Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Dhuntia e fjales se njohurise vjen nepermjet shikimit.

    Nje here nje besimtar nderkohe qe po luteshim tha se po shikonte nje vizion me sy te hapur.
    Ai tha se po shikonte nje vazo e cila nuk mund te jepte dot fryt , sepse kishte shume krimba aty brenda , kishte gozhde dhe kishte edhe hekurishte. Por pasi erdhi nje dore dhe i hoqi hekurishtet dhe krimbat dhe gozhdet atehere ajo vazo filoj te jepte fryt.

    ne fakt ne fillim nuk mund te kuptoja . As une as askush tjeter. As ai person qe tha se po shikonte kete vegim nuk e kuptoi , por ai tha se me siguri eshte dikush qe sapo u shpetua.

    Ne fakt ne si besimtar e ngaterrojme shpesh fjalen e njohurise me ate te profecise.

    DUket sikur jane njesoj por nuk eshte keshtu.

    Kam kerkuar ne lutje Zotin per rreth 2-3 dite qe te ma zbulonte se ckuptim kishte ai vegim?

    Deri kur nje here degjova ne radio nje predikues qe po fliste per dicka .
    Te them te drejten une nuk e mbaj mend se kush ishte tema e tij e mesimit por mbaj mend vetem kete:

    Ai po shpjegonte se krimbat kane kuptimin e dyshimit sepse jane ngrenes te cdo gjeje qe u del para dhe eshte sikur te hane koken me dyshimet.

    Ai vazhdoi duke thene se gozhdet perfaqsonin dekurajimin. sepse dekurajimi eshte sikur shume gozhde te ngulen ne trup dhe nuk merr dote fryme.

    Ai vazhdoi se hekurishtet jane si kokfortesia sepse kush e ka koken te forte e ka koken hekur dhe eshte njeri me qafe te forte . I pabindur

    Si mund te fliste ky pastor per keto gjera nderkohe qe une po i lutesha Zotit per ate vegim qe pa ai bashke besimtari ne lutje me mua?

    A nuk eshte nje gje interesante kjo?

    Une mund te them se nuk mund ta quash tjeter gje pervecse mrekulli.

    Keshtu pra sapo e mora kuptimin e ketij vegimi e kuptova se ishte nje fjale njohurie qe Zoti po na e jepte neve per te na folur neve qe te mos dekurajohemi te mos behemi kokeforte dhe te mos dyshojme fjalen e Perendise dhe nqs veprojme keshtu atehere do te kemi fryt. Kjo ishte kuptimi i vegimit.

    A eshte bibvlike kjo menyre e te folurit nga ana e Perendise?

    A nuk ishte valle Profeti Daniel qe pa ne vegime shume here gjera te ndryshme te tilla?

    Perendia ishte duke i folur.

    Por a perputhet kjo fjale e ketij vegimi me fjalen e Perendise?

    C'fare tha Jezusi?
    Nqs do te qendroni ne mua dhe un ne ju atehere ju do te jepni fryt.

    le te shikojme ne lidhje me kokefortesine.
    A mund te kesh fryt nqs je kokeforte?

    Gjoni 15:10
    Po tė zbatoni urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė time, sikurse unė i zbatova urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė dashurinė e tij.

    ne kontekst behe fjale per ate qe kush qendron ne Krishtin jep shume fryt


    le te shikojme ne lidhje me dyshimin
    A mund te kemi shume fryt nqs jemi dyshues?

    Gjoni 15:7-8
    7
    Nė qoftė se qėndroni nė mua dhe fjalėt e mia qėndrojnė nė ju, kėrkoni ēfarė tė doni dhe do t`ju bėhet.

    8
    Nė kėtė ėshtė pėrlėvduar Ati im, qė tė jepni shumė fryt, dhe kėshtu do tė jeni dishepujt e mi.


    Nqs nuk qendrojme ne fjalen e Tij jemi dyshues dhe nuk do te japim fryt ashtu sic Ati ka deshire.



    le te shikojme dekurajimin
    A mund te kemi fryt nqs jemi te dekurajuar?

    Gjoni 15: 20
    Kujtoni fjalėn qė ju thashė: "Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se i zoti". Nėse mė kanė pėrndjekur mua, do t`ju pėrndjekin edhe ju; nėse kanė zbatuar fjalėn time, do tė zbatojnė edhe tuajėn.


    C'fare eshte Jezusi duke thene ketu?

    Ai po thote MOS U DEKURAJONI

    Kur tu perndjekin mos u dekurajoni sepse me kane perndjekur edhe mua .
    Nqs me kane perndjekur mua do tu perndjekin edhe juve.

    Dhe si i ngushellon Jezusi dishepujt ?
    SI i inkurajon AI ata?

    Gjoni 15:26-27
    26
    Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t`ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua.

    27
    Edhe ju, gjithashtu, do tė dėshmoni, sepse ishit me mua qė nga fillimi``.


    Pra ai i inkurajon ata duke u thene se nuk do te jene vetem por kur te vije Ngushelluesi , Ai Fryma e Shenjte do ti ndihmoje per c'do probelm.

    Lavdi Zotit kemi nje mik te mrekullueshem , qe na ndihmon ne dobesite tona.
    Ai do te na udheheqe ne permes dhuntive te Tij per te bere ate qe duhet dhe per te qene te mbrojtur dhe per te patur sigurine dhe paqen se Perendia eshte me ne.

    Askush nuk mund te na ndaje ne nga Perendia . Romaket 8:31-38
    31
    Ēfarė tė themi, pra, pėr kėto gjėra? Nė qoftė se Perėndia ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh?

    32
    Sepse ai qė nuk e kurseu Birin e vet, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėra bashkė me tė?

    33
    Kush do t`i padisė tė zgjedhurit e Perėndisė? Perėndia ėshtė ai qė i shfajėson.

    34
    Kush ėshtė ai qė do t`i dėnojė? Krishti ėshtė ai qė vdiq, po pėr mė tepėr ai u ringjall; ai ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė dhe ai ndėrmjetėson pėr ne.

    35
    Kush do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja, a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata?

    36
    Siē ėshtė shkruar: ``Pėr ty po vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr therje``.

    37
    Por nė tė gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi.

    38
    Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme,

    39
    as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezu Krishtin, Zotin tonė.




    Pra sic e shikojme , Perendia flet me ane te fjales se njohurise sot.
    perendia flet sot me ane te dhuntive frymerore.
    Dhe ka dis menyra se si Ai na flet permes kesaj fjale te njohurise.
    Ku deri tani i kemi thene dy.

    permes te menduarit
    permes te shikuarit.

    vazhdon..................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 09-02-2011 mė 16:18
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #12
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Ka raste qe dhuntia e fjales se njohurise vjen permes endrrave.

    Ka disa raste endrrash qe shpesh Zoti me ka dhene dhe me pas kam kuptuar se kane qene nje fjale njohurie , per nje ngjarje te caktuar.

    Atehere kemi edhe tre menyra te tjera se i vjen fjala e njohurise


    PERMES TE SHPREHURIT ME GOJE
    PERMES TE NDJERIT
    PERMES NJE IMPRESIONI TE MJEGULLT


    Nuk dua qe tu jap shume kohe ketyre menyrave per shkak se do te na marre shume kohe por shkurtimisht do ti shpjegoj nga ana teorike duke dhene ndonje pasazh biblik.



    Permes te shprehurit me goje, eshte nje menyre e cila shume kollaj mund te ngaterrohet me profecine.
    Sepse profecia shprehet me goje. Por ka nje ndryshim. Sic kemi thene fjala e njohurise te tregon ose i pegjigjet disa pyetjeve: cfare ndodhi diku ne nje vend te caktuar ?
    cfare fshihet ne nje zemer?
    te dish nje fakt qe nuk mund ta dije ne asnje menyre tjeter.

    Per kete aresye kjo dhunti nuk ka lidhje me profecine pra eshte e ndare nga profecia.
    Kurse profecia ka nje qellim me teper se sa te dish . Profecia ka si qellim qe te ndertoje dhe inkurajoje besimtaret.

    Pra kane nje ndryshim te madh.


    pastaj eshte me te ndjere. kush do qe te kete informacion per kete menyre le te me shkruaje nje mesazh personal.


    impresion i mjegullt eshte kur te vjen nje mendim ose nje dicka qe te impresionon por eshte jo shume e qarte per ty.
    Psh kur po lutesha per dike , po kisha nje mendim ne zemer gjate lutjes per ate person. Frike. Ishte dicka qe nnuk e kuptoja dhe nuk ishte shume e qarte per mua se ckuptim kishte kjo.

    Por pata guximin tia thosha nje here ketij personit duke e pyetur :- A ka dicka qe te frikeson?!
    Ai tha jo. Asgje nuk me frikeson mua.

    Mu duk sikur po gaboja dhe nuk fola me.
    Mire po pas nja 10 minutash ai me tha :- ou prit se tani u kujtova, kur kam qene i vogel kam pasur nje frike sepse me dukej sikur dikush me vinte afer dhe me vinte duart ne fyt.

    Aha kjo dmth se impresioni i mjegullt eshte sepse as personi tjeter nuk e mban mend sepse i ka ndodhur dicka ne te kaluaren por qe mund te kete mbetur nje problem i harruar edhe per sot.

    per kete aresye edhe e kuptoj pse quhet impresion i mjegullt.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •