Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 259
  1. #241
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kryeprokurorja, “frikė” nga presioni i mazhorancės

    Presioni publik i ushtruar nga pėrfaqėsuesit e mazhorancės ka “trembur” grupin hetimor tė 21 janarit, si dhe kryeprokuroren Ina Rama, e cila ka urdhėruar qė godina e Prokurorisė sė Tiranės tė “kyēet”. “Frika” pėr daljen e “sekreteve” shtetėrore apo hetimore nė media, ka sjellė qė drejtuesit e akuzės tė marrin masa drastike ndaj grupit hetimor, duke i “kėrcėnuar” kėta tė fundit pėr largim nga detyra e deri nė ndjekje penale. Duket se sulmet e njėpasnjėshme tė mazhorancės ndaj organit tė prokurorisė pėr nxjerrje “sekreti” ka dhėnė frytet e veta, duke detyruar qė i gjithė grupi hetimor i “21 janarit”, i pėrbėrė nga pesė prokurorė dhe disa hetues, tė “izolohet”. Pjesėtarėve tė kėtij grupi u ėshtė ndaluar nė mėnyrė kategorike tė komunikojnė me persona “tė huaj”, madje ata nuk mund tė flasin pėr veprime hetimore me asnjė “polic” apo gazetar. Madje, hetuesit e ēėshtjes e kanė tė ndaluar tė flasin pėr veprimet hetimore edhe me prokurorė dhe hetues tė tjerė qė nuk kanė lidhje me 21 janarin. Megjithėse zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka deklaruar se nė asnjė rast grupi hetimor i 21 janarit nuk ka nxjerrė sekrete, sėrish janė marrė masa drastike, deri te ndalimi i hyrjes sė personave tė huaj brenda Prokurorisė sė Tiranės. Shpeshherė, kryeprokurorja Ina Rama, ka takuar disa prej prokurorėve tė cilėsuar “puēistė” nga Kryeministri Sali Berisha, duke u tėrhequr vėmendjen se i gjithė procesi duhet tė jetė sekret dhe nė konfidencė tė plotė.

    "Gazeta Shqip"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #242
    Majlinda Bregu nė NY Times: “Ja ku ka gabuar Daniel Korski”


    Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i ėshtė kundėrpėrgjigjur nė Nju Jork Tajms, njė shkrimi me titull “Ndalojeni vetėshkatėrrimin e Shqipėrisė” i publikuar nė kėtė gazetė me 27 janar nga Daniel Korski.
    Nė kėtė replikė, qė e titullon “Progresi i Shqipėrisė”, ministrja Bregu thekson se tė gjithė ata qė janė tė interesuar dhe tė informuar rreth vendit tonė janė shtangur prej tij. Ministrja e integrimit shkruar se Korski jep njė “pamje tė paplotė tė konkluzioneve tė OSBE-sė,pėrsa u pėrket standardeve tė zgjedhjeve tė 28 qershorit”. E kėtu ajo nėnvizon faktin se “nė raportin e OSBE thuhet se zgjedhjet i plotėsuan shumicėn e kritereve tė OSBE-sė dhe se nuk kishte asnjė evidencė tė numėrimit tė parregullt,apo manipulimit tė rezultatit.”

    Njė pikė tjetėr e pėrgjigjes sė zonjės Bregu ėshtė edhe perceptimi pėr nivelin e korrupsionit nė Shqipėri, ku ajo ka sjellė nė vėmendjen e lexuesėve tė prestigjozes amerikane raportin e Indeksit tė Perceptimit tė Korrupsionit tė Transparency International pėr vitin 2010.

    Majlinda Bregu: “Shqipėria renditet nė vendin e 87-tė nė njė listė prej 178 pjesmarrėsish. Jo mė larg se viti 2005 Shqipėria renditej e 126-ta nė njė listė prej 159 vendesh. Shqipėria ishte fituese e prestigjozit Ēmimit tė Shėrbimit Publik tė Kombeve tė Bashkuara pėr vitin 2010, pėr pėrmirėsimin e transparencės, gatishmėrisė dhe reagimit nė sektorin e shėrbimeve publike”

    Po ashtu, edhe ngjarjet e 21 janarit – tė cilat gjetėn njė pasqyrim tė gjerė nė mediat ndėrkombėtare, kanė qėnė nė qendėr tė pėrgjigjes sė Ministres sė Integrimit.Dhe njėkohesisht ajo ka nėnvizuar se Shqipėria nuk ėshtė njė vend nė luftė, siē do tė preferonin mbase krerėt e opozitės shqiptare:

    Majlinda Bregu: “Mė 21 janarkreu i opozitės dėshtoi nė pėrpjekjen e tij pėr tė rrėzuar me dhunė qeverinė e ligjshme. Ne falenderojmė Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian pėr mbėshtetjen e tyre nė kapėrcimin e kėsaj situate. Argumentet e z. Korski bėhen akoma mė tė habitshme kur ai sugjeron se BE-ja duhet t’i shfuqizojė institucionet shqiptare dhe t’ia nisė nga fillimi, njė masė qė merret vetėm nė njė vend tė sapo dalė nga lufta.”

    Klan

    http://www.nytimes.com/2011/02/14/op...t-edlet14.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Kryeprokurorja, “frikė” nga presioni i mazhorancės

    Presioni publik i ushtruar nga pėrfaqėsuesit e mazhorancės ka “trembur” grupin hetimor tė 21 janarit, si dhe kryeprokuroren Ina Rama, e cila ka urdhėruar qė godina e Prokurorisė sė Tiranės tė “kyēet”. “Frika” pėr daljen e “sekreteve” shtetėrore apo hetimore nė media, ka sjellė qė drejtuesit e akuzės tė marrin masa drastike ndaj grupit hetimor, duke i “kėrcėnuar” kėta tė fundit pėr largim nga detyra e deri nė ndjekje penale. Duket se sulmet e njėpasnjėshme tė mazhorancės ndaj organit tė prokurorisė pėr nxjerrje “sekreti” ka dhėnė frytet e veta, duke detyruar qė i gjithė grupi hetimor i “21 janarit”, i pėrbėrė nga pesė prokurorė dhe disa hetues, tė “izolohet”. Pjesėtarėve tė kėtij grupi u ėshtė ndaluar nė mėnyrė kategorike tė komunikojnė me persona “tė huaj”, madje ata nuk mund tė flasin pėr veprime hetimore me asnjė “polic” apo gazetar. Madje, hetuesit e ēėshtjes e kanė tė ndaluar tė flasin pėr veprimet hetimore edhe me prokurorė dhe hetues tė tjerė qė nuk kanė lidhje me 21 janarin. Megjithėse zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka deklaruar se nė asnjė rast grupi hetimor i 21 janarit nuk ka nxjerrė sekrete, sėrish janė marrė masa drastike, deri te ndalimi i hyrjes sė personave tė huaj brenda Prokurorisė sė Tiranės. Shpeshherė, kryeprokurorja Ina Rama, ka takuar disa prej prokurorėve tė cilėsuar “puēistė” nga Kryeministri Sali Berisha, duke u tėrhequr vėmendjen se i gjithė procesi duhet tė jetė sekret dhe nė konfidencė tė plotė.

    "Gazeta Shqip"
    Cuditem se si kjo sjellje e prokurores , perben lajm?
    Eshte puna e tyre e tille qe nuk duhet te japin informacione mbi cdo lloj hetimi.
    U duket cudi prokuroreve tane qe te mos shesin me lajme neper gazeta?
    pike e zeze ku kemi mberitur !
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #244
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,

    Ky eshte nje artikull teper i goditur. Me pelqen analogjia e gjetur shume ne fillim te artikullit.
    Hapi syte e shiko lejo drite ne trurin tend prej militanti te verbuar.

    Shekulli
    - Sali Berisha mbron vetem karriken e Sali Berishes
    - Nga Alban Dega Nju Jork

    Paranoja puciste e Sali Berishes dhe e Enver Hoxhes



    Disponohen tė dhėna tė plota pėr sasitė e eksplozivit, tritolit dhe kallashnikovėve, me tė cilėt do tė realizohej sulmi final pėr tė hyrė nė ndėrtesė. Disponohen tė dhėna tė plota mbi armėt e sofistikuara, ēadrat-pistoletė, stilolapsat-pistoletė, thikat me helm qė do tė pėrdoreshin nė stadet e caktuara tė kėtij grushti shteti, tė kėsaj pėrpjekjeje tė turpshme pėr tė marrė pushtetin me dhunė… Ne do tu tregojme vendin gjithe pucisteve “.u shpreh dje kryeministri i Republikes se Shqiperise Sali Berisha ne mbledhjen e Qeverise. Poliagjenti Mehmet Shehu kishte marre udhezime te hollesishme nga agjenturat e huaja e huaja imperialisto- revizioniste qe te elemiminonte Sekretarin e Pare me bastun- pistolete, me pilula helmi me veprim te ngadalshem me qellim qe te permbyste pushtetin popullor dhe te vinte ne fuqi…. Kjo veprimtari puciste e poliagjentit Mehmet Shehu deshtoi me turp ne saje te vigjilences revolucionare marksiste- leniniste te Partise sone. Partia u tregoi vendin pucisteve ” shkruan Enver hoxha ne tablon Sinoptike per Veprimtarine Puciste te ish- poliagjentit Mehmet Shehu ketu e 29 vjet me pare. Dy epoka. Dy regjime. I njejti fill komploti. E njejta gjuhe. I njejti mendim. Pike per pike te njejta edhe mjetet qe do te perdoreshin kunder shokut Enver dhe kunder shokut Sali, dy ish- sekretareve te PPSH-se. Njeri i pari i krejt vendit. I dyti i pari i Spitaleve te Tiranes.
    Pike per pike “Beme baba te te ngjaj “
    Pike per pike paranoja puciste e Sali Berishes eshte njesoj si ajo e babait te tij ideologjik e shpirteror Enver Hoxha. Dy trupa qe i bashkon e njejta koke. Koka enveriste, staliniste kunder cdo puci e komploti kunder karrikes se tyre.

    Sali Berisha mbron vetem Sali Berishen


    Cila eshte e verteta e kesaj paranoje puciste te enveristit Sali Berisha!? Cila eshte e verteta e “mbrojtjes” stoike te Sali Berishes per gardistet e tij “ heronj” !? Cili eshte roli i Sali Berishes dhe sherbetoreve te tij politike e mediatike ne kete puc, ne kete grusht te sajuar shteti!?
    Asnje gardist, as kryegardist nuk do te qellonte kunder vllait te vet pa urdherin e Krye Kryegardistit te Mafias se korrupsionit ne qeveri Sali Berishes. Sali Berisha i quan heronj gardistet ekzekutore per tu percjelle shqiptareve mesazhin mortor se kryeheroi eshte ai.
    Se pa urdherin e tij askush nuk do te terhiqte kembezen vrastare. Per tu percjelle shqiptareve, popullit te vet kryemesazhin se nuk do te hezitoje te ekzekutoje krejt shqiptaret dhe vet Shqiperine po u kercenua karrikja e tij e pushtetit ekzekutor!
    Prandaj Sali Berisha nuk ia dorezon Prokurorise se Pergjithshme e ligjit gardistet e akuzuar . Ka frike se perballe hetuesve e prokuroreve profesioniste , perballe drejtesise do te nxjerrin emrin e urdherdhenesit te vertete. Ka frike se ata nxjerrin emrin e Sali Berishes si urdheruesin real te ekzekutimit te tre protestuesve te pafajshem.

    Avokat i zellshem i krimit

    Sali Berisha nuk pjerdh per Presidentin e Shqiperise nga partia e tij Z. Bamir Topi e jo me te caje koken per gardistet e as per ligjin. E ka shkeluar ate qindra, mijera here. Po e shkel perdite e me teper.
    A nuk veproi keshtu dje me Gazmir Dibren per skenarin e Berishes kunder nipit te ish- Presidentit Mojsiu!?
    A nuk i mbrojti me cdo rruge e me cdo menyre kryehajnat e autostrades se kombit Lulezim Basha, te Gerdecit Fatmir Mehdiu duke paralizuar e flakur tej ish- prokurorin e ceshtjes se shekullit Zamir Shtylla!?
    A nuk mbrojti me te gjitha mjetet zevendesin e tij te sterkorruptuar e te kapur me presh ne duar Ilir Meta nga zevendesi i tij Dritan Prifti!? Pse?
    Per burreri!? Per bese!? Per solidaritet njerezor!? Aspak .
    I mbrojti sepse si I pabese qe eshte per vete mendon se te gjithe jane si aid he ia nxjerin ne pah krimet e tij e te krejt klanit te vet.
    Duke mbrojtur gardistet, Sali Berisha mbron vetem Sali Berishen e askend tjeter! Mbron me zjarr e me hekur vetem karriken e Sali Berishes e asgje tjeter!!!

    Nje alibi e cmendur mashtruese

    Pikerisht per te shmangur dhe terhequr vemendjen nga shkeljet flagrante te ligjit, nga neperkembja e perditshme e Kushtetues se Shqiperise ne politiken e brendshme e ne ate nderkombetare sic qe marreveshja atdheshitese e Otrantos me Athinen, Sali Berisha sajoi alibine e cmendur puciste.
    I vetmi motiv dhe synim i mendjes se cartun te Sali Berishes eshte per te mbrojtur Sali Berishen. Me nje gur godet kater zogj: liderin e opozites Edvin Rama, Presidentin, Prokuroren e Pergjithshme, SHISH-in qe ia dine te gjitha horlliqet e vjetra e te reja, sepse ne krye nuk eshte me Gazidede Berisha.
    Fillimisht ai akuzoi opoziten si autore te grushtit te shtetit. Kur nuk i dolen as tanket e as autoblindat, as kallashnikovet e as dinamitet , as gjeneralet e as kolonelet e implikuar e nderroi melodine.
    Kur nuk i dolen as pamjet e opozitareve dhe protestuesve te armatosur qe qellonin njeri tjetrrin, kur nuk i dolen asdgjekundi kokat e opozites ne krye te bandave te “ krimineleve, hajduteve, bllokmeneve, narkotrafikanteve, lavireve te rruges”perseri e nderroi pllaken.
    Tani ne balle te grushtit te shtetit perkrah liderit te opozites Edvin Rama ka vene Presidentin Bamir Topi, kryeprokuroren e Republikes Ina Rama, kryetarin e SHISH-it Bahri Shaqiri, cilindo insitutcion qe ende ruan nje fare pavaresie dhe zbaton ligjin e jo Saliqin! Pse!?

    Shperblim mercenaresh apo blerje e heshtjes !?

    Sepse te keto institucione pertfshi edhe ato te zgjedhura me votat e tij dhe te partise se tij ushtare besnike, paranojaku Berisha shikon rrezikun kryesor per karriken e tij dhe venien ne bangon e te akuzuarit per shkelje kushtetute, per korrupsion, per lidhje me krimin e organizuar. Shikon fundin e tij te turpshem !
    Pse!? Sepse secila prej ketyre hallkave di shume per paudhesite e tij, per krimet e tij, per shkeljet flagrante e ne cdo hap te ligjit prej Sali Berishes.
    Hapi i pare qe hodhi pas cdo akti korrupsioni e hajnie te qeveritareve te tij ishte corientimi dhe keqtdrejtimi i drejtesise ne rrugen qe i leverdiste Berishes per te mbrojtur vetem Berishen. Kur deshtonte, mbrohej duke risulmuar me alibi e mashtrime te reja.
    A nuk qe e tille edhe shperblimi i ruajtesve te rendit dhe i gardisteve, te cilet i mban ne karantine te mirefillte brenda Murit te Madh Kinez te Kryeministrise vetem e vetem per te mbrojtur Sali Berishen dhe karriken e tij te pergjakur me urdherat e tij prej kryeekzekutori te mirefillte.
    A nuk shperbleu me para e me poste ekzekutive si Bashkim Gazidede, gjeneral dhune si Agim Shehu me 130 milione leke per te njejtat aresye.
    Shperblimi i cdo mercenari te tij me para, me poste eshte nje akt blerjeje e heshtjes se tyre per krimet e tij. Eshte nje ofendim e jo nje vleresim per plaget e tyre. Eshte nje shperblim tipik mercenari per te mbrojtur Sali Berishen jo rendin e sigurine, jo institucionet me te cilat spekullon e genjen edhe me keq se vete Nastradini!

    Shkembime favoresh midis hajnave te korruptuar

    Kur shperblen me tendera e djersen e popullit, sic shperblen me karrike ministrash e poste te lara diplomatike bijte e bijat e “bandes se gangasteereve” mafian e korruptuar, ai vetem blen besnikerine e tyre deri ne vdekje per pushtetin me vota te vjedhura!
    Kur ben avokatin e cdo hajni qeveritar e buldozeri te korrupsionit te kapur me presh ne duar si Ilir Meta, Lulezim Basha, Fatmir Mediu, Genc Ruli, Majlinda Bregu, Aleksander Frangaj, Artur Zheji, Fatri Balliu, Blendi Fevziu“Klani”,“ ABC-ja e RTSH-ja.… e cdo vide politike, e cdo suste mediatike te karrikes e kolltukut te tij oligarkik e kleopatrik, ai mbron vetem Sali Berishen e askend tjeter.
    Shihni me vemendje se cili eshte skalioni i pare i teorieve dhe paranojes se sajuar keq puciste te Sali Berishes qe ndryshon nga dita ne dite, nga ora ne ore, nga minuta ne minute. Ne radhet e tij me te zellshmit ne mbeshtetje te Berishes jane pikerisht me te akuzuarit dhe me te demaskuarit per hajni, per korrupsion, per krim te organizuar .
    Padrinoja i Mafias se dale krejt jashte kontrollit mbron ceten e tij te kusareve.Ceta e hajnave mbron “il Capo delli capi “ te Koza Nostres qeveritare.

    A mos kjo Mafia ka blere edhe anesine e nderkombetareve!?

    Ajo qe me shqeteson me se shumti eshte heshtja dhe qendrimi i njeanshme i disa perfaqesuesve bile dhe diplomateve perendimore ne Tirane perballe vjedhjes se votave, apo sic u tha ashiqare “numerimit te keq ose shume te keq ne 30 per qind te tyre”, perballe korrupsionit galopant, perballe hajnise qeveritare. Pse !?
    Jane perfolur edhe diplomate te BE-se e eurodeputete per afera korrupsioni, per seli me qera korruptive, per vila private ngjitur me VIP-a te mafias shqiptare ne qeveri.
    Jane perfolur per implikime ne afera te dyshimta dhe allishverishe te paligjshme multimilioneshe deri ish- funksionare te larte politike, ushtarake e diplomatike te huaj, ku Fazlicet e co. kane vetem rolin e sekserit dhe te pimpit- kodoshit te Mafias serbo –ruse .
    Eshte nje fakt i mirenjohur sot per shqiptaret se deri edhe ish-Sekretari per Sigurine Kombetare te SHBA-se, per te mos folur per kongresmene si Trafikant kane perfunduar ne pranga e jane denuar me dy- tri e deri tete vjet burg per korrupsion, fshehje taksash.
    Eshte nje fakt i mirenjohur se deri ish- drejtore drejtorish strategjike ne sherbimet sekrete ose te sigurise jane rekrutuar nga ish- KGB-ja ose agjenci te tjera spiunazhi.
    Eshte fakt i mirenjohur qe lobingu ka si motor e moral kryesore parane.
    Do te ishte ne nderin e Departamentit amerikan te Drejtesise dhe te struktuave perkatese te BE-se te hapnin hetime per cilindo rast te perfolur per korrupsion ne Shqiperi. Emrat e tyre jane ne listat dhe lejet e lobingut te leshuar nga keto insitucione, ne biznese multimilioneshe e investime strategjike e fitimprurese, si dhe ne shume artikuj gazetash te pavarura apo te opozites.

    ------------------------------------------------------------
    Ju pershendes

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke gjetur te alban dega.. dege ku te kapesh o kontras..
    lol

    dega qe ke sjelle ti ketu eshte degz e nji zinzhiri degesh.. stalinisto enveroiste.. qe per fat keq nuku gjeten arsye dhe force te rishikojne veprimtarin e tyre stalinoiste enveroiste ne gjithe degzimet e tyre..

    ki dega yt o kontras.. eshte zgjatim i deges enveriste sot ne usa.. por me degza e rrenje dhe ne tropoje e tirane.. e ne kosove..
    vazhdojne te mbjellin te keqe.. e vetem te keqe.. pra vrasje intriga e kurthe e atentate..
    dhe ne usa prandaj kan shkuar..
    ti shpetojne llogari-dhenjes..

    me kujtonet kur diku nga 90 91-shi..kur saliu vetem sa kishte shkruar dicka ne shtyp ather e sapo ish perhapur fjala se saliu..kardiologu.. kish thene ca gjera ne mbledhjen e famshme te ramizit me ca intelektuale..

    se ckish then saliu un si popull nuku dija gje te sakte..
    vetem se dolli llafi se..kish then ne sy te Ramizit.. se.. duhet Pluralizem i vertete..
    kaq..

    ne nji oborr shpije ne tirane vinin vizitore..
    kish vdekur nje burr i moshuar..
    burri ishte nga veriu.. po jetu ne tiran 40 vjet..
    mes te ardhurve per ngushellim isha dhe un me njeriun tim..
    ne nje si verande bisedonin ca burra..
    nuk i njihja po miku me tha se jan x e y etjetj.. me origjin veriore sigurimso-tropojanore.. dhe kosovaro-sigurimso-ore
    ata turfullonin me sa degjova gjera politike..

    mbas pak hyn nje burr i gjat ne oborr..
    ki me tha miku eshte vjehrri i Sali berishes..
    vura re se grupi i burrave verioro-tropojano-sigurimsore.. e kosovaro-enverore.. nuk e afruan kte burrin qe na qenkish vjeherr i saliut..
    bile hapur cfaqen urrejtje e distance me kte verioro-vjehrro-saliun..

    me beri pershtypje..

    ki vjehrri beri sikur nuk e vuri re qendrimin e atyre tropojanorve sigurimsore..e foli e qeshi me ca tjere..

    kurse ata.. grupi sigurimsor envero-stalinor.. tropojo-dego brendeshmo-ore.. vazhduan turfullimin.. politik ku mes tjerash hidhej bubullima kunder doktorit qe kishte FOLUR..
    pra kunder Kardilogut..
    mes ketire o kontras.. ishte ki me i madhi i deges se degajve.. ish oficer sigurimi veteran..

    pra pa bere asgje Berisha der ahere se as parti PD nuku qe formuar..as azem skish vrare akoma as vlor 97 skish bere as gerdec e as 21.. as kish shit ujra greqise.. as kish fut shqiperine ne islam konferenca.. as kish vra remzi.. e as kish furnizu makin serbie me nafte.. as kish vjedh vota e bllokue kutia.. e as video ilir mete skishin dale..
    pra ishte thjesht kardiogu.. qe sejcili nga ata tropojano sigurimsat e moshuar.. ishte dhe pacient i Doktorit..

    pra vec nder e kujdes kish derdh Berisha mbi keta m.uter.. por ata ishin gati ta varnin ne litar..vetem se kish pas thene tek Ramizi.. DUHET PLURALIZEM.

    hajde Krim hajde qe sapo kish bere Saliu..

    pra dhe ki degza jote eshte nje kulish i tille qe.. pamvaresisht cfar tjerrin.. e sajojne e spekulojne.. e verteta eshte se e kan urryer Saliun pse.. doli nga TUFA..pra pse saliu desh DEMOKRACI ne Shqiperi e jo vazhdim te gulagoizmes..stalino enveriste..

    keshtu mo kontras i degve te enverizmes ne USA..


    ..

  6. #246
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendtje.

    Ke kohe qe shkruan ketu dhe ti vete e di qe shpesh here je kontradiktore ne ato qe ke thene kohe perpara dhe ato qe thua tani.
    Gjithsesi mua ske pse me kundervihesh pasi nuk jam kundra teje thjeshte ne dallim nga ti une nuk anoj nga nje krah dhe nuk bej qorrin dhe shurdhin.

    Po te bashkengjis nje korespondence timen me Edi Rama.

    Nje dite te bukur vendosa ti shkruaja nje email te gjate me disa pika dhe mora nje pergjigje te qe nuk ishte as mish e as peshk tipike alla-shqiptare.

    Lexoje se ndoshta do ta kuptosh ku dua te dal.

    Te pershendes:

    Shkrimi im si me poshte dhe me thuaj cmendon. Me pelqen nje opinion i nje militanti te flaket si ju


    Pershendetje Edi Rama,

    Nuk e kam idene pse po ju shkruaj pasi personalisht nuk besoj ne kontaktimet me "udheheqjen", por thjeshte si nje shtetas shqiptar mendova te hedh ne leter (email ne kete rast) ate cfare une mendoj.
    Me quajne XXXXXX dhe jam nga Tirana. Prej mese 13 vitesh jam larguar dhe aktualisht banoj ne XXXXXXXXX. Udhetoj shpesh midis Tiranes dhe XXXXX dhe pa dashur te behem servile, them se meritoni komplimente per menaxhimin e shume punimeve ne kryeqytet.

    Tirana ne nje fare menyre po ndryshon perdite, packa se ne menyre kaotike dhe pa shume vizion per te ardhmen. Mirepo, shume gjera kane ndryshuar per mire dhe nuk eshte e nevojshme te kerkosh per to. Secili qe ka sy dhe shikon, i gjen dhe i has ato perdite.

    Sido qe te jete, arsyeja kryesore perse doja t’iu shkruaja, eshte qe te shpreh nje mendim timin personal rreth menyres, sesi OPOZITA, qe eshte e drejtuar nga ju, ka vendosur te vije ne pushtet dhe te ofroje dicka me ndryshe nga pozita aktuale.

    1. Mendimi im eshte, qe shume nga figurat dhe aktoret kryesore te opozites jane teresisht te konsumuar. E them kete pa mare parasysh shume meritat e tyre ne te kaluaren.Mirepo ne nje Shqiperi te re, nuk besoj se do te kete vend per figura te dyshimta te cilat do te jene nje "pike e dobet" ne opozite. Nuk dua te permend asnje emer pasi kam pershtypjen qe ju gjithashtu e dini nje gje te tille, por fatekeqesisht nuk keni arritur qe ne menyre diplomatike te benit nje distancim politik ndaj tyre.
    2. Opozita po akuzon ne menyre te drejteperdrejt qeveritare dhe figura te pozites per vjedhje apo korrupsion apo edhe per lidhje mafioze. Kjo po behet perdite dhe me te gjitha format. Sikurse shikohet deri me sot, s’ka patur asnje rezultat, pasi mentaliteti ne Shqiperi eshte qe "gjithsekush pasurohet per vete (politikanet)". Duke bere akuza publike, opozita nuk arrin asnje gje, vetem thjeshte po perforcon "paragjykimin" e popullit per qeveritaret edhe politikanet ne pergjithesi dhe kjo besoj nuk iu ndihmon aspak as juve dhe as opozites, pasi mund te kete nje efekt te kundert.

    3. Opozita dashur pa dashur kalon shpeshhere ne kercenime te hapura per manifestime dhe demonstrime "kercenime"( kam vene ne thonjeza dhune pasi nuk jane me teper sesa demonstrime per te testuar publikun sesa po i ndjek ) neper rruge apo sheshe. Mendimi im eshte qe ne kete menyre, nuk do te arrije asnje gje me teper sesa arritet me "greven e urise" apo ne ato denoncimet e perditshme pasi forca politike ne pushtet po tregon nje fodullizem te pa pare dhe per kete po keshillohet ne menyren me te perkryer nga keshillues qe jane asnjanes dhe teresisht pa ndonje bindje pervecse bindjes tek paraja.

    Me keqeardhje konfirmoj qe aktualisht ne Shqiperi nuk ka nje opozite te afte per te ndryshuar apo ofruar ndryshime pasi deri me sot nuk kam degjuar asnje opozitare te dale me nje program te mirefillte apo ide qe do te ishin te kuptueshme per opinionin publik.
    Kam pershtypjen qe opinioni publik ne Shqiperi eshte i lodhur ne maksimum nga demonstrimet tipike te vendeve te botes se trete, vetem ne rastet kur jane te detyruar, sikurse ishte rasti i fundit i manifestimit te qeverise, gje qe me kujtoi dhe njehere festimet me rastin e 1 Majit (qe ne kohen e demokracise eshte zevendesuar me ate te 8 Dhjetorit).

    Nuk mund te besh ndryshim duke sulmuar dicka qe po bejne te tjeret pa ofruar alternativen tende. Nuk besoj se z Gjinushi (sado i nderuar mund te jete) te jete nje kandidature e denje apo nje alternative perballe z Ruli pasi per mendimin tim eshte si te heqesh nje "vrime te zeze" dhe ta zevendesosh me ate me vrimen e "ozonit".

    Nuk mund te behet opozite me njerez te dyshimte pasi askush nuk te beson. Juve aktualisht dukeni qe e keni humbur qetesine dhe logjiken e ftohte, pasi nuk po arrini te krijoni nje plan te mirefillte per te ndryshuar menyren qeverisese ne Shqiperi. Nuk dua aspak t’iu akuzoj, por menyra e zgjedhur per te bere opozite eshte thjeshte nje kopje e atij qe eshte aktualisht ne pushtet (pa dashur t’iu ofendoj, bazohem vetem tek reagimet tuaja ne shume momente ku ruajtja e gjakftohtesise do te ishte shume me teper dinjitoze sesa kundra deklarata me epitete ofenduese).

    Personalisht mendoj qe fushata denoncuese qe ndermori opozita ishte nder gabimet me te pafalshme te saja pasi ishte nje prodhim i mendjeve te nxehta dhe jo nje rrjedhe e nje vendimi te rrahur mire.

    Per ta shtjelluar me teper idene pse mendoj qe ishte nje zgjedhje e gabuar e opozites fushata denoncuese, po marr si shembull rastin e marreveshjes per kufirin detar me Greqine. Per mendimin tim, fakti qe kjo marreveshje u denoncua nga nje media shqiptare dhe jo nga politikanet, pati nje efekt me te madh tek popullsia dhe tek Gjykata Kushtetuese sesa do te kishte po sikur kjo marreveshje te ishte denoncuar nga politikanet e opozites. Mendoj qe edhe ne rastin e denoncimeve te fundit te bera nga deputete te opozites, keto denoncime duhet ne nje apo tjeter menyre te ishin bere nga media dhe t’i ishin servirur medias ne menyre qe te dilnin nga nje burim i "pavarur" dhe t’i ishin servirur publikut si "zbulim" i medias dhe jo i opozites.
    Kjo do te kishte patur efekt pozitiv dhe tek ajo pjese e publikut qe e ka humbur besimin teresisht tek politikanet, por ama lexojne apo degjojne dicka.

    Po mendoj qe qellimi i ka errur gjykimin opozites dhe nuk po del askund dhe nese vazhdojne keshtu besoj se nuk do te dale ne asnje vend, por do te qendroje vend numero dhe do te numeroje sesa vjedhje jane bere nga qeveritaret.
    Per ta perfunduar ju uroj packa se vone Gezuar Vitin e Ri .

    Me nderime
    -----------------------------------------------------------------------

    Pergjigja e tij ishte :


    E lexova me vemendje letren Tuaj dhe mirekuptoj mungesen e natyrshme te njohjes se gjendjes ne Shqiperi per shkak te jeteses larg prej 13 vjetesh. Faleminderit gjithesesi per mundimin e shkrimit te mesazhit te gjate.


    Qofshi mire


    Edi Rama

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e lexova dhe une o Kondra.. letren qe i ke bere Ed Rames dhe pergjigjen e tije..

    mendoj se duhet lavderuar Ed rAma qe ka gjetur kohe te te jap pergjigje..

    une o kontras.. nuku e kam kte mundesi ti shkruaj Saliut Berisha sepse nuk ja di emailin por dhe se.. edhe po tja dije nuk besoj se ai do me kthej pergjigje..

    Ne letren tende drejtuar Rames ve re se ti e don Ramen e ja qan dhe hallin..
    Shoh se ke iluzione per figuren e tij e se mundohesh tja lehtesosh ngarkesen duke i dhene keshilla se si ai ta beje sa me euro atlantike Partin e tij Roberto perleko-iste Tom dosho ruco caushiste..

    Kontro..

    ne se je idealist mund ta vazhdojm diskutacionin bashke..

    ne se e ke problem hallin e PS-se se Bosave te Betonit.. ahere nuku do e zgjas kte muhabet.

    pra po hedh ca mendime duke te menduar provizorisht si idealist..

    qe te kuptoc nje politikan.. shikoja surratin..
    pra profilin si njeri.. jo pamjen e jashtme..

    edvini ka filluar luften personale kunder Sali Berishes qe ne sekondat e para kur dhjetoristet po perpiqeshin te formojne partin e re..PD-ne..

    po kush ishte Saliu athere..
    nje mjek i mir njohur.. nje shkencetar .. nje pedagog i mire e nji burre i mir njohur per ndershmeri morale e shoqerore..
    pse valle edvini qe ne ato caste fillon te luftoje profesorin Sali..
    Cpo bente Saliu te keqe ahere?
    Shkoj te studentet e ju bashkangjit levizjes se tyre..
    nje akt teper njerzor e demokratik..

    dalim te Lul Basha..

    sapo i panjohuri me pare..Lul Basha u cfaq si nje nga te rinjte e afruar ne KOP.. pra as minister as deputet e as pushtetar e as ish pushtetar.. e as ndonji figure e PD-se.. me urgjence Edvini filloj lufte personale ndaj ketij djaloshi simpatik..

    nuk la shpifje pa bere..
    jo po mama lulit dashnore e Enverit.. e luli cun i enverit..
    jo po luli qe qesh.. jo po luli agjenti serb qe ngre akuza kunder UCK-se.. jo po ka kaq unaza e kaq sahate kaq euro e kaq pallate..
    pra nje buqete me shpifje prodhoj edvini yt..per djaloshin po thuajse te panjohur e pa asnji pushtet ..Lul Bashen..

    Koha tregoj se Lul Basha i perballoj gjith angazhimet e tija Post KOP-iste..
    U be deputet me vot te lire..
    U be minister sipas krejt normave ligjore.. dhe sot Kemi..

    Shqiperi ne NATO
    RRUG te KOMBIT
    LeVIZJE te LIRE

    pra tre fitore qe do ja kish zili cdo shqiptar..
    Dhe si ja mbrriti Luli ( me shok sigurisht) ketyre arritjeve?
    Me pun e perkushtim por dhe duke pasur cdo sekond nga pas e para persekutimin sistematik te felliqur te Edvinit.. Ina Rames e te MEdias mafioze Pro-Edvin..





    Cpati pra edvnua me Lulin ne kto vite..?
    Po me Saliun kto 20 vite qe nga sekondat e para kur merrte jete PD-ja..?

    Pra ju edvinistet duhet te reflektoni..

    Te mendoni se kini te beni me nji Enver e Stalin bashke.. me nji bizantin e Rasputin..me nji djall me nji uriahip e Jago.. me nji rudin-rrahes e delin-xhveshes.. me nji anet rrahes e kristaq-vrases.. me nji femije-braktises e matild-cmendes.. me nji hajdut e squfuruso-kancerizus te ajrit te Tiranes..

    pra pse e doni?

    jini si ai?

    apo.. meqe gjishit i duket tepke si enveri..

    aaaa.. makadal djema..



    ..

    megjithate.. edhe se nuk me ha palla per sojin edvinist.. e rajane qe ai nxjerr ne bulevard.. perseri ju them te gjithve..

    rrini neser me mamin ne shtepi.. se ju bie me mire..
    mos ndiqni shembullin e ziver masko-plackitesit.. e te aleks te pangopurit.. qe edhe se ish milioner.. donte akoma.. donte krytar kamune.. me fitu tendera rrugesh.. e u nis me vra polic djem nenash.. e vate ne fshat.. qe ta qajne.. grat..

    ...

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga kundraRRYMES Lexo Postimin


    Pershendetje Edi Rama,

    Nuk e kam idene pse po ju shkruaj pasi personalisht nuk besoj ne kontaktimet me "udheheqjen", por thjeshte si nje shtetas shqiptar mendova te hedh ne leter (email ne kete rast) ate cfare une mendoj.
    .................................................. ..

    Me nderime
    -----------------------------------------------------------------------

    Pergjigja e tij ishte :


    E lexova me vemendje letren Tuaj dhe mirekuptoj mungesen e natyrshme te njohjes se gjendjes ne Shqiperi per shkak te jeteses larg prej 13 vjetesh. Faleminderit gjithesesi per mundimin e shkrimit te mesazhit te gjate.


    Qofshi mire


    Edi Rama
    Me demek as qe ta pordhi letren fare kryetari
    Sa te keni kryetar Edin , ne opozite do jeni e rrugeve do vriteni si qen, per karigen e kryetarit
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #249
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Une nuk i drejtohem kurkujt me 'kryetar' apo me ndonje epitet tjeter.

    Ju te dy siperfolesit jeni ekstremiteti i djathte i politikes shqiptare. Aq ekstrem jeni sa nuk e kuptoni qe keni kaluar dhe imitoni sjelljen e dikurshme te atyre servilave te komunizmit.

    Brar, une sjam militant partie sikurse e shikon tek shkrimet e mia mundohem te mos me kapi entuziasmi apo gjakenxehtesia e momentit. Thjeshte doja te jepja mendimin tim rreth sjelljes se opozites qe nuk po di te beje opozite ne shqiperi.
    Ju sikurse e kam thene dhe njehere "Messiah" juaj qe e ka shendruar PD ne nje grup familjaro shoqeror me prirje naziste dhe komuniste te theksuara po mundoheni te trembni njerzit me kercenime deri ne vrasje.
    Nivel teper i ulet ne te arsyeturar dhe ne te gjykuar.

    Ju pershendes

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET
    PD: Rama, psiqikisht i sėmurė, fyerje amorale pėr 20 mijė komisionerė socialistė. Strazimiri: Gjuha ordinere e Edi Ramės, produkt i dėshtimit fatal nė Strasburg
    17-02-2011 / Gazeta 55


    Partia Demokratike thekson se kreu i opozitės Edi Rama mori zero mbėshtetje nė Strasburg dhe Bruksel pėr planet e tij, tė rrėzimit tė pushtetit me dhunė dhe instalimin e diktaturės bllokmene, ndėrsa nė shenjė dėshpėrimi po i kundėrvihet me epitete tė gjuhės sė rrugės institucioneve tė shtetit dhe qeverisė legjitime tė dalė nga zgjedhjet e lira dhe tė ndershme tė 28 qershorit 2009-ė



    Deputeti i Partisė Demokratike Gent Strazimiri, deklaroi sot gjatė njė komunikimi tė tij me mediat se, gjuha banale, tipike rrugaēėrore e Edi Ramės, (e vėnė nė jetė pas dėshtimit dhe injorimit tė turpshėm tė amendamenteve raciste tė opozitės nė Parlamentin Evropian, pėr t’i kthyer regjimin e vizave qytetarėve shqiptarė), me tė cilėn ai etiketon institucionet e qeverisė, ligjvėnėse dhe kushtetuese tė vendit, ėshtė grahma e fundit e njė organizatori krimi. Deputeti demokrat Strazimiri, iu referua daljes sė djeshme tė Edi Ramės pėr mediat, ku edhe pse ka marrė njė mesazh shumė elokuent dhe tė kuptueshėm nga Brukseli, vazhdon t’i vėrsulet me kėrcėnime qeverisė legjitime tė dalė nga zgjedhjet e lira dhe tė ndershme nė 28 qershor. “Dje, i sapo kthyer nga misioni i tij i turpshėm pėr bllokimin e vizave pėr shqiptarėt, Edvin Kristaq Rama, krye-autori i puēit tė 21 Janarit, me gjuhė ordineri shprehu nė media, dufin e tij tė madh pėr disfatėn e tij tė plotė nė Strasburg, duke iu drejtuar pushtetit legjitim tė vendit me fjalėt “ndyrėsi” dhe “ndyrėsira”. Kreu i bllokmenėve tė rinj etiketoi me gjuhėn ordinere mazhorancėn legjitime tė vendit, sepse nė Strasburg, deputetėt e tė gjitha grupeve, jo vetėm hodhėn poshtė me neveri, pėrpjekjet e tij dhe tė lobit racist antishqiptar pėr anulimin e vizave pėr shqiptarėt apo sanksione tė tjera, por dėnuan njėzėri dhunėn dhe pėrdorimin e saj pėr marrjen e pushtetit, si dhe shndėrrimin e PSSH nė njė parti dhunė nga zoti Rama dhe bllokmenėt e rinj”- u shpreh Strazimiri. Sipas tij, Edi Rama u prit nė selinė e Parlamentit Evropian nė Strasburg me pėrēmim dhe si bajloz dhune. “Njeriu qė i mohoi atėsinė dhe kafshatėn e gojės pėr 13 vite djalit tė vetė, puēisti qė rrethoi me zjarre, gurė, hunj Kėshillin e Ministrave pėr 5 orė pėr tė marrė me dhunė pushtetin, Kryetari i Bashkisė sė tretė mė tė korruptuar nė botė, i tmerruar nga dėnimi dhe pėrēmimi qė gjeti si bajloz dhune nė tempullin e demokracisė Europiane, nė pėrēartjen e tij ordinere do tė etiketonte me fjalėt ‘ndyrėsi’ dhe ‘ndyrėsira’ mazhorancėn aktuale, pėr tė dėshmuar antikulturėn e urrejtjes qė ushqen pėr pushtetin e dalė nga vota e lirė e qytetarėve shqiptarė”- theksoi ai. Duke kujtuar se cenimi i institucioneve kushtetuese dhe sulmet ndaj qeverisė legjitime bėhen nga njė karikaturė e fundėrrinave tė kulturės sė bllokut, deputeti Strazimiri tha se Edi Rama ėshtė shembulli mė negativ i shoqėrisė shqiptare, pasi ai ėshtė mbartės i dhunės familjare; pėr vite me radhė s’ka pranuar atėsinė e fėmijės sė tij, keqtrajtimi i grave dhe nxjerrja e tyre nudo nė plazhet e botės e deri te rekrutimi i kontingjentit kriminal pėr t’i vėnė flakėn qytetit tė tij, ku si kryetar Bashkie e ka ēuar Tiranėn nė njėsinė qeverisėse mė tė korruptuar nė botė. “Ne i themi Edvin Kristaq Ramės se, pėr shqiptarėt dhe europianėt qė tė pritėn nė Strasburg si bllokmen, si njeri qė kėrkon tė marrėsh me dhunė atė qė nuk e merr dot me votė, apo si njeri qė nuk mendon kurrė pėr popullin dhe vendin tonė, epitetet qė ti pėrdore janė tė denja vetėm pėr ata qė pėrdorin dhunėn dhe njerėzit “mish pėr top” pėr karrigen e tij, pėr ata qė nxjerrin bashkėshortet lakuriq nė plazhet e botės dhe rrahin barbarisht gratė e tjera tė radhės sė familjes sė tij. Kėto epitete janė tė denja pėr ata qė, si ti, pėr pushtetin e tyre i venė zjarrin qytetit tė tyre, pėr ata qė, si ti, Kryetar Bashkie, kanė shndėrruar Bashkinė e Tiranės nė monumentin e zi tė korrupsionit dhe 20% nė Europė dhe nė botė”- deklaroi deputeti i Partisė Demokratike. Ligjvėnėsi demokrat njėherazi dhe anėtari i komisionit hetimor parlamentar pėr veprimtarinė e institucioneve para, gjatė dhe pas grushtit tė shtetit tė 21 janarit, Gent Strazimiri kujtoi gjithashtu se mbi Edi Ramėn rėndon njė krim, krimi i dhunės sė 21 janarit. “Me gjuhėn ordinere dhe epitetet qė pėrdor, ti dėshmon se po pėlcet nga tmerri i krimit tėnd qė ke kryer nė 21 janar”- pėrfundoi deklaratėn e tij pėr shtyp, Gent Strazimiri.



    PD: Rama, psiqikisht i sėmurė, fyerje amorale pėr 20 mijė komisionerė socialistė

    Selia blu e cilėsoi si amorale deklaratėn e kryetarit tė Partisė Socialiste, se komisionerėt socialistė janė blerė gjatė zgjedhjet e vitit 2009

    Partia Demokratike e cilėsoi si amorale deklaratėn e kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama nė Bruksel, se komisionerėt socialistė janė blerė gjatė zgjedhjet e vitit 2009.
    Sipas zėdhėnėses sė selisė blu, Albana Mustafaraj, kėto deklarata janė produkt i njė psikike tė sėmurė dhe tė pabazuara nė fakte ndaj 20 mijė komisionerėve socialistė.
    “Edvin Kristaq Rama, autori i puēit tė dėshtuar tė 21 Janarit, nxori sėrish nga sirtari akuzėn e tij amorale pėr komisionerėt socialistė, te tė cilėt sipas tij, nuk mund tė ketė besim, sepse ata i korrupton Berisha”- tha Mustafaraj. Duke shtuar se kėto akuza pa asnjė bazė ndaj moralit, dinjitetit dhe integritetit tė anėtarėve dhe mbėshtetėsve tė PS, shprehin para sė gjithash, krizėn e rėndė psiqike tė njeriut qė siē ka akuzuar pa asnjė fakt babanė e tij pėr baba tė djalit tė tij, akuzon kolektivisht 20 mijė komisionerė socialistė, ndonėse gjer sot, nuk ka paraqitur para shqiptarėve as edhe njė rast tė vetėm tė korrupsionit tė tyre. “Komisionerėt socialisėt, kryetari i tyre, i akuzoi si njerėz qė shiten dhe blihen njėlloj si plaēka qė blihen nė tregun e gabit, sepse ai i mban ata pėrgjegjės kryesorė pėr votėn me tė cilėn e ndėshkuan shqiptarėt. Puēisti qė hartoi, pėrgatiti dhe udhėhoqi skenarin e marrjes me dhunė tė pushtetit dhe qė pėr 5 orė me radhė nga skutat e Fidelit do t’i drejtonte mercenarė dhe bashibozukė nė sulmin ndaj Kėshillit tė Ministrave, nuk mund t’ju besojė komisionerėve socialistė, sepse ata nuk janė dhe nuk mund tė jenė mercenarė, njerėz tė hurit dhe tė litarit, tė gurit dhe zjarrit, pėr ta sjellė atė me dhunė nė pushtet”, pėrfundoi ajo.



    ...

    Komente

    Rama e ka marre peng PS.Ai eshte kthyer ne nje fatkeqesi jo vetem per PS. por per gjithe SHqiperine.Ai nuk perfajson interesat e socialisteve por ato personale dhe te nje grupi ndertuesish e biznesmenesh rreth tij.Nen sundimin e ti PS do behet gjithnje e me e vogel.Nese do vazhdoje gjate ne rrugen e protestave dhe dhunes do te mjaftoje nje autobus per te futur brenda gjithe PS.Sa nuk eshte vone socialistet duhet te zgjohen.
    Postuar nga Ndue GJoka ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kujt i ti besoi i shkreti Edvin? Baba e beri me djale, komisioneret ja "bleu" Saliu vete nuk e di a eshte burre apo grua, eshte ne hall i shkreti. E po i takon te ja dorezoi Berisha pushtetin te shkretit ne dore se ashtu sic e marrin te gjithe , me vote, sa te jete jeta se sheh dot.
    Postuar nga Alfred ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

    E kam thene dhe jam shume i sigurt qe Rama eshte i semure me diagnoze skizofren i rrezikshem,por ai eshte kuruar me ilacet me te mira qe ka Amerika,Kanadaja dhe Europa,por po ti vihni re kur flet me gazetaret me te shumten e rasteve ai jep pergjigje dhe fjale qe nuk kane lidhje me pyetjen.Dhe mbreme qe doli me gazetaret ai foli kodra mbas bregu,dhe dalin analistet dhe nuk e kuptojne se ku do te dali Rama,asgjekundi se ai nuk mban mend,prandaj nuk i lidh gjerat,mos u habisni....Albani
    Postuar nga Alban Jupi ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

    iug
    Postuar nga am ne daten 17-02-2011
    --------------------------------------------------------------------------------

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •