Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse i krishteri shkon ne kishe?

    Shpesh here lind pyejta : Perse duhet te shkojme ne kishe? Po keshtu ka dhe plot te krishtere, qe vajtjen e tyre ne kishe nuk e shohin si nje domdozdoshmeri apo nevojshmeri per besimin e tyre tek Krishti.
    Si Dhjata e Vjeter po keshtu dhe Dhjata e Re, na nxjer ne nje perfundim te perbashket: BASHKESINE. Ne te gjithe biblen nuk do te gjeni ndonje mesim , ku i krishteri do te mund te mendoje se, bashkesia nuk ka ndonje rendesi. Perkundrazi, Bashjkesia per te krishterin eshte FAMILJA ku ai rritet dhe zhvillohet, ku mer IDENTITETIN dhe njeh konkretisht se eshte PJESE e Trupit te Krishtit, ku mer dhe jep DASHURINE e Krishtit, ku kontribon me dhuntine dhe HARIZMEN e Frymes se Shenjte. Pra Kisha nuk eshte thjesht nje institucion fetar, ku te krishteret mblidhen njehere apo dy here ne jave duke zhvilluar takimet e tyre religjionoze. Kisha ka detyren me fondamentale ne PERMBUSHJEN dhe BERJEN E VULLNETIT te Perendise. Kisha e Perendise eshte TRUPI i Krishtit, eshte konkretisht NUSJA e Krishtit, te cilen ai e FITOI ne Kryq. Pra, me fjalen Kisha e Krishtit te krishteret kuptojne: te rilindurit ne Krishtin Jezus, te cilet Jezusi i quan : "Virgjeresha te Mencua".
    Lufta e satanit eshte e perqendruar dhe drejtuar kunder kishes se Krishtit, ndaj "Elementeve" te ndryshem ne bashkesi . Por kisha e vertete e Krishtit e ka fituar betejen me Satanin, dhe kjo fitore u arrit me ane te Krishtit ne kryq, nepermjet Ringjalljes nga vdekja. Pali thote se, ne e kemi mundur Boten dhe ate qe eshte ne bote, me ane te Jezus Krishtit. Por le te hidhemi ne ceshtjet me thelbesore te kesaj teme, ku ceshtja e pare eshte:
    # Cila eshte mardhenia e te krishterit me kishen e Krishtit?
    Kisha eshte nje bashkesi individesh te cilet kane lidhej te drejtperdrejte me Krijuesin e tyre Zotin Perendi. E gjithe Bashkesia ecen dhe udhehiqet prej Frymes se Shenjte, ne nje MENDIM te vetem dhe ben nje vullent te vetem , ate te Krishtit. Ky fakt ka nje rendesi dhe duhet kuptuar drejt nga cdo i krishtere. Cdo pjestar i kishes gezon personalitetin qe ai ka ne Krishtin Jezus. Me kete dua te them se, cdo i krishtere eshte pergjegjes personal per vete jeten e tij dhe me pas per Bashkesine ne te cilen ai ben pjese.
    Jezusi na tregon se , Ai banon personalisht ne zemer te cdo besimitari te krishtere, i cili se pari e ka pranuar Jezusin si te vetmin shpetimtar te jetes se tij. Pra ketu nga ana e besimtarit te krishtere, kemi nje lidhje personale dhe te drejtperdrejte qe ai i ben Krishtit ne zemer te tij. Ka plot te krishtere qe mendojne se jane te krishtere per faktin se, rjedhin prej nje familjeje apo tradite te krishtere, apo sepse shkojne ne kishe dhe jane pjese e nje religjioni te caktuar kristjan. Ai njeri i cili ndodhet ne nje pozite te tille , nuk eshte gje tjeter vecse nje mejran, i cili mendon se ka arritur gjithshka me Perendine . Jezusi keta lloj te krishteresh i quan: " virgjeresha Budallaqe" , te cilet edhe pse moren pjese ne kishen e Krishtit, edhe pse e digjuan fjalen e mesimin e Perndise, e me gjithse e pane fuqine dhe mrekulline e Perendise ( si pjesetare emerore te kishes), ata nuk paten lidhje dhe pranim te drejtperdrejte te Jeus Krishtit, si dhe nuk e hapen zemeren tyre per ta e bere nje banese Krishtit. Ky fakt tregon se , ata nuk bene nje pendese dhe pranim personal te Jezusit ne jeten e tyre , si i vetmi shpetimtar i njeriut nga Meakti dhe vdekja. Keta lloj te krishteresh quhen te krishtere, por ne thelb te tyre jane: njerez te "MISHIT" dhe jo te Fryems . Rreth ketij fakti Jezusi na jep nje mesim te mrekullueshem tek Mateu 6:24-27 . Jezusi na tregon per dy ndertuesa qe ndertojne nga nje banese , por midis tyre ka nje ndryshim te madh. Jesusi thote se, ai qe digjon dhe vepron fjalen time ka ndertuar nje banese te PALUAJTSHME dhe te themelosur ne Shkemb. Kjo do te thote, te ndertosh Besimin tek Jezus Krishti. Pra gjithsesi ky lloj besimtari per Krishtin eshte nje "Vrigjereshe e Mencur" qe ecen simbas se Vertetes ne Krishtin Jezus. Ndersa per ndertuesin tjeter Jezusi thote se, ai qe digjon fjalet e mija dhe nuk i vepron, e ka ndertuar banesene tij jashte Themelit , dhe keshtu ai ka ndertuar shkatrimin dhe jo shpetimin e tij. Por shikoni me kujdes se cfare kane te perbashket keta dy ndertuesa: Qe te dy e digjojne fjalen e Krishtit, por fitorja eshte vetem me ate qe e digjon dhe e VEPRON fjalen e Krishtit. Ndersa me ate qe vetem e digjon dhe nuk e VERPON fjalen e Krishtit, eshte vetem Shkatrimi i perjetshem. Por cfare na tregon Krishti me kete fakt? Ai na tregon se , vajtja tradicionalisht ne kishe si dhe digjimi pa te vepruarit e fjales se Perendise, verteton plotesiht se ne kete rast keta lloj te krishteresh kane ndetuar perfundimisht ndertesen e Shkatrimit dhe jo ate te sheptimit. Kete perfundim Jezusi naj tregon konkretisht tek Shembelltyra e 10 Virgjreshave. Pese virgj. e Mencura e VEPRUAN Mencurine e Perendise duke e siguruar hyrjen e tyre ne dasme, perpara se Dhendri te vinte. Ndersa pese Virgj. Budallaqe, ( te cilat kishin te njejtat mundesi me ato te Mencuara), duke mos VEPRUAR Mencurine , ecen ne perfundim te SHKATRIMIT, duke mbetur JASHTE dasmes.
    # Qellimi i vajtjes ne kishe.
    Vazhdon.
    deshmuesi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pjesa e dyte.

    Se pari le te ftojme Frymen e Perendise qe te na udheheqe ne kete teme, dhe te na jape mesimin e vertete, ku cdo i krishtere te mare nje mesazh te qarte rreth kishes dhe vajtjes se tij ne kishe. # Qellimi i vjatjes ne kishe.
    Ka shume te krishtere te cilet e kufizojne vajtjen e tyre ne kishe ose e kundershtojne ate , per shkak te sjelljes jo te mire te drejtuesve nder kishat lokale. Une do te periqem qe te sjell nje trajtim te plote te ketij problemi kaq te mprehte, i cili eshte sa aktual po kaq edhe faktitk.
    Se pari bibla na tregon se, piknisja e cdo gjeje tek besimtari i krishtere eshte MARDHENIA PERSONALE qe ai ka ndertuar me Jezus Krishtin, Zotin tone Perendi. Pra qysh ketu fillon NDERTIMI i BANESES se perjetshme . Cdo i krishtere duhet te kete koncept te drejte per kishen e Krishtit. Ne kishe nuk shkojme per ty shpetuar, sepse shpetim ka vetem ne emer te Krishtit, por shkojme sepse jemi te shpetuar me ane te BESIMIT tek Krishti, ku ne bejme VEPRAT e SHPETIMIT . Ka rendesi fondamentale per cdo te krishtere LIDHJA PERSONALE qe ai ka me Shpetimtarin Zotin Krisht. Pa pasur nje LIDHJE te drejteperdrejte me Krishtin ne zemren tone, ne se pari nuk kemi mare SHPETIMIN, se dyti: nuk jemi bere nje krijese ne Krishtin simbas karakterit te Krishtit, dhe se treti: ne nuk mund te bejme dot VEPREN e Perendise. Apsotulli Pal na jep nje varg mjaft te qarte tek Efes:2:10. ku midis te tjerash ai e quan besimtarin e SHPETUAR : "POEME" e krijuar prej Zotit Perendi, dhe kjo "POEME" eshte plotesisht ne gjendje qe te BEJE dhe te KRYEJE VEPREN e Perendise, te cilat nuk vijne nga njeriu por vijne prej Perendise. Ne kete pike dua te ndalem . Shpeshehere edhe ketu ne kete faqe shqiptare te krishtere, kane erdhur tema te ndryshme mbi SHPETIMIN e te krishterit. Por nese do ti kushtoni vemendje ketij vargu te Palit, ju do te merni nje mesazh te qarte rreth SHPETIMIT te besimtarit kristjan si dhe aktiviteitit te tij te mepasem ne kishen e Perendise. Pali thekson se, pa mare se pari SHPETIMIN ( varg. 8-9.) nuk mund te jesh nje "POEME" e krijuar prej Krishtit dhe nuk mund te ecesh ne VEPRAT qe Perendia ka pergatitur vetm per te SHPATUARIT. Pra shikoni se sa e rendesishme eshte lidhja e drejtperdrejte e besimtarit krisjtan me Zotin Krisht. Vetem ne kete menyre i krishteri eshte plotesisht ne gjendje qe te jete nje "PJESE e GJALLE" e TRUPIT te Krishtit qe eshte Kisha e Perendise.
    -I krishteri duhet te kuptoje drejt rendesine fondamentale qe ka vajtja e tij ne kishe. Vajtja e tij ne kishe nuk vjen si rezultat i mardhenieve dhe lidhjeve njerezore, por vjen si rezultat i mardhenies dhe BESLIDHJES qe ai ka lidhur me Krishtin. Qysh ketu fillon te kuptuarit drejt te faktit se, "Perse i krishteri shkon ne kishe". Ne nuk na coi NJERIU ne kishe ( dmth. mardhenia njerezore), ne na coi Jezus Krishti i cili se pari na PASTROI nga cdo mekat me ane te GJAKUT te tij ne kryq, dhe se dyti na dha jeten e perjetshme duke na BIRESUAR tek Ati Perendi dhe duke na bere trashegimtare te perjetshem te mbreterise se Perendise. Kete fakt mund ta konretizojme me shembelltyren e Samaritanit te mire. Luka:10:25-37.
    Le te shohim shkurtimisht se sa bukur Jezusi na tregon dhe verteton te gjitha ato gjera qe une permenda me siper.
    Jezusi na tregon se , Samaritani i mire pasi e gjeti njeriun e plagosur ne rruge, fillon tja mjekoje dhe tja fshije palget e tij me VERE. Me pas samaritani i mire e mori te plagosurin dhe e coi ne nje HAN, ku ja dorezoi HANXHIUT duke e porostur dhe paguar ate, ne menyre qe ai te kujdeset per te plagosurin deri sa samaritani te kthehej perseri. Kjo pejese e shembelltyres eshte mesimi me i mrektullueshem ku JEzusi na tregon mbi shpetimin qe ai i ben besimtarit te krishtere. Le te shohim shkurt zbulesen qe Fryma na tregon ne kete shembelltyre. Izrailiti i RRAHUR nga kusaret dhe i shtrire per vdekje ne rruge, simbolizon Njeriun nen mekat te cilin Jezusi e gjeti ne rrugen e mekatit te ndeshkuar me vdekje te perjetshme. Larja e plageve me VERE eshte : Larja e MEKATEVE me ane te Gjakut te Jezusit derdhur ne kryq. Heqja nga rruga dhe shpenia e tij ne HAN tek Hanxhiu tregon :Heqjen qe Krishti i ben besimtarit te krishtere nga rruga e MEAKTIT dhe shpenia e tij ne kishen e Perendise. Kisha dhe sherbestaret e saj ne kete rast simbolizohet me "HANIN" dhe "hanxhiun" Hani eshte vendi ku strehoen njerezit e HUAJ, dhe Jezusi na tregon tek Gjon:17:16, se ne te krishteret jemi te HUAJ ne kete bote te prishur dhe mekatare. Pra ketu kemi nje mesim te gjalle mbi Shpetimin , dhe mbi vajtjen e te krishterit ne kishe. Eshte Krishti ai qe na shpetoi nga mekati dhe vdekja, eshte Krishti ai qe na shpuri ne kishen e tij, eshte Krishti ai qe PAGOI persecilin prej nesh. Pra vjatja e te krishterit ne kishe nuk vjen si rezultat i mardhenies njerezore, por vjen si rezultat i PRANIMIT dhe LIDHEJES qe i krishteri ka personalisht me Jezus Krishtin. Nese ne kemi mendimin se: nuk shkoj ne kishe sepse Priftrinjte jane keshtu apo ashtu, atehere duhet ti drejtojme vetes tone kete pyetje: Kush eshte ai qe me con ne kishen e Krishtit dhe e kujt eshte kisha ? Nese ju perqendroheni tek Prifti apo lidershipet e tjere ne kishe, kjo tregon se se pari ju nuk kini arritur nje lidhje personale me JEzus Krishtin, dhe se dyti: vajtjen tuaj ne kishe e shihni te mundesuar prej njeriut dhe jo Jezusit. Shembelltyra e Samaritanit te mire, esht nje fakt konkret se si JEsusi e con te krishterin ne kishen e tij, dhe se si i krishteri fillon jeten e RE si nje pjese e trupti te Krishtit. Kjo qe thashe ka rendesi te madhe dhe duhet te kuptohet drejt.
    Une e pranoj se, shembull i keq i lidershipit ne kishe sjell edhe tek te krishteret nje ndikim te keq, por ky fakt nuk duhet qe ta pengoje kursesi vajtjen tone ne kishe . ME shembullin e tij lidershipi udheheq kishen, por vete kisha eshte e ndergjegjesuar ne fjalen dhe Frymen e Perendise, dhe keshtu ajo nuk e ndjek kete lidership ne rastet kur ai nuk ndjek KRishtin. Nese lexoni letrat e Palit, ne shume raste Pali ju ben thirje te krishtereve qe ta ndejkin ate , sepse ai ndjek Krishtin. Pra sa here qe lidershipi ndjek KRishtin , cdo besimtar ne kishe duhet ta ndjeke lidershipin e tij, por sa here qe lidershipi nuk e ndjek Krishtin atehere dhe besimtaret nuk duhet ta ndjekin ate, sepse ne ecim ne Krishtin Jezus.
    Vazhdon. Deshmuesi.

Tema tė Ngjashme

  1. I krishteri nė vetvrasje.
    Nga maratonomak nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-06-2008, 12:27
  2. Cilat jane LUTJET THEMELORE te cdo te Krishteri?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 01:34
  3. Ja se si e mer SHPETIMIN i Krishteri.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-04-2003, 20:06
  4. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17
  5. I krishteri dhe Krishti.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •