A duam ne te shikojme kishat te mbushura me njerez te rilindur shpirterisht?
Nese ne duam kete qe te humburit te vijne tek Krishti , Perendia e do kete me shume se ne.
Gjoni 3:16 Sepse Perendia aq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem lindurin qe kush do te besoje tek Ai te mos humbase por te kete jete te perjeteshme.
Le te lexojme veprat 5:12 - Dhe shume shenja dhe mrekulli kryheshin ne mes te popullit permes duarve te apostujve......
Interesante ketu thote permes duarve te apostujve( njerez besimtar)
Por eshte Perendia qe i kryen keto shenja permes duarve te tyre.
Kjo ishte nje pergjigje lutjeje per kerkesat qe u bene nga dishepujt tek veprat 4:29-30
Pra pasi qene lutur dishepujt Perendia iu pergjigj lutjes me dridhjen e vendit ku po luteshin si nje shenja miratimi dhe i mbushi serish me fuqi nga Fryma e Shenjte dhe shikojme pastaj ketu tek veprat 5:12 qe SHUME shenja dhe mrekulli kryheshin ne mes te popullit permes duarve te apostujve.
Perendia ploteson te gjitha lutjet qe jane sipas vullnetit te Tij dhe sipas qellimit te Tij.
Perendia deshiron qe te kryeja shenja dhe mrekulli qe te humburit te shohin dhe te vijne tek Ai.
Eshte nje kenge qe me pelqen :
Ty do te levdoje Perendia yn
emrin tend ngrem lart o Mbreti yn
syte e njerezve do te shohin
veshet e tyre do te degjojne
gjhet e tyre do te rrefejne
se je Zot , dhe mbreteron
Vazhdojme tek vargu 14 i veprave 5:
Keshtu pra Zotit i shtohej nje numer gjithnje e me i madh besimtaresh ( te rilindur) , turma burrash dhe grash.
do te ndalem pak tek ky varg per te sqaruar dicka interesante dhe te bukur.
Le te kthehemi pak tek veprat 2:4 edhe njehere , ndodhi kjo mbushje me Frymen e Shenjte dhe pasi u mbushen me fuqi nga larte ata dolen nga dhoma ku ishin dhe shkuan ne tempull dhe aty ku ishte mbledhur nje turme e madhe , hebrenj nga te gjitha kombet nen qiell ashtu duke folur ne gjuhe te reja ndodhi mrekullia qe 3000 burra pa perfshire grate dhe femijet u shpetuan. Kjo ishte nje pjese e mire e turmes mund te kete patur edhe me shume. Por nje pjese e asaj turme ne diten e rreshajave u shpetua.
Po pjesa tjeter?
rreth 5000 burra pa perfshire grate dhe femjet e tyre i shohim tek veprat 4:4
pereseri turma ishte edhe me e madhe se aq por nje pjese prej 5000 duke llogaritur vetem burrat u shpetuan.
por ne te dyja rastet ata persona quheshin pjese e turmes
pra turma llogaritet me teper se sa 5000 burra
kurse tek veprat 5:14 thuhet se Zotit i shtoheshin nje numer i madh madje turma (shumes) burrash dhe grash, pra frytet qene me te shumte se ne diten e pentakostit dhe ne rastin e sherimit te te calit.
pra tani nuk thuhet me nje pjese e turmes prej 3000 ose 5000 burrash pa llogaritur grate dhe femijet por thuhet dicka edhe me e madhe thuhet lexoni me vemendje :
turma burrash por edhe turma grash. Uau lavdi Zotit sa shume njerez qe po vinin tek Krishti jo vetem nje turme por turma ne shumes madje jo vetem burra por edhe turma grash.
Sic veme re per te quajtur turme nje grup njerezish duhej te numeroheshin me shume se 5000 burra pa perfshire grate le te themi dy here me shume 10 000 burra .
kurse vargu 14 i kapitullit 5 thote se po shpetoheshin turma e turma e turma burrash e grash , lavdi Zotit,m pra nje shumice turmash jo vetem nje turme.
le te themi nje llogaritje te vogel 10000 burra mund te quhen nje tumre ( njejes) por per te thene per shumes shumice turmash duhet te shumezojme numrin 10 000 me nje shumice . Lete themi 5 6 turma shumezim 10 000 baraz 50 000- 60 000 vetem biurra pa perfshire grate dhe femijet.
Ndofta e tepruam pak?! ok le te themi 3-4 turma shumezim 8000 vetem burra baraz rreth 30 000 te shpetuar vetem burra.
nuk e di sa banore ka patur Jeruzalemi ne ate kohe por kam pershtypjen se gjysma e banoreve te Jeruzalemit u bene te krishtere plus turmat e hebrenjeve qe kishin ardhur nga kombet .
Po ta mendojme mire kete gje ? Uau cfare rizgjimi shpirteror ne kete komb.
Lavdi Zotit mendoj se ky eshte rizgjimi i pare shpirtetror ne lidhje me besimin tek Krishti.
Dhe ka qene nje rizgjim vertet i madh.
Edhe sikur shifrat e mia te jen gabim perseri eshte me se e vertet qe rreth gjysma e popullsise se jeruzalemit u shpetua.
Dhe pjesa tjeter qe nuk u shpetua , shumica prej tyre thuhet tek veprat 5:13b i lartesonte dishepujt .
pjesa e pa shpetuar thonin fjale te mira per dishepujt e Jezusit.
Pse ndodhi gjithe ky rizgjim i madh?
Per shkak te mrekullive qe kryheshin permes duarve te apostujve dhe dishepujve- lexo veprat 5:12
Shenja dhe mrekulli , te pagezuar me Frymen e Shenjte.
Mos te harrojme vargun kyc te librit te veprave - veprat 1:8
Ju do te merrni fuqi kur Fryma e Shenjte do te vije mbi ju atehere ju do te jeni deshmitaret e mi ne Jeruzalem ne jude ne samari ne mbare boten.
Fjala e Zotit vertetohej me shenjat qe Jezusi premtoi se do te ndiqnin ata qe besojne tek Ai- lexo marku 16 :17-18 dhe vargu 20
Por kjo do te vinte pasi te ishin pagezuar me fuqi nga larte , veprat 1:8 plus veprat 2:4
Pagezimi me Frymen e Shenjte sa i rendesishem eshte ai?
ky pasazh na e tregon qarte.
Qellimi i pagezimit me Frymen e Shenjte? qe te humburit te shpetohen.
Le te shohijm praktikisht si ndodhte ndonje mrekulli ne emer te Jezusit:
veprat 5:15 aq shume njerez po i shtoheshin Zotit si besmtare aq sa i biin te semuret neper sheshe i vinin ne shtreter qe te pakten kur te kalonte Pjetri vetem hija e tij ti kapte dhe ata do te sheroheshin , sepse nuk kishte kohe per te gjithe qe te vinin duart mbi te semuret por kur te afroheshin hijes se Pjetrit te sheroheshin . Kur Pjetri kalonte afer te semureve ata ishin nje shumice e madhe aty te shtrire dhe sheroheshin te gjithe.
Uau, duket pak si spektakel si Show por ne fakt eshte Perendia qe po vepron dhe po ben mrekulli qe jane te pa imagjinueshme per njeriun.
Dhe vargu 16 thote se edhe nje turme tjeter e madhe nga qytetet perreth sulej ne jeruzalem duke sjelle te semuret dhe ata qe mundoheshin nga frymera te ndyra DHE te gjithe pa perjashtim sheroheshin.
Kur rizgjimi kap nje qytet ose nje vend do te merret vesh shume shpejt lajmi dhe do te vijne vete njerez te tjere nga qytetet perreth per te sjelle te semure qe te sherohen dhe te tjere do te shpetohen.
Lavdi Zotit Zoti ben mrekulli fantastike.
vazhdon.....
Krijoni Kontakt