Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Ajo është mbretëreshë

    Ky vëlla musliman na rrëfen dhe thotë: Fqinji im më i afërt ishte një plakë jomuslimane, e cila i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Jetonte e vetmuar në një shtëpi të qetë, ku nuk i trokiste askush në derë dhe nuk e vizitonte njeri. Hynte dhe dilte prej shtëpisë e vetmuar, s'kishte askënd prej të afërmeve për ta ndihmuar dhe për të përkujdesur për të. Ushqimin dhe rrobat çka i nevojiteshin i blinte vet, saqë kur e shikonte njeri e kaplonte keqardhje për gjendjen e saj.





    Një ditë prej ditëve kërkoi prej meje t'ia kryej një nevojë që e kishte, dhe unë padyshim pranova që me plotë dëshirë t'i ndihmoj, pasi që Islami na urdhëron që t'i respektojmë dhe ndihmojmë fqinjët tanë edhe në rast se janë jomuslimanë. U habit plaka aq shumë, edhe pse nuk bëra ndonjë vepër të madhe, se pse pranova t'i ndihmoj edhe atë pa të holla.

    Ditën e nesërme erdhi plaka në shtëpinë tonë, dhe i solli disa ëmbëlsira për fëmijët tanë dhe me vete e kishte sjellë një mirënjohje, e cila përdoret në raste manifestimi, ku ishte shprehur me fjalë falënderimi dhe respekti për atë vepër që e bëra për të. Nuk duhet të çuditemi në reagimin e saj, pasi që ajo jetonte në një shoqëri ku s'njihet fjala mirësi dhe humanitet, dhe s'dinë se çka është mëshira dhe keqardhja, marrëdhëniet mes fqinjëve në shumicën e rasteve mbarojnë me përshëndetjen e mëngjesit dhe mbrëmjes. E nxita që ta viziton më shpesh shtëpinë dhe gruan time, dhe me të vërtet kohë pas kohe na vizitonte. Gjatë vizitave që na bënte, e kuptoi plaka se tek ne muslimanët burri është përgjegjës i shtëpisë dhe i familjes së tij. Ai përkujdeset për blerjen e ushqimit dhe rrobave dhe të gjitha nevojave familjare. Vërejti se respekti i gruas ndaj burrit është i lartë dhe po ashtu respekti i burrit ndaj gruas është i madh, pa marrë parasysh se a është vajzë, grua apo nënë, e në veçanti kur ajo moshohet dhe të gjithë garojnë për shërbimin dhe respektimin e saj. Kurse ai i cili s'i përfill këto ligje dhe s'e posedon këtë moral është i urryer në shoqëri. Po ashtu e vërejti sjelljen e prindit me fëmijët e tij, dhe sjelljen e fëmijëve me prindërit e tyre dhe sakrificën e nënës për burrin e saj dhe fëmijët e saj.

    Plaka e mjerë pasi që e vërejti këtë familje muslimane, filloi ta krahason jetën e saj, se si jeton ajo dhe si jetojnë muslimanët në familjet e tyre. Iu rikujtuan fëmijët dhe nipat e saj për të cilët s'dinë e mjera se ku jetojnë dhe asnjëri prej tyre s'e viziton, ndoshta edhe vdes apo varroset e ata s'dinë asgjë për të. Pastaj, filloi t'i rrëfen gruas time vështirësitë me të cilat ballafaqohet gruaja perëndimore në punë dhe në kryerjen e nevojave shtëpiake, ku edhe e mbaroi fjalimin e saj duke thënë se: "Gruaja muslimane qenka mbretëreshë, dhe po mos të isha në moshën e shkuar, do të isha martuar me një burrë musliman sikurse burri yt dhe do të jetoja sikurse jetoni ju".

    Pra, kjo është një dukuri që e dallon dhe e kupton çdo njeri i cili jeton dhe punon në perëndim dhe botën jomuslimane. Megjithatë disa prej muslimanëve të hutuar, s'iu vjen turp të vazhdojnë në imitimin e jomuslimanëve në çdo sferë të jetës dhe publikimin e librave, revistave dhe gazetave që flasin me mahnitje për drejtat e gruas perëndimore!

    O Allah, falënderimi të takon vetëm Ty që na begatove me begatinë më të madhe, e ajo është Islami: "Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim” (Huxhurat ,17)

    Shkruar nga Irfan Jahia ,Albislam | 15 Janar 2011

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Eshte e vertet dhe realitet i pa mohueshem artikulli ne fjal.

    familja qe te jete familje e shendoshe duhet me qene musliamane praktikante dhe me dije ne islam, ashtu si dhe njeri qe te jete njeri i ndershem, duhet te jet musliman.

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Ky vëlla musliman na rrëfen dhe thotë: Fqinji im më i afërt ishte një plakë jomuslimane, e cila i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Jetonte e vetmuar në një shtëpi të qetë, ku nuk i trokiste askush në derë dhe nuk e vizitonte njeri. .................................................. .................................................. . Nuk duhet të çuditemi në reagimin e saj, pasi që ajo jetonte në një shoqëri ku s'njihet fjala mirësi dhe humanitet, dhe s'dinë se çka është mëshira dhe keqardhja, marrëdhëniet mes fqinjëve në shumicën e rasteve mbarojnë me përshëndetjen e mëngjesit dhe mbrëmjes.......................................... ......................
    Esselamun alejkum.
    Jetonte e vetmuar dhe njekohesisht ne nje shoqeri ku s'njihet fjala miresi e njekosìhesisht afer nje myslimani!!
    Pak si çorbe duket ky tregim edhe pse i lumte atij myslimanit per mikpritjen prej shqiptari qe i paska bere!!
    Jarigas

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Jetonte e vetmuar dhe njekohesisht ne nje shoqeri ku s'njihet fjala miresi e njekosìhesisht afer nje myslimani!!
    Pak si çorbe duket ky tregim edhe pse i lumte atij myslimanit per mikpritjen prej shqiptari qe i paska bere!!
    O injorant, po pse be e ke aq qejf me u përzi ku nuk duhet, po shko hik atje ku të duartrokasin ata që janë njëjtë si ti, se këtu nuk han bukë fjala e injorantëve.

    Komentet e juaja përherë kanë qenë vetëm se me qëllim ofendues, sepse ju e keni të mbjellur në tru urrejtjen ndaj besimtarëve musliman.

    Dhe e dimë shumë mirë se ju nuk mundeni me qëndru rahat pa me u përzi vetëm se me e deviju temat, ose me tregu atë injorancën e juaj personale.

    Nuk jeni duke lërë asnji temë pa me u përzitë. A mos vallë të kërkoj dikush nga ti diçka. Nuk kemi nevojë për jobesimtarët si ti o Jari, prandaj hajt vazhdo rrugën për ku ishe tu shkue.

    Vërejtje për ty jarigas, Mos harro se këtu është Komuniteti Musliman dhe këtu mund të japin mendime vetëm se Muslimanët dhe jo kujt ti kujtohet. Mbasi edhe ju vetë e keni deklaruar se nuk jeni musliman, atëherë, PSE VJEN KËTU ME NA SHIT MEND?

    Në rastëse ka moderatorë që kujdesen për të moderuar forumin, mendoj se duhet të marin masa ndaj këtyre që nuk i përkasin Komunitetit Musliman, që nuk kanë të drejtë që të ofendojnë dhe as që të kundërshtojnë argumentet në përgjithësi, por vetëm se mund të lexojnë dhe të pyesin për atë që nuk dinë ( kuptohet që edhe pyetjet të jenë për të përfituar dhe jo provokative ). Përndyshe duhet shlyer çdo postim që nuk i përket temës, ose postim ofendues, ose provokues. Këtë jua them si këshillë për të pasur një mirëkuptim dhe që të mos ketë tendenca nga ata që kërkojnë përçarjen ndërmjet shqiptarëve në përgjithësi.

    Me respekt, Ramazani.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •