Besoj qe eshte shkrimtari me i madh Shqiptar i te gjitha koheve.
Jete te gjate ..
Besoj qe eshte shkrimtari me i madh Shqiptar i te gjitha koheve.
Jete te gjate ..
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
--------------------------------------------------------------------------------
Ismail Kadare:
Shqipëria dhe Greqia nuk kanë qenë kurrë fqinj të mirë.
Nga Mirash Martinoviç
Është e vështirë t’i shtrosh pyetje një shkrimtari grandioz, çfarë jeni Ju e që ai i cili i shtron pyetjet të mos frikësohet dhe ta qortojë veten për guximin. Është privilegj i madh të marrësh përgjigjet nga Ju, por edhe përgjegjësi për të shtruar pyetje. Arsye dhe motive ka gjithmonë, por në këtë rast janë edhe dy konkrete: është paralajmëruar vizita Juaj në Mal të Zi, ku edhe do të botohet romani Juaj “Darka e gabuar”.
Propozoj të fillojmë nga mërgimi-dëbimi, që i ka përcjellë shumë shkrimtarë gjatë historisë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme:
1. Dëbimi i Eskilit ka ndodhur në kohën kur në Athinë, demokracia ishte fjala më e shpeshtë, më e përfolur, kurse koha quhej Kohë e Artë e Perikliut. Ja, në kohë të tillë, e dëbojnë poetin më të madh Eskilin, që do të thotë se nuk ka pasur demokraci, pos në fjalë, kurse koha e artë, kur ka mundur të dëbohet poeti i madh, padyshim ka qenë e errët dhe do të mbetet në kujtesë dhe histori me këtë njollë të zezë.
Përgjigje 1. E nisëm bisedën me një temë, për të cilën më është bërë vërejtje se e përmend shpesh: antikitetin grek. Por, në këtë rast, besoj se e pranoni që fajtori s’jam unë. Natyrisht që demokracia greke, si shumë kujtime të largëta, është sublimuar në përfytyrimin tonë. Megjithatë, e krahasuar me gjithë të tjerat, mbetet më e bukura. Sidomos për ne shkrimtarët.
Është e vërtetë që Eskili ka ikur prej Athinës, madje tepër i zemëruar, por ikja e tij, ashtu si zemërimi i tij, s’kanë asnjë ngjashmëri me tmerret që iu ndodhën më pas shkrimtarëve, sidomos në shekullin që porsa kaloi.
Më ka qëlluar disa vite më parë të bëj rrugën e internimit të Ovidit, mes përmes Rumanisë, gjer në brigjet e Detit të Zi. Eskili iku vetë, Ovidin e dëbuan nga Roma, pa e lënë të zemërohej, madje pa ia thënë arsyen. Dëbimet e shkrimtarëve, në vend të zbuteshin, sa vinte bëheshin më të pikëlluara. Kur kam qenë në Institutin Gorki në Moskë, kam përjetuar ditë të tëra fushatën kundër Pasternakut. Regjimi sovjetik quhej në atë kohë i zbutur, pas vdekjes së Stalinit. Megjithatë, fushata ishte po aq e egër sa dikur. Policia e fshehtë e kishte marrë vesh nga spiunët se dëbimi ishte lemeria më e madhe për Pasternakun. Dhe e torturuan me atë kërcënim. Ishte aq tmerrues, saqë edhe kur stuhia kaloi, nuk i duroi dot pasojat dhe pas disa muajsh vdiq.
Ka gjasë që Eskili, më shumë se me demokracinë greke, të jetë zemëruar me teatrin antik. Ishte një nga themeluesit dhe, si at i skenës, kishte të drejtë më shumë se çdokush të zemërohej. Por, të zemëroheshe me teatrin në atë kohë ishte sikur të zemëroheshe me gjithë botën. Sepse teatri ishte një botë gati paralele. Ne ende nuk jemi të ndërgjegjshëm se kanë qenë rreth njëmijë tragjedi. Po t’i përmbahemi thënies se Nitzsche-s, se tragjedia greke bëri vetëvrasje në rininë e saj, pra në shekullin e saj të parë dhe të fundit, i bie që çdo vit, në stinën teatrale, që vazhdonte disa javë, të shfaqeshin dhjetë premiera tragjedish të reja. Është njëlloj sikur një të shtunë të shfaqej një “Promethe i lidhur” e të shtunën tjetër një “Edip mbret”, e kështu me radhë.
2. Bulgakovi i ka shkruar letër Stalinit, duke i kërkuar që ta lejojë të largohet nga Rusia, së paku madje edhe për një kohë të shkurtër, që nga jashtë ta vështrojë vendin e vet, madhështinë dhe bukurinë e tij dhe kështu ka gjetur inspirim për veprat e tij të ardhshme.
Stalini e këshilloi se më mirë është që ai (Bulgakovi) të mbetej në atdhe. Çfarë është më e mirë për shkrimtarin, gjatë diktaturës, që të jetë në atdhe, apo jashtë tij? Çfarë mund të thoni në bazë të përvojës Suaj?
Përgjigje 2. Nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Raportet midis një tirani dhe një shkrimtari të njohur janë më të ndërlikuara se ç’mund të duket. Varen nga disa rrethana, nga natyra e diktaturës, natyrisht, nga natyra e shkrimtarit, nga ajo e tiranit gjithashtu. Sa më i kompleksuar të jetë diktatori, sa më i trembur, aq më i rrezikshëm mund të bëhet.
Në Shqipëri, për shembull, do të ishte e pamundur që të bëhej një kërkesë si ajo e Bulgakovit. Diktatura e Stalinit ishte tepër e egër, por deliri i tij i madhështisë kishte raste që qëllonte më i fortë. E dinte se fama e gjestit të tij do të shpërndahej gjithkund. Madje edhe në botën perëndimore. Këto lloj “shpirtmadhësira” i kanë bërë në ndonjë rast tiranët. Por rastet e egërsisë kanë qenë më të shpeshta.
Në raportet diktator-shkrimtar mund të luajnë rol rrethana fare të rastit. Unë, për shembull, kam qenë nga i njëjti qytet me Enver Hoxhën, madje nga e njëjta lagje. Për shumë njerëz, sidomos të huaj, kjo merrej si një rrethanë favorizuese. Por kjo mund të kthehej në të kundërtën. Në një rast, pyetjes së një gazetari, se a ishte e vërtetë se shtëpia ime në Gjirokastër ndodhej pranë së njëjtës rrugicë me shtëpinë e Enver Hoxhës, iu përgjigja me një “po”. Pastaj nuk e di ç’dreqin më shtyu të shtoja diçka, që e kisha përmendur një herë, se kjo rrugicë quhej “Sokaku i të marrëve”. Kaq mjaftoi që gazetari suedez të shkonte e ta fotografonte rrugicën dhe, në botim t’i vinte diçiturën, që pak a shumë thoshte se në këtë rrugicë që mbante emrin “Sokaku i të marrëve” kanë pasur shtëpitë e tyre dy njerëzit më të shquar të Shqipërisë…
3. Megjithatë, sikur të mos kishit mbetur në Atdhe, ku nuk kishte liri, shtrohet pyetja se a do të ishin shkruar “Pallati i Ëndrrave”, dhe veprat e tjera Tuaja. Ai që e ëndërron lirinë, më së miri këndon për të.
Përgjigje 3. Kam dashur disa herë ta lë vendin, por, në çastin e fundit, diçka më ka penguar. Nuk është i lehtë një akt i tillë. Në fillim të viteve ‘60 kemi pasur në Institutin Gorki një shok, shkrimtar i njohur rus, Anatoli Kuznjecov. Rrinte shumicën e kohës i ngrysur. Një letonez më tha një ditë: e sheh Koznjecovin si rri? Me siguri mendon t’ia mbathë. Pas ca kohësh, mora vesh se Kuznjecovi ishte arratisur në Angli. Gjithë Bashkimi Sovjetik u trondit, ngaqë ishte i njohur dhe i talentuar. Pas arratisjes së tij, të gjithë prisnin veprën e tij të parë, të bujshme, antisovjetike. Por nëntë muaj më vonë shtypi britanik botoi lajmin e vdekjes së Kuznjecovit. Nuk e kishte duruar dot vetminë, kishte rënë në depresion, dhe ashtu ishte shuar. Më është kujtuar gjithmonë kur më shkonte mendja për të ikur.
Ka një mendim që ngulmon se shkrimtari është mirë ta njohë ferrin, “duke e shkelur pash më pash”, siç thoshte një poet i yni i viteve ‘30, për të shkruar më mirë. Një tjetër mendim është për të kundërtën: s’ka nevojë t’i krijojmë ndonjë burg ose fatkeqësi shkrimtarit që të na bëjë vepra interesante.
Mendoj se nuk ka model për këtë. Një herë kam shprehur mendimin se as fatkeqësia e as lumturia e tepërt nuk janë të mira për letërsinë. Ndoshta është kështu.
4. Si e ndjen veten shkrimtari, i cili e ka shpatën mbi kokë. Si është të shkruash në gjendje të tillë dhe me ndjenjë të tillë?
Përgjigje 4. Shkrimtari që e ndien se e ka shpatën mbi kokë, është më mirë të heqë dorë nga të shkruarit. Kushti i parë që të jesh shkrimtar në një vend të vështirë, është pikërisht që të mos e mendosh atë shpatë. Përndryshe nuk mund të shkruash as katër faqe normale, pa le pastaj katërqind ose katër mijë.
Mendoj se besimi te letërsia më ka ndihmuar për këtë. Ky besim është i ngjashëm me besimin te hyjnia. Ai është më tepër se shëlbyes. Ai të jep drejtpeshim, atje ku s’ka të tillë. Të jep liri, atje ku ajo mungon.
Diskutohet shpesh për kurajën e shkrimtarit. Ka shumë rrahagjoksa që flasin për të. Zakonisht japin leksione për të ata që s’kanë pasur kurrë kurajë. Dëshmia e vetme, e pagabueshme, plotësisht e vërtetueshme për kurajën e shkrimtarit në diktaturë, është vepra e tij.
Një rrethanë tjetër ndoshta ka qenë afërsia e Europës. Shqipëria, ashtu si Mali i Zi, janë vërtet në Ballkan, por janë ndërkaq në anën perëndimore të gadishullit. Prania europiane, frymimi i saj, pavarësisht nga pengesat, rojet, përgjimet, ndihej fort. Në rastin tim, u shtua edhe një faktor që mund të quhet si ndihmë e fatit: Më 1970 u botova në botën perëndimore. Europa, si të thuash, më integroi si shkrimtar të saj. Kjo ngjante e pabesueshme për një vend, programi themelor i të cilit ishte armiqësimi i pafund e i palodhshëm me Perëndimin europian. Gjendja ime e dyzuar: shkrimtar i njohur në Shqipëri, por edhe i çmuar në Europë, ishte tejet paradoksale. Por letërsisë i shkojnë të tillat. Ka qenë një nga ato gjendjet që i ngjajnë një mrekullie, por një mrekullie të rrezikshme që, letërsinë e vendit tënd stalinist, të arrish jo vetëm ta nxjerrësh nga izolimi, por ta zhvendosësh, ta fusësh m’u në mes të klubit të letërsive të lira europiane.
5. Kur Ernesto Sabato mori në Shqipëri, Çmimin me emrin Tuaj, përjetoi një shqetësim të veçantë, që e përshkruan kështu në librin Para fundit:
“Në Tiranë, kam pasur një nga nderimet më prekëse gjatë jetës. Ai popull, që e ka përjetuar tiraninë dhe tek i cili edhe më tej vërehen mbeturinat e diktaturës, fytyrat e plasaritura nga vuajtja dhe bunkerët e errët, që tirani kishte urdhëruar të ndërtohen, më ka pranuar si një mirëbërës, si një mbret, si djalin e dashur. Kishte valle e këngë me rastin e paharruar të ndarjes së shpërblimit. Një poet ma ka dhuruar urnën me dhe që e ka sjellë nga vendlindja e nënës sime. Kurse, një shkrimtar i madh, ma ka treguar notesin që e ka ruajtur të fshehur në burg, ku me shkronja të imta e kishte përshkruar një tekst të Kamysë dhe një timin “Të dashur djelmosha të largët” nga Abadona. Duke qarë, më ka thënë se për shumë vite që i ka kaluar si i burgosur politik në errësirën e birucës së burgut, çdo ditë i ka lexuar këto faqe, fshehurazi, që të mund të qëndronte. Kam mbetur të dridhem, sepse fjalët e mia i paskëshin ndihmuar atij trimi, njërit nga të shumtët që e banojnë këtë vend”. Nuk e di pse, spontanisht, gjithsesi kam dëshirë që në këtë bisedë ta përkujtoj këtë dëshmi rrëqethëse të Sabatos dhe njëkohësisht t’ju pyes: çfarë mendoni për këtë shkrimtar? Por edhe t’ju lus t’i përmendni shkrimtarët që i lexoni më me dëshirë, më të afërt, më të dashur e më të rëndësishëm për Ju, nga ata botërorë, por edhe nga Ballkani?
Përgjigje 5. Kam mendimin më të mirë për Ernesto Sabaton. Në radhë të parë si shkrimtar, por edhe për faktin që pranoi të merrte çmimin. Ky çmim e simbolizonte atë dyzim që përmenda më lart: mbante emrin e një shkrimtari të çmuar në Europë e në Shqipëri, por jepej në një vend ish-diktatorial. Me pranimin e çmimit, si Ernesto Sabato, si Milan Kundera, që e mori pas tij, treguan solidaritetin e tyre të dyfishtë: me kolegun shqiptar nga njëra anë, me Shqipërinë e shpërfillur, nga tjetra.
6. Jeni pagëzuar me një epitet të veçantë, ju quajnë Homeri ballkanik.
Epiteti më i lartë që mund ta fitojë një shkrimtar. Ju, padyshim se e keni fituar me meritë dhe ky cilësim u shkon natyrshëm Ju dhe veprës Suaj monumentale.
Përgjigje 6. Nuk mendoj se jam megaloman, por po aq nuk besoj se jam modest. Megjithatë ky epitet nuk krijon ndonjë ndjesi të mirë.
Mendoj se asnjë shkrimtar nuk mund të krahasohet me Homerin. Madje, më saktë, nuk duhet t’i shkojë mendja askujt për diçka të tillë. I ngjan një mëkati, prej të cilit mund të vijë ndonjë ndëshkim, nga ato që përfytyrohen si hyjnorë, e që aq shumë i shmangeshin të vjetërit.
7. Temat për veprat Tuaja i nxirrni nga historia shqiptare, nga mitologjia, folklori, por madje edhe nga viset, siç është Egjipti, por me referenca edhe ndaj aktualitetit. Ishin inspiruese piramidat dhe ndërtimi i tyre, historia greke dhe mitologjia. Keni shkruar librin ese për Eskilin. Pse Eskili?
Përgjigje 7. Letërsia, në mënyrë të natyrshme, intriseke lind si pasuri universale. Më lejoni të përsëris mendimin se ajo qysh në çastin kur lind, është njëherësh pasuria e popullit dhe gjuhës që e lindi, dhe po aq e gjithë popujve dhe gjuhëve të tjera. Unë si shkrimtar s’kam bërë gjë tjetër, veç i jam bindur këtij kodi të saj.
Kjo është e thjeshtë. Tek ju, siç më thatë, do të botohet romani im “Darka e gabuar”. Ky është rrëfimi për një darkë, le ta quajmë “problematike”. Pas jetës së tij shqiptare, me përkthimin në frëngjisht ky rrëfim ka pasur një jetë franceze, pastaj me radhë një jetë spanjolle, gjermane, holandeze etj., dhe së shpejti do të ketë jetën e tij malazeze.
Ju më pyesni: Përse Eskili?
Ideja për të shkruar diçka për Eskilin, ka ardhur fare thjesht: me rastin e botimit të veprës së tij komplete në shqip më 1985, pranoj të bëj parathënien. Pastaj truri vihet në lëvizje dhe gjithçka merr rrugë. Ky është ati i tragjedisë, pra një themelues i madh. Ky është autor i “Prometheut”, sfidantit të tiranisë. Përshkues i komploteve dhe vrasjeve në pallat. I përshtatshëm si rrallëkush për botën tonë komuniste, e sidomos për Shqipërinë tonë. E, veç kësaj, siç e thashë më lart, ky është zemëruar me shtetin, me teatrin, me spektatorët, shkurt, me gjysmën e popullit, një gjendje e njohur për shumë shkrimtarë të ish-Lindjes.
Një tjetër motiv që erdhi e u shtua më pas ishte njëfarë prove në të cilën desha të vë ndërgjegjen time prej shkrimtari: a do të isha në gjendje të shprehja adhurimin tim të thellë për një autor grek, pra për një ballkanas, për një fqinj? Juve mund t’ju duket e çuditshme disi kjo pyetje, sepse ju nuk jeni fqinjë me Greqinë. Kurse ne, jo vetëm jemi fqinjë, por s’jemi aspak fqinjë të mirë. Shkurt, që të flas pa doreza, Shqipëria me Greqinë fatkeqësisht nuk shkojnë aq mirë sa ç’do të duhej. E sidomos për dy fqinjë që janë nga dymijë vjet të tillë. Dhe kjo ka vite, madje shekuj. Kemi qenë nën një fatkeqësi të përbashkët osmane, dhe prapë shkonim jo mirë. U bëmë shtete të lira, gjithmonë vazhdon e njëjta gjë. Tani jemi të dy në NATO, gjithmonë ashtu. Janë bërë qindra studime, doktorata, deklarata se kemi marrëdhënie të mira, se popujt janë të mirë, se na bashkon kjo e na bashkon ajo, e unë prapë po ju them se s’ka ndryshuar gjë. Ju mund të pyesni pse? E unë po ju them s’e di. Madje jam i bindur se në thelb, askush nuk e di, as grekët, as shqiptarët s’e dinë. Herë pas here ka periudha qetësie, të gjithë mendojnë, e po, lavdi Zotit, kaloi më në fund nervozizmi, keqkuptimi për X çështje apo Y incident. Por s’është ashtu. Për acarimin më të parë kthehen prapë të gjitha: fyerjet e kota, nervat, xhelozia e ndërsjellë. U bënë shqiptarët të na mësojnë ne, grekëve. U bënë grekët të na shesin mend ne, shqiptarëve.
E shkrova pra sprovën për Eskilin dhe mendoja se, me siguri, grekët do thoshin: doli shkrimtari shqiptar të na zbërthejë neve Eskilin! Kurse shqiptarët mund të thoshin: po ky, i yni, ç’pati që lajthiti e u mahnit pas teatrit grek?
Për habinë time të madhe, ndodhi e kundërta. Libri im u botua e u ribotua në Greqi dhe shtypi e priti shumë mirë. Akoma më i gëzueshëm ishte për mua fakti që askush në Shqipëri nuk prishi buzët për këtë adhurim ndaj kulturës greke. Pra gjërat nuk janë aq pa shpresë sa ç’mund të duken në këtë gadishullin tonë.
8. Në Mal të Zi do të botohen i përkthyer në gjuhën malazeze romani Juaj “Darka e gabuar”, nga Shtëpia Botuese CID. Ka qenë ideja ime t’ju pyes se me cilin libër keni dëshirë t’i prezantoheni lexuesit në Mal të Zi. Keni vendosur të botohet “Darka e gabuar”. Pse jeni përcaktuar për këtë libër?
Përgjigje 8. Të them të drejtën, e kam dhënë këtë parapëlqim pa bërë ndonjë reflektim kushedi çfarë. Thjesht ashtu më është dukur: lexuesi shqiptar e ka pëlqyer veçanërisht këtë libër, pra edhe ai malazez do ta pëlqejë.
Të them këtu ca fjalë që ngjajnë si të dëgjuara: afërsia e dy popujve, letërsia që e shton afërsinë etj., etj., besoj se s’është nevoja. Ndërkaq, kur m’u bë pyetja për të bërë një zgjedhje për Malin e Zi, sinqerisht desha që të bëja zgjedhjen më të mirë, ashtu siç bëhet për lexuesin që e çmon, që e ndien veçanërisht të afërt. Dhe e bëra pa asnjë mëdyshje.
9. Është paralajmëruar vizita Juaj në Mal të Zi në gjysmën e dytë të këtij viti. Me sa di, kjo është vizita Juaj e dytë. Keni qenë në këtë shtet edhe disa vite më parë. Si e përjetoni Malin e Zi, popullin malazez, historinë malazeze. Meqë jemi komshi të parë, e ndajmë dhe e kemi ndarë fatin e njëjtë nëpër shekuj. Malazezët dhe shqiptarët kryesisht kanë jetuar në marrëdhënie të mira fqinjësore, me mirëkuptim dhe respektim të plotë.
Përgjigje 9. Vitet e fundit nuk udhëtoj shpesh, por në Mal të Zi do të vij me shumë dëshirë. Përsëri do të doja t’u shmangesha fjalëve etikisht korrekte dhe besoj se do t’ju bind. E kaloj një pjesë të kohës në Paris, ku, si kudo në Europë, bie fjala shpesh për Ballkanin, shtëpinë tonë të madhe problematike. Hallet e kësaj shtëpie, neve që ndodhemi larg na duken shpesh më dramatike se ç’janë. Dhe fare natyrshëm, si ata që ndiejnë mungesën e diellit, ne ndiejmë nevojë për lajme të mira. Por, fatkeqësisht, lajmet e mira nuk vijnë kur i duam. Madje qëllon që kur ti i pret ato, si për inat, vijnë të kundërta. Atëherë ti në veten tënde përpiqesh të prodhosh pozitivitetin. Pra, kur qëllon të ndihem i pikëlluar dhe dua t’i jap vetes shpresë, si një ndjesi e mirë në fillim, e pastaj si ide, më vjen ndër mend se ja, edhe atje në gadishullin e ashpër, nuk ka veç shtete që grinden, por ndodh edhe diçka e mirë. E një nga gjërat e mira është ajo që ndodh atje, në Veriun e Shqipërisë, pikërisht midis saj dhe Malit të Zi.
Dhe kjo që them nuk është aspak një ndjesi poetike-sentimentale. Marrëdhëniet e mira, për të cilat folët ju, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi janë një lajm i mirë, për dy shtetet tanë, për dy popujt, për krejt gadishullin dhe, pse jo, për Europën. Nuk është diçka e rastit, por e vijueshme, me rrënjë historike, siç thatë ju. Në gadishullin plot keqkuptime dhe psikoza të zymta, raportet Mal i Zi – Shqipëri janë një model i kundërt. Model i së ardhmes së qytetëruar, që Europa e Bashkuar duhet të dijë ta çmojë.
Do të doja të theksoja këtu se ky proces i mbarë po ndodh midis dy popujve fqinjë, që s’janë aspak të dalluar për ndonjë urtësi shembullore, përkundrazi, janë popuj që dinë të bëjnë gabime, që janë mjeshtër për një gjë të tillë, madje që mund të nxjerrin dhe armët, ashtu siç i kanë nxjerrë kundër njeri-tjetrit. (Kjo mund t’ju duket disi e tepruar për njerëzit tuaj, por unë s’kam droje ta them për të mijtë). Kjo tablo, që dikujt mund t’i duket jo fort e lakmueshme, duhet të na bëjë ta çmojmë edhe më shumë këtë normalitet. Sepse pajtimi i ardhur përmes vështirësish, është më i qëndrueshmi se të gjithë.
10. Autori i librit “Shembujt e burrërisë dhe të trimërisë”, të këtij kodeksi unik moral, Mark Milani, njësoj i ka marrë shembujt e burrërisë, të moralit e të trimërisë dhe i ka përfaqësuar në atë libër, kur janë në pyetje shqiptarët dhe malazezët, pra nga populli malazez dhe shqiptar. Kjo është shenjë se shumë veçanti na bëjnë të ngjashëm, kurse fijet dhe lidhjet na bëjnë të afërt.
Përgjigje 10. Më vjen mirë që i dëgjoj këto fjalë prej jush. E kam lexuar një libër të Mark Milanit kohë përpara. Ndoshta është ky, libri ku linte porositë e tij për raportet me shqiptarët. Jam prekur nga këto porosi, sepse janë tepër të fisme dhe, si të tilla, e nderojnë personazhin e madh. Nga ana tjetër, ato nderojnë popullin malazez që, duke e çmuar personazhin, kanë treguar se e çmojnë mesazhin e tij.
Nuk është kaq e lehtë kjo gjë në Ballkan. Më 1984, gjatë një forumi shkrimtarësh në Athinë, kam pasur fatin të njihem e të bisedoj gjatë me Danilo Kishin. Një nga gjërat që më tregoi ishte se kishte pasur nënën malazeze. Dhe fill pas kësaj shtoi se nëna i kishte thënë diçka të mirë për shqiptarët, por ai kishte qenë i vogël dhe nuk e kishte kuptuar dot se përse m’u midis kohës kur acarimi jugosllavo-shqiptar ishte në kulm, nëna mendonte ashtu. Diçka të ngjashme për afërsinë midis dy popujve më ka treguar trashëgimtari i derës suaj mbretërore, që e kam takuar disa herë në Paris, në darka të miqve tanë të përbashkët. (Vepra “Kurora e maleve” e gjyshit të tij, në mos gaboj, ka qenë e njohur në Shqipëri në kohën e mbretërisë). Kam mësuar nga goja e tij gjëra interesante, që lidheshin me doket e përbashkëta, p.sh. si pritej një mysafir malazez në një shtëpi shqiptare e si pritej mysafiri shqiptar në shtëpinë malazeze. E merrni me mend se sa e këndshme është që, në një darkë pariziane, të bisedosh për darka të vjetra, miqësore në Ballkan.
Pavarësisht dramave që kanë ndodhur, unë besoj në pajtimin ndërballkanik. Ballkanasit kanë përjetuar ndërlikime të mëdha. Ata do të jenë të aftë për të përballuar misionin më të madh, që ndoshta historia po iu vë përpara: paqen mes tyre. Por misionet serioze nuk janë si punë vodëvilësh. Ato kërkojnë seriozitet. Dhe serioziteti në këtë rast ka të bëjë me të vërteta të mëdha, prej të cilave s’duhet të kemi frikë. Ne jemi njerëz të artit. Më mirë se të tjerët ne e dimë se historinë e madhe të botës nuk e përbëjnë egërsia dhe krimet, por lamtumira me to. E lamtumirë do të thotë shpërndarja e mjegullës, dalja e së vërtetës e, nëpërmjet saj, lehtësimi i ndërgjegjes nëpërmjet pendimit, kërkimit të ndjesës, dhe së fundi, paqtimi.
Ju jeni një popull që i përkisni familjes sllave, ne jemi, përkundrazi, një popull i vetmuar. Familja zakonisht i pasuron popujt, por edhe vetmia, në mënyrë të ndryshme bën të njëjtën gjë. Ndaj është diçka dyfish e bukur kur popujt e ndryshëm janë fqinjë të mirë.
11. Me çfarë dëshirash do të vini në Mal të Zi?
Përgjigje 11. Jam i ftuar si shkrimtar, e natyrisht do të vij si i tillë, për një libër që flet për një darkë të gabuar. Natyrisht që jam duke bërë shaka, kur po e lidh bujtjen time me atë që tregohet në këtë libër. Është krejtësisht e kundërta, është një bujtje veçanërisht e gëzueshme për mua. Jam kurioz të marr kontakt me lexuesin malazez. Dhe jam kurioz, veç të tjerash, se a ngjan ende ndopak rituali i pritjes së mysafirit shqiptar, ashtu siç ma ka treguar princi juaj.
Marre nga Zemra Shqiptare dhe gazeta Drini.
E Marte, 05-04-2011,
u rrahen barbarisht policet e shtetit shqiptar nga nje regjiment kriminelesh te rekrutuar e perzgedhur nga kulishet e bllokut te cilet kadarja i njef personalisht dhe ki nuku e tha gjisem llafi si burre si njeri si shqiptar si intelektual..
i kam dh.jere mu ne dit lindje..
GREQIA EDHE SHQIPERIA GJITHMON JAN KONUN KOJSHI TE MIRE.MIREPO PREJ VITEVE ,KURE U NDRUE POPULLATA,MORI TJETER KAHJE GREQIA,ATJE TASHE JETOJNE,NJI POPULL QE ENDE I DIJNE RRANJET PREJ NGA KANE ARDHE.ATJE ASHTE KONUN GJITHMONE POPULLI SHQIPETAR;PORE NE 150 VJET NDRYSHOI KREJT,SI E FITUEN LIRIN ,POPULLATA U MBUSHE ME NJEREZ NGA AZIJA;KETU ASHTE PROBLEMI.TEK E FUNDIT DIHET PREARDHJA GREKE ,NGA KAH JANE,KUSH JANE.Ne GREQI SOT JETOJNE,PERZIRJE SIKURSE NE AMERIK,MIREPO KETU JANE NJI FE.KRISTIANIZMI,MiREPO SA DO TE ZGJAS KJO NJI ZOT E DIN.TELEFONAT CELULAR PO PUNOJNE TEKNOLOGJIA PO AVANCOHET,BESIMI DO Te STAGNOJ,ATEHERE GJITHEKUND DO TE LIND NACIONALIZMI.NACIONALIZMI,SMUNDJA KRYESORE E NJERIUT.DO TE SHIKOJNE FIZIONOMIN DHE BAC Y KRY.NE KREJT EUROPEN PRITET KJO.MIREPO NJI SHTET NUKE DO TE QENDROJE GJAT.EUROPA E BASHKUEME,PA KUFI.SKANE TERITORET KURFARE VLERE.VLERA ASHTE DOLLARI EURO FUNTA.
.
Ismail Kadare, kafe me klasikun e parë.
Alfred Lela
Në qytet, atë mezihapësirë të rrëmujshme ku idetë më shumë se të këmbehen shërbejnë si valvula çlirimfrustrimi për këtë a atë dert fiziologjik a intelektual, Ismail Kadare ka hyrë në fazën e tretë të jetës së tij si fenomen: shikohet si e kryer. Kjo është edhe etapa e parafundit që i prin tentativës për mohim; është delikate dhe çmendurane njëherësh, aq sa nuk mund ta bësh dallimin mes njërës formë a tjetrës. Është, po aq i ndryshëm, edhe pse ngatërrues, sa, le të themi, dallimi mes lumnimit dhe shejtnimit.
Faza e parë, sidomos bashkëkohësit ia mbajnë mend, ka qenë ardhja e Tij në letërsinë shqipe. Një befasi, lëbyrja e së cilës ishte e pashpjegueshme dhe që erdh’ e u kthye pothuajse në besëtytni: ndodh gjithmonë kështu me gjërat që t’i shpjegojmë dot nuk mundemi. Për këtë i hedhim në atë territorin e përhumbur të mistikës; e bëjmë këtë sa për t’u çliruar prej tyre, por edhe me një ndjenjë hakmarrjeje, format e së cilës mund t’i lexoni si: një ditë do të tënxjerrim prej andej dhe, për të gjitha ato dekada pashpjegimi e moskuptimi, do të të shqyejmë!
Etapa e dytë vjen bashkë me lirinë e, pikërisht se shoqëron këtë dritë të gjendjes natyrore të njeriut, ngjan edhe më e errët. Është krusmë e hemlok bashkë. Ajo vjen me variacione, por të gjitha nyjëtohen te një: Kadareja është shkrimtar i madh, por njeri i mbrapshtë. Sipas rastit e volisë, ai është aleat i tiranisë, përmbysës fatesh, më sundues se diktatori, uzurpator i letrave shqipe e me radhë deri në pafund. Koha e kësaj përmbysjeje përkon me fundin e një mileniumi e kreun e një tjetri. Zgrip epik i prerë si me porosi për të theqafur njëherë e mirë shkrimtarin apokrif i cili shkroi Dhjatën e tij shqiptare përkundër e përjashtë kanoneve të Soc-Realizmit.
Kjo fazë prodhoi edhe paradoksin, antikorpin për mjerimin e çmendurisë së vet. Ndërkohë që shoqëria kërkonte të prodhonte Kadarenë negativ, ajo vetë bëhej më e keqe: më e cekët, më e babëzitur, më vanitoze: lexonte më pak e hante më shumë; vishej më bukur e zhvishej nga brenda; karfosej me trup e hepohej në shpirt. Shkrimtari, sigurisht, nuk e donte këtë triumf, por si t’ia bësh, koha nuk e pyet shoqërinë!
Shqipëria brenda këtij çmërsi ka nevojë për shkrimtarin më shumë se shkrimtari për Shqipërinë, dhe ai do t’i bëjë asaj favorin e fundit: do të kthehet në klasik. Kjo është, në fakt, edhe faza e katërt dhe përmbyllëse e raportit të shkrimtarit me shoqërinë: të kthyerit në klasik ose të shndërruarit në të shkuar, të tashme e të ardhme në të njëjtën kohë. Edhe një herë tjetër, koha nuk ia ka marrë dorën shoqërisë, por ka bërë të vetën.
I shpëtuar prej këtij komploti të radhës, shkrimtari pret i qetë kalimin e tij në përjetësi. Denoncuesit e rinj, kryesisht letrarë të vegjël me mëtime të mëdha, janë ende të mbërthyer te faza e tretë: të parit të shkrimtarit si fenomen i shkuar. Është gjetur vjega edhe për këtë: me ardhjen e lirisë Kadareja ka reshtur së shkruari vepra të mëdha.
Nën këtë shenjë të rrejshme e takoj shkrimtarin në një bar të preferuar të tij. I tutem idesë se mund të jetë zhgënjyes. Një orë e ca më vonë e kuptoj se biseda ishte si të lexuarit e një prej librave të tij. Ka një humor të errët, të njëjtë me groteskun e romaneve. Është i kthjellët dhe i thellë si një burrë i shkëlqyer, e hokatar si një fëmijë që s’druhet para asgjëje. Nganjëherë nëpër sy i lexohet ngrysja e një turbullimi që duket sikur do i ngjitet mbi ballë për t’u shndërruar në re e rrfe zhgjetare. Kjo zgjat veç pak, por mjafton për të kuptuar se ky errësim, kjo luhatje mes burrit e fëmijës, është atu e një race të përzgjedhurish. Mund të jetë përgjigje për pyetjen nga vijnë perlat në letërsi: Nga ç’ditë, ç’gra e ç’ngrysje?!
Nuk mund të iki, në një ditë plot zheg dhe ethe presidenciale, pa lëshuar një xanxë politike. E dini pse do të ishit ideal për President të Republikës, zoti Kadare? Më sheh. Sepse për nja katër vjet nuk do jepnit asnjë dekoratë. Një dritëz plot me rrengje i shkëlqen në bebëza: Jo vetëm kaq, më thotë, por do të hiqja edhe ato që janë dhënë viteve të fundit.
5 komente për Ismail Kadare, kafe me klasikun e parë
Kunora Reply
12/05/2012 at 12:40 pm
Zoti Lela,
Kam ndjekur disa prej shkrimeve tuaja dhe sot vendosa te dergoj nje koment.
Pergjithesisht duket se temat e medha jane objekt i shkrimeve tuaja. Kjo nuk eshte pak ne nje shtyp qe eshte shtypur nga voglesite alarmuese.
Sot i keni kushtuar disa rradhe briliante njerit prej banoreve te medhenj te ketij planeti, te cilin fati yne dhe fatkeqesia e tij e lindi ne keto ane.
Sigurisht qe Kadare eshte nje fenomen i rralle e ndoshta pikerisht prej kesaj ai eshte pritur e trajtuar ne menyre te rralle edhe ne Shqiperi. Profili i tij krejt i vecante dhe permasat e tij mbinormale kane shqetesuar rregullisht gjithe te vegjelit, te pafuqishmit, te paaftet, te paatdhete, te pamoralet, te paditurit, te pa………
Ata, qe te lexuarit e kane nevoje elementare, besoj se do te trembeshin nga perfytyrimi i nje letersie shqipe pa veprat e Kadarese. Sa per ata, qe organin kryesor kane stomakun dhe qe i plotesojne nevojat e tyre me pilaf, Kadareja eshte shqetesues. Ai i frustron mendjet dhe shpirtrat e varfer deri ne ate pike sa prej tyre nuk mund te pritet mirenjohje. E vetmja shprese per ta eshte koha, prej te ciles mund te pritet edhe cudia.
Kadareja e ka mbyllur kamot marreveshjen e tij me kohen. Ajo i ka garantuar atij nje vend te perhershem ne te. Nese e perfytyrojme kohen me nje lunder qe lundron drejt te ardhmes, duhet po ashtu te dijme se Kadareja eshte mbi te, nderkohe qe shumica e vdekatareve te zakonshem dhente gjithe mohuesit e tij perpeliten perkohesisht ne pamundesine torturuese qe krijon lundra qe largohet ne horizont.
Beni Reply
12/05/2012 at 12:49 pm
Bravo Lela, shkrim me kulture dhe i thelle…
Ndrek Gjini Reply
12/05/2012 at 4:27 pm
Nje shkrim i shkelqyer. Vertete per t’u patur zili.
I shkruar persosmerisht bukur. Me nje stilistike, finese e pasuri gjuhesore mjaft te arrire. Jashte shablloneve dhe zhargoneve te ndryshkura qe kane mberthyer gazetarine shqiptare. Well done Lela. Kadare e meriton nje shkrim te ketij niveli.
Dhe mbyllja e shkrimit per nga ideja qe percon eshte nje shkrim me vehte, serish i mrekullueshem. Decoratat o zot sa shume eshte abuzuar me to….
Congratulation Lela.
---------------------------------------------------
Marre nga MAPO
.
Ismail Kadare nuk ka bere asjge per kombin shqipetar e sidomos ne Kosove ka nje antipati te madhe ndaj , per shumicen e kosovareve ai eshte nje shole e WC-ve publike
In the end, it's not the years in your life that count. It's the life in your years.
Një pseudostudiues me frymëzim racist antishqiptar
Është fjala për përkthyesin dhe studiuesin gjerman Hans Joakim Lanksh. Arsyeja që më shtyn t’i shkruaj radhët më poshtë është në detyrimin publik, një sqarim për shpifjet apo akuzat brutale, që hedh në shtyp kundër kulturës sonë ky njeri...
Në kundërshtim me shumë përkthyes dhe albanologë gjermanë, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e letërsisë sonë në botën gjermanike, ky i ashtuquajtur studiues dhe përkthyes, nuk pushon së hedhuri baltë mbi disa nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë.
Reagimi shqiptar kundër tij ka qenë i rreptë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në shtypin shqiptar që një përkthyes i huaj, në vend të mirënjohjes, të jetë trajtuar me kaq përçmim siç ka ndodhur me Lankshin. Në pamje të parë duket e pabesueshme se si një studiuesi të huaj mund t’i drejtohesh me fjalët: o Lanksh i mjerë! Vetvetiu del pyetja: vërtet kanë dalë zakone të reja shqiptare, ku mirënjohja nuk ekziston më?
Nuk duhet ngutur në dhënien e përgjigjes. Kundër Lankshit janë përdorur vërtet fjalë të tilla, në dukje të palejueshme, por kur bëhet pyetja nëse ky njeri i ka merituar apo jo ato fyerje, përgjigja nuk është e lehtë. Ky pseudostudiues me frymëzim racist antishqiptar dhe me shpifjet e tij, të dënueshme moralisht dhe penalisht në shumicën e shteteve europiane, e ka mbushur prej kohësh kupën.
Është kjo arsyeja që profesori Bardhyl Demiraj, shef i katedrës së Albanologjisë në Mynih të Gjermanisë, i shquar për urtësinë dhe vetëpërmbajtjen e tij, ka përdorur fjalët e mësipërme kundër Lankshit. Ai e ka cilësuar atë si “gazetaxhi mjeran me mllefe e mëri të panginjura, krejt i injoruar nga rrethet gjermanike të kulturës”. (Shekulli, 07. 11. 2011).
Një tjetër profesor, helenisti Shpëtim Çuçka e quan Lankshin një njeri pa fije sedre dhe morali kur fyen dhe flet pa asnjë të drejtë ligjore e qytetare kundër një kulture që nuk është e tij. (Gazeta Shqiptare, 29. 12. 2010).
Në shtypin shqiptar Lankshit i është vënë në dukje disa herë obsesioni i tij kundër disa shkrimtarëve të njohur shqiptarë, në radhë të parë kundër Kadaresë.
Çdokush ka të drejtë të çmojë apo të mos çmojë fare një shkrimtar, por askush nuk ka të drejtë të bëjë trillime dhe shpifje kundër tij. Kjo merr një tingëllim të theksuar raciste kur vjen nga një studiues i huaj, fare i papërfillur në vendin e vet, si rasti i Lankshit, dhe bën arbitrin në Shqipëri. Në sulmin e tij delirant kundër Kadaresë, ai shkon aq larg sa, pa pikë turpi bën trillime të tilla që të lënë me gojë hapët. Kështu për shembull, për të vërtetuar, sipas tij, se Kadare jo vetëm nuk është ndonjë shkrimtar me vlerë, siç kujtojnë shqiptarët, por ai dhe ndjekësit e tij janë fantazistë që shpikin çmime dhe nderime të paqena!
Sipas Lankshit Kadare nuk e ka marrë kurrë Legjionin e Nderit të Francës, se nuk është anëtar i huaj i ndonjë akademie me rëndësi në Francë, se nuk e ka marrë kurrë çmimin gjerman “Herder Preiss”, madje nuk ka marrë asnjë çmim spanjoll, e kështu me radhë.
Këto pohime tingëllojnë qesharake, megjithatë botohen prej tij në shtypin shqiptar dhe te lexuesit e painformuar mund të krijojnë çoroditje.
Autori i këtyre radhëve është sulmuar prej Lankshit, lidhur me disa nga faktet e mësipërme. Lankshi ka përfituar nga ndonjë pasaktësi e një shkrimi për Kadarenë (përmendja gabim e çmimit “Servantes” në vend të “Princi i Asturias”, që është çmim botëror spanjoll), për të lëshuar një lumë shpifjesh vulgare dhe raciste kundër Kadaresë.
E vërteta është fare ndryshe nga ajo që thotë Lankshi: Kadare e ka marrë çmimin gjerman “Herder Preiss më 1989, në ceremoninë tradicionale që bëhet në Vjenë, madje, sipas traditës, në bazë të së cilës fituesi (në këtë rast Kadare) cakton një shkrimtar të ri nga vendi i vet, për të fituar një bursë letrare njëvjeçare në Vjenë, shkrimtarja L. Arapi e ka marrë këtë bursë.
Kadare nuk ka bërë asnjëherë bujë për çmimet e tij, madje është treguar më i përmbajtur se ç’duhet. Përveç çmimeve që publiku i gjerë i di (Anglia, Spanja, Gjermania), ai ka marrë çmimin më të madh të Francës për letërsinë e huaj “Cino Del Duca”, fitues të të cilit kanë qenë: Borges (1980), Junger (1981), Styron (1985), Kadare (1992), Havel (1997) dhe Kundera (2009).
Ndër disa çmime të Italisë, ai ka marrë “Grinzane Cavour”, fitues të të cilit kanë qenë Vargas Llosa (1986), Saramago (1988), Doris Lesing (1989), Kadare (1998) dhe Orhan Pamuk (2002).
Kadare më 1996 është bërë anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave Morale Politike të Francës, për të cilën Lankshi, me një injorancë skandaloze thotë se nuk ka asnjë lidhje me Akademinë Franceze. I bëjmë me dije zotërisë se Akademia e Shkencave Morale Politike, bashkë me Akademinë e Shkencave, Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Medicinës dhe Akademinë Franceze përbëjnë Institutin e Francës, organin më të lartë kulturor e moral të vendit. Të pesë akademitë kanë status krejtësisht të barabartë, gjenden në të njëjtën ndërtesë, kanë të njëjtën kupolë të ceremonive, madje të njëjtin kostum ceremonial zyrtar të anëtarëve.
Prestigjin e Akademisë së Shkencave Morale Politike e bën të veçantë fakti që kjo, ndryshe nga Akademia Franceze (klasike), e cila përbëhet vetëm nga francezë, pranon dymbëdhjetë anëtarë të huaj nga gjithë bota. Sipas një tradite shekullore numri dymbëdhjetë është konstant dhe çdo anëtar i ri duhet të zëvendësojë vendin vakant që lirohet kur një anëtar i vjetër ndërron jetë.
Ismail Kadare, më 1996, ka zëvendësuar vendin vakant që la filozofi gjerman Karl Popper. Ai përfaqëson sot kulturën shqiptare, midis emrave të shquar që “kanë dhënë kontribut në përparimin dhe emancipimin e njerëzimit” Perez de Kuelar, Papa Bendikti 16, princi Charles i Anglisë, Jean Starobinski, mbreti Juan Karlos i Spanjës, etj. Nga figurat historike, anëtarë të huaj të kësaj akademie kanë qenë Luis Borges dhe Vaclav Havel.
Siç do ta shohim më pas, kjo listë i bën nervozë racistët antishqiptarë, të cilët e kanë të vështirë të pranojnë se kultura shqiptare meriton të trajtohet me respekt në kuadrin e përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në Europë.
Përpara pak kohësh Lankshi u detyrua t’i kërkojë ndjesë publike zonjës Helena Kadare lidhur me një mashtrim tjetër të tij. Ishte fjala për kujtimet e zonjës Kadare, ku ajo fliste ndër të tjera për marrëdhëniet miqësore Camaj –Kadare.
Me një ligësi të habitshme dhe pa asnjë skrupull Lankshi deklaroi se Camaj nuk e kishte zënë kurrë në gojë kolegun e vet shqiptar. Për fatin e tij të keq, radioja gjermane “Dojce Welle”, e hodhi poshtë mashtrimin e Lankshit duke transmetuar emisionin televiziv kur Camaj fliste pikërisht për Kadarenë. I trembur nga demaskimi Lankshi bëri kërkimin e ndjesës.
Gjatë një gjysmë shekulli Camaj me Kadarenë kanë patur një mirëkuptim në distancë. Qysh në vitet gjashtëdhjetë, përpara se Kadareja të bëhej i njohur në Perëndim, Camaj ka shkruar të paktën dy artikuj për prozën e tij në revistën “Shejzat” të Koliqit. Ata janë takuar më 1981 në Frankfurt të Gjermanisë dhe më pas, pas vendosjes së Kadaresë në Paris, kanë këmbyer mesazhe.
Lankshi, i cili e mbante veten për njeri të afërt të Camajt, nuk ka si të mos i dinte këto kontakte. Mirëpo atij i intereson vetëm përçarja dhe nxitja e urrejtjes midis shkrimtarëve shqiptarë dhe asnjëherë mirëkuptimi.
Pas vdekjes së Camajt, një komitet për botimin e veprës së plotë të shkrimtarit të madh, iu drejtua Kadaresë me kërkesën për të shkruar parathënien e botimit. Me kërkesën e komitetit u bashkua edhe e veja e shkrimtarit, Erika Camaj. Kadare e pranoi me kënaqësi atë kërkesë. Ai shkroi një parathënie prekëse me nivel të lartë profesional dhe plot dashuri për kolegun e vet të ndjerë. Por kjo nuk e pengoi Lankshin të vazhdonte intrigat e tij meskine, për të cilat folëm më lart. Këmbëngulja e tij e verbër kundër Kadaresë ka vetëm një emër: racizëm ndaj kulturës shqiptare.
Lexuesi shqiptar dhe opinion i gjerë publik ka nderim të veçantë për kulturën dhe lexuesin gjerman. Siç u tha më lart më 1996, kur I. Kadare u pranua mes akademikëve të Francës, ai zuri vendin e lënë bosh prej Karl Popperit. Sipas ritualit të akademisë, një pjesë e fjalimit të Kadaresë në ceremoninë e pranimit, ishte një homazh për filozofin e madh gjerman.
Ky pikëtakim i rrallë midis dy kulturave, shqiptare dhe gjermane, do të ishte i mirëpritur prej gjithë dashamirësve. Hans Joakim Lanksh, i cili hiqet si promovues i letërsisë shqiptare në Gjermani, bën të kundërtën. I verbuar nga ligësia kundër shkrimtarit më të njohur shqiptar, është gati të turpërojë veten duke thënë se s’ka një akademi të tillë, se s’ka patur pranim të një shkrimtari shqiptar, etj. Vetëm një frymëzim i neveritshëm racist mund të çojë në një verbim të tillë.
Lankshi është përpjekur disa herë të flasë edhe si mbështetës i institutit gjerman “Goethe” në Tiranë, një institucion i respektueshëm tek ne. Në këtë rast duhet thënë se mënyra se si flet ky racist është kundër çdo parimi të shpallur të këtij instituti dhe pengon mirëkuptimin midis kulturave europiane.
http://botasot.info/def.php?category=20&id=167447
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
safet..
nuk eshte e vertete se Kadare ska ber gje per Kosoven..
ka ber shume..
me shum se krejt ju qe jetoni ne kosove apo diaspore..
Safet )))))) Ismail Kadare nuk ka bere asjge per kombin shqipetar e sidomos ne Kosove ka nje antipati te madhe ndaj , per shumicen e kosovareve ai eshte nje shole e WC-ve publike[/QUOTE]
Ju po flisni per ata qe nuk dine te lexojne dhe keshtu po fyeni kosovaret...pa dashje po beni kosovaret analfabete.Por shyqyr Zotit qe ne Shqiperi nuk e beson njeri diçka te tille.Dashte Zoti qe te mos degjoje Fehmi Agani se do t'ju dergoj rrufe nga qielli.
Krijoni Kontakt