viktima.

    Sė dyti, komunikimi nuk ka qenė normal, pėr shkak tė teknikės sė celularit, njė antenė e vetme qė, me sa duket, ka pasur shumė thirrje celulari nė atė kohė. Duhet tė pėrpiqesha tė lidhesha disa herė me njė numėr qė tė realizohej lidhja dhe pėrveē kėsaj, siē mund ta imagjinoni, unė jo vetėm qė kam bėrė, por kam marrė shumė telefonata gjatė gjithė kohės sė rrethimit tė Kryeministrisė.

    Pra, nė atė moment jam informuar pėr njė viktimė. Mė pas kam pasur informacione pėr 5 viktima dhe ka qenė vetėm rreth orės 18:30, qė kam pasur informacionin pėr tre viktima me armė zjarri dhe njė tė plagosur nė gjendje tė rėndė. Po kėshtu jam informuar nga drejtues tė lartė tė Policisė se i kanė kėrkuar prokurorisė tė nisė hetimin dhe se policia nuk do tė marrė pjesė nė hetim pėrveēse ta mbėshtesė atė nėpėrmjet ekspertėve siē mbėshtetet gjithmonė hetimi, por nuk do tė jetė pjesė e hetimit. E kam aprovuar plotėsisht kėtė vendim tė policisė qė hetimi tė kryhej nga prokuroria.

    Kam informuar mė vonė edhe Kryeministrin, i cili po atė natė i ka bėrė thirrje publike Prokurorisė tė hetojė plotėsisht dhe tė zbardhė rrethanat e vdekjes sė 3 viktimave dhe tė plagosjes sė rėndė tė viktimės sė katėrt.

    Policia Bashkiake e Tiranės dhe pjesėtarė tė policive bashkiake tė qyteteve tė tjera tė qeverisura nga tė zgjedhurit e Partisė Socialiste kanė qenė tė pranishėm mė 21 janar pra, janė evidentuar si tė pranishėm mė 21 janar. Kjo do tė mjaftonte qė tė hyjė nė veprim, ligji i cili i ndalon ata tė jenė tė pranishėm nė aktivitete politike, megjithėse ky nuk ishte aktivitet politik, kėshtu qė nga kjo pikėpamje, nė qoftė se do t’i shkojmė logjikės sė absurdit deri nė fund, ata nuk ishin aty pėr tė mbėshtetur njė aktivitet politik, por tė mbėshtetur njė pėrpjekje tė dhunshme pėr tė rrėzuar njė institucion.

    Vazhdon evidentimi i ēdo qytetari duke pėrfshirė anėtarė tė Policisė Bashkiake pėr t’i vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė penale. Ndėrkohė, nga ana organizative, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė ka revokuar lejet e armėve pėr njė numėr tė madh tė policive bashkiake tė evidentuara, tė pranishme gjatė aktivitetit, duke filluar me Policinė Bashkiake tė Tiranės, e cila duke filluar nga dita e enjte ėshtė e paautorizuar tė mbajė armė zjarri.

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Fjalėn e ka zoti Hoxha.

    Fatos Hoxha – Faleminderit, zoti kryetar!
    Zoti Ministėr, pyetja ime e parė ėshtė pothuajse nė tė njėjtin kor me atė qė i bėra Kryeministrit dje nė seancė.

    Dhuna pėr demonstratėn e 21 janarit, siē e thatė edhe ju, ishte paralajmėruar nė Parlament dhe u trokit nė ēdo derė shqiptari duke i paralajmėruar qė tė dalin nė kėtė demonstrim nga liderė tė opozitės. U paralajmėrua nga Edi Rama nė media tė ndryshme dhe u provokua mė datė 21 janar. Vetė demonstruesit gjatė demonstratės nuk kishin dhe nuk hodhėn asnjė parullė politike, ashtu siē e kemi ndjekur nga mediat dhe ashtu siē po mbledhin edhe faktet. Por pėr 5 orė rresht u mbajt e rrethuar Kryeministria, u sulmua me tė gjitha mjetet e mundshme, siē kemi parė edhe nė materialet filmike qė ne i disponojmė tashmė, qė nga gurėt, shkopinjtė, lėndė djegėse, lėndė helmuese, lėndė plasėse tė evidentuara nė filmime qė ne i depozitojmė. Nė kėtė sulm 5 orėsh u mbajt i rrethuar Kryeministri dhe stafi i tij. Pra, bėhej fjalė pėr sulmin ndaj Kryeministrisė dhe jo pėr ngjarjen nė bulevard apo diku tjetėr tė kryer mė datė 21 janar.

    Pyetja ime konsiston nė faktin: si ka mundėsi e gjithė kjo dhunė qė bie mbi njė institucion shtetėror kushtetues? Nė kėndvėshtrimin tuaj, zoti Ministėr, dua njė pėrgjigje sa mė tė shkurtėr, sa mė tė prerė, pa e zgjatur. Prokuroria e shtetit a ka hapur ēėshtje penale bazuar nė Kodin e Procedurės Penale, pėr kryengritje tė armatosur, ose grusht shteti, siē quhet zakonisht? Kjo ishte pyetja e parė.

    Pyetja e dytė. Zoti Ministėr, nė demonstrimin e 21 janarit u sulmua Kryeministria pėr 5 orė dhe u mbajt i rrethuar Kryeministri me tė gjitha mjetet. Ju nė detyrėn e ministrit tė Brendshėm gjatė 5 orėve rrethim tė Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė a keni pasur ndėrlidhje apo komunikim pėr situatėn nė Kryeministrinė e vendit nga Presidenti i Republikės, jo pėr ngjarjen nė bulevard?
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Hoxha!
    Zoti Ministėr, urdhėroni!

    Lulzim Basha - Faleminderit, zoti kryetar!
    Faleminderit, zoti Hoxha!

    Pse Prokuroria nuk ka hapur hetim? Pėr kėtė pyetje do t’ju jap dy pėrgjigje.

    Pėrgjigjja e parė ėshtė se ministri i Brendshėm, ju garanton se Policia e Shtetit qė mė datė 23 ka bėrė referimin nė prokurori, nė bazė tė Kodit Penal, nenit pėrkatės pėr thirrje, pėr pėrmbysje me dhunė tė rendit kushtetues dhe ka dhėnė si evidencė pamjet filmike tė thirrjeve tė Edi Ramės dhe tė njė numri tjetėr pėrfaqėsuesish tė Partisė Socialiste, apo tė partive tė tjera, tė cilat evidentohen qartė si thirrje, nxitje dhune, me kėrcėnime tė hapura pėr pėrdorim dhune kundėr rendit kushtetues. Kjo ėshtė pėrgjigjja qė unė ju jap juve. Ndėrsa nė sensin nė tė cilin ju e bėni pyetjen, pse nuk e hap prokuroria ēėshtjen, unė kam vetėm njė pėrgjigje dhe kjo ėshtė pyetja juaj. Pse nuk e hap Prokuroria ēėshtjen? Shpresoj si tė autorizuar, tė mandatuar, siē jeni nga Kushtetuta, pėrfaqėsues tė drejtpėrdrejtė tė vullnetit tė shqiptarėve tė shprehur nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, t’ju jepet mundėsia ta shtroni kėtė pyetje.

    Gjatė rrethimit 5-orėsh tė Kėshillit tė Ministrave unė kam pasur njė numėr bisedash telefonike jo vetėm me stafin e Policisė sė Shtetit dhe tė Gardės sė Republikės dhe tė institucioneve tė tjera, por edhe me persona tė tjerė. Rreth orės 16:00, nė qoftė se mė kujtohet (tabulatet do t’i keni nė dispozicion, siē i keni kėrkuar), kam pasur njė thirrje telefonike me njė prej ambasadorėve, i cili pasi ka kėrkuar informacion mbi situatėn, pasi ėshtė informuar se perimetri i jashtėm ishte thyer nė shumicėn e pjesėve kritike, pėr shkak tė dhunės sė ushtruar ndaj forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė, dhe se prisja qė sė shpejti tė thyhej dhe perimetri i brendshėm. Nėse po, kjo do tė kishte konsekuencat tė tmerrshme, sepse nė kėto kushte Garda e Republikės, sipas ligjit, do tė hynte nė veprim duke asgjėsuar me municion luftarak ēdo person, siē e autorizon ligji. Mė ėshtė sugjeruar nėse mund tė kisha mbėshtetje nga ndonjė forcė tjetėr pėr tė siguruar qė perimetri nuk do tė thyhej dhe mė ėshtė sugjeruar madje nėse kėtė mund ta kryenin Forcat e Armatosura, kam vėnė nė dijeni pėr kėtė Kryeministrin, i cili mė ka thėnė se nė kėto kushte Forcat e Armatosura nuk mund tė hyjnė nė veprim, sepse kjo kėrkon njė kuadėr ligjor.

    Pak minuta mė vonė jam lidhur me Presidentin e Republikės, i cili mė ka marrė nė telefon. Rezulton se mė ka marrė dhe pak mė pėrpara, por ėshtė njė thirrje, tė cilėn nė situatėn e thirrjeve tė shumta, me sa duket, e kam humbur. E kam informuar atė mbi situatėn jashtėzakonisht tė rėndė, rrethimin qė vazhdonte, sulmin qė po i bėhej Kryeministrisė. E kam informuar, siē informova ambasadorin me tė cilin kisha folur pak minuta mė parė, se prisja qė nga momenti nė moment tė thyhej perimetri i sigurisė sė Kryeministrisė dhe e kam informuar se ambasadori nė fjalė mė kėshilloi, mė sugjeroi apo mė pyeti nėse nė kėto momente mund tė kishte ndonjė forcė tjetėr, e cila tė siguronte qė perimetri tė mos thyhej, me theks Forcat e Armatosura. Po kėshtu edhe Presidenti m’u pėrgjigj se ka njė kuadėr institucional, i cili duhet tė ndiqet. Pas kėsaj kam bėrė njė lidhje telefonike me ministrin e Mbrojtjes, i cili ka qartėsuar se Forcat e Armatosura mund tė hyjnė nė veprim vetėm nė rrethana tė caktuara ligjore, tė cilat nė atė ēast nuk ishin tė deklaruara. Kjo ka qenė biseda e vetme qė unė kam bėrė me Presidentin e Republikės gjatė rrethimit tė Kryeministrisė.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Fatos Hoxha - Unė desha njė pėrgjigje nė lidhje me mesazhin e Presidentit dhe jo a jeni lidhur me tė. A keni marrė mesazh nga Presidenti pėr kėtė situatė? Pra, ēfarė pėrgjigje keni marrė nga Presidenti? Kėtu ishte dhe thelbi i pyetjes time.

    Lulzim Basha – Besoj se e pėrshkrova nė tėrėsi bisedėn qė kam pasur me Presidentin.
    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Zoti Alibeaj ka pyetje.

    Enkelejd Alibeaj - Faleminderit!
    Zoti Ministėr, ju e shpjeguat nė fillim tė fjalės suaj, por do tė doja qė t’i qėndronit paksa mė nė detaje, po e quaj gjenezėn e tė gjithė informacionit qė konkludoi nė atė qė pamė nė datėn 21 janar. Nė fakt, do tė doja tė dija se a ka ministria juaj (bazuar te shėrbimet e inteligjencės) nė funksion, apo nga informacione qė mund tė ketė pasur me Shėrbimin Informativ Shtetėror, apo shėrbime tė tjera, tė dhėna paraprake dhe sa kohė mė parė se data 21 i keni pasur kėto tė dhėna paraprake, mbi atė ēfarė do tė ndodhte nė datėn 21 janar?

    E dyta, kur bėhet fjalė pėr njė grusht shteti, besoj se pėrveē anės sė dukshme, qė ėshtė njė sulm i qartė, agresion i qartė ndaj njė ndėrtese, njė institucioni, Kėshillit tė Ministrave, siē ndodhi nė prapavijė, duhet tė qėndrojė edhe njė komplot i qartė. Keni ju tė dhėna edhe pėr kėtė komplot, nėse ka ekzistuar dhe midis kujt ka ekzistuar?
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit!
    Urdhėroni, zoti Ministėr!
    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar!
    Zoti Alibeaj, siē ju informova policia ka mbledhur nė rrugė operative tė dhėna, tė cilat kanė qenė tė detajuara mbi mundėsinė reale tė pėrdorimit tė dhunės gjatė 21 janarit. Disa prej tė dhėnave kanė sugjeruar mbledhje armatimi luftarak pėr njė sulm tė armatosur ndaj selisė sė Kėshillit tė Ministrave. Disa prej tė dhėnave kanė sugjeruar njė protestė tė tejzgjatur disaditore. Disa prej tė dhėnave kanė sugjeruar me emra dhe mbiemra njė listė kontingjenti, qė mund tė pėrdorej pėr tė goditur nė forma dhe nė mėnyra tė ndryshme selinė e Kėshillit tė Ministrave, pėr tė hapur panik, anarki dhe kaos jo vetėm nė kryeqytet, por edhe nė qytete tė tjera tė vendit. Tė gjitha kėto tė dhėna janė mbledhur nė rrugė operative nga Policia e Shtetit nė qarqe dhe nė Tiranė dhe janė administruar nė pėrputhje tė plotė me praktikat, urdhrat funksionalė, rregulloret, aktet nėnligjore dhe ligjet mbi tė cilat operon Policia e Shtetit. Njė raport i plotė me shkrim ju ėshtė dhėnė apo do t’ju mbėrrijė sė shpejti nga Policia e Shtetit.

    Ministria e Brendshme nuk ka shėrbim inteligjent. Ministria e Brendshme disponon Shėrbimin e Kontrollit tė Brendshėm, detyrė funksionale e tė cilit ėshtė lufta ndaj korrupsionit dhe krimit nė radhėt e Policisė sė Shtetit. Nė veprimtarinė e tij Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm pėrdor ekstensivisht dhe intensivisht metoda tė ngjashme apo tė njėjta me ato tė shėrbimeve inteligjente, por me njė objektiv tjetėr. Gjithsesi, nė kursin e veprimtarisė sė tij tė pėrcaktuar me ligj tė posaēėm nga Parlamenti, nė kursin e kėsaj veprimtarie operative ka pasur, nė raste tė ndryshme (pra nė lidhje me 21 janarin), informacione tė cilat janė interceptuar nga veprimtaria operative e SHKB-sė, tė cilat pastaj janė administruar sipas ligjit nė fuqi duke iu pėrcjellė Policisė Kriminale, sepse ėshtė Policia e Shtetit qė i trajton ato.

    Unė rreshtova sot pėrpara jush njė sėrė veprimesh e mosveprimesh tė disa institucioneve tė vendit para 5, 10 ditėsh, por dhe 1, 2 muaj pėrpara, dhe 6 muaj pėrpara, gjatė 21 janarit dhe pas 21 janarit.

    Zoti kryetar,
    Tė nderuar zotėrinj anėtarė tė kėtij komisioni hetimor,
    Nuk mendoj se opinioni im mbi kėtė ēėshtje pėrbėn njė fakt tė rėndėsishėm pėr ju. Jeni ju ata qė do tė vendosni nė bazė tė evidencės se ēfarė ka ndodhur me tė vėrtetė. Por pyetja qė unė ju shtroj juve sot dhe ēdo qytetari shqiptar ėshtė nėse kėto veprime dhe mosveprime, para, gjatė, dhe pas 21 janarit janė njė seri absurde rastėsish apo pjesė e njė konspiracioni politik, pėr tė mbėshtetur veprimin e dhunshėm tė opozitės, pėr tė rrėzuar nėpėrmjet marrjes me dhunė tė selisė sė Kėshillit tė Ministrave, Qeverinė legjitime tė zgjedhur tė kėtij vendi anėtar tė NATO-s.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi - Faleminderit, zoti Ministėr!
    Bėni pyetjen e dytė, zoti Alibeaj.

    Enkelejd Alibeaj – Nė vazhdim dhe tė pyetjes sė parė, ju thatė se gjithēka qė ishte organizuar shumė kohė mė parė dhe nė bazė tė informacioneve qė keni, kishte njė qėllim, dhe ju e artikuluat se cili ishte qėllimi. Gjithmonė nė bazė tė tė dhėnave qė ju keni, a mund tė na saktėsoni sesi do tė ishte vazhdimi i mėtejshėm i agresionit ndaj Kėshillit tė Ministrave, nė qoftė se nuk do tė kishte qėndruar Policia e Shtetit dhe Garda e Republikės, struktura tė cilat i bėnė ballė kėtij agresioni?
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Alibeaj!
    Fjalėn e ka zoti ministėr.

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar dhe zoti Alibeaj,
    Nė fakt, me afrimin e muzgut morėm informacione brenda rrethimit nga burime tė ndryshme se me rėnien e errėsirės do tė pėrdoreshin armė. Pra, se selia do tė sulmohej me armė zjarri tė rėnda tė tipit kallashnikov. Nė ditėt nė vazhdim, ky informacion ėshtė konfirmuar nga burime tė ndryshme nė rrugė operative.

    Pra, pėr ne ishte e qartė se faza e fundit e rrethimit planifikohej tė pėrfundonte nė goditje me armė ndaj selisė sė Kėshillit tė Ministrave. Se ēfarė do tė ndodhte pasi banditėt tė arrinin tė merrnin selinė e Kėshillit tė Ministrave nė kontroll, unė kėtė nuk mund ta parashikoj. Por e vetmja gjė qė mund tė them ėshtė se rėnia e Kėshillit tė Ministrave do tė ishte nė atė moment edhe rėnia e shtetit; se banditė tė armatosur do tė gjendeshin nė rrugėt e Tiranės dhe do tė bėnin atė qė kishin paralajmėruar edhe para orės 14:00, nė raport me qytetarėt, pronat e tyre dhe me institucionet e tjera. Prandaj ajo qė mund t’ju them ėshtė se ne ishim tė vendosur tė mbronim sipas ligjit deri nė fund selinė e Kėshillit tė Ministrave dhe se ishim tė pėrgatitur pėr ta kryer kėtė detyrė me sukses.

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Fjalėn e ka zoti Gumi.

    Viktor Gumi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Ju falėnderoj pėr kėtė pėrgjigje tė shpejtė pėr tė ardhur nė kėtė seancė pyetjesh tė komisionit hetimor!
    Pyetja e parė ėshtė dhe nėse ju kuptova drejtė, ju thatė nė ekspozenė tuaj se keni kėrkuar “pėrgjim parandalues” nė lidhje me disa individė tė caktuar. Dua tė di ose prezumoj qė “pėrgjimi parandalues”, edhe nė kuadrin e forcave tė Ministrisė sė Brendshme, ėshtė njė veprimtari rutinė. A mund tė na thoni pėrse ėshtė refuzuar “pėrgjimi parandalues” qė mund tė keni kėrkuar pėr individė tė caktuar?

    Ndoshta gaboj nė perifrazim, por ju pėrmendėt: “Plan tė mirėfilltė me veprime dhe mosveprime tė aksionit tė dhunshėm kriminal politik”. Pyetja ime ėshtė: Cili ėshtė statusi i kėtij plani?
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Gumi!
    Fjalėn e ka zoti ministėr.
    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar dhe zoti Gumi, pėr pyetjet tuaja!

    Pėrgjimi parandalues ėshtė kėrkuar nė pėrputhje me dispozitat e ligjit, natyrisht ėshtė iniciuar nga Policia e Shtetit, ėshtė kaluar nė filtrin e ministrit tė Brendshėm dhe ėshtė refuzuar mbi bazėn se nuk justifikohet mbi bazėn e kėrkuar. Bėhet fjalė pėr njė sėrė elementesh tė asociuar me persona tė veshur me imunitet politik, elemente qė dyshohen pėr veprimtari kriminale tė llojit tė krimit tė organizuar, siē ėshtė trafiku i lėndėve narkotike, i armėve etj.

    Sipas veprimtarisė operative tė hallkave pėrkatėse tė Policisė sė Shtetit, kėta elemente kishin kohė qė konspironin pėr tė vėnė shėrbimet e tyre nė funksion tė veprimeve parapolitike ose jopolitike, tė planifikuara apo tė paralajmėruara nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, edhe para datės 21 janar.

    Dua t’ju sjell nė vėmendje se policia, diku rreth verės sė vitit tė kaluar, ka sekuestruar njė sasi tė madhe armėsh dhe eksplozivėsh, nė mos gaboj, nė Qarkun e Lezhės, tė cilat ishin njė sasi e madhe, ishte njė depo armatimi (ndoshta ėshtė edhe kjo njė rastėsi), ku gjendeshin kudo shenjat e Partisė Socialiste. Pra, ishin me flamuj, me qese plastike tė Partisė Socialiste etj. Kjo dhe indicie tė tjera na ēuan nė konkluzionin se mund tė ketė elemente brenda kontingjentit kriminal, tashmė prej disa muajsh, madje edhe para pėrshkallėzimit tė retorikės politike, tė cilėt mund tė pėrgatiten pėr t’iu bashkėngjitur njė aksioni jopolitik ose parapolitik tė Partisė Socialiste nė lidhje me institucionet apo me krerėt e tyre, nė formėn e akteve tė dhunshme ose atyre terroriste, apo pjesėmarrjes nė pėrpjekje tė dhunshme kundėr institucioneve.

    Kėto kanė qenė vetėm indicie dhe bazuar mbi kėto, por si bazė kryesore aktivitetin ilegal tė dyshuar tė kėtyre individėve, nė lidhje me trafikun e armėve, tė qenieve njerėzore, tė drogės etj., ėshtė kėrkuar pėrgjimi parandalues, i cili ėshtė plotėsuar vetėm pjesėrisht, pasi nė disa raste ėshtė refuzuar.

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Zoti Gumi, mund ta pėrsėrisni pyetjen tuaj tė dytė?

    Viktor Gumi – Nė ekspozenė tuaj ju pėrmendėt: “Plan tė mirėfilltė me veprime dhe mosveprime tė aksionit tė dhunshėm politik”.

    Nė kėndvėshtrimin e pėrgjegjėsive kushtetuese tė ministrit tė Brendshėm, cila ėshtė status quo-ja e kėtij plani nė momentet qė ne flasim, duke pasur parasysh edhe kohėn qė ka kaluar nga data 21 janar, por edhe nė tė ardhmen?

    Eduard Halimi – Fjalėn e ka zoti Ministėr!

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar!
    Ministria e Brendshme ka pėrmbushur, po pėrmbush dhe do tė pėrmbushė nė mėnyrė tė plotė tė gjitha detyrat qė i ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Ka marrė tė gjitha masat pėr rendin dhe sigurinė publike pėr tė mbrojtur institucionet dhe pėr tė vepruar nė mbrojtje tė rendit kushtetues tė vendit.

    Natyrisht, Ministria e Brendshme ka nevojė tė veprojė dhe tė bashkėrendojė institucionalisht ēdo veprimtari qė drejtohet pėr parandalimin e veprimtarive antikushtetuese, tė cilat kanė qenė evidente nė pikėpamjen tonė dhe qė i janė bashkėngjitur sulmit tė dhunshėm tė datės 21 janar.

    Nė kėtė kuadėr, dua tė konstatoj dy gjėra:

    Sė pari, ne kemi qenė dhe mbetemi tė hapur pėr bashkėpunim institucional me ēdo hallkė tė institucioneve shtetėrore.

    Sė dyti, nė rrethanat kur kjo hapėsirė nuk ekziston, pėr shkak tė veprimit, tė mosveprimit ose tė dyshimit pėr veprim ose mosveprim, ky boshllėk ėshtė mbushur dhe po vazhdon tė mbushet me eficiencė nga partnerėt tanė Euroatlantikė.

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti ministėr!
    Fjalėn e ka zoti Strazimiri.

    Gent Strazimiri – Faleminderit, zoti kryetar!
    Zoti Ministėr, nė radhė tė parė, ju falėnderoj pėr ekspozenė dhe pėr sqarimet qė po jepni pėrpara kėtij komisioni.

    Pyetja ime ka tė bėjė pėrsėri me njė ēėshtje tė komunikimit tė ndėrveprimit tuaj si institucion, si Ministri e Brendshme, nė rastin konkret me strukturėn pėrkatėse tė Shėrbimit Informativ Shtetėror.

    Kam interes tė di se cili ka qenė komunikimi juaj personal, nėse ka pasur njė tė tillė, apo i personave tė autorizuar prej jush para, gjatė dhe pas dėshtimit tė sulmit ndaj Kryeministrisė me drejtuesit e Shėrbimit Informativ Shtetėror?

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Strazimiri!
    Fjalėn e ka zoti ministėr!

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar,
    Faleminderit, zoti Strazimiri!

    Siē jeni informuar gjerėsisht edhe ju, edhe opinioni publik, Policia e Shtetit nė zbatim tė ligjit i ka kėrkuar informacion me shkrim Shėrbimit Informativ tė Shtetit mbi ngjarjen ose mbi informacionin qė mund tė kishte mbi tubimin e njoftuar tė datės 21 janar. Po kėshtu mendoj se pėrgjigjja ėshtė bėrė evidente, nė qoftė se nuk ėshtė transmetuar te ju nė kanale zyrtare, do t’ju transmetohet sipas rregullave nė fuqi. Pėrgjigjja ka qenė se, ndėrkohė qė Shėrbimi Informativ ėshtė i angazhuar pėr tė bashkėpunuar pėr momentin nuk konstaton asnjė informacion nė lidhje me ngjarjen e datės 21 janar. Kjo pėrgjigje pa informacion daton mė 20 janar.

    Personalisht nuk kam pasur komunikim, por e ka pasur Policia e Shtetit. Pas kėsaj ka pasur komunikim telefonik pėr tė cilin besoj se do tė jeni vėnė nė dijeni nė mėnyrė shkresore, por besoj se do tė viheni nė dijeni edhe verbalisht nga drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė kur ai tė ndodhet kėtu.
    Si ministėr i Brendshėm jam njoftuar mbi korrespondencėn ose nga Policia e Shtetit, ose nga shkresa pėr dijeni tė Shėrbimit Informativ.

    Gent Strazimiri – Si ėshtė intensiteti i komunikimit?

    Lulzim Basha – E kuptova.
    Intensiteti i komunikimit ėshtė i qartė. Pėrpara nuk ka pasur komunikim mbi kėtė ēėshtje. I vetmi komunikim ėshtė njė kopje e shkresės qė mė ėshtė sjellė nga Policia e Shtetit, e cila konstaton me shkrim se, sipas Shėrbimit Informativ, situata ėshtė shumė e qetė, komunikim i datės 20 janar. Nė datėn 21 janar nuk kam pasur asnjė komunikim me Shėrbimin Informativ, kurse nė datėn 22 janar, njė orė e 30 minuta pas komunikimit me Presidentin e Republikės kam pasur njė komunikim nga SHISH-i, i cili njoftonte pėr veprimtarinė e tij para, gjatė dhe pas datės 21 janar. Qė nga ai moment kam pasur tri, katėr ose pesė komunikime tė tjera tė sė njėjtės natyrė nga SHISH-i.

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Fjalėn e ka zoti Strazimiri pėr pyetjen e dytė.

    Gent Strazimiri – Ndoshta pėr efekt protokolli duhet sqaruar qė pėrgjigjja e SHISH-it para, ajo e datės 20 janar thotė qė nuk ka informacion apo qė situata ėshtė e qetė? Ėshtė njė pyetje thjesht pėr sqarim, nėse doni mund tė mos e llogarisni si pyetje.

    Eduard Halimi – Faleminderit!
    Fjalėn e ka zoti Ministėr.

    Lulzim Basha – Mendoj se shkresa flet vetė, por edhe pėr hir tė ligjeve nė fuqi, t’i referohemi shkresės qė ka dėrguar Shėrbimi Informativ. Besoj se nė pėrputhje me ligjin njė kopje e saj do t’ju jepet edhe ju, por konstatimi i Policisė nė bazė tė pėrgjigjes ėshtė qė nuk ka pasur asnjė informacion pėr ngjarjen e datės 21 janar.

    Eduard Halimi – Ka pyetje tė tjera?
    Fjalėn e ka pėrsėri zoti Strazimiri.

    Gent Strazimiri – Nė kuptim tė bashkėpunimit ndėrinstitucional tė atyre institucioneve, qė kanė pasur si detyrė qėllimin e ekzistencės pėr tė ruajtur rendin kushtetues dhe rendin publik nė Republikėn e Shqipėrisė situata ėshtė vėrtet e mjerueshme.

    Pyetja qė i lind ēdo personi sot, qė ju dėgjoi dhe po na ndjek nė kėtė seancė dėgjimore, ėshtė: A janė nė gjendje, nė situatėn qė sapo na paraqitėt nė lidhje me para dhe gjatė datės 21 janar, natyrisht na ėshtė parapėrcaktuar edhe pas kėsaj date, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikės, pra strukturat nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, tė garantojnė qetėsinė e rendit publik dhe ruajtjen e rendit kushtetues?
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit!
    Fjalėn e ka zoti ministėr.

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar!
    Ju garantoj se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikės janė nė kontroll tė plotė tė situatės dhe garantojnė rend e siguri nė ēdo metėr katrorė tė Republikės sė Shqipėrisė dhe pėr ēdo qytetar tė sajin. Pėrkushtimi i tyre ėshtė shumė i madh. Ata kanė pothuajse tri javė qė punojnė nė kushtet e shėrbimit tė pėrforcuar dhe tė gatishmėrisė numėr 1. Natyrisht, mbledhja e informacionit kryhet edhe nė rrugėt operative tė Policisė sė Shtetit.

    Siē ju thashė, njė bashkėveprim dhe bashkėpunim institucional do tė ndihmonte shumė nė kėtė situatė, ku insiston dhe persiston nga shkaktarėt e “21 janarit” gjuha e konfliktit, e tensionit, e anarkisė dhe e kaosit, por, nga ana tjetėr, ne jemi njė vend anėtar i NATO-s. Kjo ka dy aspekte.

    Nga njėra anė, ka njė kuadėr ligjor dhe institucione tė konsoliduara dhe, nga ana tjetėr, aty ku ka boshllėk nė bashkėpunimin institucional, ndihmėn e partnerėve Euroatlantikė.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Ministėr!
    Para se tė kalojmė nė pyetjet e tjera tė kolegėve, unė kam pėr tė bėrė dy pyetje.

    Zoti Ministėr, nė kėndvėshtrimin tuaj si ministėr i Brendshėm, cili ka qenė roli nė grushtin e shtetit i njė videoje tė transmetuar dy ditė rresht nė njė nga televizionet kombėtare me pėrmbajtje tė ndryshme, pėrmbajtja e sė cilės dhe, nė fakt cilėsia e sė cilės nuk ėshtė vėrtetuar ende nga prokuroria, por ashtu siē jemi tė informuar dhe besoj se i gjithė publiku ėshtė i qartė, ishte njė video pėrgjimi ndėrmjet ish-Zėvendėskryeministrit dhe ish-ministrit tė Ekonomisė?

    Nė kėndvėshtrimin tuaj, a ka pasur apo jo ndonjė rol transmetimi i asaj videoje me grushtin e shtetit? Kjo ėshtė pyetja ime e parė.

    Pyetja e dytė: juve nė ekspozenė tuaj na thatė se nė mbrėmjen e datės 21 janar jeni vėnė nė dijeni tė njė urdhri tė Prokurorisė, i cili urdhėronte marrjen pėrsipėr tė ēdo hetimi, qė ta udhėhiqte ajo dhe jo policia. Ēfarė do tė thotė kjo? A ka pasur pas kėsaj date ndonjė veprim pėr marrje provash, pėr kėqyrje deleguar nga Prokuroria dhe tė jetė refuzuar apo tė mos jetė kryer nga policia? Ka pasur pengim hetimesh pas datės 21 janar nga ana juaj?

    Lulzim Basha – Pėr sa i pėrket rolit tė videos, mendoj se ėshtė e qartė pėr ēdo shqiptar, prandaj nuk ka nevojė qė unė ta komentoj nga pozita e ministrit tė Brendshėm. Videoja e transmetuar dhe e paralajmėruar 10 ditė pėrpara se tė transmetohej ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė retorikėn politike, pėr tė sugjestionuar, frymėzuar, nxitur veprimin e 21 janarit. Kjo pėr mua ėshtė e qartė si drita e diellit. Mendoj se nė kėtė aspekt, brenda fokusit ligjor tė komisionit tuaj, mund t’i shtoni listės sė mosveprimeve tė institucioneve kushtetuese (ky ėshtė njė sugjerim personal) pyetjen: Pėrse nuk ėshtė ndėrmarrė, tė paktėn nė dijeninė tonė asnjė veprim kryesisht, sepse policia nuk ka bėrė kallėzim, pėr shantazhin e deklaruar se ėshtė bėrė me pasjen apo mospasjen e kėsaj videoje? Pėrse vazhdohet tė mos ketė asnjė veprim edhe tashmė qė individi protagonist pretendon se ka materiale tė tjera filmike apo jo? Nėse jo pėr shantazh, pėrse nuk i kėrkohet qė t’i vėrė kėto nė dispozicion tė Prokurorisė, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė bėjė detyrėn e saj? Apo rastėsisht ėshtė pranuar lindja, zhvillimi dhe forcimi i njė alibie komode pėr tė galvanizuar zemėrimin e “popullit tė Edi Ramės” mė 21 janar.

    Pėr sa i pėrket hetimit, unė thashė se jam njoftuar me telefon nga Policia se prokuroria ka marrė pėrsipėr hetimin, aprovimin e tyre pėr kėtė, nė rrethanat kur policia ishte njė nga forcat ndėrvepruese nė ngjarje, tė gjithė ngjarjes, tė vrasjeve nė atė moment, sepse ishte ngjarja kryesore, tė cilėn donim ta zbardhnim nė atė moment.

    Sė dyti, nuk ka pasur delegim nga Prokuroria tė asnjė veprimi tė Policisė Kriminale.

    Sė treti, ka pasur disa veprime, tė cilat mė vonė janė konsideruar tė pajustifikueshme nga oficerėt e Policisė Kriminale, si pėr shembull, administrimi i predhave tė gjetura nė trupat e viktimave nga prokurorėt nėpėrmjet marrjes dhe futjes sė tyre nė xhep. Marrja e rrobave dhe kyēja e tyre nė njė kasafortė speciale vetėm me ēelėsin e prokurorėve.

    Eduard Halimi - Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne zoti Ministėr. Pra, prokurorėt kanė marrė predhat dhe i kanė futur nė xhep? Nga e keni kėtė informacion?

    Lulzim Basha - Unė nuk jam burimi i kėtij informacioni, por mė ėshtė raportuar nga Policia e Shtetit, nga persona tė cilėt janė tė gatshėm qė tė japin dėshmitė e tyre me shkrim ose verbalisht pėrpara jush, se prokurorėt e ēėshtjes kanė administruar predhat e gjetura nė trupin e viktimės. Nuk e di nėse bėhet fjalė pėr njė nga predhat apo pėr tė tria predhat. Me sa di unė ka pasur 3 predha, nga 1 predhė pėr ēdo viktimė. Dy predha janė gjetur. Predha e tretė nuk ėshtė gjetur. Janė administruar dy predha pėr tė 3 viktimat. Nė njė rast, nuk e di nėse bėhet fjalė pėr njė rast apo dy rastet predha ėshtė administruar nga prokurori, ėshtė marrė, ėshtė futur nė xhep. Pas nxjerrjes nga procesi i analizės forensike i autopsisė. Njė gjė tjetėr qė mė ka tėrhequr vėmendjen, ėshtė se rrobat qė janė tė rėndėsishme pėr tė bėrė analizėn balistike janė mbajtur tė kyēura nga Prokuroria, nga prokurorėt. Nuk po e paragjykoj kėtė si veprim. As veprimin e parė nuk e paragjykoj. Nuk e di nėse bėhet fjalė pėr njė standard profesional, por me aq njohuri akademike qė kam nga kriminalistika, predhat nuk duhet tė futen nė xhep.

    Sė dyti, nuk e kuptoj se pėrse rrobat nuk i janė nėnshtruar ekzaminimit rutinė nė tė njėjtėn kohė mė trupat e viktimave. Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė mund tė zbardhet.

    Njė gjė ju garantoj se specialistėt e Ministrisė sė Brendshme, ekspertėt qė mbėshtesin hetimin, qoftė ata tė laboratorit tė kriminalistikės apo tė tjerė janė dhe do tė jenė nė dispozicion tė plotė tė hetimit.

    Eduard Halimi – Vazhdojmė me pyetjet e fundit.
    Fjalėn e ka zoti Alibeaj.

    Enkelejd Alibeaj. - Mė tėrhoqi vėmendjen njė pohim qė ju bėtė. Paraprakisht nga ana e strukturave tė Policisė sė Shtetit ėshtė bėrė njė plan masash. Jo vetėm kaq, por ky plan i ėshtė komunikuar, (kėshtu mė duket se thatė) edhe Prokurorisė, ose ėshtė pėrfshirė ndoshta thatė ju edhe Prokuroria. Ky plan masash shtrihej nė aspektin kohor vetėm pėr datėn 21 janar, apo pėrfshinte edhe ditė pas datave 21, 22, 23 dhe nuk e di se deri ku shkon. Kjo ėshtė gjėja e parė. Nė planin e masave a pėrfshiheshin edhe veprimet mbrojtėse eventuale qė Garda e Republikės do tė duhej tė bėnte?

    Eduard Halimi - Fjalėn e ka zoti ministėr.

    Lulzim Basha – Plani i masave mbulonte aktivitetin e njoftuar nga Partia Socialiste. Nė datėn 21 janar ėshtė njoftuar njė aktivitet nga ora 13:30-15:30. Plani i masave mbulonte afatin kohor 24 apo 48 orė pėrpara aktivitetit deri nė mbyllje tė tij. Bėhet fjalė pėr dy plane masash, sepse janė dy organizata tė ndryshme: Organizata e Policisė sė Shtetit dhe Garda e Republikės, me mandate dhe detyra krejtėsisht tė ndryshme, ndonėse bashkėpunojnė. Tė dyja planet e masave janė hartuar me profesionalitet tė lartė dhe janė nė dispozicionin tuaj.

    Kėtu dėshiroj qė tė theksoj se plani i masave tė Policisė sė Shtetit i ėshtė vėnė nė dijeni dhe ėshtė ndarė me tė gjithė oficerėt e ndėrlidhjes, oficerėt e kontaktit tė policive evropiane dhe amerikane tė stacionuara nė Shqipėri. Ju vė nė dijeni se si Policia, si Misioni i Policisė Europiane nė Shqipėris PAMECA, Misioni i Asistencės sė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė, si ICCITAP Misioni Amerikan i Mbėshtetjes sė Policisė sė Shtetit kanė pėrfunduar vlerėsime zyrtare pėr konduktin e policisė. Nė tė dy vlerėsimet e tyre theksohet: “Policia e Shtetit ka ekzekutuar njė planifikim shumė tė mirė. Janė bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr t’u konsultuar me organizatorėt e ngjarjes. Vendosja operacionale ėshtė bazuar nė parimin e pėrgjigjes sė pėrshkallėzuar, se pėrgjigja operacionale ka qenė proporcionale ndaj ngjarjeve nė terren, se ka pasur komandė dhe kontroll tė qartė dhe efektiv, si edhe nė tėrėsi pėrgjigja operacionale e Policisė sė Shtetit ka qenė shumė mbresėlėnėse”. Njė kopje tė dokumentit po e lė pėr arkivin tuaj.

    Enkelejd Alibeaj - Do tė doja tė sqaroja njė gjė. Ka ndodhur lėshimi i 6 urdhėr-ndalimeve pėr 6 nga drejtuesit e Gradės. Kjo ka ndodhur siē thatė ju nė orėn 06.15 minuta tė datės 22?

    Lulzim Basha - Ka ndodhur mė herėt sepse nė orėn 06.15 ka qenė nė dhomėn operative tė Policisė sė Shtetit. Sa ėshtė hartuar, shkruar, printuar besoj se ėshtė dėrguar rreth orės 04:30-05:00 tė mėngjesit, 3 orė pasi zoti Rama kėrkoi tė nesėrmen njė miting kundėr horrave tė Gardės.

    Enkejeld Alibeaj – Ndėrkohė, Prokurorja e Pėrgjithshme zonja Rama ishte nė dijeni tė faktit qė priteshin ose do tė duhej qė Garda tė ishte nė detyrė e sipėr pėr veprime eventuale, apo jo?

    Lulzim Basha – Kjo ėshtė afėr mendsh.

    Eduard Halimi - Ka pyetje tė tjera nga kolegėt?
    Fjalėn e ka zoti Hoxha.

    Fatos Hoxha - Zoti ministėr, e preku pak kolegu Strazimiri, se opozita ka paralajmėruar pėr ditėn e premte njė formė tė re protestash, pavarėsisht se tani thotė paqėsore, por unė nuk kam besim se ato do tė jenė paqėsore. Dua njė pėrgjigje nga ju mė tė korrnizuar, a ėshtė nė gjendje Policia e Shtetit qė brenda kuadrit tė saj kushtetues tė ruajė qetėsinė aq tė dėshiruar prej qytetarėve, si edhe rendin kushtetues nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, sepse bėhet fjalė pėr njė zinxhir demonstratash tė menjėhershme? A i ka ajo pajisjet e nevojshme dhe pėrbėrjen e nevojshme pėr tė pėrballuar kėtė situatė eventuale?

    Eduard Halimi - Fjalėn e ka zoti ministėr.

    Lulzim Basha – Policia e Shtetit ka garantuar dhe garanton nė mėnyrė tė plotė dhe tė gjithanshme tė drejtėn e ēdo qytetari tė Republikės pėr tė tubuar, pėr tė manifestuar, si edhe pėr tė shprehur lirinė e fjalės, lirinė e shprehjes, lirinė e tubimit nė mėnyrė paqėsore nė ēdo cep tė territorit tė vendit. Nė kėtė kuadėr Policia e Shtetit ka demonstruar nė kėto 5 vite reformash tė thella se ėshtė shndėrruar nė njė polici me kapacitete dhe praktika tėrėsisht evropiane. Por kėtu kemi tė bėjmė me njė situatė specifike, kemi tė bėjmė me njė situatė ku partnerėt ndėrkombėtarė: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Europian i kanė bėrė thirrje forcave politike qė tė heqin dorė nga tubimet masive. Ky nuk ėshtė thjesht njė gjest politik, por ėshtė njė shenjė mosbesimi tek aftėsia, apo vullneti i dikujt, i cili tashmė na ka garantuar se “populli i tij” prej 2 apo 300 banditėsh mund tė ngrihet mbi Kushtetutėn. Informacionet operative kanė sugjeruar mobilizim tė kontingjentit kriminal pėr akte tė veēuara dhune dhe terrori drejtuar ndaj institucioneve, por jo vetėm. Nė kėtė tablo tė pėrgjithshme duke pasur parasysh se mė 21 janar, organizatorėt e tubimit, jo vetėm qė nuk e kontrolluan atė, por sipas referimit tė Policisė sė Shtetit dhe fakteve tė mbledhura nė rrugė operative organizuan, orkestruan, financuan, koordinuan, zbatuan mbikėqyrėn dhunėn dhe grushtin e shtetit, Policia e Shtetit nuk mund tė garantojė asnjė tubim masiv, i cili origjinon nga planifikuesit e dhunės ndaj institucioneve legjitime tė Republikės mė 21 janar. Kjo nuk do tė thotė se Policia e Shtetit nuk do tė marrė masa pėr mbrojtjen e rendit dhe tė sigurisė, tė jetės dhe pronės sė qytetarėve shqiptarė, por kjo do tė thotė se ēdo linjė komunikimi normal me ata qė deklarojnė se bėjnė tubime paqėsore dhe pastaj nuk i hapin telefonin drejtuesve tė Policisė, siē ėshtė rasti me zotin Rama mė datėn 21 janar, ėshtė hipokrizi. Ēdo qytetar duhet ta dijė se pėrtej retorikės fakti ėshtė se 21 janari nė tė gjithė organizimin e tij ka shenjat e gishtėrinjve tė Edi Ramės dhe njė tufe togerėsh tė dhunės. Pėr sa kohė Prokuroria e Republikės refuzon tė pyesė, tė lusė pėr pyetje e jo mė tė ndalojė kėta njerėz tė faktuar si frymėzuesit e dhunės, Policisė sė Shtetit nuk mund t’i kėrkohet garantimi i tubimeve tė ardhshme, edhe kur na garantojnė se do tė jenė paqėsore, tė njėjtėt ata qė shkaktuan dhunėn mė datėn 21 janar.

    Eduard Halimi - Faleminderit, zoti Basha!
    Fjalėn e ka zoti Sula.

    Dashnor Sula – Unė kam dy pyetje tė tjera pėr ministrin e Brendshėm.

    Lulzim Basha – Mė falni zoti kryetar, nėse mundem, nė plotėsim tė pyetjes sė zotit Hoxha, do tė thosha se ekziston edhe njė rrezik tjetėr, i cili ėshtė real. Ky ėshtė rreziku i njė zinxhiri dhune edhe nė momentin kur, le ta marrim pėr tė mirėqenė, se dėshira e ndonjėrit prej organizatorėve pėr tė pasur me tė vėrtetė njė protestė paqėsore qenka njė dėshirė e sinqertė. Fakti ėshtė se janė mobilizuar, janė pajisur, frymėzuar, u janė premtuar mjete financiare nga opozita politike kontingjenteve kriminalė. Pa asgjėsimin e plotė dhe vėnien para ligjit tė kėtyre kontingjenteve ēdo veprim nė drejtim tė masivizimit shkon drejtpėrdrejtė nė logjikėn e pėrdorimit tė dhunės ndaj institucioneve. Po citoj kėtu ish-kolegun Ngjela, i cili i pyetur nga gazetarėt para dy ditėsh nėse do tė kishte dhunė nė manifestimet e ardhme, ai u pėrgjigj se kjo varet nga numri i njerėzve qė do tė marrin pjesė.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti ministėr.
    Zoti Sula mund tė bėni pyetjen tuaj.
    Dashnor Sula – Nė vazhdim tė shpjegimit qė i dhatė pyetjes sė zotit Hoxha, ju personalisht, zoti Ministėr a keni tentuar tė komunikoni me drejtues tė PS-sė apo deputetė tė saj? Apo kanė tentuar ata tė komunikojnė me ju dhe me drejtorin e Pėrgjithshėm tė policisė nė datė 21 janar? Nga kėndvėshtrimi juaj si ministėr i Brendshėm, a ka pasur pjesėmarrje nė datėn 21 janar tė ish-oficerėve tė Policisė sė Shtetit, ish-oficerėve tė Gardės dhe ish-oficerėve tė Sigurimit tė Shtetit nė tentativėn pėr tė rrėzuar me dhunė rendin kushtetues. Nėse po ēfarė roli kanė pasur?

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Sula.
    Po, zoti Ministėr.

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar.
    Nė paraditen e datės 21 janar, ndėrsa ndodhej nė zyrėn time drejtori i Pėrgjithshėm Burgaj ka marrė njė telefonate nga kryetari i PS-sė Edi Rama, i cili ėshtė ankuar se policia po vonon autobusėt qė po vinin nga Shkodra. Drejtori ka bėrė kontrollin e nevojshėm tė situatės dhe i ėshtė pėrgjigjur se nuk ka asnjė vonesė tė qėllimshme, por po ndėrmerren veprimet e nevojshme pėr tė siguruar rendin dhe sigurinė. Nė dijeninė time ky ka qenė i vetmi komunikim qė ka pasur drejtuesi i PS-sė me drejtorin e Policisė sė Shtetit. 4 orė mė vonė, drejtori i Pėrgjithshėm, me sugjerimin tim e mori mbi 10 herė nė telefon dhe i ēoi mbi 10 mesazhe kryetarit tė PS-sė si asnjėherė mė pėrpara, por ai nuk iu pėrgjigj. Nėse ka pasur kontakte me nivele tė tjera, kėtė nuk e di. Mund t’ju them se nė fund tė asaj dite dhe nė ditėt nė vazhdim kam marrė mesazhe inkurajuese nga deputetė socialistė, por qė nuk kishin tė bėnim me natyrėn operative tė ngjarjes.

    Sipas informacioneve paraprake ka pasur tė pėrfshirė nė ngjaje ish-efektivė tė forcave tė rendit, ish-efektivė tė Gardės sė Republikės dhe ish- punonjės tė Sigurimit tė Shtetit.
    Falemnderit!

    Eduard Halimi – A ka pyetje tė tjera?
    Po, zoti Strazimiri.

    Gent Strazimiri – Zoti Ministėr, pėr tė sqaruar edhe mė nė detaje interesin qė pati zoti Alibeaj pėr raportin dhe tė qenit nė detyrė (nė ēfarė niveli apo ngarkese) tė oficerėve tė Gardės sė Republikės dhe tė Policisė sė Shtetit nė momentin kur Prokuroria nxori urdhėrndalimet, supozoj se pėr shkak se situata ka qenė e paralajmėruar, e paramenduar, me thirrje, me tė dhėnat operative etj, efektivat e policisė sė shtetit dhe veēanėrisht ata tė Gardės sė Republikės duhet tė kenė kaluar nė njė nivel mė tė lartė gatishmėrie se normalja, por kėtė do tė na e sqaroni ju zyrtarisht. Mua mė intereson tė di se kur kanė kaluar nė kėtė gjendje gatishmėrie? Dhe, duke qenė se, siē sapo e thatė, rreziku vazhdon tė jetė eminent, sepse tė gjithė ata qė organizuan ngjarjet e para, pra sulmin e parė para Kryeministrisė, ata vazhdojnė tė mbajnė po tė njėjtin qėndrim nė deklarimet e tyre publike. A vazhdon ende ku nivel i lartė i gatishmėrisė, pavarėsisht se nė ēfarė niveli mbi normalen, i oficerėve tė Gardės sė Republikės dhe tė Policisė sė Shteti?
    Falemnderit!

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar.
    Garda e Republikės ka kaluar nė gjendjen gatishmėrie numėr 1 dhe vazhdon tė jetė nė gjendje tė plotė gatishmėrie ndonėse jo nė gjendje gatishmėrie luftarake, por nė gjendje gatishmėrie mė tė lartė. Ka pėrforcuar shėrbimet pėr tė gjitha personalitet e larta shtetėrore dhe shtetėrore, ka pėrforcuar shėrbimet pėr kryetarin e opozitės, zoti Edi Rama, si dhe pėr tė gjithė objektin e rėndėsisė sė veēantė nė territorin e RSH-sė pėr tė cilat ėshtė e ngarkuar tė sigurojė mbrojtje tė plotė.

    Gent Strazimiri – Pėr efekt protokolli. Nėse e kuptova drejtė, ju po thoni se urdhrat e ndalimit kanė dalė nė momentin e njė situate nė vazhdim? Pra ata vazhdojnė ende tė jenė nė detyrė me ngarkesė mbi nivelin normal tė gatishmėrisė?

    Lulzim Basha – Zoti Strazimiri, efektivėt operativė tė Gardės dhe 6 komandantėt operativė tė Gardės, deri nė ditėn e sotme nė orėn 12:00 kanė qenė tė veshur me uniformėn e fushės, pra kanė qenė nė gjendje gatishmėrie numėr 1. Vazhdojnė tė jenė nė gjendje gatishmėrie numėr 1, ndonėse disa prej tyre kanė veshur kostumet civile.

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti ministėr.
    Pyetjen e fundit e ka zoti Gumi.

    Viktor Gumi – Faleminderit, zoti kryetar.
    Zoti Ministėr, pak mė parė ju na cituat njė certifikim tė sjelljes sė policisė para, gjatė dhe pas datės 21 janar. Do tė doja kėndvėshtrimin tuaj nėn drejtimin politik tė Ministrisė sė Brendshme. Si do tė jetė bashkėpunimi, cili do tė jetė drejtimi dhe sa afėr do t’i qėndrojnė kėta partnerė ndėrkombėtarė kėsaj sjelljeje tė policisė nė tė ardhmen?

    Eduard Halimi – Faleminderit, zoti Gumi.
    Po, zoti ministėr.

    Lulzim Basha – Vlerėsimet pėr Policinė e Shtetit nuk vijnė si rezultat i 21 janarit, ato janė rezultat i reformave 5- vjeēare, tė cilat kanė certifikuar policinė jo thjesht nė shndėrrimi e saj organizativ, por edhe nė rezultate qė ka arritur nė ēmontimin e bandave nė periudhėn 2005-2007, me reformat mė tė thella strukturore nė vitet 2007-2009, qė ēuan nė liberalizimin e vizave, shtrirjen e kufirin shqiptar nė kufirin Shengen dhe nė menaxhimin me sukses tė situatave tė ngarkuara politikisht vitin e kaluar, tė pėrmbytjeve nė muajt janar dhe dhjetor dhe, pa dyshim, pėrballjen me sukses tė zmbrapsjes sė grushtit tė shteti tė 21 janarit, si faktori deciziv. Jam i bindur se mbėshtetja do tė vazhdojė dhe jam informuar sot zyrtarisht se ndonėse ishte parashikuar njė pėrshkallėzim nė ulje tė asistencės financiare tė BE-sė, vendimi ėshtė marrė qė kjo asistencė tė vazhdojė edhe pėr 12 muajt e ardhshėm, nė mjete, trajnime edhe nga policia dhe organet zbatuese e SHBA-sė.
    Faleminderit!

    Eduard Halimi – Zoti Ministėr, kėtu mbyllet pjesa e pyetjeve qė kishim pėr ju.
    Ju falėnderoj nė emėr tė komisionit pėr shpjegimet shumė tė vlefshme qė na dhatė pėr rreth 2 orė pėr hetimin parlamentar tė ngjarjes sė 21 janarit, ku u tentua tė pėrmbysej me dhunė Qeveria, pra pati nuanca tė forta tė njė grushti shteti!
    Nė emėr tė komisionit, unė ju uroj punė tė mbarė!
    Falemnderit!

    Lulzim Basha – Faleminderit, zoti kryetar.
    Mė lejoni t’ju falėnderoj edhe njė herė pėr ftesėn qė mė bėtė. Shpreh konsideratėn mė tė lartė pėr kėtė komision tė nderuar dhe pėr ju zotin kryetar. Ju siguroj mbėshtetjen time tė plotė dhe tė institucionit qė drejtoj, jo vetėm pėr atė qė keni kėrkuar deri tani, por pėr do gjė qė mund t’ju lindė nė tė ardhmen. Ju siguroj se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Garda e Republikės dhe tė gjitha organet e tjera nė zbatim tė ligjit nėn pėrgjegjėsinė e ekzekutivit shqiptar, janė nė krye tė detyrės, pėr t’u garantuar qytetarėve shqiptarė nivelin europian tė rendit dhe sigurisė publike.
    Falemnderit!

    Eduard Halimi – Tė nderuar anėtarė, vazhdojmė mbledhjen e komisionit me pikat e tjera tė rendit tė ditės, pas seancės dėgjimore me zotin ministėr.

    Pika e dytė e rendit tė ditės ėshtė administrimi i informacioneve tė sjella nga KKRTSH, i cili na ka sjellė nė formė DVD-je pėrmbajtjen e regjistrimeve live tė 5 orėve, gjatė tė cilave u rrethua Kryeministria nė datėn 21 janar. Janė 9 televizione tė cilat e kanė sjellė nė formė DVD-je. TVSH-ja, Top Channel, TV Klan, Vizion Plus, Alsat, Ora News, ABC News, News24 dhe TV Planet. Nga 5 ore 45 orė janė regjistrim, tė cilat ne do t’i administrojmė me ndihmėn e stafit, me qėllim marrjen e atyre pjesėve tė rėndėsishme pėr t’u shqyrtuar nga komisioni. Kėto DVD pėrmbajnė deklaratat dhe daljet pėr shtyp nė emėr tė opozitės sė bashkuar, tė zotit Ngjela, zotit Gjinushi dhe zotit Edi Rama para datės 21 janar, si dhe daljet nė kanalin Top Channel tė zotit Tahiri dhe zotit Ngjela. Ky material ėshtė shumėfishuar dhe u ėshtė shpėrndarė deputetėve.

    Pika e tretė ėshtė administrimi i informacionit tė sjellė nė formė shkresore nga Ministria e Drejtėsisė. Ajo ka sjellė njė material tė konsiderueshėm nė lidhje me njė informacion tė klasifikuar pėr gjendjen nė burgjet para datės 21 janar. Ai do tė trajtohet si klasifikuar nga komisioni, ashtu siē parashihet nga legjislacioni.

    Pika e katėrt janė materiale tė sjella nga Garda e Republikės, i cila pėrmban pamje tė plota dhe tė gjithė informacionin qė ajo ka pasur para, gjatė dhe pas datės 21 janar. Do tė pėrcjellim te stafi teknik tė dhėnat qė kanė pėrcjellė dy shtetas nė praninė time, tė sekretarit Gumi, dhe tė disa anėtarėve tė komisionit hetimor. Nėse do tė ēmohen tė nevojshme nga komisioni, pasi tė njihem me pėrmbajtjen e tyre, ata do tė thirren pėr dėshmi.

    Tė nderuar anėtarė, kėto ishin pikat e rendit tė ditės. Seanca tjetėr dėgjimore do ta zhvillojmė nesėr nė orėn 17:00 me drejtorin e SHISH-it dhe nė orėn 18:00 me Prokuroren e Pėrgjithshme.

    Seanca mbyllet.

    Ju faleminderit!


    Ministria e Brendshme

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    A te keqen te mendjes se bukur. Presidenti qenka "institucion". Une kujtova se PRESIDENCA eshte institucion, dhe Presidenti eshte kreu i perkohshem i atij institucioni? Apo ju pelqen qe te na cudisni me gjepura te tilla. Me kete llogjike, te gjithe kreret e institucioneve ne vend mund te hiqen si "institucione".

    Eshte turp per kete president, qe fshihet pas keshilltareve te tij si miu, e nuk del e i sqaron shqiptaret vete ne komision apo para mediave, per rolin qe ai ka luajtur ne ate qe ndodhi. Nese nuk do te shkoje ne Kuvend e te flasi para gjithe shqiptareve, le te dali ne nje konference shtypi, le te dali ne nje emision televiziv e te sqaroje shqiptaret per rolin qe ai ka patur dhe mendimin qe ai ka per situaten e krijuar ne 21 janar e ne vazhdim.

    Perse na duhet "presidenti institucion", kur nuk ia degjojme fjalen, e nuk ben transparencen me shqiptaret, ne dite te ketilla?

    Dhe meqenese presidenti u soll ne kete menyre ndaj Kuvendit dhe ndaj atyre deputeteve me votat e te cileve ai eshte zgjedhur president, mazhoranca duhet t'ia beje te qarte qe ai nuk gezon me as mbeshtetjen me te vogel per rimandatimin e tij ne kete post.

    Cdo dite qe kalon, dhe qe ti nuk e ben transparencen me shqiptaret, aq me shume njollos faqen e historise qe do te shkruaje per rolin tend ne ate qe ndodhi ne 21 janar.

    Albo
    Presidenti dhe Presidenca , po iu reziston sulmeve te dhunshme te Berishes me mitingashet e tij te "Komisionit Parlamentar" ( lexo Prokurorise se fandaksur te PD-se), pucisteve te rendit juridik kushtetues ne Shqiperi !

    Qendrimi i Presidentit (pavaresisht opinioneve personale mbi te ) eshte rezistenca pa gardiste per ruajtjen e shtetit shqiptar qe aktualisht ndodhet nen nje kaos te rrezikshem institucional konstitucional !

    Ekzekutivi i eshte sulur dhunshem Kushtetutes dhe demokracise ne Shqiperi ! Por ky sulm eshte e sigurte qe do te deshtoje dhe si gjithmone me turp per organizatoret e tij !

    Nuk eshte fjala "gomar" fjale e keqe , por jane veprat e gomarit qe i kane dhene shijen e keqe kesaj fjale !

    Keshtu do t'i mbetet historise se Shqiperise emri Sali !

  5. #215
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Pikėrisht pyetjet qė ke parashtruar Ti si tė mundėshme kanė tė bėjnė me ngjarjet e 21 Janarit tė cilat po hetoen tashmė nga Prokuroria dhe ligji e ndalon K/Prokuroren tė japi shpiegime pėr hetimet qė kryhen.
    Pėr mendimin tim Ina Rama u soll brėnda kufijėve qė i pėrcakton ligji dhe nė tė kundėrt Komisioni hetimor Parlamentar ėshtė nė shkelje tė hapur tė ligjit.
    Citim Postuar mė parė nga Jackie Lexo Postimin
    Me vjen per t'qesh me ty se as nuk ja ke haberin fare se cfare pozicioni ka kryeprokurorja ne shqiperi. Ina Rama u paraqit dhe ja dha pergjigjen komisionit duke u bazuar pikerisht mbi ato ligje qe ky komison fantazem po i shkel me kembe. I la 6 bura me gisht ne goje, dhe nuk kishin asnje pyetje shtese mbi ato qe prokuroja tha.

    Gjithashtu dhe bamiri i tregoi po te njejtit komision qe bejne mire t'lexojne 2 rrjeshta kushtetute dhe 3 rrjeshta ligje ku ta thote shqip bukur dhe paster qe kreu shtetit nuk mund te jape informacione mbi nje komision antiligjor. Presidenti jep vetem mesazhe, smund as te hetohet pa akuze ,as te jape informacion sepse i teket x apo y.
    Cdo gje qe po hetohet ka te beje me ngjarjen e 21 Janarit, por prokuroria heton ngjarjen me individet pjesmarres, komisioni heton funksionimin e instuticioneve ne nje situate te tille. Ndryshimi midis objektivave eshte perseritur kaq shume here, vetem kush nuk do, s'e kupton.

    Cdo njeri duhet te jete i interesuar si funksionojne instuticionet ne situata te tilla, nuk ka nevoje te jesh i majte apo i djathte, sepse eshte ne interes te te gjitheve. Shteti mund te perballet me situata te shumta, te gjithe jemi te interesuar te dime se si perballohen. Prandaj nuk eshte e justifikueshme mungesa e opozites ne kete komision.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Llogarine populli e kerkon ende permes nesh dhe per sa kohe ndodh keshtu nuk ka dhune dhe shkaterrime, por demonstrime per kerkimin e zgjedhjeve te lira dhe largimin e qeverise. Kjo do te thote se opozita jone nuk mund te jete per shume kohe diga qe ruan qeverine nga permbytja e pashmangshme e zemerimit popullor. Ne nuk besojme tek dhuna dhe nuk nxisim dhe pranojme asnje forme dhune. Por edhe sa kohe populli do na degjoje ne, kur qeveria nuk e degjon zerin e popullit te vete, perkundarzi e vjedh ēdo dite dhe e genjen se nuk po e vjedh?”, deklaroi Rama.Enver Bytyēi 21/04/10, 14:02

    PS po kthehet per inat te humbjes ne faktor destabilizues te vendit!

    Nė kongresin e 18 prillit 2010 kreu i Partisė Socialiste ka vendosur ta vijojė me tė njėjtat mjete "kryengritjen e tradhtuar" ose "revolucionin e vonuar" tė vitit 1997. Duke qenė se preteksti i atij viti mungon, pra i gjendur para faktit se nuk ka mė piramida financiare, Edvin Ramės i lind nevoja qė tė tregohet mė radikal se Servet Pėllumbi i vitit 1997, ndėrsa Gramoz Ruēi i vitit 2010 duket se dėshiron tė flakė tej frikėn e para 13 viteve. "Mosbindja qytetare" ka filluar tė motivohet me "Parlamentin dhe qeverinė e paligjshme" tė Shqipėrisė. Ndėrkohė qė artikulimi i kėtij tė ashtuquajturi motiv duket se zbulon falsitetin e asaj qė Edi u ka thėnė ndėrkombėtarėve se "Unė dua transparencėn e kutive, ndėrkohė qė e njoh legjitimitetin e zgjedhjeve"!!!


    Solla keto fragmente sa per te rikujtuar se PS apo "opozita e bashkuar"(me kryetare partishe pa elektorat)kishte synim per te ndersyer nje demostrate ku do te kishte mosbindje popullore.Tashme ai e beri ate dhe natyrisht qe ai pretendon se per kete eshte fajtor "populli"i cili u provokua nga policia!!!!Atehere mund te themi se Bytyci qenka Profet qe disa muaj me pare lajmeron se do te kete mosbindje popullore. Thashe Bytyci sepse mora per shembull shkrimin e tij por sigurishte qe ka pase dhe shume Bytyce te tjere qe parashikonin dhe lajmeronin per kete rrezik.

    Per kete "mosbindje popullore"e cila ndodhi dhe u shoqerua me deme njerzore sot kushdo shqiptare kerkon te gjeje fajtorin qe e nxiti apo e organizoi kete.Por populli paqedashes nuk eshte i interesuar te di, se si vepruan institucionet per ta parandaluar ate.Nese sot hidhet dyshim per bashkepunim te disa institucioneve ne kete nxitje per destabilizim dhe marrje te pushtetit me dhune, kush tjeter pervecse paralamentit e ka kete tager per te na vertetuar?E pra per kete hetim eshte ngritur komisioni paralmentare, te cilin vetem njerzit e veshur me ligesi tentojne ta denigrojne e ta pergojojne.Po tallet bota me kete komision thote dikush ketu ,apo dhe ne shtypin e majte.Po a nuk me thote kush se ne cilin vend europian nuk do te krijohej nje hetim parlamentar per ngjarje te tilla?

    Cili ishte qendrimi i Presidentit ne ngjarje?Po si nuk e pyeti ky njeri Kryeministrin e vendit te tij, Kryetarin e partise se tij, njeriun qe pranoi te humbase dhe nga personaliteti ne marrveshjen me Nanon, per te siguruar berjen e tij president i vendit.E pra ky njeri ishte i rrethuar, rrezikuar per jeten e tij per disa ore rresht dhe bukeshkali nuk pyet as ne telefon se cfar mund te bej per te.Po po,vdekjen e tij ka prite.E tmerrshme,te therrasesh vdekjen per shokun e mikun, qe te zgjatesh jeten e karriges tende te ndyre.Une ne vend te tij do ti thoja Berishes, -Me prit se ne keti cast te veshtire, do te vije dhe une te rrije bashke me ty ne te njeten zyre.Vetem keshtu do te lertesohesh bukshkali.Nje president me nje moral te tille nuk i sherben me vendit dhe duhet shkarkuar!!!!!!!

    Kryeprokuroja.Te gjithe i degjuan kercenimet publike, ndaj njeriut qe nga bankat e shkolles e ngriti ne majat me te larta instucionale te profesionit te saj.[B]Njeriun qe ju gjend si varka e Noes ne momentin me te veshtire te familjes se saj.[/B]Nena e saj, njelloj si Sudja vodhi parate e miqeve te vet dhe pasi humbi dhe shtepine e saj ne kete skeme piramidale, ja mbathi ne Itai ku jeton dhe sot e ndare nga Xhixhi, burri i saj, qe deri pak vite me pare flinte tek shtepia e Fadil Hases.Sot Prokuroja "Silva Konti kalon fundjavat me presidentin e republikes ne aq vende turistike dhe te shtrenjta, sa do ta kishte zili dhe Mbreterersha e Biritanise.
    Dhe kjo zonje thirri vdekjen ne ndihme te pushtetit te saj, po vdekjen per njeriun bamires te saj.Jo vetem qe se morri ne telefon, por dhe e ja ka mbylle ate.Mos ndoshta kjo zonje ishte ne Paris me pushime ne kohen kur Rama bente kercenime?Po si nuk doli dhe te bente te ditur ligjin per organizimin dhe nxitjen e domostratave te dhunshme?Si nuk doli dhe te analizonte ne nje emision telviziv dekleratat kercenuese duke ju referuar ligjeve te kushtetutes shqiptare?Si eshte e mundur qe pas lapsusit ireferohet Rames dhe jo institucionit te saj?Si eshte e mundur qe refuzoi dhe fyu komisionin hetimore?Pra kjo jo vetem do shkarkuar por dhe gjykuar.

    SHISH-i, eshte nje tjeter institucion qe konsideronte gjendjen normale.Pas atyre kercenimeve te krereve te opozites ja kishte fute gjumit, ose punonte me zell ne favor te saj.Natyrisht qe Berisha kishte kerkuar me pare te ndryshonte kreun e saj.bazuar ne mentalitetin e njeriut paranojak, ky eshte i vetmi qe e kishte me te drejte qe tja fuste saliut.Por beteja s'ka perfunduar dhe ndishta ka rrezik te jete berisha qe tja fuse atij.

    Vrasjet?Interesante, me dy plumba u vrane tre vete.Njeri prej tyre i denuar dy here per vjedhje dhe nje here per dhune ndaj gruas se tij te divorcuar.Natyrisht me kete CV na erdhi ne Tirane per te shpetuar Shqiperine e shqiptaret nga dhuna berishjane!!!!!!!!!!!!U vrane nga opozita se i duheshin vrasjet jashte godines,se natyrshem dhe Rama vdekjen kishte thirre ne ndihme per karrigen e tij, apo u vrane per shkak te thyerjes se ligjit nga ana e tyre, apo nga ana e gardes,kjo eshte nje rrisk qe situata e krijuar prodhon.Morali i ketij demostruesi jashte kontrolli, apo nen monitorim per nje qellim ogurzi,nuk mund te marre neperkembe moralin e gjeneraleve te gardes, apo drejtuesve te saj e te pushtetit te cilet ishin kercenuar dhe po dhunoheshin me gure e shkopinj per 5 ore rresht.Nje urrejtje pa meshire ndaj policeve ne detyre.Njeri i rrezuar dhe vazhdohej te goditej, jashte c'do morali njerzore.20 gardiste te plagosur dhe qe i shpetuan vdekjes per fat.Fundja keto vrasje me ligj e pa ligj, bene nje te mire, qe ky popull te kuptoje se ne demokraci, instirucionet nuk dhunohen.Perse gjithe kjo lufte, pese ky nxitim?Natyrisht se pas 2 mujash kemi zgjedhje dhe lakuriqi eshte i sigurte ne humbjen e tij.

    Prolog.
    Natyrisht qe kreret e demostrates prisnin te errej, por llogaritjet u bene gabim, e nisen shpejt dhe nuk munden te rezistonin sa te erresohej dhe te beheshin kushtet e favorshme per armatim.Mesiguri ka qene parashikuar te fikeshin dritat, veprim qe e ka bere dhe ne ndeshje futbolli dhe gjate kohes qe Baroso fliste ne parlamentin shqiptar dhe ne erresise e siper te furnizonte turmen me arme.Per mua qe faktori kohe , por dhe tre vrasjet qe shpetuan nje kasaphane njerzore qe zor se do te gjente sherim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 03-02-2011 mė 20:37
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #217
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Garda dėshmon para Komisioni Hetimor

    03/02/2011 20:05

    Komandanti i Gardės sė Republikės Ndrea Prendi tha pėrpara Komisionit Hetimor pėr ngjarjet e 21 janarit se atė ditė Garda ka respektuar ligjin. Ai shpjegoi se Garda i merr urdhėrat nga Ministria e Brendshme dhe bashkėpunon me Policinė e Shtetit.
    Mė 21 janar, sipas komandantit, janė plagosur rreth 81 efektiva tė Gardės, kurse zjarri ėshtė hapur nė njė moment ekstrem, kur demonstruesit kanė kaluar portėn e kryeministrisė.

    "Brenda godinės ėshtė perimetri i sigurisė sė lartė. Pėrdorėm tė gjitha mjetet edhe duke rrezikuar trupat e gardės pėr tė mos krijuar problematikė me qytetarėt. Zgjidhja e zjarrit ishte e fundit qė pėrdorėm. Kalimi i rrethimit ėshtė rasti mė ekstrem dhe aty vepruam nė bazė tė ligjit. Pėr rreth 2 orė kemi marrė goditje tė vazhdueshme deri me bomba helmuese, goditje me tė gjitha mjetet kemi pasur. Gardistėt vetėm janė mjekuar dhe janė kthyer nė detyrė, nė tė gjitha rastet. Edhe kur ėshtė kėrkuar shkatėrrimi i gardhit rrethues garda ka pėrdorur vetėm shkop gome, u janė bėrė thirrje qė kjo ėshtė njė zonė e vecantė dhe e rrezikshme, njė zonė e rėndėsisė sė vecantė. Hapja e zjarrit ka ndodhur vetėm kur turma hyri brenda. Zjarri ka qėnė nė ajėr me fishekė manovėr dhe me pas zjarr nė ajėr me fishekė tė vecantė", deklaroi komandant i gardes se republikes Gjen. Ndrea Prendi.

    Pas dėshmisė sė komandantit tė gardės, tė nesėrmėn ishte parashikuar dėshmia e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Hysni Burgaj. Por komisioni njoftoi se dėshmia e tij do tė bėhet njė ditė tjetėr.

    Po ashtu, ndėrsa i dėrguari i posacėm i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak largohej nė mbrėmje, komisioni tėrhiqej nga tabulatet e gazetarėve, ndėrkohė kryeministri Berisha vetėm njė ditė mė parė kishte thėnė gazetarėt do tė hetoheshin si qytetarė.

    Shqip

  8. #218
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Lajcak: Hetimi nga institucionet kushtetuese

    03/02/2011 23:30

    Pėr herė tė dytė brenda 7 ditėsh, Miroslav Lajcak, I dėrguari i shefes sė diplomacisė europiane, Catherine Ashton, shprehu nė Tiranė shqetėsimin e Bashkimit Europian se situata nė Shqipėri ėshtė nė rrezik tė vazhdueshėm pėr pėrshkallėzimin e dhunės dhe thellimin e krizės politike. (UPDATE)
    Kėtė shqetėsim, i dėrguari i baroneshės Ashton e shprehu edhe pas takimit me presidentin, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama.

    Hetimi i 21 janarit nė mėnyrė tė pavarur nga institucionet kushtetuese ishte mesazhi i parė qė dha zoti Lajcak.

    “Jane dy gjera qe duhet te zgjidhen; sė pari, e vėrteta e 21 janarit, dhe kur them “ne”, kam parasysh insitucionet shtetėrore tė Shqipėrisė, qė kanė pėrgjegjėsinė kushtetuese pėr tė kryer njė hetim tė tillė dhe qė tė sigurojnė se ky hetim ėshtė i balancuar, ėshtė gjithėpėrfshirės, dhe kushdo qė ėshtė pėrgjegjės pėr dhunimin e ligjit, tė pėrgjigjet para drejtėsisė. Rreth hetimit, unė dua tė them edhe njė herė se duhet tė jenė insitucionet e Republikės sė Shqipėrisė ato qė duhet tė kryejnė hetimet. Komisioni parlamentar mund tė ndihmojė, por jo tė zėvendėsojė njė hetim tė tillė gjithėpėrfshirės. Pra, mund tė jetė plotėsues, por jo zėvendėsues. Sigurisht, ne kemi besim se insitucionet tuaja do tė kryejnė hetimin pėr tė zbuluar tė gjthė tė vėrtetėn pėr atė qė ndodhi me 21 janar. Prandaj, le tė lejojmė institucionet pėrgjegjėse shtetėrore tė merren me kėtė hetim dhe nė tė njėjtėn kohė ne presim nga udhėheqėsit tuaj politikė tė fokusohen nė cėshtje jetike pėr tė ardhmen e vendit tuaj”, tha Lajcak.

    Por cilat janė kėto cėshtje jetike, qė Bashkimi Europian u ka propozuar dy udhėheqėsve politikė, pėr tė ecur pėrpara, ndėrsa hetimi pėr 21 janarin vazhdon?

    “Para sė gjithash duhet tė ndėrmerren hapa konkrete qė tė mos ketė pėrshkallezim tė situatės. Sė pari, jo dhunė, jo retorikė nxitėse. Respekt tė plotė pėr shtetin ligjor dhe institucionet e kėtij shteti. Sė dyti, nevojitet rinisja e dialogut politik mes koalicionit qeveritar dhe opozitės, ashtu sic ndodh nė vendet e tjera europiane. Ky dialog duhet tė pėrqendrohet nė pėrgatitjen e zgjedhjeve lokale, tė cilat janė caktuar tė mbahen mė 8 maj dhe qė duhen zhvilluar nė atė mėnyrė, qė t’i jepet botės njė mesazh i fortė pozitiv. Se treti, duhet tė merreni seriozisht me rekomandimet e Komisionit Europian pėr vendin tuaj. Ato jane 12 rekomandime qė duhet tė adresohen nė nivel politik dhe kėrkon pėrfshirjen e si tė qeverisė edhe tė opozitės”, vijoi i dėrguari i BE-sė.

    Ndėrsa i pyetur nėse Bashkimi Europian i shikon si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme, zoti Lajcak dha kėtė pėrgjigje:

    “Kjo ėshtė njė pyetje pėr qytetarėt tuaj dhe pėr parlamentarėt tuaj, jo pėr mua”, tha Lajcak.

    Pėrpara se tė largohej nga Shqipėria, duke siguruar shqiptarėt pėr ndihmėn e Bashkimit Europian, i dėrguari i Brukselit kishte edhe njė mesazh njė ditė pėrpara demonstratatve tė opozitės.

    “Duke qenė se opozita ka paralajmėruar demonstrata tė tjera, do tė doja ta shfrytėzoja kėtė rast pėr t’i kėrkuar qytetarėve shqiptarė tė jenė, tė sillen me qetėsi dhe me pėrgjegjshmėri dhe tė mos lejojnė qė kėto demonstrata tė shndėrrohen nė provokime, aq mė tepėr nė dhunė”, apeloi Lajcak.

    Top Channel

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e tr0p0jan
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    ATJe Ku S`Ke Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    101
    Presidenti Dhe Ina Rama Refuzuan Komisionin Hetimor.Dy personat me te rendesishem persa i perket 21 Janarit.

    Epooo Skane Faj ata,mira ia bejne Sales qe i vuni ne ate Pozicion.

    Mire ka thene per Ina Ramen : Ajo eshte Silvia Konti

    e Ndersa Presindeti po perdoret nga dikush.Hmmmmm Ka president qe sdel te flase vete,por me keshilltare gjithe kohes !!!! Ēi Duhet Shqiperise nje President i tille,qe s`eshte ne gjendje te marre ne dore vet gjerat,perderisa ka kopetencat dhe cdo gje.

  10. #220
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Basha mes te tjerash le te kuptohet se komunikimi midis zyrtareve kryhej me celular. Biles thekson se "qeliza" ishte shume e ngarkuar dhe kishte pak veshtiresi ne komunikim.

    Sipas infove te K/Ministrit, komandimi kryhej me celular nga godina perballe, dmth nga kullat.

    Dikur nje mesues imi i fiskultures, ne forme tallje shprehej: "Stalini ka thene, NDERLIDHJA eshte sekreti i fitores".

    Ministri Basha gjithashtu shprehet, u organizua nje plan masash per mbrojtjen e nderteses se Keshillit te Ministrave dhe permend perimetrat mbrojtes.
    Nuk do te ishte me mire, nqs dhuna mund te fillonte, te parashikohej dhe fikja e "qelizave" te telefonise celulare ne zonat qe mbulon teatrin e dhunes.
    Nuk do te kishte qene me mire mbyllja e lokaleve te sherbimit publik apo edhe e ndertesave qe ndodhen prane teatrit te dhunes, fjala vjen lokali i Fidelit i cili u perdor si komanda e dhunes.

    Ilir Meta e deklaroi publikisht se i kishte percjellur informacionet e siguruar nga struktura e LSI ministrise se brendshme dhe k/ministrit.

    Nqs komanda e dhunes do te zhvendosej larg teatrit ku zhvillohej ngjarja dhe NDERLIDHJA celulare do te ishte pezulluar, jam i mendimit se dhuna ndaj shtetit do te kishte zgjatur me pak se ato 5 ore te tmerrshme.

    Personalisht jam i mendimit se Lul Basha eshte nje nga ministrat e brendshem me te paafte qe ka njohur ajo ministri. Mund te jete i afte tek ministria jashtme apo diku tjeter, por aty ku ndodhet sot eshte komplet out.

    Nqs Sala do te vendose te beje ndryshime ne kabinet, ministria e brendshme eshte vendi i pare ku keto ndryshime duhet te ndodhin ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 22 prej 26 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •