Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Politikanet a mbajne pergjegjesi per akuzat qe leshojne?

    Ne date 21, pa u konfirmuar akoma emrat e personave, e jo me pastaj shkaku i vdekjes, te dyja partite dolen direkt duke akuzuar njera-tjetren per vrasjet. PD tha se jane vrare nga njerez te PS qe ishin brenda turmes, ndersa PS tha se jane vrare nga njerezit e PD me snajper nga kryeministria apo kuvendi.

    Tani njera nga keta duhet te jete gabim patjeter. Po si ka mundesi qe hidhen akuza kaq te pastra dhe per ceshtje shume serioze, pa pasur asnje lloj prove. Kemi njerez dhe institucione te posacme per te bere hetime e per te zgjidhur probleme te tilla. Si mund te leshohen akuza ta pabazuara per vrasje nga kokat e partive, dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi?

    Edhe gazetat e tyre u mbushen direkt me akuza. Gazetat e majtat benin vrases dhe fajtore PD-ne, kurse te djathtat benin te kunderten. Kurse gazetat e huaja nuk caktonin faje, por thjesht jepnin fakte qe diheshin deri ne ate moment. Nuk thonin se ku eshte goditur personi, me cfare kalibri, nga cfare largesie apo lartesie, sepse nuk dihej asgje akoma.

    Por gazetat shqiptare i bene direkt analizat sipas qefit, duke caktuar dhe me koordinata se ku ka qene vrasesi. Dhe shqiptaret pastaj, qe sigurisht lexojne vetem gazetat e partive perkatese, polarizohen e urrehen akoma me shume, duke ushqyer nga politikane dhe gazeta dhe vetem nxisin urrejtje me lloj lloj akuzash. E asnjeri prej tyre nuk mban pergjegjesi, thjesht hidhet nje llaf, pavaresisht se po luhet me jete njerezish.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Mir e ke dhe ti Qyfyre;Ata deri me sot nuk akuzohen(hetim) per ato qe kan bere,ti kerkon te mbajne pergjegjesi per ēfar thone e akuzojne.(Sala ka 20 vjet,qe vetem akuzon..)

    Apo kerkon dhe ti heqjen e imunitetit.(me piticion).

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    KE: Duhet hetim gjithpėrfshirės pėr 21 Janarin

    BRUKSEL-Komisioni Europian bėn thirrje pėr rikthimin e qetėsisė e pėrgjegjėsi pėr respektimin e ligjit.

    “Mbėshtesim principet e nje hetimi per ngjarjet e 21 janarit, por kjo duhet bere ne menyre gjithperfshirese”- deklaroi sot Natasha Butler, Zėdhėnėsja e komisionerit tė BE pėr Zgjerim, Stefan Fyle gjatė njė konference pėr shtyp nė Bruksel.

    Komisioni Europian konsideron se menyra pėr tė dalė nga kriza ėshtė t’i jepet fund mosmarreveshjeve “driteshkurtra politike” ndėrsa palėt tė fokusohen nė axhendėn europiane nė mėnyrė qė Shqipėria tė pėrmbushe perspektiven e saj europiane nė interest e qytetarėve shqiptarė.

    Buttler vuri nė dijeni se KE po ndjek me shumė kujdes situatėn nė Shqipėri nėpėrmjet delegacionit tė BE nė Tiranė.

    Sipas zėdhėnėses, pėr momentin e rėndėsishme ėshtė tė rikthehet qetėsia ndėrsa thekson se nuk duhet tė pėrsėriten skena si ato sė tė premtes. Butler apelon pėr politikėn qė tė gjejė menjėherė zgjidhjen e menjėhershme.
    “Ėshte e rėndesishme tė kthehet qetėsia, tė evitohet pėrsėritja e dhunės tė sė premtes qė solli viktima dhe tė plagosur. Ėshte e rėndėsishme pėr liderėt politik tė fokuohen tek zgjidhjet qė mund tė gjejnė sėbashku me qėllim zgjidhjen e ngėrcit. I takon liderėve politikė qė tė tregojnė pėrgjegjėsi dhe maturi politike. I takon si qeverisė dhe opozitės qė tė gjejnė zgjidhjen”.

    E pyetur nga mediat pėr pėrgjegjėsit e ngjarjes, Butler theksoi se kjo nuk i takon BE, pasi BE mė shumė se njėherė ka theksuar ajo ka kontribuar pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėr ngėrcin politik nė Shqipėri. Tani, tha ajo, duhet qė vetė liderėt e politikės shqiptare tė punojnė pėr zgjidhjen e kėsaj krize.

    “Nuk i takon BE se te thote se kush ėshtė pėrgjegjės per ngjarjet. E rėndėsishme qe politikanet te perdorin nje retorike te qete, por i takon atyre tė tregojne qė mund tė pėrmbushin kriteret e kėrkuara, pėr tė cilat shqiperia ka aplikuar pėr tė marrė statusin kandidat. Rikujtoj kritirete e pėrmendura nė Nėntor –bashkepunimi nė parlament pėr tė miratuar ligjet nė mėnyrė qė Shqipėria tė vazhdojė rrugėn drejt BE-sė. Ka disa hapa qė duhen ndėrmarrė, dhe ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė aktorėt politike tė bėjnė punėn e tyre. Komisioni ka bere perpjekje te vazhdueshme me takime si me kryeministrin Berisha ashtu edhe me liderin e opozites Edi Rama per te gjetur nje zgjidhje, por tani i takon vetė liderėve qė tė gjejnė rrugen e daljes nga kriza dhe tė zgjedhin nėse duan te permbushin kriteret e kerkuara nga BE, pėr tė vazhduar rrugen e integrimit europian”.

    Butler dhe njėhetė kujton se kriteret drejt integrimit tė njė vendi nė BE mbetet ai i funksionimit tė demokracisė, ndaj i bėn thirrje qeverisė tė bashkėpunojė pėr zbardhjen e ngjarjeve tė 21 Janarit.

    “Ne kemi e beret e qarte kriteret qe duhen permbushur, dhe mes tyre me i rendesishme eshte pikerisht funksionimi i demokracise. I takon tashmė autoriteteve shqiptare qė tė tregojnė pėrgjegjėsi politike dhe ti rikthehen dialogut qė tė permbushin rekomandimet tona".

    (d.b/s.g/BalkanWeb)

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne date 21, pa u konfirmuar akoma emrat e personave, e jo me pastaj shkaku i vdekjes, te dyja partite dolen direkt duke akuzuar njera-tjetren per vrasjet. PD tha se jane vrare nga njerez te PS qe ishin brenda turmes, ndersa PS tha se jane vrare nga njerezit e PD me snajper nga kryeministria apo kuvendi.

    Tani njera nga keta duhet te jete gabim patjeter. Po si ka mundesi qe hidhen akuza kaq te pastra dhe per ceshtje shume serioze, pa pasur asnje lloj prove. Kemi njerez dhe institucione te posacme per te bere hetime e per te zgjidhur probleme te tilla. Si mund te leshohen akuza ta pabazuara per vrasje nga kokat e partive, dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi?

    Edhe gazetat e tyre u mbushen direkt me akuza. Gazetat e majtat benin vrases dhe fajtore PD-ne, kurse te djathtat benin te kunderten. Kurse gazetat e huaja nuk caktonin faje, por thjesht jepnin fakte qe diheshin deri ne ate moment. Nuk thonin se ku eshte goditur personi, me cfare kalibri, nga cfare largesie apo lartesie, sepse nuk dihej asgje akoma.

    Por gazetat shqiptare i bene direkt analizat sipas qefit, duke caktuar dhe me koordinata se ku ka qene vrasesi. Dhe shqiptaret pastaj, qe sigurisht lexojne vetem gazetat e partive perkatese, polarizohen e urrehen akoma me shume, duke ushqyer nga politikane dhe gazeta dhe vetem nxisin urrejtje me lloj lloj akuzash. E asnjeri prej tyre nuk mban pergjegjesi, thjesht hidhet nje llaf, pavaresisht se po luhet me jete njerezish.
    Vetem ne Shqiperi....
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    GAZETA SHQIPTARE, 24/01/2011

    Maks Velo: Qeveria tė japė dorėheqjen, tė mbajė pėrgjegjėsi
    Fatmira Nikolli

    "Qeveria duhet tė tėrhiqet e mė tej duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit tonė dhe nė tė mirė tė shqiptarėve". Kėshtu ėshtė shprehur Maks Velo pas protestės sė datės 21 janar, ku mbetėn tė vdekur tre protestues dhe tė tjerė nė gjendje tė rėndė. Pasi u shpreh se nuk ka marrė pjesė nė tė, por e ka ndjekur demonstratėn vetėm nga televizionet qė transmetonin live ēdo zhvillim tė sajin, Velo tha dje pėr Gazetėn se "me zhvillimet qė ka pasur kjo ngjarje, qeveria duhet tė japė dorėheqjen nė mėnyrė absolute. Ajo duhet tė mbajė pėrgjegjėsi".

    Kėto deklarata ai i bėn disi mendueshėm, duke dashur tė mos pėrfshihet nė kėtė situatė tė nderė. E megjithatė duket se pamjet e dhunės qė ka parė nėpėr media e kanė prekur, e kanė prerė. E kė jo? Teksa flet pėr ekspozitėn e tij tė fundit "Spanja", qė ka ēelur nė galerinė e artit "Didart" nė rrugėn e Kavajės, ai thotė 'po' mendueshėm dhe duke hezituar se "qeveria duhet tė tėrhiqet e mė tej duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit tonė dhe nė tė mirė tė tė gjithė popullit shqiptar". Duke folur pėr ekspozitėn, herė-herė ndalet nė momente tė veēanta tė jetės sė tij. Njė prej tyre ėshtė zhgėnjimi qė pėsoi mbas vitit 1990. Shumė priste prej asaj kohe, e pak mori. "Shpresoja se mbas viteve 1990 do tė ndryshonin shumė gjėra. Shpresoja se do tė mė jepnin atė vend qė meritoja. Unė e pashė qė kjo gjė nuk ndodhi e pas kėsaj, kisha dy rrugė: o do merresha me pushtetin, o do tė merresha me punėn. Zgjodha kėtė tė dytėn. Dhe i lashė 'paratė' dhe pushtetin", - thotė ai. Ai donte njė studio e njė shtėpi, por as kėto nuk i mori, e pėr mė tepėr edhe njė shtėpi qė pati, ia morėn. "Mua, Berisha nuk mė dha studio, ndryshe nga tė gjithė artistėt e tjerė qė morėn, bashkė me ish-agjentė tė sigurimit tė shtetit. Veē kėsaj, Shoqata e tė burgosurve politikė nuk mė dha shtėpi mua dhe pėr mė tepėr mė morėn edhe shtėpinė e prindėrve e gjyshėrve tė mi nė Dardhė. Ma morėn mua dhe ia dhanė Pandi Meēkes, qė ka qenė ish-sekretari i Partisė sė Punės e tani ėshtė i PD-sė. Doni tjetėr? Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, mua nuk mė lėnė tė ekspozoj. Kėto janė pa fund!" - thotė ai duke rreshtuar kėshtu njė e nga njė zhgėnjimet e tij nė kėto vite "demokracie".

    Politika e ka zhgėnjyer shumė dhe nė atė frymė shprehet se "gjėja e parė qė duhet tė marrim ėshtė qė tė mos jemi hajdutė. Po tė jesh njė popull hajdut nuk mund tė bėsh asgjė sepse ripėrtėrihet e keqja dhe refuzimi i punės e kėtu ėshtė problemi". Sipas tij, "njė njeri hajdut nuk do tė punojė dhe kjo ėshtė e keqja mė e madhe, jo tek ajo qė hajduti merr. Ēfarė t'iu mėsojmė tė rinjve? Bėhuni hajdutė?! Ne duhet t'u japim tė rinjve shembull morali, shembull pune, jo t'i mėsojmė tė vjedhin. Nėse Shqipėrinė e shohim si njė vend qė duhet grabitur, ne kemi marrė fund si komb". Maks Velo ka shumė mesazhe pėr tė dhėnė dhe i jep nė kėtė intervistė qė nis pėr ekspozitėn e herė-herė pėrzihet me aktualitetin e politikės shqiptare...

    Ju keni qėndruar njė muaj nė Spanjė dhe prej kėsaj vizite na sillni njė ekspozitė. Ēfarė ndjesish ju dha Spanja?

    Mė pasuroi shumė. Jam njeri qė eksploroj gjithmonė. Njeriu duhet tė vizitojė botėn dhe tė marrė prej saj mė tė mirėn. Kėtė bėra unė nė Spanjė. Doja ta prekja kėtė vend dhe udhėtova me autobusė dhe me trena dhe pashė pemė, plantacione, male, kodra e lugina. Kam parė se si punonin, me sa kujdes. Mendoj se mund tė marrim shumė nga Spanja.

    Ēfarė duhet tė marrim ne nga Spanja?

    Gjėja e parė qė duhet tė marrim ėshtė qė tė mos jemi hajdutė. Po tė jesh njė popull hajdut nuk mund tė bėsh asgjė, sepse ripėrtėrihet e keqja dhe refuzimi i punės, e kėtu ėshtė problemi. Njė njeri hajdut nuk do tė punojė dhe kjo ėshtė e keqja mė e madhe, jo tek ajo qė hajduti merr. Ēfarė t'iu mėsojmė tė rinjve? Bėhuni hajdutė?! Ne duhet t'u japim tė rinjve shembull morali, shembull pune, jo t'i mėsojmė tė vjedhin. Nėse Shqipėrinė e shohim si njė vend qė duhet grabitur, ne kemi marrė fund si komb.

    Ky ėshtė komenti juaj pėr situatėn politike?

    Po, ky ėshtė. Unė e kam thėnė gjithmonė se, nėse ne prishim qytetet, Sarandėn, Ksamilin, e i bėjmė tė gjitha ndėrtimet nė autostrada, a thua se janė rrugė fshati, atėherė ne po shkatėrrojmė. Shkodra u pėrmbyt dhe do tė pėrmbytet prapė. Po pse? Sepse do tė duhet t'i kthesh ndėrtimet qė janė bėrė atje ku kanė qenė. Kemi 500 mijė ndėrtime pa leje. Ne jemi njė popull i djallėzuar.

    Pas demonstratave tė sė premtes, gjėrat janė pėrkeqėsuar... Si e shihni ju situatėn politike, si mund tė zgjidhet?

    Duhen bėrė zgjedhje tė tjera. Kjo nuk mund tė funksionojė kėshtu mė. Por do tė kėshilloja edhe ata qė vijnė, tė jenė me duar tė pastra, kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme. Qeveria duhet tė tėrhiqet e mė tej duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit tonė dhe nė tė mirė tė shqiptarėve. Me zhvillimet qė ka pasur kjo ngjarje, qeveria duhet tė japė dorėheqjen nė mėnyrė absolute. Ajo duhet tė mbajė pėrgjegjėsi.

    Sa e vėshtirė ėshtė pėr njė artist tė krijojė nė kėto kushte?

    Ėshtė shumė e vėshtirė. Shpresoja se mbas viteve 1990 do tė ndryshonin shumė gjėra. Shpresoja se do tė mė jepnin atė vend qė meritoja. Unė e pashė qė kjo gjė nuk ndodhi e pas kėsaj, kisha dy rrugė: o do merresha me pushtetin, o do tė merresha me punėn. Zgjodha kėtė tė dytėn. Dhe i lashė "paratė" dhe pushtetin.

    Kur thoni qė nuk morėt atė qė meritonit, ēfarė prisnit pas '90-ės?

    Pėr shembull, mua Berisha nuk mė dha studio, ndryshe nga tė gjithė artistėt e tjerė qė morėn, bashkė me ish-agjentė tė sigurimit tė shtetit. Veē kėsaj, Shoqata e tė burgosurve politikė nuk mė dha shtėpi mua dhe pėr mė tepėr mė morėn edhe shtėpinė e prindėrve e gjyshėrve tė mi nė Dardhė. Ma morėn mua dhe ia dhanė Pandi Meēkes, qė ka qenė ish-sekretari i Partisė sė Punės e tani ėshtė i PD-sė. Doni tjetėr? Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve mua nuk mė lėnė tė ekspozoj. Kėto janė pa fund!

    Ju keni ēelur ekspozitėn "Spanja" nė "Didart". Si u realizuan veprat?

    Kam qėndruar njė muaj nė Spanjė, ku i kam realizuar kėto vepra dhe isha me ftesė tė fondacionit Valparaiso. Nė vitin 2005, nė studion time erdhi presidentja e fondacionit Valparaiso, Beatriz Beket. Ky fondacion ka ngritur njė qendėr nė Spanjė. Atje ēdo muaj shkojnė tetė artistė dhe unė isha nė muajin shtator me njė fotograf anglez, me artistė nga Meksika, Rusia dhe Irlanda, me dy shkrimtare nga Barcelona dhe njė kompozitore nga Lisbona. Aty secili prej nesh kishte hapėsirėn e vet dhe qetėsinė e tij, por nuk kishi radio e televizor dhe e shijova vetminė. Nė njė muaj kam krijuar rreth 120 punime dhe nė ekspozitėn nė Didart kam sjellė 30 prej tyre. Kam ikur nė datėn 1 shtator nga Tirana dhe jam kthyer nė datėn 30 shtator tė vitit tė kaluar. Gjatė kohės qė isha atje shkova me tren nga Madridi nė Almeira, qė ėshtė kryeqendra e Andaluzisė dhe mė pas shkova nė fshatin Mojahar. Nė Madrid ndalova tė shihja muzeumet "Prado" dhe "Mbretėresha Sofia". Veprat janė njė plotėsim tė njėra-tjetrės nga vizatimet mė realiste po shumė ekspresive tė qyteteve me njė impresion direkt, ka pastaj punime me pastel, nė vaj dhe nė grafikė. Nė kėtė tė fundit ėshtė cikli i punėve abstrakte qė kam punuar nė Spanjė.

    Duket se jeni fokusuar tek arkitektura e qytetit, katedralet dhe vilat...

    Artistin e tėrheqin kėto lloje tė arkitekturės. Katedralet i dominonin qytetet e Spanjės, ashtu si rrugicat, shtėpitė, e pazaret. Mė ka tėrhequr mėnyra se si ata e kanė ndėrtuar jetėn, qytetin. Arkitektura moderne nuk para vizatohet, ajo fotografohet, sepse ėshtė e vjetra ajo qė e tėrheq artistin. Unė e zgjidha atė enigmėn e pėrhershme qė kam pasur: pėrse tė gjithė artistėt e mėdhenj tė shekullit XX kanė dalė nga ky vend? Pse nuk i ka nxjerrė njė vend tjetėr? Arsyeja ėshtė pikėrisht nė pasurinė e imazhit tė Spanjės. Pikaso, Dali Miro e Gaudi janė nga Spanja ndaj vepra e tyre ka gjallėri dhe energji. Janė artistė me njė vizion tė madh e me njė imazh shumė tė pasur, e kjo vjen nga ngjyrat qė ata kanė pasur pėrreth, vjen nga mėnyra e jetesės, nga lufta me demat qė ėshtė kontakti mė i fortė e mė kulminant me natyrėn. Unė pashė njė ndeshje me dema dhe m'u dhimbsėn demat, edhe pėr arsyen se tė gjitha ishin kundėr tyre. Ngacmimet janė misterioze. Pėr punėn qė bėj sot jam ngacmuar nė fėmijėri, nė burg dhe nė Spanjė. Njė artist i vėrtetė akumulon.

    Shihet nga ekspozita qė edhe ju keni pėrdorur shumė ngjyra nė vepra. U ndikuat nga ambienti dhe natyra?

    Natyra qe e bukur shumė dhe e mbrojtur. Ata e kishin kujdesin shumė tė madh edhe pėr njė palmė qė ishte djegur dhe kjo mė bėri pėrshtypje se ne i presim tė gjitha dhe nuk e vrasim mendjen. Ne kemi shkatėrruar male e lumenj. Ne kemi qenė e jemi njė vend primitiv dhe primitivi nuk di tė vlerėsojė. Ndėrsa ata, qė janė njerėz tė kultivuar, dinė tė vlerėsojnė e tė ruajnė. Ata dinė tė ruajnė tė kaluarėn dhe kanė njė lloj respekti ndaj brezave tė mėparshėm, e i ruajnė vlerat qė t'i transmetojnė. Ka njė ndėrthurje mes tė vjetrės dhe modernes.

    Nė ekspozitė ju kishit sjellė edhe tri nudo. Ēfarė ju ngacmoi pėr t'i realizuar?

    Realisht, unė kam njė dėshirė tė vazhdueshme tė bėj nudo, por nuk e kam tė mundur sepse nuk kam njė studio. Dhe pa pasur studio nuk e ke se si t'i bėsh, sepse tė duhet kohė dhe hapėsirė. Kur kam pas rastin i kam bėrė ama. Nė Francė kam bėrė disa vizatime nudo. Kam bėrė njėherė nė njė emision direkt dhe kėtė herė nė Spanjė. Atje, fillimisht u ngacmova nga bukuroshet qė pashė nė arenėn e ndeshjes me dema. Aty donin tė tregonin se demi personifikonte meshkujt, ndėrsa ne, jemi femrat duke i treguar kėshtu meshkujt negativė. Mė tej, kur shkoja nė plazh kishte shumė femra nudo qė merrnin rreze dielli. Kjo mė ngacmoi mė sė shumti. Kontakti i tyre direkt me ajrin e me detin, me zhavorrin dhe me rėrėn mė bėri pėrshtypje. Bėra disa vizatime, duke korrigjuar dhe mė pas e pikturova. Mė tej ėshtė njė pikturė tjetėr, ku njė femėr nudo ėshtė nė njė oborr. Oborri ėshtė i shtėpisė ku qėndruam ne artistėt nė Spanjė. Fillimisht hodha nė telajo interierin e banesės e mė tej e shtova edhe nudon. Doja tė jepja ajrin e pastėr tė Mesdheut me kėtė pikturė, sepse nė fakt vijnė edhe rryma ajrore nga oqeani. Nudo ėshtė simbol i bukurisė dhe gjallesės.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    shume i rendesishem per temen

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Perse vonese ne nxjerrjen e rezultateve te hetimeve?
    Kush qelloi,kur qelloi nga qelloi,pse qelloi?Motivet?
    Personi /personat qe kane qelluar,jane paguar?Kane bere ndonje plan?
    Jane instruktuar nga dikush?Viktimat e vrara kush jane dhe a kane qene ato objekt
    likujdimi qe me pare apo kane qene te shtena,ke te kapi plumbi ska rendesi?
    Nqs ato qe kane qelluar kane qene gardiste,kush i ka lejuar te futen ne kryeministri?
    Nga kush kane marre urdher te qellojne?
    Nqs ka mungese transparence per hetimet ndaj publikut atehere eshte pisllik.
    Nje gardist apo polic duhet te qelloje me arme nje qytetar vetem ne situata
    teper ekstreme kur atij (polic/gardist) i kercenohet jeta,dmth kur dikush
    i drejton armen per ta vrare apo i sulet me thike apo objekte te forta per ta vrare.
    Ne keto raste perdoret arma dhe likujdohet qytetari duke marre shenje te gjoksi dhe bum bum.
    Te shtena te fshehta me snajper jane te pajustifikuara dhe krim, te denushme.
    Nuk mund te qellosh nje qytetar me arme ne demonstrate,per arsye se ai qytetar
    ngre zerin ,bertet dhe proteston.Qytetari ka te drejte te bertase ulerase protestoje ne nje demonstrate.
    Eshte e drejte me ligj qe nuk duhet mohuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 25-01-2011 mė 23:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Politikanet spo mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre e leje me per akuzat qe leshojne :d

  9. #9

    0 Qyfyre,...paske qyfyre ti.

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne date 21, pa u konfirmuar akoma emrat e personave, e jo me pastaj shkaku i vdekjes, te dyja partite dolen direkt duke akuzuar njera-tjetren per vrasjet. PD tha se jane vrare nga njerez te PS qe ishin brenda turmes, ndersa PS tha se jane vrare nga njerezit e PD me snajper nga kryeministria apo kuvendi.

    Tani njera nga keta duhet te jete gabim patjeter. Po si ka mundesi qe hidhen akuza kaq te pastra dhe per ceshtje shume serioze, pa pasur asnje lloj prove. Kemi njerez dhe institucione te posacme per te bere hetime e per te zgjidhur probleme te tilla. Si mund te leshohen akuza ta pabazuara per vrasje nga kokat e partive, dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi?

    Edhe gazetat e tyre u mbushen direkt me akuza. Gazetat e majtat benin vrases dhe fajtore PD-ne, kurse te djathtat benin te kunderten. Kurse gazetat e huaja nuk caktonin faje, por thjesht jepnin fakte qe diheshin deri ne ate moment. Nuk thonin se ku eshte goditur personi, me cfare kalibri, nga cfare largesie apo lartesie, sepse nuk dihej asgje akoma.

    Por gazetat shqiptare i bene direkt analizat sipas qefit, duke caktuar dhe me koordinata se ku ka qene vrasesi. Dhe shqiptaret pastaj, qe sigurisht lexojne vetem gazetat e partive perkatese, polarizohen e urrehen akoma me shume, duke ushqyer nga politikane dhe gazeta dhe vetem nxisin urrejtje me lloj lloj akuzash. E asnjeri prej tyre nuk mban pergjegjesi, thjesht hidhet nje llaf, pavaresisht se po luhet me jete njerezish.
    ...o qyfyre, je budalla apo bon vete.

    A ke jetuar, te pakten, nje jave ne Shqiperi ?
    Ne se jo , atje ku jeton a ke pare, te pakten, nje jave rresht televizionet shqiptare?
    Ne se jo, a ke lexuar ne internet shtypin shqiptar, te pakten , nje jave rresht?
    Ne se jo, a ke lexuar ndonje forum shqiptar ne internet , te pakten , nje jave rresht?
    Duket qe jo !!!

    I nderuar zoteri,
    Mjafton vetem nje jave te jetosh ne Shqiperi, ose nje jave te ndjekesh televizionin shqiptar, ose nje jave te lexosh shtypin shqiptar, ose nje jave te ndjekesh ndonje forum shqiptar..dhe ti patjeter do te njihesh me poshterimin e rradhes qe Sali Berisha i ben kundershtarit te rradhes..per 20-vjet me rradhe.

    Sali Berisha nuk ka asnje lloj kufiri ne poshterimin e tij..motra, gruaja, nena, baba, qofshin te gjalle..qofshin te vdekur.
    Kur them Sali Berisha e kam fjalen per ate monstren qe e kemi krye-minister.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASrock4u2 : 27-01-2011 mė 20:38
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    ...o qyfyre, je budalla apo bon vete.

    A ke jetuar, te pakten, nje jave ne Shqiperi ?
    Ne se jo , atje ku jeton a ke pare, te pakten, nje jave rresht televizionet shqiptare?
    Ne se jo, a ke lexuar ne internet shtypin shqiptar, te pakten , nje jave rresht?
    Ne se jo, a ke lexuar ndonje forum shqiptar ne internet , te pakten , nje jave rresht?
    Duket qe jo !!!

    I nderuar zoteri,
    Mjafton vetem nje jave te jetosh ne Shqiperi, ose nje jave te ndjekesh televizionin shqiptar, ose nje jave te lexosh shtypin shqiptar, ose nje jave te ndjekesh ndonje forum shqiptar..dhe ti patjeter do te njihesh me poshterimin e rradhes qe Sali Berisha i ben kundershtarit te rradhes..per 20-vjet me rradhe.

    Sali Berisha nuk ka asnje lloj kufiri ne poshterimin e tij..motra, gruaja, nena, baba, qofshin te gjalle..qofshin te vdekur.
    Kur them Sali Berisha e kam fjalen per ate monstren qe e kemi krye-minister.
    ASrock4u2 ,a je i marre a shihesh?Nje fabrike e tere mediatike, poshtron cdo sekonde Berishen dhe ti e te tejere ne formimin tend gajasesh se qeshuri.Natyrisht qe dhe ai detyrohet te kunderpergjigjet ndaj atyre qe investojne ne poshterimin ndaj tij.Vertete qe fyrjet qe ai i ben jane te renda, por a mund te me thuash perse te djegin ty dhe jo atyre qe ju eshte drejtuar?Mos ndoshta ato nuk dine te mbrohen, apo nuk kane para te paguajne avokatet?Me duket se dhe sistemin e drejtesise e kane te tyren?Si duket jane poshteruar me ato qe vertet kane bere.Natyrisht qe dhe mua nuk me vjen mire qe politikanet shqiptare kane nje sjellje te tille ndaj njeri tjetrit por politikanet nuk hypen vete aty, ne i kemi zgjedhe biles disa here rresht.Ja pershembull, ti ke votuar per R.Aline ne 91 -diktatorin me te peshtire pas Hoxhes.Votove Nanon, njeri te degjeneruar, pa moral, hajdut dhe njeriu qe instaloi korrupsionin ne te gjithe instuticionet.Votove Rucin,kriminel dhe ish minister i diktatures,votove Gjinushin gjithashtu, votove ramen nje lakuriq apo personalitetin me te degjeneruar, njeriun me te pa pergjegjshem, njeriun prevers. Pra kjo eshte oferta jote, sorry me asnjerin prej ketyre se nderroj.Kur te kesh ndonje tjeter kandidat,hajde perseri ketu e na jep men.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •