Veshkėn ma dhuroi babai, do marr avokatė pėr shpifjen
28-12-2010 00:20 CET
(E plotėsuar) Ish-futbollisti Ervin Ohri, i pėrmendur nė hetimin e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėr trafik organesh, jeton nė Itali prej gati 10 vitesh. Ervini, i cili i ėshtė nėnshtruar transplantit nė vitin 2002 e pret me habi telefonatėn e MAPO-s, lidhur me kėtė ēėshtje.
Nuk ėshtė nė dijeni tė raportit tė Dick Martyt, e as tė kėtij hetimi nė Beograd, ku pėrmendet emri i tij, por ish-futbollisti i Tiranės pohon se, pasi tė lexojė artikullin e gazetės Politika, do tė ndėrmarrė tė gjithė hapat ligjorė.
Ervin Ohri tregon nė kėtė intervistė pėr MAPO-n historinė e sėmundjes sė tij si dhe apelin pėr ndihmė, pėr tė realizuar operacionin e veshkės, tė cilėn ia ka dhuruar babai.
Zoti Ohri, gazeta Republika e Beogradit, duke cituar njė raport hetimor tė Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės, ka pėrmendur emrin tuaj nė hetimin pėr trafikun e organeve. Kanė pėrmendur dhe njė llogari bankare, tė hapur nė vitin 2000 nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė. Jeni njohur ju me kėtė hetim dhe a keni ndonjė koment?
Jo, unė po njoftohem prej jush dhe nuk e kam parė ende kėtė artikull qė ju po mė thoni. Mė duket shumė e ēuditshme dhe mund tu them absolutisht se, nėse ėshtė e vėrtetė qė ėshtė shkruajtur, ėshtė njė mashtrim i tmerrshėm.
A keni bėrė ju transplant tė veshkės?
Po, unė kam qenė futbollist i ekipit tė Tiranės dhe nė vitin 2000 u bė e qartė nga mjekėt se duhej qė sa mė shpejt tė bėja transplant tė veshkės. Nė kėtė kohė ne nxorėm njoftim dhe kėrkuam ndihmė pėr tė kontribuar pėr shpenzimet e operacionit qė do tė zhvillohej nė Itali.
Dhe, nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė, babai im hapi llogarinė bankare pėr ata qė kishin mundėsi tė dhuronin para. Nuk e di ēfarė ka shkruajtur kjo gazeta serbe, po nėse e kanė lidhur kėtė histori me trafikun e organeve, mund tju them qė tani se ėshtė njė mashtrim i ulėt.
Nė ēkohė e bėtė transplantin?
Nė vitin 2002 kam bėrė operacionin kėtu nė Pisa, nė Itali, ku edhe jetoj prej shumė vitesh.
Si e siguruat veshkėn qė bėtė transplantin?
Ma dhuroi babai im veshkėn. E hoqi ai nga vetja e vet. Ne kėrkuam ndihmė pėr shpenzimet e operacionit, qė u bė nė Itali, sepse praktikisht ishte babai im ai qė do tė dhuronte veshkėn e vet.
Ervin, si ndiheni tani qė po mėsoni se emri juaj ėshtė pėrdorur nė raportin e Prokurorisė serbe pėr trafikun e organeve dhe se aludohet se ajo llogari bankare ka lidhje me kėtė trafik?
Mė duket shumė e ulėt dhe e ēuditshme. Mė duhet ta lexoj njėherė vetė me sytė e mi atė artikull qė ju thoni dhe, nėse gjėrat janė thėnė vėrtet ashtu, atėherė unė do tė kontaktoj me avokatė pėr tė ēuar deri nė fund zbardhjen e kėsaj pune.
. . .
Ish-futbollisti i Tiranės, nė dosjen e trafikut tė organeve
Gjuetarė tė organeve njerėzore zbarkonin nė Ballkanin e ngėrthyer prej luftėrash, pėr tė trafikuar veshka, mėlēi apo zemra drejt vendeve arabe apo Izraelit. Prej kėtij rrjeti thuajse global tė trafikut tė organeve ka derivuar edhe historia e robėrve serbė tė luftės, qė, sipas Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės, Carla Del Pontes apo raportuesit Dick Marty, janė kthyer nė viktima tė kėtyre gjuetarėve.
Kėshtu thuhet nė hetimin e prokurorit serb Vladimir Vukēeviē, botuar tė dielėn nė gazetėn Politika tė Beogradit. Por cilat janė faktet e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės mbi trafikun e organeve nė Shqipėri?
Njė apel pėr ndihmė, i ish-futbollistit Ervin Ohri, qė vuante nga veshkat, ka pėrfunduar drejt e nė dosjen hetimore tė Vukēeviēit, ku llogaria bankare e hapur asokohe pėr donacione ėshtė pėrdorur si provė pėr transplantet e paligjshme nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, Politika ka botuar fotot e shtėpisė sė verdhė, nė kohėn kur sishte lyer ende nė tė bardhė, me vizitorė, hetuesit e misionit tė OKB-sė nė tė dhe disa tableta ilaēesh, tė filmuara prej tyre nė oborrin e pasmė tė shtėpisė sė Katuēėve.
Raporti i Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėrmban njė kapitull tė veēantė pėr kėtė shtėpi, ku thuhej se, pėrveē hetuesve tė licencuar, ajo vizitohej edhe nga njerėz qė hiqeshin si tė tillė.
MAPO boton sot hetimin e Vukēeviēit pėr trafikun e organeve, dokument ky i pasqyruar nė njė pjesė tė mirė edhe nė raportin e shumėdebatuar tė anėtarit tė Asamblesė Parlamentare tė KE-sė, Dick Marty.
Rrjeti ndėrkombėtar
Tė dhėnat e Prokurorisė pėr Krimet e Luftės nė Serbi tregojnė se organet e serbėve tė kapur rob, gjatė luftės nė Kosovė janė shitur nė Gjermani, Skandinavi, ShBA, Izrael dhe Britani.
Sipas gazetės serbe Politika, dokumentet e ēėshtjes penale me numėr "33-08" dhe emėrtim "trafikimi i organeve njerėzore", thuhet se mjekėt e pėrfshirė nė kėtė trafik ishin nga Turqia, Izraeli, Brazili dhe Filipinet dhe se zbarkonin nė Ballkan, nė kėrkim tė organeve njerėzore. Hetimi i kryeprokurorit pėr Krime Lufte nė Serbi, Vladimir Vukēeviē, ka pėrdorur edhe njė raport tė ekspertėve tė universitetit tė Kolumbias nė Nju-Jork, ku thuhej se organet njerėzore me origjine nga Evropa Lindore janė blerė nga izraelitėt dhe arabėt e pasur.
Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim, prokuroria serbe i ėshtė referuar njė sondazhi tė publikuar nga "American Chronicle", sipas tė cilit Qendra Spitalore Universitare nė Jerusalem, vetėm gjatė 2001-it kishte realizuar transplant pėr 60 pacientė, falė njė donatori tė panjohur.
"Mjekėt izraelitė vizituan vendet e varfra, si Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Republika Federale e Jugosllavisė, pėr tė diskutuar me biznesmenėt lokalė dhe mjekėt, nė krijimin e njė klinike, thuhet nė raportin e Vukēeviē pėr trafikun e organeve.
Mė tej, kjo dosje pėrmban tė dhėna mbi izraelitin e arrestuar nė Prishtinė, mė 15 nėntor 2008, Moshe Harel, i cili ishte i ngarkuari me organizimin e bisedimeve dhe transplantet e paligjshme tė organeve. Harel u arrestua pas hetimit pėr klinikėn "Medicus" nė Prishtinė, pas dyshimeve pėr kryerje tė transplanteve tė paligjshme tė veshkave.
Moshe Harel ėshtė cilėsuar si truri i trafikut tė organeve, sė bashku me njė kirurg izraelit me mbiemrin Shapiro. Ky i fundit ishte shfaqur nė Shkup nė vitin 1999 dhe mjekėt lokalė i ofruan bashkėpunim nė transplantimin e veshkave. Nė mesin e tė dhėnave mbi trafikimin e organeve, kėtė herė nė Shqipėri, ėshtė edhe njė llogari bankare e hapur nė maj 2000 pėr futbollistin Ervin Ohri nga Tirana.
Dosja e Prokurorisė pėr Krimet e Luftės nė Serbi thotė se Ervin Ohri kėrkoi donatorė pėr tė bėrė njė transplant veshkash nė Milano, kėshtu qė ai hapi njė llogari bankare nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė.
Shtėpia e verdhė
Dosja e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėrmban njė kapitull tė veēantė mbi rastin e sė ashtuquajturės "shtėpi e verdhė". Nė tė ndodhet njė raport mbi hetimet mjeko-ligjore nė fshatin Rripė tė Burrelit. Ky raport ėshtė cilėsuar si "kritik", pasi provat nė "shtėpinė e verdhė" janė gjetur me refuzimin e autoriteteve shqiptare dhe UNMIK-ut.
Nė kėtė raport, pėr tė cilat Prokuroria serbe pėr Krime Lufte thotė se erdhi nga burime "informale", gjenden fotot e disa medikamenteve tė gjetura nė shtėpinė e verdhė, qė lėnė tė hapur mundėsinė qė aty tė jenė kryer ndėrhyrje kirurgjikale.
Megjithatė, nė hetimin e Prokurorisė serbe nuk janė tė listuar personat qė mund tė jenė implikuar nė kėto operacione.
Nė njė retrospektivė tė shkurtėr tė ēėshtjes, prokurori pėr krime lufte nė Serbi, Vukēeviē, tha se "nga burime shumė tė besueshme" kanė arritur nė pėrfundimin se pėr zbardhjen e kėsaj historie janė pėrfshirė edhe dy persona tė tjerė.
Hetimi i mėtejshėm zbuloi se dy njerėz, tė cilėt ishin nė vendin e ngjarjes, po kryenin tė njėjtat veprime si hetuesit, edhe pse nuk ishin tė tillė. /mapo/
Krijoni Kontakt