Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LAJMET KRYESORE
    Komisioni Hetimor: Hetim veprimtarisë së Policisë Bashkiake në demonstratën e 21 Janarit
    27-01-2011 / Gazeta 55


    - Policia vë në pranga demonstruesin Agron Troksi, në 21 Janar u lëshua me automjetin e tij tip “Benz” drejt Kryeministrisë



    - Gjykata e Tiranës, burg pa afat për Gjin Ndreu dhe Jetmir Prenga




    UPDATE- Komisioni Hetimor për ngjarjen e 21 janarit do të kërkojë nga Policia Bashkiake e Tiranës që të jap informacion në lidhje me aktivitetin e efektivave të saj për ngjarjet e dhunshme që ndodhën në demonstratë. Kërkesa është bërë nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili tha se drejtuesit e këtij institucioni, si një prej agjencive që ka rol kryesor në kryeqytet, duhet të informojnë Kuvendin. “Policia Bashkiake e Tiranës të na informojë gjatë kohës para demonstratës, gjatë kësaj periudhe dhe pas periudhës së rrethimit të datës 21 janar”- deklaroi Alibeaj. Deputeti Gent Strazimiri u shpreh se ka informacione se efektiva të Policisë Bashkiake të Tiranës kanë qenë në demonstratën e opozitës, por edhe efektiva nga polici bashkiake të qyteteve të tjera si Fieri, Gjirokastra, etj. Kryetari i Komisionit Eduard Halimi deklaroi se “është detyrë që dhe informacioni i Policisë Bashkiake të bëhet pjesë e kësaj çështje”. Nga ana tjetër u kërkua që të merret dhe informacioni nga mediat që kanë mbuluar ngjarjen.



    Policia vë në pranga demonstruesin Agron Troksi, në 21 Janar u lëshua me automjetin e tij tip “Benz” drejt Kryeministrisë



    Forcat e policisë së Tiranës kanë mundur të vënë në pranga 50-vjeçarin Agron Troksi, banues në kryeqytet, ndaj të cilit prokuroria ka lëshuar dje një urdhër-ndalimi të posaçëm. Kjo pasi më datë 21 janar 2011, nga ora 14.00-16.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kohë në të cilën u zhvillua edhe demonstrata e dhunshme e opozitës, “ky person në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë TR 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave”. Siç kujton policia, i arrestuari ndër të tjera ka dëmtuar edhe bankinën penguese që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. “Vepra penale në ngarkim të tij, parashikohet si krime nga nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal”, bëjnë me dije forcat e policisë lidhur me një fakt të tillë qe u transmetua direkt në TV dhe bëri xhiron e botës.



    Gjykata e Tiranës, burg pa afat për Gjin Ndreu dhe Jetmir Prenga

    Gjykata e Tiranës ka dhënë burg pa afat për Gjin Ndreun, në bazë të kërkesës të bërë nga Prokuroria. Ndreu është një nga personat që mori pjesë në demonstratën e dhunshme dhe ka dhunuar policët. Ai u lirua herën e parë nga Gjykata pas akuzës për armëmbajtje pa lejë, me argumentin se kishte qenë një çadër. Por ai është riarrestuar një ditë më pas nga polica, për shkak të konfrontimit që ka bërë me një patrullë policie në Tiranë. Kjo ka qenë arsye e ndalimit dhe masa e arresti burg pa afat është dhunim dhe fyerje ndaj forcave të rendit. Ndërsa personi dytë që ka marrë masë arresti burg pa afat është Jetmir Prenga, i cili është arrestuar ditën e demonstratës.
    Për të dy këta të ndalur, arrest me burg ka kërkuar prokuroria dhe masa është gjykuar e drejtë nga gjykata, e cila ka marrë vendimin.

  2. #12
    Grammar Maska e Segestani
    Anëtarësuar
    21-01-2011
    Vendndodhja
    Sibiu
    Postime
    43
    Kristaqi, shumë mirë e di se asnjëherë nuk do të mundë të qeverisë shqipëtarët dhe këtë protestë të 21 janarit e orkestroi vet, dhe e bëri edhe për një mandat më shumë për në bashkinë e Tiranës. Dhe falë atyre që dhan jëtën për këtë coftirë e ralizoji iden e tijë të cmendur. Shpresoj nesër të mos ketë aspak mbështetje nga qytetarët e Tiranës se e kam parë se sja rras kush nga qytet tjera.
    Nganjiher urrej veten,por nganjiher urrej urrejtjen,se me ben te urrej veten.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Segestani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Pse nuk arrestohet Edi Rama ,ai eshte dhe pa imunitet?

  5. #14
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    He se e rregullon prap ai me leket e taksave tona
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #15
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Edi Rama beri vetvrasje politike me demonstratat e dhunshme te 21 janarit!Opozita kishte fituar me shume terren politik para 21 janarit ,ndersa kete terren politik e humbi pikrishte ne kete date!Edi Rama u tregua nje politikan i papjekur,qe ne koncept i mungon strategjia politike,me gafen e tij te fundit ia shtoj gjasat Berishes,qe ne zgjedhjet lokale ne maj te fitoje dhe Tiranen!
    Ky njeri me prepotencen dhe koktrashsin e tij ,po i svidon per dite e me shume Shqiptaret,duke i ekspozuar ato si peng i konceptit te tij desturktiv,nje here duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve, bojkotuar parlamentin ,dhe duke organizuar demonstrata te dhunshme me bilanc tragjik!
    Ky as qe e ka iden se rruga e zhvillimit, paqes dhe mireqenjes sociale te nje vendi,arrihet vetem atehere kur rrespektohet rendi kushtetus dhe ligjet e vendit,ndersa çdo koncept ne kundershtim me kete na kthen ne shqiptareve mbrapa ne zhvillim dhe na humb shpresat,qe nje dite te integrohemi si antar me drejta te plota ne strukturat Bashkimit Evropian...,,

  7. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per te ruajtur jete njerzish po e postoj dhe ketu kte paralajmerim..

    ndonse vone por me mir von se kurre..

    tash ne teme

    ..

    vreni kho .. katundare dhe qytetare..

    neser sic e dini kapobanda e khmer rruzhve edvini.. qe maskohet si europian e qe i dhimbsen gjoja shume grate e vajzat e burrat.. do luaje komedin e radhes.. si aktori me i afte ne bote..
    te fton ne nji kurth.. te ve si bageti te ulerish ose blegerish.. te kthen ne cakall e te ve te vrasesh polica.. e pastaj te vret.. me ndoj cader te llojit bullgaro-markov.. e pastaj te qan e referatin ta mban..

    e dini cjan cadëret e llojit markov..?

    kobure te maskuara si ombrello.. qe te bejne pa cak pa bamb.. te vec ku vate i ngrati shoku vezir..
    kloseria pran edvin rucit i di mire kto pune..
    keshtu e vrau kexhibija bëllgare me londer dikur shkrimtaro-desidentin.. markov..

    me dicka te tille i coj ne te semes dhe ed klos ruci ata 3 bedelet.. te premten qe shkoj e qe neser do tu a kendoj kulufruthin.. ne bulevard..
    pra brari i thote mamave tuaja.. qe neser mos ti dalin kapobandes ne bulevard sepse terbimi i tij ka arritur aty ku smban me.. dhe ka shum mundesi qe neser ai te vrase dhe gra ose femije te cilet i ka ftuar ne te ashtuquajturen.. demonstrate paqesore dhimbje solidarizore.. euro paqesore atllantiko.. demokratore.. kinse nga respekti qe ka per 3 bedelet.. qe vet i vrau ne bulevard..

    pra kush i do mamate e motrat.. tu thote qe sonte mo dilni neser ku ju therret shtaza edvin..

    gjyshet lerini le te shkojne kujt i krruhet sy.ma.. se ja kerruan mire shoku ruc.. me cadere te lloj lloj formash e hunjsh te gedhendur posacerisht.. per ate pune..

    pra larg nga rrezja e snajpereve te ed rucit..
    larg nga hordhite caushore gjin ndre-ore..
    rrini ne shtepia..

    mo thoni neser brar pse nuku na the..

    keshtu pra..

    lavdi zotit arvizu..

    por djallit edvin duhet ti ruhemi vazhdimisht sepse nuk eshte vetem..

    ka nje armate kusaresh e shkrimtaresh e akademikesh e bolshevikesh.. serial killerash e krokodilash..

    dhe neser kjo hordhi do perpiqet te beje ndonji tragjedi..

    urojme qe asnji polic e ushtar te mos goditet nga hunet e vandalet e kanibalet e kanibaleshash (neser do ket shume te tilla kur.vica plaka e te reja) e selise roze..

    naten e mire pra..

    qoft neser nje dite e bardhe..

    kjo varet nga ju..

    i vajtet ju kiu..
    ndejet ne shpi.. ju ha m.unë..

    ---------


    kam nje informacion por jo aq te sigurt.. se ed ruci ka ne katin e 4 te selise roze rreth 1000 e ca kallashe..

    ..

  8. #17
    Citim Postuar më parë nga Mbinjeriu Lexo Postimin
    -Edi Rama,është ai i cili Tiranen e bëri metropol të vertetë,dhe nuk është çudi pse vazhdon të fitojë Tiranen,përkunder faktit se Berisha i ka sjelle si kunderkandidat njerez me ndikim!

    -Edi Rama,aq shume pune ka bere me Tiranen sa edhe universiteti me prestigjioz "Hawardi"e ka ftuar te mbaje ligjerate dhe te u sherbeje si model qeverisje.
    -Ne Vitin 2004, ne konkurence per titullin WORLD MAYOR (Kryebashkiaku i Botes) ishin edhe kryetare te qyteteve si Rio de Janeiro, Vancouver, Mexico City, Atlanta, Boston, San Francisco, Miami, Hiroshima, Ankara, Viena, Kopenhaga, Parisi, Berlini, Athina, Budapesti, Roma, Lisbona, Moska, Barcelona, Stokholmi, Londra, etj...

    Kryebashkiaku Boteror i vitit 2004 u zgjodh pikerisht Edi Rama.

    Edi Rama, Mayor of Tirana - elected World Mayor 2004

    Te gjith do te deshironim te ishte ashtu si thua ti mirpo realiteti esht krejt dicka tjeter kam pasur fatin ti vizitoj pothuajse te gjitha kyeqytetet e evropes dhe Ballkanit mirpo ta them te drejten dhe me sinqeritetin me te madh se kryeqytet me te shemtuar me kaotik dhe me jo funksionale se sa Tirana nuk kam par keshtuce esht momenti i fundit qe Qytetaret e Tiranes te zgjohen nga gjumi dhe propaganda mediatike lokale dhe ta shofin realitetin ne syte se deri ku esht katandisur kryeqyteti i tyre .

    Nuk ka kryeqytet ne bote i cili zhvillohet sipas deshires e tekeve te nje personi sic esht Tirana e Bojagjiut Edi Rama (I cili e ka shenderruar Tiranen si ato paralagjet e varfra shumngjyrshe te BRAZILIT.


    Ne qofte se ti ket e quan Metropol ather nuk e di si duhet ta quajm Kaosin te thuash se Tirana esht Metropol esht ofendimi me i madhe qe mund te ju besh shqiptarev ose te ju shkerrdhesh Inteligencen te gjithe shqiptarve.

    Fatkeqsisht 80% e Tiranes gjendet ne ket stad zhvillimi ndertimi kaotik kuantitative shum ngjyrshe






    Ndryshuar për herë të fundit nga Prishtina.C : 08-02-2011 më 15:47

  9. #18
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    po mire jam sh dakort qe tirana eshte bastarduar nga gjith keto leje ndertimi .....edhe per mua fajin kryesor e ka edi rama
    por ju qe shani tiranen ......cmendim keni per shkodren ,durrsin ,elbasanin korcen etj ....pse nuk ankoheni ju
    pse nuk ankoheni qe do ndertohet nje stadium ,ose rruga elbasan tirane me miliona euro ...e akoma nuk eshte ber rruga nacionale fier tepelen ....sa per sqarim ...nga tirana per ne elbasan ka dy rruge ekzistuese ....tiran-rrogozhin-elbasan ....ose tiran -elbasan nga krraba ...pse duhet me vjedh te tuneli ...kur akoam nuk ke rruge nacionale ,ose me sakte ke rruge me zhavorr .....ke fier-vlore edhe fier -tepelen qe skan rruge


    M'KA IK ZARI

  10. #19
    Alarmi i BE: Tirana e pabanueshme! 180 metra katrorë beton për frymë




    08-02-2011

    Tirana është qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Europë. E konfirmon këtë Agjensia Europiane për Mjedisin që në raportin e saj për përdorimin pa kriter të hapësirave urbane. Raporti i kësaj agjencie vëren se nëTiranë ka nivele alarmante të shpërndarjes pa kriter të ndërtimeve, zhdukjes së tokave bujqësore e pyjeve dhe urbanizimit të lartë.Të dhënat janë të frikshme! Raporti mes betonit dhe hapësirës së gjelbërt është në nivele alarmante e shokuese! 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapesirë të gjelbërt, për çdo banor të Tiranës. Në këtë pikë jemi edhe më keq se Bukureshti që zë vendin e parë për betonizimin në këtë raport. Në Tiranë, betony shtohet më shpejt sesa në Bukuresht, krahasuar me rritjen e popullsisë. Sipas kësaj agjensie, intensiteti i përdorimit urban të hapësirave të banueshme ka ndryshuar shumë përsa i përket popullatës. Edhe në Europë, popullësia është rritur shumë, por ndërtimet urbane janë shtuar disa here më shumë se numri i banorëve.
    Kështu, në bazë të grafikës që përmbledh të dhënat e vitit 2010, në mandatin e tretë të kryebashkiakut Rama metropolis shqiptar renditet i dyti më i betonizuari në Europë krah Bukureshtit të Rumanisë dhe Varshavës së Polonisë.
    Gllabërimi i përqindjeve të panumërta të sipërfaqeve tokësore perms lëshimit pa kriter të lejeve të ndërtimit nga ana e Bashkisë, zhdukja e sipërfaqeve të gjelbërta, po e kthen kryeqytetin në një masiv betoni që për më tepër i bllokon frymëmarrjen të gjithë kryeqytetasve.
    Sikur të mos mjaftonte kjo një raport i kohëve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vjen vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit. Dhe në fakt po të bazohemi në nivelet alarmante të ndërtimeve pa kriter në kryeqytet dhe planet e mëtejshme të Bashkisë së Tiranës është e paktë të thuhet që niveli i ndotjes në Tiranë do të ulej dhe do të ishte e tepërt të shpresohej për përmirësim të jetesës në metropolin shqiptar.


    http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=15031

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ne fakt ne evrope nuk ka para te ndertohet. atje qiraja e baneses eshte shume e larte. njerezit punojne vetem per qirane.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •