Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kush ishte Hosni Mubarak



    Ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka qeverisur prej vitit të largët 1981 dhe u dorëhoq nga posti i tij me 11 shkurt 2011, pas kryengritjeve masive.

    Mubarak ishte Presidenti i tretë dhe më jetëgjatë i Egjiptit. Omar Suleiman, zv/Presidenti i sapoemëruar i vendit njoftoi dorëheqjen e Presidentit në një komunikim të shkurtër në televizionin shtetëror, vetëm pak orë pasi Mubaraku kishte lënë Kajron së bashku me familjen e tij dhe ishte akomoduar në një resort në Sharm El-Sheikh.

    Dorëheqja e Mubarakut pasoi 18 ditë protesta masive kundër sundimit të tij 30-vjeçar, dhe erdhi vetëm një ditë pas fjalimit të tij surprizues se refuzonte të tërhiqej duke i bërë sfidë si popullit ashtu edhe qeverive perëndimore.

    Mubarak pasoi ish-Presidentin e suksesshëm Anuar Sadat, i cili u vra me 6 tetor 1981, teksa ndodhej në një paradë ushtarake për të përkujtuar luftën arabo-izraelitë të vitit 1973. I lindur në vitin 1928 në Munofiya në deltën e Lumit Nil, Mubaraku shfaqi prirje Ushtrisë. I diplomuar në Akademinë e Forcave Ajrore, ai do të shërbente si drejtues i kësaj akademie nga viti 1966 deri në 1969.

    Në vitin 1972 Sadati e emëroi Komandant të forcave të Armatosura; më pas do të merrte Titullin e Kalorësit nga Presidenti i ndjerë për kontributin e Forcave Ajrore gjatë konfliktit me Izraelin. Në vitin 1975 Sadati e emëroi Mubarakun në postin e zv/presidentit dhe i dha mundësinë të shijonte postin politik në një anëtari të lartë të Partisë Kombëtare Demokratike në pushtet.

    Nuk ishte e qartë se pse Sadati zgjodhi Mubarakun, edhe pse shumë mendojnë se ishte një farë lloj shpërblimi për efektshmërinë si Komandant i Forcave Ajrore. Interesante është se Mubaraku para se të bëhej President mbante postin e zv/Presidentit, teksa pas pasi u bë President nuk pranoi të kishte zv/Presdent deri në vitin 2011, kur emëroi në këtë post kreun e shërbimit Iinformativ, Omar Suleiman.

    Izolimi i Egjiptit

    Kur Mubaraku mori pushtetin, Egjipti ishte izoluar nga vendet arabe dhe myslimane, shumica e të cilëve kishin shkëputur marrëdhëniet diplomatike pasi Sadati firmosi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1979. Një nga humbjet më të mëdha diplomatike ishte dëbimi i Egjiptit nga Liga Arabe, dhe transferimi i selive të Ligës nga Kajroja në Tunizi.

    Mandati i parë i politikës së jashtme të Mubarakut fokusohej në ri-futjen e Egjiptit në Ligën Arabe dhe rivendosjen e marrëdhënieve me lojtarët kyç në rajon. Suksesi i tij i parë kishte të bënte më ndërtimin e një marrëdhënie me liderin arab me shumë influencë, Sadam Hysein, President i Irakut, vendi i të cilit ishte përfshirë në një luftë të përgjakshme me Iranin.

    Egjipti firmosi si aleat i Irakut në këtë konflikt teksa ndihmoi Bagdadin me asistencë ushtarake. Ndërkohë që përfundonte lufta Iran-Irak në vitin 1988, Egjipti kishte dalë nga izolimi. Në vitin 1990, më një lëvizje të drejtuar nga Iraku dhe Jemini, selitë e Ligës Arabe u rikthyen në Kajro.

    Por, afrimi me Ligën Arabe ishte tepër jetëshkurtër teksa Egjipti kundërshtoi ashpër invazionin irakian në Kuvajt në gusht të vitit 1990. Mubaraku i kërkoi Sadam Hyseinit të tërhiqte trupat nga Kuvajti, dhe pasi Bagdadi nuk pranoi, Egjipti iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në përpjekje për të dëbuar trupat irakiane nga Kuvajti.

    Rritja Ekonomike


    Roli ushtarak dhe logjistik i Egjiptit në Luftën e Parë të Gjirit bëri që Kajroja të fitonte simpatinë e Uashingtonit, i cili në këmbim ushtroi presion mbi vendet e G8 për të fshirë një pjesë të mirë të borxheve të jashtme të Egjiptit.

    SHBA-ja rriti ndjeshëm ndihmat ndaj Egjiptit gjatë viteve 1990 duke ringjallur edhe bisedimet strategjike Uashington-Kajro. Bisedimet përfunduan me krijimin e një aleance strategjike mes dy vendeve.

    Një nga objektivat kryesorë të kësaj aleance ishte angazhimi i Egjiptit në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Gjatë viteve 1990, Egjipti u bë ndërmjetësi kryesor për paqe mes Izraelit dhe shteteve Arabe, përfshirë edhe Palestinën. Në vitin 1994, Jordania ndoqi shembullin e Egjiptit dhe nënshkroi traktatin e paqes me Izraelin.

    Në këta vite, resorti i Sharm EL Sheikh-ut, i cili shtrihet në brigjet e Detit të Kuq në majë të gadishullit Sinai, një zonë e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 dhe i rikthyer tek Egjipti gjatë viteve 80, u bë mikpritës i shumë samiteve të paqes. Ky resort u kthye në “Kamp Davidin Arab”.

    Në vitin 2008 Mubarak arriti të qetësojë gjakrat mes Hamasit dhe Izraelit. Qeveria e Mubarakut gjithashtu luajti rol në pajtimin kombëtar palestinez, me anë të ndërmjetësimit për bisedime mes Hamasit dhe Fatahut.

    Ndërkohë vijimësisht nuk është parë me sy të mirë nga vendet arabe dhe myslimane embargoja që Egjipti i ka vendosur Rripit të Gazës në marrëveshje me Izraelin. Pas incidentit të 31 majit, kur çështja u ndërkombëtarizua më tek, edhe Perëndimi i ka kërkuar Kajros ta zbusë embargon. Kushtet ekonomike në Gaza vijojnë të jenë ekstremist të vështira.

    Masat energjike

    Teksa politika e jashtme e Mubarakut dominoi gjatë në Lindjen e Mesme, gjendja brenda konakut të tij ishte qartësisht e ndryshme. Mubaraku refuzoi të shfuqizonte një dekret ushtarak, në fuqi që prej vrasjes së Sadadit, i cili lejonte forcat e sigurisë të arrestonin civilë dhe ti gjykonin në gjykata ushtarake. Dekreti është në fuqi sot e kësaj dite.

    Grupet opozitare thonë se dekreti i ka mundësuar qeverisë të godasë shprehjen politike.

    Në qershor të vitit 1995, Mubaraku i shpëtoi një atentati që kishte si objektiv autokolonën e tij, teksa merrte pjesë në Samitin e Organizatës së Unitetit Afrikan në Etiopi. Qeveria akuzoi grupin al-Gama'a al-Islamiyya për atentatin dhe me të mbërritur në Kajro, Mubaraku filloi arrestimin e qindra personave, gjë që solli reagimin e organizatave të të drejtave të njeriut. Edhe reformat politike lanë shumë për të dëshiruar, teksa në vitin 2005 Egjiptianët për herë të parë kishin mundësi të votonin për shumë kandidatë në zgjedhjet presidenciale.

    Varfëria dhe korrupsio
    ni

    Me gjithë masat e marra vitet e fundit nga qeveria Mubarak, miliona persona jetojnë akoma në varfëri dhe në kushte të vështira ekonomike. Kritikët e sistemit ngulin këmbë se Mubaraku dhe i biri i tij, Gamali favorizojnë një grup biznesmenësh në Partinë Kombëtare Demokratike.

    Për sa i përket korrupsionit, mund të thuhet se gjatë epokës Mubarak ka lulëzuar në Egjipt, teksa në vitin 2006 Egjipti renditej si shteti i 105 në botë më pak i korruptuar. Ndërsa në vitin 2008 në pozicionin e 115, duke konkurruar me Burkina Fason dhe Djiboutin. Finlanda kryesonte listën si vendi më pak i korruptuar. Papunësia në Egjipt shkoi nga 2,5 milionë në vitin 2003 në 1.9 milionë në vitin 2008.

    Liria e Medies

    Mubaraku u kritikua shumë edhe për sa i përket goditjeve që i dha shtypit vendas. Në shtator të vitit 2007, shumë gazetarë opozitarë u arrestuan për “dëmtim të interesit publik” ngase sipas gjykatës e kishin cilësuar partinë në pushtet si diktatoriale.

    “Në këtë vende është tepër normale që gazetarët të arrestohen teksa biznesmenët dalin nga burgu”, thekson Ibrahim Eissa, editor i gazetës “al-Dustour”, i arrestuar në vitin 2008. Edhe gjatë kryengritjeve të fundit, të cilat lanë pas mbi 300 viktima, pati denoncime herë pas here për keqtrajtimin dhe arrestimin e gazetarëve vendas e të huaj.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje video interesante qe deshmon se Hosni Mubarak, gjat 30 vjeteve sa ishte president, ka percjellur rreth 6 presindent te amerikes.



    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Mendoj qe do duhej dhe besoj qe do te ndodh qe e njejta situate do ndodh edhe me Iranin dhe Libanin, me crast keto do vende i kane diktatoret me te pameshirshem ne lindje. Sot thoshte BBC se irani eshte duke i cenzuruar ngjarjet ne Egjipt me friken se e njejta mund te i ndodh edhe ne shtepi Ahmadinnexhat

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Mendoj qe do duhej dhe besoj qe do te ndodh qe e njejta situate do ndodh edhe me Iranin dhe Libanin, me crast keto do vende i kane diktatoret me te pameshirshem ne lindje. Sot thoshte BBC se irani eshte duke i cenzuruar ngjarjet ne Egjipt me friken se e njejta mund te i ndodh edhe ne shtepi Ahmadinnexhat
    Mos po skojn keto shtete tani si irani se irani dhe libani asgje nuk kan te perbashket pra ne gjenezen e tyre dhe ne kulture.
    Ndryshimi i pernjehershem i nje shoqerije eshte progres i kaosit

  5. #25
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Përleshje të reja në botën arabe

    Përleshje të reja në botën arabe

    Vala e protestave në botën arabe ka mbërritur edhe në Arabinë Saudite. Pakica shiite në këtë vend ka dalë në rrugë për të protestuar kundër burgosjes të vëllezërve të besimit pa proces gjyqësor.

    Edhe në vende të tjera arabe kanë vazhduar protestat e përleshjet. Sipas dëshmitarëve okularë, njësitë speciale libiane kanë përdorur dhunën kundër demonstruesve gjatë së shtunës. Ata kanë mësyrë një kamp çadrash në qytetin e dytë për nga madhësia, Bengasi, për të shpërndarë demonstruesit, raportoi Deutsche Welle.

    Sipas informacioneve të organizatës Human Rights Watch, në protestat kundër presidentit të Libisë Mummar al-Gaddafi, duhet të kenë vdekur të paktën 84 kundërshtarë të qeverisë. Ata i kërkojnë udhëheqjes në Tripoli, që të ndalë sulmet.

    Ndërkohë në Jemen, në kryeqytetin Sanaa ka humbur jetën një student në përleshjet mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të presidentit Ali Abdullah Saleh.

    Të plagosur ka pasur edhe në një demonstratë kundër qeverisë në Algjeri, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

    Për herë të parë ka pasur protesta edhe në Kuvajt, ku arabë pa nënshtetësi kanë protestuar për marrjen e shtetësisë.

    Ndërsa n Bahrejn, princi i kurorës mbretërore Salman bin Hamad al-Chalifa ka bërë thirrje për zi kombëtare për viktimat e protestave. Më parë ai kishte urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ushtrisë nga rrugët dhe kishte bërë thirrje për dialog. Opozita bahrejneze e ka refuzuar këtë apel. /Telegrafi/


    Gadaffi i pamëshirshëm ndaj protestuesve - mbi 200 të vdekur

    Më shumë se 200 arrin numri i të vrarëve gjatë përleshjeve midis forcave të sigurisë së Libisë dhe protestuesve.

    Të dielën gjendja vazhdon të jetë dramatike në Libi, ku qeveris që prej vitit 1969 pushtetmbajtësi Muamar al Gadaffi.

    Stacioni arab i lajmeve Al Jazeera lajmëroi se në Bengazi, qytetin e dytë më të madh të vendit, njoftohet që snajperistë të kenë shtënë qëllimisht mbi demonstrues.

    Edhe anti-tanke njoftohet të jenë përdorur. Dëshmitarët okularë folën për një masakër.

    Klerikë udhëheqës myslimanë i bënë thirrje regjimit të mos shkaktojë gjakderdhje të mëtejshme. /Telegrafi/

    Policia e Kuvajtit shpërndan protestuesit

    Policia e Kuvajtit ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit beduinë, që për të dytën ditë me radhë kërkojnë shtetësinë e këtij vendi.



    Dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë refuzuar të shpërndahen duke sulmuar me gurë forcat policore.

    Të premten disa protestues janë plagosur nga përleshjet në qytetin Jahra.

    Rreth 100 mijë arabë pretendojnë të drejtën e shtetësisë së Kuvajtit. Por, autoritetet thonë se paraardhësit e tyre vijnë nga vendet fqinje dhe nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë. /rel/
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 20-02-2011 më 14:15
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e flaibi
    Anëtarësuar
    02-08-2005
    Postime
    42

    si mendoni a ka te drejte Imam Imran Husein ne kete ligjerate qe ka bere qe ne vitin 2003???

  7. #27
    DESTINY Maska e freiheit
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    Pershendetjet e mia per te gjithe ata qe nuk duan te nenshtrohen!!!
    Lus zotin qe tu ndihet prane popujve qe po kerkojne liri ne keto caste, dhe ti forcoje e japi guxim kunder diktatoreve, kudo ndodhen por vecanerisht ne Libi dhe Iran ku gjendja ne keto momente eshte shume e veshtire. Shpresoj qe popujt e arabise te rendin drejt lirise, demokracise, dhe zhvillimit qe te mos shihen me me percmim!

    Zoti qofte me ta, dhe i mbushte zemrat e tyre me guxim!!!!

  8. #28
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jusuf El-Kardavi kërkon nga revolucionarët e Libisë të rezistojnë deri ne Fitore



    Dr.Jusuf El-Kardavi Ekskluzive nga Devha Dijetari i famshëm Dr.Jusuf El-Kardavi, kryetar i Unionit botëror të dijetarëve musliman kërkoi nga populli i Libisë që të rezistojnë për largimin e diktatorit Gadaf,duke e ripërsëritur fetvanë ku lejohet të mbytet diktatori Gadaf për ta mbrojtur popullin e Libisë.



    Hoxha El-Kardavi u bëri thirrje nga hytbja e xhumasë prej Katari imamëve dhe ligjëruesve të xhamive në gjitha shtetet islame për ta ndihmuar popullin e Libisë. Duke theksuar se nuk ka nënshtrim ndaj prijësve në atë që është në kundërshtim me sheriatin, dhe se urdhri i Gadafit për bombardimin e qyteteve me aeroplanë luftarak konsiderohet: shpallje e luftës, shkatërrim në tokë dhe për këtë e meriton të mbytet.

    Sot në ditën e xhumasë në Devha në xhaminë "Umër ibni El-Hattab" është mbajtur një festival i fjalimeve në shenjë solidarizimi me revolucionin e popullit të Libisë ku morri pjesë edhe Dijetari Dr. Jusuf El-Kardavi kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman si dhe një numër i dijetarëve nga Libia dhe nga shtetet tjera islame./mesazhi/

    Kush eshtë kush në Libi. Opozita dhe Lëvizjet Islame

    Lëvizjet më të forta opozitare në Libi, që shquhen për përbërjen e tyre të ndryshme fisnore janë Vëllazëria Muslimane si dhe Fronti Për Shpëtimin Kombëtar.


    Libia është një vend i përbërë nga shumë fise dhe klane. Gati e tërë opozita e vendit jeton në ekzil. Grupet opozitare me 14 Shkurt 2011 publikuan një deklaratë ku kërkonin nga Gadafi të jepte dorëheqje. Këto janë grupet të cilat nënshkruan këtë deklaratë: Unioni për Demokraci dhe Drejtësi Shoqërore, Fronti për Shpëtimin Kombëtar, Unioni i Lëvizjes Islame Libiane, Konferenca e Opozitës Libiane, Lëvizja Mjaft, Komisioni Libian për të Vërteten dhe Drejtësinë si dhe Intelektualët dhe Shkrimtarët Libian.

    Lëvizjet më të forta opozitare në Libi, që shquhen për përbërjen e tyre të ndryshme fisnore janë Vëllazëria Muslimane si dhe Fronti Për Shpëtimin Kombëtar.

    Vëllazëria Muslimane Libiane



    E themeluar në vitin 1979. Po ashtu si Vëllazëria Muslimane objektivi dhe qëllimi bazë i themelimit të grupit ishte parimi i “fesë Islame dhe shtetit Islam.” Pas vitit 1993 kjo lëvizje filloi të quhej Vëllazëria Muslimane Libiane.

    Gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta për shkak të regjimit të rreptë dhe të pamëshirshëm të administratës së Gadafit, themeluesit e lëvizjes qëndruan tejet sekret.

    Për një kohë Sheiku Muhamed bin Gali përfaqësonte lëvizjen në takime. Muhamed el Hifsi po ashtu ka raste kur përmendet për lidhjet e tij me lëvizjen.

    Gjatë një interviste të viteve të 90-ta Rashid el Muntasar përmendet si personi përgjegjës për udhëheqjen e lëvizjes në Libi. Po ashtu edhe Abdullah Abu Sin përmendet një kohë si udhëheqësi i saj. Thuhet se këta ishin personat që kanë administruar me lëvizjen në periudha të ndryshme për dekada të tëra.

    Vëllazëria Muslimane Libiane e shef Libinë si një pjese të pandashme të botës Islame, ndërsa administratën e Gadafit si një regjim që lufton kundër Islamit, që kufizon liritë dhe që shtyp popullin.

    Vëllazëria pohon se parandalimi i themelimit të partive politike dhe aktiviteteve politike nga administrata e Gadafit si dhe kontrolli i rreptë i tyre ndaj gjykatave, sindikatave dhe të gjitha organizatave shoqërore janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

    Fronti për Shpëtim Kombëtar

    E themeluar në vitin1981 nga opozita e administratës Gadafiane. Kjo ka për qëllim përmbysjen e Gadafit dhe krijimin e një sistemi kushtetues dhe demokratik. Qëllimet janë të ndara në ato para dhe pas rrëzimit të Gadafit.

    A. Qëllimi i tanishëm

    Qëllimi i tyre është përmbysja e administratës Gadafiane. Në mënyrë që të arrihet kjo është e nevojshme përgatitja e një plani të përbashkët të luftës duke u bashkuar të gjitha lëvizjet kombëtare brenda dhe jashtë vendit dhe për të përdorur të gjitha metodat e ligjshme.

    B. Pas Gadafit.

    1. Pas përfundimit të administratës Gadafi, të themelohet asambleja e ministrave dhe qeveria e përkohshme me kusht që mandati i tyre mos të kalojë një vit.

    2. Pas themelimit të asamblesë së ministrave dhe qeverisë së përkohshme, mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme brenda gjashtë muajve të parë.

    3. Emërimi i kryetarit të shtetit në përputhje me kushtetutën e re, e cila do të pranohej me anë të një referendumi.

    4. Me qëllim të parandalimit të autoritetit që të mblidhet në një vend, ajo do të shpërndahet në mesin e institucioneve të ndryshme shtetërore, sipas parimit të ndarjes së pushteteve.

    5. Mbrojtja e shenjtërisë së shtetit.

    6. Paraqitja e burimeve të vendit në shërbim të popullit, vendeve fqinje, vendeve vëllazërore si dhe mbarë njerëzimit.

    7. Ndryshimi i imazhit të keq të Libisë që u formua në arenën ndërkombëtare gjatë sundimit Gadafian. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira brenda një kuadri të respektit të ndërsjellë me shtetet fqinje dhe ato botërore.

    Lëvizja Xhihadiste

    “Lëvizja e Dëshmorëve” dhe “Grupi Luftues Islam” janë prej lëvizjeve që janë të njohura në Libi.

    Konfliktet në mes tyre dhe administratës Gadafiane nuk janë të pakta.

    Këto shënohen që nga viti 1986 e deri në kohët e vonshme.

    Në periudhat e mëvonshme administrata Gadafiane ndërmerrte sulme të shpeshta ndaj xhamive ku qëndronin anëtarët e këtyre lëvizjeve, e veçanërisht në Tripoli, dhe zakonisht këto sulme përfundonin me humbje në njerëz nga të dyja palët.

    Me 15 Shkurt 2011 anëtarë të lëvizjes xhihadiste formuan grupin e ri të quajtur “Lëvizja Islame për Ndryshim në Libi” me qëllim të rrëzimit të qeverisë me mjete paqësore, dhe u deklaruan se janë të paarmatosur.

    Nacionalistët, socialistët, liberalët...

    “Lëvizja”, e cila përfshin anëtarë të lëvizjeve fetare dhe të anëtarëve të grupeve islame që ishin arrestuar më parë, i bëri thirrje popullit të Libisë të bashkohen me ta.

    Po ashtu ekzistojnë partitë si ajo socialiste Baath, Hizb ut Tahrir al Islam, liberalët etj të cilat bëjnë aktivitete të ndryshme në vend. Por ashtu si në vende tjera arabe shumica dërrmuese e popullit nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike. /mesazhi/

    Vëllezërit Musliman të Libisë: Përmbysja e Gadafit u afrua


    Sulejman Abdul-Kader udhëheqësi i Vëllezërve Muslimane në Libi, tha se të gjitha kategoritë e njerëzve të Libisë janë bashkuar për të imponuar vullnetin e tyre, për të shpëtuar njerëzit, dhe për të çliruar Libinë nga shtypja e regjimit të Gadafi. Populli është ngritur për arritjen e një të ardhme të ndritur për vendin nën frymën e institucioneve dhe të demokracisë së vërtetë. Ai sqaroi gjatë një bisedë telefonike me televizjonin arab Al-Jazeera nga mërgimi në Zvicër se njerëzit lëvizin, dhe synojnë për të krijuar një shtet civil. Një ligj që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut.

    Ai denoncoi hezitimin e komunitetin ndërkombëtar për të marrë qëndrime të qarta kundër brutalitetit të Gadafit. Ai theksoi se fitorja e popullit të Libisë është e qartë, dhe e sigurt duke kërkuar durim nga revulucionarët për të vazhduar në luftën kundër tiranisë.

    Levizja e Vëllezërve Muslimane ka qenë e ndaluar ne Libi gjatë sundimit të Gadafit, shumë nga Vëllezërit Musliman janë burgosur internuar dhe vrare, ndërsa shumë të tjerë janë detyruar të largohën ne mëgrim./mesazhi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 26-02-2011 më 11:19
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #29
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    TUNIS: Rikthehet Simpatia Ndaj Hixhabit

    Triumfi i revolucionit popullorë në Tunizi, ka bërë që të fillojnë ndryshimet në jetën e qytetarëve tunizian.




    Bartja e hixhabit nga vajzat muslimane ka qenë e ndaluar nga regjimi i përmbysur i Ben Alisë. Mirëpo, tani vajzat nga qytetet të ndryshme të këtij vendi afrikan i janë kthyer përsëri bartjes së hixhabit i cili është një obligim fetarë.
    Mediat bëjnë të ditur se shumë shpejt mund të ndodh që të anulohet ligji i cili ndalon bartjen e hixhabit nëpër institucionet shkollore të këtij vendi.
    Sipas ligjeve tuniziane bartja e hixhabit nuk është konsideruar si një obligim fetarë, por si një lloj veshje fraksioniste ndërsa Zejnul Abidini dhe paraardhësi i tij e kishin shpallur të ndaluar bartjen e shamisë nëpër vendet publike.
    Mospajtime të qytetarëve në lidhje me këtë ka pasur edhe më parë. Në vitin 2003 një grup i avokatëve dhe aktivist të sferës juridike mblodhën mijëra nënshkrime për dënimin e zyrtarëve shtetërorë, për shkak se kanë fyer vajzat muslimane duke u ndaluar të kryejnë një obligim fetarë i cili kërkohet nga Zoti i tyre. /BR/
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #30
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Muhamer Gadafi me origjinë hebreje



    http://www.youtube.com/watch?v=PBiKK...embedded#at=87
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •