Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Kta njerz sqenkan ne islam,ose nuk ishin ne islam ateher kur i zgjodhen parin e tyre.
    Mafia i ka fajet edhe translate google qe ua mundson arabve me lexu f.sh.
    Fisnik vlla pak si rrall po dukesh ne forum ...edhe ne Tiran nisen me vra at hajvanin nja 3 shkodran po i zuni Ina... hahahaha
    Kto vende Arabe dhe islame vertet kan nevoj per me shum liri por po druaj se liria e kesaj bote po i len pa ahret.
    Porosia e Profetit Muhamed a.s se muslimani e ka obligim ta respektoi udheheqsin e tij.. por si duket mbase tutje nuk po i don populli ,sigurisht se paskan qen te vetzgjedhurit e popullit.

  2. #12
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Kta njerz sqenkan ne islam,ose nuk ishin ne islam ateher kur i zgjodhen parin e tyre.
    Mafia i ka fajet edhe translate google qe ua mundson arabve me lexu f.sh.
    Fisnik vlla pak si rrall po dukesh ne forum ...edhe ne Tiran nisen me vra at hajvanin nja 3 shkodran po i zuni Ina... hahahaha
    Kto vende Arabe dhe islame vertet kan nevoj per me shum liri por po druaj se liria e kesaj bote po i len pa ahret.
    Porosia e Profetit Muhamed a.s se muslimani e ka obligim ta respektoi udheheqsin e tij.. por si duket mbase tutje nuk po i don populli ,sigurisht se paskan qen te vetzgjedhurit e popullit.
    si mendon more ganimet me dekada ti durojn keta diktator te flliqur ti shtypin
    Muhamedi a.s na ka keshillu ti rrespektoj udhheqsit por jo ata qe zgjidhen pa vullnetin e popullit jo ata qe behen miliardera jo ata qe ju mohojn lirin dhe ju marrin edhe kafshaten e bukes ,jo ganimet eshte veshtir me qendru 30 vite ne pushtet mos me ba asgje per popull dhe me fitu ne zgjedhje keto jan manipulime

    a ke lexu ndonjeher lajmet per palestinen ku ky far presidenti i ka izolu dhe vdesin pasi ju mungon kujdesi shendetsor ky njeri eshte ai qe mjeket qe i ka dergu bota ky silejon te hyn ne palestin ky njeri eshte ai qe ka vra edhe shum vullnetar qe kan ndar buken e gojes per tju dergu popullit me te izoluar ne bot ky njeri ne kufi nuk lejon te depertoj as buka por i lejon te vdesin urie

    Muhamedi a.s. na ka urdheru ti rrespektojm ata udhheqs qe udhheqin me drejtsi dhe qe zgjidhen nga populli por jo ata qe zgjidhen vet dhe vrasin popullin ,

    sot njihen shum shtete si shtete islame por udhhiqen nga kriminelet dhe siq duket viti 2011 do jet viti qe do i shtyp keta njerz te flliqur qe shkatrruan popullin e vet qe ja qiten hijen e zez gjith muslimaneve anemban botes vetem e evetem te behen te pasur dhe te jetojn ne lluks
    Ndryshuar për herë të fundit nga ximi_abedini : 31-01-2011 më 17:49
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dr Shefqet Krasniqi rreth ketyre ngjarjeve ne Klan Kosova




    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Paradokse ndërmjet Egjiptit të djeshëm dhe të sotëm



    Prof. Dr. Salah Sultan


    "Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar në tjetër pos në rrugën e drejtë!"
    (Gafir, 29.)

    Ndërsa në Egjiptin e sotëm 80 milionë thërrasin: “Populli do përmbysjen e regjimit!”

    Populli i Egjiptit dje ishte durimtar ndërsa sot është revolucionar.

    Për rininë e Egjiptit të djeshëm (rrejshëm) thuhej se janë të humbur dhe se kalojnë tërë natën me filma, muzikë, facebook, twitter, filma erotikë, ndërsa rinia e Egjiptit të sodit vërtetuan të kundërtën, dëshmuan se kjo qe një shpifje e pabazë dhe se ata janë burra madje edhe më të mëdhenj se mosha e tyre, më të thelle se që shiheshin, më të përpiktë në administrim dhe bashkëpunim se që mendoheshin, më burrërorë se liderët e tyre; ata qëndrojnë gjoksëhapur dhe me vete bartin lule për ushtrinë dhe policinë si dhe zgjasin duart e tyre si paqësorë, ndërsa disa bishtminj të regjimit, policë e jo ushtarë, nuk kursejnë plumbat mbi ta.

    Egjiptin e djeshëm shumë e paramenduan si ujqër e lugetër, mu ashtu siç thoshte poeti:

    Çobani ruan kopenë nga ujqërit
    Por si do të jetë puna kur çobanët do të jenë vet ujqër

    Ndërsa në Egjiptin e sotëm u vërtetua se ata nuk janë lugetër por luanë që ishin të mbyllur nëpër kafaze ndërsa tani u liruan për të shëtitur lirshëm në kopshtet dhe mejdanet e tyre. Kurse ujqërit që shqyen mishin e egjiptianëve, që çnjerëzuan nderin e të varfërve, që persekutuan thirrësit e së vërtetës, që internuan dijetarët dhe shkencëtarët, që zvarritën gazetarët e mendimtarët, që bllokuan gjyqësinë dhe administratën, ata janë ujqër me bishta që sot po shndërrohen në hije dhe që fshihen pas kafazeve; rinia sfidoi ujqërit, sfiduan edhe orën policore, u bashkuan me gjithë forcat e shumta të sigurisë që iu dolën përballë me lloje të ndryshme armatimi, që thënë të vërtetën, me të tilla armë dhe përgatitje do të duhej t’i drejtoheshin jo popullit por sionistëve, atyre që kanë uzurpuar tokat dhe Kudsin tonë, por ata, siç thotë poeti:

    Edhe rregullat e rimave ia mësova
    E kur tha “rimë” mua më injoroi
    Ia mësoj hedhjen (e shtizave) çdo ditë
    Ndërsa kur iu forcua krahu, mua më sulmoi

    Rinia nuk u zmbraps me gjithë gjakun e qindrave që u derdh, me gjithë plagët e mijërave që u shkaktuan, ata marshuan paqësisht edhe pse qeveria lulet i priti me pranga, buzëqeshjet me plumba, shtrirjen e dorës me grushte, tubimet me burgime, por ata qëndruan durimtar, të vendosur, besnikë dhe atëherë kur organet e rendit braktisën detyrën, ata kryen punën e tyre, morën përgjegjësitë dhe ngadhënjyen me nderin.

    Në Egjiptin e djeshëm, thuhej një shaka neveritëse se regjimi pati urdhëruar stacionet policore të ndalin çdo veturë dhe të zbresin në tokë çdo udhëtarë, që për të kaluar duhej të merrte prej policit një shuplakë të rëndë në fytyrë. Njerëzit – vazhdon shakaja- kishin kërkuar më shumë policë që të mos shkaktohej kaos në trafik. Ndërsa sot, në Egjipt mund të shohësh njerëz të ndershëm e krenarë, të rinj e të reja, burra e gra, fëmijë e pleq, gazetarë e artistë, që të gjithë njëzëri i thonë: JO! Dhunës, mu ashtu siç pati thënë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të: “I dëshiroj burrit që kur të nënçmohet të thotë me gojën plot: Jo!”. Kjo meseleja e paradokseve ndërmjet së djeshmes dhe së sotmes është siç thonë arabët: “Ke kujdes sherrin e të urtit kur të hidhërohet!” Populli i Egjiptit kohë të gjatë jetuan të butë ndërsa sot janë shumë të hidhëruar.

    Ky është mësim për të gjithë se toka sado që te jetë e butë nën të mund të ketë vullkan, siç thotë poeti Hashim Rifai:

    Ndezja e zjarrit nën dhe
    Është gjë që shkakton inatin e vullkanit
    Në fillim bijnë pika e pastaj rrëke si vërshim tufani
    Ngritët lart dhe përpin mizorët zhurmshëm
    Më i fortë se tirania dhe pushteti
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kush do ta qeverisë Egjiptin?



    Me vazhdimin e protestave të cilat bëjnë thirrje për dhënien fund të sundimit të presidenit Husni Mubarak, pyetja që sillet në opinion është se: kush do të jetë pjesë e udhëheqjes më pastaj?

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në një raport të saj, bëhet e ditur se që nga koha kur Mubarak mori pushtetin pra tre dekadash, vendosi një sistem të fortë për të neutralizuar dhe dobësuar të gjitha partitë politike, duke imponuar në Egjipt ligjin që kufizon aktivitetet e partive politike.

    Ai gjithashtu ndaloi një komision të drejtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për dhënien e licencave zyrtare disa partive dhe në mesin e atyre forcave edhe lëvizjen Vëllezërit Mysliman, dhe si rezultat rolin e opozitës egjiptiane në formë fragmentare filluan ta luajnë sindikatat e pavarura profesionale, organizatat për të drjetat civile, gjyqësorët, gazetat dhe grupet tjera.

    Në vijim janë disa figura dhe grupe që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në Egjipt në ditët e ardhshme.


    Mohamed El-Baradei (68 vjeçar), ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, pas një karriere prej eksperti, që e solli deri te fitimi i Çmimit Nobel për Paqë në vitin 2005, u kthyer në Egjipt në vitin 2010, pas përfundimit të mandatit të tij në këtë detyrë. El-Baradei - që e ka studiuar ligjin - hyri në arenën politike menjëherë.

    Ai tha se Egjipti ka nevojë për një ndryshim total dhe një fund të sundimit autoritar të një njeriu ushtarak si Mubaraku.

    El-Baradei, në muajt e fundit kaloi shumë nga koha e tij jashtë Egjiptit, por u kthye të enjten e kaluar, duke treguar gatishmërinë e tij për të luajtur ndonjë rol në qeverinë kalimtare dhe pastaj iu drejtua me një fjalim protestuesve në sheshin Tahrir të Kairos.

    Muhammed Bedi’ (66 vjeçar), u zgjodh udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane vitin e kaluar, por ka edhe një numër të personaliteteve që flasin në emër të kësaj lëvizje si Issam Al-Arian, por në qoftë Vëllezerit do të hyjë në bisedime me qeverinë, ajo do të bëhet me pëlqimin e Bediut.

    Bediu duket të jetë konservator, që është shenjë dalluese e atyre që e marrin detyrën e udhëheqësit të përgjithshëm të Vëllazërve Mysliman, prandaj nuk pranon të sfidoj autoritetet egjiptiane nga frika e represionit të më tejmë. Qeveria egjiptiane thotë se Vëllazëria është e ndaluar, mirëpo do të lejojë që ata të veprojnë brenda kufijve.

    Ejmen Nur, Politikan liberal dhe avokat, i cili kandidoi për presidencë në vitin 2005 përballë Mubarakut, por ai vuajti dënimin me burg pas deklaratave të tij të ashpra dhe u burgos pas dorzimit të dokumentacionit të falsifikuar për formimin e partisë “Partia e së nesërmes”, mirëpo u lirua pasi që kaloi në burg 3 vite nga 5 vite me sa ishte dënuar.

    Ligji aktual egjiptian i ndalon Nurit të marrë ndonjë post politik, të paktën gjatë pesë viteve pas vuajtjes së dënimit të tij në burg, gjë që përjashtohet mundësia e kandidimit të tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në shtator. Në të kaluarën Nur ishte deputet parlamentar nga Partia Vefd nga e cila u tërhoq.

    Amr Musa, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Shteteve Arabe dhe ish ministër i jashtëm, arriti popullaritet gjatë qeverisë së Mubarakut aq sa i’u thurën këngë popullore për deklaratat e tij në mbështetje të popullit palestinez gjatë viteve në kërkim të paqes me Izraelin.

    Kalimi i tij në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe e ka dëmtuar sadopak imazhin e tij për postin e presidentit, mirëpo shumë egjiptian e lakojnë emrin e tij në mesin e personaliteteve të cilët gëzojnë përkrahje për këtë post.

    Musa, që nga fillimi i protestave dha disa deklarata, duke thënë të dielën se ai dëshiron të shoh në Egjipt një demokraci në bazë të sistemit shumë partiak.

    Ahmed Zuvail, Fitoi Çmimin Nobel për kimi në vitin 1999, dhe vitin e kaluar mohoi se ka ambicie politike, por një gazetë tha të hënën se ai do të kthehet në Kajro të martën për të vazhduar punën për formimin e një komisioni për reformimin e kushtetutës, përfshirë Ejmen Nur dhe disa avokatë të njohur.

    Gazeta egjiptiane “Al Shark”, botoi një letër me të cilën Zuvail i drejtohet popullti egjiptian për t’i sugjeruar krijimin e Këshillit të të Urtëve, për vënien e një kushtetute të re për Egjiptin.

    Ahmed Hamdin Sabahi, Politikan, i cili beson në nacionalizmin arab dhe udhëheq partinë në ndërtim e sipër “Dinjiteti”, e cila nuk kishte marrë leje zyrtare nga qeveria dhe u zgjodh deputet në parlament në vitin 2005.

    Ai mendonte për zgjedhjet presidenciale në atë vit, pas ndryshimeve kushtetuese që Mubarak i bëri nën presion e Uashingtonit, por ndryshoi mendjen e tij më vonë, dhe pritej të kandidohej në zgjedhjet presidenciale këtë vit.

    Lëvizja “Mjaft”, e themeloi Xhorxh Is’hak, udhëheqës sindikalist, i cili ka respekt për lëvizjen “Mjaft” që nga viti 2004. Lëvizja kishte organizuar një protestë kundër qeverisë së Mubarkaut në vitin 2005 duke hedhur poshtë indenë e tashëgimit të pushtetit të të birit të presidentit Xhemal Mubarak.

    Lëvizja humbi mbështetjen në mesin e profesionistëve nga bijtë e klasës së mesme, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, por që nga fillimi i protestave në javën e kaluar “Mjaft” filloi të luaj një rol në nxitjen e turmave.

    Protagonist të tjerë

    Partia Vefd, gjurmët e rrënjëve të së cilës shtrihen para revolucionit të vitit 1952 në Egjipt, si kala tradicionale e Liberal Demokratëve në Egjipt, por që shihet si bashkëpunëtore me qeverinë Mubarak gjatë disa viteve të fundit.

    Po ashtu “Partia e Bashkimit të së Majtës”, ka luajtur një rol të ngjajshëm, si dhe Mexhdi Husejn, lideri i “Partisë së Punës Islame”, figurë e famshme e opozitës i njohur për hyrjet dhe daljet e shpeshta në burg.



    Burimi: Reuters
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jemen: Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e presidentit


    Mijëra njerëz sot kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Jemenit, Sana, për të kërkuar përfundimin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh, përkundër koncesioneve të ofruara nga ai.

    Raportohet se afro 20 mijë protestues janë tubuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

    Njëherësh, mbështetësit e presidentit, poashtu, janë tubuar në një shesh qendror të kryeqytetit Sana.

    Protestat e sotme janë përshkruar si më masivet prej se ato filluan, para disa ditësh, të inspiruara nga protestat në Tinizi dhe Egjipt.

    Këto protesta po bëhen megjithë deklaratën e presidentit Saleh, se ai do të largohet nga zyra, kur të përfundoj mandati i tij aktual, në vitin 2013.

    Ai poashtu, tha se nuk do ta kaloj pushtetin te djali i tij.

    Agjencia shtetërore e lajmeve Saba, raportoi se presidenti amerikan, Barak Obama, i kishte telefonuar Salehit për t’i dhënë mbështetje për iniciativat e tij.

    Organizatorët e protestës së sotme thonë se koncesionet nuk ishin të mjaftueshme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #17
    Po u mbeshtet El Baradei atehere do te vijne dite te mira per Egjiptin. Ne rastin e kundert, po triumfuan islamiket ka rerzik te shemben edhe piramidat e famshme dhe te kthehet Egjipti ne koherat parafaraonike.

    Besimi islam dhe imami e kane vendin ne xhami, por kurresesi ne politike!

    Egjiptianet jane nje popull modern dhe nuk do te lejojne kurre qe te qeverisen nga nje diktature mullahesh.

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Po u mbeshtet El Baradei atehere do te vijne dite te mira per Egjiptin. Ne rastin e kundert, po triumfuan islamiket ka rerzik te shemben edhe piramidat e famshme dhe te kthehet Egjipti ne koherat parafaraonike.

    Besimi islam dhe imami e kane vendin ne xhami, por kurresesi ne politike!

    Egjiptianet jane nje popull modern dhe nuk do te lejojne kurre qe te qeverisen nga nje diktature mullahesh.
    Nese ke njohuri rreth historis se shtetit islam ateher do kuptosh se pikerisht Islami dhe Politika mund te jen idealja per te udhehequr nje shtet ideal.

    Vetem merri si shembull 4 Khalifet e Islamit (Ebu Bekr, Umer ibn Hatabi, Othmani dhe Aliu, poashtu edhe Omer ibn abullahzizi qe konsiderohet si khalifja i pesti me i dalluari). Ne kohen kur kan udhehequr keta burra te medhenje dhe sidomos te ketij te fundit(Omer ibn abullahazizi) ne vendet ku ka sundu ky udheheqes, nuk ka pasur qoft edhe ndonje te varfer qe ka pasur nevoj per ndihma. Sa qe ka qen nje rast kur nje kontigjent me ndihma (zeqat)eshte nisur per ne afrik per ti ndihmuar te varferit, nuk ka pasur nevoj askush qe ta merr zeqatin, pasi qe kan qen te pasur te gjithe.

    Omer ibn hatabi kur ishte udheheqes i atehershem kishte deklaruar keshtu: Une do jem pergjegjes edhe nese nje lop lendon kemben e saj kur ec ne rruge, pasi qe une jam pergjegjes per ta rregulluar at rruge qe ia lendon kemben asaj lope.

    Tani ke rastin e Omer ibn abullahzizi, kur gjat sundimit te tij ka marr iniciative per ti ndihmuar atyre qe kan deshire te martohen por qe skan kushte materiale, d.m.th shteti i ka ndihmuar te rinjet qe te martohen!!

    Edhe pse kan qen udheheqes te nje perandorie te fuqishme ku ka kontrollu nje gadishull te madh arabik dhe kan pasur pasuri te medha nen disponim, mirpo edhe perkunder kesaj keta burra te medhenje kan qen modest, sa qe ka qen nje rast kur nje delegacion politik nga jasht ka ardhur per ne vizit te nje khalifeje (nuk po me kujtohet emri i tij), kur po hyjn tek vendpritja e tij, po e gjejn nen nje hije te nje peme dhe aty i pret, sa qe quditen musafiret kur e shofin modestin e tij.

    D.m.th Islami dhe Shteti prakitkisht e kan deshmuar qe moti dhe historikisht qe mund te funksionojn shum mire.

    ***

    Mbreteria dhe trashegimia ne shkall familjare nuk jan prej Islamit. Keto lloj metoda pushteti jan shpikur me vone dhe pikerisht prej ketyre devijimeve te tilla qe jan shpikur ne lidhje me mbreterit e tyre dhe te drejten qe ua japin vetes qe te trashegohen nga familjaret e tyre ne pushtet, kan rezultuar ne keso pushtetesh diktatoriale qe gjenden sot ne shum vende muslimane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 04-02-2011 më 08:52
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Protesta të mëdha priten në Egjipt



    Protestuesit në Egjipt që kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak kanë bërë thirrje për protesta të mëdha në mbarë vendin në ditën që e kanë quajtur "E Premtja e Largimit".

    Kryeministri i ri Ahmed Shafik tha se ministri i brendshëm nuk do të duhej t'i pengojë marshimet e sotme paqësore pas faljes të së premtes.

    Por, Departamenti amerikan i Shtetit tha se pret konfrontime.

    Mubarak tha dje se ai dëshiron që japë largohet, por druan se dorëheqja e tij mund të sjellë kaos në Egjipt.

    Komentet e tij në televizionin amerikan u bënë në kohën kur Senati i Shteteve të Bashkuara njëzërit e miratoi rezolutën, ku i bën thirrje Mubarakut që të formojë një qeveri kalimtare, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve deri në fund të vitit.

    Shtëpia e Bardhë tha se është duke i diskutuar me egjiptianët "mënyrat e ndryshme" për të shkuar drejt tranzicionit paqësor.

    Ndërkohë, në rrugët e Kairos, mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut u përleshën përsëri të enjten, ndërsa u raportua se edhe gazetarët kanë qenë në shënjestër të sulmeve të ithtarëve të Mubarakut.

    Dy gazetarë, njëri nga Greqia, dhe tjetri nga Suedia, janë plagosur me thikë.

    Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 24 reporterë janë arrestuar në 24 orët e fundit.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs i denoncoi raportet për "sulmet sistematike" të gazetarëve.

    Kreu i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, tha se deri 300 njerëz mund të kenë vdekur në trazirat.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    A do ta pasojë Egjipti shembullin e Turqisë?

    (Editorial)

    Ndryshimet politike në Egjipt janë shumë të rëndësishme, dhe nëse ky brez çlirues arrin që të përmbys nga qeveria diktatorin, Husni Mubarak, dhe kështu, në mënyrë demokratike, të krijojnë edhe qeverinë e re, Egjipti në mënyrë automatike do ta kthej pozitën e liderit në Lindjen e Mesme dhe do t’i kthehet ajo që, në mënyrë të padrejtë dhe të dhunshme, iu rrëmbye.

    Me dhe pas, këto ndryshime shume shpejtë do të arrijnë që të ndikojnë edhe në ndryshime të tjera në tërë rajonin, sepse, këto ndryshime, nuk janë vetëm egjiptiane, porse janë arabe ose, më mirë thënë, islame. Ndryshimet e këtilla i ëndërrojnë të gjithë muslimanët e botës, sidomos muslimanët e okupuar të Palestinës.

    Sot, Egjipti gjendet në prag të historisë së re, ndërsa populli egjiptian, shumë qartë, tregon se ka ardhur koha e ndryshimeve dhe së më nuk ekziston as një zë i cili do të mund ta heshtte dhe të frikësonte zërin e së vërtetës, drejtësisë dhe lirisë.

    Nëse Egjipti, në të vërtetë, do të fitonte lirinë e qeverisjes, ndikimi i tij ndaj botës tjetër arabe, s’do mend se, do rritej jashtëzakonisht, ndërsa ideja e ashtu quajtur “islami politik”, të cilin e përfaqëson lëvizja “Vëllazëria Muslimane”, dhe disa parti të tjera, pa dyshim se do të fitonte një ekspansion të gjerë dhe një përkrahje të fuqishme.

    Në këtë mënyrë, bota islame, përkrah Turqisë së fuqishme dhe të politikës së saj islame, do të ketë edhe Egjiptin, e me siguri edhe Tunizinë, Algjerinë dhe disa shtete të tjera arabe, kështu që, do të krijohej një forcë respektuese, e cila, me të drejtë dhe objektivisht, do të ndikonte në zhvillimin dhe rregullimin e gjendjes së vendeve muslimane.

    Vetëm kështu do të dëgjohej zëri islam që do të denonconte gjenocidin ndaj popullit palestinez dhe ndaj shtypjes së muslimanëve dhe konfiskimit të të drejtave të tyre në republikat e Kaukazit. Po ashtu në Indi, në Evropë, apo gjetiu. Kjo forcë do të ngrite zërin edhe kundër çdo lloj kolonializmi, imperializmi apo diskriminimi që i aplikojnë sot fuqitë perëndimore ndaj muslimanëve.

    Me ç’rast fuqitë perëndimore dhe Izraeli do të fitonin një pandan në të ashtuquajturën “aleanca e muslimanëve të Lindjes”, me të cilën do të duhej mirë llogaritur dhe pa të cilën nuk do të mundej të merrej as edhe një vendim qenësor politik, sidomos nëse ai do të kishte ndonjë implikim negativ në botën islame.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •