Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Kineastet: "Zoti President..."

    Kineastet: "Zoti President..."
    Kineastet shqiptare i jane drejtuar autoriteteve me te larta te shtetit me nje memorandum, ku shprehin hapur kerkesat e tyre per zgjigje ne disa probleme shume te rendesishme per kinematografine shqiptare, te cilat jane konfonduar edhe me keq ne vitet e fundit. Ata kerkojne perjashtimin nga taksat doganore e tatimore te aktivitetit kinematografik, te producenteve shqiptare, perjashtimin nga detyrimet e prokurimit publik te vlerave dhe krijimtarise se tyre dhe zbatimin e ligjit "Per kinematografine" i lene ne rruge prej hartimit te tij.

    Zotit Alfred Moisiu

    President i Republikes se Shqiperise Shqiptar,

    Zotit Servet Pellumbi

    Kryetar i Kuvendit Popullor

    Zotit Fatos Nano

    Kryetar i Keshillit te Ministrave



    Te nderuar zoterinj! Shoqata e kineasteve shqiptare "LUMIERE" ne kete tranzicion qe kalon vendi, eshte perballur ne menyre te sukseshme me vazhdimesine e prodhimit kinematografik shqiptar. Kinematografia jone, gjate ketyre viteve, eshte perfaqesuar ne nje sere festivalesh dhe tregjesh prestigjioze nderkombetare. Sukseset e filmave "Kolonel Bunker", "Slloganet", " Tirana viti 0","Dasma e Sakos", "Porta Eva" etj., kane fituar cmime nderkombetare ne festivale te medha, si "Kane" "Venecia", "Tokio", " Selanik" dhe jane renditur ne garen konkuruese te Akademise se Oskarit. Filmat e mesiperm, jane shfaqur ne mbi 60 vende te botes, dhe jane pare nga miliona spektatore, duke ngritur flamurin e Shqiperise dhe duke u shnderruar ne ambasadore te promovimit te kultures dhe artit shqiptar.

    Per te cuar me tej keto vlera dhe per te patur nje strategji kulturore kombetare, kerkojme nga ana juaj qe te vini ne levizje mekanizmat e bllokuar shteterore per te marre masat e nevojshme ligjore dhe administrative te cilat po pengojne vazhdimin e metejshem te punes sone krijuese. Per keto aresye kerkojme nga ana juaj:

    1. Perjashtimin nga taksat doganore e tatimore te gjithe aktivitetit krijues e kinematografik te shtepizave prodhuese filmike shqiptare. Keto taksa e tatime nuk

    kane asnje lloj influence ne te ardhurat e shtetit shqiptar, por ato rendojne drejtperdrejte aktivitetin krijues qe s`eshte aktivitet i mirefillte biznesi. Jo vetem kinematografia shqiptare, por kinematografia europiane nuk ka treg dhe vlera e saj

    eshte kryesisht vlere kulturore e shpirterore dhe jo vlere tregtare.

    2. Perjashtimi nga detyrimet e prokurimit publik te vlerave dhe shperblimeve te krijuesve dhe krijimtarise se tyre ne teresi, pasi nuk ka asnje vend ne bote

    qe ben tender per artin dhe artistin. Tender i artistit eshte talenti i tij. Si mund t`i bejme tender Kadri Roshit, Reshat Arbanes apo Margarita Xhepes. Nje veprim

    i tille ne art eshte absurd dhe do nxise mediokritetin dhe diletantizmin.

    3. Kerkojme zbatimin e ligjit te kinematografise ku precizohet e drejta e transferimit te fondeve ne cdo fund viti dhe jo berja zero e tyre. Kjo eshte miratuar si ligj me vete per vete natyren e kinematografise. Ka ardhur koha qe ky ligj te decentralizoje ne vazhdim prodhimin e filmit permes disa amendamenteve te cilat i dikton eksperienca e ketyre dhjete vjeteve.

    4. Kerkojme ndalimin e cdo lloj tjetersimin e ndryshimi destinacioni te ish Kino Studios, (sot AlbaFilm) si nje objekt Kulturor Kinematografik me rendesi historike.

    Prej 12 vjetesh, ajo eshte rrenuar dhe pse nje varg ministrash kulture, kane shkuar e ardhur, duke e lene ate, ne meshire te fatit nen nje strategji antikombetare, te tokes se djegur qe blihet lire.

    Kerkojme mbeshtetjen dhe realizimin e inisiatives private, per hapjen e Shkolles se pare Shqiptare te Filmit dhe Multimedias "MARUBI" ne mjediset e ish Kinostudios. Ky projekt shkolle qendron i bllokuar prej dy vjetesh ne sirtaret e administrates

    shteterore. Mos hapja e kesaj shkolle po legjitimon nje qendrim obskurantist ndaj vlerave te akumuluara. Shkolla "MARUBI" merr persiper te shfrytezoje eksperincen kinematografike te 50 viteve, dhe i sjelle jete mjedisit te ish KinoStudios, i cili vdes cdo dite.Shkolles i jane bashkangjitur mjaft partnere e personalitete te huaja te kinematografise boterore.

    Kerkojme te ndalohet me te gjitha mjetet pirateria aktuale kinematografike. Krahas saj kerkojme ne menyre ligjore t`u jepet e drejta dhe pronesia e te gjithe autoreve realizues te veprave filmike te krijuara dhe te prodhuara gjate regjimit komunist.

    Duke patur parasysh suksesin ne rritje te kinematografise Shqiptare, kerkojme rritje e buxhetit te akorduar nga qeveria shqiptare per kinematografine. Buxhet, i cili mund te lejoj trajtimin tema dhe subjekte madhore qe mbulojne jo vetem hapesiren shteterore shqiptare, por dhe me gjere.

    Shprehim bindjen se kerkesat tona jane legjitime dhe do te gjejne perkrahjen tuaj te nevojshme dhe mbeshtetjen e opinionit publik shqiptar, i cili ka ndjekur dhe vazhdon te ndjeke me shume dashuri filmat shqiptare.



    Me respekte

    Kujtim Cashku regjisor

    Gjergj Xhuvani regjisor

    Vath Koreshi skenarist

    Fatmir Koci regjisor

    Mevlan Shanaj regjisor

    Artan Minarolli regjisor

    Todi Bozo producent

    Besnik Bisha regjisor

    Gezim Erebara regjisor

    Spartak Papadhimitri operator

    Albert Minga regjisor

    Faruk Basha operator

    Petrit Beci producent

    Kristaq Mitro regjisor

    Ilir Butka regjisor

    Agron Domi producent

    Adem Reli fotograf

    Ibrahim Muca regjisor

    Piro Milkani regjisor

    Saimir Kumbaro regjisor

    Arben Tacellari producent

    Roland Gjoza skenarist

    Vladimir Prifti regjisor

    Arben Lame producent
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    kerkesa me e mire e kesaj letre me duket se eshte ndalja e piraterise dhe me e rendesishmja hapja e nje shkolle "Marubi".

    ju uroj c'do te mire kineasteve shqiptare dhe shpresoj te vazhdojne te na japin filma te mire sic u ka hije.
    kata
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    ME VJENE MIRE

    Qe behet nje gje e tille kur jam i vetedijshem se kinematografia e Kosoves as qe ekziston.

    Se paku mema Shqiperi te perparoj ne kete art aqe te rendesishem.

    Nderime,

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •