Ismail Kadare mbush sot 75 vjeç, festa në Paris
Shkrimtari i madh shqiptar, i njohur në mbarë botën dhe fitues i disa cmimeve letrare mbush sot 75 vjec. Ditën e lindjes, shkrimtari do ta kalojë në Paris me familjen e tij, larg zhurmës e bujës. Nga ana tjetër, tri ditë më vonë në Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një konferencë jubilare për të. Vetë Kadare nuk do të jetë i pranishëm, siç pohojnë anëtarë të Akademisë, por me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe Akademikut ditën e hënë, në datën 31 janar 2011, në orën 11:00, në sallën "Aleks Buda" do të mbahen referime nga studiues, njohës të veprës së tij.
----------
urime ditlindjen Kadarese..
por ai duhet te thote dicka..
21 janarin e ka pare besoj ne Tv.
apo ska saç..
???
cfar po pret..
Ruaj Lidhjet