Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Liza Vorfi

  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Liza Vorfi

    (Nga Shekulli)

    Presidenti i Republikės nderon nė moshėn 86 aktoren Liza Vorfi. Ikona e elegancės dhe finesės sė viteve pesėdhjetė u largua pa zhurmė nga skena. Urdhri “Naim Frashėri i Artė” nė pleqėrinė e shtyrė i duket pa kuptim.

    Presidenti i Republikės nderon sot me urdhėr pune njė aktore qė ka dyzet vjet qė ka dalė nė pension. “Naim Frashėr i Artė” pėr Liza Vorfin nė moshėn 86-vjeēare. Gruaja nuk ka mė asnjė komunikim me artin, kurse me telashet e botės e lidh televizori. Koha nuk lėviz, as kujtimet. Ėshtė mosha kur kujtesa e ndėrton tė kaluarėn, qė nė rastin e Liza Vorfit ėshtė jeta e gjitha, me njė gjuhė memece, me ndjesira. Nuk kanė vlerė pėrgjigjet apo llogjika dhe vendosja e sendeve nė vendet qė u takojnė. Loja qė bėn kujtesa provokon torturė dhe pėr pasojė topitje tė trupit. Ēfarė ka ndodhur ka ndodhur. Gur kandari pėr tė kaluarėn do ishte vdekja e jo urdhrat e punės. Liza Vorfi ka sy tė kaltėr tė kthjellėt. Ajo thotė se nuk shikon dhe nuk dėgjon mirė, se duket e bukur ngaqė sapo ka dalė nga pasqyra, por portreti i saj ėshtė harta qė tregon ku e ka kaluar jetėn.

    Ka shumė qė nuk e dinė se Liza Vorfi ėshtė gjallė. Sot kanė pėr ta parė nė kėmbė nė skenėn e Teatrit Kombėtar dhe kanė pėr tė marrė me mend elegancėn dhe finesėn e rrallė e cila qė nga koha e ikjes sė saj dhe pensionimit tė njė brezi tė tėrė tė bashkėkohėseve tė saj zor tė jetė kthyer nė ndonjė trupė apo portret aktoreje shqiptare. Teknologjia e estetikės femėrore ka ndikuar veē tė tjerash edhe nė procesin e burrėrimit, veēmas kėrkesave tė kohės pėr t’i kthyer gratė nė forcė sociale.

    Pak para se tė niste lufta e dytė, njė aktore e ikonė si Marlene Dietrich, me veshje gjysmė mashkullore, kėndonte “Quand l’amour meurt” dhe joshte duke tymosur nė kabare-bar nė Paris, kurse njė 16-vjeēare nė Shqipėri me uniformė elegante tė institutit femėror “Nana Mbretėreshė” kėndonte nė Radio-Tirana “Si dukat i vogėl je”.

    Ishte Liza, balerinė dhe kėngėtare, e edukuar me gjuhė tė huaja, nė standardet qė mund tė pėrgatitej njė femėr, qytetare e botės. I ati, Ndue Vorfi, mėsues i gjuhės shqipe, patriot nga Gjakova qė e la pėrfundimisht Kosovėn mė 1924, e nisi me studime nė Konservatorin e Romės. “Librat frėng mė mbetėn nė Pezaro. Sot mund t’i ketė dikush. Mbajnė emrin tim. Babai mė thirri tė kthehesha nė atdhe. Po fillonte lufta.”

    Mė 1945 mjaftoi njė ftesė e Xhemal Brojes, “pse nuk vjen tė bėsh teatėr” i kish thėnė, qė tė bėhej “Liza Vorfi, e para aktore qė hapi perden e Teatrit Profesionist tė Tiranės (Teatri Popullor mė pas) sė bashku me Behije Ēelėn, me pjesėn “Xhido” vėnė nė skenė nga regjisori jugosllav Bozha Nikolic.

    Regjisorėt e huaj mbetėn pėrvoja mė e mirė e Lizės nė Teatėr dhe ata qė vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia. Ishte e vetmja dritė profesionistėsh nė atmosferėartistėsh qė po bėhej komuniste pa e kuptuar. Dėnimi i tė shoqit, Emil Shirokės, burgosja e tij si i rrethit tė intelektualėve shqiptarė qė kishin studiuar nė Vjenė, solli nė mesin e viteve gjashtėdhjetė pėrjashtimin e Lizės nga Teatri Popullor pėr njė vit.

    Lizės i del vetiu nga ndonjė skutė e kujtesės ndonjė emėr aktoreje pa talent qė njėlloj si atė vetė e ulin sot nė radhėt e nderit. Pa talent, po komuniste.

    Nė mesin e kėtij dimri njerėzish ajo luante Dezdemonėn e Shekspirit. Arapi i zi qė e mbyt nuk ishte njė burrė xheloz, por thashethemet, pėrgjimi i jetės dhe humbja e lirisė.

    Sytė e Lizės janė pak tė trembur sikur po sheh njė film ku oborri i teatrit ėshtė mbushur me arapė me duart para pėr tė mbytur dikė. Mara tek “Pėrmbytja e madhe” mbetet roli mė i dashur, sepse nuk i hiqet nga mendja qė ėshtė ngjitur nė skenė me temperaturė. Ankthi i asaj kohe kishte dhe anėn e vet tė bardhė. Mara, ta shohė njėherė nė ekran tė regjistruar, ky ėshtė pengu i saj, por nuk gjendet nė arkivat nė TVSH, siē nuk gjendet asnjė fragment zė i saj i regjistruar nė Radio-Tirana. “Bėn tė shkosh sot e kėsaj dite, s’ke pėr tė gjetur gjė prej gjėje nė Radio-Tirana”, thotė Liza dhe i ēelet njė buzėqeshje ironike.

    Ajo mendon se nė fund tė jetės njeriut i kthehet ajo qė ka dhėnė. Po nė rastin e saj, nuk kanė tė bėjnė fare kėto urdhra nė pleqėrinė e shtyrė. Nuk do kishte turp t’i quante turp.

    Role tė Liza Vorfit nė Teatėr


    Elmira tek “Tartufi”

    Beatrisa tek “Shėrbėtori i dy zotnive”

    Dezdemona tek “Otello”

    Aktorja tek “Hamleti”

    Martirio tek “Shtėpia e Bernarda Albės”

    Julia Shevicova tek “Morali i zonjės Dulska”

    Dorina tek “Borgjezi fisnik”

    Dona Luēia tek “Karnavalet e Korēės”

    Marta tek “Cuca e maleve”

    Mara tek “Pėrmbytja e madhe”


    Nė kinema nė filmat:


    “Furtuna”

    “Debatiku”

    “Komisari i dritės”

    “Rrugicat qė kėrkonin diell”

    “Lulėkuqet mbi mure”

    Ata ishin katėr”

    “Ne vinim nga lufta”

    Roli i fundit ėshtė kontesha tek “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artikullshkrusi.. i shekullit te edvin kokdhimes.. nuk paska hallin e liza vorfit por te bamir topit..
    fillon e mbaron artikulli me qellimin per te cvleresuar nje veprim pozitiv te presidentit..

    por gjithsesi mesojme dicka.. qe liza vorfit censoret e enverit te kudondodhur ja kan fshire arkiven..
    pra kan dashur ta shuajne figuren e artistes liza vorfi.. sepse ska qene luiz hoxh e tyre.. qe leh mitingjeve te ps-se si ca te tjera.. e te tjere.. ish kolege te lizes ne teater..
    mesojme se ne teatar lizen vorfi e ka afruar i ndjeri xhemal broja.. i cili gjithashtu u harrua gulageve nga regjimi enverist bashke me gruan e tij shkrimtaren selfixhe ciun..

    mirpo sot fale pd-se.. kujtohen e nderohen.. e guxojn njerzit te permendin ata ato qe.. bene per artin e kulturen shqiptare..

    pergezime presidentit qe ka nderuar liza vorfin..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndahet nga jeta aktorja Liza Vorfi

    TIRANĖ- Aktorja Liza Vorfi, njė nga themelueset e Teatrit Kombėtar u nda sot nga jeta nė moshėn 88-vjeēare. Teatri Kombėtar e konsideron Liza Vorfin, si njė nga aktoret mė tė njohura dhe mė fisnike tė kėtij institucioni qė ka qėnė dhe shkollė aktrimi pėr breza tė ndryshėm. Homazhet nė nderim tė saj do tė zhvillohen nesėr nė ora 11:00 nė Teatrin Kombėtar.
    Vorfi ka interpretuar nė teatėr nė veprat si: "Tartufi", "Shėrbėtori i dy zotnive", "Otello, "Hamleti", "Shtėpia e Bernarda Albės", "Morali i zonjės Dulska", "Borgjezi fisnik", "Karnavalet e Korēės", "Cuca e maleve", "Pėrmbytja e madhe".

    Gjithashtu rolet e saj janė ndjekur nga artdashėsit edhe nė interpretimet nė filmat: "Furtuna"," Debatiku", "Komisari i dritės", "Rrugicat qė kėrkonin diell", "Lulėkuqet mbi mure", "Ata ishin katėr", "Ne vinim nga lufta". Roli i fundit nė jetėn e saj tė gjatė artistike ėshtė Mara nė dramėn "Pėrmbytja e madhe" e Kol Jakovės.
    Pėr kontributin e saj nė teatėr e nė film, Vorfi u nderua me urdhėrin "Naim Frashėri" nga Presidenti i Republikės, nė vitin 2008.

    Liza Vorfi lindi nė Gjakovė mė 29 nėntor, 1924. Nė vitin 1932 familja e saj shpėrngulet nė Tiranė. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh nė vitin 1939 si kėngėtare nė Radio "Tirana". Gjatė viteve 1939-1943 vazhdoi studimet nė Itali nė konservatorin e Romės dhe mė pas nė Pizaro.
    Nė vitin 1945 erdhi nė Teatrin Kombėtar si aktore dhe interpretoi nė pjesėn "Gjido". Gjatė karrierės sė gjatė artistike Vorfi ka zhvilluar mbi 60 role.

    BalkanWeb

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  3. Darvinizmi
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 293
    Postimi i Fundit: 03-07-2008, 09:20
  4. Bibla dhe TERRORIZMI...
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 17:21
  5. Florida, gjykata anulon ligjin qė mbante gjallė 40-vjeēaren
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •