Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    O Gladiator ne nuk dime asnje fjale ilire sot (bejme vetem supozime) pra nuk mundesh ti te besh shqipe me dialekte ilire. Nje gje e tille nuk do behej as ne nje film fantastikoshkencor.

    Saper toskerishten(Orku), eshte vertetuar qe eshte dhe me e pasur si dialekt nga gegerishtja.
    falemiNDERit

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    O Khalido.
    Kur them dialekt Ilir nenkuptoj ;
    Kosoven, Maqedonine ,Geg ,Toske ,Cameria etj .
    Sepse po te them dialekte Shqiptare nenkuptohet vetem Shqiperia ,por une nuk jam racist .Un i konsideroj te gjitha dialektet Ilire kur diskutoj ,jo vetem jugun .
    Dhe ketu nuk diskutohet kush dialekt esht me i pasur apo me i varfer ,por diskutohet per dialekte Ilire.
    Ti mbase nuk njeh ndonje fjal Ilire ,por un njoh shum .
    Gj t m .

  3. #23
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Orku,sa te folme ka Gegerishtja dhe sa te folme ka Toskerishtja?
    Sa arin numri i zanoreve ne Toskerishte dhe sa ne Gegerishte?
    Do ishte me interes ti dinim nese je i bindur qe Toskerishtja nuk eshte "me e mirefillte" se Gegerishtja.Kete fjalen "mirefillte" e ka gabim dhe te gjithe frazen,pasi si dialekti Geg dhe ai Tosk jane pjese e Gjuhes Shqipe dhe te dy jane barabar te mirefillte.
    Problemi eshte se dialekti Tosk eshte me standart.Tani une sdua te bej avokatin e Kongresit te 72 sepse atje ka pasur me teper "mesime Partie" sesa shkence,por menyra sesi e shtroni ju debatin eshte gabim.Nuk eshte mekat se dialekti Tosk u mor per baze ne ndertimin e Gjuhes Letrare.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #24
    O cuna, ju keni fatin te njiheni me Njutnin e ri (shqiptar), me nje dallim te vogel, ai Njutni i pare beri zbulim ndersa ky i yni do te bej ndryshim. Gladiator vazhdo shpjegohu ti se do mesojme ndonje gje te re ne..


    Postuar mė parė nga gladiator
    Nqs e ke vene re Anglishten e vjeter ,fjalet kane ardh duke u shkurtuar .
    Prandaj gjysma e amerikaneve vete nuk dijne ta shkruajne dhe lexojne anlgishten mire. (ketu flas dhe per profesore shkollash uneversitare e jo vetem per rrugacet e rrugeve). Do na cosh edhe ne kete nivel?!


    Se di kush tha me lart qe gjuha eshte shkence ne vete. Duhet te kesh te pakten nje shkolle te larte albanologjie per te dhene nje ide te tille me fakte bindese, gjithashtu, duhet dhe nje ushtri intelektualesh te pohojne qe kjo qe thua ti eshte ne favor te kombit dhe gjuhes unike letrare. E perseris, kjo eshte e pakta qe duhet ta kesh kry per te dhen nje ide te tille nese do njerezit te te marrin per seriozisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 16-05-2003 mė 00:58

  5. #25
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Bel Ami

    E para flm per korigjimet daktilografike dhe mbase nuk te vjen keq te te bej edhe une ty nje te tille po ashtu <>

    Nuk thuhet te folme por te folura.

    Idene se gegerishtja duhej te ishte marre me shume ne konsiderate e mbeshtes ne pastertine e saj e cila sipas vete Cabejit nuk i eshte nenshtruar sa toskerishtja ndikimeve te pushtimeve. Nje element qe jep Cabej eshte perdorimi i shpeshte i shkronjes NJ ne dialektin tosk. Si dhe ne faktin qe eshte dialekti i pjeses me te madhe te kombit.

    Gjithsesi ti e ke keqkuptuar ose keqlexuar ate qe kam shkruar une. Ketu nuk shtrohet ceshtja a eshte apo jo dialekti (letrar) tosk i pranueshem, i paster, i pasur, elastik, i bukur x-rrokesh etj ..... ceshtja shtrohet se ky dialekt ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme nuk ka zene vend dhe refuzohet thuajse ne te gjitha trevat ku flitet gegerishtja, thene ndryshe pjesa me e madhe e shqiptareve nuk flet kete dialekt.

    Deri dje ne ishim nen diktature dhe nje pjese e kombit brenda republikes ishte e detyruar te mesonte kete dialekt edhe pse ishte dhe ngelet i ndryshem nga dialekti i tyre natural, por sot jetojme ne kohe tjeter, dhe ne shume qarqe intelektuale te veriut (kryesisht Shkodres) po kuptohet natyrshem qe pervecse dialekti letrar nuk ka gjetur aspak terren (ata shkruajne ndryshe dhe flasin ndryshe) dialekti i tyre geg nuk eshte zhvilluar aspak sepse ne 30 vitet e fundit brenda Shqiperise nuk eshte botuar asgje ne ate dialekt.

    Ne Shkoder kane dale gazetat e para qe percjellin informacionin ne dialektin geg ... nuk do te jete e larget dita kur po atje do te botohen libra dhe shembullin e tyre ta ndjekin dhe rrethe te tjera. Nga ana tjeter Kosova refuzoi abetaren standarte qe perdoret ne Shqiperi pikerisht per kete aresye ... sepse e gjeti te papershtashme per ambjentin e saj gjuhesor. Situate te ngjashme ke po ashtu edhe ne Maqedoni dhe Mal te Zi.

    Atehere po te pyes kush eshte zgjidhja ????

    Te kembengulim ne mosndryshimin e dialektit letrar dhe te qendrojme spektatore perballe nje konflikti te paevitueshem social me pasoja kombetare ku ne perbejme pakicen apo te kerkojme nje zgjidhje ndermjetese, ku te rishikohet mundesia e perpunimit te nje dialekti letrar qe te jete me i pranueshem edhe per pjesen tjeter te kombit ne menyre qe te forcojme lidhjet dhe jo ndarjet.

    Eshte krejt llogjike se cilido dialekt qe do te merret per baze nuk do te mund te asimiloje dialektin tosk apo ate geg dhe nuk eshte ky qellimi ..... Objektivi eshte qe ky dialekt te permbaje brenda vetes elemente te te dy dialekteve te lartpermendura ne menyre qe pervetesimi i tij te jete sa me natyral ne te gjitha trevat.

    Per t'ia arritur kesaj duhet qe te krijohet nje distance me e madhe midis dialektit letrar dhe dialektit tosk dhe kjo hapesire te shfrytezohet per te futur brenda tij edhe elemente te dialektit geg, per te pasur nje rezultat te balancuar nga pikpamja gjuhesore, shkencore dhe demografike.

    Une e kuptoj se kjo mund te krijoje emocione por me shume emocione duhet te krijoje ideja e nje <> mes shqiptareve i cili ka tendence te rritet nese nuk rrezohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 16-05-2003 mė 03:42

  6. #26
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    O Gladiator mos na i ngatro gjerat sepse Maqedonia me Kosoven kan te njejtin dialekt me Veriun e Shqiperise, pra dhe atje flitet gegerishtja.
    Camet gjithashtu flasin toskerishten.
    Dialektet e Shqipes jane 4
    1) Dialekti Toske
    2) DIalekti Gege
    3) Dialekti arberesh
    4) (sipas shume vetash) dhe dialekti Arvanitas.
    Dialekti gege dhe toske jane ne gjendje me te mire se dy dialektet e tjera qe jane drejt humbjes.
    Probelemi nuk eshte c'a dialekti do sgjedhim per gjuhen letrare sepse ajo u vendos nje here ,do ishte gabim istorik ta nderojme prap dhe do kishim shume probleme te tjera. Problemi eshte si do ruajme dhe do pasurojme shqipen tone e cila sa po vjen dhe po bastardohet per fajin tone.

    "E Ardhmja Shqipes" eshte teme qe duhej hapur me kohe por jo per shkakun e ndryshimit te saj por per shkakun e ruajtjes se saj sepse Shqipja me praktiken qe po ndjekim ne Shqiptaret po shkon drejt vdekjes.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Khalid .
    Edhe njehere po ta perseris .
    Nuk po diskutoj per zgjedhjen e nje dialekti te ri ,por ky qe esht ka nevoj per nje rishikim .
    Un prura ( E ) si shembull ,dhe mungesen e fjaleve te dialekteve te tjer te cilat duhet ti shtohen dialektit jug ,dhe ne kete menyr diferenca midis dialekteve svogelohet ,dhe ne nje te ardhme formohet nje dialekt i perbashket vetvetiu .

    Stterolla .
    Nga vjen ti grupi .
    Une kam 4 vjet ne Angli dhe shkruaj edhe lexoj pa problem .
    Por duhet te dish Shqipen njehere pastaj te mesosh gjuhe te tjera . Dicka qe ty te mungon .
    Gj t m .

  8. #28
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Khalid,dialektet e Gjuhes Shqipe jane dy dhe jo kater,ai geg dhe ai Tosk,sepse edhe Arbereshet e Italise edhe Arberoret e Greqise kane banuar ne Toskeri apo Gegeri dhe ate dialekt kane mare me vete!

    Orku! Po te veresh shkrimet para viteve 90 shikon nje dallim te madh ne krahasim me shkrimet e sotme sidomos ne shtyp.Problemi qendron se asnje gazete nuk ka korektore letrar dhe se cdo fjale e dialektit tosk ( ku haset shume perdorimi i /ė/ u tingellon redaktoreve si fjale (e nenshtruar ne ligjet e Gjuhes Letrare).Duke mos bere nje korektim te fjalorit qe perdoret nga perdorimi i lendes nga dialekti Tosk (pa kriter) si dhe huazimi ne nje perqindje te madhe te fjaleve te huaja ben nje diferencim ne perdoruesit Geg.Tani une nuk besoj se ne te dy nuk meremi vesh?
    Perdorim te njejtin fjalor dhe dallimi nuk eshte shume i madh ne perdorimin e gramatikes.Une personalisht do te pelqeja ty hynte ne ligjet e gramatikes edhe perdorimi i paskajores,sepse eshte nje forme qe me te vertete i mungon shume gjuhes Shqipe te normesuar.Permbysja e kesaj gjuhe te normesuar qe kemi sot thjesht me duket shume e tepert.
    Perse nuk ndryshohet gjuha Letrare Franceze kur ajo eshte mare per baze vetem ne Paris dhe jo ne rethina apo me tej?Perse nuk ndryshohet Italishtja qe ta krahasosh me italishten qe perdoret ne Jug te duket si gjuhe e ndryshme?
    Mendimi im eshte se ne Gjuhe Shqipen duhen futur disa elemente nga dialekti Geg qe te plotesohet ndonje mangesi si dhe perdorimi i paskajores qe eshte i domosdoshem.
    Megjithese Orku,nuk me the ato dallimet qe te kerkova.

    ps ( ne dialektologjine qe kam studiuar ne vitet 1998 hartuar nga Gjovalin Shkurtaj dhe Jorgji Gjinari,thuhet [te folme] dhe jo te folura sic pretendon ti
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #29
    Postuar mė parė nga gladiator
    Stterolla .
    Nga vjen ti grupi .
    Une kam 4 vjet ne Angli dhe shkruaj edhe lexoj pa problem .
    Por duhet te dish Shqipen njehere pastaj te mesosh gjuhe te tjera . Dicka qe ty te mungon .
    Gj t m .

    Ti je 4 vjet ne UK, kjo s'ndryshon asgje. Une fola per amerikane te lindur ketu, jo per emigrante.

    PS Une jam ne SHBA.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Stterolla .
    Te bera te ditur qe kur meson Anglisht nje emigrant ,per nje vendas nuk behet fjale fare .
    Gj t m .

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •