Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 182
  1. #31
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Kajro, 27 janar - Fituesi i çmimit Nobel për paqe në vitin 2005 dhe ish presidenti i Agjencisë ndërkombëtare për energji atomike në Kombet e Bashkuara, Mohamed ElBaradei sot i është bashkëngjitur protestave kundër presidentit aktual të Egjiptit, Hosni Mubarak. Si njëri prej liderëve opozitarë, ai deri tash demonstruesve u kishte dhënë vetëm përkrahje verbale, transmeton Alsat-M.
    Thirrja për pjesëmarrje sa më të madhe në protesta rrugëve të Kajros, sot arriti edhe nga lëvizja e ndaluar islamike “Vëllezërit myslimanë”. Kjo lëvizje në shumë shtete arabe vepron në opozitë, ndërsa tani ata janë kanosur se nëse shteti nuk e dëgjon zërin e popullit, “Egjipti do të eksplodojë”.
    Nga presidenti Mubarak, i cili me këtë vend me popullsi prej 80 milionë banorëve, sundon plot 29 vjet, kërkojnë të largohet nga funksioni, për shkak të korrupsionit dhe krimit.
    Në trazirat e Egjiptit deri tash e kanë humbur jetën 6 persona.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #32
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Së paku 35 të vrarë në Egjipt

    Kajro, 29 janar – Në demonstratat kundërqeveritare në Egjipt gjatë kësaj jave janë vrarë 10 policë dhe 25 demonstrues, njoftoi sot agjencia amerikane e lajmeve AP, duke iu referuar përfaqësuesve anonimë të shërbimeve egjiptiane të sigurimit.

    Sipas po këtyre burimeve, janë plagosur 750 policë dhe 1 500 pjesëmarrës të protestave, por numri i viktimave do të mund të jetë shumë më i madh, pasi që nuk janë të njohura të dhënat nga spitalet e tjera anembanë Egjiptit.

    Presidenti Hosni Mubarak të premten ka njoftuar se shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend, shpërbën qeverinë dhe qet ushtrinë në rrugë, në mënyrë që të vendoset paqja, mirëpo demonstratat kanë vazhduar edhe sot.

    Raportet e fundit nga Kajroja flasin se demonstruesit kanë depërtuar dhe kanë marrë nën kontroll televizionin shtetëror, si dhe Ministrinë e Brendshme dhe pothuaj 60 për qin d të stacioneve policore në tërë vendin.

    Në fjalimin e parë të tij pas fillimit të demonstratave, 82-vjeçari Mubarak njoftoi se do të formojë qeveri të re, pastaj se do të ketë gjyqësi të pavarur, liri më të mëdha dhe reforma të nevojshme ekonomike e politike. Mirëpo, nuk tha se do të plotësojë kërkesën kryesore të protestuesve, të largohet nga posti i presidentit të shtetit.

    “Me kolegët e mi sot do të kthehem në rrugë, ku do të luftojmë për ndryshime”, tha Mohamed el Baradei, fitues i çmimit Nobel për paqe dhe ish drejtor i Agjencisë ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
    ”Mubarakut do t’ia përcellim porosinë se duhet të largohet”, tha el baradei për TV France 24. Ai shtoi se protestat do të përshkallëzohen më tutje, sepse presidenti nuk po i kupton kërkesat e popullit. “Fjalimi i tij ishte plotësisht zhgënjyes. Protestat do të vijojnë deri në rënien e plotë të regjimit të tashëm”, përfundoi ai.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  3. #33
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    95 te vrare dhe mbi 1000 te plagosur eshte bilanci i fundit...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    95 te vrare dhe mbi 1000 te plagosur eshte bilanci i fundit...
    Nese ky eshte çmimi per ta larguar faraonin Egjiptas, atëher le te flijohen edhe 100 te tjer ! Vetem te largohet...
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  5. #35
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Tjeter Sali ai i Egjiptit!
    Jane renkimet e fundit te feudalizmit shteteror!
    Bota po ndryshon. Bota duhet te ndryshoj!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-01-2011
    Postime
    52
    Me beni shume per te qeshur kur ju te Shqiperise keni aritur deri ne ate shkalle te talleni me nje shtet ku ka filluar civilizimi njerzore, te kishte qene ndonje gjerman ,apo skandinav ,hajde hyne ne rruge ,por ju ku keni gjete te vlersoni Egjiptin,kurse vete i keni punet ne hall

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citmjeter Sali ai i Egjiptit!

    Saliu nuk esht vegel e Izraelit siq esht Mubaraku,prandaj populli egjptas edhe don ta largoj regjimin merionet te tij.
    Me nji islamizem thelbsor do dalim nga kriza qe i ka kapluar popujt musliman.
    Me devijimin e Islamizmit devijuan popujt rrugen e shpetimit.
    Me synetin e Pejgamerit Muhamed a.s do jet shpresa dhe shpetimi e jo injoranca kapitaliste ,sjeqaliste e dviniste qe vetem me genjeshtra ushqehen

  8. #38
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Nese ky eshte çmimi per ta larguar faraonin Egjiptas, atëher le te flijohen edhe 100 te tjer ! Vetem te largohet...
    Sigurisht të largohet. Jam kurioz kush i ka nisur këto zallamahira në lindjen e mesme. Cudi që nuk po ja rrasni më fajin Amerikës. Jeni gati që ta humbni edhe gjysmën e popullit tuaj(se ti Shqiptar nuk je) vetëm e vetëm të instaloni regjim Islamik në Egjipt.

    Eh more të gjorët ju.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Asnjehere njerezimi nuk ja ka hajrin revolucioneve te cfare ngjyre qofshin.....................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Sigurisht të largohet. Jam kurioz kush i ka nisur këto zallamahira në lindjen e mesme. Cudi që nuk po ja rrasni më fajin Amerikës. Jeni gati që ta humbni edhe gjysmën e popullit tuaj(se ti Shqiptar nuk je) vetëm e vetëm të instaloni regjim Islamik në Egjipt.

    Eh more të gjorët ju.
    Hyllien, miku Warrior.

    Tentimet per ri-instalimin e sheriatit, dhe unifikimin e shteteve Islame kan filluar qysh pas renies se perandoris Osmane ! Egjipti eshte shteti qe ka kontribuar em se shumti ne kete drejtim me shehidin Hasan El-Banna ! Ai u be simbol i kesaj dite diten kur u vra nga forcat e Sadatit, Sadat ky qe pranoi shtetin Cionist dhe qe sot e ksaj dite vazhdon te shkakton dhimbje ne mesin e shteteve Islame ! Ne Algjeri gjithashtu njihet edhe opozita e cila kerkon riinstalimin e sheriatit, N'Xhordani, Jemen, Siri, Turki (R.Erdoan), e qe besa edhe tek ne tash koheve te fundit !

    Pas renies se Khalifatit, do te instalohet Diktatura pat then Muhamedi a.s., e pas Diktaturës, sërish do te behet Khalifati Islamik qe do ti bashkon muslimanët e botës mbar !

    Kjo qe po ndodhe sot, eshte thuajse nje mrekulli, un shpresoj shum qe edhe familja Saude e Arabisë do te bie si te gjithe keta Faraonat e fundit.

    Bota po ndryshon ne dy drejtime !
    Mbetet te zgjedhim se ne cilin drejtim po ia msyejm.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •