Kuvendi miratoi Rezolutėn nė mbrojtje tė sovranitetit
Kuvendi i Kosovės tė enjten nė seancėn e jashtėzakonshme lidhur me gjendjen nė veri miratoi Rezolutėn me 89 vota pėr, 9 kundėr, pėrmes sė cilės i jepet plotėsisht mbėshtetje Qeverisė sė Kosovės pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės, ndėrkohė qė i bėhet thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta ndihmojė Kosovėn nė kėtė proces.
Rezoluta e miratuar nė Kuvendin e Kosovės e mbėshtetė tė drejtėn kushtetuese tė
institucioneve pėr ushtrimin e kontrollit tė plotė nė territorin e Kosovės dhe kėrkon qė tė respektohen masat e reciprocitetit me Serbinė tė gjitha pikat doganore.
Kuvendi pėrmes kėsaj Rezolute fton bashkėsinė ndėrkombėtare pėr tė pėrkrahur institucionet e vendit nė vendosjen e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės, ndėrsa u bėnė thirrje tė gjithė qytetarėve pa asnjė dallim qė ta ruajnė qetėsinė, rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.
Po ashtu, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės kėrkuan nga Qeveria e Kosovės qė tė vazhdojnė angazhimin pėr vendosjen e autoritetit kushtetues nė pikėn 1 dhe 31, si dhe ndėrmarrjen e veprimeve tjera pėr shtrirjen dhe ushtrimin e sovranitetit nė tėrė territorin e vendit.
Ndryshe, rezoluta ishte e pėrkrahur nga tė gjitha Grupet parlamentare pavarėsisht se disa pika tė propozuara nga Vetėvendosje nuk janė pėrfshirė nė Rezolutė. Njėra ndėr rekomandimet e Vetėvendosjes ishte qė presidentja e vendit tė shpallė gjendjen e jashtėzakonshme.
Pas seancės sė jashtėzakonshme, Kuvendi i Kosovės do tė vazhdoi edhe seancėn e rregullt.
Telegrafi
Krijoni Kontakt