Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Pse quhemi Shqiptarė

    Pse quhemi Shqiptarė

    Kalimi i emrit nga ilirė nė arbėn, arbėr mendohet se u bė nė Mesjetėn e herėshme.

    Nga: Bukurosh Z. Dylgjeri, Histroian


    Shkas i kėtij shkrimi u bė im bir, nxėnės nė njė shkollė 9-vjeēare i cili njė pasdite teksa ishte duke mėsuar tekstin e historisė sė popullit tonė, krejt papritur mė pyeti: – Babi, pse quhemi shqiptarė ne? U ndjeva ngushtė, nuk po dija si tė pėrgjigjegja, diē mėrmėrita me gjysmė zėri dhe i thashė se do tė pėrgjigjem mė saktė ndonjė ditė tjetėr. Nė fakt, kemi mėsuar nė shkollė dhe mė pas se nė lashtėsi vendasit qė banonin me shumicė nė gadishullin Ballkanik, pasardhės tė tė cilėve jemi ne shqiptarėt e sotėm, quheshin ilirė (mendohet se e kemi zanafillėn nga formacionet etnike tė lashta ose pellazgjike! ), ndėrsa vendi ynė thirrej Iliri. Hapsira ilirike shtrihej nga Istria nė perėndim e deri nė lumin Tuna (Danubi) nė lindje, si dhe vazhdonte poshtė nė jug deri nė malet e Pindit (Greqi) e kthehej nė perėndim nė Gjiun e Ambrakisė nė detin Jon. Kėtė dėshmi e japin shumė dijetarė dhe udhėpėrshkues tė huaj, antikė dhe tė mėvonshėm (Ptolemeu, Plini, Polibi, Livi, Hierakli, Straboni, Halkokondili, Prokopi i Ēezaresė, Anonimi i Ravenės, Itinerari i Antonit, Itinerari i Burdigales, Kristobuli, Hoxha Saddedin Efendi, Idris Tbilis, Haxhi Kallfa, Ēelebi, Hahn, Durham etj.). Po kėshtu, qytetet e Ilirisė (Apollonia etj.) pėrmenden edhe nė Bibėl, kur bėhet fjalė pėr apostullin Pal i cili gjatė rrugėtimit tė tij nėpėr Europė pėr tė predikuar krishtėrimin, kaloi edhe nėpėr vendin tonė (Veprat e Apostujve, 17:1). Hapsira ilirike u rrudh mė pas nga dyndjet sllave nė shekujt VI-VII e.s. dhe popullsia veriore e kėtyre trevave u pėrzie dhe u asimilua me ta prej nga u krijuan kombi kroat, boshnjak, slloven, maqedon e pjesėrisht edhe ai serb. "…Ilirėt do tė pėrmenden pėr herė tė fundit nė historinė kishtare nė Euagrit nė lidhje me luftėn e Bizantit kundėr avarėve nė vitin 584…" (S.Anamali).
    Nė vazhdimėsi sot ne vetėnjihemi me emrin shqiptarė dhe vendin tonė e quajmė Shqipni-Shqipė ri, ndėrkohė qė tė huajt atdheun tonė e cilėsuan Albanoi (Plini), apo Arbanon, Arbėri dhe ne na quajtėn: arbanė, arbnesh, arbanas, albanė (ndoshta pėr shkak tė emrit qė mbanin fiset qė banonin nga Durrėsi deri nė Dibėr, ose nėn Shkodėr). Ndėrkohė qė tė tjerė tė huaj pėrdorin shprehje derivate tė kėtij termi si albanci, albanezi, alvanikos, arnautė etj.. Sipas dokumenteve kishtare tė vjetra del se popullsia albanofone emėrtohej etnikisht sipas fesė dhe nė varėsi tė pushtetit politiko-fetar tė sundimtarėve tė kohės, pra latin pėr katolikun, grek pėr ortodoksin, bullgarė pėr ata qė ishin nėn sundimin bullgar, apo dhe vlleh(!) pėr ata qė ishin blegtorė. Nė periudha tė caktuara tė kėsaj kohe nga tė huajt u pėrdorėn pėr kėtė popullsi edhe termat ilirė, romaios, makedonė, epirotė etj. Kjo ishte gjendja deri para pushtimit osman i cili siē do tė rezultojė, do ta ndėrpresė sllavizimin dhe greqizimin e mėtejshėm tė arbėrve.
    Por pse gjithė kėto emra, kur ka ndodhur kalimi nga njė term i caktuar etnogjeografik tek njė tjetėr, pėr ēfarė shkaqesh… janė pyetje qė kėrkojnė me u ndal gjatė. Siē shihet edhe mė lart, kalimi i emrit nga ilirė nė arbėn, arbėr mendohet se u bė nė Mesjetėn e herėshme. Tė dyja trajtat: arbnesh apo alban pėr popullsinė albanofone fillimisht janė dokumentuar nga autorėt bizantinė Mihal Ataliati dhe Ana Komnena nė shek.XI. (Hist.Shqipė risė , Vol.I, 1967,fq.153).
    Nė kėtė periudhė tė Mesjetės vihet re se shumė bujarė arbėr tė kėsaj kohe kishin lidhje tė shumta martesore me familjet ortodokse sllave dhe bizantine tė tė njėjtin rang dhe mbiemrit tė tyre origjinal kėta fisnikė i shtonin edhe mbiemrat e krushqive qė bėnin. Kėshtu p.sh. Aranitėt mbanin mbiemrin Golem-Komnen- Topia, familja e Kastriotėve kishte lidhje martesore me njė familje bujare sllave nga Pollogu afėr Tetovės, Balsha II kishte grua Helenėn qė ishte e bija e car Lazarit tė Serbisė, mungesa e alfabetit shqip, si dhe nėn presionin e pushteteve politikė tė huaj njerėzit e thjeshtė krahas emrave origjinalė arbėr mbanin edhe emra e mbiemra me sufiksė sllavė ose krejt sllavė, apo grekė etj. Pra, mendoj se lidhja e martesave tė kėtij lloji, pėrdorimi i antroponimeve sllavė, latinė apo bizantinė nga arbėrit, besimi fetar kristian i pėrciptė dhe lėnia e tyre jashtė prej historiografisė bizantine tė jepte pėrshtypjen e njė populli pa identitet. Njė kronist bizantin i fundshekullit XIV, jo pa qėllim, pėr tė pėrcaktuar pėrkatėsinė etnike tė njė fisniku arbėr, pėrdori termin e pėrēudnuar "servo-arvanito- vullgaro- vllah"! Pėr mendimin tim, tre ishin shkaqet e kėsaj tollovije tė etnosit albanofon nė kėtė periudhė tė mugėt tė Mesjetės: mungesa e onomastikės tonė unitare kombėtare, mungesa e klasės sė formuar feudale dhe mungesa e kishės tonė kombėtare, siē i kishin fqinjėt pėrreth.
    Por, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė qė tė pėrqendrohemi shkurtimisht vetėm te rasti i fundit, ai i kalimit nga arbėn, arbėr nė shqiptarė, fakt tė cilin tekstet tona tė historisė dhe tė gjuhėsisė historike e anashkalojnė dhe nuk japin fare asnjė tė dhėnė. Ja sa thuhet pėr kėtė ēėshtje nė "Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, autor Rrok Zojzi, fq..507. "…Formimi i kombit shqiptar u shpreh edhe me emrin e pėrbashkėt "shqiptar" pėr popullin e "Shqipni" pėr vendin, qė shkoi duke mbuluar emrat e krahinave tė veēanta. Nuk dihet se kur filloi tė pėrdoret pėr herė tė parė emri shqiptar pėr gjithė popullin shqiptar; nė literaturė ndeshet pėr tė parėn herė nė vitin 1766 tek Zmajēeviēi nė veri dhe mė 1774 te Thunmani nė jug. Emrat e rinj u pėrgjithėsuan qė nė fillim tė shek. XIX dhe janė shprehje e zhvillimit kombėtar tė popullit tonė…". Asgjė mė shumė.
    Parė sa mė sipėr, rezulton se ky emėrtim i ri pra, shqip pėr gjuhėn, shqiptarė pėr popullin dhe Shqipni-Shqipė ri pėr vendin, duhet tė ketė ndodhur aty kah messhekulli i XVII deri nė shekullin e XVIII. Nė veprėn studimore Antologji Historike, (botim i "SEIKO", 2001, fq.120) autori Mustafa Kruja jep njė fakt interesant duke na rrėfyer se i fundmi komunitet arbėrish qė janė larguar nga trungu amė (krahina e Krajės, sot nė Malin e Zi) nė vitin 1726 e qė pėrdor ende fjalėn arbnesh pėr identifikim etnik, janė shqiptarėt e vendosur nė Borgo Erizzo pranė Zarės nė Kroaci. Pra, para 283 vjetėsh. Mė tutje, fjala arbnesh, arbėresh ndėr banorėt e tė 4 Vilajeteve shqiptare ėshtė shuar, nuk pėrdoret mė dhe ėshtė zėvendsuar me fjalėn: shqiptar. Sipas autorit, shkaqet qė ēuan nė kėtė ndryshim termi ishin tė thella dhe kishin tė bėnin me ruajtjen e vetėdijes kombėtare dhe kompaktėsinė territoriale nėn njė realitet tė ri, qė do tė thotė se ėshtė koha kur arbėrit masivisht filluan me ndėrrue fenė. Nėse ēėshtja trajtohet nė kontekstin etimologjik dhe kronologjik, ky ndryshim emri pėrputhet vėrtetė me kohėn kur duke iu referuar regjistrave osmanė pėr popullsinė (tahrir defterleri), arbėrit me shumicė filluan tė konvertohen valė-valė nga tė krishterė nė myslimanė (ndonėse paria feudale dhe popullsia e qyteteve kishin nisur mė herėt islamizimin).
    Sipas autorit tė mėsipėrm M.Kruja, ky pėrdorim i ri i termit pėrcaktues etnogjeografik u bė pėr tė shmangur dasitė e reja fetare dhe lindjen e konflikteve tė mundshme. Pra, lindi emri i ri: shqip, shqiptarė dhe Shqipni-Shqipė ri. Por, nuk jepen shpjegime bindėse. Megjithatė, kemi pėrpara njė gjė tepėr interesante, dallohet qartė se me konvertimin konfesional, populli ynė filloi tė pėrdorė emrat: shqip, shqiptarė dhe Shqipni-Shqipė ri. Mirėpo, ky korrelacion i ndėrrimit tė fesė dhe ndėrrimit tė emrit kombėtar njėkohėsisht nuk ishte krejt rastėsor.
    Me tė drejtė lindin pyetjet, pse u kthyen arbėrit nga tė krishterė nė myslimanė gati 300 vjet pasi kishte pėrfunduar pushtimi osman; pse ky kthim nuk u krye qė nė fillim tė pushtimit, pse kthimi nuk qe i pėrgjithshėm dhe i menjėhershėm ashtu siē vepruan bogumilėt e Bosnjės? (e quajtur lėvizje heretike antifeudale, antikatolike- hungareze dhe antiorthodokse- sllave njėkohėsisht). Pse nuk e ndėrruan fenė edhe grekėt, serbėt, bullgarėt, polakėt, hungarezėt, armenėt etj. tė cilėt ishin nėn tė njėjtat kushte si edhe ne? A mundet qė dhuna ushtarako-ekonomike osmane ishte mė e madhe tek ne dhe mė e vogėl te fqinjėt; si shpjegohet qė grupe tė mėdha tė popullsisė nė brendėsi tė vendit e ruajtėn fenė e parė (Himara, Myzeqeja, Shpati, Mirdita, Malėsia e Veriut etj.); ēfarė mėnxyre parandjenė arbėrit saqė u shtrėnguan me "tradhtue" besimin e parė; nga kush kėrcėnoheshin; dhe a u tjetėrsua geni arbėr me kthimin nė fenė e re, gjuha, psikika, tradita, toponimia, ritet e lashta, mėnyra e jetesės, kultura shpirtėrore nė pėrgjithėsi?
    Le t'i gjykojmė gjėrat me radhė. Bash nė kėtė kohė zhvillimet politiko-ushtarake pėrreth hapėsirave me popullsi autoktone albanofone nė Ballkanin Jug-Perėndimor, po lėviznin me shpejtėsi dhe kahje jo tė favorshme pėr ta. Kjo situatė duhet tė ketė pasur pa dyshim ndikim absolut nė vetėpagėzimin me emrin: shqiptar. Kėshtu, pas humbjes nė Luftėn e Krimesė me rusėt, Perandoria Osmane u detyrua tė firmosė mė datė 21 korrik 1774 dokumentin mė fatzi tė historisė sė saj, Traktatin e Kyēyk Kajnarxhasė nė tė cilin Sulltan Mustafai III (mbretėroi 1757-1774) u bėri lėshime tė shumta rusėve. (Hist.Perandorisė Osmane….., botim i " Jehona Study Center ", 2006, autor S.J.Shaw, fq.301). Me anė tė kėsaj marrėveshje perandoresha Ekaterina e Rusisė pėrveē pėrfitimeve territoriale nė kurriz tė osmanėve mori edhe rolin e mbrojtjes sė ortodoksėve nė Ballkan nė tė cilin bėnin pjesė edhe shumica e arbėrve, qė mė herėt kishin qenė pjesė e Bizantit pėr afro 6 shekuj. Nė tė njėjtėn kohė dhe nė po atė linjė fanariotėt grekė shpallėn se tė gjithė ortodoksėt qė jetojnė nėn sulltanin "duhet tė jenė grekė"(!), kurse serbėt e paraqitėn Kosovėn si me qenė "djepi i trashėgimisė sė tyre historike"(!). Ata shkuan edhe mė tej duke pėrpunuar programe politike antishqiptare siē ishin Naēertanja serbe dhe Megaliidhea greke. Haptas synohej gllabėrimi i trojeve me popullsi albanofone qė atbotė banonte nė pellgun adriatiko-ballkanik prej Tivarit deri nė Prevezė nė njė sipėrfaqe afro 100.000 km kuadrat. Referuar kohės dhe hapsirės kur zhvilloheshin kėto ngjarje, arbėrit pra, ishin tė pėrfshirė pa dashje nė kėtė qerthull kobzi pėr ta. E nė kėto kushte, mendohet se tė trembur nga ky ekspansion pansllav nė tėrėsi, nga presioni asimilues e kontinuitiv i fqinjėve sllavo-ortodoksė pėr fat tė keq me tė njėjtin besim fetar e qė e rrethonin nė tre anė tė horizontit nė veēanti, si dhe mungesa e aleatėve tė fuqishėm bėri qė instikti i vetėmbrojtjes ta shtyjė shumicėn e arbėrve tė pėrqafojnė vullnetarisht fenė e pushtuesit osman, fenė Islame. Ishin pikėrisht banorėt e rajoneve kufitare mė tė ekspozuarit e pėr pasojė mė tė rrezikuarit ndaj rrezikut sllavo-bizantin, qė u konvertuan tė parėt nė myslimanė dhe krijuan si tė thuash njė "kordon sanitar". Kėtė tė vėrtetė e pranon edhe studiuesi ynė Aleks Buda i cili konstaton: "Proceseve tė serbizimit dhe greqizimit iu kundėrvu deri diku islamizimi i njė pjese tė popullsisė shqiptare, ndėrsa vazhduan deri vonė pėr pjesėn tjetėr tė mbetur e krishterė" (Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, fq.38). Kėtė ide e pėrforcon edhe tradita jonė gojore dhe veēanėrisht Eposi Shqiptar i Kreshnikėve i cili ėshtė tėrėsisht antisllav dhe aspak antiosman.
    Dhuna dhe metodat barbare qė kishin nisur me kohė serbo-sllavėt pėr zbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre ishin tė pėrbindshme. Kjo dėshmohet edhe nė Kanunin e perandorit serb Stefan Dushan i cili qė nė kohėn e mbretėrimit tė tij (mbret 1331-1342 dhe perandor 1345-1355) shpalli sllavizimin e orthodoksizimin e tė gjithė besimtarėve tė besimeve tė tjera. Nė Nenin Nr.10 tė kėtij Kanuni famėkeq thuhet: "Dhe nė qoftė se ndodh qė ndonjė heretik (joorthodoks) tė jetojė mes pravosllavėve, tė damkoset me hekur tė skuqur nė fytyrė dhe tė pėrzihet, e nėqoftėse gjendet dikush qė i jep strehim, edhe ai tė damkoset". – (Zakonik Stefana Dušana, autor Stojan Novaković).
    Pėr fat tė keq, koha-kjo aleate besnike e drejtėsisė vėrtetoi pse arbėrit patėn tė drejtė qė u ndjenė tė friguem. Meqenėse asimilimi "paqėsor" i tyre qė kish filluar kah motit tash me kthimin nė fenė Islame u ndal, ahere nė skenė u thirrėn ushtritė sllavo-orthodokse tė bekuara nga kishat e tyre shoviniste, tė cilat ndėrmorėn fushata masive vrasjesh, djegie tė banesave, shkatėrrim tė pronave dhe shpėrnguljen me forcė tė shqiptarėve drejt Turqisė duke i paraqitur kėta sikur tė ishin myslimanė turq. Sipas historianit amerikan Justin McCarthy, pansllavistėt rusė, serbė, bullgarė, grekė, malazezė dhe armenė brenda njė shekulli (1821-1922) vranė, masakruan si dhe dėbuan prej shtėpive mbi 10 milion myslimanė (shqiptarė, turq, boshnjakė, ēerkezė, kurdė etj). nga ky genocid u vranė 5.060.000 burra, gra e fėmijė, ndėrsa 5.381.000 tė tjerė u dėbuan nga shtėpitė. ("Death and exile- the ethnic cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922″.-The Darwin Press, New Jersy 1995″, evidentuar nga historiani Skėnder Riza nė botimin "Kosova nė shekujt…").
    Me kthimin nė fenė e re Islame, shqiptarėt u distancuan pėrfundimisht nga fqinjėt e tyre agresivė orthodoksė dhe me vetėpagėzimin e ri, shqip pėr gjuhėn, shqiptarė pėr veten dhe Shqipni-Shqipė ri pėr vendin, ata u distancuan njėkohėsisht edhe nga popujt e Lindjes qė mė sė shumti e pėrbėnin perandorinė Osmane.
    Kjo ishte si njė mrekulli hyjnore. U njėsua kėshtu nėn tė njėjtin emėr kompaktėsia etnike dhe gjeografike shqiptare. Megjithatė, ndonėse shumica dėrrmuese e shqiptarėve u kthyen nė myslimanė ndjenja nacionale ishte aq e fortė tek ata sa qė kėtė tė vėrtetė e kanė dalluar me habi edhe shumė udhėtarė apo konsuj europianė tė kohės qė kalonin nėpėr Rumeli. Kur kėta tė huaj pyetnin banorėt e rajoneve tė ndryshme se ēfarė jeni, pėrgjigja ishte sipas pėrkatėsisė fetare dhe vetėm shqiptarėt, pavarėsisht nga besimi fetar, pėrgjigjeshin sipas pėrkatėsisė kombėtare. Po kėshtu, midis shqiptarėve, tash e tutje me besime tė ndryshme nuk ndodhi dhe nuk ka pėr tė ndodhur kurrė as edhe njė e vetme Natė Shėn Bartolome.
    Nėn kėtė emėr tė ri gjithėpėrfshirės, pjesė tė veēanta tė trojeve nga trungu albanofon qė njiheshin mė herėt me toponimet antikė e mesjetarė si Dardania, Maqedonia, Arbėria dhe Epiri, tash do tė vihen nė heshtje paqėsisht.
    Ndėrkohė, dihet se fise tė tėra arbėrish qė banonin nė veri dhe pikėrisht nė territoret ku sot janė Mali i Zi, Serbia dhe F.Y.R.O.M. (Maqedonia) e qė nuk u konvertuan nė myslimanė, u sllavizuan pėrfundimisht.
    Ėshtė i njohur koncepti mesjetar osman, por edhe europian i kohės sipas tė cilit: e kujt ishte kisha, e atij ishte edhe kombėsia qė ndiqte atė fe. Fatkeqsisht kjo ndodhi edhe me popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė nė fund tė Luftės II Botėrore, ku ēamėt myslimanė u masakruan dhe u deportuan dhunshėm drejt Shqipėrisė ndėrsa vėllezėrit e tyre me besim orthodoks u mbajtėn nė Greqi, por u greqizuan dhe pothuajse nuk njihen mė si shqiptarė.
    Por, le tė kthehemi te qėllimi i kėtij shkrimi dhe tė shohim, kush e vendosi emrin e ri shqiptar, ē'pėrfaqson ky emėr, nga e ka prejardhjen…?
    Natyrisht ky term nuk u shpik, nuk u planifikua dhe aq mė pak nuk u "importua" nga jashtė prej ndonjė propagande proshqiptare. Meritė e kėtij termi universal, etno-kulturor- gjeografik tė kombit tonė ėshtė vetė mendja e gjeniut shqiptar.
    Sipas studiuesit M. Pirraku (Pėrmbledhje studimesh, botim i "Genelek", 2003, fq.80) thuhet se vallja e emrit tė ri pėr gjuhėn, popullin dhe vendin, nisi nga vendet e Dardanisė-Peonisė antike dhe pikėrisht nga trevat albanofone midis Nishit-Limit- Malet e Sharrit-Matit- Dibrės-Strugės-Shtipit e Kumanovės, me epiqendėr nė viset e qytetit tė Shkupit, qė nė shkencėn gjuhėsore konsiderohen si djepi i gjuhės shqipe, fazė moderne e ilirishtes dhe e popullit shqiptar historik pasilirian. Nė vazhdim ky autor shkruan se emri i ri pėr popullin, emri kombėtar, duhej tė ishte emėr i njė popullsie dardano-ilire i periudhės parakrishtere dhe pikėrisht emri i popullsisė qė jeton midis Qafės sė Prushit dhe poshtė nėn qytetin e Shkupit, banorėt e tė cilės Plini i lashtėsisė i shėnoi si skirtarė, kurse aleksandrini Ptoleme i quajti skyrtonė. Emri i ri mund tė ishte edhe shumėsi i banorėve tė Shkupit: shkuptarė, shkyptarė, shqyptarė, shqiptarė; lidhje mė e thellė me emrin e shpendit totem ose Orė dardano-ilire; shqype, shqipe. Nė kėtė pėrfundim arrin edhe studiuesi ynė E.Ēabej i cili shkruan: "Brenda kėsaj treve, ndėr tė tjera Naissus-Nish, Scupi-Shkup e Astibos-Shtip dėshmojnė qė Dardania bashkė me viset kufitare tė Maqedonisė e tė Peonisė bėjnė pjesė nė territorin e formimit tė shqipes".
    Dhe nuk ėshtė ēudi, pasi edhe albanologu i shquar austriak Norbert Jokl mbas studimesh tė shumta albanologjike arrin nė pėrfundimin se: djepi i lashtė i shqiptarėve nė Ballkan ka qenė Dardania. (Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, fq.43, nga E. Ēabej referuar Eberts Reallexikon der Vorgeschichte I,1924).
    Ēuditėrisht, edhe turqit osmanė e quajtėn qytetin e Shkupit: Ysqyp, qė kur artikulohet ėshtė shumė i ngjashėm me hipotezėn e mėsipėrme, ku baza ose rrėnja e kėsaj fjale ėshtė sqyp, shqyp, shqip.
    Nė pėrfundim, mendoj se ky shkrim do tė ndihmojė sado pak nė shtjellimin dhe pėrcaktimin e saktė tė prejardhjes sė fjalėve: shqip, shqiptar dhe Shqipni-Shqipė ri.. Ėshtė e drejta e gjuhėtarėve dhe historianėve tanė qė tė merren me kėtė ēėshtje dhe tė vendosin tė vėrtetėn pėrfundimisht nė tekstet e historisė tonė, veēanėrisht sot kur qė prej 19 vjetėve nuk ka mė diktat dhe mungesė tė lirive intelektuale.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Emri shqipetare ,simbas mendimit time , munde te rrjedhe nga bijte e shqipes .

    Ajo qe eshte me interesante ,se prej asaj dite qe fiset ilire filluane te quhen me nje emer te perbashket shqipetare , NA HENGER DREQI.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    arber=ar+ber do te thote te bere nga ari(floriri). mendohet se quhen te bere prej ari pasi jane pasardhes te rraces arjane te cilet ishin nje rrace e bardhe bjonde dhe pikerisht te qenet bjonde i ben te ngjashem me arin.
    shqiptar=shqip+ar ose shqipet e arit. shqipet jane shqiponjat nje simbol shume i fuqishem ne kulturen tone qe prej antikititetit ndersa pjesa tjeter ar do te thote thjesht se jane pasrardhes te arit ose te arberve. brezi i shqipoeve pasardhes te brezit te arit(arberve)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar mė parė nga Kanina Lexo Postimin
    arber=ar+ber do te thote te bere nga ari(floriri). mendohet se quhen te bere prej ari pasi jane pasardhes te rraces arjane te cilet ishin nje rrace e bardhe bjonde dhe pikerisht te qenet bjonde i ben te ngjashem me arin.
    shqiptar=shqip+ar ose shqipet e arit. shqipet jane shqiponjat nje simbol shume i fuqishem ne kulturen tone qe prej antikititetit ndersa pjesa tjeter ar do te thote thjesht se jane pasrardhes te arit ose te arberve. brezi i shqipoeve pasardhes te brezit te arit(arberve)

    o plako po ne te gith mbrapashtesat me ar i kemi .....keshtu kemi qytet-ar ....dmth qytete me ar ....fshat-ar dmth katun me ar .........ose druvar ......dmth dru me u var


    M'KA IK ZARI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar mė parė nga genti1972 Lexo Postimin
    o plako po ne te gith mbrapashtesat me ar i kemi .....keshtu kemi qytet-ar ....dmth qytete me ar ....fshat-ar dmth katun me ar .........ose druvar ......dmth dru me u var


    o plako ca te te thoje vellai une kete shpjegim di kete jap. kam degjuar nuk eshte se jam mjeshter ne kete pune thjesht cka kam lexuar ndonje gje te vogel dhe thash ta publikoja.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar mė parė nga Kanina Lexo Postimin
    o plako ca te te thoje vellai une kete shpjegim di kete jap. kam degjuar nuk eshte se jam mjeshter ne kete pune thjesht cka kam lexuar ndonje gje te vogel dhe thash ta publikoja.
    mire me lali mos u merzit .....rendesi ka qe nga kanina ka pamje te mrekullueshme ......besoj se eshte imazhi me i bukur qe mund te kesh ne cdo pike te shqiperise


    M'KA IK ZARI

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Paramendoni se c'fare Akademie te shkencave historike kemi ne shqipetaret !! Ende nuk ka nje definicion zyrtare se ne te vertete kurre ,dhe prej cilit shekull iliret quhen shqipetare.

    Analfabetizmi i shqipetareve fillon nga te ashtuquajturit akademik, doktor shkencash, ,historiane etj.etj.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga TetovaMas Lexo Postimin

    Paramendoni se c'fare Akademie te shkencave historike kemi ne shqipetaret !! Ende nuk ka nje definicion zyrtare se ne te vertete kurre ,dhe prej cilit shekull iliret quhen shqipetare.

    Analfabetizmi i shqipetareve fillon nga te ashtuquajturit akademik, doktor shkencash, ,historiane etj.etj.
    Egziston PSE ? Mirepo,kjo akademi nuke ka euro me pague keto dijuni,ketu ashte problemi.Po te paguhet do ta marish vesh.Shqipetaret nuke dhane euro per HISTORI,per KULTUR,per GJUHE dhe ARSIM.Krejte keto sqarime per histori dhe kulure gjuhe ,arsim do ti kishin ne dore .KESHU BOSHe JANE krejt.NUKE ASGJA,per identitet te vehtin.SHARLLATANAT ma te medhej jane AKADEMIKAT DHE SHTETI SHQIPETAR.

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga kutje Lexo Postimin
    Egziston PSE ? Mirepo,kjo akademi nuke ka euro me pague keto dijuni,ketu ashte problemi.Po te paguhet do ta marish vesh.Shqipetaret nuke dhane euro per HISTORI,per KULTUR,per GJUHE dhe ARSIM.Krejte keto sqarime per histori dhe kulure gjuhe ,arsim do ti kishin ne dore .KESHU BOSHe JANE krejt.NUKE ASGJA,per identitet te vehtin.SHARLLATANAT ma te medhej jane AKADEMIKAT DHE SHTETI SHQIPETAR.
    Enciklopedia e sllavo-maqedoneve ishte edhe nje argumente ku shqipetaret etnik te Ilirides e kishin shume veshtire te mbrohen dhe te argumentojne fakte historike para pales se shkijeve. Nje fare akedimik Ali Aliu ,nje analfabet i cili s'kishte mundesi te ju ofroje fakte per enkciklopedine sllave edhe pse ajo enkclopedi ishte politike e jo historike.
    Ne shume raste emri shqipetare nga pala sllave perdoret si fjale fyese ndaj shqipetareve si SHIFTAR


    Te ashtuquajturit Akademik doktor shkencas dhe shume profile te tjera te intelegjences shqipetare, si kulture histori e shohin politiken per arsye te fitimeve te tyre personale .

    Ne kete raste me se shumti ka dhene rezultate pozitive per mbrotjen e nacionit prifti dhe hoxha se sa institucionet e ashtuquajtura te intelegjences shqipetare.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga TetovaMas Lexo Postimin
    Enciklopedia e sllavo-maqedoneve ishte edhe nje argumente ku shqipetaret etnik te Ilirides e kishin shume veshtire te mbrohen dhe te argumentojne fakte historike para pales se shkijeve. Nje fare akedimik Ali Aliu ,nje analfabet i cili s'kishte mundesi te ju ofroje fakte per enkciklopedine sllave edhe pse ajo enkclopedi ishte politike e jo historike.
    Ne shume raste emri shqipetare nga pala sllave perdoret si fjale fyese ndaj shqipetareve si SHIFTAR


    Te ashtuquajturit Akademik doktor shkencas dhe shume profile te tjera te intelegjences shqipetare, si kulture histori e shohin politiken per arsye te fitimeve te tyre personale .

    Ne kete raste me se shumti ka dhene rezultate pozitive per mbrotjen e nacionit prifti dhe hoxha se sa institucionet e ashtuquajtura te intelegjences shqipetare.
    Edhe ketu ka shume fakte,numri i telefonit te nji dijetarit,i cili e njef shume mire historin ne ilirid,ka dashte te perpiloi historin,te popullit shqipetare,mirepo politikanet ne maqedoni,kryesisht partit refuzuen.Edhe ky kontakte ashte dashte te bahet 2 vjet para enciklopedis maqedone,2 vjet para te perpilohet,mirepo politikanet shqipetare nuke deshten.Po te kishin kontaktue dhe pague njerin sot nuke do te kishim kurfare problemi,jo vetem shqipetaret ne maqedoni,pore mbare shqipetaria ja u kishim pasun hajrin.Keshtu le te ngopin jo vetem politkanet pore krejt akademikat.Populli i paguen,mirepo politikane i smujne popullin,sepse nuke marin ose ndermarin masa te duhura per te ju kundervu enciklopedis.Populli do te smuhet prej mose dijunis,dhe inatit.sepse sllavet manipulojne me gjuhe kulture histori,kurse populli vetem shikon dhe pret ***** e dashit te politikes shqipetare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •