Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    O ti, une te them qe nuk e dijne amerikanet ta shkruaj gjuhen e tyre mire ti thua dijne.. (eww)... e po mire, ashtu qoste.. s'ja vle te hyme me thelle.


    Suksese me inicjativen qe ke marre mr. Njuten.

  2. #32
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Eshte normale qe gjuhen mos ta dine (shkruajne e lexojne) te gjithe (te huaj e shqiptare, gjuhet respektive),
    sipas Niēes,
    AS DUHET TA DINE TE GJITHE. Prandaj Niēja vleresohet si reaksionar, si i tille vleresohej edhe nga Enveri dhe Partia. A kishin keta te drejte apo e drejta eshte me Niēen!

    Disa nga ju, shumica, per ta VERTETUAR e LIGJERUAR mendimin e tyre gjuhesor, perdorin si prove Ēabejn.
    A thua Ēabej e dinte te verteten mbi gjuhen tone! Fakti qe eshte "i madhi" Ēabej, a e ben automatikisht mbajtes te se vertetes.
    Pitagora eshte me i madh nga Xhordano Bruno, ket mos ta kishin djeg inkuizitoret s'do ta njihte njeri, megjithate i pari e merrte Token per te rrafshet.

    A jane dialekte Gegia dhe Toska? pavaresisht si merren nga ne. Ēfare quhet dialekt?
    Ēfare ndryshimi ka midis dy dialekteve shqipe; KOKE (tosk) e KRYE (geg), si dhe midis dy gjuheve europiane; TESTA (ita) e TŹTE (fr). A nuk ju duken keto te fundit, me te aferta linguistikisht?

    Nje studiues francez, mendonte, qe Gegia dhe Toskja kane histori e origjina te ndryshme. Gegia lidhet me shume me Greken (GEG = GREK), ndersa Toskja me Latinen (Tosk=Etrusk, Toskane).
    Keto origjina shkaktojne, ngaqe mbajne me vete, mosmarreveshje te pa mbarim, per Unifikimin e nje gjuhe kombetare, siē ka ndodh ne te gjitha vendet e zhvilluara te rajonit e me tej.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Ornament .
    Ai Francezi dinte ndonje llaf Shqip apo ,vetem nga emri .
    Gj t m .

  4. #34
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Cabej mund te kete edhe gabime ne teorine e tij gjithsesi ideja e ndikimit te huaj me te madh mbi toskerishten eshte nje ide plotesisht e pranueshme sepse bart argumente gjuhesore dhe historike brenda vetes.

    Jam dakort se dialekti zyrtar italian thene ndryshe gjuha e Dantes eshte krejtesisht i ndryshem nga dialektet e italise se jugut por nese zotrote nuk e di une po te siguroj se kalabrezet, sicilianet, puliezet (ata qe kane bere shkolle) flasin pa problem ne te dyja dialektet, ate zyrtar dhe ate lokal gje qe me shume se arsimimit i detyrohet zgjedhjes se nje dialekti i cili sado i ndryshem arrin ti pershtatet fonetikes se tyre.

    Une njoh studente te shkelqyer nga veriu qe kane qene te paret ne fakultetet e tyre duke treguar inteligjence dhe vullnet te kultivuar prej vitesh por problemi i gjuhes letrare tek ta ngel gjithmone i pranishem gje qe per mua nuk tregon handikapin e tyre per ta pervetesuar por te dialektit per t'u pershtatur, veshtiresi te cilen nuk e shohim ne dialektin zyrtar italian.

    Pikerisht ky element ma perforcon me shume bindjen qe kjo zgjedhje nuk eshte bere mbi baza racionaliteti apo shkencore.

    Mua me vjen keq qe diskutimi po kthehet ne tifozeri, dhe per hir te dashurive te natyrshme injorohet problemi real..... ai i krijimit te dy dialekteve zyrtare... gje qe per mua do te thote nje hon i thelle ndares mes kultures se te njejtit komb. Nje komb nuk e mbajne te lidhur as genet, as gjaku biles as edhe toka e shteti sa e mban te lidhur gjuha.

    Ndokush mund te thote se ne jemi komb mijeravjecar dhe kemi arritur ta ruajme unitetin me gjithe ekzistencen e dialekteve te ndryshme , madje ne kushte shume me te veshtira.

    E verteta eshte se ne kemi mbijetuar por faktori me i fundit ne kete <> eshte uniteti, mungesa e te cilit sigurisht i atribohet me se shumti aresyeve politike por sigurisht edhe atyre sociale ku mungesa e nje gjuhe te levruar dhe te pranuar mbare kombetare ka rolin e vet.

    Tipari i pare dallues i nje kombi eshte gjuha dhe guri i pare i unitetit kombetar eshte nje dialekt zyrtar prej Bujanovcit ne Konispol. Per t'ia arritur kesaj nuk mjafton vetem deshira, mbi te gjitha duhet truri dhe zgjedhja e duhur.

  5. #35
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Orku Italianet kane nje gjuhe Letrare me shekuj jetegjatesi ndersa Shqipja Letrare ka vetem 30 vjet jete.
    Ja cfare thote Gjovalin Shkurtaj ne lidhje me sheshimet mes dialekteve dhe Gjuhes Letrare:
    por ėshtė njeriu, folėsi, qė, pėr arsye tė zgjerimit tė kumtimit dhe nė pėrputhje me rrethanat tashmė cilėsorisht mė tė ngritura shoqėrore edhe tė mjedisit ku kryhet komunikimi, rreshtet me vetėdije tė plotė nga fjalėt e trajtat e ngushta dialektore dhe parapėlqen ato qė janė me njė diapazon mė tė gjerė ose normative.

    Ke biseduar ndonjehere me ndonje plak nga Laberia apo Myzeqeja (qe nuk kane qene ne kontakt me Gjuhen Letrare),i ke pare se cfare gjuhe te rende flasin,me cfare leksiku,me fjale te mbushura me [ė] dhe [e],ke biseduar ndonjehere me ndonje Gjirokastrit qe thote /siri/ dhe jo /syri/,qe thote /mbidh/ dhe jo /mbyll/.Ja keto trajta qe jane lene jashte Gjuhes Letrare,sepse jo te gjitha te folmet e Toskerishtes jane futur ne Gjuhen Letrare!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #36
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    O Belami, ti mendon se gjuhe qe jane ndare para 500 vjetesh nga shqipja vashdojne te jene akoma te njetjta me te. Une them qe para 500 vjetesh (sepse atehere u ben dyntjen e arberve ne Greqi e Itali) nuk ekzistonte as Gegerishtja me Toskerishten.

    Nejse... i bej keshille dhe Kosovarve qe tani ne prag te krijimit te shtetit te tyre duhet te adoptojne gjuhe zyrtare gjuhen letrare shqipe sepse neqoftse nuk e bejne kete ka rrezik qe mas shume vitesh te mos jemi me i njejti komb. Mund te katandisemi si ato vendet e Europes Qendrore qe kane te gjithe prej'ardhje gjermane por flasin gjuhe te ndryshme.falemiNDERit

  7. #37
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Khalid,dialektet jane me te hershme sesa 500 vjet,sepse gjuha Shqipe ka nje vjetersi mijeravjecare.Nuk mund te kemi dallime dialektore ne gjuhe ne nje hark kohor te shkurter prej 500 vjetesh sepse faktoret ekonomiko-shoqeror dhe politik ne Shqiperi kane qene te njejte ne te gjithe teritorin.
    Dialektet smund te formohen ne mergata,por gjuha qe kane mare me vete te merguarit qendron disi e ngurte e pandryshuar.
    Duke pasur parasysh kete,gjuhetaret Shqiptare hedhin hipotezen se etomi /shqiptar/ eshte i ri,vetem 300 vjet,sepse nuk ndeshet ne Arbereshet e Italise dhe as tek Arberoret e Greqise.
    Dialekt ne mergim nuk formohet!

    Ndersa pjesa e dyte e mesazhit te mesiperm eshte per tu admiruar.Dy gjuhe te ndryshme formojne dy kombe te ndryshme,sepse ajo qe e mban nje komb te bashkuar eshte Gjuha!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #38
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Gabim Bel Ami, gjuha e Kebekut ne Kanada eshte frengjisht, disa shekuj jane dash qe ajo te kete format e saja, fjalet e saja, tingellimin e saj.
    Amerikanēja gjithashtu, anglishte e emigruar. Shume kohe me perpara; anglishtja gjermanishte e emigruar, rumanishtja latinishte e emigruar, frengjshtja latinishte e emigruar, latinishtja shqipe e emigruar po ashtu si dhe greqishtja e vjeter.
    Gjuhet emigrojne bashke me njerezit, ato ndryshojne po bashke me to.

    Orku thot : " Nje komb nuk e mbajne te lidhur as genet, as gjaku biles as edhe toka e shteti sa e mban te lidhur gjuha."

    Kjo s'eshte e vertete, te pakten per momentin ku ndodhemi. Belgjika, Zvicra, (deri dje Jougosllavia) etj. tregojne te kunderten.

    Nje KOMB e lidh i njejti FAT, te njejtat QELLIME te komuniteteve perberese te tij. Ai SHKRIHET kur keto QELLIME shkrihen.

  9. #39
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Bel Ami, hyra te www.ethnologue.com (language family) dhe aty arbereshja dhe arvanishtja pershkruheshin si idiomata (pjese) te dialektit toske. Megjithate une mendoje se ato jane drejt dialektizimit, sepse nga ajo pak arvanishte qe kam degjuar (midis kengeve ketu ne Greqi) nuk kishte lidhje me dialektin toske, e njejta gje ndodh dhe me arbereshen. Nejse gjuhetaret e dine me mire se une.
    Gjithashtu une kam mendimin se per 500 vjet ka mundesi te lind nje dialekt, i cili me pare ishte ne formen e "idiomes" (dmth, nje gjuhe qe flitet ne nje zone te caktuar me vecantite e saj, por pa aritur fazen e dialektit) dhe mos harojme se ne rastin tone arbereshja me arvanishten ishin ne kontakt te vashdueshem me Italishten dhe Greqishten se sa me "nenen Shqipe". Ne po shofim ndryshimet "kolosale" te Shqipes brenda 12 vjeteve te demokracise.

    Sidoqofte nuk duhet te shtjellojme temen e Shqipes mbi "shtylla te shtrembuara". Nuk duhet te na interesoj shume ndryshimi i Gjuhes Letrare sesa problemi "bastardizimit masiv qe i behet Shqipes" (mos ta bejme dhe ne si ajo plaka qe u krinte ndersa fshati po digjej). Ky bastardizim i Shqipes po e ben gjuhen tone te varfer, dhe te veshtire ne perdorim. Por nuk duhet te harojme se gjuhet sic lindin ashtu dhe vdesin, mbase do dukem i cmendur po te them qe gjuha Shqipe po vdes. Por nuk duhet te harojme qe gjuhetare te medhenj anglez kane thene se "mbas 100 vjetesh e gjithe bota do flasi Anglisht" kjo nuk do te thote qe njerezit do harojne gjuhet e tyre ne saj te Anglishtes por Shqipja me probleme perballe gjuhes me te pasur qe ekziston sot mbase do humbte shume prej folesve te saj. Dhe kete gje ne nuk e duam sepse ne saj te Shqipes ne e quajme veten Shqiptar.

    (Gjithashtu problematizimin tim reth Shqipes e kam parashtruar me gjere te tema "Shpetoni Shqipen" faqja 2 e " Forumit Gjuha Shqipe")

    Per kete teme shqetesuese ka njeri ndonje zgjidhje qe i vjen ndermend???

    falemiNDERit

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e ARB71
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    3
    Jam dakort me ARB dhe WAVENEY.
    Sa per ty "Gladiator", duhet te mendohesh 100 here e te flasesh 1 here. Ne vend qe te hedhesh ketu tema se si ta ruajme sa me mire e me gjate gjuhen shqipe nga bastardimet qe po i behen ose si te mundohemi ta shkruajme sa me paster duke korrigjuar ata qe e shkruajne me gabime, ti do ta gjymtosh ate edhe me shume nga ē'po behet prej personave te papergjegjshem ne ditet e sotme. Lidhur me "idene" e Galileut qe e besuan apo jo, kur te arrish ti te krahasohesh me te, atehere te shohim nese do te besojme apo jo!
    Ti ke te drejte te analizosh e te meditosh lidhur me gjithēka (perfshi ketu edhe drejtshkrimin e gjuhes shqipe, edhe pse shihet qe nuk e zoteron, mbasi ti vete shkruan me gabime), por ti harron se nuk ke te drejte t'i vėsh pikėpyetje nje vendimi a ligji shkencor (ne ēfaredo fushe qofte), kur ky ekziston si i tille. Ka te tjera instanca e organizma qe vendosin per kete. Ne jemi te presupozuar t'i zbatojme(kur ato jane ne fuqi) ose te debatojme e te japim mendimet tona ne fazen e diskutimit te tyre(edhe kete nese na e kerkojne mendimin!)
    Mos i duaj askujt te keqen, perndryshe ajo bjen mbi ty!!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •