Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 91
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A KA KUVENDI I SHQIPËRISË TRE BURRA(NESHA) ?

    Prishtinë, 30 janar 2011 (Kosovapress) Koha 03:54


    Ali Mehmeti

    Shqipëria është në krizë. Këtë askush nuk mund ta mohoj. Si çdo krizë edhe kjo kërkon një zgjidhje. Oferta e analizave pse ka ardhur deri këtu janë të shumta. Por oferta për zgjidhje gati që nuk ka. E vetmja ofertë erdhi e artikuluar nga ish Presidenti z. Alfred Mojsiu, i cili, për ata që nuk dinë është propozuar për president nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Ai propozon zgjedhje të reja parlamentare. Por, si të arrihet aty, kur njëra palë është e gatshme të “vras tre, tridhjetë, treqind apo të gjithë puçistët “ (PD), kurse pala tjetër nuk heq dorë nga kjo kërkesë (PS) ?

    Mundësia e vetme që kjo të bëhet në mënyrë të civilizuar dhe pa u prek sedra e askujt është që të bëjmë një apel tek deputetët e Partisë Demokratike dhe asaj të LSI-së që së paku tre veta ta shpallin pavarësimin e tyre nga partia duke ia refuzuar votat qeverisë aktuale. Kjo do t’i shpëtonte me faqe të bardhë të dy prijësit, Presidentit do t’iu hapte rruga për shpalljen e zgjedhjeve të reja, këta tre deputet/e do të hynin në histori, kurse Shqipëria do të kthehet në rrugë “të Zotit”.

    Këtë e mendoj sikur një mundësi reale, pasi që nuk mund të besoj se në mesin e 73 burrave dhe grave nuk ka tre që janë të pashantazhueshëm, të guximshëm dhe që ia duan të mirën Shqipërisë, që nuk janë më të gatshëm t’i shërbejnë një Kryeministri që:
    - nga fjalori i vet nuk heq fjalët banditë, legen, puçistë, mercenarë, të droguar, rrugaçë, gënjeshtar/e, lavire (madje të shqiptuar para fëmijëve),....., duke ia adresuar të gjithë këto atyre që ai mendon se ia kanë zënë rrugën;
    - që të gjitha institucionet e drejtësisë do t’i reduktoj në komisionin parlamentar të përbërë nga pretorianët e tij,
    - që edhe tre vjet pas Gërdecit nuk u gjykua askush për vrasje të afër 30 vetave në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë (mos të flasim për aspekte tjera kriminale të këtij rasti), kurse ministri i mbrojtjes i asaj kohe sot është ministër i mjedisit (Fatmir Mehdiu);
    - që paturpësisht mbron zëvendësin e vet Ilir Metën edhe atëherë kur ky i fundit zihet me “presh në duar”, i xhiruar me kamerë të fshehur, duke thurur plane të palejuara dhe duke shkelur ligjet, të cilat do të duhej t’i zbatonte, madje edhe t’i detyronte të tjerët t’i zbatojnë;
    - që ish zëvendëskryeministrin e vet dhe ish ministrinë e drejtësisë Ilir Rusmajli, i cili po ashtu u zu me “presh në duar” me bisedë të regjistruar ku vëllai i tij luante rolin e sekserit dhe bënte presion mbi ish drejtorin e burgjeve Sajmir Shehri duke kërkuar favore për një tender, e emëron Kryetar delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës në Strasburg.
    - që pas vendimit se u shkel Kushtetuta nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me rastin e lidhjes së paktit detar me Greqinë, kur u falen rreth 400-500 km2 katror të detit, kryesuesin e grupit punues dhe njëkohësisht Zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kristaq Gerveni e gradoi (si shpërblim) me gradën Kundëradmiral dhe e emëroi përfaqësues i Shqipërisë në NATO;

    Nëse mendoni se unë jam idealist dhe varianti i mësipërm nuk mund të ndodh, atëherë propozoj një alternativë tjetër, shumë më efikase. Të hapim një fond të posaçëm ku qytetarët do të derdhin një shumë të hollash që do të mjaftonte për blerjen e këtyre tre deputetëve. Sado që të jetë çmimi i tyre, ky shpenzim do të jetë i arsyeshëm, sepse do të jetë më i vogël se sa ai që e paguan çdo shqiptar, kudo që ndodhet. Paraprakisht, si e do shteti ligjor, do të hapim një tender që ta arrijmë ofertën më të lirë. Madje edhe do të korruptojmë dikë nëse ka nevojë.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ali mehmeti qenka ne hall.
    nuk mund te marr fryme po nuk e pa ed- rucin sundimtar te shqiperise.
    qenka qose.

    ---


    55

    OPINION

    Rexhep në letërsi e qose në politikë

    29-01-2011 /

    Nga Rexhep Shahu


    Rexhep ne letërsi e Qose ne politike - ja ky eshte Rexhep Qosja. I duket vetja si perandor, si shqiptari me i madh, si patrioti me i madh, si dijetari më i madh, aty e kthe mbrapsht. Rexhep Qosja, qosja e skajshme, e harruara e paduhura dhe panevojshmja e politikës shqiptare, e vuan rëndë, shumë rëndë vetminë e mospërfilljen totale që i bëhet në botën shqiptare nga bota shqiptare.
    Ka 20 vjet që vjell vner kundër Sali Berishës. Ka 20 vjet që matet veç me Sali Berishën. Ka 20 vjet që veç e urren Sali Berishën dhe thur pa nda fletërrufe kundër tij. Ka 20 vjet që sheh veç zi në Sali Berishën dhe asnjëherë nuk ka mundë ky farë dijetari me artikulue asnjë fjalë të mirë për asnjë punë të mirë të Sali Berishës.
    Më e pakta që ka nevojë Sali Berisha është t’i dal zot unë në raport me Rexhep Qosen, të cilin e ka dënuar me harrim Kosova dhe e gjithë bota shqiptare, përveç segmenteve apo organizatave komuniste në shuarje.
    Rexhep Qosja duke dashtë me i ba të gjitha, duke dashtë me qenë gjithçka për shqiptarët, duke dashtë me na e mbushë mendjen se edhe pordha e tij i vyen kombit shqiptar, duke dashtë me zor me i shkelë e shuajt të tjerët e me ec nëpër trupat e të tjerëve që i ka konsiderue miza e buburreca, ka harrue veten e tij, ka harrue se kush është. I është mbushë mendja se të gjitha mizat bëjnë mjaltë, duke harrue se vetëm bleta bën mjaltë. Dhe vetë ka kohë që nuk është mjaltë por veçc grenxë e keqe. Ka me dekë pa u bindë prej urrejtjes se Sali Berisha sa i perket çështjes kombëtare eshte certifikuar si shqiptari me i madh i derisotshem. Atë që te tjeret e enderrojne me mijëra vjet, Sali Berisha e beri - e bashkoi kombin, ndërtoi uren e bashkimit.
    Sali Berisha ka 20 vjet që në politikën shqiptare e kombëtare është në krye me votat e shqiptarëve. Ose në krye të shtetit e qeverisë ose në krye të opozitës, por gjithsesi në krye, e theksoj me vota shqiptarësh. Ndërsa Rexhep Qosja për fatin e tij të keq, nuk votohet nga askush ne Kosove, as nga një autobus me shqiptarë dhe për këtë shkak ai i urren skajshëm shqiptarët dhe vetëshpallet si me i mençuri, si me i dituri, si më i pakuptuari ndër ne.
    Dhe e urren Sali Berishën që e votojnë shqiptarët. Urren Sali Berishën sepse urren shqiptarët të cilët e kanë produkt të tyrin Sali Berishën. Rexhep Qosja, Rexhep në letërsi e Qose neveritëse në politikë kujton se gjithë shqiptarët janë të huptë dhe ende nuk dinë shkrim e këndim.
    Po tashmë njerëzia e din se kush është Rexhep Qosja. Shqiptaret nuk harrojne dot se nëse ka vjelle kush vner kunder Shqipërisë, demokracise ne Shqiperi, kunder Sali Berishes, ky eshte Rexhep Qosja. Shqiptaret nuk harrojne se ky e quajti revolucion te vonuar demokratik shkatërrimin e Shqiperise ne vitin 1997. Kur erdhën kufomat e trupave te mbytur ne det, ne Vlore, Rexhep Qosja u tha qytetareve se ne syte tuaj shoh lumturi, kur ne ato sy kishte veç lotë e jo lotë gëzimi. Rexhep Qosja qe i hiqte diten e punes Ibrahim Rugoves ne Akademi qe Rugova te mos merrte pagën e plote. E kur e shihte se Rugova e merrte pagën pa e numëruar dhe e fuste në xhep, Qosja tërbohej pse nuk ankohej Ibra për ditën e hequr të punës. Por Ibra, ai i madhi, që i pati ofruar mundësi Qoses por Qosja tutej të drejtonte lidhjen e shkrimtarëve të Kosovës, të drejtonte Lidhjen Demokratike të Kosovës, të lëshonte rrufe e gjëmë në Beograd për të mbrojtur Kosovën, Ibra nuk i fuste mendtë me të. Rexhep Qosja qe iu shmang Kosovës, u qeth e u rrua taze, u vesh si grua, vuri shami ne koke dhe erdhi ne nje nga vilat e bllokut ne Tirane kur Rugova qëndronte ne Prishtine ne vitin 1999. Ditë më vonë, kur iu rrit mjekra, doli me Hashimin në atë mot dhe shkoi në periferi të Tiranës të takohej me shqiptarë të dëbuar.
    Ehh, ka plot te tjera per Qosen.
    Por nuk është më koha që me pallton e zezë zbërthyer e me xhepat çelë që të mundnin njerzit të fusnin marka në xhepat e mbushur plot marka me ecë nëpër korridoret e sallava të mbushura me emigrantë shqiptarë në Gjermani e Zvicër. Nuk është më koha.
    Dhe kur them Rexhep ne letërsi e Qose ne politike, kam pikerisht parasysh se ai vetëm me politike nuk eshte dashur te merrej kurre. Me letersi po, sepse ka kontribute. Por nuk eshte kontribut i madh letrar i tij qe na ka mbrojtur para serbeve romantizmin e Naim Frasherit sepse serbet vetem kete romantizëm te Naimit nuk na e kane kërcënuar kurre.
    Rexhepi i letërsisë së Qoses së politikës nuk ka mundur ta plotësojë detyrën para atdheut. Ka patur gjithë financat e duhura në dorë të tij, gjithë popullin në dispozicion, marka sa të donte, që të mund të botonte historinë e vërtetë të Kosovës në gjithë gjuhët e mëdha e jo veç ne serbisht e rusisht që ai njeh, që bota të mësonte historinë tonë. Ndërkohë që serbët e kanë bërë mirë këtë gjë. Kush e ka ndalë Qosen për këtë? Ka patur në dorë gjithë akademinë dhe po të donte, do të mundej t’i tregonte botës se Kosova është shqiptare, kishat në Kosovë janë shqiptare e jo serbe.
    Por Qosja është marrë me përralla, me inate e me vogëlina. Është matë me dy të mëdhenjtë e botës shqiptare, Ibrahim Rugovën e Sali Berishën, të cilët asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht duket këtë Qosen e politikës.
    I shkrova këto radhë dhe më vjen keq pse. Jam emnak me Rexhep Qosen. Për Rexhepin e letërsisë edhe çohem në këmbë, për literaturën e tij, për romanet e tij. Por unë dua më shumë, kam dashtë më shumë sepse ai është dashur të japë më shumë, më shumë se shumëkush.
    E për Qosen e politikës, merre me lëng se mishi u sos. Sa për nder, kishim me ia ditë që ai të heshtte e të mos ngatërronte politikën shqiptare, të mos mbillte urrejtje. Sepse si mbjellës urrejtje është i mirë – pikon si pika e strehës në gur dhe e lë shenjën.



    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-01-2011 më 00:41

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Para do kohësh (ndoshta vitin e kaluar) qyteti im (krahina ime) Qosen e shpalli qytetar nderi.
    Po të kishte mundësi unë do t'ia merrja hisen time të çmimit, Qoses.
    Mirë i bën ai librat, por nuk ka erë në politikë.

  4. #64
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Qosen mos e thrrisni qose ,se ai gjat lufte me dimija grash e mafes po grash pat hyr ne FROM
    Mos ja zeni per te madhe se njeriun qe e mbyt frika esht i vdekur ,i till esht shoku Regjep .
    Ky qosja esht vertet qose nga mendjet dhe ate kure flitet per qeshtje kombetare.

    Ky qose matufi esht me probleme psikiatrike dhe si te till duhet trajtuar,ky vuan nga lakmija per pushtet ,por njerzve si ky populli ua kadhen driten jeshile se nuk i duhen ne politik te tillet.
    Politikberja nuk behet me shantazhe e me trillime..politikat servile dhe serviliteti qosoist se duhet perkrahur ate qe shtiret se esht ne hall dhe jo ate qe vertet esht ne hall.
    Zotrote Regjep nese ke rastin ta lexosh ket shkrim timin ta them me bindjen e plot edhe si njeri edhe si shqiptar se ti dhe ata qe mendojn si ti se kan hallin e Shqipris por hallin e pushtetit qe esht ber semundje-lakmi i juaj dhe i atyre qe deklarohen si ju Qose ,dikur i respektuar nga une si nji mbret i shqiptaris.
    Zotrote Qose ju nuk keni as kapacitet moral e as intelektual te veheni ne anen e atyre qe bejn shtet por te atyre qe rrenojn .
    Juve deshironi vetem pas rrenimeve te ngriteni e te thoni ja ne e dinim .
    Ju nuk u bet koheve te fundit prej atyre qe nderojn e ndertojn ket Shqiperi te shumvuajtur.
    Me leht ju vje te rrenoni se keni ndihmen e atyre qe ju premtojn kolltuqe ku puna juaj do jet e leht vetem rrenim ku dinamitet tuaj e te bandave tuaja me tritole e dinamiter rusosllav rrenojn sa mbyll e hap syt ate qe esht ndertuar me djers e gjak te brezave te ter shqiptaresh .
    Ju keni humbur respektin tim Shoku Qose.
    Ne vend se te mbroni shtetin ,ju mbshtetet rrenuesit.
    Gjuha esht prej tuli shoku Qose..ju i heshtet dhunes se atyre qe thirren ne liri ne zhvillim ne shtetndertim ,jo...qose i nderuar i im i dikurshem ,shtetin nuk ka te drejt ta rrenoj as grevisti as politiqari as SAliu as une as ti shoku Qose.
    Shqipria esht e atyre qe e ndertuan dhe jo e atyre qe rrenuan e qe duan ta rrenojn dhe aq me pak e atyre qe mendojn si juve shoku Qose.
    Te hysh ne vallen e atyre qe vejn zjarre mer me ose pa deshiren tende epitetin e zjarr putistve siq meritoni te quheni ne baz te asaj qfar thirrni ne vallzim djajesh qe populli i ndershem moti ua ka treguar vendin dhe do ua tregoj edhe tani edhe neser ..madje edhe me zeshem se me varrimin e politikave te djegjes dhe zjarrdhenjes se Shtetit do ju leri jasht.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Akademiku shahet qelbanik imagjinoni se ne cnivel jane ata qe e shajne.
    E shajne se thote te verteten.
    Jane njerez keta qe rrijne vetem me genjeshtra, genjen i pari katundit, genjejne te gjithe.
    Genjeni sa te doni po bota ka sy dhe veshe dhe me nje kulture minimale vec qesh me keto genjeshtra.
    Albania Uber Alles

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xan..


    qosen nuk e ka nderuar qyteti yt sepse qyteti eshte nje grumbull ndertesash pa goje pa koke.
    qosja eshte dekoruar nga celulat enveriste te qytetit tend te cilat dhe pa e ditur kush eshte qyteti yt.. jam i bindur se jan sot aty si okupatore te lirise e demokracise qe desh te sjelli NATO.. dhe jo vetem okupatore por dhe plackitsa-tore te krejt pasurive te qytetit..

    shoku jani..

    nuk e shajm ne qosen..

    jan mijra varre ne vlore berat e kudo qe kan ne gurin e varrit datlindje te ndryshme kurse si vit vdekjeje kan shumica 1997 ose 98 dhe jan te rinj..
    e ti e di mire se autor i vrasjes eshte kallashi.. kallashi i zabitit Dokles Caushit por dhe i Driteroit e i Qoses..

    sikurse ne kokat e policve te 21-shit jan plaget e hunjve te huliganve te mbeshtetur nga driteroi e Qosja..

    shoku jan.. mos kujto se e late m me sh me 28 janar..

    vec luajtet nje komedi qe nuk u a pelqeu kush..

    cthon shoket lart?

    sa do vrisni ne 21-shat e tjera qe kini ne pllan..

    shoku janiii.. ne hall jini..

    kushedi sa i dh.jere je ndjere kur ke pa fotot e ftyrave te perlotura te femijve te pafajshem.. te bedelve myrto vezir e hekuran..

    apo ju eshte bere lekura sholle ...

    ose nga qe rridhni nga soje qe u eshte bere fytyra sholle e katrama qe me dizet e 5-se dhe ju kini lindur te fytyre-shollezuar..

    kushedi cheq DG-ja te zbuse pak lekuren me kremra te jashtem..

    --



    AKTUALITET
    Viktimat u vranë nga një predhë e vetme, huliganët e puçit u paguan me nga 200 mijë lekë
    30-01-2011 /

    Gazeta 55


    Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, fajëson kreun e PS-së si autorin e puçit të dështuar të shtetit

    “Që në fillimin e veprimtarisë së dhunshme e deri dy orë më vonë ka pasur një tentativë të pandërprerë të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit për t’u lidhur me Edi Ramën për t’i kërkuar atij që të tërhiqte personat që nisën dhunën ndaj policisë, dhunë që po përshkallëzohej. Me dhjetëra telefonata dhe dhjetëra SMS, Edi Rama nuk i është përgjigjur. Kjo zbardh një tjetër pjesë të skenarit. Përpara publikut nuk kemi pse ta fshehim këtë pjesë. Ka pjesë të tjera të cilat përbëjnë thelbin e punës operative të grupeve që po shqyrtojnë të gjitha rrethanat e puçit të 21 janarit”

    “Fakti që brenda turmës së demonstratës së 21 Janarit, ishin ndarë mirë detyrat për grupe të dhunshme 5-vetëshe, e bën të qartë se skenari ishte ai i një puçi dhe marrjes së pushtetit me dhunë”.
    Kështu e ka nisur argumentimin e tij, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 janarit.
    Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë për skenarin klasik të në puçi, që të dalësh me tanke, se ky nuk konëptohet në asnjë vend të NATO-s.
    Por sipas ministrit Basha, vetëm falë qëndresës dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, kjo gjë u shmang.
    Duke folur për viktimat, Basha zbuloi një fakt, sipas të cilit ata janë vrarë nga një predhë e vetme.
    Për sa i përket çështjes së Gardës së Republikës dhe debatit të hapur rreth saj gjatë këtyre ditëve pas demonstratës së 21 Janarit, ministri Basha tha se me ligj, Garda ka për detyrë të asgjësojë çdo rrezik që u paraqitet institucioneve
    Sipas tij, e rëndësishme është që shqiptarët të kuptojnë se vetëm falë vetëpërmbajtjes së Gardës nuk pati më shumë viktima, pasi ajo ka si detyrë me ligj, asgjësimin e rrezikut ndaj organeve kushtetuese.
    Ndërsa për sa i përket çështjes së hetimit të asaj që ndodhi në 21 Janar, ministri Basha tha se primar është hetimi i shkakut që na solli deri këtu dhe kush e mori nismën për puçin.
    Duke përfunduar se pa u zbardhur këto, nuk mund të bëhet fjalë për një hetim të gjithanshëm të demonstratës së 21 Janarit, gjë të cilën në fakt e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët.

    Brenda një jave, kemi dy demonstrata të ndryshme nga ana e opozitës,. Si e komentoni ju këtë?
    28 janari faktoi katërcipërisht se Edi Rama është organizatori i vetëm i 21 janarit. Dy ditë më parë, në 28 janar, të organizuar në 10 kuadrate pothuajse ushtarake marshuan nën urdhrat e Edi Ramës nën heshtje pa u shfaqur asnjë tendencë agresiviteti apo acarimi. Kjo ngjarje ndodhte një javë pas humbjes së tre jetëve njerëzore me 21 janar çka do të çonte logjikisht në përfundimin se një pjesë e personave të ftuar nga PS në këtë tubim do të ishin shumë më të acaruar se sa në 21 janarin. Megjithatë Edi Rama ia doli që në 28 janar të organizonte në kuadrate pothuajse ushtarake dhe të shmangte jo vetëm incidentet por edhe eksesin më të vogël. Në 21 janar ishte po Edi Rama i cili pas një jave më parë i bëri thirrje popullit, të ashtuquajtur popull, të ngrihej mbi Kushtetutën dhe një ditë përpara paralajmëroi se Kryeministri do të ecë mbi të vdekur në qoftë se nuk pranon zgjidhjen e re politike. Jo vetëm kaq, por ai nga qendra e kontrollit dhe e komandës së puçit të 21 janarit orkestroi me hollësi çdo veprim të operacionit 5 orësh të rrethimit, goditjes dhe përpjekjes për të marrë me dhunë selinë e Këshillit të Ministrave në një vend anëtar të NATO-s.

    Tashmë ka një emër. Është cilësuar nga Komisioni hetimor parlamentar i mbledhur nga Kuvendi i Shqipërisë, nga Kryeministri i vendit Sali Berisha si një puç institucional? Cilat janë këto elementë që ju bëjnë ta përkufizoni në këtë lloj forme?
    Ngjarjet e 21 janarit mbahet mend shume mirë për disa tipare. Tipari i parë është që nuk pati asnjë mesazh politik. Mesazhi i vetëm që qytetarët mbajnë mend është dhuna e cila nisi menjëherë pas grumbullimit të masës së dhunshme para kordonit policor, pa asnjë paralajmërim pa asnjë provokim dhe këtë e ka parë të gjithë... Pra mesazhi i vetëm i 21 janarit ishte dhuna. Skenari parashikonte që nëpërmjet dhunës të krijonte një gjendje anarkie në vend. Kjo gjendje anarkie do ishte e pashmangshme në se puçistët dhe falanga e tyre e krimit me 300-400 vetë e cila s’kishte asnjë lidhje nga PS por ishte e paguar dhe e droguar me drogë sintetike, do të arrinte objektivin e vet, i cili do të ishte marrja e Këshillit të Ministrave me dhunë.

    Ka qenë ky qëllimi..., përpjekja për të krijuar një gjendje anarkie dhe për të marrë pushtetin?
    Fakt që selia e Këshillit të Ministrave u mbajt e rrethuar për 5 orë dhe u godit nga bomba molotov dhe më armë zjarri, fakti që brenda kësaj turme violente ishin mirëpërcaktuar qartë detyrat për 10 - 15 grupe 5 vetëshe..., provojnë qartë se skenari ishte ky dhe vetëm ky. Pas krijimit të një gjendjeje anarkie do të kërkohej qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme në kuptimin e grushtit shteti apo pucit. Bëhej fjalë për një skenar të mirë detajuar jo skenar klasik i daljes së tankeve dhe përmbysjes së një qeverie sepse kjo nuk nënkuptohej në asnjë vend anëtar të NATO-s por një skenar i marrjes së pushtetit me dhunë nëpërmjet fazave. Faza e parë do të ishte goditja e selisë së Këshillit të Ministrave e cila zgjati për 5 orë. Faza e dytë është krijimi i një gjendjeje anarkie në të gjithë vendin. Dhe faza e tretë do të ishte kërkesa për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjet e parakohshme në vend.

    Pse ky skenar nuk u realizua?
    E vetmja arsye që ky skenar nuk u realizua është se forcat e rendit qëndruan për herë të parë, falë profesionalizmit të tyre reformave që polica e shtetit ka marrë gjatë këtyre 5 vetëve... Në çdo vend anëtar të NATO-s është e paimagjinueshme që një qytetar ti afrohet objekteve të një rëndësie të veçantë që mbrohen nga gardat apo organet analoge me këto vende pa asnjë konsekuencë. Imagjinoni për një çast sikur kjo të ndodhë pranë Shtëpisë së Bardhë, Kryeministrit britanik apo selisë së Kancelares gjermane, Presidentit Francës, Kryeministrit Italian apo çdo vendi tjetër anëtar të NATO-s. Përgjigja e Gardës ka qenë jo vetëm profesionale por edhe e përmbajtur.

    Çfarë të drejte i jep ligji Gardës të bëjë në këto raste dhe kushtetuta?
    Me ligj Garda ka detyrë të asgjësojë çdo rrezik që i paraqitet objekteve që kanë në mbrojtje... Me ligj Garda e Republikës është e autorizuar të përdorë armë zjarri për të goditur çdo rrezik që ka të bëjë me thyerjen e perimetrit të sigurisë, me goditjen e punonjësve të Gardës në detyrë qoftë kjo dhe nga jashtë objektit dhe çdo rrezik që i kërcënohet personave nën mbrojtjen e gardës qofshin këto personat brenda Shqipërisë apo personat e huaj që vizitojnë Shqipërinë. Garda e Republikës është vija e fundit e mbrojtjes është një organizëm.

    A është qëlluar nga ana e Gardës?
    Garda ka zbatuar standardet e NATO-s por natyrisht ka qenë e vetëpërmbajtur. Në momente të veçanta ka pasur persona të cilët godisnin punonjësit e Gardës nga brenda perimetrit të Këshillit të Ministrave. Kemi parë të gjithë sesi një makinë u përpoq të godiste me dhunë barrierën. Kemi parë persona që e kapërcyen gjithashtu këtë perimetër. Në këto raste Garda ka qenë e autorizuar të hapte zjarr për asgjësim ndaj gjithë këtyre personave por është treguar e vetëpërmbajtur... Duke marrë shkas për tre viktimat opozita u mundua të heqë vëmendjen nga shkaqet e puçit dhe dhuna. Ka rëndësi të cilësohet një moment. Të tre personat kanë mbetur viktimë e një predhe të vetme. Kjo do të thotë, ose ka pasur një goditje të drejtpërdrejtë ndaj këtyre personave, ose ata janë viktima të zjarrit që nuk ka qenë të drejtuar nga një person i vetëm. Balistika do të tregojë gjithçka. Do të vërtetojnë nëse këta persona janë goditur nga Garda e cila ka qëlluar në ajër apo janë goditur nga persona të tjerë. Kjo mbetet enigmë... Në rastin e 21 janarit nuk kemi të bëjmë më një aksion politik. Sepse me 21 janar nuk kanë qenë socialistët por kanë qenë persona, banditë të paguar, të droguar, të trajnuar të financuar nga shtabi i puçit. Të dhënat e para tregojnë se një numër i madh i të ndaluarve nga policia kishin shuma standarde në xhep të cilat vërtiteshin në shumën 200 mijë lekë (të vjetra). Hetimi do zbardhë këtë pjesë. Të gjithë këta persona të kishin një shumë standarde, që konvertohej në 170 – 180 euro. Pra puçi ka qenë i financuar s’ka qenë spontan.

    Çfarë është ky kontingjent?
    Ky kontingjent është një kontingjent me precedentë të shumtë penal, në ndjekje të organeve të policisë por dhe personave që kanë pasur dënime të mëparshme për akte dhune. Gjithçka është e skeduar. Pra skema e puçit që nga ky moment është tërësisht e zbërthyer...

    Prokurorja e përgjithshme u shpreh se nuk ka marrë asnjë padi nga policia lidhur me deklaratat dhe kërcënimet që kishin mbërritur nga opozita ndërkohë që policia doli menjëherë për ta përgënjeshtruar këtë gjë duke u shprehur se ka gjithë dokumentacionin e deklaratave publike bërë në media nga lider të ndryshëm të opozitës të cilët përbëjnë kërcënim? Është dorëzuar apo jo kjo padi?
    Natyrisht që është dorëzuar. Policia ka bërë publik dokumentin në një konferencë për shtyp dhe është përtej çdo dyshimi që qëndrimi i mbajtur nga prokurorja e përgjithshme është i pavërtetë. Në rastin më të mirë për të ky dokument i është fshehur asaj. Por në rastin më të keq ajo kërkon nëpërmjet sjelljes së saj të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga shkaku i ngjarjes te pasojat e ngjarjes. Pasojat e ngjarjes janë tre viktimat dhe hetimi për to duhet të jetë i plotë profesional i paanshëm dhe i pandikuar. Por shkaku që solli deri këtu duhet të jetë fillimi i hetimit. Sepse pa filluar hetimi i shkakut të dhunës, por jo se kush e kreu dhunën me çfarë detyrash ishin ngarkuar këto huliganë si u financuan, çfarë detyrash mori secili prej tyre, linjat e komandës, linjat e komunikimit cili ishte roli i këtyre personave nga Edi Rama dhe të tjerët të cilët thanë nëpër televizionet e vendit se populli do ngrihej mbi Kushtetutën dhe e pamë se çfarë populli ishte. Pa u zbardhur këto s’mund të behët fjalë për një hetim të gjithanshëm sepse të gjithë jemi dëshmitarë se si SHBA dhe BE kanë kërkuar një hetim të gjithanshme, shkaktarët, organizatorët, financuesit dhe zbatuesit e dhunës ndaj institucioneve shtetërore me 21 janar

    Në pamë se kishte një problem në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme që në çastin ku tri orë pasi kishte ndodhur ngjarja u kërkuan urdhër ndalimet ndaj zinxhirit komandues të Gardës? Një ngjarje në bulevard u konsiderua nga Prokurorja e Përgjithshme, ndërsa nga Kryeministri i vendit kjo ngjarje u konsiderua një puç. Duket se ka pasur një këndvështrim të ndryshëm dhe këtë e pamë dhe në kërkesën për ardhjen e eksperteve të huaj për hetim?
    Është një kërkese nga Kryeministri Berisha që ka gjetur mirëkuptimin e plotë dhe nga përfaqësuesit e SHBA, pasi për ata dhe për partnerët e tjerë s’mund të kalonte pa u vëne re nxitimi i Prokurorisë për të ndaluar 5 apo 6 komponentë operative të Gardës në kushtet e një puçi që kishte ndodhur vetëm 12 orë më përpara, ndërkohë që deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim i denjë i Prokurorisë as në lidhje me referimin që Policia e Shtetit ka bërë në bazë të Kodit Penal për thirrje dhe dhunë për përmbysje të rendit kushtetues të personave të future nga Edi Rama, ndaj të cilëve Prokuroria duhet të kishte filluar hetimin kryesisht para 21 janarit. Detyra e institucioneve ishte që para 21 janarit të ndërmerreshin veprimet e tyre, kushdo qoftë ky aq më shumë që ky person mbart postin e kryetarit të PS.

    Komisioni hetimor ka kërkuar zbardhjen e tabulateve të bisedave telefonike nga operatori duke përfshirë dhe ju?
    Kjo është e domosdoshme. E rëndësishme është se që në fillimin e veprimtarisë së dhunshme e deri dy orë më vonë ka pasur një tentativë të pandërprerë të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit për t’u lidhur me Edi Ramën për t’i kërkuar atij që të tërhiqte personat që nisën dhunën ndaj policisë, dhunë që po përshkallëzohej. Me dhjetëra telefonata dhe dhjetëra SMS, Edi Rama nuk i është përgjigjur. Kjo zbardh një tjetër pjesë të skenarit. Përpara publikut nuk kemi pse ta fshehim këtë pjesë. Ka pjesë të tjera të cilat përbëjnë thelbin e punës operative të grupeve që po shqyrtojnë të gjitha rrethanat e puçit të 21 janarit.

    A keni besim te organet e akuzës shqiptare për një hetim të plotë? Ku do dërgohen këto të dhëna?
    Të dhënat disponohen në forma të ndryshme. Janë të dhëna operative. Ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të hetimit. Aty ku ka hapësirë për bashkëpunim institucional do të shfrytëzohet kjo hapësirë dhe për fat të mirë aty ku kjo hapësirë nuk ekziston do të zbardhet nga partnerët tanë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-01-2011 më 05:10

  7. #67
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Akademiku shahet qelbanik imagjinoni se ne cnivel jane ata qe e shajne.
    E shajne se thote te verteten.
    Jane njerez keta qe rrijne vetem me genjeshtra, genjen i pari katundit, genjejne te gjithe.
    Genjeni sa te doni po bota ka sy dhe veshe dhe me nje kulture minimale vec qesh me keto genjeshtra.
    Thot Qosja ,thoni ju ,besoni ju dhe u dashka te besojn gjith shqiptaret.,e gjith bota.

    Kush e tha te verteten?!
    nese mendoni se qosja e ka then te verteten ,gaboheni shoku juanito-
    ke ren ne kundershtim me vetveten ,ndryshe se kuptoj ..pra thot qosja dhe ja zgjedhja magjike.
    Shqipoeria dhe qytetaret e saj nuk do ken qetsin e merituar dhe te nevojshme per te hecur para gjer sa tua ndal fjalet e liga ktyre shpirtshiturve kumunist,si qosajve e shokve te tij .Kta qoset jon te rritur me nostalgjin e te sunduarit ,te till i kishin eterit dhe vet jon te till dhe te till do ikun nga kjo bot qe sa her u erdhi uji ne lugmulliri e treguan fetyren e vertet.
    Ksaj te keqeje qe i duartrokasin lloj ..lloj mendjembrapshtish duhet tua ndalojm ne fyt mallkimin qe bejn.
    Mallkimi do u bie ne kokat e tyre..sesht me Shqipria e shqiptaret si dikur ,tani kure., ane e mban saj kemi njerz te ditur dhe miq ne te gjitha kontinentet e botes.

    Ede te tilla me rrenime nuk na duhen qose po patet dashuri vazhdojeni ku e lan te tjeret por jo rrenim.
    At teveqel jo vetem duhet shar po edhe ti terheqet vrejtje serjoze se per thirrje ne rrenim duhet gjendet prapa grilave.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Akademiku shahet qelbanik imagjinoni se ne cnivel jane ata qe e shajne.
    E shajne se thote te verteten.
    Jane njerez keta qe rrijne vetem me genjeshtra, genjen i pari katundit, genjejne te gjithe.
    Genjeni sa te doni po bota ka sy dhe veshe dhe me nje kulture minimale vec qesh me keto genjeshtra.
    "Ne u fye burri i mire dhe i mencur nga zuzari , zemra mos t'i rrjedhe gjak , se ne theu guri i dheut te bukuren gote ari , vlere e gurit nuk u rrit dhe e arit nuk u mpak !"

    Sadiu tek "Gjylistani dhe bostani" e perkthyer nga Fan S. Noli .

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bamo..

    ate veper qe thua nuku e ka perkthyer Fan Noli..

    nejse..

    Qosja ka shkruar vepren.. "Si mund te shkaterrosh Shqiperine".. dhe si kryeveper ka " Per te zhdukur LDK-ne ja vlen te perdoresh dhe Ushtrine serbe"..

    Kurse tani ka ne dore vepren.. " si mund ta ri-cojme Shqiperine 150 vjet prapa"..

  10. #70
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anëtarësuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    Qosja ka mar guximin nga dikush te flas ne kto trazira,aj as qe eshte ndier gjalle pas luftes se Kosoves,por ja qe tani ka ngrit zanin,ose leku ose cyteku . Por ka edhe dicka ne ket amulli "proletaret e gjitha vendeve bashkohuni",kush e ben kete thirrje ? . Ka filluar me 21 janar e kushedi se kur dhe ku do te ndalet .
    Prandaj jap mesazhin "Demoktrat te te gjitha vendeve bashkohuni",eshte zgjuar enveri,eshte zgjuar stalini,eshte zgjuar millosevici,eshte zgjuar qosja,eshte zgjuar mejdani,eshte zgjuar alfred moisiu ,eshte zgjuar greku,per ta nderpre Shqiperin ne rruget jo vetem fizike qe u mahnit bota nga bukuria e punimeve por edhe rruget shpirterore me popujt e civilizuar.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •