
Postuar më parë nga
genti1972
Ky nuk ishte “grusht shteti”, por sulm popullor ndaj “shpellës së hajdutëve”
Nga Kledian Lula
Kryeministri Sali Berisha dhe “birbot” e tij të paskrupullt, që ka në “borderotë” dhe “bllokun” e aferave të pushtetit të tij, vazhdojnë ta quajnë “grusht shteti” revoltën popullore të 21 janarit 2011. Shqiptarët, ata që qeveria Berisha-Meta nuk i ka në “defterin” e qeverisjes dhe që me gjuhë rrugaçësh i quan “qelbanikë e kokëpalarë” nuk u ngritën pa shkak kundër bandës financiare, që ka kapur për “fyti” qeverisjen e vendit. Përkundrazi, ky shpërthim masiv ishte zemërim ndaj qeveritarëve anti-shqiptarë e hajdutë. Shqiptarët, në ato 5 orë manifestuan një ballafaqim të vonuar me “juntën” e komanduar prej Sali Berishës. Ata derdhën urrejtjen mbi “bunkerin” e korrupsionit e të anti-shqiptarizmit, duke shkarkuar ndëshkimin moral e publik ndaj një kryeministri zuzar e kusar, që ka tjetërsuar postin e tij në “mbretëri”. Revolta e përgjakur e 21 janarit nuk ishte “grusht shteti”, por grusht kundër një kryeministri që ka tjetërsuar kabinetin qeveritar në “kombinat miliardash”, që e ka tjetërsuar Shqipërinë në “plantacion privat”. Revolta e gjakosur e 21 janarit, ishte një kujtesë popullore për një kryeministër dallaveraxhi, që e ka tjetërsuar firmën e tij, në “vulë” për të pasuruar familjen, ministrat, deputetët, trafikantët e trojeve, të licencave e ndërtimeve strategjike, të tenderave gjigand etj.
Nuk ka “grusht shteti”, kur nuk ka shtet
Nuk po rreshtin përpjekjet e kryeministrit Sali Berisha, i cili në datën 21 janar 2011 “u zu me dru” nga populli, për ta konsideruar “grusht shteti” dajakun që “hëngri” nga populli. Ata që e kanë parë Sali Berishën edhe më parë në situata të tilla në ’97-ën e ’98-ën, nuk është e vështirë të kuptojnë përpëlitjet e tij mjerane, për të “larë” duart e gjakosura nga krimi i radhës me vrasjen e tre demonstruesve. Pas mohimit të krimit, me dogmën e tij të dalë boje për “grusht shteti”, Sali Berisha dhe “regjimenti” i deputeteve e ministrave të korruptuar e të nënshtruar, po përpiqet të përligj inkriminimin si kryeministër i degraduar në pozicionin si krye-qeverisës. Por dhe për të shpëtuar nga largimi prej kupolës qeverisëse, të cilën e ka kthyer në një “grup familjesh mafioze”, që po grabit gjithçka, deri edhe ujin e detit.
Si mund të quhet “grusht shteti”, një revoltë popullore me motiv bukën?! Si mund të quhet “grusht shteti”, vërshimi me parulla kartoni e ristela druri, i një populli të mashtruar e të masakruar ekonomikisht?! Si mund të quhet “grusht shteti”, kjo shkëndijë e luftës popullore anti-korrupsion qeveritar?! Si mund të quhet “grusht shteti” ndaj qeverisë, revolta me çadra shiu, me shkopinj druri, me gurë e shuplaka, kur në fakt, në Shqipëri nuk ka shtet?! Dhe kur nuk ka shtet, nuk ka se kundër kujt të bëhet “grushti i shtetit”! Këtu është dallimi midis “grushtit të shtetit” dhe shuplakës e grushtit popullor, që i dhanë shqiptarët qeverisë së tyre të molepsur në krime ekonomike e njerëzore. Si mund të konsiderohet Selia e Kryeministrisë: shtet, apo “shpellë Hajdutësh” ku bëhen pazaret e krimit ekonomik, ku ndahen pasuritë e grabitura?! Pse, shtet mund të quhet ministria e Ekonomisë, kur në zyrën e ministrit bëhen pazare ryshfetesh, anulohen tendera në mënyrë mafioze, punësohen banditë të penalizuar nga drejtësia në zyrat e larta të shtetit dhe e paketohen thasë me dollarë e euro? Pse, shtet mund të quhet zyra e zv/kryeministrit, kur mbi tavolinën e tij nuk qëndron as programi qeverisës e as ligji, por qëndron “programi ditor” i vjedhjeve të pasurive e financave publike, qëndrojnë “blloqet” e aferave korruptive? Pse, shtet, mund të quhet ministria e Mjedisit, kur në kryekolltukun e të cilës qëndron kapobanda i super-aferës korruptive të municioneve, që vrau 26 njerëz në Gërdec? Pse, shtet mund të quhet ministria e Brendshme, kur në kryekolltukun e saj qëndron një ministër me “dosje të zezë” ekonomike e me një dosje në prokurori, për një tender korruptiv gjigant? Pse, shtet mund të quhet ministria e Bujqësisë, kur në krye ka një “farë” Genc Ruli të famshëm të super aferave financiare, ose siç e quajnë në botën e biznesit, “aligatorin” e korrupsionit shqiptar? Pse, shtet mund të quhet Parlamenti, që ka si ligjvënës deputetë koncensionistë hidrocentralesh? Jo, Saliu e ka lënë qëllimisht Shqipërinë pa shtet, por jo pa hajdutë e pa kriminelë në krye të zyrave të shtetit.
Edhe sikur këta “ujqër” me poste qeveritare, me mandate e imunitete, që kanë shqyer pasuritë e këtij vendi e të këtij populli, të ishin “varur për gjuhe”, ky nuk mund të quhej “grusht shteti”, sepse ata nuk mund të quhen “shteti”, por një bandë që e kanë kthyer selinë e kryeministrisë dhe të ministrive, në “shpella hajdutësh”
Sipas traditës, pushtuesi pëzihet me armë, hajdutët përzihen “me dru”
Gjithë këtë traumë e shkaktoi qeverisja hajdute dhe anti-shqiptare, që drejton Sali Berisha. Ajo masë popullore që shkoi e u ndesh me qeverinë mbante në duar vetëm një tekst parulle: “Qeveri Hajdute, largohu”. Populli shkoi me këtë parullë, sepse qeveria u kap me “presh në duar”, sepse zëvendësi i Sali Berishës, edhe pse u kap me “bllok” në dorë, me zë e me figurë në video duke bëra pazare hajduti, u mbrojt prej krye-hajdutit Sali Berisha. Qeveria nuk ia njeh vetes hajdutërinë, përkundrazi po vazhdon të vjedhë. Kryeministri vazhdon e mbron ministrat që vjedhin, anëtarët e “shpellës së hajdutëve”, të cilët kanë mbushur llogaritë bankare, kanë hipotekuar pasuri prej sheikësh, kanë siguruar jetën për 300 breza. Ndërsa shqiptarët, vazhdojnë të vuajnë për kafshatën e bukës.
SALI BEJ! Janë 800 mijë shqiptarë të papunë, që përgjërohen ditë e natë për bukën e gojës. Janë 161 mijë familje, pa asnjë qindarkë të ardhur financiare, që “shpella e hajdutëve” ku ti je “kryehajdut”, i paguan me 1 euro ndihmë ekonomike në ditë. Janë afro 15 mijë familje të divorcuara për shkak të varfërisë ekstreme. Janë 350 adoleshente në burgje, sepse kanë vjedhur rrugëve e autobusëve nga varfëria. Janë 45 mijë femra, nëna e motra shqiptare, që kanë marrë rrugën e prostitucionit për shkak të varfërisë dhe mizerjes ekonomike. Janë 16 mijë fëmijë nga 1 deri 16 vjeç, që lypin rrugëve sepse prindërit nuk u sigurojnë dot ushqimin. Janë afro 140 të vetëvrarë nga depresioni për bukën e gojës. Dhe qeveria jote SALI BEJ, e ngujuar në “shpellën e hajdutëve”, jeton në luks. Madje kur i populli del në demonstratë e kërkon bukë dhe punë, ju e rrihni, e burgosni, e plagosni e i merrni jetën! Kështu bëjnë ata që pasurohen në mënyrë kriminale, hajdutçe. Si të tillë ju gjykoi e ju sulmoi populli në 21 janar. SALI BEJ! Ka një rregull që thotë: Kush vjedh, ndëshkohet! Kur të ndëshkon ligji, të fut në burg. Ama, kur të dënon populli, të fut në “vrimën e miut”, të nxjerr prej andej e të hedh tutje si “kërmë” dhe ti SALI BEJ e ke provuar këtë gjë.
Këtë “leksion” paralajmërimi i dhanë shqiptarët në datën 21 janar, kryehajdutit Sali Berisha dhe hajdutëve të tij ministra e deputetë. Kryeministri po ulërin, se populli iu vërsul me drunj e me hunj? Po me çfarë t’i vërsulej, me armë?! JO! Sipas traditës shqiptare, pushtuesi përzihet me armë, ndërsa hajduti përzihet “me dru”. Këtë bëri dhe populli, u ngrit dhe i vuri “drunë” qeverisë hajdute…
Krijoni Kontakt