Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Dymbëdhjetë milionerët e Kuvendit të Kosovës

    Dymbëdhjetë milionerët e Kuvendit të Kosovës

    Partia që do të përfaqësohet me më së shumti milionerë në Kuvendin e Kosovës do të jetë PDK-ja. Ajo do t’i ketë pesë deputetë të këtij kalibri. AAK-ja do t’i ketë tre, LDK-ja 2, kurse AKR-ja dhe “Vetëvendosja” nga një, shkruan sot gazeta Koha Ditore në një analizë për pasurinë e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës .
    E vetmja deputete milionere, sipas gazetës, do të jetë nga PDK-ja, por më i pasuri prapë mbetet lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli
    Në fakt, janë 12 kandidatë nga pesë partitë e shumicës shqiptare që kanë fituar vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë e që pasuritë e tyre peshojnë nga 1 deri në mbi 200 milionë euro.
    Me gjithë “konkurrencën” e madhe, asnjë nga milionerët nuk ka arritur që ta zhvendosë liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, nga kreu i listës së deputetëve më të pasur.
    Biznesmeni që për herë të parë i është futur politikës në zgjedhjet e vitit 2007, e ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një pasuri prej 238.820.000 eurosh.
    Pas Pacollit, i dyti në listë të pasanikëve kuvendarë do të jetë Ramiz Kelmendi i AAK-së. Pasuria e këtij biznesmeni-politikan, i cili njihet si pronari i “ELKOS”-it, llogaritet të jetë diku 75 milionë e 520 mijë euro.
    Pasaniku i tretë vjen nga LDK-ja. Ai është Hashim Deshishku.
    Edhe ky si Kelmendi i është futur garës për deputet për herë të parë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ky deputet i ardhshëm i Kosovës i ka deklaruar 10.493.819 euro, si vlerë të bizneseve që i ka në pronësi. Vetëm pasurinë e paluajtshme Deshishku e ka peshuar 1.470.000 euro.
    Pas treshes së më të pasurve vjen një deputete. Ajo është Blerta Deliu, e PDK-së...
    Pasuria e deputetëve të tjerë të pasur sillet në kufij mes 1 deri afro 3 milionë euro. Në këtë kategori hyn edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bartësi i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova.
    Më i pasur se Haradinaj megjithatë del të jetë i biri i vogël i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Tema ku mund te flasim per Kuvendin e ri te Kosoves...

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=132587

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •