Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga Dar_di Lexo Postimin
    AKR;

    Behxhet Pacolli,

    Ferid Agani,

    Mimoza Kusari-Lila,

    Agim Ēeku,


    Muhamet Mustafa,

    Ibrahim Makolli,

    Myzejene Selmani,

    Sevdije Lama.
    Nė radhė tė parė Koalicioni pėr Kosovė tė Re dhe jo AKR.
    E dyta, keta deputetet e selektuar do t'ua lėshojnė vendin e tyre deputetėve tė rinj. Amir Ahmeti (PD), Jeton Svirca (PD), Gėzim Kelmendi (PD) dhe Suzana Novobėrdaliu (AKR).
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Nė radhė tė parė Koalicioni pėr Kosovė tė Re dhe jo AKR.
    E dyta, keta deputetet e selektuar do t'ua lėshojnė vendin e tyre deputetėve tė rinj. Amir Ahmeti (PD), Jeton Svirca (PD), Gėzim Kelmendi (PD) dhe Suzana Novobėrdaliu (AKR).

    AKR ėshtė subjekti mė i madh politik qė i prinė kėtij koalicioni prandaj, duke u bazuar nė kėtė pikė, janė pėrfshirė edhe deputetėt e tjerė tė subjekteve politike mė tė vogla. Pranohet qė ky koalicion njihet si "Kosova e re".

    Me gjithė shpejgimin e dytė qė keni dhėnė, reflektohet qė mbase nuk e keni lexuar temėn nė fjalė, sepse ka kohė qė ky informacion ėshtė sjellur nė kėtė temė, madje qė nė ditėn kur ėshtė marrė ky vendim i prurjeve tė reja tė deputetėve, sipas radhitjes sė votave qė kanė marrė nė zgjedhje.

    Gjithė tė mirat!

    Dar_di
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Njė minutė heshtje pėr pilotėt e vrarė amerikanė

    Seanca e sotme e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, dėnoi ashpėr aktin e djeshėm tė vrasjes sė dy pilotėve ushtarakė amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka. Nė emė tė deputetėve, kryekuvendari Jakup Krasniqi u shprehu ngushėllimet mė tė thella popullit amerikan dhe familjeve tė pilotėve tė vrarė. Deputetėt pastaj nderuan me njė minutė heshtje dy viktimat e aktit tė ēmendur tė kosovarit Uka nė Frankfurt.


    Miratohet buxheti pėr mars, sigurohen rrogat

    Parlamenti i Kosovės ka miratuar nė seancėn e sotme kėrkesėn Qeverisė pėr buxhetin e muajit mars, me ēka mundėsohet dhėnia e rrogave shėrbuesve civilė pėr kėtė muaj.

    Propozimi i qeverisė pėr miratim tė kėtij mini-buxheti ka marrė edhe votat e deputetėve opozitarė, megjithė vėrejtjet e tyre. Kryetari i Grupit parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini tha se mėnyra se si u propozua ky projektbuxhet tregon se qeveria e Thaēit po mundohet tė fshehė dėshtimet pėr rritjen e rrogave, ashtu siē kishte premtuar.

    Kryeministri Thaēi, ndėrkaq, tha se mosdhėnia e rrogave ėshtė “rezultat i zvarritjeve tė procesit zgjedhor nga ata qė kėrkuan pėrsėritje tė votimeve”.

    Aleanca Kosova e Re gjatė kėtyre punimeve kėrkoi qė tė ndryshojė procesverbali i seancės, kur ėshtė votuar qeveria e re. Ibrahim Makolli kėrkoi qė vota e Pacollit tė shpallet e pavlefshme. Por njė gjė e tillė nuk u miratua nga deputetėt.

    Seanca e sotme ndėr mė tė shkurtat e Kuvendit tė Kosovės pėrfundoi me informatėn e kryeministrit Thaēi pėr fillimin e procesit negociator me Serbinė dhe kėrkesėn e tij drejtuar deputetėve, shoqėrisė civile dhe individėve tė tjerė qė tė japin kontributin e tyre nė kėtė proces, si dhe me leximin e emrave tė deputetėve tė rinj, tė cilėt do tė zėnė vend nė ulėset e parlamentit nė vend tė deputetėve tė zgjedhur nė poste ministrore, tė cilėt ėshtė dashur tė heqin dorė nga mandati i deputetit.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kuvendi miraton rezolutėn pa opozitėn

    Me 63 vota pro, 48 kundėr dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar rezolutėn pėr bisedimet me Serbinė. Rezoluta ėshtė miratuar pa mbėshtetjen e opozitės.Gjatė paradites Grupet Parlamentare nuk arritėn tė harmonizojnė tekstin e rezolutės lidhur me bisedimet Kosovė - Serbi dhe mandej ėshtė zhvilluar njė debat nė seancėn e sotme tė Kuvendit, ku deputetėt e pozitės dhe opozitės kanė shfaqur qėndrimet e tyre lidhur me bisedimet. Nė emėr tė PDK-sė, si propozuese e rezolutės, deputeti Adem Grabovci tha se dy takime me opozitėn kanė dėshtuar qė tė rezultojnė me harmonizimin e tekstit tė saj, ndaj u kėrkua nga Kuvendi qė tė votohet versioni i propozuar nga PDK-ja. Paraprakisht, deputeti i AAK-sė, Daut Haradinaj, e cilėsoi kėtė dialog tė dėmshėm pėr Kosovėn. Po ashtu, edhe Visar Ymeri i Vetėvendosjes u pozicionua kundėr bisedimeve. Edhe grupi mė i madh opozitar, ai i LDK-sė, nuk e ka mbėshtetur rezolutėn, pasi nė tekstin e saj nuk janė pėrfshirė propozimet e kėsaj partie politike.

    Rezoluta u tha se do t'i japė njė rol shtesė Kuvendit nė mbikėqyrjen e procesit tė filluar tė bisedimeve ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė.

    Nė seancėn e sotme ėshtė miratuar vendimi pėr formimin e komisioneve parlamentare, ndėrsa ėshtė ngritur edhe ēėshtja e vrasjes sė Leutrim Musliut nga Uglari i Gjilanit, me ē’rast ėshtė kėrkuar zbardhja sa mė e shpejtė e rastit.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Opozita e pozita pėrplasen pėr buxhetin

    Kuvendi i Kosovės, nė seancėn plenare tė sė premtes, ka filluar debatin pėr Projektligjin pėr Buxhetin e vitit 2011, nė tė cilin pėrfshihet edhe ngritja e pagave. Projektbuxheti ėshtė paraqitur para ligjvėnėsve nga kryeministri Hashim Thaēi, ndėrsa ministri i Financave, Bedri Hamza, e ka arsyetuar dhe ka dhėnė mė shumė detaje rreth ndarjeve buxhetore.

    Kryeministri Hashim Thaēi ka ftuar deputetėt tė votojnė buxhetin, qė sipas tij, do tė tejkalonte prapambetjen shekullore, pasi siē tha ai punėtorėt nė Kosovė deri mė tash kanė marrė ndihma sociale dhe jo paga.

    “Pėrsėris punėtorėt e Kosovės, nuk kanė pasur paga, deri tash janė shėrbyer me ndihma sociale prandaj ne bashkėrisht duhet ta ndryshojmė kėtė gjendje”, ka thėnė Thaēi. Projektligji, nė vete pėrmban edhe privatizimin e Postė-Telekomit, gjė qė pritet tė kundėrshtohet nga opozita.

    Komisionit Parlamentar pėr Legjislacion dhe Gjyqėsi, nė mbledhjen e tė mėrkurės, ka marrė vendim tė rekomandojė heqjen e nenit 4 nga drafti i Ligjit pėr Buxhet, ngase sipas tyre marrja e aprovimit nė kėtė formė ėshtė nė kundėrshtim me frymėn kushtetuese dhe ligjet nė fuqi tė vendit.

    Deputeti i Partisė Demokratike tė Kosovės, Halit Krasniqi, ka kėrkuar qė tė diskutohet pėr arrestimin e nėntė ish-pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė komunėn e Malishevės dhe lėshimin e fletarrestit pėr deputetin Fatmir Limaj. Krasniqi ka paraqitur para deputetėve tė dhėna pėr luftėn, masakrat dhe dėmet qė janė shkaktuar nė komunėn e Malishevės.

    Ndėrkaq, Liburn Aliu nga Lėvizja Vetėvendosje, ka thėnė se pėr t'u ndaluar persekutimi i ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, duhet tė ndryshohet Kushtetuta e Kosovės.

    Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i ėshtė dashur disa herė t'u ndėrhyje deputetėve qė mos ta zgjasin fjalėn e tyre, ngase edhe deklarimet e deputetėve ishin jashtė rendit tė ditės dhe pėr kėtė edhe deputeti i LDK-sė, Sabri Hamiti i ka bėrė vėrejtje kryeparlamentarit Krasniqi.

    "Po shkelet Rregullorja e punės sė Kuvendit, tė cilėn ju u pėrpoqet ta arsyetoni, por nė rast se Kryesia nė bashkėpunim me grupet parlamentare ka diskutuar dhe ėshtė marrė vesh qė meqenėse ekziston njė pikė e rendit tė ditės, ėshtė vendosur qė nuk ka deklarime jashtė rendit tė ditės, nuk ka pyetje parlamentare, ėshtė dashur t'u thoni deputetėve qė nuk mund tė deklarohen", ka thėnė Hamiti.

    Deputeti i PDK-sė Berat Buzhala ka kritikuar kritikuesit e buxhetit, e nė veēnati ata qė sipas tij janė kundėr ngitjes sė pagave.

    Mirėpo, Naser Osmani nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės pohoi se ky Projektbuxhet ėshtė i bazuar nė interesa tė ngushta politike, dhe pa interes zhvillimor.

    Sipas tij, ky dokument nuk siguron qėndrueshmėri ekonomike.

    Visar Ymeri, nga lėvizja Vetėvendosje vlerėsoi se vendi ka mungesė tė madhe tė prodhimit. Duke theksuar gjendjen e rėndė ekonomike e sociale nė vend, Ymeri tha se “ky mjerim ėshtė bėrė kafshatė qė nuk kapėrdihet pėr qytetarėt e Kosovės”.

    Ymeri ka thėnė mė herėt po ashtu se neni i 4-t i Ligjit pėr Buxhetin tenton ta kontrabandojė privatizimin e PTK-sė pa kaluar nėpėr diskutimin dhe miratimin apo mosmiratimin e privatizimit nė Kuvend, siē e kėrkon ligji.

    Ndėrkaq, Ardian Gjini nga Aleanca po ashtu ka kritikuar ashpėr Qeverinė e Kosovės, duke thėnė se flasin diēka tjetėr, e bėjnė diēka tjetėr. Ai tha se AAK-ja e mbėshtet projektbuxhetin nėse nė leximin e dytė hiqet neni IV qė ka tė bėjė me privatizimin e PTK-sė dhe nėse rishikohet ndarja e buxhetit nėpėr komuna, pasi sipas tij nuk ėshtė i drejtė.

    Edhe deputetė tė tjerė nga radhėt e opozitės kritikuan Projektbuxhetin, duke thėnė se nuk siguron qėndrueshmėri ekonomike dhe duke kritikuar qeverinė pėr politika tė papėrgjegjshme.

    Ndėrkaq, pėr dallim nga opozita, Adem Grabovci nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės tha se Grupi parlamentar i kėtij subjekti ėshtė pro projektbuxhetit, qė sipas tij i hap rrugė zhvillimit ekonomik.

    Edhe Ibrahim Makolli, nga Aleanca Kosova e Re qė ėshtė nė bashkėqeverisje me PDK-nė tha se nė parim e mbėshtesin Projektbuxhetin pasi pėrmban komponentė me rėndėsi.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Miratohet Buxheti

    Kuvendi i Kosovės, nė seancėn e sė enjtes, ka miratuar prjektbuxhetin e Kosovės pėr vitin 2011.

    Me gjithė kundėrshtimet e ashpra tė opozitės, Kuvendi i Kosovės, me 66 vota pro, 25 kundėr dhe 12 absetime, miratoi projektbuxhetin.

    Kundėrshtimet e opozitės kishin tė bėjnė me nenin 4 i cili ka tė bėjė me hapjen e rrugės pėr privatizimin e Postė-Telekomit tė Kosovės.

    Dokumenti pėr buxhetin parasheh 1 miliardė e 264 milionė euro tė hyra buxhetore, ndėrsa 1 miliardė e 434 milionė euro shpenzime.

    Kėtu pėrfshihet edhe rritja e pagave pėr sektorin publik, ndėrsa parashihet rritje ekonomike pėr 5.5 pėr qind.

    ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kuvendi miratoi themelimin e Komisioneve pėr ndryshime

    Kuvendit i Republikės sė Kosovės me 76 vota pėr, 6 kundėr dhe 4 abstenime miratoi sot themelimin e dy Komisioneve, tė cilėt do tė merren me ndryshimet kushtetuese dhe Ligjit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme.

    Ligjvėnėsit kanė miratuar me shumicė votash formimin e dy komisioneve qė do tė merren me ndryshimet kushtetuese dhe me ndryshimin e Ligjit pėr zgjedhjet. Deputetėt e kanė mbėshtetur formimin e kėtyre komisioneve dhe inicimimin e ndryshimeve, duke besuar se mė kėtė do tė pėrmirėsohet infrastruktura ligjore dhe do tė ketė njė proces mė tė mirė zgjedhor. Ndėrkaq Lėvizja Vetėvendosje ka theksuar ndryshimet kushtetuese duhet tė shkojnė pėrtej ndryshimit tė mėnyrės sė zgjedhjes sė presidentit tė vendit.

    Tė gjitha grupet parlamentare janė deklaruar se do tė jenė pjesė e punės sė kėtyre komisioneve, pėrfshi edhe Lėvizjen Vetėvendosje, e cila megjithatė nuk ka lėnė pa bėrė vėrejtje pėr procedurėn e formimit tė kėtyre komisioneve.

    Shefi i GP tė Vetėvendosjes, Visar Ymeri ka thėnė se kjo lėvizje ka kėrkuar vazhdimisht qė tė bėhen ndryshimet e Kushtetutės sė Kosovės, ngase sipas tij, kjo kushtetutė ėshtė e ngushtė pėr aspiratat e popullit tė Kosovės.

    “Ndryshim i Ligjit pėr zgjedhjet ėshtė obligim institucional e ai duhet tė shkojė pėrmes Komisionit pėr legjislacion, por nė bazė tė marrėveshjes sė tri partive politike tėrė ky proces ėshtė shtrembėruar. Ne konsiderojmė se duhet tė pėrmendet qė nuk ka qenė ligji faktori kryesor pėr manipulimin dhe vjedhjen e votave mė 12 dhjetor, por pikėrisht shkelja e ligjit dhe nė kėtė drejtim. Lėvizja Vetėvendosje pavarėsisht qė nuk pajtohet me kėtė procedurė se si po shkohet pėr kėto dy ndryshime, e konsideron tė rėndėsishme pjesėmarrjen, pasi qė fusha me tė cilėn merren kėto komisione janė tė rėndėsisė jetike pėr Kosovėn. Nėse ndryshimi i Kushtetutės pėrfundon vetėm me mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit, atėherė nuk janė ndryshime kėto. Ndryshimet duhet tė jenė thelbėsore qė e shndėrrojnė atė nė dokumentin mė tė lartė tė njė shteti sovran”, ka thėnė Ymeri.

    Ndėrkaq deputetja e AAK-sė, Donika Kada-Bujupi ka kėrkuar qė tė pėrfshihet nė kėto komisione edhe grupi grave, duke thėnė se nė kėtė mėnyrė gratė do t’i pėrfaqėsojnė standardet dhe kriteret e femrave nė tė dy dokumentet qė do tė ndryshohen.

    Sidoqoftė, me 76 vota pėr, 6 kundėr dhe 4 abstenime, Kuvendi ka miratuar dy komisionet qė kanė dalė nga marrėveshja ndėrmjet PDK-sė, LDK-sė dhe AKR-sė. Kėto komisione do tė kenė nga nėntė anėtarė, ndėrsa njėri do tė drejtohet nga pozita tjetri nga opozita.

    BOTA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nga mbledhja e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės

    E Enjte, 28.04.2011

    Kuvendi i Republikės sė Kosovės ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt plenare, gjatė tė cilės deputetėt kanė miratuar nė parim gjashtė projektligje, Planin e veprimit tė Kuvendit pėr integrime evropiane pėr vitin 2011 dhe Rezolutėn pėr angazhimin e Kosovės drejt integrimit nė Bashkimin Evropian.

    Nė kėtė mbledhje, e cila u udhėhoq nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (njė pjesė tė mbledhjes e udhėhoqi nėnkryetari Xhavit Haliti), pyetjeve tė deputetėve iu pėrgjigj kryeministri Hashim Thaēi dhe zėvendėskryeministrja Edita Tahiri.

    Duke folur pėr procesin e decentralizimit, kryeministri Hashim Thaēi theksoi se ky proces ėshtė nė rrugė tė mbarė tė pėrmbyllet shpejt. Ai tha se Kuvendi ka krijuar Komisionin pėr Ndryshime Kushtetuese, jo vetėm pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit, por edhe pėr ndryshime substanciale qė do ta pėrmbyllin pavarėsinė e mbikėqyrur.

    Sa i pėrket autostradės, kryeministri Thaēi tha se ėshtė i gatshėm tė jap llogari pėr ēdo vendim tė Qeverisė. Duke folur pėr devijimin e trasesė sė autostradės, ai theksoi se do tė kursehen 350 milionė euro.

    Pėrkitazi me kėrkesat pėr debat parlamentar pėr krimet e pasluftės nė Kosovė, kryeparlamentari Krasniqi kėrkoi qė tė kuptohen drejt detyrat e Kuvendit tė Kosovės, si institucion pėrfaqėsues, ligjvėnės dhe mbikėqyrės. Krasniqi tha se nėse dikush ka lėndė dhe fakte pėr ta akuzuar dikė, duhet tė drejtohet nė prokurori, ndėrsa Kuvendi tė mos shndėrrohet nė trup policor, prokurorial apo gjyqėsor.

    Kuvendi pastaj vazhdoi me agjendėn e miratimit tė projektligjeve.

    Projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr noterinė, i cili i prezantua nga zėvendėskryeministri dhe ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi, u miratua nė parim nga deputetėt pasi mori mbėshtetjen e pėrfaqėsuesve tė grupeve parlamentare dhe tė komisionit pėrkatės. Tutje, Kuvendi miratoi nė parim Projektligjin pėr shėrbimet e sigurisė private, i cili u prezantua nga ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, Projektligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr shoqėritė tregtare, Projektligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr akreditim, Projektligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr tregtinė e brendshme, qė u prezantuan para deputetėve nga ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari – Lila, si dhe Projektligjin pėr gjendjen civile, qė e prezantoi ministri Rexhepi.

    Plani i veprimit tė Kuvendit pėr integrime evropiane, pėr vitin 2011 dhe Rezoluta pėr angazhimin e Kosovės drejt integrimit nė Bashkimin Evropian, qė i prezantoi kryetari i Komisionit pėr Integrime Evropiane, Lutfi Haziri iu nėnshtruan njė debati nga ana e deputetėve dhe nė fund morėn miratimin e tyre.

    Pėrmes kėsaj rezolute, Kuvendi i Republikės sė Kosovės rikonfirmon zotimin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės pėr pėrmbushjen e kritereve dhe standardeve tė kėrkuara pėr integrim nė Bashkimin Evropian dhe gatishmėrinė pėr thellimin e bashkėpunimit me BE-nė me synim tė fuqizimit tė pozitės sė Kosovės nė proceset e integrimit evropian.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kuvendi lejon vazhdimin e bisedimeve me Serbinė

    Kuvendi i Kosovės nuk e miratoi pikėn e parė tė mocionit tė propozuar nga lėvizja Vetėvendosje pėr ndėrprerjen e bisedimeve me Serbinė. Pėr pikėn e parė tė kėtij mocioni qė ka tė bėjė me ndėrprerjen e bisedimeve me Serbinė, kundėr votuan 56 deputetė, pėr 21 dhe abstenuan 5 deputetė.

    Mirėpo, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės miratuan pikėn e dytė, qė thotė se “Qeveria tė ndėrmarrė hapa konkretė pėr tė shtrirė autoritetin e shtetit tė Kosovės nė tė gjithė territorin e saj, veēanėrisht nė veri”.

    Kjo pikė e rendit tė ditės u miratua me 71 vota pėr, 17 kundėr dhe 1 abstenim.

    Edhe pika e tretė e mocionit tė Vetėvendosjes, qė thotė se “Qeveria e Kosovės tė informoj rregullisht, ēdo tre (3) muaj Kuvendit e Kosovės pėr pėrpjekjet e saj pėr tė vendosur kontroll nė tėrė territorin e Kosovės”, ėshtė miratuar, dhe atė me 85 vota pėr, 5 kundėr dhe 4 abstenime, raporton Telegrafi.


    Thaēi: Kosova ka vijat e kuqe pėr Serbinė


    Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ėshtė paraqitur nė interpelancė te cilėn e ka kėrkuar Lėvizja ”Vetėvendosje” rreth ēėshtjes sė bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

    Fillimisht lideri i ”Vetėvendosjes” Albin Kurti ka paraqitur disa pyetje pėr tė cilat ka kėrkuar pėrgjigje nga kryeministri Thaēi, pėr bisedimet nė mes Kosovės dhe Serbisė.

    Kurti kėrkoi tė jepen sqarime pse Kosova domosdo duhet tė bisedoi me Serbinė, ai kėrkoi tė bėhen publike bisedat se ēka ėshtė biseduar me Rober Cooper gjatė mesit tė vitit 2010 dhe pse Kosova nuk po vendos masa reciprociteti me Serbinė, si dhe a ka platformė tė qartė tė bisedimeve, raporton RTK.

    Kryeministri Thaēi duke i u pėrgjigjur Kurtit, tha se Kosova ka vijat e kuqe nė bisedimet me Serbinė, e qė sipas tij do tė thotė se statusi i Kosovės dhe integriteti territorial i saj janė tė pa prekshme.

    Ndėrsa rreth platformės ėshtė pėrgjigjur se rezoluta e cila ėshtė aprovuar nga Kuvendi i Kosovės ėshtė platforma e bisedimeve nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Thaēi ka ripėrsėritur se dialogu ėshtė teknik dhe jo politik.

    Nė kėtė pjesė tė seancės folėn edhe shefat e Grupeve Parlamentare. Ndėrkaq, tekstin e mocionit qė do tė propozohet pėr votim nga Lėvizja Vetėvendosje rekomandohet qė tė ndėrpriten bisedimet me Serbinė.

    Po ashtu kėrkohet qė Qeveria tė ndėrmarrė hapa konkretė pėr tė shtrirė autoritetin e shtetit tė Kosovės nė tė gjithė territorin e saj, veēanėrisht nė veri dhe Qeveria e Kosovės tė informoj rregullisht, ēdo tre muaj Kuvendin e Kosovės pėr pėrpjekjet e saj pėr tė vendosur kontroll nė tėrė territorin e Kosovės.

    ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nga mbledhja plenare e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės

    E Premte, 06.05.2011

    Arsyetimin e kėtyre marrėveshjeve e ka bėrė ministri i Financave, Bedri Hamza, tė cilat i ka vlerėsuar shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik, pėr zhvillimin e infrastrukturės dhe pėrparimin teknologjik tė vendit. Nė emėr tė Komisionit pėr Parlamentar pėr Buxhet dhe Financa ka folur kryetarja e kėtij komisioni, Safete Hadėrgjonajs, e cila i ka ftuar deputetėt qė t’i miratojnė kėto marrėveshje. Nė emėr tė grupeve parlamentare marrėveshjet i kanė mbėshtetur: Ismet Beqiri, Ardian Gjini, Petar Miletiq, Ibrahim Makolli, dhe Duda Balje. Marrėveshjet i ka mbėshtetur edhe shefi i Grupit Parlamentar Vetėvendosje!, pos Marrėveshjes me UNCTAD (Agjenci e specializuar e Kombeve tė Bashkuara pėr projektin softueri ASYCUDA), duke e quajtur atė marrėveshje qė buron nga Plani i Ahtisarit.

    Nė fund me shumicė votash tė deputetėve janė miratuar (ratifikuar): Marrėveshja pėr financim dhe grante ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Bankės Botėrore e 11 marsit 2011, Marrėveshja nė mes Qeverisė Republikės sė Kosovės dhe UNCTAD, Marrėveshja pėr financimin e projektit pėr regjistrimin e pasurisė sė patundshme dhe kadastėr nė mes Qeverisė Republikės sė Kosovės dhe Shoqatės ndėrkombėtare pėr zhvillim, Marrėveshja nė mes Qeverisė Republikės sė Kosovės dhe KfW- Frankfurt am Main dhe Kompanisė sė Ujėsjellėsit Regjional-Prishtina, Marrėveshjen bilaterale ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Qeverisė sė Dukės tė Madh tė Luksemburgut dhe Marrėveshjen pėr financimin e projektit pėr modernizimin e sektorit publik nė mes Qeverisė Republikės sė Kosovės dhe Shoqatės ndėrkombėtare pėr zhvillim.

    Nė vazhdim tė seancės ėshtė zhvilluar debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisė dhe sundimin e ligjit nė Kosovė, sipas kėrkesės sė deputetit Nait Hasani, tė mbėshtetur nga deputetė tė tjerė. Arsyetimin e kėrkesė pėr debat parlamentar e kas bėrė parashtruesi i saj, z. Hasani. Ai ka folur gjerėsisht pėr gjendjen sigurisė nė Kosovės, tė cilėn e ka vlerėsuar tė keqe, sidomos nė pjesėn veriore tė Kosovės, nė tė cilėn, siē ėshtė shprehur ai, ėshtė dhunuar siguria fizike e njerėzve, ėshtė shkatėrruar pasuria e tyre dhe ėshtė shkelur Kushtetuta e Kosovės. Hasani ka shprehur tone kritike pėr UNMIK-un dhe EULEX-in, tė cilėt kanė qenė apo janė pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovės, prandaj edhe tė asaj pjese tė vendit. Ai ka shfaqur shqetėsimin e tij pėr veprimet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė dhe tė Shėrbimit inteligjent tė saj nė territorin e vendit tonė. Ai i ka kritikuar edhe institucionet e vendit pėr, siē thotė, lejimin e degradimin shpirtėror dhe politik tė njerėzve tanė.

    Zėvendėskryeministri dhe ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi, ka dhėnė njė informatė pėr sundimin e rendit e tė ligjit nė Kosovė, duke u pėrqendruar nė masat qė ka ndėrmarrė qeveria e Kosovės dhe ministria tė cilėn e udhėheq pėr sundimin e ligjit nė Kosovė. Ai ka pėrmendur Strategjinė pėr hulumtimin e krimeve tė luftės, kthimin e gjyqtarėve nė gjykatat nė Veri, zbatimin e Ligjit pėr gjykatat, Ligjit pėr Prokurorinė, Ligjit pėr Kėshillin Gjyqėsor dhe Ligjit pėr Kėshillit Prokuirorial, si dhe zbatimin e instrumenteve tė tjera tė drejtėsisė. Ai ka folur edhe pėr masat qė ka ndėrmarrė Ministria e Drejtėsisė pėr meremetimin e godinave tė gjykatave, masat qė ka ndėrmarrė pėr sundimin e ligjit nė Kosovė, siē ėshtė Strategjia pėr pakėsimin e lėndėve nėpėr gjykata, rritjen e masa tė sigurisė nė burgjet e Kosovės dhe mbrojtjen e tė drejtave tė tė burgosurve. Kuēi ka theksuar sponsorizimin e hulumtimit tė krimeve tė luftės, e tė krimeve tė tjera. Ai ka pėrmendur, ndėrkaq, edhe me raportet qė ka nė kėtė plan me EULEX-in me ICO-nė e me faktorė tė tjerė tė interesuar.

    Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paraqitur para deputetėve njė raport pėr gjendjen e sigurisė nė Kosovė. Ai gjendjen e sigurisė e ka pėrshkruar tė qetė dhe stabile, duke e cilėsuar si tė brishtė, sidomos nė pjesėn veriore tė vendit. Ministri i Brendshėm ka pohuar se gjendja ėshtė nėn kontroll, falė institucioneve pėrgjegjėse tė sigurisė: Policia e Kosovės, EULEX-i dhe KFOR-i. Ai ka vlerėsuar se marrėdhėniet ndėretnike nė Kosovė kanė shėnuar ngritje, pos nė pjesėn veriore, nė tė cilėn herė pas here ngrihen tensione ndėretnike tė inskenuara nga incidente tė organizuara nga grupe kriminale, tė financuara nga regjimi serb, i cili e trimėron popullsinė serbe tė atjeshme qė tė mos integrohet nė shoqėrinė e Kosovės. Nė funksion tė pėrmirėsimit tė gjendjes sė sigurisė Rexhepi ka pėrmendur strategjitė nacionale: kundėr krimit tė organizuar, kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, luftės kundėr terrorizmit etj. Ai ka garantuar deputetėt s Policia e Kosovės ėshtė e aftė dhe e pėrgatitur qė ruajė rendin gjendjen e sigurisė, duke pėrfshirė edhe ruajtjen e kufijve tė Kosovė.

    Kryetari i Grupit Parlamentar i PDK-sė, Adem Grabovci, e ka quajtur tė vlefshėm kėtė debat parlamentar qė ka pėr qėllim tė evidencojė lėshimet e institucioneve tė Kosovės. Veriu i Kosovės, ėshtė bėrė pika mė e ndjeshme nė Kosovė, ka pohuar Grabovci, i cili ka kėrkuar nga EULEX-i qė rendi dhe ligji tė sundojė edhe nė veri tė vendit.

    Kryetari i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri, strategjitė e pėrmendura nga ministrat i ka quajtur fjalė nė letėr. Siguria dhe sundimi i ligjit janė larg asaj qė e dėshirojmė dhe qė na nevojitet, ka theksuar ai, duke u shprehur i shqetėsuar pėr vjedhjen e Dhomės sė Dėshmisė nė Policinė e Kosovės.

    “Kosova vazhdon tė jetė vend i pambrojtur, sidomos nė Veri”, ka theksuar Rexhep Selimi, nė emėr tė Grupit Parlamentar Vetėvendosje!, duke shprehur shqetėsimin pėr kufijtė e pambrojtur dhe tė pakontrolluar tė vendit dhe pėr mosfunksionimin e zinxhirit komandues tė Policisė sė Kosovės.

    “Nė veri tė Kosovės kemi tė bėjmė me njė agresion kriminal tė njė shteti tjetėr “, ka theksuar Ahmet Isufi nė emėr tė grupit Parlamentar tė AAK-sė, duke shtuar se vetura me regjistrime tė huaja qarkullojnė pa i ndalur kush. Ai ka ngritur shqetėsimin pėr depėrtimin e shpeshtė tė xhandarėve serbė nė zonėn kufitare nė juglindje tė vendit, si dhe pėr gjendjen e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.

    Shefi i Grupit Parlamentar tė koalicionit pėr Kosovė tė Re , Ibrahim Makolli, sistemin e sigurisė nė Kosovė e ka vlerėsuar tė ndėrtuar mbrapsht. Ai ka tėrhequr vėmendjen se sa vjen e keqėsohet gjendja e sigurisė nėpėr shkollat tona, nė tė cilat pėrdoren edhe substanca narkotike.

    Nė kėtė frymė dhe me tone shumė kritike ka vazhduar debati pėr gjendjen e sigurisė dhe e sundimit tė ligjit nė Kosovė. Folėsit nė kėtė temė kanė qenė tė shumtė, siē kanė qenė tė shumta edhe shqetėsimet e tyre pėr gjendjen e sigurisė dhe tė sundimit tė ligjit.

    Pas fjalėve pėrfundimtare tė zv.kryeministrit Kuēi, tė ministrit Rexhepi dhe parashtruesit tė kėrkesės pėr debat parlamentar, z.Hasdani, deputetėt me shumicė votash kanė miratuar raportin me rekomandime pėr gjendjen e sigurisė dhe tė sundimit tė ligjit nė Kosovė.

    Nė pėrfundim tė seancės sė sotme deputetėt kanė shqyrtuar dhe miratuar Raportin vjetor i Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, pėr vitin 2010.


    Kuvendi i Republikės sė Kosovės
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •