Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Statusi i gruas para dhe pas Islamit

    Statusi i gruas para dhe pas Islamit


    Shejh Salih el-Feuzan
    Burimi: libri i tij, Tenbihat alaa Ahkam Tekhtessu bil-Mu'minat [f.6-11]

    Statusi i gruas para Islamit


    Ajo qė mendohet me "para Islamit" kėtu ėshtė periudha e njohur si xhahilije [ditėt e injorancės], nė tė cilėn jetonin Arabėt nė veēanti dhe e gjithė bota nė pėrgjithėsi. Kjo ishte kur njerėzit s'kishin ndonjė tė dėrguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarė udhėzimi.

    Nė njė hadith qėndron:

    "Allahu shikoi nė ata – Arabėt dhe joArabėt – dhe i urreu tė gjithė, pėrveē disa njerėzve ndėr Njerėzit e Librit [qė mbeten tė udhėzuar nė porosinė e vėrtetė]."

    Nė shumicėn e rasteve, gruaja e kėsaj periudhe jetonte nė kushte mjaft tė rėnda, posaēėrisht nė shoqėritė Arabe, ku ata urrenin qė t'u lindte vajzė. Pra, midis Arabėve ishin ata qė i varrosnin vajzat e tyre ndėrsa ato ishin ende tė gjalla, gjersa ajo vdiste nėn dhé. Dhe, midis tyre ishin ata qė i linin tė jetonin vetėm qė tė jetonin njė jetė poshtėruese dhe degraduese.

    Allahu thotė:

    "Kur ndonjėrit nga ata i vinte lajmi pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij bėhej e errėt dhe vrerosej. Ai fshihej nga njerėzit pėr shkak tė lajmit tė keq qė pranonte. A do ta mbajė atė me turpėrim apo do ta varrosė nė dhé?" Padyshim, i lig ėshtė vendimi i tyre."[Nahl:58-59]

    Allahu thotė:

    "Dhe kur foshnja femėr, e cila ėshtė varrosur nė tokė, tė pyetet se pėr ēfarė mėkati ėshtė vrarė ajo."[et-Tekuir:8-9]

    Fjala meu'udeh i referohet foshnjės femėr qė ėshtė varrosur e gjallė dhe ėshtė lėnė tė vdesė brenda nė tokė. Dhe, po tė kursehej nga varrosja pėr sė gjalli dhe tė lihej tė jetonte, atėherė, vėrtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar njė jetė degraduese. Kjo meqė asaj nuk i lejohej qė tė trashėgonte hise nga prona e tė afėrmve tė saj, pavarėsisht ēfarė pasurie posedonte ai dhe pavarėsisht nga skamja apo nevoja e skajshme qė ajo mund tė kishte. Nė fakt, ajo pjesėtohej si pjesė e pronės sė burrit tė saj tė vdekur, mu siē pjesėtoheshin paratė e tij nė trashėgimi!

    Asokohe mund tė gjendeshin njė numėr i madh grash qė jetonin nėn njė njeri, meqė ata nuk kishin ndonjė kufi pėr numrin e grave qė mund t'i martonin. Kėshtu qė ata nuk shfaqnin kurrfarė interesimi pėr atė se ēfarė mund t'u ndodhte grave si rezultat i kėsaj, siē ėshtė jetesa nė kushte shtrėnguese, parehatia dhe drejtėsia.

    Satusi i gruas pas Islamit


    Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi kėto padrejtėsi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetėbesimin nė njerėzimin.

    Allahu thotė:

    "O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr."[el-Huxhurat:13]

    Kėshtu, Allahu pėrmend qė ajo ishte ortake e burrit nė zanafillėn e njerėzimit dhe njėlloj, ajo ėshtė ortake mė burrin shprehur nė shpėrblimin apo dėnimin pėr veprat e bėra.

    Allahu thotė:

    "Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė mashkull apo femėr, ndėrsa ėshtė besimtar[e] i vėrtetė, atij do t'i japim njė jetė tė mirė dhe do ta shpėrblejmė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr atė qė bėnte."[en-Nahl:97]

    Allahu thotė:

    "Kėshtu qė Allahu t'i dėnojė meshkujt dhe femrat hipokritė dhe meshkujt dhe femrat idhujtarė."[el-Ahzab:73]

    Dhe, Allahu ka ndaluar qė femra tė konsiderohet si pasuri trashėguese nė pasurinė e burrit tė saj tė vdekur, siē thotė:

    "O ju qė besoni, ju ėshtė ndaluar tė trashėgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]

    Pra, Allahu i dha asaj pavarėsi nė individualitetin e saj, nė mėnyrėn qė asaj iu mundėsua tė trashėgojė nė kundėrshtim me tė qenit objekt trashėgimie. Dhe, Allahu i dha gruas tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė afėrmve tė saj.

    Allahu thotė:

    "Duhet tė ketė hise pėr mashkullin dhe hise pėr femrėn nga ajo qė lihet nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, qoftė ajo pronė e vogėl apo e madhe."[en-Nisa:7]

    Allahu thotė:

    "Allahu ju urdhėron nė lidhje me trashėgiminė e fėmijėve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nėse ka vetėm bija, dy apo mė shumė, hisja e tyre ėshtė dy tė tretat e trashėgimisė; nėse ėshtė vetėm njė [ bijė ], pjesa e saj ėshtė gjysma." [en-Nisa:11]

    Kjo vlen po ashtu edhe pėr tekstet tjera ku qėndron se gruaja mund tė trashėgojė, qoftė ajo nėnė, bijė, motėr, apo grua.

    Nė sferėn e marrėdhėnieve martesore, Allahu e kufizoi martesėn e mashkullit me mė sė shumti katėr gra, me kusht qė ai t'i trajtojė tė gjitha gratė e tij me drejtėsi dhe barabartė sipas mundėsive tė tij. Dhe, Ai e detyroi burrin qė tė jetojė me to nė dashamirėsi, siē thotė:

    "Dhe jetoni me to ndershmėrisht."[en-Nisa:19]

    Ai e bėri dhuratėn tė drejtė tė saj dhe urdhėroi qė ajo t'i jepet asaj tėrėsisht, pėrveē asaj ēka ajo lejon nga vullneti i mirė.

    Allahu thotė:

    "Dhe jepjani gruas dhuratėn me bujari. E, nėse ato, nga vullneti i mirė i tyre, e zvogėlojnė ndonjė pjesė tė saj, merreni atė dhe shijoni atė pa frikė nga pasojat."[en-Nisa:4]

    Dhe, Allahu e bėri atė kujdestare qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja nė shtėpinė e burrit tė saj, dhe udhėheqėse e fėmijėve tė saj.

    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

    "Gruaja ėshtė kujdestare e shtėpisė sė burrit tė saj dhe ajo do tė pyetet [nė ditėn e gjykimit] pėr sa i pėrket atyre qė janė nėn kujdesin e saj."

    Po ashtu, Allahu e ka bėrė detyrim pėr burrin qė ai tė shpenzojė nė tė dhe ta veshė atė nė mėnyrėn e duhur.

    Ajo qė armiqtė e Islamit dhe degėt e tyre duan sot me zhveshjen e gruas nga nderi dhe tė drejtat e saj:

    Vėrtet, armiqtė e Islamit – apo mė mirė armiqtė e njerėzimit – sot, ndėr mosbesimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, janė tėrbuar lidhur me atė ēka gruaja muslimane ka arritur nga nderi, lavdia dhe dėlirėsia nė Islam. Kjo ngase armiqtė e Islamit ndėr mosbesimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, duan qė gruaja tė shėrbejė si njė kurth me anė tė sė cilės do tė mund t'i joshin dhe kapin ata me iman [besim] tė dobėt dhe ata qė kanė natyrė tė ēoroditur, pasi tė kenė pėrmbushur dėshirat e tyre tė prishura me tė [gruan].

    Allahu thotė:

    "Por ata qė ndjekin epshet e tyre dėshirojnė qė ju tė shmangeni pamasė [nga rruga e drejtė]."[en-Nisa:27]

    Dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre midis muslimanėve, dėshirojnė qė gruaja tė jetė njė artikull i lirė, duke iu ekspozuar kėtyre njerėzve tė dėshirave epshore dhe prirjeve djallėzore. Ata duan qė ajo tė shėrbejė si artikull i hapur pėrpara syve tė tyre, nė mėnyrė qė ata tė argėtohen me paraqitjen e bukur tė saj apo ndoshta tė bėjnė me tė gjėra shumė mė tė kėqija se kjo.

    Pėr kėtė shkak, ata harxhojnė mund tė madh nė pėrpjekje pėr tė bėrė gruan qė tė dalė jashtė shtėpisė sė saj, nė mėnyrė qė tė merr pjesė mė meshkujt nė punėt e tyre, duke punuar krahpėrkrah me ta. Apo, qė ajo tė shėrbejė dhe tė kujdeset pėr mashkullin si dado nėpėr spitale, apo stjuardesė nė avion, apo mėsuese e profesoreshė nė shkollat e pėrziera tė pandara, apo qė ajo tė jetė aktore nė teatro, apo kėngėtare, apo spikere nė format e ndryshme tė mediave, kėshtu duke e vėrė nė dukje fytyrėn e saj dhe duke joshur meshkujt me zėrin dhe paraqitjen e saj.

    Ndėrsa, revistat imorale kanė publikuar fotot e vajzave qė shfaqen nė mėnyrė provokative dhe tė zhveshura, si mėnyrė pėr t'u bėrė marketing revistave tė tyre.

    Disa afaristė dhe kompani i kanė marrė kėto foto po ashtu si mėnyrė pėr tė reklamuar prodhimin e tyre, duke vendosur kėto foto nė reklamat dhe ekspozitat e tyre.

    Kėto akte djallėzore janė menduar pėr t'ia hequr mendjen nga detyra e saj e vėrtetė, e cila ėshtė nė shtėpinė e saj. Kjo e detyron burrin qė tė angazhojė shėrbėtore femra pėr tė rritur fėmijėt e tyre dhe pėr t'u pėrkujdesur pėr punėt e shtėpisė, gjė qė rezulton nė ēapkėnėri dhe ligėsi tė madhe.

    Sidoqoftė, ne nuk e kufizojmė gruan nga puna jashtė shtėpisė sė saj, sa kohė qė ajo u pėrmbahet direktivave vijuese:

    1. Ajo duhet tė ketė nevojė qė ta kryejė kėtė punė apo bashkėsia ku ajo punon prej saj kėrkon ta kryejė kėtė punė, me kusht qė pėr kėtė punė s'mund tė gjendet ndonjė mashkull.

    2. Ajo duhet ta bėjė kėtė pasi tė pėrmbushė detyrimet qė i ka nė shtėpi, gjė e cila ėshtė puna parėsore e saj.

    3. Kjo punė duhet tė jetė nė njė ambient ku ka vetėm femra, siē ėshtė rasti kur ajo mėson vetėm femrat, apo kur punon si doktor apo dado pėr pacientėt femra.

    Dhe, puna e saj duhet tė jetė e ndarė nga meshkujt.

    4. Njėlloj, atė asgjė s'mund ta shtrėngojė nga mėsimi i ēėshtjeve fetare. Nė fakt, kjo ėshtė e detyrueshme pėr tė. Dhe, atė asgjė nuk e parandalon qė tė mėsojė lidhur me aspektet e fesė sė saj, sa kohė qė ka nevojė pėr kėtė dhe mėsimi i saj mbahet nė ambient ku ka vetėm femra. Dhe, nuk prish punė nėse ajo merr pjesė nė orėt mėsimore nė mesxhid [xhami] dhe kėshtu me radhė, ndėrsa ėshtė nė pajtim me kėtė dhe e ndarė nga meshkujt. Kjo mund tė shihet tek gratė nė fillim tė Islamit [dmth Sahabijat], nė atė se ato punonin, studionin dhe ishin tė pranishme nė mesxhid.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Virtytet e Sahabijeve dhe rėndėsia e edukimit tė gruas

    Virtytet e Sahabijeve dhe rėndėsia e edukimit tė gruas


    Nga dijetarja Umm Abdillah el-Uedije, Allahu e ruajtė


    Imam el-Buhari ka thėnė [7/133]:

    "Muhamedi mė ka treguar se Abdeh na e ka transmetuar nga Hisham bin Urweh nga babai i tij se ai ka thėnė:'Kam dėgjuar Abdullah bin Xhafer tė thotė:'Kam dėgjuar Aliun, radijallahu anhu, tė thotė:'Kam dėgjuar tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, tė thotė:'Mė e mira ndėr gratė e tij [Xhenetit] ėshtė Merjem dhe mė e mira ndėr gratė e tij ėshtė Hatixha'".
    Po ashtu e transmetuar nga Muslim [4/2430].

    Ėshtė me vend pėr ne gratė, qė ta ilustrojmė me shembull kėtė grua virtuoze dhe po ashtu edhe me gratė tjera virtuoze si A'isha, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Ajo ka aq shumė virtyte, saqė disa nga dijetarėt i dhanė pėrparėsi A'ishes mė shumė sesa Hatixhes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr shkak tė dėshmive tė shumta qė gjenden lidhur me virtytet e saj. Ajo pėrhapi dituri dhe konsiderohet tė jetė midis atyre qė transmetuan mė sė shumti thėnie tė pejgamberit, salallahu aljehi ue selam.

    Siē ka thėnė poeti:

    "Shtatė sahabė kallėzuan mė shumė se njė mijė [hadithe] dhe ata cituan Hadithin nga i zgjedhuri, mė e mira krijesė Ebu Hurejra, Sa'd, Xhabir, Enes, Sidikah [dmth A'isha], Ibn Abas, dhe poashtu Ibn Umer."

    Dhe, es-Sujuti ka shkruar njė tjetėr poezi dhe tha:

    Ata qė transmetuan me bollėk, Ebu Hurejra, dhe ai qė e vijon atė ėshtė Ibn Umer, Enes, el-Hibr [dmth Ibn Abas], el-Hudri [dmth Sa'd], Xhabiri, dhe bashkėshortja e pejgamberit [dmth A'isha].

    Imam et-Tirmidhi, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, ka thėnė [nr.3883]:

    "Na ėshtė transmetuar nga Humeid bin Mes'edeh, se Zijad bin er-Redi na ka treguar, se Halid bin Selemeh el-Mekhzumi na ka treguar, se Zijad bin er-Rebi na ka treguar, nga Ebu Berdeh nga Ebu Musa se ai ka thėnė:'Kurrė nuk ka pasur hadith qė ka qenė i vėshtirė pėr ta kuptuar nga shoqėruesit e tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe qė e pyesnin A'ishen, pėrveēse ata gjenin se ajo kishte njohuri lidhur me tė".
    Zinxhiri i transmetimit ėshtė Hasan.

    Kėshtu qėndron puna edhe me pjesėn tjetėr tė bashkėshorteve tė pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, si Umm Sulejmė, gruaja e devotshme, prika [mehri] e sė cilės qe Islami.

    Imam el-Buhari ka pėrmendur nė Sahi-nė e tij:

    "Umm ed-Derda po rrinte ulur nė njė tubim burrash qė kishte tė bėjė me namazin, dhe ajo ishte Fekihe [dmth dijetare]. Disa nga sahabijet thanė:

    'O i dėrguar i Allahut, jemi mundur nga burrat me numėr, pra na e cakto njė ditė qė tė mėsojmė atė ēfarė Allahu tė ka mėsuar ty'.

    Kėshtu qė ai u tha atyre:

    'Mblidhuni nė kėtė-e-kėtė ditė'.

    Ato u mblodhėn dhe ai u shkoi atyre, i kėshilloi e i urdhėroi ato.

    Nga ajo ēfarė ai u tha atyre:

    'Nuk ka grua qė i rritė [edukon] tre fėmijė pėrveēse se kjo do tė jetė mburojė pėr tė nga zjarri'.

    Njė grua tha:

    'E dy?'

    Ai tha:

    'Edhe dy'".


    I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ishte i patundur nė lejimin e tyre pėr tė dėgjuar mirėsi dhe ai u jepte atyre kėshilla tė veēanta pėr to.

    Nga Ibn Xhubejr nga Ataa nga Xhabir bin Abdillah se ai ka thėnė:

    "Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u ēua pėr ditėn e bajramit [tė Fitrit]. Ai filloi me namazin pastaj mbajti hutben. Pasi e mbaroi, erdhėn gratė. Kėshtu qė ai i kėshilloi ato ndėrsa mbėshtetej nė supin e Bilalit dhe Bilali kishte veshur njė rrobe tė gjerė. Ai pėrkujtoi gratė pėr lėmoshėn".

    Dhe, nė njė transmetim nga Ibn Abas:

    "Ai mendoi se gratė nuk e kishin dėgjuar, kėshtu qė i kėshilloi ato dhe i urdhėroi ato pėr lėmoshė".

    Ibn Xhurejxh i tha Ataas:

    "A mendon se ėshtė me vend qė imami t'i kėshillojė ato [dmth gratė]?"

    Ai tha:

    "Kjo padyshim ėshtė e drejtė e tyre [imamėve], dhe ēfarė tė keqe qė ata mos ta bėjnė kėtė?"

    Ndaj, kjo ēėshtje s'ėshtė diēka e veēantė pėr tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam. Kėshtu, ėshtė me vend qė dijetarėt dhe pushtetarėt t'u kushtojnė vėmendje ēėshtjeve tė grave mu sikur qė i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, iu drejtohej atyre.

    Selefus-Salih [paraardhėsit e devotshėm] iu drejtoheshin atyre dhe u transmetonin dituri mu sikur qė vepronin me burrat, qė ato tė udhėzoheshin pėr nė ēelėsat e shkėlqesisė dhe tė parandaloheshin nga e keqja. Pra, bindja nuk mbėshtetet nė mėnyrėn e duhur pėrveēse me anė tė diturisė, dhe dituria ėshtė absolutisht akti mė i dobishėm i bindjes.

    Kjo ėshtė thėnė qartė nga njė Zahide [askete], Fekihe, Alime [dmth dijetare]. Ajo ėshtė Umm Derda, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe ajo tha:

    "Kam kėrkuar adhurim nė gjithēka, dhe nuk kam gjetur gjė mė tė mirė dhe mė tė kėnaqshme pėr veten time sesa ndenjja me dijetarėt dhe pėrfitimi nga kėshillimi i tyre".

    Pra gratė e sotshme kanė nevojė edhe mė shumė pėr tė ngjashmet me tė, tė cilat janė askete, virtuoze, dhe dijetare qė edukojnė tė tjerėt.1

    1. Citat nga libri 'Inajetun Nisa bil Hadith en-Nebeui' nga Meshur bin Hasan, f.13


    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Detyra e gruas pėr t’i shėrbyer burrit tė saj Nga Shejh Albani


    Detyra e gruas pėr t’i shėrbyer burrit tė saj Nga Shejh Albani


    Abdullah Ibn Amr transmetoi se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

    ‘E tėrė bota ėshtė furnizim, ndėrsa sendi mė dobiprurės i kėsaj bote ėshtė gruaja e devotshme’. (Muslim)

    Ėshtė obligim pėr gruan qė tė jetė e dėgjueshme ndaj burrit tė saj pėrbrenda shtrirjes sė mundėsive tė saja. Kjo ėshtė pjesė e devotshmėrisė. Kjo ėshtė: “ajo me ēka Allahu i ka favorizuar “ burrat ndaj grave, siē qėndron nė dy ajetet, ku shprehet njė shkallė e pėrparėsisė ndaj tyre (grave).

    Ka edhe shumė hadithe autentike tė cilat e theksojnė tė njėjtėn gjė. Ato (hadithet) qartazi shpjegojnė tė drejtat e gruas, qoftė ajo e dėgjueshme apo jo. Ėshtė mė rėndėsi kėtu qė tė citojmė disa nga kėto hadithe me shpresė se do tė jenė pėrkujtues pėr gruan e kohės sonė, meqė Allahu ka thėnė:

    “Dhe pėrkujto, ngase vėrtet pėrkujtimet u bėjnė dobi atyre qė besojnė.”

    ‘Nuk ėshtė e lejueshme pėr gruan qė tė agjėrojė nė prani tė burrit tė saj pėrveē me lejen e tij, dhe ajo s’bėn ta pranojė dikė nė shtėpinė e tij pėrveē me lejen e tij.’ (Buhari dhe tė tjerėt)

    ‘Kurdo qė burri e thėrret gruan nė shtratin e tyre, e ajo refuzon tė shkojė, duke e lėnė atė tė hidhėruar gjatė tėrė natės, ajo do tė mallkohet nga engjėjt deri nė mėngjes.” (Nė disa versione tjera, “gjersa ajo tė zbutet {i shkon atij} dhe “gjersa ai ta falė atė.” (Buhari, Muslim dhe tė tjerėt)

    ‘Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, asnjė grua se ka pėrmbushur obligimin ndaj Zotit tė saj gjersa tė ketė pėrmbushur obligimin e saj ndaj burrit tė vet, dhe sikur ai ta kėrkonte atė derisa ajo gjendet nė shalė, ajo s’duhet ta refuzojė kėrkesėn e tij.” (Ibn Maxhe, Ahmed dhe tė tjerėt – sahi)

    ‘Sa herė qė njė grua e ngacmon burrin e saj nė kėtė jetė, gruaja e tij nga mesi i Hurijave (gratė e Xhenetit) thotė, “Mos e ngacmo atė, Allahu tė luftoftė! Ai s’ėshtė tjetėr veēse njė musafir tek ti, dhe ai vetėm sa nuk ėshtė ndarė prej teje dhe tė vijė tek ne!” (Et-Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe tė tjerėt – sahi)

    Nė autoritetin e Husain Ibn Muhsen, i cili tha:

    ‘Tezja ime mė rrėfeu njė hadith,'

    duke thėnė:

    Erdha te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) pėr disa nevoja tė miat, dhe ai tha:

    ‘Ti atje, a je e martuar?’

    Unė thashė:

    ‘Po’.

    Ai tha:

    ‘Si sillesh me burrin tėnd?’

    Ajo tha:

    ‘Nuk dėshtoj nė ndonjė gjė pėrveē nė atė pėr tė cilėn s’kam mundėsi.'

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    ‘Kujdesu mirė pėr pozitėn tėnde nė raport me tė, ngase kjo ėshtė ēelėsi pėr Xhenet dhe Xhehenem.’ (Et-Taberani nė El-Euret, Ibn Hiban dhe tė tjerėt – hasan ose sahi)

    Disa nga hadithet e lartpėrmendura qartazi tregojnė nė obligimin e gruas qė ta dėgjojė dhe shėrbejė burrin e saj aq sa ka mundėsi. Dhe s’ka dyshim se njėra nga gjėrat e para qė pėrfshihen nė kėtė ėshtė shėrbimi nė shtėpi dhe ajo qė ėshtė e lidhur me kėtė, siē ėshtė edukimi i fėmijėve dhe gjėra tė ngjashme.

    Dijetarėt kanė dalluar nė lidhje me kėtė, ndėrsa Ibn Tejmije thotė nė El-Fataua (2/234-235):

    ‘Dijetarėt kanė dalluar nė lidhje me atė se a duhet ajo tė shėrbejė atė duke e furnizuar shtėpinė, pėrgatitur ushqimin, bluar miellin pėr shėrbėtorėt dhe bagėtinė e tij etj. Disa prej tyre thonė: Shėrbimi nuk ėshtė i detyrueshėm. Dhe kjo ėshtė thėnie e dobėt, mu siē ėshtė e dobėt thėnia e atyre qė thonė se ai (burri) s’ėshtė i obliguar tė sillet mirė me tė apo tė bėjė marrėdhėnie seksuale me tė! Meqė kjo s’do tė ishte sjellje e mirė ndaj tij, mu si bashkudhėtari nė udhėtim – nėse ai nuk i ndihmon atij, ai s’do tė sillej mirė me tė. Dhe ėshtė thėnė: Kjo ėshtė e saktė – shėrbimi ndaj tij ėshtė i obligueshėm, meqė burri i saj ėshtė caktuar si zotėri i saj nė Librin e Allahut dhe ajo ėshtė njė rob, siē tregohet nė Sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe robi e shėrbėtori duhet tė shėrbejnė ashtu siē ėshtė mirė e njohur. Pastaj disa prej tyre thonė: Shėrbimi i lehtė ėshtė obligim. Ndėrsa tė tjerėt thonė se shėrbimi qė pėrbėn sjelljen e mirė ėshtė ajo qė ėshtė e obliguar – dhe kjo ėshtė e saktė. Pra, ajo duhet tė ofrojė shėrbimet tė cilat priten prej njeriut me pozitė tė kėtillė, dhe kjo ndryshon sipas rrethanave tė ndryshme. Kėshtu qė shėrbimi i gruas nė shkretėtirė s’ėshtė i njėjtė me shėrbimin e asaj qė jeton nė qytet, dhe shėrbimi i gruas sė fortė s’ėshtė i njėjtė me shėrbimin e gruas sė dobėt.’

    Unė them:

    Nėse do Allahu, dhe kjo ėshtė thėnie e Malikut dhe Asbighut nė El Fet-h (9/418) dhe Ebu Bekr Ibn Abi Sheibes, dhe po ashtu El-Teuzixheri i Hanbelive siē qėndron nė El-Ikhtijarat (f. 145) dhe i njė grupi tė dijetarėve tė hershėm dhe tė vonshėm, siē qėndron nė ez-Zad (4/40), dhe ne nuk gjejmė ndonjė dėshmi tė pėrshtatshme pėr ata qė thonė se shėrbimi s’ėshtė i obligueshėm.

    Disa prej tyre thonė:

    “Marrėveshja martesore nėnkupton kėnaqėsinė pėr dobinė e personit, e jo shėrbimin”, dhe kjo refuzohet meqė kjo ėshtė e njėjta pėr gruan pėrmes burrit tė saj – pra, ata janė tė njėjtė nė lidhje me kėtė. Dhe siē e dimė, Allahu e ka obliguar burrin edhe me diē mė shumė, dhe kjo ėshtė furnizimi dhe veshmbathja, sigurimi i vendbanimit dhe shpenzimi pėr tė (gruan); dhe po ashtu edhe gruan me diē mė shumė – dhe kjo s’ėshtė gjė tjetėr veēse shėrbimi qė ajo duhet bėrė atij.

    Posaēėrisht pasi qė ai ėshtė pėrgjegjės i saj ashtu siē parapriu. Kėshtu qė nėse ajo nuk e shėrben atė, atėherė ai do ta shėrbejė atė nė shtėpinė e cila do ta bėjė atė (gruan) pėrgjegjėse, dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim me ajetin Kur’anor, siē ėshtė evidente. Pra, ėshtė vėrtetuar se ajo duhet ta shėrbejė atė.

    Po ashtu, shėrbimi i burrit ēon nė dy situata kontradiktore – njeriu do tė parandalohej me shėrbim nga kėrkimi i furnizimit tė tyre dhe kėrkesave tė tjera tė nevojshme, dhe se gruaja do tė mbetej nė shtėpi pa bėrė gjė. Kotėsia e kėsaj thėnie ėshtė evidente, ngase Sheriati nuk i ka dhėnė burrit dhe ruas tė drejta tė barabarta, mė saktė, burrit i ka dhėnė njė shkallė mė tė lartė.

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) nuk e zbatoi ankesėn e bijės sė tij, Fatimes kur ajo “erdhi te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe u ankua pėr vėshtirėsitė (dėmtimin e duarve) qė ia kishte shkaktuar mulliri i dorės, dhe ajo kishte dėgjuar se njė i zėnė rob i ishte sjell atij, por ajo nuk e gjeti atė dhe e informoi A’ishen pėr kėtė. Kur i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) erdhi, A’isha e informoi pėr vizitėn e Fatimes. Aliu (radiallahu anhu) tha:

    ‘Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) erdhi tek ne pasi qė ne kishim shkuar pėr tė fjetur. Kėshtu qė ne nisėm tė ēohemi por ai tha, ‘Rrini nėpėr vendet tuaja.’ Ai erdhi dhe u ul mes meje dhe asaj ashtu qė unė ndjeva ftohtėsinė e kėmbėve tė tija nė barkun tim. Dhe ai tha, ‘A doni t’ju informoj pėr diēka qė ėshtė mė e mirė se ajo tė cilėn e keni kėrkuar?, kur tė shkoni pėr tė fjetur thoni subhaneallah 33 herė, elhamdulilah 33 herė, dhe Allahu ekber 34 herė, ngase kjo ėshtė mė mirė pėr ju se njė shėrbėtor.”

    Pra, ju mund tė shihni sesi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) nuk i tha Aliut, ‘Ajo s’duhet tė tė shėrbej.’ Mė saktė, ti duhesh ta bėsh kėtė. Dhe Ai (salallahu alejhi ue selam) nuk e mori parasysh pėrparėsinė e disa njerėzve tė caktuar nė nxjerrjen e vendimeve siē ėshtė cekur nga Ibn Kajjim nė Zaadul Me’ed (4/45-46)

    Veē kėsaj, nė atė qė parapriu nuk gjendet ndonjė gjė qė e mohon rekomandimin e ndihmės sė burrit ndaj gruas nėse ai gjen kohė pėr kėtė, mė saktė, kjo ėshtė pjesė e sjelljes sė mirė mes atyre dyve dhe prandaj A’isha (radiallahu anha) ka thėnė:

    ‘Ai ishte nė shėrbim tė familjes se tij, dhe kur vinte koha e namazit, ai dilte ' (Buhari, Tirmidhi – sahi).

    Dhe nė esh-Sheme’il (2/185) me isnade tjera me formulimin, ‘Ai ishte njėri prej njerėzve. Ai pėrkujdesej vetė pėr teshat e tija, e milte delen, dhe i shėrbente vetvetes.’ Dhe nė kėtė transmetim gjinden ata qė janė tė besueshėm dhe disa tė tjerė qė janė paksa tė dobėt. Mirėpo, Ahmed dhe Ebu Bekr esh-Shefi e transmetojnė atė me isnad tė fortė, siē kam treguar nė Silsiletul Ahadithus Sahihe.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Imazhi i shtrembėruar i grave nė Islam

    Imazhi i shtrembėruar i grave nė Islam


    Nga Naasira bint Ellison, ish-jomuslimane

    Qysh nga ngritja e lėvizjes feministe aty kah fundi i viteve 70, statusi i gruas nė Islam u vu nėn xhamin zmadhues. Fatkeqėsisht, ky xham zmadhues ėshtė i pazakontė, pėr shkak se ėshtė tejet selektiv sepse pėrzgjedh se cilin aspekt do ta zmadhojė; aspektet tjera do t’i shtrembėrojė deri nė atė masė, saqė ato tė duken krejt tė ēuditshme (tė huaja pėr fenė Islame- sh.p.). Mė kujtohet njė herė kur po lexoja njė artikull “tė detajizuar” mbi jetėn e muslimaneve. Nė kėtė artikull, “shtjellohej” fakti se burri musliman mund ta shkurorėzojė gruan e tij nė ēfarė do kohe duke thėnė:

    “Unė po tė shkurorėzoj ty. Unė po tė shkurorėzoj ty. Unė po tė shkurorėzoj ty”.

    Ky artikull mund ta bind kėdo qė ėshtė injorant rreth dispozitave islamike tė shkurorėzimit se gruaja, pėr mė pak se pesė sekonda, mbetet pa burrė dhe asaj i mbetet tė pėrkujdeset pėr veten (ndoshta edhe pėr fėmijėt e saj) nė ēfarėdo mėnyre tė mundshme. Pyetja e parė qė mė erdhi nė mendje ishte:

    “A e kishte shkruar autori kėtė artikull nga injoranca e pastėr dhe naiviteti, apo ishte edhe njė pėrpjekje mė shumė pėr ta degraduar fenė Islame dhe muslimanėt?”

    Ndoshta kjo ėshtė paranoja ime, por mė shumė anoja ta besoja kėtė tė fundit. Burri mysliman mund t’i shkurorėzojė gratė e tij aty pėr aty. E vėrteta ėshtė se Islami ka sistemin mė human dhe mė tė drejtė tė shkurorėzimit qė ekziston. Sė pari, provohen shumė opsione para se tė vijė deri te shkurorėzimi. Nėse burri dhe gruaja vendosin se mė nuk mund tė jetojnė bashkė si bashkėshortė, atėherė burri (nė shumicėn e rasteve, por jo gjithherė) e shpallė divorcin duke thėnė:

    “Unė po tė shkurorėzoj ty”.

    Prej kėtij momenti e tutje, fillon periudha e pritjes (ideti-sh.p.), e cila zgjat tri cikle menstruale, qė gruaja tė sigurohet se nuk ėshtė shtatzėnė. Kjo periudhė ua mundėson si burrit, ashtu edhe gruas, qė tė mendojnė mirė se ēfarė po bėjnė dhe se a ėshtė divorci zgjidhja tė cilėn ata njėmend e dėshirojnė. Kėtu nuk ndėrhyjnė avokat pėr ta antagonizuar situatėn edhe ashtu delikate. Por, nėse gruaja ėshtė shtatzėnė, atėherė periudha e pritjes zgjat gjatė tėrė shtatzėnisė sė saj. Gjatė idet- it (pa marrė parasysh se a ėshtė apo nuk ėshtė gruaja shtatzėnė), burri e ka pėr obligim t’ia sigurojė asaj ushqimin, veshmbathjen dhe strehimin sikurse e ka bėrė kėtė para se ta shpallte divorcin. Nėse ēifti i shkurorėzuar e vazhdojnė divorcin deri nė lindjen e foshnjės dhe gruaja e ushqen atė me gji, atėherė burri obligohet t’ua sigurojė ushqimin dhe veshmbathjen si gruas, ashtu edhe foshnjės, gjatė gjithė kohės sa foshnja ėshtė nė gji (qė ėshtė maksimum dy vite).

    Pas ndėrprerjes sė gjidhėnies, fėmijės i ofrohet pėrkujdesje nga babai, derisa ai/ajo tė mos ketė nevojė mė pėr mbėshtetje. Ėshtė ironike tė shohėsh nė “shoqėritė e pėrparuara” - siē ėshtė Amerika - rastet e shkurorėzimeve, ku gratė detyrohen t’i japin alimentacion ish-burrave tė tyre. A mund tė krahasohen kėto dhe rastet tjera tė sistemit amerikan tė shkurorėzimit me atė Islamit? Vajzat e reja “martohen” pa pėlqimin e tyre?

    Kam lexuar edhe shkrime tjera, ku thuhet se gratė detyrohen tė martohen me burra pa pėlqimin e tyre. Kjo assesi nuk i ngjason sistemit martesor nė Islam. Nė Islam, gruaja martohet me pėlqimin e saj.
    __________________________________________________ ______________

    ∗ Shėnim i pėrkthyesit: Kjo mė sė miri argumentohet me vetė fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotė: "Nuk lejohet tė martohet robėresha, veēse me aprovimin e saj, dhe nuk lejohet tė martohet virgjėresha, veēse me lejen e saj." Sahabėt thanė: "O i Dėrguari i Allahut, si ėshtė leja e saj?" Tha: "Nėse ajo hesht.” Kėtė hadith e shėnon Imam Buhariu, kapitulli i martesės, tema: "Nuk i lejohet babait te vajzės apo dikujt tjetėr qė ta martojė femrėn, qoftė e virgjėr apo vejushė, veēse me pėlqimin e saj" me nr. 5136. E transmeton gjithashtu Imam Muslimi nė kapitullin me tė njėjtin titull, tema: "Kėrkimi i aprovimit tė vejushės pėr martesė" me nr. 1419.
    __________________________________________________ _______________________

    Ajo, madje, mund tė martohet me dikė qė nuk pėlqehet nga babai apo nėna e saj. Poenta kėtu ėshtė se femra ėshtė ajo qė e merr vendimin final se me kė do tė martohet ajo. Pasi burri dhe gruaja vendosin pėr martesė, caktohet edhe shuma e prikės. Prika nuk ėshtė ēmimi i gruas, por ėshtė dhuratė qė dhėndri ia jep nuses. Kjo bėhet me marrėveshje, pra, duhet tė jetė njė dhuratė tė cilėn burri ka mundėsi ta blejė apo japė. Nė kohėn e Profetit Muhamed, paqja qoftė mbi tė, si prikė zakonisht jepeshin bagėti apo para. Ky ėshtė njė vendim i menēur, pėr shkak se, nė rastet kur gruaja shkurorėzohet apo mbetet e ve, ajo do tė kishte njė sigurim financiar nė tė cilin do tė mbėshtetej, qoftė edhe pėr njė kohė tė kufizuar. Pasi tė martohet burri me gruan, mbi burrin rėndon obligimi pėr t’i siguruar asaj veshmbathje, ushqim, strehim dhe arsimim (apo t’i lejoj asaj tė arsimohet) sikurse kėtė e bėn pėr vete.

    Hixhabi, njė veshje opresive e kohės sė gurit Imazhin e fundit tė shtrembėruar qė dėshiroj ta nėnvizoj ėshtė veshja e muslimaneve. Mediat e ndikuara nga Perėndimi e portretizojnė veshjen tonė si diēka tė dalė nga moda dhe opresive.

    Megjithatė, unė dallojė nga llagapet e tilla. Kodi i jonė i veshjes nuk na ndalon neve pėr tė bėrė ēdo gjė qė do tė ishte produktive nė jetėt tona. Muslimanet kryejnė punė tė ndryshme dhe asnjėra prej kėtyre punėve nuk zhvlerėsohet e as nuk vėshtirėsohet pėr shkak tė kodit tė veshjes sė tyre. E, sa i pėrket veshjes sė muslimaneve nė kėto kohė, atėherė njė veshje e tillė duket mė se e domosdoshme, pėr shkak tė dekadencės morale nė tė cilėn ka rėnė bota sot. Ata qė thonė se veshjes islamike i ka dalė moda, kėtė e thonė nga injoranca e tyre e madhe.

    Rėnia e moralit dhe sprovat e ndryshme e bėjnė hixhabin mė se tė nevojshėm. Krimet seksuale kanė shėnuar rritje marramendėse mė shumė se kurrė. Ndonėse kjo shoqėri u thotė grave se ato mund tė vishen si tė duan, ēdo herė kur ndodh
    ndonjė dhunim, pyetjet e para qė i drejtohen gruas janė:

    “Ēfarė kishit tė veshur?”

    Ky koncept duket tė jetė i montuar kundėr tė sė ashtuquajturės grua bashkėkohore. Kėtu, gjithashtu, kemi tė bėjmė me njė korrelacion tė drejtpėrdrejtė midis respektit qė burri ka pėr gruan dhe asaj se deri nė ēfarė mase gruaja e ekspozon trupin e saj pa pasur turp.

    Nė pėrmbyllje, shpresoj se ky artikull ju ka ndihmuar pėr t’i sqaruar disa koncepte dhe imazhe tė shtrembėruara rreth Islamit dhe gruas. Gratė nė Islam janė tė respektuara dhe mbajnė pozitė tė lartė.∗
    __________________________________________________ __________________________

    ∗ Shėnim i Pėrkthyesit: Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiAllahu anhu, qė ka thėnė: "Erdhi njė njeri tek i Dėrguari i All-llahut (a.s) dhe i tha: "O i Dėrguari i Allahut, kush ėshtė mė i merituari i njerėzve pėr shoqėrimin tim tė mirė?" Tha: "Nėna jote". Tha: "Pastaj kush?" Tha: "Nėna jote". Tha: "Pastaj kush?" Tha: "Nėna jote". Tha: "Pastaj kush?" Tha: "Babai yt". (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi). Ne kurrė nuk do tė kemi sukses dhe zgjidhje tė problemeve, derisa ta kuptojmė se Allahu e di mė sė miri dhe se kjo shoqėri jobesimtarėsh do ta shkatėrrojė veten me duart e veta.

    Pėrktheu: Visar ZEKA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 04-02-2012 mė 18:08
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229
    Ēdo shqyrtues i problemit tė tė drejtave tė grave, qė kanė lidhje me besimin islam apo tė femrės nė Islam, ballafaqohet me njė dilemė. Njė gjurmues i tillė nuk mund tė ndihmohet, por vetėm goditet prej shumėllojshmėrisė sė madhe sė gjendjeve tė tė drejtave tė grave, tė zbuluara nė shekullin e katėrmbėdhjetė tė historisė islame – prej shekullit tė shtatė tė shoqėrisė nomade dhe tregėtare tė gadishullit Arabik prej tė cilit lindi ky besim, deri te komunitetet muslimane bashkėkohore nė tė gjitha anėt e botės. Por kjo shumėllojshmėri, nuk rrjedh pėr shkak tė shpėrndarjes gjeografike. Sado larg tė jenė Malajzia apo Indonezia, Pakistani, Lindja e Mesme, Afrika, madje Europa apo Amerika, forma tė ngjashme tė shumėllojshmėrisė janė evidente midis muslimanėve. Ndryshimet e kohėve tė fundit nė ligjet shtetėrore tė disa vendeve muslimane, kanė sjellė ndryshime, duke shkaktuar disa variacione rajonale nė interpretimin e Sheriatit Islamik. Megjithatė, struktura sociale qė krijoi Islami, ka mbetur unikisht homogjene, ndonėse muslimanėt janė tė shpėrndarė gjeografikisht nėpėr tėrė kontinentet e botės.

    Si i tillė, ėshtė e qartė se ēdo shqyrtim i tė drejtave tė grave mes muslimanėve, duhet pashmangshmėrisht tė pėrfshijė, duke mos i ngatėrruar, pėrgjigjet historikisht tė shumėllojshme tė kėtyre popujve ndaj kėsaj pyetjeje. Nė fakt ēdo shqyrtues, e gjen veten, duke u pėrballur jo me njė, por me katėr periudha tė ndryshme, katėr pėrgjigje tė ndryshme. Shqyrtuesi duhet – nė mėnyrė qė shqyrtimi i tij tė jetė i rėndėsishėm dhe i saktė – t’i njohė tė katėrta kėto faza. Sė pari, ėshtė shoqėria arabe e shekullit tė shtatė, nė tė cilėn lindi feja (islame). Faza e dytė ėshtė ajo e shekujve mė tė hershėm tė Islamit, qė filloi me zbritjen e Librit tė Shenjtė, Kur’anit dhe mėsimet e Profetit tė tij. Kėto ishin bazat pėr lėvizjen fetare, sociale dhe politike islame, qė u shpėrndanė nė tė gjitha drejtimet prej atdheut tė tij arab. Sė treti, duhet tė shqyrtojmė periudhėn e tretė tė Islamit, prej fundit tė atyre ditėve tė lavdisė sė hershme, prej afėrsisht mesit tė shekullit tė 13-tė deri nė fund tė shekullit tė 19-tė.1 Sė fundi (sė katėrti), ėshtė periudha bashkėkohore e ripėrtėritjes, prej fundit tė shekullit tė 19-tė deri nė ditėt tona. Po tė mos e njohim prej ēfarė trualli lindi Islami, botėn nė tė cilėn atij iu desh tė bėjė udhėn e tij si njė lėvizje e re, ne nuk mund tė kuptojmė apo vlerėsojmė kontributin e tij special shenjtėrues apo profetik. Sė dyti, po tė mos njohim kontributet shenjtėruese (skripturale) dhe profetike, tė cilat i udhėhoqėn anėtarėt e fesė, ne nuk mund tė kuptojmė kundėrshtimet dhe reagimet e tyre gjatė shekujve tė hershėm tė Isalmit. Por, njohja e kėtyre dy fazave tė hershme tė situatės sė grave tė atyre kohėrave do tė japė njė kuadėr, i cili mund tė akuzohet pėr irelevancė, nė qoftė se lihen jashtė zhvillimet gjatė mė tepėr sesa gjashtė shekujt e fundit tė kulturės islame. Si rrjedhim, duhet tė trajtohet, faza pasuese, ajo e shekujve tė rėnies graduale politike dhe sociale, nė tė cilėn shquhet njė pėrgjigje e tretė ndaj ēėshtjes sė tė drejtave tė grave. Shumė ndryshime janė duke ndodhur sot edhe nė tė menduarit e muslimanėve edhe nė ligjet e nxjerra prej vendeve, nė tė cilat muslimanėt i pėrkasin shumicės. Nėse paraqesim vetėm pėrgjigjen ndaj problemit tė sė drejtave tė grave nė tė kaluarėn, gjithashtu do tė tregohemi tė kufizur, dhe si rrjedhim do tė kemi njė pėrafrim tė pasaktė ndaj temės.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Disa fjalė rreth grave

    Disa fjalė rreth grave

    Shejh Bedijudin Shah er-Rashidi es-Sindi "Khutbat Rashidije", faqe 122-123

    Nėna e besimtarėve, Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar mė shumė se dy mijė hadithe. Ajo ka qenė mėsuesja e tė gjithė tė dijshmėve dhe atyre qe merren me jurisprudencė. Sahabėt i drejtoheshin asaj pėr ēėshtjet mė tė mėdha. Pasi qė i qe shpallur ajeti nė kaptinėn Ahzab(1), i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, i sugjerojė asaj tė konsultohej me te atin [Ebu Bekrin] dhe tė vendosė nėse do tė parapėlqente shkėlqimin e kėsaj jete mbi atė tė jetės sė pėrtejme. Nėna e besimtarėve, Aisha, radijallahu anha, iu pėrgjigj:

    "Nuk kam nevojė tė konsultohem pėr kėtė ēėshtje me prindėrit e mi. Parapėlqej ahiretin [dmth tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam] mė parė sesa kėtė botė."

    Esma bint Umeis, radijallahu anha, bashkėshortja e Ebu Bekrit, radijallahu anhu, ka qenė njė grua tepėr e duruar. Kur ajo mori lajmin pėr vrasjen e tė birit, Muhamed bin Ebi Bekr, radijallahu anhu, nė vend qė tė qante e tė vajtonte, ajo zotėroi hidhėrimin e vet dhe u ul qetė nė xhami. Pėr kėtė shkak, asaj i rrodhi gjak.

    Tabi'inja Ummus-Suhba ka qenė njė grua adhuruese dhe askete. Gjatė sėmundjes qa pati, asaj i qe ofruar njė lloj i veēantė i pijes dehėse nė njė gotė.

    Ajo iu lut Allahut:

    "O Allah! Nėse e di qė vėrtet i dėrguari yt e ka ndaluar kėtė pije dehėse, atėherė mė ruaj nga kjo dhe mė shėro pa e pėrdorur kėtė".

    Gota u thye dhe pija rrodhi, dhe ajo u shėrua.(2) Ajo zgjohej natėn dhe thoshte se po habitej me sytė e vet, sesi ata [sytė] e dinin se do t'u duhet tė flenė njė kohė tė gjatė nė varr dhe pavarėsisht nga kjo, ata duan tė flenė kėtu!!(3)

    Umm Derda es-Sugras i qe thėnė se dikush po ankohet nė ty tek halifeja Abdul Malik.

    Ajo u pėrgjigj se nuk i bėnte edhe aq, meqė:

    "Nėse dikush po mė akuzon padrejtėsisht, atėherė dikush duhet tė mė ketė lavdėruar padrejtėsisht po ashtu [gjė qė nuk e meritoj]".(4)

    Kur Lejla, gjyshja e halifes Umer bin Abdul Aziz, ishte fėmijė, njė grua e moēme e shtėpisė i tha qė, kur pjesa e fundit e natės tė bjerė, ajo t'i shtonte ujė qumėshtit, meqė ishte koha e mėngjesit.

    Ajo u pėrgjigj:

    "Si mund ta bėjė kėtė, kur udhėheqėsi i besimtarėve [Umeri, radijallahu anhu] e ka ndaluar kėtė?" Gruaja ia ktheu:"Oj e marrė! A po tė sheh tani udhėheqėsi i besimtarėve?" Vajza e vogėl iu pėrgjigj:"Mė sheh Allahu! Nuk do ta bėjė njė gjė tė tillė".(5)

    Ka shumė tė tilla raste prej tė cilave motra ime mund tė marrė mėsim. Do t'i lusja qė, nė vend tė rrėfenjave tjera dhe novelave, ato tė preokupohen me studimin e pėrkthimit tė Kuranit dhe Hadithit. Me kėtė, ato s'do ta pėrmirėsojnė vetėm veten e tyre, por edhe fėmijėt e tyre po ashtu do tė pėrfitojnė nga kjo. Allahu i lartėsuar ka urdhėruar gratė e tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ue selam, qė Kuranin ta recitonin nė shtėpitė e veta.(6)

    Edhe shtėpitė tuaja duhen tė jenė si tė tyret, nė mėnyrė qė Kurani dhe Hadithi tė lexohen, tė studiohen dhe tė mėsohen pėrmendsh.

    (1)"O pejgamber, thuaju grave tua: Nėse e doni jetėn e kėsaj bote dhe shkėlqimin e saj, atėherė, ejani! Unė do t'ju furnizoj dhe do t'ju liroj [shkurorėzoj] bujarisht". [el-Ahzab, 28]
    (2)"Tahzib".
    (3) Pėrmbledhur nga "Khazarxhi".
    (4)"Tahzib", vėll.12, f.466.
    (5)"Biografia e Umer bin Abdil Aziz" nga Abdullah bin Abdil Hakim, f.17-18. (6)"Kujtoni [O anėtarėt e familjes sė pejgamberit] atė ēfarė recitohet nė shtypit tuaja nga ajetet e Allahut dhe el-Hikmeh [dmth Sunetin e pejgamberit]". [el-Ahzab, 34]
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Nė emėr tė Allahut, Mbrojtės dhe Dhurues!

    Lavdia dhe falenderimi i pasosur i pėrkasin Allahut, krijuesit, zhvilluesit dhe drejtuesit tė Gjithėsisė pa anė e pa fund; lutja dhe pėrshėndeta pėr Muhammedin-Paqja qoftė mbi Tė-pėr tė fundit profet dhe shpėtimtar tė njerėzimit! Lus Allahun t’u falė mėshirė e shpėtim atyre qė e besuan Atė dhe atyre qė do tė ndjekin rrugėn e Tij gjer ditėn e Kiametit!

    Sipas Islamit qė pėrbėn hallkėn e fundit tė fesė hyjnore, njeriu ėshtė qenia mė e vlerė e Gjithėsisė. Gjithė natyra ėshtė krijuar pėr t’i shėrbyer Birit tė Njeriut dhe ėshtė dhėnė nėn urdhėrin e mendjes sė tij tė ndriēuar dhe zemrės sė tij tė zbukuruar.

    Allahu i Lartė, pėr tė ndėrtuar dhe rregulluar faqen e tokės, ka krijuar njeriun qė ta popullojė atė dhe riprodhimin e shumėzimin e tij e ka kushtėzuar me ligjėsinė e bashkimit tė tė dy sekseve grua-burrė. Pėr kėtė shkak, gruan dhe burrin i ka krijuar si dy qėnie tė gjalla qė e duan njėri-tjetrin, tė tillė qė janė nevojtarė fiziologjikisht dhe psikologjikisht pėr njėri-tjetrin dhe, mė nė fund, qė e plotėsojnė njėri-tjetrin. Njėkohėsisht, kėto dy sekse janė pajisur me veēori tė dallueshme tė ndėrtimit trupor dhe tė aftėsive psikologjike. Si pėr shkak tė kėtyre ndryshimeve, si pėr shkak tė vėshtirėsive qė lind lufta pėr jetėn, posaēėrisht pėr shkak tė zilisė midis individėve dhe bashkėsive, kohė mė kohė midis dy sekseve janė shfaqur mosmarrėveshje dhe, nė pėrgjithėsi, kėto mosmarrėveshje kanė konkluduar mbi gruan.

    Duke parė nėn kėtė kėndvėshtrim, ėshtė e domosdoshme tė thuhet se, qė kur u krijua bota, u krijua edhe problemi "grua" dhe se nė jetėn e ēdo bashkėsie apo shoqėrie gruaja ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm pozitiv apo negativ.

    Ndėrsa lindte Islami, pothuaj nė ēdo vend tė botės gruaja ndodhej nė njė gjendje tė rėndė. Paralelisht me kėtė, edhe fakti qė profeti i fundit, Hz. Muhammedi, si me shpalljen e urdhrave fetare, si me zbatimin praktik tė tyre, u njohu grave tė drejta tė mėdha, tashmė ėshtė diēka e njohur dhe e pėrvetėsuar nga ēdokush. Eshtė njė realitet domosdoshmėrisht i pranuar qė nė shoqėritė ku Islami zotėroi mendjet dhe zemrat, pėr shekuj tė tėrė gruaja kaloi njė jetė dukshėm tė lumtur. Kurse nė tė njėjtėn epokė, pra, nga lindja e Islamit gjer nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, pėr dymbėdhjetė shekuj me radhė, gratė nė vendet e tjera nuk qenė aspak tė lumtura, ndėrsa u mohohej respekti pėr tė cilin ishin tė denja.

    Dyqind vjet mė parė, nė botėn Perėndimore tė shndėrruar nė skenė tė ndryshimeve tė mėdha mendore, shkencore dhe shoqėrore, u hodhėn hapa tė konsiderueshme pėr tė drejtat e gruas. Nė pėrfundim tė pėrpjekjeve tė vazhdueshme nė lidhje me gjithēka i pėrkiste universit femėror, u siguruan arritje tė gjera. Vetėm se kėto arritje qė meritonin tė pėrshėndeteshin, nuk zgjatėn pėr shumė kohė. Bota Perėndimore, duke sendėrtuar mbi gruan njė formė tė caktuar trajtimi si pasojė e tė shtėnit pas saj intensivisht pėr shekuj me radhė, kishte kaluar nė ekstremin tjetėr duke pandehur se i kish siguruar asaj njė liri tė plotė e tė vėrtetė.

    Po, liria ishte bėrė slogani mė i rėndėsishėm, mė i pėrhapur dhe mė emociondhėnės midis shekujve nėntėmbėdhjetė e njėzetė. Pa dyshim, liria ėshtė njė ndėr vlerat mė tė larta. Por, lexues i shtrenjtė, ē’e do qė njė liri pa kusht e pa kufi, pėr opinionin tim, ndoshta ėshtė e mundur pėr qėniet e tjera, por pėr njeriun, jo, sepse njeriu ėshtė njė qėnie shoqėrore, pėr pasojė, ėshtė i detyruar tė jetojė sė bashku me njerėz tė tjerė si ai vetė. Veēse, ndėrkaq, detyrimi pėr tė jetuar nė bashkėsi me tė tjerė nuk nėnkupton njė pėrngjasim, bie fjala, me milingonat, ai buron nga vetėdija e njeriut. Tė jesh i vetėdijshėm, do tė thotė tė pranosh edhe ekzistencėn e tė tjerėve si ti, pėrveē vetes, pėr pasojė, sjelljet dhe veprimet e tua t’i pėrcaktosh nė pėrshtatje me ta. Detyrimi, parashkrimi dhe kushtėzimi i lirisė nuk janė nocione konkrete, tė harmonizuara dhe definitive nė tė njėjtėn kohė, varet se sa dhe si do t’i vlerėsosh ato.

    Nė emėr tė lirisė, gruaja e ditėve tona nė Perėndim po shfrytėzohet nė shumė dimensione. Ai shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastėr dhe trupi joshės po thithen pėr reklamė, pėr tregti, pėr politikė, pėr pėrplasjet ideologjike, pėr konkurrencėn personale, pėr terror dhe, nė pėrgjithėsi, pėr epshe poshtėruese. E, kur shihet nė kėtė pamje, duhet thėnė qė gruaja ndodhet sot nėn detyrimin e nėnshtrimit ndaj njė dhune mė tė pangopur, mė sistematike e mė sadiste se sa nė Mesjetė.

    Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė tė drejtave tė gruas, kjo periudhė aktuale qė po pėrjetohet nė Perėndim, nė njė drejtim pėrbėn njė ngritje, ndėrsa nė njė drejtim tjetėr, rėnie. Ē’e do qė sukseset e arritura nė Perėndim nė planin mendor-konceptual, nė shkencė, teknikė dhe ekonomi, bashkė me to edhe jeta shoqėrore dhe trajtimi i gruas kanė ndikuar gjithė botėn. Dhe ky ndikim pėrbėn njė tė vėrtetė. Bota Islame ka marrė edhe ajo pjesėn e saj.

    Nė ēėshtjen e gruas bota Islame nuk ka pėrjetuar njė histori tė errėt si nė Perėndim, por, dyqind vjetėt e fundit, posaēėrisht nė shekullin e njėzetė, nuk ka mbetur pas nga lėvizjet feministe. Duhet tė pranojmė se ekziston njė problem i gruas edhe nė kombet muslimane tė kėtij shekulli, tani, nė kėto vitet e fundit. Pėr opinionin tim, ky problem ka dy aspekte tė rėndėsishme: i pari ėshtė ndikimi perėndimor; i dyti ka tė bėjė me specifikat vetiake tė kombeve muslimane. Pa dyshim, gruaja nė kombet muslimane ka pėrfituar nga ndikimi perėndimor pėrsa i pėrket konceptit tė lirisė nė njė kuptim tė gjėrė dhe demokratizimit. Veēse gruan muslimane e kanė ndikuar edhe shqetėsimet moralo-etike tė lindura nga koncepti i lirisė sė pakontrolluar nė Perėndim, e kanė ndikuar degjenerimi si dhe dobėsimi e dekompozimi i organizimit tė familjes e probleme tė tjera tė ngjashme me kėto. Nė fund tė fundit, ėshtė vetė gruaja ajo qė ka pėsuar mė tepėr dėm nga ky realitet i cili, i pėrhapur dalėngadalė nėpėr tė gjitha kombet, ka filluar dhe ka marrė pamjen e njė fatkeqėsie, ėshtė ai trupi i saj i brishtė, ndjenjat e holla, nderi, krenaria e saj... Keqtrajtimi brutal, por, nė fakt, i hapur e publik, i shekujve tė kaluar, tani, pas aparencave tinzare, ėshtė bėrė mė konsekuent dhe sadist.

    Duke kaluar tek specifikat vetiake tė kombeve muslimane nė lidhje me problemin e gruas, sė pari desha tė ve nė dukje kėtė qė feja, nė pėrgjithėsi, posaēėrisht feja Islame - shumė dinamike dhe e fuqishme - ėshtė faktori me ndikim mė tė madh mbi njeriun. Pėrkundėr kėsaj, fusha ku vazhduan mė shumė tė veprojnė veset dhe zakonet paraislamike tek kombet e ndryshėm qė pėrvetėsuan Islamin, ėshtė martesė-ndarja dhe fusha ku shfaqet tėrėsia e qėndrimeve ndaj gruas. Po tė doni, le tė shprehemi kėshtu: Gruaja ėshtė fusha ku urdhėrat e Islamit janė pėrqėndruar nė mėnyrė mė tė hapur ndaj interpretimit. Si pasojė e kėsaj, pothuaj ēdo komb konceptimin e vet tė posaēėm nė lidhje me gruan dhe familjen kishte dashur ta zbatonte mė tej edhe nė Islamizėm nė kėtė apo atė formė. Prandaj nuk ėshtė e drejtė tė vlerėsohet koncepti Islam mbi gruan duke vėshtruar nė vijim qėndrimin e kombeve muslimane ndaj gruas. Kėtu desha tė kujtoj njė thėnie tė njohur tė Hz. Aliut: "Mos vlerėso tė vėrtetėn me fjalėt dhe sjelljet e njerėzve, por njerėzit me kriteret e sė vėrtetės!"

    Ja, pra, i dashur lexues, libri qė keni nė dorė, ka pėr qėllim tė pėrshkruajė konceptin Islam mbi gruan duke pėrfituar nga burimet e tij. Plani kryesor i librit ėshtė ēėshtja e vlerės sė gruas nė Lartėsinė e Allahut, nė kuadėr tė Islamit, si njė krijesė dashurie e Allahut, ėshtė ēėshtja e gruas si individ, si antare e familjes dhe e shoqėrisė. Nė se lexuesi nė kėtė libėr nuk sheh me pėlqim tė drejtat, detyrat dhe tipin e gruas me njė vend tė pėrcaktuar brenda gjinisė njerėzore ose drejton kritikė nė disa pika, kėtė gjė e pres me respekt. Veēse do tė desha tė shtoj qė veset dhe zakonet e pėrftuara qoftė pėrmes traditave qė gjallojnė ende nė shoqėrinė tonė, qoftė pėrmes atyre qė ndikojnė nga jashtė, nuk e pėrfaqėsojnė ēdo kohė tė vėrtetėn dhe nuk na e sigurojnė dot lumturinė. Disa herė, disa gjėra qė i shohim si tė pagabuara dhe lumturindjellėse, ose janė kalimtare dhe mashtruese, ose i shėrbejnė qėllimit tė disa familjeve, njė grupi ose njė kaste. E vlerėsoni, besoj, qė asnjeri nga kėta nuk janė zgjidhje qė u japin pėrgjigje nevojave tė njeriut tė sotėm dhe qė e bėjnė atė tė lumtur nė njė plan tė gjerė.

    Shprehja "nė njė plan gjerė" qė sapo pėrdorėm, pėrfshin pranė njeriut-vlerė tė njė miliard e gjysmė bote Islame, gjithė njerėzit e botės, posaēėrisht shtrihet gjer nė Jetėn e Pasosur qė do tė fillojė pas jetės sė kėsaj bote tė pėrkohshme. Siē bėra tė qartė edhe pak mė parė, njeriu, sipas Islamit, ėshtė qėnia mė e vlerė e natyrės. Jeta e tij merr fund pas 50-100 vjetėsh, pra, domosdo, duhet tė jetojė edhe nė Pėrjetėsi. Nė fakt, jeta e vėrtetė dhe lumturia e vėrtetė atje ėshtė dhe njeriu pėr lumturinė e asaj bote duhet tė pėrgatitet qė kėtu. Do tė desha t’i kujtoj lexuesit edhe kėtė qė disa herė, kur mendja na i rrok tė vėrtetat nė formėn e njė ndriēimi tė shkurtėr e tė prerė, ndjenjat tona, veset, interesat dalin kundėr dhe pėrpiqen tė na bėjnė tė harrojmė tė vėrtetėn. Por ne mund ta kapėrcejmė kėtė pengesė me besimin tonė, me vullnetin dhe largpamėsinė tonė. Unė them qė tė vėrtetėn ta pranojmė edhe nė qoftė e hidhur e ta ruajmė besimin. Vjen njė ditė e ia arrijmė ta zbatojmė nė praktikė.

    Libri qė keni nė duar, si produkt i njė pėrvoje qė i kalon tė tridhjetė vjetėt, u ėshtė paraqitur lexuesve turqishtfolės me ribotime qė e kalojnė njėzetėshin. Autori, pėr shkak tė lidhjeve tė sė shoqes, e pat parė veten borxhli ndaj kombit shqiptar dhe personalisht ka vizituar Shqipėrinė dhe veēanėrisht vende si Maqedonia ku shqiptarėt pėrbėjnė njė shumicė tė konsiderueshme.

    Me kėtė rast, autori e njeh pėr detyrim t’u shprehė falenderimet e tij zotėrinjve Dr. Muhammed Aruēi qė i dha rėndėsinė e duhur pėrkthimit, e planifikoi atė, e redaktoi dhe siguroi botimin e librit, posaēėrisht pėrkthyesit tė vyer Mithat Hoxha.

    Sė pari kombit shqiptar qė u njeh dhe u jep vlerėn e merituar konceptit tė nderit dhe konstitucionit tė familjes, dhe ēdo lexuesi u uroj nga Allahu shėndet dhe, nė tė dy botėt, lumturi.

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Obligimi nė tė besuarit se ka dallime mes burrit dhe gruas



    Nga Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd, anėtar i Komitetit tė Pėrhershėm tė Muftive nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite

    Dallimet fizike, figurative dhe legjislative (nė lidhje me ligjet fetare) mes burrit dhe gruas janė konfirmuar nga paracaktimi hyjnor, teksti i burimeve fetare Islamike, ēka evidentisht mund tė kuptohet, si dhe nga intelekti.

    Kjo mund tė sqarohet siē vijon:

    Se Allahu – i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė – e krijoi burrin dhe gruan si dy gjysma tė ndara pėr llojin njerėzor – mashkull dhe femėr.

    Allahu ka thėnė:

    “Dhe atė se Allahu krijoi dy ēifte, mashkullin dhe femrėn.” (En-Nexhm 45)

    Tė dytė ata kanė pjesė nė establishmentin e ekzistencės, secili sipas asaj qė ėshtė e veēantė pėr gjininė e tij apo saj. Tė dytė ata po ashtu kanė pjesė nė establishmentin e kėsaj ekzistence nė lidhje me ēėshtjen e adhurimit tė Allahut, mė tė Lartit. Nė kėtė ēėshtje nuk ka dallim mes burrit dhe gruas nė gjeneralitetin e Islamit. Kjo do tė thotė se nuk ka dallim mes tyre nė ēėshtjet e besimit nė Teuhid (Unitetin e Allahut dhe tė drejtėn e Tij qė vetėm Ai tė adhurohet), nė Itikad (kredon e besimeve e cila ėshtė obligim pėr ēdo Musliman), nė realitetet e Imanit (besimit), nė nėnshtrimin e fytyrės Allahut, mė tė Lartit, nė ēėshtjet e shpėrblimit dhe dėnimit, nė gjeneralitetin e inkurajimit pėr tė bėrė mirė dhe nė dekurajimin prej tė keqes, dhe nė ēėshtjet e akteve tė dobishme. Po ashtu s’ka dallim mes dy gjinive nė gjeneralitetin e Ligjdhėnės nė lidhje me tė drejtat dhe obligimet pėrgjithėsisht.

    Allahu thotė:

    “Dhe Unė nuk i kam krijuar Xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos (me qėllim) qė ata tė mė adhurojnė Mua.” (Edh-Dharijat 56)

    “Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, derisa ai (ose ajo) ėshtė besimtar, atėherė Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė.” (En-Nehl 97)

    “Dhe kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, derisa ai (ose ajo) ėshtė besimtar, atėherė kėta njerėz do tė hyjnė nė Parajsė dhe atyre s’do t’u bėhet aspak e padrejtė.” (En-Nisa 124)

    Sidoqoftė, ėshtė sipas paracaktimit tė Allahut dhe vendimit tė Tij qė mashkulli tė mos jetė i njėjtė sikur femra nė mėnyrėn e krijimit fizik tė tij, dukjen e tij dhe pėrbėrjen e tij. Nė gjininė mashkullore ėshtė njė lloj i perfeksionimit nė krijimin e tij, dhe njė fuqi natyrore. Nė fuqinė fizike tė saj dhe pėrbėrjen natyrore, femra ėshtė mė pak e kompletuar nė krijimin e vet sesa mashkulli. Kjo ėshtė pėr shkak tė asaj ēka ajo pėrjeton nga menstruacionet, shtatzėnia, gji-dhėnia, kujdesi pėr ēėshtjet e fėmijės, dhe kultivimin e gjeneratave tė ardhshme tė Umetit (Popullit Musliman). Pėr kėtė arsye, femra qe krijuar nga brinja e Ademit (alejhi ue selam). Kėshtu, ajo ėshtė pjesė e tij (burrit), dhe ajo e pason atė dhe duhet t’i bindet atij. Burrit i janė lėnė nė besim ēėshtjet e saja, mbrojtja e saj dhe shpenzimi (i pasurisė) nė tė dhe nė ēfarėdo qė mund tė kenė nga fėmijėt.

    Nga rezultati i kėtij dallimi nė krijimin e tyre janė edhe kėto qė vijojnė:

    dallimi mes tyre nė fuqi, nė aftėsitė fizike, nė inteligjencė, nė tė menduarit e tyre, nė butėsinė e tyre, nė qėllimet dhe synimet e tyre, dhe nė veprat dhe funksionet e tyre. Dhe nė atė ēka pėrmbajnė kėto dallime ekziston dėshmi e mjaftueshme, e lere mė nėse ne i shtojmė kėsaj edhe atė ēka dijetarėt e mjekėsisė moderne kanė theksuar me konkludimet mahnitėse nė lidhje me dallimet nė krijim mes dy gjinive.

    Kėshtu, Allahu ka specifikuar ligje tė caktuara pėr njerėzit, dhe ato janė ligje tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr krijimin e tyre, pėrbėrjen e tyre, konstruksionin e tyre, karakteristikat e veēanta tė konstruksionit tė tyre, kualifikimet e tyre, ajo qė ėshtė e mjaftueshme pėr ta nė lidhje me ekzekutimin e detyrave tė domosdoshme nga ana e tyre, durimin e tyre, tolerancėn e tyre, seriozitetin e tyre, dhe detyrat e tyre jashtė shtėpisė sė tyre, dhe pėrpjekjet e tyre dhe shpenzimet nė ata tė cilėt jetojnė nė shtėpinė e tyre.

    Allahu gjithashtu ka specifikuar ligje tė caktuar pėr gratė, tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr krijimin e tyre, pėrbėrjen e tyre, konstruktin e tyre, karakteristikat e veēanta tė tyre, kualifikimet e tyre, detyrat e tyre, dobėsinė e tyre nė durim dhe tolerancė, detyrat e tyre tė pėrgjithshme dhe funksionet e rėndėsishme nė shtėpi, kujdesi i tyre pėr ēėshtjet e shtėpisė dhe kultivimi i tyre nė lidhje me ata tė cilėt jetojnė nė shtėpinė e tyre nga gjeneratat e ardhshme tė Umetit.

    Allahu pėrmend thėnien e gruas sė Imranit kur ajo tha:

    “Dhe mashkulli s’ėshtė si femra.” (Aal Imran 36)

    Lavdi i qoftė Atij, i Cili posedon krijimin, komandėn, gjykimin dhe ligjdhėnien.

    “A s’ėshtė ajo se krijimi dhe komanda i takojnė Atij (Allahut)? I Bekuar qoftė Allahu, Zoti i Botave.” (El-Araf 54)

    Prandaj, kjo ėshtė ajo qė Allahu dėshiron nė ekzistencėn dhe vendimin nė lidhje me krijimin, pėrbėrjen e gjėrave dhe atyre gjėrave qė ai i ka dhėnė. Kjo po ashtu ėshtė ajo qė Allahu do nė ēėshtjet e ligjvėnies fetare nė lidhje me urdhrin, gjykimin dhe ligjvėnien. Kėshtu, tė dyja kėto aspekte tė dėshirės sė Allahut janė bashkuar pėr dobinė e krijesave (njerėzimit) dhe establishmentit, si dhe pėr mbajtjen e ekzistencės. Kjo gjithashtu ėshtė e dobishme pėr organizimin e jetės sė individit, familjes, komunitetit, dhe shoqėrisė njerėzore.

    Kjo (e cila pason kėtu) ėshtė njė pjesė e asaj qė ėshtė specifikuar pėr secilėn nga kėto dy gjini:

    Nė mesin e ligjeve tė cilat janė specifike pėr burrat:

    Ajo se ata janė mbajtėsit tė cilėt janė tė ngarkuar me mbrojtjen, pėrkujdesjen, sigurimin e virtyteve tė anėtarėve tė familjes dhe parandalimit tė veseve, mbrojtjen e shenjtėrisė sė familjes nga kriminelėt, dhe ata janė mbajtės dhe mbrojtės tė shtėpisė krahas atyre tė cilėt jetojnė nė to duke pėrfituar pasuri dhe duke shpenzuar nė anėtarėt e familjes.

    Allahu, mė i Larti, ka thėnė:

    “Burrat janė mbajtėsit dhe mbrojtėsit e grave pėr shkak tė asaj me ēka Allahu e ka favorizuar njėrin prej tyre (mashkullin) mbi tjetrin (femrėn), dhe pėr shkak tė asaj ēka ata (meshkujt) shpenzojnė nga pasuria e tyre. Prandaj, gra tė drejta janė gratė e devotshme e tė dėgjueshme, gratė tė cilat e ruajnė nė mungesė (tė burrit) atė ēka Allahu ka dashur qė ato ta ruajnė.” (En-Nisa 34)

    Esh-Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd

    Burimi: Hirasatul-Fadhile, f.15-18
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Sipas Librave tė Shenjtė

    KRIJIMI I GRUAS
    SIPAS LIBRAVE TE SHENJTE


    Sipas Librave tė Shenjtė, nėna jonė, Hava, ėshtė krijuar kėshtu: "Atėherė Zoti Perėndi e futi nė njė gjumė tė thellė njeriun, tė cilin e zuri gjumi; dhe mori njė nga brinjėt e tij dhe e mbylli mishin nė atė vend.".

    "Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu. Dhe njeriu tha: Kjo sė fundi ėshtė kocka e kockave tė mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do tė quhet grua sepse ėshtė nxjerrė nga burri".

    Sipas tregimit tė Dhjatės sė Vjetėr, nė Parajsė, nga pėrdredhjet mashtruese tė njė gjarpėri, nė fillim Havaja, pastaj, me nxitjen e saj, edhe Ademi, hėngrėn nga pema e ndaluar. "Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shetiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit... Dhe Perėndia i tha:...

    Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje? Njeriu u pėrgjigj: Gruaja qė ti mė vure pranė mė dha nga pema dhe unė e hėngra. Dhe Zoti Perėndi i tha gruas: ... Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty. Pastaj i tha Adamit: Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: 'Mos ha prej saj', toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ...".

    Ky faj qė i ngarkohet, nė krye, Hz. Havasė, pėr pasojė, edhe Hz. Ademit nė Librat e Shenjtė, ky mėkat i prindėrve tė parė, sipas besimit tė atyre librave, bartet nga tė dy krahėt brez pas brezi. Kėshtu, gjithė gratė e botės janė "me gabim e me njollė".

  10. #20
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Krijimi I Gruas Sipas Islamit

    KRIJIMI I GRUAS SIPAS ISLAMIT

    Kuptimi i ajetit nė Kuran mbi krijimin e Hz. Havasė, ėshtė kėshtu: "O njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra". Nė kėtė thėnie s’shihet asnjė shenjė pėr ndonjė eshtėr tė kraharorit. Kurse nė hadithi sherifin e Hz. Pejgamberit, thuhet:

    "Bindiuni porosisė sime se veprimi me takt ndaj grave ėshtė mė dobiprurės. Sepse ato janė krijuar nga eshtra e kraharorit. Pjesa mė e harkuar e kėsaj eshtre ėshtė ana e sipėrme e mesit tė saj. Nė se pėrpiqesh pėr ta drejtuar atė, e thyen, nė e lėnē siē ėshtė, mbetet pėrherė e harkuar. Prandaj bindiuni kėshillės sime pėr gratė". Rreth nėntekstit tė kėsaj porosie, sipas disa tė diturve, kėtu nuk ka njė pohim tė hapur pėrsa i pėrket lėndės sė krijimit.

    Kjo porosi pėrfaqėson faktin qė gruaja, nė vetė krijimin e saj, ėshtė e pashkueshme dhe nevrike dhe se nuk do t’u nėnshtrohet plotėsisht kėrkesave tė burrit. Pėr pasojė, ėshtė e nevojshme qė ndaj saj tė veprohet me takt dhe, duke e pranuar ashtu siē ėshtė, tė mos lėndohet. Nė njė rrėfim tjetėr tė Buhariut kjo veēori duket qartazi. Pėrsėri, Lartėsia e Tij Profet urdhėron: "Gruaja ėshtė si brinja. Nė se pėrpiqesh pėr ta drejtuar, e thyen. Nė se dėshiron tė kalosh njė jetė tė lumtur, edhe kėtė s’e bėn, edhe pėrfiton nga shtrembėria e saj".

    Sipas tė diturve tė tjerė, ky grup porosish (hadithesh) pohon qartazi krijimin e gruas nga brinja. Ē’ėshtė e drejta, kėtė e tregon ajeti i madhnueshėm i cituar mė sipėr. Nė komentin e kėtij ajeti, komentuesit bėjnė shpjegime tė ngjashme me pohimet e Librave tė Shenjtė. Por tek Taberiu, rrėfimi i bartur nga Ibni Ishaku, e ndriēon plotėsisht kėtė veēori. Sipas kėtij, pėrsa i pėrket krijimit tė Hz. Havasė, pohimet e ngjashme me ato tė Librave tė Shenjtė qė shfaqen nė bibliografinė Islame, janė dėgjuar nga lexuesit pasues tė Tevratit (Tora) dhe nga dijetarė tė tjerė, kėto interpretime pėrbėjnė opinionin e tyre. Tė vėrtetėn e kėsaj pune vetėm Allahu e di.
    Jo krijimin e Hz. Ademit nga balta, por edhe krijimin e gruas nga brinja po ta pranonim, nė lidhje me mėnyrėn e kėtij krijimi s’kemi njohuri tė sakta. Nė kėtė ēeshtje, nė ndryshim nga Librat e Shenjtė, as nė Kuranin e Madhnueshėm, as nė hadith nuk pėrfshihen hamendjet dhe pohimet njerėzore.

    Ngjarja e "pemės sė ndaluar", pėrsa tregohet nė Kuranin e Madhnueshėm, ka lidhje me dy vetė. Djalli kishte nxitur dyshim dhe pavendosmėri tek Ademi dhe Havaja veē e veē, ua kishte kthyer mendjen dhe kishte bėrė qė ata tė hanin nga pema e ndaluar. Madje, nė kaptinėn "Tāhā" (20/116-122), si bashkėbiseduesi dhe pėrgjegjėsi i vėrtetė shėnohet Hz. Ademi. Sepse ai e mėsoi tė drejtėn e urdhėrave (evamir) dhe ndalesave (nevahi) tė Allahut. Dhe ishte ai qė do ta drejtonte Havanė pėr zbatimin e tyre. Vetėm njė hadith i Lartėsisė sė Tij Profet, tregon se pikėrisht kėtu qėndron puna, qė Havaja zotėronte njė zell tė veēantė: "Po tė mos qenė tė bijtė e Izraelit, gjella s’do tė thartohej, mishi s’do tė binte erė. Dhe, po tė mos ishte Havaja, asnjė grua s’do t’i bėnte pabesi tė shoqit".

    Nuk ėshtė gjarpėri ai qė lėkundi Hz. Ademin dhe Havanė, por djalli. Fahreddini Raziu, nė tefsirin - komentin e tij, e kundėrshton ngjarjen me gjarpėrin.
    Kėtė gabim tė prindėrve tė parė, feja Islame e pėrcjell me mjaft mirėkuptim. Pėr njerėzimin ky s’ėshtė njė mėkat i pafalshėm, njė njollė, ashtu siē pohohet nė Librat e Shenjtė dhe ashtu siē ėshtė trajtuar filozofikisht gjerė e gjatė nė kristianizėm. Sigurisht, Ademi bėri njė "gabim", por i shfaqi pendesėn Allahut. "... prandaj Ai i a fali (gabimini), Ai ėshtė mėshirues dhe pranues i pendimit".

    Lartėsia e Tij Profet urdhėron kėshtu: "Ademi dhe Musai (ka tė ngjarė nė botėn shpirtėrore) bėnė debat. Musai tha: O Adem! Ti je im atė. Ti na privove dhe na shkretove ne, na nxore nga Parajsa". Dhe Ademi i tha atij: "Dhe ti je Musai; Allahu ty tė lartėsoi duke bashkėbiseduar me ty, tė shkroi libėr me dorėn e Tij. Dyzet vjet para se tė mė krijonte, Allahu shkroi pėr mua kėtė veēori e pėr kėtė ti mė kritikon kaq ashpėr?" Ademi kėshtu e bėri tė heshtė Musanė.

    Pėrkundėr trajtimit pesimist tė gabimit tė njeriut tė parė nga ana e kristianėve, muslimanėt mendojnė krejtėsisht ndryshe. Largimi i Ademit nga Parajsa dhe zbritja nė tokė ėshtė bėrė shkak mirėsie dhe bekimi. Si pasojė e kėsaj, toka nuk ėshtė "veshur me urrejtje", nė tė kundėrt, ajo ėshtė rregulluar me brezin njerėzor. Eshtė bėrė fushė veprimi e sa e sa qytetėrimeve, sa e sa profetė ka shėtitur nė supe e i ka mbrojtur nė gjirin e saj. I Dėrguari i Madh (Resūl-i Ekrem) - Paqja e Allahut qoftė mbi Tė - urdhėron kėshtu: "E premtja (xhumaja) ėshtė dita mė me mbarėsi ndėr gjithė ditėt mbi tė cilat lind dielli. Sepse Ademi atė ditė u krijua, atė ditė hyri nė Parajsė dhe atė ditė u nxorr qė andej. Edhe Katastrofa (Kiameti) do tė shpėrthejė ditėn e premte". Sheh Ebu’l-Hasan Shazeli thotė kėshtu: "Ē’incident i lartėsuar qė e paska ngritur autorin e saj nė rangun e pasuesit tė Allahut (halifetull-llahi fi'l-ard: detyra e formėsimit dhe zbatimit tė urdhrave tė Allahut nė tokė) dhe tė mėsuesit tė pendesės pėr tė gjithė brezat e ardhshėm gjer nė Kiamet". Nė kėtė thėnie qėllimi ėshtė tė lėvdohet jo Ademi, por akti i pendesės me tė cilėn ai konkludoi dhe i rikthimit te Allahu.

    Feja Islame, ashtu siē nuk i pėrshkruan njė faj tė veēantė gruas sė parė, nėnės sonė tė madhe, Hava, e kundėrshton edhe pėrcjelljen e gabimit tė prindėrve tė parė tek bijtė e tyre dhe tek brezat pasues. Nė Kuran, pasi bėhet fjalė pėr profetėt dhe popujt e tyre, urdhėrohet kėshtu: "Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takon ajo qė fitoi e juve ju takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata".

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •