Shteti shqiptar ka trashëguar 657 mln dollarë borxhe nga komunizmi
Shteti shqiptar ka trashëguar nga periudha e komunizmit një borxh prej 657 mln dollarë. Deri tani është shlyer pjesa më e madhe dhe kanë mbetur ende për t’u shlyer edhe 80 milionë dollarë. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave kaloi me konsensus marrëveshjen e shlyerjes të një borxhi prej rreth 3.8 milionë dollarë Republikës së Sllovenisë. Në radhën e shteteve që duhet të shlyhen për huanë e dhënë nga shteti shqiptar është Maqedonia. Drejtori i menaxhimit të borxhit, në ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj u shpreh se dalja në tregjet financiare për Eurobond, kërkon që të pastrohën bilancet, pra të shlyhen këto borxhe. Vetëm pak kohë më parë, u miratua në seancë plenare shlyerja e borxhit për Serbinë, i cili ishte në vlerë e rreth 8 milionë dollarë.
Borxhi i qeverisë shqiptare ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë i marrë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1990, arrin në shumën 23.8 milionë dollarë. Me këto marrëveshje qeveria shqiptare është në përfundim të mbylljes së detyrimeve të trashëguara nga regjimi ish-komunist.
ABC
Krijoni Kontakt