Pyetje: Perėndimi akuzon Islamin pėr shtypjen e gruas. Cili ėshtė statusi i gruas nė islam?
Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut! Gruaja nė islam ka njė status tė lartė tė cilin asnjė fe dhe shoqėri nuk e ka arritur, sepse nderin qė i jep Islami njerėzimit pėrfshin burrin dhe gruan njėlloj. Ata janė tė barabartė nėn sundimin e Allahut nė kėtė botė dhe do tė jenė tė barabartė me pėrkujdesje nė shpėrblimin dhe dėnimin e Tij nė botėn tjetėr. Allahu thotė:
Nė tė vėrtetė, Ne i kemi nderuar bijtė e Ademit... (El-Isra, 70)
Meshkujve u takon pjesė nga ajo qė ua kanė lėnė prindėrit dhe tė afėrmit, por, edhe femrave u takon pjesė nga ajo qė ua kanė lėnė prindėrit dhe tė afėrmit... (En-Nisa, 7)
Gratė kanė aq tė drejta sa kanė edhe detyra, sipas arsyes sė shėndoshė, ndonėse burrat kanė njė shkallė (mė shumė pėrgjegjėsie) mbi ato. (El-Bekare, 228)
Besimtarėt dhe besimtaret janė miq pėr njėri-tjetrin.... (Et-Teube, 71)
Zoti yt ka urdhėruar, qė tė mos adhuroni askėnd tjetėr pėrveē Atij dhe, qė tė silleni mirė me prindėrit. Nėse njėri prej tyre ose tė dy arrijnė pleqėrinė te ti, mos u thuaj atyre as uh!, mos i kundėrshto, por drejtoju atyre me fjalė respekti. Lėsho para tyre krahėt e pėruljes prej mėshirės dhe thuaj: O Zoti im, mėshiroji ata, ashtu siē mė kanė rritur, kur unė isha i vogėl! (El-Isra, 23-24)
Gjithashtu Allahu thotė:
Dhe Zoti iu pėrgjigj lutjes sė tyre: Unė nuk do tia humb mundin askujt nga ju qė ka bėrė vepra, qoftė mashkull apo femėr.... (Ali Imran, 195)
Cilindo mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira, qė ka bėrė. (En-Nahl, 97)
Dhe kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, duke qenė besimtar, do tė hyjė nė Xhenet dhe nuk do ti bėhet asnjė padrejtėsi. (En-Nisa, 124)
Nuk ekziston religjion, popull, shoqėri apo ligj i cili mund tė krahasohet me nderin qė gruaja ka nė islam. Civilizimi Romak kishte vendim se gruaja ishte rob (skllav) qė i pėrket burrit, e cila nuk kishte asnjė tė drejtė. Nė Romė njė synod (kėshill) i lartė u mblodh pėr tė diskutuar ēėshtjen e gruas dhe pėrfundoi qė ajo ishte qenie pa shpirt dhe pėr kėtė nuk do tė trashėgonte jetė nė botėn tjetėr dhe se ajo ishte e ligė.
Nė Athinė gratė konsideroheshin plaēkė (pasuri e tundshme), ato shiteshin dhe bliheshin dhe konsideroheshin tė liga, prodhim i djallit. Ligji i lashtė i Indisė dilte nė pėrfundimin se sėmundja, vdekja, ferri, helmi i gjarprit dhe zjarri, tė gjitha kėto ishin mė tė mira se gruaja. Jeta e saj mbaronte kur burri apo pronari i saj, vdiste. Kur shihte se si trupi i tij digjej, ajo duhej tė hidhej nė flakė, nė qoftė se nuk e bėnte kėtė, ajo do tė ishte e mallkuar nga tė gjithė.
Nė qoftė se vėshtrojmė statusin e gruas nė hebraizėm, vendimi dhe statusi i saj nė Dhiatėn e Vjetėr ėshtė siē vijon:
Dhe fillova tė mendoj pėr tė kuptuar,
tė hetoj dhe tė gjurmoj menēurinė dhe konspektin e gjėrave
dhe tė kuptoj idiotėsinė e keqdashjes
dhe marrėzinė e budallallėkut
Gruan e gjej mė tė hidhėt se vdekja, e cila ėshtė kurth.
Zemra e sė cilės ėshtė grackė, e duart e sė cilės janė zinxhir
(Ecclesiastes 7:25-26 versioni i ri internacional)
Ėshtė e ditur se Dhiata e Vjetėr respektohet dhe besohet nga fetė mė tė mėdha nė botė, ato hebre dhe tė krishterėt. Kjo ishte situata dhe statusi i femrės nė kohėt antike.
Ndėrsa sa i pėrket situatės sė saj nė mesjetė dhe nė kohėt moderne, kjo do tė sqarohet nė vazhdim:
Shkrimtari Danez Vieth Kordsten sqaron kėndvėshtrimin e kishės katolike ndaj gruas. Ai thotė: Gjatė mesjetės gruas i ėshtė dhėnė pėrkujdesje e vogėl, duke pėrcjellė mėsimet e kishės katolike e cila e konsideronte gruan krijesė e klasės dhe rangut tė dytė. Nė Francė njė kėshill nė vitin 586 vendosi tė hulumtojė mbi ēėshtjen e gruas, se a do tė numėrohej femra si qenie njerėzore apo jo. Pas disa diskutimeve ata vendosėn se ajo ishte qenie njerėzore, por e krijuar qė ti shėrbejė mashkullit.
Nė ligjin e Francės, neni 217 shkruan siē vijon: Njė grua e martuar edhe nė qoftė se martesa e saj bazohet me kusht qė tė ndahet ēfarė i takon asaj dhe ēfarė i takon burrit tė saj nuk i lejohet tė japė asgjė si dhuratė apo tė transferojė diēka nga prona e saj, ose tė marrė nė pronėsi diēka, qoftė ajo pėr shpagim ose tjetėr send, pa pasur pjesė burri i saj nė kontratė ose tė pajtohet me kontratėn me shkrim.
Nė Angli, Henri VII ia ndaloi gruas Angleze ta lexojė Biblėn. Deri nė vitin 1850 gruaja nuk llogaritej qytetare dhe deri nė vitin 1882, gratė nuk kishin asnjė tė drejtė personale.
(Silsilat maqaarinah al-Adyaan, nga Dr. Ahmad Shalaby, vol. 3, p. 210-213)
Sa i pėrket gruas bashkėkohore nė Evropė, Amerikė dhe nga vendet e tjera industriale, ajo ėshtė krijesė e cila ėshtė e degraduar dhe e abuzuar pėr qėllime komerciale. Ajo ėshtė tipar e fushatave reklamuese dhe gjėrat kanė arritur nė atė fazė, saqė ajo zhvishet pėr tė reklamuar produktet nėpėr pllakate dhe ajo shet dhe ekspozon trupin e saj sipas njė sistemi tė shpikur nga meshkujt, kėshtu ajo nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė objekt kėnaqėsie pėr ata nė ēdo vend.
Gruaja ėshtė e respektuar derisa mund tė japė dhe tė kontribuojė fizikisht dhe mendėrisht. Kur ajo tė plaket dhe nuk ka mė se ēfarė tė japė, shoqėria, individėt dhe institucionet e braktisin atė dhe ajo jeton vetėm nė shtėpinė e saj apo nė spital mental. Krahaso kėtė dhe pse nuk ka krahasim me ēfarė na mėson Kurani Famėlartė, nė tė cilin Allahu thotė:
Besimtarėt dhe besimtaret janė miq pėr njėri-tjetrin.... (Et-Teube, 71)
Gratė kanė aq tė drejta sa kanė edhe detyra, sipas arsyes sė shėndoshė, ndonėse burrat kanė njė shkallė (mė shumė pėrgjegjėsie) mbi ato. (El-Bekare, 228)
Zoti yt ka urdhėruar, qė tė mos adhuroni askėnd tjetėr pėrveē Atij dhe, qė tė silleni mirė me prindėrit. Nėse njėri prej tyre ose tė dy arrijnė pleqėrinė te ti, mos u thuaj atyre as uh!, mos i kundėrshto, por drejtoju atyre me fjalė respekti. Lėsho para tyre krahėt e pėruljes prej mėshirės dhe thuaj: O Zoti im, mėshiroji ata, ashtu siē mė kanė rritur, kur unė isha i vogėl! (El-Isra, 23-24)
Pasi Zoti i saj e ka nderuar nė kėtė mėnyrė, ėshtė e qartė pėr gjithė njerėzimin se Ai e ka krijuar atė qė tė jetė nėnė, bashkėshorte, bijė dhe motėr, kėshtu Ai urdhėroi ligje tė cilat i kushtohen ekskluzivisht gruas dhe jo burrit.
Marrė nga libri: Motra muslimane pyet, Dijetarėt pėrgjigjen
Krijoni Kontakt