Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 259
  1. #231
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin


    Bomin e paskan bere si Von Stauffenberg. Ed Vrroma eshte Hitleri, apo jo. Ndersa Bahri Shaqiri nuk e di pse me ngjan me Speer. Ngjela si Von Ribbentrop. Duhet ndrruar vendi mes Ruēit dhe Gjinushit, mgjs ky i fundit eshte bir gjenerali. Sinqerisht, Ina Rames duhet t'i kishin dhene rolin e Eva Braun ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #232
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Eshte per t'ardh keq kur dje trupi atij djalit lezhjan kishte mberrit ne rinas dhe qahej nga 4 motrat e tij ,ndersa nga krahu tjeter kishim saliu qe zgerdhihej ,fliste per puc dhe per koncerte me lady gaga e shakira. Ca na ka gjet me ket monster ,skicofrenik ....dhe ajo qe eshte per t'ardh akoma me keq eshte se ja ka njit smunjen e vet disave n'ket forum. S'ma merrte menja se do kiishim ne forum kaq shume servila si ne kohen e dulles qe te mbrojne me verberi nje kriminel si sala qe as nuk do t'ja dije per popullin. Sot dolen dhe eksperitizat e para nga prokuroria ku nxorren se vrasjen e atij gjirokastritit e paska vra garda me plum 9mm dhe jo ai xhaja apo ai tjetri perballe qe flisnin ca qorra ktu duke hudh lloj lloj marifetesh per t'mulu m..une me shurre. Jeni bo mo keq se kamunistat ,me i rrot k... krenohen 200 fshatar,
    Against all odds..

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    antimafia ... pergezime per foton qe na ke sjellur ketu ....

    ai personi me nje sy eshte poza me e perkryer .... dmth ai nuk pa ate qe ndodhi ne oborrin e tij se ishte me nje si .... dhe ai shikon vetem ne krah te djathte .... dmth nga krahu i Universitetit dhe jo nga krahu i majte drejt Kryeministrise ....




    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 07-02-2011 mė 05:01
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #234
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tabulatet, kompanitė refuzojnė Kuvendin: Ia japim vetėm Prokurorisė

    Kuvendi nuk arrin dot tė marrė tabulatet e telefonit tė krerėve tė shtetit pėr hetimin e ngjarjeve tė 21 janarit. Komisioni hetimor parlamentar ka marrė njė pėrgjigje negative nga kompanitė e telefonisė celulare, tė cilat nuk kanė vėnė nė dispozicion tabulatet e mėse 35 personaliteteve tė kėrkuara nga ky komision. Burime pranė komisionit hetimor bėjnė me dije se nė adresė tė tij ka mbėrritur njė pėrgjigje nga njėra prej kompanive, ku bėhet me dije pamundėsia e vendosjes nė dispozicion tė tabulateve tė krerėve tė shtetit. Nė tė njėjtėn kohė, kompanitė e tjera celulare nuk kanė dėrguar ende njė pėrgjigje zyrtare, por kur kanė kaluar mėse 10 ditė nga kėrkesa e komisionit, marrja e tabulateve konsiderohet si mision i pamundur. Nė letrėn e ardhur nė komision, bėhet e ditur se ėshtė e pamundur ligjėrisht qė kjo kėrkesė tė respektohet duke iu referuar njė baze ligjore qė prek disa ligje, si ligji pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale, ligji pėr komunikimet elektronike. Burimet bėjnė me dije se kėrkesa e komisionit pėrmbante njė afat prej 5 ditėsh pėr marrjen e tabulateve, por kompanitė celulare duket se e kanė konsideruar si shkelje tė privatėsisė dhe ligjit vendosjen e tyre nė dispozicion tė deputetėve. Nė kėtė mėnyrė tė heshtur, komisioni do tė vijojė hetimin parlamentar pa tabulatet telefonike. Faqet zyrtare nė internet tė kompanive celulare i kushtojnė njė rėndėsi edhe ēėshtjes sė privatėsisė. Nė njėrėn prej tyre thuhet se pėrhapja e kėtyre tė dhėnave mund tė jepet nga kompania vetėm nėse palėt e treta do tė jenė dakord. Nė kėtė mėnyrė, komisioni mund tė marrė tabulatet vetėm nėse pranon vetė subjektin, nė rastin konkret 35 personaliteter duke filluar nga Presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit, kreu i opozitės, kryeprokurorja, drejtori i SHISH-it, etj. “Kompania nuk u transmeton tė dhėnat tuaja personale palėve tė treta, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė dhėnė pėlqimi juaj shprehimisht pėr njė gjė tė tillė. Nėse ju i keni dhėnė pėlqimin tuaj njė pale tė tretė, me qėllim marrjen e tė dhėnave tuaja personale nga kompania, atėherė kompania nuk mban pėrgjegjėsi pėr kalimin e kėtyre tė dhėnave”, thuhet nė shpjegimin ligjor tė njėrės prej kompanive celulare. Mė tej thuhet se kompania ėshtė e detyruar “qė nė mbėshtetje tė kuadrit ligjor apo nė zbatim tė urdhrit tė gjykatės kompetente, t’u pėrcjellė tė dhėnat tuaja personale organeve tė specializuara tė shtetit, pėr shembull nė rast tė njė hetimi penal”. “Po ashtu, kompania ėshtė e detyruar qė tė bashkėpunojė nė rastin e pėrgjimit tė telefonatave dhe tė pėrdorimit tė internetit dhe t’i vendosė kėto tė dhėna nė dispozicion tė autoriteteve kompetente vetėm nė zbatim tė Ligjit nr 9157, datė 04.12.2003 pėr ‘Pėrgjimin e Telekomunikimeve’ dhe ndryshimeve pėrkatėse”, thuhet mė tej.

    Juristet

    Juristėt nė masėn mė tė madhe janė shprehur kundėr kėrkesės sė komisionit hetimor parlamentar pėr marrjen e tabulateve tė krerėve tė shtetit. Sipas tyre, shkelet hapur Kushtetuta dhe privatėsia e kėtyre zyrtarėve. Nė njė prononcim tė tyre pėr gazetėn, konstitucionalistėt Luan Omari dhe Fehmi Abdiu janė shprehur se krerėve tė shtetit nuk mund t’u kėrkohet llogari nė kėtė formė.

    Komisioni

    Komisioni hetimor parlamentar kėrkoi nė datėn 29 janar tabulatet e 31 personaliteteve, duke pėrfshirė tė gjithė krerėt e shtetit dhe 19 deputetė socialistė. Mė pas, komisioni shtoi listėn edhe me 4 zyrtarė tė tjerė, kryesisht prokurorė, ndėrsa tėrhoqi kėrkesėn pėr tabulatet e 4 gazetarėve. Kėrkesa pėr tabulatet shkaktoi njė reagim nga opozita si dhe juristėt, duke e kundėrshtuar kėtė kėrkesė.

    Panorama
    Erald Kapri

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Komisioni Hetimor Parlamentar per 21 Janarin

    21 Janari, letėrkėmbimi sekret mes Topit dhe Topallit

    Gazeta MAPO

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tregoi dje nė Komisionin hetimor parlamentar pėr 21 janarin, se ka komunikuar me presidentin Topi njė ditė pas sulmit qė iu bė Kryeministrisė nga njerėz tė armatosur me hunj, gurė e bomba “molotov”, siē i cilėsoi ajo. Topalli zbardhi para kamerave dhe opinionit publik vetėm njė pjesė tė korrespondencės mes dy krerėve tė shtetit. Ajo tha se kishte komunikuar nė datėn 22 janar me kreun e shtetit, e nxitur nga deklarata e tij e njė dite mė parė, ku ai e kishte quajtur sulmin e Kryeministrisė si ngjarje nė bulevard. “Pėrgjigjja e tij, qė unė pėr arsye tė konfidencialitetit nuk mund ta them para kamerave, ishte nė fakt njė mospranim i tij pėr detyrėn dhe postin qė mban” -tha Topalli para se gazetarėt e kamerat tė linin mbledhjen e komisionit. Pas kėsaj kėrkese, kryetari i Komisionit hetimor, Eduart Halimi, ka kėrkuar marrjen e pjesės tjetėr tė dėshmisė pa praninė e mediave. Burime nga mbledhja thanė pėr “Mapo-n” se pėrgjigjja e Presidentit ishte e ngjashme me deklaratėn e tij pėr shtyp tė datės 21 Janar, ku ai u kėrkonte tė gjitha palėve tė politikės qė tė gjenin gjuhėn e dialogut dhe uljes nė tryezė. Sipas tė njėjtave burime, Topalli e ka shoqėruar leximin e letrės-pėrgjigje tė kreut tė shtetit me intonacion qė ka shprehur habi pėr kuptimin e fjalėve tė Presidentit. “Pėrgjigjja ishte e thatė dhe e shkurtėr pėr ngjarjet nė bulevard” - thanė dje pjesėmarrės tė mbledhjes me dyer tė mbyllura. Sipas tyre, kreu i shtetit nė pėrgjigjen pėr Topallin nuk dėnonte sėrish dhunėn e ushtruar ndaj Kryeministrisė mė 21 janar.

    Akuzat

    Nė nisje tė fjalės sė saj para 6 deputetėve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vazhduar sulmet e ashpra ndaj kreut tė shtetit, Bamir Topi, pėr pėrfshirjen e tij nė atė qė ajo e quan “puē i shtetit”. “Bamir Topi ka bėrė njė marrėveshje me Edi Ramėn, ku ky i fundit do tė merrte mandatin qeverisės, ndėrsa Topi njė mandat tė dytė nė postin e Presidentit. I takon Komisionit tė vėrtetojė kėtė marrėveshje”, – u shpreh Topalli. Mė tej, ajo vazhdoi duke deklaruar se gjatė gjithė kėsaj kohe nga ana e Presidentit tė Republikės nuk ėshtė kėrkuar asnjė informacion. “Bamir Topi nuk ka kėrkuar asnjė informacion pėr ngjarjet e 21 Janarit nga ana e Kuvendit. Gjithashtu, dua tė them se nuk kam pasur asnjė kėrkesė nga ana e ShISh-it pėr kryerjen e pėrgjimeve” - deklaroi Kryetarja e Kuvendit.

    Topalli u shpreh se gurėt e hunjtė e hedhur ndaj Kryeministrisė nuk ishin parė e ndjerė vetėm nga presidenti Topi. “S’e pa kreu i shtetit dhunėn qė u ushtrua ndaj Kryeministrisė? S’kishte dėgjuar se ėshtė sulmuar selia e Kėshillit tė Ministrave? Kush ia kishte mbyllur veshėt dhe sytė?” – bėri tė ditur Topalli. Nga ana tjetėr, Jozefina Topalli nuk kurseu as akuzat ndaj kreut tė PS-sė, Edi Rama, por duke i lidhur dhe ato me mbrojtjen e marrė nga ana e Prokurorisė dhe Presidentit. “Pasojat pėr Edi Ramėn i mbyll Prokuroria. Dua tė them qė Rama ka mbėshtetje nė shtet dhe se 21 Janari nuk erdhi papritur, por ishte njė ngjarje e mirėmenduar”.

    http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&...t-dhe-topallit
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #236
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Si ka mundesi qe Prokuroria e Pergjithshme dhe SHISH nuk kane asnje piste hetimi, asnje te dyshuar madje as e marin mundimin te hetojne venien e bombes ne makinen e avokatit Gjokutaj?

    Ndersa ne raste te tjera, mjafton nje shkrim gazete, nje hamendesim gazetare, nje pershtypje e dikutj dhe prokuroria e shpik akuzen dhe te akuzuarin si dhe shpall personat pergjegjes me shpejtesi marramendese...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Si ka mundesi qe Prokuroria e Pergjithshme dhe SHISH nuk kane asnje piste hetimi, asnje te dyshuar madje as e marin mundimin te hetojne venien e bombes ne makinen e avokatit Gjokutaj?

    Ndersa ne raste te tjera, mjafton nje shkrim gazete, nje hamendesim gazetare, nje pershtypje e dikutj dhe prokuroria e shpik akuzen dhe te akuzuarin si dhe shpall personat pergjegjes me shpejtesi marramendese...
    nuk ka piste sepse jane pjese e grupit dhe i bie qe te hetojne per vetveten ..... e thjeshte fare ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #238
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Deputetėt, me certifikata sigurie. Kreu i SHISH, gati tė dėshmojė pėr 21 janarin

    Kreu i Shėrbimit Informativ Shtetėror, Bahri Shaqiri, do tė jetė nė komisionin hetimor parlamentar kėtė javė, pėr tė raportuar pėr ngjarjet e 21 janarit. Kjo pasi tė gjashtė deputetėt e Partisė Demokratike, anėtarė tė komisionit hetimor, tashmė kanė marrė tė drejtėn tė zhvillojnė njė seancė me kreun e SHISH-it. Burime tė besueshme bėjnė tė ditur pėr gazetėn "Panorama" se ditėt e fundit ka mbėrritur edhe certifikata e sigurisė e secilit prej deputetėve tė komisionit. Ky dokument, i cili lėshohet nga Drejtoria e Sigurimit tė Informacionit tė Klasifikuar, njė institucion nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave, ėshtė depozituar nė Parlament pėr pesė anėtarėt e komisionit hetimor, pasi Fatos Hoxha e ka atė pėr shkak tė pjesėmarrjes nė Komisionin e Pėrhershėm Parlamentar tė Sigurisė Kombėtare.

    Ligji
    Sipas ligjeve nė fuqi, njė anėtar i Parlamentit, ose njė punonjės i stafit tė Kuvendit qė asiston nė punimet e komisionit tė sigurisė kombėtare, duhet tė pajiset me certifikatėn e sigurisė, e cila plotėsohet nga disa institucione. Secili prej tyre kalon nė filtėr deputetėt dhe punonjėsit e Kuvendit, qė do tė kenė nė dorė materialet dhe nė fund nėnshkruhet njė deklaratė, sipas sė cilės nėse del njė informacion sekret, mbahet pėrgjegjėsi penale. Dhėnia e certifikatės sė sigurisė pėr anėtarėt e komisionit ėshtė njė prej detyrave tė parashikuara nė ligj pėr Drejtorinė e Sigurimit tė Informacionit tė Klasifikuar. "DSIK-ja ka kėto detyra: Mbikėqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik tė informacionit tė klasifikuar, si dhe tė anės teknike tė marrjes, pėrpunimit, administrimit dhe arkivimit tė tyre; bėn certifikimin e personelit, i cili do tė administrojė informacionin e klasifikuar", thuhet nė faqen zyrtare tė kėsaj drejtorie. Nė fakt, anėtarėt e komisionit u pajisėn me kėtė certifikatė, pak ditė pasi u miratua lista me emrat e zyrtarėve me tė cilėt do tė zhvilloheshin seancat dėgjimore pėr marrjen e informacioneve. Por pėr shkak tė disa procedurave zyrtare, pėr tė cilat burimet nuk japin hollėsi, vlefshmėria e kėtyre certifikatave u ribė vetėm pak ditė mė parė. Kreu i Shėrbimit Informativ Shtetėror ėshtė i vetmi nga krerėt e institucioneve tė thirrur qė nuk ka raportuar nė komisionin hetimor, me pėrjashtim tė Presidentit Bamir Topi, i cili e ka quajtur antikushtetuese kėrkesėn e komisionit. Tė hėnėn e ardhshme, nė orėn 11.00, ėshtė parashikuar mbledhja e radhės e komisionit dhe aty do tė caktohet edhe dita kur do tė raportojė Shaqiri. Kryeministri Sali Berisha akuzoi nė Parlament nė 23 janar, nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme, Shėrbimin Informativ Shtetėror se nuk ka dhėnė asnjė informacion pėr ngjarjet e dhunshme tė 21 janarit. Sipas tij, Shaqiri i ka dėrguar njė letėr kreut tė policisė, Hysni Burgaj, njė ditė pėrpara protestave, ku ėshtė shprehur se nuk ka asnjė informacion.



    Komisioni

    Komisioni hetimor parlamentar pėr hetimin e ngjarjeve tė 21 janarit do tė ketė sot nė mesditė mbledhjen e radhės. Gjatė kėsaj mbledhjeje, pritet tė merren nė administrim tė gjitha materialet qė kanė ardhur nga institucionet kryesore tė shtetit pėr ngjarjet e njė muaji mė parė. Deri tani, puna e komisionit ėshtė pėrqendruar nė marrjen e informacioneve nga zyrtarėt mė tė lartė pėr 21 janarin. Njėkohėsisht komisioni ka vijuar me marrjen e dėshmive nga dėshmitarė okularė, qė kanė qenė pjesėmarrės nė kėto ngjarje.

    Adi Shkembi
    Panorama

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e vanesa2
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    40
    Arvizu: Organizatorėt e 21 janarit tė vihen para drejtėsisė

    Ambasadori i SHBA-sė Aleksandėr Arvizu ka dorėzuar sot nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė raportin e ekpertėve amerikanė pėr ngjarjet e 21 janarit.

    Nė fjalėn e tij ambasadori Arvizu theksoi se ekspertėt amerikanė janė shprehur se qėndrimi i policisė sė shtetit nė demonstratė ėshtė i drejtė.


    “Gjatė dhunės policia e shtetit ishte e pambrojtur dhe ka shprehur kurajo qė duhet lavdėruar. Ata qėndruan tė palėvizuar nė sulmet qė iu bėnė pėrfshirė kėtu gurė dhe bomba molotov” theksoi Arvizu.


    Gjithashtu ambasadori Arvizu kėrkoi qė organizatorėt e akteve tė dhunshme tė ballafaqohen me drejtėsinė.
    burimi: http://www.oranews.tv/
    Tė gjithė duan tė kenė njė mik, askush nuk pėrpiqet tė jetė njė mik.

  10. #240
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    “Sekretet” nė media, akuza lan veten, tė tjerėt nė faj

    Prokuroria: Hetojnė me objektivitet 21 janarin

    2011-02-14

    Prokuroria shqiptare shprehu dy ditė mė parė shqetėsimin pėr disa raste tė pėrsėritura ditėt e fundit, ku nė media tė ndryshme janė botuar komente mbi disa tė dhėna tė procesit tė hetimit tė ngjarjeve tė ndodhura mė 21 janar. “Pėrpara se tė shprehim vlerėsimin tonė mbi kėtė shqetėsim, dėshirojmė tė bėjmė me dije pėrpara opinionit publik se prokuroria, gjatė kryerjes sė veprimeve tė saj hetimore, pėr probleme tė veēanta qė lidhen sidomos me procesin e kėqyrjes dhe ekspertimeve tė ndryshme tė provave, pėr tė cilat kėrkohen njohuri tė posaēme nga ekspertė tė fushave pėrkatėse, bashkėpunon edhe me institucione tė tjera.

    Ndaj, nisur nga komentet mbi tė dhėnat e publikuara nė media, pavarėsisht vėrtetėsisė apo deformimit tė tyre, si dhe nga verifikimet e kryera nga ana jonė referuar kėtyre rasteve, ėshtė konstatuar se kėto tė dhėna, mbi tė cilat ėshtė mbėshtetur media, janė marrė nė ato raste kur gjatė procesit hetimor kanė qenė tė pėrfshirė edhe institucione tė tjera, siē janė Policia e Shtetit, ekspertė tė kriminalistikės apo tė Mjekėsisė Ligjore”, shkruhej nė deklaratėn pėr shtyp tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

    Po sipas deklaratės, nė asnjė rast, kur tė dhėnat e hetimit kanė qenė tė administruar nga prokurorėt dhe oficerėt gjyqėsorė tė ēėshtjes, nuk ka ndodhur qė tė ketė pasur rrjedhje informacioni mbi procesin hetimor.

    "Gazeta Shqip"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •