Fakti qe ka raportuar nje njeri qe perkrah politiken Serbe nuk do te thote qe eshte e vertete ... Ai ka artikuluar nje raport me akuza por qe nuk u referohet asnje fakt...
Njeriu kur ben akuza duhet te bazohet ne fakte ..
Fakti qe ka raportuar nje njeri qe perkrah politiken Serbe nuk do te thote qe eshte e vertete ... Ai ka artikuluar nje raport me akuza por qe nuk u referohet asnje fakt...
Njeriu kur ben akuza duhet te bazohet ne fakte ..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 15-12-2010 mė 17:24
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
"Dick Marty" eshte lobist Serb , dhe ajo cka shkruan aty eshte nga Bruno Vekaric , qe milion here tentuan e milion her deshtuan ne propagandat e tyre , dhe ne kete rast eshte dobesi nese pak i beson asaj se cfare shkruan nje Serb dhe nje Pro-Serb :
Shiqoje :
http://www.youtube.com/watch?v=KGYqdvyRXy0
Ca duhet t'themi ne SHQIPTARET per krimet serbe ne kosove?
Akoma i kemi te freskta ne memorje mijera trupa shqiptar te masakruar ne menyre c'njerzore nga serbet.
Nqf se UCK me Thacin ne krye kane vra e masakru serb ,une jam i pari qe i them nje BRAVO TE MADHE ,biles ti ngrihet nje permendore dhe te shpallen gjithe heronj kombetar. Por nuk besoj se ai njeri ka vra serb ,aq me teper te jete marre me organe njerzore etj.
Me i besueshem si lajm do ishte trafiku armeve.
Against all odds..
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha e ka vlerėsuar si tė rremė dhe tė pabazė raportin e anėtarit tė APKE, Dick Marty, mbi kryeministrin e Kosovės Hashim Thaci.
Qėndrimin e tij Berisha e ka shprehur nė njė takim me drejtorin e pėrgjithshėm pėr Demokracinė dhe Cėshtjet Politike tė KiE, Jean Louis Laurens.
“Ėshtė njė raport tėrėsisht i pabazuar nė asnjė fakt, evidencė apo realitet, cka dėshmon pėr njė anėsim politik tė qartė tė autorit, duke pėrbėrė njė abuzim flagrant me autoritetin e Kėshillit tė Europės”, ka deklaruar Berisha.
Ushtruesi i Detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqi ka reaguar sot me njė deklaratė lidhur me projekt-raportin e Raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty.
Me kėtė rast, ai ka shprehur indinjatėn e thellė pėr kėtė projekt-raport, tė cilin e quan absurd tė mbushur me trillime tė pastra, fakte dhe hamendėsi tė paqena dhe tė pavėrtetuara nga drejtėsia ndėrkombėtare.
“Ky projekt-raport nuk ėshtė gjė tjetėr, pos vazhdim i deklaratave shpifėse dhe tė papėrgjegjshme tė librit tė ish-Kryeprokurores sė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krime tė Luftės nė ish-Jugosllavi, zonjės Karla del Ponte. Kėto shpifje janė hedhur poshtė nga zėdhėnėsja e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės nė ish-Jugosllavi, sipas sė cilės hetuesit nuk kanė gjetur prova tė bazuara pėr tė vėrtetuar kėto akuza, si dhe nga ish-zėdhėnėsja e kryeprokurores del Ponte, e cila i quan deklaratat e saj si tė papėrgjegjshme, si njė inkurajim tė ngatėrrimit tė fakteve me thashethemet dhe si njė rrezik pėr revizionuar ato qė kanė ndodhur me tė vėrtetė. Shpreh indinjatėn time tė thellė me faktin qė raportuesi i Kėshillit tė Evropės guxon tė zėvendėsojė Prokurorinė e cila ėshtė shumė mė e specializuar dhe ka shumė mė tepėr mjete ligjore pėr tė vlerėsuar rėndėsinė e provave tė mbledhura”, thuhet nė reagimin e Krasniqit.
“Ky projekt-raport ėshtė qartėsisht i njėanshėm dhe pėrmban edhe deklarata raciste, kur flet pėr “strukturėn klanore” tė shoqėrisė shqiptare tė Kosovės dhe pėr “mungesėn e njė shoqėrie civile tė vėrtetė”. Ky projekt-raport pėrfaqėson pėrpjekjet e qarqeve tė caktuara pėr tė barazuar luftėn e drejtė dhe heroike tė popullit tė Kosovės dhe tė Ushtrisė sė tij Ēlirimtare me masakrat e regjimit serb tė Milosheviqit. Tentativat pėr tė ngatėrruar viktimat me xhelatin hedhin hije dyshimi pėr tė gjithė aktivitetin dhe paanshmėrinė e raportuesit tė Kėshillit tė Evropės. Sė fundi, pėrshėndesim tė gjithė nismat ligjore dhe politike tė ndėrmarra si brenda dhe jashtė Kosovės pėr tė dėnuar kėto shpifje absurde dhe tė padenja, tė cilat nuk i kontribuojnė shndėrrimit tė Ballkanit nė njė rajon paqeje, stabiliteti dhe sigurie”, thuhet mė tej nė reagimin e Krasniqit.
BE: Marty tė dalė me prova
Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve tė raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty, sipas tė cilit kryeministri Hashim Thaēi identifikohet si ‘bosi’ i mafias nė Kosovė.
“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmė z. Marty qė tė dalė me prova”, tha Maja Kocijancic, zėdhėnėse e kryediplomates sė BE-sė, Catherine Ashton.
Jeremiē: Raporti tregon se si ėshtė sot Kosova
Serbia dhe aleati i saj, Rusia, kanė reaguar ndaj raportit, i cili e implikon kryeministrin e Kosovės Hashim Thaēi nė trafikimin e organeve tė serbėve tė burgosur.
Ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiē, i bėri komentet e tij pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov nė Moskė.
“Ky raport ėshtė sinjal se ka ardhur koha qė tėrė bota e qytetėruar tė pushojė sė mbylluri sytė para realiteteve tė tmerrshme nė Kosovė. Ky raport tregon se si ėshtė Kosova sot, dhe kush janė liderėt e saj. Ne tė gjithė duhet tė bėhemi bashkė qė tė kėrkojmė zgjidhje pėr ēėshtjen” e Kosovės, tha Jeremiē, raporton REL.
Raporti i raportuesit tė Kėshillit tė Evropės Dick Marty thotė se civilėt e burgosur nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės janė vrarė nė Shqipėri, dhe veshkat e tyre janė shitur nė tregun e zi pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nė vitin 1999.
Raporti gjithashtu sugjeron se kryeministri Hashim Thaēi ka qenė njė kohė “bosi” i nėntokės kriminale, e cila ka bėrė tregtinė me organet.
Lavrov tha se informatat pėr trafikimin e organeve kanė dalė nė sipėrfaqe shumė kohė mė parė, dhe se Moska ėshtė “shumė e alarmuar” nga raporti i ri.
Qeveria e Kosovės tha se raporti ėshtė pėrpjekje pėr ta njollosur imazhin e UĒK-sė.
Sėrish Marty
Dick Marty ka shfrytėzuar kryesimin e Kėshillit tė Europės nga Serbia pėr tė pėrgatitur njė tjetėr raport linēues pėr Kosovėn.
Ėshtė, megjithatė, gazeta britanike The Guardian, qė nė ballinėn e saj, ka cituar pjesė tė raportit tė Dick Martyt qė ngre edhe njė herė ēėshtjen e Shtėpisė sė Verdhė dhe gjoja trafikimin e organeve tė serbėve.
“Kryeministri i Kosovės ėshtė kreu i njė grupi shqiptarėsh "nė formė mafie" pėrgjegjės pėr kontrabandėn e armėve, drogės dhe organeve njerėzore nėpėr Europėn Lindore. Hashim Thaēi ėshtė identifikuar si "bosi" i njė rrjeti qė ka filluar tė vėrė nė veprim reketet e tij kriminale nė prag tė luftės sė vitit 1999 nė Kosovė, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij tė fuqishėm mbi qeverinė e vendit qė nga atėherė”.
Raporti i kėtij hetimi dyvjeēar, i cili citon burime tė tjera tė FBI’sė dhe tė inteligjencės, ėshtė marrė nga "The Guardian". Ai pėrmend qė Thaēi tė ketė ushtruar "kontroll tė dhunshėm" mbi tregtinė e heroinės gjatė dekadės sė fundit.
Nė shkrimin e The Guardian thuhet se figura tė rrethit tė ngushtė tė Thaēit janė akuzuar se kanė marrė pjesė nė kidnapimet dhe vrasjet pas luftės, veēmas tė serbėve tė vrarė, organet e tė cilėve janė shitur nė tregun e zi.
Dick Marty, njė hulumtues pėr tė drejtat e njeriut pritet ta prezantoi raportin e tij tė enjten para 47 vendeve anėtare tė Kėshillit tė Europės gjatė njė takimit nė Paris. Raporti flet pėr lidhjet e Hashim Thaēit me krimin e organizuar pėrgjatė njė dekade, kur grupi i tij lojal nga Drenica u bė faktori dominant, pėr tė vazhduar se grupi mė pastaj mori shtrirje tė madhe duke kontrolluar gjithēka.
Nė raport thuhet “raportet sekrete pėrgjatė njė dekade e konfirmojnė lidhjen e Thaēit me drogėn nė pothuajse pesė vende. Nė raportet e agjencive tė huaja po ashtu thuhet se njerėzit e grupit tė Drenicės janė lojtarėt kryesorė.
Marty kishte udhėhequr mė herėt delegacionin e KE’sė qė erdhi pėr tė hetuar pretendimet pėr trafikim organesh tė serbėve nė "Shtėpinė e Verdhė" nga ana e UĒK’sė, qė nuk u vėrtetua asnjėherė.
Qeveria e Kosovės ka reaguar ndaj artikullit tė “Guardianit”, duke konsideruar se raporti i Martyt ėshtė nė vazhdėn e raporteve tė cilat janė publikuar nė 12 vitet e fundit dhe qė kanė pasur pėr qėllim njollosjen e luftės sė UĒK’sė dhe tė udhėheqėsve tė saj.
“Pretendimet e botuara nė ‘The Guardian’ janė hetuar disa herė nga drejtėsia vendore dhe ndėrkombėtare dhe nė tė gjitha rastet ėshtė konstatuar qė deklarimet e tilla kanė qenė tė pabazuara nė fakte dhe tė konstruktuara me qėllim tė dėmtimit tė imazhit tė Kosovės dhe tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pėr mė tepėr, ėshtė e papranueshme qė shpifjet e njė anėtari tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės tė paraqiten si opinione tė vetė institucionit, i cili nuk ka tė bėjė me raportin e cituar”, thuhet nė deklaratėn e qeverisė.
“Ėshtė e qartė se dikush dėshiron tė pengojė Kryeministrin Hashim Thaēi pas zgjedhjeve parlamentare, nė tė cilat qytetarėt e Kosovės, nė mėnyrė tė qartė dhe masive i dhanė besimin pėr tė vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonė. Veprimet e tilla tė ulėta dhe bizare, nga njerėz pa asnjė kredibilitet moral, mund tė jenė nė shėrbim vetėm tė qarqeve tė caktuara qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės dhe qytetarėve tė saj”, vazhdon deklarata.
Nėpėrmjet deklaratės, Qeveria e Kosovės u bėn thirrje tė gjitha shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės qė tė kundėrshtojnė fuqishėm kėtė raport shpifės dhe tendencioz dhe tė mos rreshtohen nė anėn e atyre qė me ēdo kusht duan ta pengojnė stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mirė nė Republikėn e Kosovės.
hm, kushedi sa para te kete marre dick marty nga serbet ,per te botuar kete gnjeshter ne dhe guardian...
Krijoni Kontakt