Është pozicioni gjeo-strategjik i Egjiptit që nuk mund të dalë në skenën ndërkombëtare me vullnetin e tij të plotë dhe për këtë jemi të gjithë të ndërgjegjshëm. Fuqizimi i Egjiptit në atë masë që të pretendojë sovranitetin e tij të plotë nuk mund të arrihet. Përpara Mubarakut ishte Sadati që bëri kthimin 180 gradë të politikës egjiptiane ndaj Perëndimit dhe akoma më përpara Naseri, ku Egjipti ishte nën influencën sovjetike. Të paktën pasuesit e Naserit e kuptuan që ishte e udhës të ndiqnin një politikë pro-izraelite dhe të braktisnin ëndrrat me sy hapur të panarabizmit, pasi fundja fundit armikun më të fortë se vetja më mirë ta kesh mik. Dhe në fakt Egjipti u shndërrua në vendin e dytë në botë që përfitonte nga ''ndihmat'' amerikane pas Izraelit.
Nga ana tjetër këto endjet për vendosje të regjimeve islamike janë veç iluzione. Pas rrëzimeve të këtyre regjimeve do pasohen nga të tjerë të së njëjtës formë, megjithëse mund të kenë disi tendencë drejt një demokratizimi të zbehtë. Vazhdoj ti qëndroj përherë besnik idesë se vendet arabe bashkëjetesën me demokracinë që sot bota e civilizuar njeh e kanë të pamundur. Prirja e tyre anon nga regjime të modelit sovjetik - pavarsisht drejtimeve të tyre politike, ose drejt regjimeve absolutiste islamike. Demokracia gjendet përherë larg e më larg dhe ku duhet një revolucion thelbësor në filozofinë e tyre. Nevojitet një Martin Luther për këto vende që i ka mbetur në vend ora e zhvillimit të qytetërimit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 28-01-2011 më 20:17
relata refero
Iku Mubarak, e ju kujtoni se do kthehet ose ndertohet demokracia ne Egjipt?
Ne fund se fundi, nje dite do ti mungoje ky Mubaraku ketij vendi.
Egjipti asnjehere ska patur institucion dhe kulture per te formuluar demokraci dhe asnjehere nuk do ket. Ne fund do zevendesoet nje diktatore i vjeter me nje te ri.
Kurse keta te tjeret me vizionet e fitoreve fetare apo Islamike akoma jetojn ne kohen e gurit. Vendosja e nje shteti fetare eshte me keq sesa nje diktatore si Mubarak.
Il Club Più Titolato Al Mondo
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Une sa po e shoh prej videove Kajro eshte shume here me e rregulluar se Tirana ne aspektin urbanistik, e qe te mos dish te prishesh dhe shkaterosh urbanizmin e qytetit tend me ndertime te larta vend e pa vend vertete duhet te kesh mentalitet te kohes se gurit. Tjeter gje, ne Egjipt asnje nuk dogji palma. etj etj Keshtu qe konstatojme se ne FSH nje numer i komentuesve jane te semure mediatikisht....
Krijoni Kontakt